Close
Faqja 38 prej 46 FillimFillim ... 283637383940 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 452
  1. #371
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dorezohen 150 aplikacione ne konkursin per simbolet shteterore

    Derguar me: 22/06/2007
    • Pakoja e Ahtisaarit ka qene baze e hartimit te kritereve per simbolet shteterore te Kosoves. Kjo pako parashikon simbole qe pasqyrojne teresine e Kosoves dhe shumetnicitetin e saj

    Rreth 150 aplikime jane dorezuar deri me tani per konkursin per simbolet shteterore te Kosoves. Kjo u be e ditur nga Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuqi, i ngarkuar nga Grupi i Unitetit per hartimin e kritereve per simbolet. Konkursi per simbolet do te jete i hapur deri me 27 qershor. Pas mbylljes se konkursit, - sipas Kuqit - komisioni do te filloje te verifikoje nese aplikuesit u jane permbajtur kritereve te percaktuara ne konkurs. “Pakoja e Ahtisaarit ka qene baze e hartimit te kritereve per simbolet shteterore te Kosoves. Kjo pako parashikon simbole qe pasqyrojne teresine e Kosoves dhe shumetnicitetin e saj, duke i perjashtuar kriteret kombetare te shumices”, tha Kuqi. Ne rast se procesi i vendimmarrjes per statusin e Kosoves sjelle opsione e zgjidhje tjera, krahasuar me propozimin e Ahtisaarit, simbolet e propozuara gjate ketyre dy javeve te fundit nuk do te mund te kalojne ne Kuvend per miratim, pasi qe ne ate rast do te kerkoheshin kritere tjera per simbolet e Kosoves.
    #VamosArgentina

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42
    • Pakoja e Ahtisaarit ka qene baze e hartimit te kritereve per simbolet shteterore te Kosoves. Kjo pako parashikon simbole qe pasqyrojne teresine e Kosoves dhe shumetnicitetin e saj
    Kjo pako nuk lejon perdorimin e flamurit kombetar. Ndersa do t'i lejoje serbet qe ta perdorin flamurin e tyre ne emer te drejtave te minoriteteve.
    VETEVENDOSJE

  3. #373
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Petersen fton BE-ne qe ta perkrahe planin e Ahtisaarit

    Petersen edhe me pare, ne disa raste, e ka vleresuar planin e kryendermjetesit Martti Ahtisaari, si zgjidhjen me te mire te mundshme lidhur me statusin e Kosoves


    Ish shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ftoi Bashkimin Evropian qe ta mbeshtese pa asnje dyshim planin e kryendermjetesit Martti Ahtisaari. Kete deklarate, Jessen Peteresen e beri per nje te perditshme zvicerane, ku nder te tjera ka vene theksin se “çdo shtyrje e statusit, do te ishte e rrezikshme, dhe me pasoja per te gjithe Ballkanin”. Petersen edhe me pare, ne disa raste, e ka vleresuar planin e kryendermjetesit Martti Ahtisaari, si zgjidhjen me te mire te mundshme lidhur me statusin e Kosoves.

  4. #374
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2006
    Postime
    10
    Me poshte e keni linkun per nje material 26 minutesh te pa-transmetuar neper media dhe te papublikuar me heret se sot (28 qershor 2007).
    Aty do te gjeni pergjigjje per shume pyetje qe mund te ju kane kaluar neper mend ne lidhje me rrjedhat politike ne Kosove.


    http://video.google.com/videoplay?do...76796690325135

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    ky eshte krime ndaj popullit...por edhe populli duhet te mendoje se ne fushata dhe protesta te tilla do kete pasoja.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  6. #376
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ky eshte krime ndaj popullit...por edhe populli duhet te mendoje se ne fushata dhe protesta te tilla do kete pasoja.
    Po kërcënon popullin??
    Je duke diskredituar veten.

  7. #377
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Po kërcënon popullin??
    Je duke diskredituar veten.
    nuk po diskreditoj veten dhe as nuk po e kercenoj popullin,po e them kur gjendja behet e veshtire me mire te largohen se sa te vdesin dhe te perfundojne ne spital.................. per kundrazi sme vjen mire te shof asnje te vrare,,,,,,duke pare vidion qe anetari ka postuar me siper te ben te mendosh nje dicka te tille.

    nuk e kuptoj ku zoteria jote pa kercen apo diskreditim?
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  8. #378
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Der Standard: Intervistë me Albin Kurtin

    Der Standard: Intervistë me Albin Kurtin


    Gazeta austriake Der Standard ka publikuar në datën 18 qershor një intervistë me drejtuesin e Lëvizjes për Vetëvendosje, z.Albin Kurti. Në të jepen qëndrimet e tij personale, qëndrimet e Vetëvendosjes duke përfshirë dhe atë çka është vënë si qëllim që të arrihet përmes protestave paqësore. Ndërsa sot APA (Agjencia Austriake e Lajmeve) njofton për mbajtjen në Prishtinë të demostratës të paralajmëruar nga Vetëvendosja nesër, dt.30 qershor në orën 14.00.


    Intervista e gazetës me z.Albin Kurti mund të lexohet si vijon:

    derstandard.at: Në fillim të qershorit u desh të përgjigjeshit për herë të parë para gjyqit për eskalimin e demostratave të shkurtit. Si përfundoi raundi i parë?

    Kurti: Unë ndodhem akoma në arrest shtëpiak. Dy policë ruajnë derën e apartamentit tim, disa të tjerë ndërtesën. Unë u lirova nga burgu, sepse duhej të zgjohej përshtypja që unë sido që të jetë jam i lirë. Duan që me akuzën ndaj meje të fshehin krimin e vërtetë. E pikërisht që forcat rumune të policisë së UNMIK-ut i kanë qëlluar plumbat vdekjeprurës. Ata tashmë janë sërishmi në vendin e tyre ndërsa këtu ndiqen viktimat. Qëllimi i vërtetë i përgjegjësve është që të më largojnë nga procesi politik në Kosovë.

    As hetuesit dhe as gjykatësit nuk kanë folur gjatë raundit të parë gjyqësor për çështjen e gjyqit. Shqetësimi i tyre i vetëm ishte, se çfarë kam unë në mendje për më tej. Ata më panë si rrezik, 10 shkurti ishte që prej fillimit vetëm një shkas që të më arrestonin.

    derstandard.at: Pse mendoni se ju shohin si rrezik?

    Kurti: „Lëvizja për Vetëvendosje“ është opozita e vetme në Kosovë. Partitë, të cilat vendosin në Kosovë, janë marrë nga UNMIK-u tashmë, grupi i negociatave është sjellë në vijë me të. UNMIK nuk do një zë opozitar, ne jemi një pengesë në vend.

    derstandard.at: Edhe jashtë ngjarjeve të 10 shkurtit ju akuzoheni për disa gjëra. Mes të tjerash ju cilësoheni si „terrorist“ dhe thuhet të keni pasur lidhje të mira dhe me UÇK-në. Çfarë qëndrimi keni ju lidhur me këtë?

    Kurti: Unë nuk isha kurrë një terrrorist. Në të kundërtën unë kam luftuar kundër terrorizmit të Millosheviçit. Në 1997 dhe 1998 kam zhvilluar demonstrata kundër regjimit të Millosheviçit. Për këtë arsye qëndrova më shumë se një vit e gjysëm në burgun serb. Dhe sërishmi: Demostratat tona janë paqësore. Më së pari ndërhyrjet e dhunshme të policisë e bëjnë situatën të eskalojë. Fajësimet ngrihen, për të vonuar procesin tim.

    derstandard.at: Edhe marrëdhëniet me UÇK-në janë fantazi?

    Kurti: Pas 1998 unë kam punuar gjashtë muaj si sekretar për zyrën e Adem Demaçit. Në këtë kohë jam përpjekur për një zgjidhje të mirë politike për Kosovën.

    derstandard.at: Lëvizja „Vetëvendosje“ del qartë kundër planit Ahtisaari për një pavarësi të kushtëzuar. Cila është alternativa juaj për këtë dhe a ka një të tillë?

    Kurti: Ne duam një afat përfundimtar për pushtetin e UNMIK-ut në Kosovë dhe një referendum. E ardhmja e Kosovës thjesht nuk i duhet lënë në dorë një grupi politikanësh, populli duhet të vendosë vetë. Kosova qe gjatë gjithë shekullit të 20-të një viktimë e Serbisë dhe tani ne duhet të pranojmë një zgjidhje, e cila e bën Kosovën një vend tërësisht jofunksional.

    Një „pavarësi e kushtezuar“ do të thotë pavarësi e mbikeqyrësve. UNMIK sipas planit të Ahtisaari-t do të zevendesohej nga EU, që me pas do të kish fuqinë më të lartë urdhëruese. Dhe përsëri policia, ekonomia dhe sistemi gjyqësor do të kontrolloheshin nga të huajt. Urdhëruesi i ri do të qëndronte përsvri mbi qeverinë, mbi deputët dhe mbi ligjin. Kjo nuk është demokratike. Në rastin më të mirë do të ishim një Bosnjë e dytë. Por ne nuk e duam këtë.

    derstandard.at: Bashkësia Ndërkombëtare shqetësohet për mbrojtjen e minoritetit serb.

    Kurti: Sipas mendimit tim me pavarësinë do të përmiresohej dhe marrëdhënia mes serbëve dhe shqiptarëve. Cilësia e marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve matet me gradën e largësisë politike nga Beogradi. Atmosfera më e keqe mes shqiptarëve dhe serbëve ekzistoi gjatë regjimit të Millosheviçit, në kohën kur Kosova ndodhej plotësisht nën pushtetin e Beogradit. Sapo Serbia nuk do të shihet më si rrezik, problemet në përgjithësi do të zhduken. Me minoritetet e tjera si boshnjakët dhe turqit po ashtu nuk ka tensione. Dhe kjo pikërisht për arsye se as Bosnja dhe as Turqia nuk duan të na pushtojnë.

    derstandard.at: Një mbikëqyrje ndërkombëtare për ju është atëherë e papranueshme?

    Kurti: Ne nuk kemi asgjë kundër, sikur organizatat ndërkombëtare të mbikëqyrin të drejtat e minoriteteve, vetëm UNMIK-un nuk e duam ta kemi këtu. Për marrëdhënie të mira mes grupeve është i domosdoshëm dhe zhvillimi ekonomik. Me papunësinë e këtushme dhe varfërinë bëhen deri dhe vëllezërit armiq. Ne jemi një nga regjionet më të varfëra të Evropës dhe kemi njëkohësisht një prej tregjeve më të hapur. Ky është faj i UNMIK-ut, që nuk është kujdesur aspak për politikën financiare, që do ta kish forcuar ekonomine vendase.

    derstandard.at: Situata ekonomike ama nuk do të përmirësohet brenda natës.

    Kurti: Ne tani jemi më të varfër se menjëherë pas luftës. Asnjë nuk investon këtu, për aq kohë sa Kosova nuk është e pavarur. Kosova ka shume specialistë, të cilët tani punojnë jashtë vendit. Unë mendoj, që këta njerëz do të kthehen, menjëherë sapo Kosova të bëhet një shtet më vete.

    derstandard.at: A nuk mendoni, që pritshmëritë që i vihen pavarësisë së Kosovës, janë shumë të larta?

    Kurti: Pritshmëritë janë shumë të larta, kjo është e vërtetë. Kjo varet dhe nga ajo që politikanët – në vend që të flasin për këtë me popullsinë – bëjnë negociata me përfaqësues te qeverisë serbe në Vjene dhe Beograd dhe e vendosin në lojë pavarësinë. Me këtë ata mashtrojnë njerëzit. Negociata të ndershme nuk munden të përfundojnë me atë që Prishtina duhet të vendosë për një nga dy pozicionet e huaja në nivel ndërkombëtar.

    derstandard: Kosova është dhe e varur nga paratë e EU-së.

    Kurti: Paratë e EU-së vërtet që vijnë në Kosovë, por jo për zhvillimin, por për burokracinë.

    derstandard.at: Si e shikoni ju të ardhmen e Kosovës?

    Kurti: Për të ardhmen e shpejtë jam më shumë pesimist. Në nivel lokal mbetemi në vend me situatën me UNMIK-un, që ka korruptuar politikanët. Në nivelin e Këshillit të Sigurimit ne jemi topi i lojës të interesave të ndryshme. Eshtë koha që qytetarët e Kosovës të thonë, se çfarë duan. Rruga më e mirë për këtë janë demostratat paqësore. Ne duam t’u themi burokratëve ndërkombëtare dhe atyre në terren, që ne nuk e lëmë veten të na e mbyllin gojën.

    derstandard.at: Si e shihni ju rolin e Rusisë, që vlen si një forcë mbrojtëse e Serbisë dhe që kërcënon tani në Këshillin e Sigurimit me një veto kundër planit Ahtisaari?

    Kurti: Rusia sipas mendimit tim do ta shfrytëzojë veton që ka. Vetëm një koment: Në prill 1999 Milloshevici dha një intervistë për New York Times në të cilën ai tha, që nëse ai do të pranonte trupa ndërkombëtare në Kosovë, atëherë vetëm të OKB-së. Ai e dinte ekzaktësisht që një zgjidhje e konfliktit në Këshillin e Sigurimit do të bllokohej prej Rusisë. Sot ne duhet të vuajme pasojat.

    derstandard.at: Ju thatë, që nuk do ta linit veten t’ua mbyllnin gojën. Cilët janë hapat e ardhshëm të „Vetevendosje“-s?

    Kurti: Më 30 qershor ne do të organizojmë demostratat e ardhshme, për të protestuar kundër negociatave. Ne duam t’i largojmë diktatorët dhe duam një referendum. Lëvizja jonë do t’i thotë botës, atë çka njerëzit duan këtu, e pikërisht pavarësinë. Përsëritja e vazhdueshme është e nevojshme për këtë fakt.

    derstandard.at: Deri ku do të shkonit ju?

    Kurti: Demostratat do të ishin të qeta, në qoftë se e keni fjalën për to. Ne do të kemi mjaftueshëm rendmbajtës, të cilët do të kujdesen që e gjitha të mos dalë nga binarët dhe të mos ndodhë dhunë apo inflitrim. Sesi do të shkojnë demostratat, kjo do të varet nga policia. Focat e policisë e dijnë shumë mirë, sesi ato munden t’i provokojnë njerëzit. Ne ama do të bëjmë gjithçka, që t’i pengojmë ekseset.

    derstandard.at: A mundeni ju ta zhvilloni një demostratë duke u nisur nga arresti juaj shtëpiak?

    Kurti: Unë jam shumë i kufizuar, por unë mundem t’i bëj disa gjëra. Unë mundem të takoj këtu njerëz, të përdor internetin dhe telefonin, në arrest shtëpiak jam më i dobishëm për lëvizjen sesa nga një qeli burgu. Për mua personalisht ama është më e keqe. Në qeli të paktën kisha qetësinë time. Këtu vezhgohem vazhdimisht, çdo njeri që vjen, kontrollohet imtësisht. Kjo të bën me frikë. Çështja ime gjyqësore do të fillojë më së shpejti në vjeshtë. Sesi do të përfundojë varet nga zhvillimet.

  9. #379
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Di Karlo: 'Pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme' , ShBA mbeshtete planin e Ahtisaarit

    Derguar me: 30/06/2007

    • Zevendesndihmes-Sekretarja amerikane e Shtetit, Rosemary DiCarlo ka perseritur qendrimin e qeverise amerikane se pavaresia e Kosoves eshte e pashmagshme dhe se kthimi i Kosoves nen qeverisjen e Serbise nuk eshte i mundshem


    Ajo i tha BBC-se se Evropa dhe SHBA-ja e perkrahin planin Ahtisaari dhe se po behen perpjekje qe ceshtja e Kosoves te zgjidhet ne KS te OKB. Zonja DiCarlo ka thene se eshte arritur ujdia qe paleve t'u ofrohet edhe nje mundesi e bisedimeve dhe ne rast te mos arritjes se nje marreveshjeje atehere do te pranohet plani i Ahtisaarit. Zevendesndihmes-Sekretarja amerikane e shtetit ka qendruar ne Bosnje e Hercegovine pak dite me pare dhe u ka berte thirrje autoriteteve ne rajonin e Ballkanit qe te bashkepunojne ne dorezimin e krimineleve te luftes.

    DiCarlo: Qe nga Marreveshja e Dayton-it, ka patur nje perparim te madh. Por ne nje vit e gjysme te fundit ne kemi pare se shume ceshtje kane ngecur. Reformat kane ngecur dhe posacerisht reformat ne polici, qe jane çelesi per Bosnje e Hercegovinen te ece perpara ne rrugen drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi te shqetesuar se ka patur ngecje ne perparim ne fushen e reformave. Ne duam te shohim intensifikim te zbatimit te decentralizimit, qe ishte nje arritje historike ne Bosnje e Hercegovine.

    BBC: Me siguri se nje nga temat qe keni diskutuar ne Bosnje ka qene edhe ajo e krimnineleve te luftes, posacerisht te Ratko Mladiqit dhe Radovan Karaxhiqit. Çfare eshte bere deri tani?
    DiCarlo: Sic e dini ne duam qe te gjithe te arratisurit qe kane mbetur te dorezohen ne Hage per t'u perballur me drejtesine. Na vjen mire te shohim qe ne muajin e fundit, dy te arratisur te tjere jane kapur dhe jane derguar ne Hage. Por ne nuk do te pushojme deri sa te shohim te gjithe te arratisurit te jene dorezuar ne Hage. Ne shpresojme se te gjitha autoritetet ne rajon po bashkepunojne dhe se kjo do te ndodh ne nje te ardhme te afert.

    BBC: Po thoni te gjitha autoritetet ne rajon. Ketu i drejtoheni qeverise ne Beograd , e cila qe akuzuar edhe nga prokuroret e Hages se nuk po bashkepunon?
    DiCarlo: Natyrisht Serbia duhet te beje me shume per te bashkepunuar, dhe kane bere perparime ne javet e fundit por duhet te bejne me shume. Bosnja ka bashkepunuar gjithashtu edhe Mali i Zi qe perfshire ne bashkepunim. Na duhet te shohim nje bashkepunim te ketille ne rajon per te arritur objektivat per te cilat ne shpresojme.

    BBC: Pra tash Serbia po perballet njekohesisht me dy ceshtje. Me Hagen dhe me Kosoven? DiCarlo: Natyrisht se Serbia po perballet me sfida te veshtira ne kete moment. Por ajo eshte perballur me sfida per nje kohe tashme, kryesisht ne fushen e krimineleve te luftes, te arratisurve dhe kjo eshte nje gje te cilen ia ka bere shume te qarte bashkesia nderkombetare Serbise per disa vite me radhe se dorezimi i te arratisurve eshte çelesi per te ardhmen e Serbise, per pajtimin ne Serbi dhe ne rajonin e Ballkanit. Ne shpresojme se qeveria e re do te vazhdoje rrugen e ndermarre qe vertete te dorezoje te gjithe ata qe jane te arratisur. Sa i perket Kosoves, eshte e qarte se ajo eshte nje ceshtje shume e veshtire, edhe per Serbine. Por ju e dini qendrimin tone dhe presidenti Bush e ka bere shume te qarte se ne e shohim pavaresine e Kosoves si te pashmangshme.

    BBC: Kjo eshte keshtu per presidentin Bush dhe administraten amerikane por jo edhe per Rusine dhe Serbine!
    DiCarlo: Mendoj se eshte shume e qarte se Evropa dhe SHBA e perkrahin planin Ahtisaari. Presidenti Ahtisaari ka punuar shume, gjate nje viti e gjysme qe te hartoje propozimet qe do te sigurojne nje Kosove shumekombeshe, qe do te ofrojne te drejtat per te gjithe ne Kosove dhe qe do ta zgjidhnin kete ceshtje qe ka mbetur e hapur per disa vjet.

    BBC: Zonja DiCarlo, duket se ka nje problem ne kalimin e nje projekt-Rezolute per Kosoven, e cila se fundi ka qarkulluar ne KS. Duket se ruset nuk po heqin dore nga kundershtimi. Cili ehste hapi i ardhshem?
    DiCarlo: Eshte e qarte se diskutimet do te vazhdojne ne New York . Ne mendojme se kemi paraqitur nje casje shume te drejte, ne kemi nje mbeshtetje te gjere ne KS per kete casje. Do te vazhdojme te diskutojme per kete ceshtje me Rusine dhe me anetaret e tjere te KS dhe ne do te vazhdojme ta diskutojme kete ceshtje edhe me palet dhe duam qe ta shohim kete ceshtje te zgjidhur. E kuptojme se kjo nuk eshte nje ceshtje e lehte per Serbine dhe as per Kosoven, por qe te kemi perparim ne rajon kjo ceshtje duhet te zgjidhet.

    BBC: Pra ju qendroni fuqishem ne deklarimet se Kosova nuk mund te kthehet me nen Serbi?
    DiCarlo: Eshte shume e qarte per ne se kthimi i Kosoves nen qeverisjen e Serbise nuk eshte e mundshme.

    BBC: Zonja DiCarlo kur e prisni miratimin e Rezolutes per Kosoven? Para apo pas takimit te presidenteve Bush e Putin ne SHBA?
    DiCarlo: Une nuk mund t'jua them kete dhe nuk dua qe te spekuloje. Ajo qe mund t'ju them eshte se ne do te vazhdojme te punojme ne menyre intensive qe ta zgjidhim kete ceshtje sa me shpejt te jete e mundur.

    BBC: Kjo nenkupton se projekt-Rezoluta e re parasheh nje periudhe prej 120 ditesh shtese te bisedimeve. Pra ju mendoni se 120 dite me shume jane te mjaftueshme te zgjidhin ceshtjen?
    DiCarlo: Po ne mendojme keshtu. Ne e dime se disa vende duan qe t'u japin me shume mundesi paleve t'i afrohen nje marreveshje, nese eshte e mundshme. Ne e respektojme kete qendrim dhe mendojme se lejimi i bisedimeve per nje kohe te kufizuar eshte e mundshme.

    BBC: Por per 18 muaj te bisedimeve nuk ka patur marreveshje prandaj prisni ju se do te kete per 120 dite te ardhshme?
    DiCarlo: Eshte e qarte nga qendrimi i nje numri te madh te anetareve te KS se nese nuk ka nje marreveshje atehere do ta pranojme planin qe ndodhet ne tavoline dhe ai eshte plani i Ahtisaarit.

    BBC: Por a e ka perendimi nje plan B per ceshtjen e Kosoves?
    DiCarlo: Ne po e shtyjme tani Rezoluten ne KS dhe te gjitha perpjekjet tona jane perqendruar ketu.
    BBC: Pra ju spo mendoni asnje gje jashte Rezolutes?
    DiCarlo: Sikur e thash qellimi yne tash per tash eshte te punojme permes KS dhe nuk dua te spekuloje rreth ceshtjeve te tjera. Ne duam qe te vazhdojme diskutimet tona ne Nee York dhe duam ta zgjidhim kete ceshtje. Mendojme se kemi nje plan shume te mire ne tavoline, pra planin e presidentit Ahtisaari. Ne e kemi pranuar deshiren e disa anetareve te KS per bisedime te metejme por ne duhet te perqendrohemi ne perpjekjet tona ne vitet e fundit, pra ne afro dy vjetet e fundit.
    BBC: Dhe se fundi. A mendoni se fundi i ketij viti eshte koha me reale per ta zgjidhur problemin e Kosoves?
    DiCarlo: Nuk mund te spekuloje dhe sikunder e thash ne duam qe ta zgjidhim kete sa me shpejt te jete e mundur.


    (BBC)
    #VamosArgentina

  10. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sejdiu: Gjermania pro Ahtisarit, por kerkon rezolute te KS-se

    Derguar me: 08/07/2007
    • Sejdiu tha se ministri Shtanmajer ka rikonfirmuar qendrimin e tij ne mbeshtetje te pakos se Ahtisarit, por ka kerkuar qe vendimi te kaloje permes nje rezolute ne KS.

    Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu eshte kthyer sot nga vizita ne Gjermani ku ai bashke me kreun e Partise Demokratike, Hashim Thacin jane pritur ne nje takim dhe nga ministri i jashtem gjerman, Frank-Valter Shtanmajer. Presidenti kosovar tha se ministri Shtanmajer ka rikonfirmuar qendrimin e tij ne mbeshtetje te pakos se Ahtisarit, por ka kerkuar qe vendimi te kaloje permes nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit.

    Ndersa paralajmerohet nje proces i ri negociues, Sejdiu tha se pala kosovare nuk ka asnje kerkese zyrtare per vazhdimin e negociatave lidhur me statusin, nderkaq ne rast te nje kerkese te tille nga bashkesia nderkombetare ai tha se vendimi do te merret ne Ekipin e Unitetit. “Per Kosoveen eshte me rendesi qe negociatat ne lidhje me ceshtjen e statusit per pavaresine e Kosoves kane perfunduar, pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme”, tha presidenti Sejdiu, duke rikujtuar se nese procesi sterzgjatet atehere do te kerkohen rruge alternative per te vendosur statusin e Kosoves. (Europa e Lire)
    #VamosArgentina

Faqja 38 prej 46 FillimFillim ... 283637383940 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •