Close
Faqja 43 prej 46 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 452
  1. #421
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jung: Zgjidhja e Kosoves mbi bazen e planit te Ahtisaarit

    Ministri gjerman i Mbrojtjes Franc Jozef Jung ka bere edhe njehere thirrje qe Prishtina dhe Beogradi ta zgjidhin statusin e Kosoves mbi bazen e planit te Ahtisaarit.

    Berlin- "Eshte me rendesi vendimtare qe deri ne dhjetor te kemi gjetur nje zgjidhje per statusin", tha Jung ne Berlin me rastin e hapjes se Kongresit te 6 te per Politiken Evropiane te Mbrojtjes. "S'me mbetet tjeter, veçse te besoj dhe te shpresoj, qe te dyja palet te afrohen me njera tjetren dhe te kene parasysh vendimet e marra njezeri nga ministrat e mbrojtjes se BE se dhe NATO-s, qe do te thote, se si baze per negociatat eshte plani i Ahtisaarit.

    Dhe mbi bazen e tij, duhet dhe do te ishte mire, qe te arrihej nje qasje e arsyeshme per te gjetur nje zgjidhje te problemit." Jung i kujtoi Rusise serish pergjegjesine qe mban ne rajon duke thene se edhe kjo ne te kaluaren ka qene aktive ne stabilizimin e Kosoves. Jung theksoi me tej domosdoshmerine e prezences se KFOR it, ne menyre qe procesi i zgjidhjes se statusit, qe parasheh edhe misionin e ardhshem te BE se ne Kosove, te behet ne rrethana te qendrueshme dhe paqesore. (Kosova)
    Sui generis

  2. #422
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Topi çmon qendrimet e Hungarise ne mbeshtetje te Paketes Ahtisari

    Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi ka vleresuar qendrimet konstante te Hungarise ne mbeshtetje te Paketes Ahtisari, ne funksion te pavaresimit te Kosoves

    Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, ne lidhje me situaten ne rajon e veçanerisht mbi statusin e ardhshem te Kosoves, ka vleresuar qendrimet konstante te Hungarise ne mbeshtetje te Paketes Ahtisari, ne funksion te pavaresimit te Kosoves. Keto komente Topi i beri ne pritjen e organizuar per ambasadorin e ri te Hungarise ne Tirane, Sandor Molnari. Nga ana e tij ambasadori hungarez eshte shprehur se vendi i tij eshte thellesisht i interesuar per nje zgjidhje afatgjate dhe se do punoje per te mbeshtetur procesin per statusin e Kosoves. (Kosova)
    Sui generis

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë"

    INTERVISTA/ Flet Spiro Koçi, ambasadori i Shqipërisë në Beograd: Të pranohet plani i Ahtisarit si zgjidhja më e mirë

    Spiro Koçi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi, thotë se qeveria e tij në Tiranë edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Serbinë, sepse është në interes të të gjitha vendeve në rajon. Ambasadori shqiptar, i cili është njëri ndër diplomatët më të rinj të karrierës së këtij vendi, dërgoi mesazhin për qeveritarët e Beogradit dhe përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Sipas tij, qëndrimi zyrtar i qeverisë shqiptare, por dhe mendimi i shumicës së popullit shqiptar, është pranimi i planit të Ahtisarit, si zgjidhja më e mirë për të gjithë në rajon, përfshirë dhe serbët në Kosovë.

    Cili është mendimi juaj për planin e Ahtisarit?

    Shqipëria mbështet plotësisht planin e Ahtisarit, sepse ne mendojmë se ajo çfarë ofron ai, është zgjidhja më e mirë për njerëzit në Kosovë, si për shqiptarët ashtu dhe për popullsinë serbe. Shqipëria nuk është e vetmja që mbështet planin e Ahtisarit. Këtu janë edhe SHBA, BE e NATO.

    Qeveria dhe opozita në Beograd janë të bashkuar në refuzimin e planit të Ahtisarit dhe pavarësisë së kontrolluar, si zgjidhje për statusin e Kosovës. Cili është qëndrimi juaj për këtë dhe sa do të ngarkohen marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë?

    Shqipëria nuk dëshiron që vendimi për statusin e Kosovës të ketë ndikime negative në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë. Ne kemi shumë të përbashkëta. Para së gjithash, kemi interes ekonomik në bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh. Prandaj mesazhi im për zyrtarët më të lartë në Serbi ka qenë se, mospajtimet dhe qëndrimet tona të ndryshme për çështjen e planit të Ahtisarit, nuk duhet të ndikojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe të Shqipërisë e Serbisë.

    Si do të reagojë Shqipëria ndaj vetos së mundshme ruse?

    Pozicioni i Republikës së Shqipërisë, ka qenë gjithnjë në përputhje me vendimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ne do të sillemi në mënyrë konstruktive dhe do të mbështesim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare edhe në të ardhmen, siç kemi bërë në të kaluarën.

    A keni folur për këtë me ambasadorin rus, Aleksejev, ose ndonjë zyrtar tjetër të këtij vendi?

    Unë jam takuar me ambasadorin Aleksejev, si dhe me shumë kolegë ambasadorë nga vende të ndryshme dhe kemi folur shumë herë për shumë probleme. Mes të tjerave kemi folur edhe për Kosovën. Unë i kam thënë Aleksejevit se çfarë mendon qeveria ime në Shqipëri për çështjen e Kosovës, ndërsa ai ka shprehur qëndrimin e qeverisë ruse, i cili pak a shumë është i njohur për publikun e gjerë. Kur e kemi parë se nuk biem dakord për këtë çështje, kemi filluar të bisedojmë për çështje të tjera, normalisht dhe miqësisht.

    Si reagojnë njerëzit e zakonshëm në Tiranë, ndaj idesë së liderëve kosovarë, që Kosova të jetë e pavarur ose që ajo t‘i bashkohet "Shqipërisë së Madhe"?

    Të gjitha opsionet politike në Shqipëri, si ato të qeverisë, ashtu dhe ato opozitare, kanë treguar vullnetin politik, që Kosova të jetë e pavarur, sepse siç e kam thënë, sipas qëndrimit zyrtar dhe mendimit të politikanëve shqiptarë, zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia. Unë mendoj se këtë qëndrim e mbështet shumica e njerëzve në Shqipëri, sepse të gjithë ne atje kemi vuajtur shumë nga destabiliteti dhe kriza në Kosovë. Në shtëpitë tona dhe në qendrat e refugjatëve kemi pasur qindra mijëra njerëz, të shpërngulur nga Kosova në vitin 1999. Shqipëria është relativisht e vogël dhe vend i varfër. Ka qenë e vështirë për t‘i "mbuluar" të gjitha këto. Nëse shkoni e pyesni njerëzit në Shqipëri, do ta shihni se them të vërtetën. Pavarësia është mënyra e vetme për të vendosur stabilitet në këtë rajon. Ne të gjithë e shohim Kosovën si vendin e ardhshëm fqinj. Përpiqemi të bashkëpunojmë dhe të mbajmë marrëdhënie të mira edhe me Kosovën, si dhe me të gjitha vendet e tjera fqinje tonat në rajon.

    A do të thotë kjo, se edhe nëse Kosova merr pavarësinë, ju nuk e shihni në asnjë variant atë, si pjesë të "Shqipërisë së Madhe", por vetëm si shtet fqinj?

    Absolutisht jo si pjesë të Shqipërisë, vetëm, si shtet fqinj.

    Po nëse serbët, të themi vullnetarisht heqin dorë nga Kosova dhe pranojnë që t‘i jepet pavarësia kësaj pjese të shtetit të vet? Edhe në këtë rast Shqipëria nuk do të bashkohej me Kosovën?

    Ne nuk kemi asgjë me atë që thonë e do të thonë serbët. Kam thënë se ne tashmë mbështetim planin e Ahtisarit, sepse ai bazohet në parimet e Grupit të Kontaktit (GK). Ne mbështesim çdo vendim të bashkësisë ndërkombëtare dhe e përsëris që në këtë rast e paraqet GK.

    Me sa jam i informuar unë dhe publiku i gjerë në Serbi, edhe brenda GK ka ndarje të mendimeve për statusin e Kosovës. Planin e Ahtisarit nuk e mbështesin të gjitha vendet?

    Po, por plani i Ahtisarit dhe parimet e GK, janë të shprehura në qëndrimet se Kosova nuk mund të jetë e ndarë, as e bashkuar me ndonjë vend tjetër në rajon. Prandaj kam thënë se ne, duke mbështetur këto qëndrime, përjashtojmë çfarëdo mundësie të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Jam fort i bindur, se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Ne dhe shqiptarët e Kosovës jemi i njëjti popull, por historia dhe drejtimet e zhvillimit në shekullin e fundit, kanë qenë të ndryshme. Prandaj është më mirë, që secili të mbetet në vendin e vet.

    Cili është mendimi juaj për konceptin "më shumë se autonomi, e më pak se pavarësi"?

    Nuk e kuptoj formulimin "më shumë se autonomi e më pak se pavarësi". Askush nuk e kupton këtë. Kjo është "hedhje hi syve". Beogradi u jep shqiptarëve të Kosovës kompetenca mbi të gjitha institucionet, po nuk lejon vend në OKB, ushtri dhe Ministri të Punëve të Jashtme. Kjo është vendosje në rezervat. Mund të bësh çfarë të duash në Prishtinë, por jo në Vjenë, Bruksel e Nju- Jork. Atje askush nuk do të shikojë e dëgjojë. Kjo është hipokrizi.

    Çfarë mendoni për ndarjen e Kosovës si zgjidhje?

    E përjashtoj këtë si mundësi dhe mendoj se kufijtë e Kosovës duhet të jenë ata që ka parashikuar GK në parimet e tij.

    A është i gatshëm pushteti shqiptar ta njohë në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës, nëse vendimi i KS do të jetë ndryshe?

    Siç ju kam thënë, Republika e Shqipërisë, vitet e fundit ka rol mjaft të matur e konstruktiv, gjë që e tregojnë të gjitha raportet e institucioneve evropiane. Çdo vit marrim vlerësimet më të mira nga institucionet euroatlantike, për përpjekjet që bëjmë për t‘u përfshirë në integrimet euroatlantike. Për këtë flet më mirë vizita e Presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush, në Shqipëri. Sido që të jetë vendimi i Këshillit të Sigurimit për statusin e Kosovës, ne do ta respektojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë si dhe deri tani, në përputhje me vendimet e bashkësisë ndërkombëtare.

    A do të thotë se Shqipëria e ka hapur konsullatën në Kosovë, që ju gjatë gjithë kohës të mbështesni lëvizjen për pavarësinë e Kosovës dhe aksionet e tyre terroriste kundër shtetit të Serbisë, në të cilën ju jeni përfaqësuesi zyrtar më i lartë diplomatik i vendit tuaj?

    Fakti është se, Serbia nuk e administron Kosovën që nga viti 1999. Kosova është nën kompetencat e UNMIK-kut. Në faktin se Shqipëria ka në Kosovë një përfaqësi të vogël diplomatike, nuk shoh asgjë të tmerrshme dhe as nuk mund të shpjegohet si akt kundër Republikës së Serbisë. Shumë shtete kanë zyrat e veta, që janë të pavarura nga ambasadat në Serbi dhe janë hapur për vendosjen e një bashkëpunimi e komunikimi më të mirë me UNMIK-un. Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë, se ne mbështesim grupet terroriste, sepse në Kosovë me sa di unë nuk ka të tilla. Lëvizjen për pavarësi dhe luftën e liderëve të tyre për pavarësi, i mbështesim, sepse ata luftojnë për idenë që e mbështet shumica e shqiptarëve në Kosovë.

    Pse nuk i ka dënuar Shqipëria asnjëherë sulmet mbi serbët dhe pakicat e tjera në Kosovë?

    Nuk është e vërtetë. Ju kam thënë, mendimi ynë është se çdokush që kryen çfarëdo akti kriminal duhet të përgjigjet. Kriminalitetin nuk duhet ta tolerojë askush, pra as politikanët dhe kjo vlen për të dyja palët. Marrim shembullin e Haradinajt. Shumica e shqiptarëve e vlerësojnë vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit dhe për t‘u vetëdorëzuar në Hagë. Ne besojmë se do të lirohet nga akuzat, por nëse gjykata dëshmon se ai është fajtor, duhet të përgjigjet. Pra, dhe në këtë rast, mbështesim vendimin e gjykatës. Qeveria shqiptare është e bindur se Gjykata e Hagës është e paanshme dhe besojmë thellë në drejtësinë e të gjitha vendimeve, që janë marrë deri tani atje.

    A keni qenë në Kosovë, që kur jeni në detyrë?

    Jo. Ju thashë se jam përfaqësues diplomatik i vendit tim në Serbi dhe jo në Kosovë. Kam qenë në Jug të Serbisë para zgjedhjeve në janar, kur mora detyrën dhe i kam ftuar liderët shqiptarë të atjeshëm që të dalin në zgjedhje dhe të përfshihen në punën e institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë. Kam qenë në Vojvodinë, por jo në Kosovë, sepse po e përsëris, unë jam ambasador i Shqipërisë në Serbi dhe do të jap gjithçka nga vetja, derisa të zgjasë mandat im këtu, që të punoj për krijimin e marrëdhënieve sa më të mira të Shqipërisë me Serbinë.

    Si e vlerësoni situatën e tanishme politike në Serbi?

    Ne vlerësojmë se forcat demokratike në Serbi kanë formuar qeverinë demokratike dhe doja ta shfrytëzoja rastin të them, se qeveria e Shqipërisë ka vullnet të madh që të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e Serbisë dhe të vendosë marrëdhënie akoma më të mira mes dy shteteve tona. Marrëdhëniet e mira të vendeve tona nuk janë çështje me interes vetëm për Shqipërinë e Serbinë, por dhe për të gjithë rajonin.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  4. #424
    Ekipi i Unitetit takohet me Treshen negociatore

    Ekipi i Unitetit kryesuar nga presidenti Fatmir Sejdiu, u takua në Londër me Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Udhëheqësit më të lartë të Kosovës para treshes paraqitën një traktat miqësie me Serbinë, me të cilin propozohet vendosja e marrëdhënieve të reja në fusha të ndryshme. Në vazhdim sjellim në tërësi dokumentin e Ekipit të Unitetit...
    Kosova dhe Serbia:
    Një marrëdhënie e re e bazuar në miqësi, bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë

    Trojka ShBA/BE/Rusi kërkoi nga udhëheqësit e Kosovës që të mendojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse mbi llojet e marrëdhënieve që në i dëshirojmë me Serbinë. Ky propozim shpaloset në prezantimin e delegacionit të Kosovës dorëzuar Trojkës më 30 gusht në Vjenë.

    Për shkak të historisë tragjike të kohës së fundit, posaçërisht pas kolapsit të Jugosllavisë dhe dhunës tragjike të viteve të nëntëdhjeta, nuk është e mundur që Serbia dhe Kosova të mbesin në të njëjtin shtet. Megjithatë, Kosova është e përgatitur që të elaborojë një vizion të ri të guximshëm për marrëdhënien Serbi-Kosovë të bazuar në miqësi, bashkëpunim dhe respekt të dyanshëm. Në shpresojmë që idetë tona të reja do të ndihmojnë në gjetjen e kuptimit të përbashkët me Serbinë dhe të shpien në marrëveshje kompromisi për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

    Vizioni jonë i marrëdhënieve të ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë bazohet në:

    1) Marrëdhënie të mira fqinjësore
    2) Bashkëpunim për çështjet me interes të dyanshëm
    3) Mbrojtje të plotë të pakicave tona
    4) Përparim në çështjen e personave të pagjetur dhe kthimin e të zhvendosurve
    5) Themelimin e organeve të përbashkëta për bashkëpunim përmes një Traktati
    6) Partneritet në realizimin e vizionit tonë të përbashkët për integrim Euroatlantik

    Ne besojmë se ky vizion më së miri do të realizohej përmes një Traktati të ri gjithëpërfshirës të Miqësisë dhe Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne mirëpresim diskutimet me Beogradin mbi mënyrën e institucionalizimit të kësaj marrëdhënieje të re.

    Parimet tona: Vizioni i Kosovës për një Marrëdhënie të re me Serbinë

    1) Kosova kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë në kontekstin e integrimit Euroatlantik.

    Për shkak të gjeografisë dhe interesave të përbashkëta, Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë një marrëdhënie të re të bazuar në lidhje fqinjësore. Nëse nuk e ndërtojmë këtë marrëdhënie, atëherë rrezikojmë kthimin e dhunës dhe mosmarrëveshjeve të viteve të nëntëdhjeta. Prandaj, ne Serbisë i zgjasim dorën e sinqertë të miqësisë. Përderisa nuk duhet t’i harrojmë kurrë ngjarjet e dhimbshme të shoqëruara me ndarjen e Jugosllavisë, ne kërkojmë pajtim të plotë dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të popujve tanë.

    Ne jemi të inkurajuar nga fakti se Kosova ashtu dhe Serbia kërkojnë një të ardhme më të ndritshme si anëtarë të plotë të bashkësisë Euroatlantike të demokracive. Ky synim i i përbashkët mund të jetë baza e marrëdhënieve tona të reja.

    2) Kosova do të zbatojë një plan të detajuar të bashkëpunimit mbi çështjet me interes të përbashkët (energjia, tregtia, krimi, lëvizja e njerëzve dhe mallrave, etj.);


    Kosova dhe Serbia tanimë ndajnë lidhje të thella të bazuara në histori, ekonomi, kulturë dhe etnicitet. Ne përballemi me sfida dhe rreziqe të përbashkëta. Prandaj, adresimi i këtyre sfidave dhe sigurimi i një të ardhmeje paqësore dhe me prosperitet do të mbështetet në dialog intensiv, të rregullt në mes të popujve tanë dhe qeverive tona.

    Ne duhet të punojmë së bashku që të adresojmë rreziqet që kapërcejnë kufijtë, siç janë krimi i organizuar, degradimi i mjedisit dhe trafikimi i njerëzve. Ne po ashtu duhet të bashkëpunojmë në përpjekjet për të ndërtuar dhe reformuar ekonomitë tona, përfshirë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe institucionale, komunikimet, energjinë dhe lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

    Në duhet po ashtu të diskutojmë me Serbinë për mënyrat e zmadhimit dhe institucionalizimit të këtij bashkëpunimi, posaçërisht përmes marrëveshjes detyruese ndërkombëtare (Traktatit) në mes të Kosovës dhe Serbisë i cili do të ofronte bazë të gjerë për një marrëdhënie të re më bashkëpunuese. Në po ashtu mund të parashohim marrëveshje pasuese të cilat do të zhvillonin edhe më shumë planet tona për bashkëpunim dhe do të arrinin partneritet më të thellë institucional në fusha specifike prioritare.

    3) Kosova do të zbatojë masa të plota për mbrojtjen e të drejtave të pakicave të saja (p.sh. Dispozitat e Marrëveshjes së Ahtiraarit).

    Serbia ka një interes të kuptueshëm në mirëqenien e qytetarëve serbë të Kosovës. Kuvendi i Kosovës tanimë është pajtuar në një varg masash mbrojtëse dhe garancive të pashembullta për komunitetet joshqiptare të Kosovës. Ne besojmë se mbrojtja e pakicave tona nuk është e domosdoshme vetëm për demokratizim dhe zhvillim të mëtutjeshëm të Kosovës por edhe për përmirësimin e marrëdhënieve tona me Serbinë dhe për nivele më të mëdha të besimit të dyanshëm dhe stabilitetit të përgjithshëm.

    Si pjesë e vizionit tonë për marrëdhënie të reja me Serbinë, ne konfirmojmë përsëri gatishmërinë tonë për zbatimin e të gjitha këtyre masave të të drejtave të pakicave sa më parë që është e mundur. Ne do të vëmë prioritete në decentralizim, mbrojtje të trashëgimisë fetare/kulturore dhe mbrojtjet ligjore të pakicave. Ne kërkojmë nga Beogradi që të na ndihmojë në zbatimin e këtyre dispozitave duke inkurajuar serbët e Kosovës që të shfrytëzojnë maksimalisht të drejtat e gjera civile dhe të njeriut në të cilat kanë të drejtë.

    4) Kosova do të përkrahë progresin e menjëhershëm në kthime të personave të zhvendosur dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur;

    Nuk mund të ketë përfundim të qëndrueshëm të statusit pa zotim në pajtim të pas luftës. Për lëvizur përtej kësaj trashëgimie të dhimbshme ne propozojmë një përpjekje të re për adresimin e çështjeve me emocionuese që kanë mbetur nga konflikti në Kosovë: kthimi i personave të zhvendosur/refugjatëve dhe personat e pagjetur.

    Mosbesimi në mes të Beogradit dhe Prishtinës në këto çështje kërkon ndërmjetësim dhe ndihmë të jashtme. Ne propozojmë që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë bashkërisht të kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së emërimin e një të Dërguari të posaçëm për Kthimin e personave të zhvendosur/refugjatëve dhe personat e pagjetur me mandat të:

    a) vlerësimit të përparimit të arritur në kthimin e personave të zhvendosur të të gjitha përkatësive etnike dhe për të dhënë rekomandime për veprime të mëtutjeshme;
    b) vlerësuar përparimin e bërë në gjetjen dhe identifikimin e personave të pagjetur dhe për të dhënë rekomandime për veprime të mëtutjeshme;
    c) mbledhur palët për t’i diskutuar këto çështje më thellësisht.

    Në këto çështje mund të bëhet përparim i menjëhershëm dhe nuk duhet të pritet zgjidhja e statusit të Kosovës më vonë këtë vit. Udhëheqësit e Kosovës janë të përgatitur për t’i diskutuar këto çështje me udhëheqësit e Serbisë në çdo kohë dhe e mirëpresin ndihmën e Trojkës në mundësimin e takimeve të tilla.

    5) Kosova përkrah krijimin e organeve të përbashkëta për bashkëpunim që do të themeloheshin në Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Në shumë vende të botës (p.sh. Beneluks) shtetet kanë themeluar organe të përhershme për lehtësimin e dialogut dhe bashkëpunimit. bazuar kryesisht në këto modele të mirënjohura, Traktati jonë i propozuar i miqësisë dhe bashkëpunimit do të krijonte Këshillin e përhershëm të bashkëpunimit Kosovë-Serbi për të siguruar një forum për konsultime të rregullta në çështjet prioritare me interes të përbashkët.

    Këshilli i përhershëm i bashkëpunimit do të caktojë takime, do të identifikojë fusha të reja për bashkëpunim ndërqeveritar dhe do të mundësojë konsultime në çështjet e ndjeshme që prekin interesat e të dyjave palëve. Këshilli do të sponsorizojë takime të nivelit të lartë në të cilat udhëheqësit tanë mund të ulen dhe diskutojnë të gjitha çështjet e tilla. Ky Këshill mund të sigurojë bazën për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënies sonë të re me Serbinë.

    6) Kosova dhe Serbia do të jenë partnere të plota në procesin e integrimit Euroatlantik.

    Si Kosova ashtu edhe Serbia janë zotuar në integrim më të afërt në strukturat euroatlantike. Ne besojmë se ky është shtegu më i mirë në një të ardhme më demokratike, prosperitare dhe të sigurt për tërë rajonin tonë. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë së bashku për të avancuar këtë synim të përbashkët.

    Ne propozojmë themelimin e një partneriteti për të ndihmuar njëri-tjetrin në arritjen e standardeve të larta për anëtarësim në BE dhe NATO. Ne mund t’i ndajmë mësimet e mësuara dhe të ndërtojmë në sukseset e njëri-tjetrit. Vendet e rajonit tonë të Kartës së Adriatikut tanimë janë duke punuar së bashku në realizimin e anëtarësisë në NATO. Ky model tregon se shtetet mund të avancojnë prospektet e tyre Euroatlantike nëse punojnë së bashku dhe bashkëpunojnë.



    SHTOJCA I:
    Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë

    Palët kontraktuese të Kosovës dhe Serbisë:

    Duke i njohur lidhjet e thella në mes të popujve të Kosovës dhe Serbisë, përfshirë lidhjet e lashta historike, kulturore, etnike dhe ekonomike;

    Me keqardhje ndaj periudhave të konfliktit dhe luftës që na kanë ndarë, në veçanti ngjarjet që kanë të bëjnë me kolapsin e dhunshëm të Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta;

    Duke deklaruar dëshirën e sinqertë për t’u konfrontuar me trashëgiminë e së kaluarës së fundit me një frymë pajtimi dhe faljeje, ndërsa i sjellim para drejtësisë ata që kanë bërë krime të luftës;

    Duke besuar se edhe Kosova edhe Serbia e ndajnë fatin e përbashkët të integrimit me të afërt në komunitetin euroatlantik të demokracive, që do të shpie në një të ardhme më të sigurt, demokratike dhe prosperuese për të gjithë;

    Duke shpresuar se integrimi euroatlantik do t’i sjellë të gjithë popujt e Evropës juglindore më afër së bashku dhe do të vazhdojë të eliminojë barrierat që kanë ndarë kombet tona;

    Duke pranuar se rrethanat e veçanta historike dhe interesat e përbashkëta do të kërkojnë marrëdhënie jashtëzakonisht të afërta dhe miqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë për shumë vite në të ardhmen;

    Të bindur se mekanizmat e rregullt, të institucionalizuar të bashkëpunimit dhe dialogut për çështjet e shqetësimeve të përbashkëta mund të ndihmojnë në zvogëlimin e tensioneve, zmadhimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e interesave të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë,

    Solemnisht pajtohen që të lidhin Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit si vijon:




    Kapitulli I: Qëllimi dhe parimet


    Neni 1

    Qëllimi i këtij Traktati është që të promovohet paqja, miqësia dhe bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të promovohet stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti për të gjithë.

    Neni 2

    Në marrëdhëniet e tyre me njëri tjetrin, Palët do të drejtohen përmes parimeve vijuese:

    a.) bashkëpunimi reciprok për sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit

    b.) heqja dorë nga përdorimi apo kërcënimi i përdorimit të dhunës në zgjidhjen e çështjeve kontestuese;

    c.) respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve pa diskriminim të çfarëdo lloji, përfshirë, veçanërisht mbrojtjen e plotë të identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar të të gjitha komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre;

    d.) liria e lëvizjes së personave, mallrave dhe kapitalit;

    e.) bashkëpunimi dhe dialogu në çështjet e interesit të përbashkët.


    Kapitulli II: Zotimi në integrimin euroatlantik


    Neni 3

    Palët konfirmojnë dëshirën e tyre për të integruar shoqëritë dhe ekonomitë e tyre në tërësi në komunitetin euroatlantik të demokracive, në veçanti për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO sa më herët që është e mundur.

    Neni 4

    Palët do të bashkëpunojnë dhe do ta ndihmojnë njëra-tjetrën kurdoherë që është e mundur në përmbushjen e standardeve të larta dhe kërkesave tjera për integrim në BE dhe NATO. Palët nuk do të ndërmarrin asnjë veprim që do të pengonte përmbushjen e këtyre kërkesave.


    Kapitulli III: Siguria dhe zgjidha paqësore e çështjeve kontestuese

    Neni 5

    Në pajtim me parimet e Kartës së OKB-së, Palët konfirmojnë zotimin e tyre në zgjidhjen paqësore të të gjitha kontesteve në mes tyre, dhe nuk do të përdorin dhunën apo kërcënojnë me përdorim të dhunës në marrëdhëniet e tyre në çfarëdo mënyre që do të ishte në papajtueshmëri me Qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

    Neni 6

    Palët do të ndërmarrin masa për zmadhimin e bashkëpunimit të sigurisë, përfshirë zhvillimin e masave të reja për ndërtimin e besimit dhe sigurisë anembanë kufirit të tyre të përbashkët. Palët kërkojnë ndihmën e NATO-së dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të zhvillojnë dhe zbatojnë masat të tilla sapo që të jetë e mundur një gjë e tillë. Palët do të përpiqen që të arrijnë transparencë maksimale në vendosjen dhe veprimin e personelit të tyre të sigurisë, posaçërisht pranë kufijve të tyre të përbashkët.


    Kapitulli IV: Bashkëpunimi në çështjet prioritare të interesit të përbashkët

    Neni 7

    Palët do të mundohen të intensifikojnë dhe thellojnë bashkëpunimin në të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Palët fillimisht do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në fushat prioritare në vijim:

    a.) çështjet ekonomike, përfshirë energjinë, tregtinë dhe harmonizimin me standardet e BE-së dhe zhvillimin e një strategjie të përbashkët të rritjes dhe zhvillimit ekonomik në pajtim me iniciativat ekonomike rajonale;

    b.) përpjekjet në luftën kundër krimit, posaçërisht në fushat e terrorizmit, narkotikëve, trafikimit e njerëzve, kontrabandën e armëve, krimin e organizuar dhe krimin etnik;

    c.) mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë fetare dhe trashëgimive tjera kulturore;

    d.) shëndeti dhe mirëqenia e komuniteteve tona pakicë, përfshirë zbatimin e masave të posaçme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre, sigurisë dhe jetesës;

    e.) zbardhja e fatit të të gjithë personave të pagjetur nga lufta e viteve të nëntëdhjeta.

    f.) shëndetësia publike;

    g.) transportimi;

    h.) lehtësimi i lëvizjes tejkufitare të njerëzve dhe mallrave;

    i.) kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur të të gjitha përkatësive etnike;

    j.) çështjet mjedisore;


    Neni 8

    Palët do të krijojnë grupe punues për çështje specifike, të përbëra nga specialistë politikë dhe teknikë, për të zhvilluar dhe avancuar prioritetet e përbashkëta në të gjitha këto çështje prioritare të interesit të përbashkët. Aty ku është e nevojshme, këto grupe punuese do të përfshijnë përfaqësues të grupeve të shoqërisë civile dhe organizatave relevante ndërkombëtare.


    Kapitulli V: Këshilli i përhershëm i bashkëpunimit Kosovë – Serbi

    Neni 9

    Brenda gjashtë muajve pasi të ketë hyrë në fuqi ky Traktat, Palët do të themelojnë Këshillin e përhershëm të bashkëpunimit Kosovë-Serbi. Ky Këshill do të përbëhet nga dhjetë anëtarë, pesë nga të cilët emërohen nga Serbia dhe pesë emërohen nga Kosova. Këshilli do të funksionojë përmes konsensusit dhe do të ketë përgjegjësi për të:

    a.) mbikëqyrë dhe lehtësuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët;

    b.) mbajtur takime të rregullta për këmbimin e informatave dhe këshillime për të gjitha çështjet që mund të ndikojnë në interesat e cilësdo Palë;

    c.) përkrahur, sipas kërkesës, takime të rregullta të grupeve punuese të cekura në nenin 8, përfshirë asistencën në caktimin e agjendës së takimeve dhe sigurimit të ndihmës logjistike;

    d.) vlerësuar rezultatet e iniciativave të bashkëpunimit dhe për të rekomanduar fusha të reja për avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë;

    e.) kërkuar dhe mundësuar ndërmjetësime të palës së tretë në çështjet veçanërisht të ndjeshme me interes të përbashkët, siç janë personat e pagjetur apo kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

    Neni 10

    Këshilli do të mbledh Takime të nivelit të lartë të Palëve së paku çdo gjashtë muaj, ku do të përfshihen Kryetarët, Kryeministrat dhe Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Cilado Palë mund të propozojë çfarëdo çështje për t’u marrë në konsideratë apo për t’u futur në veprim në Takimin e nivelit të lartë.

    Neni 11

    Këshilli do të eksplorojë mundësinë e themelimit të sekretariatit për të lehtësuar bashkëpunimin dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

    Neni 12

    Këshilli do të mundësojë dialogun në mes të Deputetëve të Kuvendit të Serbisë dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, përfshirë krijimin e grupeve punuese ndër-parlamentare për avancimin e bashkëpunimin legjislativ.


    Kapitulli VI: Kërkesa për shtetet dëshmitare

    Neni 13

    Në rast të çfarëdo kontesti në mes të Palëve, Palët kërkojnë që Franca, Gjermania, Italia, Federata Ruse, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ofrojnë ndërmjetësim neutral dhe të ndërmerr përpjekje tjera për të ndihmuar zgjidhjen paqësore të kontestit.

    Neni 14

    Ky Traktat nënshkruhet nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ratifikohet në pajtim me procedurat kushtetuese të secilit shtet. Ai do të hyjë në fuqi pas ratifikimit nga të dyja Palët dhe do të depozitohet pranë Kombeve të Bashkuara.

    Neni 15

    Ky traktat do të përkthehet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Versioni në gjuhën angleze është autoritar.






    mbrapa 19 shtator 2007 - 11:16:47
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #425
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Blant: Nese negociatat deshtojne te vihet ne jete plani i Ahtisarit

    Shefi i zyrës britanike në Prishtinë ka rikonfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

    Shefi i zyrës britanike në Prishtinë, Dejvid Blant vlereson se Kosova dhe procesi per percaktimin e statusit te saj është një fazë të rëndësishme. Gjate nje debati te zhvilluar dje ne Bresalc të Gjilanit Blant ka thene se bashkesia nderkombetare mbehstet procesin per percaktimin e statusit te Kosoves, por ne te njejten kohe shpreson ne arritjen e rezultateve. “Shumë qytetarë të Kosovës janë të pakënaqur me mungesën e arritjes së një marrëveshje me Kombet e Bashkuara, por me rëndësi është rezultati përfundimtar i procesit nëpër të cilin po kalon Kosova” tha diplomati britanik.
    Ne vijim Blant shprehet se nese deri ne perfundim te periudhës shtesë 120 ditëshe te negociatave mes Prishtines dhe Beogradit nuk do te arrihen rezultate atëherë sipas tij do të duhej zbatohej plani i Marti Ahtisarit. "Pakoja e Ahtisarit nuk ka vdekur dhe nuk eshte hequr nga tavolina, siç pretendojnë disa kolegë rus", ka thënë Blant. Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.
    Sui generis

  6. #426
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Kryeministri merr mbështetjen e liderëve të djathtë për çështjen e statusit


    Berisha: Paketa e Ahtisaarit, zgjidhje për statusin e Kosovës


    Mbështetja ndaj paketës së Ahtisarit për statusin e Kosovës është shërbimi më i mirë ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Kështu u shpreh dje kryeministri Berisha gjatë takimit të Partive të Qendrës së Djathtë në Romë, ku merrnin pjesë liderë të partive demokristiane dhe të qendrës nga e gjithë bota. Në fjalën e tij të mbajtur gjatë këtij takimi, Berisha propozoi që në dokumentin përfundimtar të nënshkruar nga krerët, nga pjesëmarrësit e këtij takimi të përfshihet një pikë e veçantë në të cilën të jepet mbështetja e plotë për paketën e Ahtisarit. "Unë e mbështes plotësisht dokumentin që ju prezantuat këtu dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj të shikoni mundësinë e përfshirjes së një pjese për paketën e Ahtisarit, lidhur me statusin final të Kosovës", u shpreh kryeministri, duke iu drejtuar liderëve të partive të djathta pjesëmarrëse në takim. Duke rikujtuar tri parimet e Bashkimit Europian, kryeministri Berisha vlerësoi se Beogradi vazhdon ende të mos bashkëpunojë. "Bashkimi Europian, dy vjet më parë, shpalli tri parime që janë thelbësore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës: mosbashkim me vendet fqinje të tjera, jo kthim prapa dhe respektim të kufijve ndërkombëtarë", theksoi kreu i qeverisë shqiptare, duke shtuar se Kosova është çështje sigurie, një çështje kritike për Gadishullin e Ballkanit, një gadishull i cili doli nga një e kaluar e tmerrshme. "Për ata që e njohin rajonin, kriza më e vështirë e Ballkanit mbetet çështja e Kosovës", nënvizoi ai. Berisha theksoi se ish-Presidenti finlandez Ahtisaari, i bazuar në këto principe, hartoi një projekt që ishte projekti më i mirë i mundshëm për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. "Por, pavarësisht këtij vullneti, fatkeqësisht, Beogradi është ende jo realist në qëndrimet e tij. Përdorimi i forcës dhe dhunës në aspekte të tjera të këtij qëndrimi është i njëjtë me atë që kishte 15 vite më pare", theksoi Berisha, i cili vlerësoi se Rusia i vështirësoi qëndrimet e saj jo më shumë për arsyet e Serbisë, por për arsyet e saj imperialiste dhe për të inkurajuar sa më shumë që të jetë e mundur ndarjen e Europës mbi këtë çështje. "Unë besoj se mbështetja e projektit të Ahtisaarit është qëndrimi më i mirë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Edhe puna e Trojkës europiane është bazuar në këtë projekt", nënvizoi numri një i ekzekutivit shqiptar. Duke vlerësuar traktatin e bashkëpunimit të paraqitur nga pala kosovare në diskutimet shtesë, Berisha e cilësoi këtë periudhë si tepër të rëndësishme, që solli disa rezultate. "Përfaqësuesit e Kosovës paraqitën një traktat të ri për Beogradin, për bashkëpunim, pajtim dhe miqësi, një traktat që buron nga shembulli më i mirë i historisë europiane, ndonëse Beogradi ende është jobashkëpunues", u shpreh Berisha, duke u propozuar krerëve të partive demokristiane dhe të qendrës së djathtë të mbështesin paketën e Ahstisaarit. "Mendoj se në dokumentin shumë të rëndësishëm që do të nënshkruajmë në përfundim të këtij takimi, duhet theksuar se paketa e Ahtisaarit meriton të mbështetet si zgjidhja e vetme e çështjes thelbësore së Kosovës", saktësoi kreu i qeverisë. Ky propozim i kryeministrit shqiptar gjeti mbështetjen e plotë të pjesëmarrësve në këtë takim, të cilët, ndonëse e cilësuan këtë çështje si delikate, vlerësuan se paketa e Ahtisarit përbën zgjidhjen më të mirë të saj.

  7. #427
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çeku: Nuk do të pranojmë rinegociimin e pakos së Ahtisarit

    Keshtu eshte shprehur ne fjalim e tij t rregullt javor ne Radio Kosova kryeministri Çeku.

    Ekipi negociator i Kosovës do të udhëtojë në Nju Jork i vendosur dhe me besim të plotë për të paraqitur atje vizionin e qartë për Kosovën dhe rajonin. Keshtu eshte shprehur ne fjalim e tij t rregullt javor ne Radio Kosova kryeministri Çeku. Kryeministri kosovar thekson se nëse Beogradi do të përpiqet ta sjellë serish në tavolinë çështjen e statusit, “ekipi i Kosovës do të këmbëngulë se pavarësia është e panegociueshme”. Ne vijim Çeku tha se Ekipi i Kosovës nuk do të pranojë rinegociimin e pakos së Ahtisarit, por as zgjatjen e këtij procesi. Kreu I qeverise kosovare u shpreh me tej se përballë modelit serb, që synon ta lidhë Kosovën me të kaluarën, ekipi kosovar ofron modelin e qartësisë, fqinjësisë së mirë dhe përparimit, shans ky i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë, që si dy fqinj të pavarur të lëvizin përpara drejt Evropës.
    Sui generis

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    Kryeministri merr mbështetjen e liderëve të djathtë për çështjen e statusit


    Berisha: Paketa e Ahtisaarit, zgjidhje për statusin e Kosovës
    .
    O Geg
    Ti a qorr je aaa?

    Mos me bacin se na trullave me keto shkronja e qebesa edhe po i ofendon lexuesit...

  9. #429
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA dhe BE do të njohin pavarësinë e Kosovës në dhjetor

    "Kosova do të jetë e pavarur. Kjo është e vetmja zgjidhje stabilizuese për Ballkanin," ka thënë mbrëmë në një deklaratë të saj, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice. Në një intervistë që i ka dhënë agjencisë Reuter dhe që e bëri publike Departmenti i Shtetit, Zonjusha Rice poashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo që ka pasur jehonë sot edhe në faqet e shtypit të përditshëm amerikan.


    "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian do ta njohin pavarësinë e Kosovës nëse ajo e shpallë atë në fillim të dhjetorit", shkruan sot e përditshmja The New York Times, duke u thirrur në burime zyrtare amerikane dhe evropiane. "Presidenti e tha shumë qartë kur ishte në Shqipëri se do të jetë një Kosovë e pavarur. Dhe do të ketë një Kosovë të pavarur dhe ne jemi të përkushtuar për këtë", ka theksuar më tej Sekretarja Rice, duke shtuar se SHBA u kanë thënë kosovarëve se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte një ide e mirë prandaj duhet të kalojmë përmes procesit. "Ne u zotuam për një 120 ditësh për të parë nëse rrethanat, atmosfera dhe disa nga lëvizjet që mund të bëjnë palët mund të rezultojnë në një përfundim më miqësor", ka thënë Sekretarja Rice. Për pavarësinë e Kosovës deklarohet në një intervistë dhënë gazetës The Neë York Times edhe presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Ai thotë se 'pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, ndërsa Evropa duhet të qëndrojë unike dhe në fund të gjithë ne duhet të mbështesim pavarësinë e Kosovës. /S.gashi/

    25 shtator 2007 - 09:44:55
    rtk
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #430
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Berisha: Pavarësia e Kosovës, në rrugë të mbarë!

    Berisha: Pavarësia e Kosovës, në rrugë të mbarë!


    Mbrëmë, Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në një darkë, ku Federata PanShqiptare e Amerikës "Vatra", me anë të kryetarit të saj, zotit Agim Karagjozi, pasi i ka uruar mirëseardhjen, ka shprehur në emër të "Vatrës", mbështetje të plotë për reformat e qeverisë shqiptare si dhe përkrahjen e parezervë për pavarësimin e plotë të Kosovës nga Serbia. Kryeministri Berisha, duke përshëndetur "Vatrën" dhe përfaqësuesit e komunitetit, veprimtarët e aktivistët e dalluar të çështjes kombëtare në diasporë, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për ta çuar vendin drejt prosperitetit, futur atë me dinjitet e krenari në familjen europiane. "Së pari, më vjen mirë tju përcjell një përshëndetje të përzemërt dhe me kënaqësinë më të madhe këtu, në metropolin e botës, unë të nis vizitën time me takimin me ju. Të shpreh nderimin tim më të thellë për ju, që arritët të ruani e të mbroni këtu në SHBA visaret, virtytet, vizionet më të çmuara kombëtare për Shqipërinë, Kosovën, për shqiptarët kudo që janë", tha kryeministri shqiptar. "Unë, gjithashtu, ndihem thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që ju më keni dhënë mua dhe Partisë Demokratike. Ndonëse jeni një organizatë tërësisht jo partiake, ju e keni bërë këtë për shkak të vlerave dhe parimeve që ju i konsideroni si më të çmuarat për vendin tonë dhe kombin shqiptar. Ju siguroj se kjo mbështetje ka qenë dhe mbetet një frymëzim i pashterrshëm për mua, në përpjekjet e mia për të ndërtuar, konsoliduar e forcuar Shqipërinë, për ta bërë atë një vend të lirë, demokratik, një vend me të ardhme", theksoi kryeministri Berisha.

    "Natyrisht që sot, për çdo shqiptar, objektiv madhor kombëtar është pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës është çështje e dinjitetit dhe e integritetit tonë kombëtar. Është një çështje e drejtë, një çështje që ka arritur të ketë mbështetjen e plotë dhe të vendosur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj. Ndaj edhe nuk ka asgjë më të rëndësishme në këtë periudhë sesa çdo njëri prej nesh të përpiqet të japë ndihmesën, kontributin, në mënyrë që Kosova të realizojë sa më shpejt projektin e saj madhështor për arritjen e pavarësisë. Ky projekt dhe kjo rrugë e nisur e që s'ka të ndalur, mendoj se është e sigurt dhe në rrugë të mbarë", u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij para "Vatrës". Më pas, kryeministri shqiptar Berisha theksoi se "pavarësia e Kosovës ndodhet në një fazë delikate. Është jashtëzakonisht pozitive që udhëheqja politike e Kosovës po mbron dhe zhvillon me një përgjegjësi të madhe dhe aftësi të veçantë, me përkushtim të admirueshëm, vizionin e Kosovës së ardhshme. Jo vetëm të Kosovës së pavarur, por të Kosovës faktor i sigurt paqeje dhe stabiliteti. Kosovën e një miqësie të mirë dhe bashkëpunimi të mirë në të gjithë rajonin, një Kosovë me të vërtetë europiane".

Faqja 43 prej 46 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •