Close
Faqja 17 prej 46 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 452
  1. #161
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1
    Shqiperia ka heq shume.Me se shumti per mend..
    Ai qe s'ka mend nuk meriton shtet.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #162
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Ai qe s'ka mend nuk meriton shtet.
    Po ja qe ka o Qafir ka mend, ka kaq shume saqe ti nuk mund ta imagjinosh dot. E kush qenkerke ti te na thuash se nuk meritojme shtet. Ne vend qe te ndreqesh gjerat i con ne pesimizem. Pesimizmi eshte gjeja me negative qe mund te perhapesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Populli Shqiptare meriton shtete por prej 7 milion Shqiptareve na Ballkan vetem 10 % kan luftue per drejta te shqiptareve

    Se po te kishin lufteu vetem 35% e popullates shqiptare per shtet ne do te kishim pas shtetin tone sot dhe jo qfare do shteti te m...t por shtete ku ti do te mundesh ta ushqesh familjen tende e te jetosh ne ate shtet e jo vetem te mendosh se si ta braktisesh ate shtet.

  4. #164
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    S'ka faj Qafiri se me këto mend që deri tash kanë pasur shqiptarët në të gjitha anët e kufirit, normalisht që nuk meritojnë shtet. Tash ka ardhë koha me ndrrue pak hardverin.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga eagle2006
    Kosova eshte duke shkuar drejt Pavaresise dhe kete e thone me daulle edhe qarqet diplomatike boterore.

    Me te vertet nuk ka pse te brengosemi me ate qe plani i Ahtisaarit jep per serbet ne Kosove. Pasi te arrihet Pavaresia (qofte e mbikqyrun, dhe besoj me te drejte e atille), do te pasoj nje demoralizim total i pales serbe. Nuk perjashtohen tensionime te situates, sidomos ne pjesen veriore te Kosoves, mirepo per kete eshte me rendesi se ne Kosove gjenden trupat nderkombetare qe do te mbrojne nje shtet te ri si ai i Kosoves.

    Ato gjera qe jane dhene ne menyre gjeneroze minoritetit serb, pas pavaresimit, shume prej tyre do te tregojne se nuk do funksionojne ne praktike, prandaj do te ekziston mundesia qe ato te deshtojne. p.sh. krijimi i komunave artificale serbe etj. Si duket, vetem ne Mitrovicen Veriore dhe perreth, serbet do te mund te ruajne dominimin e tyre, por funda fundit, duhet te mesohemi me nje prani te tille te serbeve, sepse ne teresi, ne do te jemi prap ngadhnjimtar te ketij procesi.

    Eshte fat i yne se bashkesia nderkombetare me shumice e pranon planin e Ahtisaarit i cili edhe pse me te meta, megjithate eshte ne favor tonin per nje arsye fundamentale, se shuan sovranitetin e Serbise mbi Kosoven. Si duket, ndryshe nga vitet 1878 dhe 1912, bota e sheh se verzioni qe i pershtatet me shume vullnetit te shumices ne Kosoves, eshte model me stabil dhe si duket do te perkrahet deri ne fund, duke marre parasysh faktin qe Serbia e humbi ate te drejte te menagjoj Kosoven, pasi ushtroi dhune ndaj "qytetareve te vet" etj. Thjeshte, ne shqiptaret e Kosoves, pas asaj qe na ndodhi ne periudhen 89 - 99, me nuk deshirojme te jetojme nen Serbi edhe ne ate rast nese ekziston ndonje dispozite ligjore qe e mundeson kete ne sy te se drejtes nderkombetare, gje ne te cilen Serbia retendon me ngulm.

    Do te ishte marrezi dhe papergjegjesi qe te prodhojme jostabilitet ne kete kohe kaq vendimater per Kosoven. Duhet treguar se jemi te afte te mbajme shtet. Bile bile, nuk eshte e mencur qe te kontestohet shume plani i Ahtisaarit gjate takimeve qe vijne ne Vjene, sepse do te mund te shtynin procesin. Eshte mire te jipen sugjerime pa tentuar qe te hapet ndonje proces i ri negociator. Kjo mund te ndodh nese pala shqiptare fillon te kontestoj ne thelbesi disa nga pikat e planit qe ne nuk na pelqejne, dhe ketu ekziston rreziku qe pastaj te rihapet procesi i negociimit dhe mepastaj te shtyhet i tere procesi. Shtyrja nenkupton hapesire e re manovrimi nga serbet dhe ketu ne mund te humbasim shume. p.sh. ndonje scenario si ai i 17 marsi 2004 do te thoshte se serbet do te fitonin edhe me shume te drejta, ndoshta edhe ndarje nga Kosova, me pretekst se ne nuk jemi te afte te menagjojme ne menyre demokratike hapesiren e tyre. Mos te harrojme, nen te njejtin parim edhe Serbia eshte duke e humbur Kosoven, pasi qe nuk diti te menagjoj kete hapesire duke krijuar jostabilitet ne rajon dhe thyerje fraglante te te drejtave te njeriut etj. si permenda edhe me larte.

    Levizja Vetevendosje duhet te vetepermbahet (si i eshte sugjeruar) dhe duhet kuptuar qe veprimet e dhunshme te kesaj levizjeje jane duke penguar procesin. Vetem ai qe nuk sheh apo nuk don te sheh, nuk e kupton kete.

    Une jam optimist, nese nuk ndodh ndonje e papritur, do te behemi shteti me i ri ne planet dhe do filloj nje epoke e re e shqiptareve ne Ballkan.

    Me fat na qofte Pavaresia!
    T`lumt goja!

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Esat Stavileci reth pakos se Ahtisarit

    Dy anë të medaljes së një propozimi
    Shkruan: Esat Stavileci

    Padyshim se Kosovës pas një periudhe shumë të gjatë të
    hezitimeve, bashkësia ndërkombëtare, bazuar edhe në rezultatin e negociatave, sado të brishta, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,po i ofron një dokument i cili pretendon të sugjerojë statusin e ardhshëm politik, juridik dhe ndërkombëtar të saj. Edhe bashkësia ndërkombëtare, më në fund, u ndërgjegjësua se status quoja në
    Kosovë është e paqëndrueshme dhe se ajo paraqet një pengesë serioze për shumë procese zhvillimore të Kosovës. Gati tetë vjet prej vendosjes së Kosovës nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar, Kosova u mbajt peng e përmbushjes së standardeve, një pjesë prej të cilave janë të paarritshme edhe për një numër
    të vendeve të botës së civilizuar. Kosova për një periudhë relativisht të gjatë u gjend në fokus të zhvillimeve të diplomacisë botërore,por deri më sot, pa ndonjë përpjekje për të profilizuar të ardhmen e saj politike, juridike e ndërkombëtare. Prandaj, Pakoja e Ahtisarit, nga shumë zyrtarë e analistë
    botërorë, u çmua si një dokument me të cilin hapet pjesa përmbyllëse e përkufizimit të statusit të ri të saj, edhe pse jo në rrugën që ishte ndjekur për ish republikat e Jugosllavisë që automatikisht do të nënkuptonte deklarimin e lirë të popullit për të vendosur për fatin e tij në të ardhmen. Çështja e Kosovës, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, u shtrua në një dritë tjetër të
    zgjidhjes së saj që nënkupton një proces nëpër të cilin duhet të kalohet në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, madje dhe në vartësi të saj. Këtu qëndron arsyeja që Kosovës paraprakisht, përpara se të deklarohej Kuvendi i saj, t'i vëhen disa kufizime e kushte nëpërmjet të Pakos së Ahtisarit e cila, në formë të një marrëveshjeje, do të ketë supremacionin ndaj aktit më të lartë juridik të Kosovës i cili duhet të jetë në përputhje me të. Çfarë, në të vërtetë, ofron Pakoja e Ahtisarit? Po qe se do të shikoheshin dy anë të medaljes së një propozimi, përmbledhja më e shkurtër e ofertës do të mund të shprehej në këtë mënyrë.
    Një, rrugën eventuale të shpalljes së pavarësisë, por jo dhe garancinë për qëndrimin konsensual të bashkësisë ndërkombëtare për ta njohur atë; Dy, mundësinë e ecjes nëpër pavarësinë eventuale, por edhe kufizimet e ndieshme të ecjes nëpër të.Së treti,mundësinë eventuale e "të qenët sovran", por edhe sovranitetin e deklaruar, të përpjestuar me tre. Së katërti, hapjen e procedurës për shfuqizimin e Rezolutës 1244, por jo dhe garancinë për miratimin e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB së. Së pesti, mundësinë e bërjes së Kosovës me kushtetutë dhe me simbole, por jo edhe të drejtën e plotë të saj për të përcaktuar përmbajtjen dhe zgjidhjet konkrete të tyre. Së gjashti, prani ndërkombëtare civile, të udhëhequr nga BE ja, por me ndërhyrje dhe fuqi ekzekutive të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Së shtati, mundësinë e krijimit të një Force të Re të Sigurisë, por edhe shpërbërjen e emblemës së luftës,TMK së.Së teti,hapjen eventuale të rrugës për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare, por dhe standarde shumë të larta për të realizuar këtë.Së nënti, nivelin më të lartë të mundshëm të administrimit për serbët në komunat e tyre, por edhe decentralizimin asimetrik në vija etnike, mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe fetare të një populli a etnie dhe shkallën më të lartë të mundshme të vendimmarjes së pakicave, veçanërisht asaj serbe,në dëm të shumicës dhe të komuniteteve të tjera pakicë. Së dhjeti, shtetësinë e dyfishtë për qytetarët e ish Jugosllavisë që kanë qenë banorë të Kosovës më 1 janar 1998, por edhe mundësëinë e serbëve për të manipuluar me dokumente për ta realizuar këtë edhe ata që nuk i përmbushin kushtet, po sikurse edhe privimin nga kjo e drejtë e qindra mijëra shqiptarësh që jetojnë gjithandej nëpër botë. Këto përbëjnë dy anë të medaljes të një propozimi që e bëjnë atë që të mos mund të vështrohet vetëm nga dritat që reflektojnë, por edhe nga hijet që zvetënojnë. Prandaj, porosia është shumë e qartë: interpetimin e dokumentit duhet bërë ashtu siç është, e jo ashtu siç do të dëshironim ta interpretojmë, qoftë për ta mbështetur, qoftë për ta kundërshtuar. Por, para së gjithash dhe mbi të gjitha kujdes:bëhet fjalë për një propozim, e jo për një vendim.



    Marre nga QIK-u

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Pakoja – dokumenti i Ahtisarit, i cili nuk u refuzua në Parlamentin e Kosovës më 9 shkurt 2007, tregoi se ky Kuvend veproi si ai i vitit 1945 dhe 1989


    Një fjalë e urtë popullore - gjakovare thotë: n’ më mashtrofsh njëherë nuk ta bëjë hallall, n’ më mashtrofsh dy herë hallall të qoftë. Udhëheqësit tanë qindra-mijëra herë e mashtruan popullin këto vite. Populli nuk ka faj, fajin kryesor bashkë me udhëheqësit tanë e kanë edhe mediumet tona të shkruara dhe elektronike sdm. tri TV-të kryesore, pjellë e tyre.

    R. Megjuani

    Vetëm Radio Kosova e lirë dhe gazeta javore (tash mujore), Çlirimi kanë qëndruar kombëtarisht e pak mediume pjesërisht si R. Kosova, R. Dukagjini, R.Top Kosova me emisionet kontaktuese ku kemi patur të drejtë të kyçemi si dhe gazeta Epoka e Re dhe Kosova Sot janë më në nivel. Udhëheqësit e LDK-së e mashtruan popullin kinse pavarësia e Kosovës është arritur me 1991 kurse udhëheqësit e PDK-së e mashtruan popullin se pavarësia e Kosovës është definuar që në Konferencën e Rambujes me UÇK-në. Jo zotërinj të LDK-së, për pavarësinë, referendumin dhe Rugovën është votuar edhe gjatë luftës 1998 në prezencë të forcave serbe.
    Ashtu ju udhëheqës të PDK-së, në Rambuje - Francë delegacioni i Kosovës para se të shkojë atje e ka ditur - e ka patur dokumentin në 10 pika të panegociueshme për jo-pavarësi as ushtri e as referendum, por nën SMZ. Vitin e kaluar M. i Zi u nda nga Serbia. Ashtu tash dokumenti – pakoja e Ahtisarit është i panegociushëm vetë keni pranuar kot mundoheni ta mashtroni popullin që mund të ndryshoni diçka. Ashtu si në Rambuje është gati i njëjti ekip edhe tash për negociata me Serbinë, atëherë kryesues ishte Thaçi. Ju zotërinj udhëheqës të krahut luftarak PDK dhe AAK nuk formuat rastësisht partitë, por e keni ditur që nuk do të ketë ushtri, siç nënshkroi Thaçi çarmatosjen e saj qershor 1999. Krejt këto mashtrime sdm. të katër partive të mëdha tash i zbuloi edhe pakoja e Ahtisarit. Nuk është e vërtetë që pakoja e Ahtisarit vetëm emrin nuk e ka pavarësi, por është e vërtetë që me kushtetutën e 1974-tës Kosova vetëm emrin nuk e ka patur republikë. Ja dy min. të shtetësisë të viteve ‘70-80-ta: KSAK në kuadër të politikës të RSFJ dhe të traktateve ndërkombëtare realizon bashkëpunimin dhe zhvillon marrëdhënie me organet e organizatat e shteteve të tjera dhe me organet e organizatat ndërkombëtare shih Kushtetuta e KSAK – Parime themelore VIII.
    Mbrojtja popullore është e drejtë dhe detyrë e pacenueshme dhe e patjetërsueshme e kombeve dhe e kombësive, e njerëzve punues dhe e qytetarëve të KSAK-së që të mbrojnë pavarësinë, sovranitetin, tërësinë territoriale, dhe rregullimin shoq. e pol. të RSFJ-së të përcaktuar me Kushtetutë Kreu VII neni 259. Banka e Bashkuar e Kosovës e pavarësuar me 1971. ka bashkëpunuar me të gjitha bankat e botës me më shumë se 200 banka të jashtme dhe me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim në Uashington. 1972 Kuvendi i Kosovës mori vendim për formimin e organizatës pun. krahinore për tregti të jashtme Export-Import Kosova “Eximkos”
    Prishtinë. Eximkos kishte përfaqësitë e veta në botë. Exporti ishte më i madh se Importi nga 861 ndërmarrje punonin 238 mijë punëtorë. Ku mbetën tash këto ndërmarrje dhe ata të punësuar etj. Deputetët në Parlamentin e Kosovës nuk e hodhën poshtë planin e Ahtisarit megjithëqë patë kritika më ashpër, planin e kundërshtuan Numan Baliq i cili tha merruni vesh edhe me Albin Kurtin pastaj Sabit Rrahmani, Bislim Hoti , Xhevdet Neziri sesa shumica e deputetëve . Ky kuvend i ngjason atij me 1945 dhe 1989 kur dihet atëherë çfarë presione policore e ushtarake serbe kanë patur deputetët përreth parlamentit dhe brenda. Sipas këtyre udhëheqësve kinse çdo gjë paska filluar me ta sdm. në vitet e 90-ta. Jo zotërinj ish-udhëheqësit 1945 -1989 edhe ata kanë luftuar dhe kanë qenë në burg nga fashizmi e kanë përkrahur Konferencën e Bujanit e fituan kushtetutën rreth 20 vite që ishte. Në enklavat e tashme serbe, ka patur shkolla të mesme e fillore shqipe. Serbët iu patën ankuar Titos kinse për shpërnguljen e tyre nga Kosova, Tito ua ktheu është e drejtë e çdokujt të jetoj ku të do, serbët nuk po shpërngulen nga Jugosllavia. Tash pakoja e Ahtisarit parasheh kthimin e serbëve gjer më 1998 dhe të atyre të ardhur nga Bosnja e Kroacia 1995–1998. 61 490 serbë shih libri J. Osmani Kolonizimi Serb i Kosovës bot. 2000 Prishtinë. Po aq serb gati ishin ardhur në Kosovë 1918–1921 e po aq 1945–1965. Ky është kolonizim i katërt ndërkombëtar në vend të Serbisë. Në rast se pas 1999 janë shpërngul serbët janë ata nga Kroacia dhe Bosnja që patën ardhur 95 – 98 shih libri H. Islami Studime Demografike bot Prishtinë 2005. Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Ballkan (ESI) përsëri bënë me dije se nga Kosova janë larguar 65 mijë e jo 200 000 serbë sa thonë autoritetet e Beogradit përf. cit. Po e zëmë sikur Kosova të bëhet shtet çfarë shteti është kur komunat serbe kanë të drejtë lidhje me Serbinë dhe në doganat e Kosovës sipas decentralizimit. Në pako parashihen republika kishtare serbe ku këto kisha ishin shqiptare dhe kanë të drejtë ti kenë me qindra ha. Më shumë se para reformës agrare ku 11 manastire, kisha kishin 1447 ha, këto pas reformës agrare në kohën e monizmit kishin 184 ha shih libri H. Kasumi “Bashkësitë fetare në Kosovë”
    bot. 1988 Prishtinë. Pakoja e Ahtisarit e bllokon edhe Parlamentin e Kosovës me votat e 2/3 të serbëve etj. Anekse, nene pa i përmendur vetëm këto tri sipas kësaj pako në Kosovë po formohen 2 minishtete serbe njëra fetare, tjetra institucionale me komuna donë të thotë bllokimi i Kosovës territorialisht dhe institucionalisht, prandaj pakoja është dashur të mos pranohet në Kuvendin e Kosovës. Mos mundohen udhëheqësit tanë sdm. ekipi negociator më ta mashtrojë popullin si kinse Serbia nuk e pranoi etj.
    pallavra. Serbia nuk e pranoi, ajo e donë Kosovën krejt bile pa shqiptarë si Milosheviqi e tjerët krejt ose hiq siç ka vepruar Serbia sidomos që nga fillimi i shekullit 18 që i shpërnguli shqiptarët nga pashallëku i Beogradit dhe me 1978 nga Sanxhaku i Nishit ku në këtë kohë Serbia kishte rreth 37 mijë km² kurse tash ka rreth 80 mijë km² në tokat shqiptare nga këtu është dashur delegacioni i Kosovës të ngulë këmbë që nga Konferenca e Rambujes.


    Prishtinë 16.02.2007/ 18 02 2007/F.F.
    --------------------------------------------------------------------------------

  8. #168
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tre skenaret e mundshem te statusit te Kosoves sipas nje reviste britanike

    Revista e njohur britanike "Jane's Intelligence Review" Ka publikuar ne numrin e sotem tre skenare te mundshem per zhvillimet rreth statusit te Kosoves

    -Sipas revistes, skenari i pare ka te beje me pavaresine e plote te Kosoves brenda vitit 2007 dhe ne kete kuader ajo pohon se me nje vendim te ketille do te mbeteshin te kenaqur vetem shqiptaret e Kosoves. Pavaresia e plote ne nje kohe aq te shkurter do te shtonte ne mase te madhe rrezikun e destabilizimit politik ne Serbi dhe do te mund te nxiste ekzodin e serbeve te mbetur ne Kosove. Natyra e pakompromis e nje vendimi te ketille gjithashtu do te trimeronte Beogradin qe te aneksoje ne menyre te njeanshme rajonin pertej lumit Iber dhe natyrisht, nje gje e ketille, do te nxiste edhe separatizmin shqiptar ne Luginen e Presheves.

    -Nderkaq skenari i dyte, ai i pavaresise se pjesshme, ka gjaset me te medha. Me kete skenar, - shkruan revista, - çeshtja e pavaresise ngritet si e maskuar: shqiptaret do te fitojne gjithe ate qe kane synuar, por jo edhe njohjen e menjehershme nderkombetare, ndonese do te jete e kuptueshme se edhe kjo njohje do te vije me kohe. Duke marre parasyshe faktin se ky skenar nuk do te rezultoje menjehere me nje ulese ne Kombet e Bashkuara, ai do t'i mundesoje vetos se Rusise qe te lihet menjane. Kjo do t'i hapte rrugen edhe nje forme te mekanizmit per te shpallur ne menyre te njeanshme pavaresine e Kosoves nga ana e qeverise se saj. Megjithate, edhe ky skenar ka rreziqet e veta, veçanerisht ne hapat e ardhshem te Serbise ne veriun e Kosoves. Por shpallja e njeanshme e pavaresise nese behet, atehere behet me bekimin e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    -Dhe ne fund, skenari i trete, ai i mosdhenies se pavaresise. Trazirat e marsit te vitit 2004 kane deshmuar se durimi i shqiptareve eshte zbehur dhe duke qene se prapa ketyre trazirave, kane qendruar nje numer organizatash te fshehta, s'ka dyshim se mesazhi ka qene i qellimshem. Si tille, ky skenar nuk ka shume gjase. Serbia nuk ka fuqi ekonomike dhe madje as ushtarake per ta mbajtur Kosoven ne kufijte e saj. Nderkombetarisht, pavaresia e Kosoves shihet si akt i kryer dhe ajo qe mbetet per t'u bere eshte menaxhimi i ketij procesi me sa me shume mbeshtetje nga komuniteti nderkombetar dhe sa me pak jostabilitet qe te jete e mundshme, shkruan kjo reviste.

    BalkanWeb
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Davius flmd qe solle nje artikull me vend.
    ----------------------------------------

    Rohan: Nuk ka asnje shans qe bisedimet shqiptaro-serbe te kene sukses


    Të mërkurën në Vjenë fillojnë bisedimet konsultative ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për planin e Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës.
    Ideja është që të dyja palëve t'u jepet edhe një mundësi që t'i paraqesin vërejtjet e tyre mbi planin, ka thënë zëdhënësi i Ahtisaarit Remi Dourlot.
    Ndërkaq zëvendës kryenegociatori Albert Rohan ka vlerësuar se janë shumë të vogla shanset që bisedimet në Vjenë të çojnë në kompromis, por ka shtuar se nuk ekziston kurrfarë alternative reale për propozimin e Kombeve të Bashkuara|||Lajme.Net|||

    Shefer: NATO nuk do te lejopje as dhune dhe as ndarje te Kosoves


    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se aleanca nuk do të tolerojë dhunën dhe ndarjen e Kosovës. Ai tha se 16.000 paqëruajtësit e KFOR-it janë të gatshëm për çfarëdo zhvillimesh në Kosovë.
    KFOR-i nuk do të tolerojë asnjë formë të dhunës. Nëse ka njerëz në Kosovë apo që vijnë jashtë saj, të cilët mendojnë se përgjigja mund të jetë nxitja e dhunës, atëherë ata gabojnë. KFOR-i do të dëshmojë se ata gabojnë, tha Scheffer.
    Scheffer gjithashtu tha se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës.
    Njerëzit, të cilët do të donin të punojnë për ndarjen, duhet të kuptojnë se ajo nuk është zgjidhje dhe asnjëherë nuk mund të jetë, tha Scheffer, i cili sot në Prishtinë me komandantët e KFOR-it dhe Ekipin Negociator bisedoi për çështjen e sigurisë.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ahtisari njofton KP të OSBE-së në Vjenë për procesin e statusit te Kosovës

    Ndërmjetësi i KB-ve për Kosovën Marti Ahtisari, sot do ta njoftojë Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë për procesin e gjetjes së zgjidhjes për statusin e Kosovës. Zëvendës kryenegociatori i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka vlerësuar se janë "shumë të vogla gjasat" që bisedimet në Vjenë të çojnë në kompromis, por ka shtuar se "nuk ekziston kurrfarë alternative reale për propozimin e Kombeve të Bashkuara".
    Në një intervistë për të përditshmen austriake Kurir, Rohan ka thënë se Serbia asgjë nuk humb me planin e Ahtisaarit, dhe e ka akuzuar Beogradin për "qasje të njëanshme" ndaj çështjes së Kosovës. "Kosova prej vitit 1999 nuk është nën administrimin serb. Në praktikë, shumë pak gjëra do të ndryshojnë për Serbinë", ka thënë Rohan. "Ne duam të krijojmë kushte, në të cilat populli i Kosovës do të jetojë normalisht dhe në siguri. Nëse serbët e Kosovës i shqyrtojnë propozimet tona pa paragjykime, atëherë nuk do të gjejnë shkas për t'i refuzuar", ka thënë Rohan, për të shtuar se 2/3 e propozimit të Ahtisaarit synon mbrotjen e pakicës serbe.

Faqja 17 prej 46 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •