Close
Faqja 34 prej 46 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 452
  1. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Adriatik 3”: Kosova e pavarur sjell stabilitet

    E Marte, 12 Qershor 2007


    Kryeministrat e vendeve te kartes “Adriatik 3” shprehen qendrimin e tyre pro planit te Presidentit Ahtisari per Kosoven, duke u deklaruar hapur per pavaresine e Kosoves. Gjate konferences se perbashket per shtyp, pas takimit me Presidentin Bush, Kryeministrat e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise u shprehen se gjate takimit kane diskutuar dhe kishin shkembyer mendime dhe per çeshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves. Kryeministri i Kroacise, Ivo Sanader, deklaroi se kryeministrat e 3 vendeve i kishin komunikuar Bushit qendrimin e tyre per statusin e Kosoves. “Ne mbeshtesim planin ‘Ahtisari’ dhe njekohesisht ne negociojme me Bashkimin Evropian. Ne mbeshtesim partneritetin transatlantik midis BE-se dhe SHBA dhe perseris se mbeshtesim planin ‘Ahtisari’”, theksoi Kryeministri Sanader, gjate fjales se tij. Ne te njejten kohe Kryeministri Berisha theksoi se Presidenti Bush ishte i interesuar per qendrimin e ketyre vendeve ballkanike ne lidhje me statusin e Kosoves. “Ne ishim deshmitar te konceptit te qarte, te shkelqyer dhe te vendosmerise se Presidentit Bush per te zgjidhur problemin”, theksoi Berisha, gjate konferences se perbashket per shtyp me Kryeministrin kroat, Ivo Sanader dhe ate maqedonas, Nikola Gruevski.
    #VamosArgentina

  2. #332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    D’Alema me Ahtisarin: Italia mbeshtet pakon e Ahtisarit


    Derguar me: 11/06/2007
    • Ministri i jashtem D’Alema, sic ben te ditur zyra per shtyp e Ministrise se Jashtme, ka ritheksuar mbeshtetjen e Italise per pakon e Ahtisarit si dhe ka kerkuar qe komuniteti nderkombetar te perpiqet per nje zgjidhje te pranueshme nga palet

    Ministri i Jashtem Italian Massimo D’alema eshte takuar sot ne ambjentet e ministrise qe ai drejton me te derguarin special te Kombeve te bashkuara per statusin e Kosoves, Marti Ahtisari. Ne takim eshte vleresuar avancimi i punimeve ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se pas propozimit te rezolutes ne muajin Prill qe do te mbeshtese planin e Ahtisarit. Ministri i jashtem D’Alema, sic ben te ditur zyra per shtyp e Ministrise se Jashtme, ka ritheksuar mbeshtetjen e Italise per pakon e Ahtisarit, duke parashtruar njekohesisht mundesine qe komuniteti nderkombetar te perpiqet per nje zgjidhje te pranueshme nga palet, ne vecanti aspektet qe lidhen me respektimin e karakterit shume-etnik te Kosoves dhe tuteles se vendeve te shenjta. Ne takim po ashtu eshte diskutuar edhe gjetja e zgjidhjeve per tejkalimin e veshtiresive te hasura javet e fundit dhe te konfirmuara ne takimin e G8-es ne Heiligendamm. ANSA
    #VamosArgentina

  3. #333
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Moon: Keshilli i Sigurimit te mos humbe teper kohe per Kosoven

    Mun u shpreh: Shpresoj qe kesaj radhe te mos humbim shume kohe ne marrjen e vendimit. Absolutisht eshte e domosdoshme qe OKB, ne veçanti KS te marre nje vendim dhe te beje nje gjykim te drejte duke miratuar, rekomandimin e te derguarit tim, Ahtisaari

    Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun ka thene sot se nuk duhet humbur me kohe per zgjidhjen e statusit te Kosoves, per te cilen ai mbeshtet pavaresine por me te drejta te plota te minoriteteve. I pyetur sot nese eshte koha tani per pavaresine e Kosoves, ashtu siç deklaroi presidenti amerikan George Bush gjate vizites ne Shqiperi, Ban Ki Moon u pergjigj ne menyre diplomatike se 'eshte koha qe Keshilli i Sigurimit te mbeshteste me nje rezolute planin e Ahtisaarit per Kosoven'. Plani Ahtisaari parashikon pavaresine e mbikeqyrur per Kosoven. "Kjo eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme, me te ndjeshme e cila tanime eshte ne duar te Keshillit te Sigurimit", tha sekretari Ban. Ai tha se e dinte se ka pasur konsultime serioze midis lidereve ne Samitin e G-8-tes dhe shtoi se edhe ai kishte pasur nje konsultim te shkurter me presidentin e federates Ruse, Vladimir Putin. "Mendoj se kjo vazhdon te jete çeshtje konsultimesh ne Keshillin e Sigurimit. Shpresoj qe kesaj radhe te mos humbim shume kohe ne marrjen e vendimit. Absolutisht eshte e domosdoshme qe Kombet e Bashkuara, ne veçanti Keshilli i Sigurimit te marre nje vendim dhe te beje nje gjykim te drejte duke miratuar, duke mbeshtetur rekomandimin e te derguarit tim te posaçem, Martti Ahtisaari", tha tha sot sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, duke shtuar me ne fund se shpresonte dhe priste qe konsultimet e metejshme midis anetareve te Keshillit te Sigurimit te vazhdojne.
    Sui generis

  4. #334
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Burns: Ne diskutim vetem data e pavaresimit te Kosoves

    "Rifillimi i bisedimeve pas 18 muajsh vetem qe ky vend te mos fitoje pavaresine, per ne eshte i pakuptimte"

    ATHINE - Nensekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns tha sot ne Athine se Shtetet e Bashkuara pranojne te bisedojne vetem per daten kur Kosova do te behet e pavarur, dhe jo per te zgidhur nese Kosova duhet ta fitoje pavaresine. Burns u tha gazetareve se debati aktual ne Keshillin e Sigurimit para se gjithash ka te beje me pyetjen nese duhet te percaktohet nje periudhe tranzicioni perpara se te vendoset per statusin perfundimtar te Kosoves. "Do te dakordoheshim me kete vetem nese rezultati do te ishte pavaresia e Kosoves. Ne te kunderten, rifillimi i bisedimeve pas 18 muajsh vetem qe ky vend te mos fitoje pavaresine, per ne eshte i pakuptimte", ka thene Burns
    Sui generis

  5. #335
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Burns: Nuk ka kthim prapa per Kosoven. Plani Ahtisarit baza e vetme per statusin


    Derguar me: 12/06/2007
    • Besoj se edhe ne takimin tone do te duhej te konfirmojme se Evropa dhe SHBA-te e mbeshtesin fuqishem planin e Ahtisarit- tha Berns

    Plani i te derguarit te Kombeve te Bashkuara Marti Ahtisari per statusin e Kosoves eshte "rruga e vetme" edhe per bashkesine nderkombetare dhe nuk ka kthim prapa. Keshtu ka deklaruar sot ne Paris nensekretari amerikan i shtetit Nikollas Berns. "Kjo eshte rruga e vetme neper te cilen duhet shkuar. Sipas mendimit tone nuk ka kthim mrapa" tha Berns ne nje konference per shtyp. Berns i beri keto komente ne Paris ku merr pjese ne mbledhjen e Grupit te Kontaktit per Kosoven ne te cilen nuk do te jete i pranishem perfaqesuesi i Rusise. "Besoj se edhe ne takimin tone do te duhej te konfirmojme se Evropa dhe SHBA-te e mbeshtesin fuqishem planin e Ahtisarit" tha Berns
    #VamosArgentina

  6. #336
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paris, Burns: Serbia te heqe dore nga Kosova, e ka humbur me 1999

    Kjo ka qene deklarata e nensekretarit amerikan te shtetit Nikolas Burns ne Paris pas takimit te perfaqesuesve te vendeve anetare te Grupit Kontaktit, ku dhe mori pjese.

    Serbia duhet te heqe dore nga Kosova sepse e ka humbur ate me 1999, kur Milloshevic deboi prej andej 1 milionë shqiptarë. Kjo ka qene deklarata e nensekretarit amerikan te shtetit Nikolas Burns ne Paris pas takimit te perfaqesuesve te vendeve anetare te Grupit Kontaktit, ku dhe mori pjese. Diplomati amerikan beri thirrje qe Evropa dhe SHBA-të duhet të qëndrojnë unike per te bindur Rusinë se kjo është rruga e vetme. “Ne, Evropa dhe SHBA-të, jemi ata që kemi trupa në Kosovë. Ne jemi ata që kemi qenë atje, njohim edhe situatën, dhe mendoj se e hetojmë vullnetin popullit. Dhe, për këtë jemi të bindur se pavarësia e Kosovës është rruga e vetme”, ka thënë Burns.

    Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim, në Nju Jork e Paris, do të punohet për t’u arritur një rezolutë e KS të OKB-së. “Shpresojmë se Serbia do ta kthejë shikimin nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, ku mund të bëhet anëtar i barabartë po që se i plotëson të gjitha kriteret tona. Duhet ta tejkalojë Kosovën, me që atë e ka humbur në vitin 1999, kur Milloshevici provoj dëbimin e 1 milion shqiptarëve të atjeshëm. Ora nuk mund të kthehet, dhe, për këtë pavarësia është qëllimi ynë, të cilin besoj se do ta arrijmë”, tha Burns.

    Nga ana tjeter, ndihmessekretari tjeter i amerikan i shtetit, Daniel Fried ka thene nga Vjena se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk mund të krahasahohet me cilëndo situatë të ngjashme në botë. “Ajo situatë nuk ka lidhje me asnjë vend tjetër, as me Abhazinë, as me Çeçeninë, Korsikën, Skocinë, apo Teksasin. Mendoj se është e gabuar të ndërlidhen gjërat e tilla. Në botë ekziston një mori e konflikteve separatiste. Është jopraktike përpjekja që të gjitha të futen në një thes, dhe të thuhet se një zgjidhje për një rast unik, duhet të vlejë kudo në botë. Madje edhe ata që e pohojnë këtë, në të vërtetë nuk mund ta paramendojnë një gjë të tillë”, ka thënë Frid.
    Sui generis

  7. #337
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "The Guardian": Serbia te kuptojë se ka humbur pergjithmone Kosovën

    Gazeta britanike vlerëson se plani i MArti Ahtisarit deri tani është përpjekja më mendjemprehtë që të zgjidhet konflikti që zien në Kosovë.

    Londër - Plani i Ahtisarit për Kosovën mund të plotësohet, duke marrë parasysh disa kërkesa të Beogradit, por shanse më të mira për paqe nuk ka. Ky eshte vleresimi i gazetes londineze "The Guardian" qe porosit Serbinë te kuptojë se e ka humbur përgjithmonë Kosovën, ndërsa shqiptarët e Kosovës që Evropa nuk do të tolerojë përndjekje të reja në Ballkan.
    Gazeta vlerëson se plani i Ahtisarit deri tani është përpjekja më mendjemprehtë që të zgjidhet konflikti që zien në Kosovë. Sipas te perditshmes londineze shqiptarëve nuk u pëlqen formula e propozuar multietnike e shtetit të ardhshëm, as decentralizimi i tij, ndërsa vërejtjet e serbëve dhe të Rusisë janë edhe më fondamentale - pavarësia e Kosovës do t'i merrte Serbisë 15 % të territorit, do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm për secesionistët anembanë botës. “Por, problemi qëndron se alternativa e vetme e planit të Ahtisarit është ndarja e Kosovës, kurse me të serbët e mbetur në Kosovë do të humbisnin edhe më shumë” thekson "The Guardian".
    Sui generis

  8. #338
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Server: Rezoluta e Kosoves duhet te votohet perpara qershorit

    Paqja dhe durimi jane dy gjera kryesore qe do te mund t’ju çonin me hapa me te shpejte drejt qellimit tuaj” ka thene ne nje interviste dhene Radio Kosoves, analisti amerikan Daniel Server


    Mes tjerash analisti amerikan Daniel Server ka thene se nese rezoluta per Kosoven nuk vihet per votim ne Keshillin e Sigurimit para fundit te muajit qershor do te ishte vertete zhgenjyese. Sipas Server, njohja e nje anshme e statusit te Kosoves nuk do ishte zgjidhje e mire.

    Zoti Server, si do ta komentoni situaten aktuale drejt zgjidhjes se statusit te Kosoves?


    “Mendoj se te gjithe ne mezi po presim te shohim se çfare do te ndodh me Samitin e G8- es dhe me pas ne Keshillin e Sigurimit ne fund te kesaj jave. Ne te vertete nuk e di se çfare konkretisht mund te presim nga ky samit, ndersa ajo per çka do te shpresoja une eshte nje marreveshje per rezolute ne Keshillin e Sigurimit, por siç po shihet gjasat per te jane 50-50”.

    A mund te ndodh qe çeshtja e Kosoves te lihet anash, si pasoje e problemeve tjera globale sic eshte sistem amerikan i mbrojtjes raketore ne Evrope, Irani apo te tjera?


    “Kosova eshte ne agjende se bashku me shume çeshtje te tjera dhe nje gje qe njerezit ne Kosove duhet ta kuptojne eshte se problemi i tyre nuk eshte me i rendesishmi ne bote. Mbi te gjitha mendoj se amerikanet jane duke bere perpjekje shume te medha per te gjetur nje zgjidhje te mbeshtetur me rezolute e cila do te votohet ne Keshillin e Sigurimit e per te cilen do te shohim ne ditet e ardhshme, se do te miratohet apo jo”.

    Çfare mendoni per planin B nese Moska vazhdon te mbaje qendrim te njejte ndaj Kosoves?

    “Plani B nuk eshte aq i mire sa plani A. Mendoj se plani B do te ishte shpallja e pavaresise pa rezolute ne Keshillin e Sigurimit por e pranuar nga disa shtete. Thjeshte plani B nuk do te ishte i mire aq sa eshte miratimi i rezolutes ne Keshillin e Sigurimit. Thjeshte njohja e nje anshme nuk eshte e mire per Prishtinen, as per Beogradin e poashtu edhe Mosken nuk do te ishte e mire. Shpresoj se te gjithe do te pranojne dhe do te vazhdojne me rezolute ne Keshillin e Sigurimit”.

    Pse ka nje hezitim te madh per njohjen e njeanshme te pavaresise se Kosoves?

    “Jane disa arsye praktike. Njera nga to eshte se pa rezolute te Keshillit te Sigurimit eshte e veshtire vendosja e misionit civil te Bashkimit Evropian ne Kosove pas pavaresise dhe kjo do te ishte fatkeqesi sepse Kosova ka nevoje per prezencen e ketij misioni per arsye te ndryshme. Mendoj se do te ishte e keqe per nje shtet t’a filloje jeten pa aprovimin e vendeve, anetare kyçe te Keshillit te Sigurimit dhe sinqerisht e them se do te ishte nje e keqe per nje shtet te nis ekzistimin pa marredhenie te mira me fqinjet e saj me te afert dhe me te fuqishem”.

    Ne rast te njohjes se nje anshme, a ka rrezik per ndarje te pjeses veriore te Kosoves?

    “Them te verteten, mendoj se eshte rrezik. Ne te gjitha menyrat, rreziku eshte i madh, sepse pa miratimin e rezolutes ne Keshillin e Sigurimit rreziku me Beogradin do te ishte me i madh ngase Beogradi do te bente perpjekje ta mbaje pjesen veriore, dhe kjo do te ishte fatkeqesia me e madhe. Pres nga komuniteti nderkombetar t’i rezistoje por sinqerisht e them qe ata nuk kane bere asgje per pjesen veriore per vite me rradhe dhe nuk pres shume ne kete drejtim”.

    A eshte i mundshem kthimi i forcave ruse ne enklavat serbe dhe moratoriumi 2 vjeçar?


    “Nuk e di se ku do te çonte moratoriumi per 2 vjet, dhe nuk e di se çka do te sjellte perveç konfliktit te mundshem ne pergjithesi. Pa dyshim qe do te ndikonte ne radikalizmin e politikave sikurse ne Prishtine ashtu edhe ne Beograd. Nuk ka kuptim te kete shtyrje. Nga ana tjeter shqetesimi qe disa e kane shprehur nese trupat ruse vendosen ne Kosove, mua me brengos fare pak, thjeshte edhe une po befasohem pse e deshirojne nje gje te tille. Ata kane shprehur perkushtim per nje perfshirje me te gjere ne Ballkan tash e sa kohe. Mbi te gjitha mendoj se shqiptaret duhet ta kuptojne se sa e rendesishme eshte per te ardhmen e tyre t’i mbrojne serbet dhe monumentet e tyre brenda territorit te Kosoves. Eshte me se e rendesishme qe keto duhet mbrojtur nga rreziku potencial”.

    Cili eshte ndikimi ne çeshtjen e Kosoves, i konfrontimit ndermjet Moskes dhe Uashingtonit?

    “Nuk i ndihmon, thjeshte ky konfrontim midis Moskes dhe Uashingtonit nuk i duhet Kosoves. Paksa fatkeqesi per Kosoven qe vendimi per te ardhmen tyre ndodh ne kete kohe kur jane veshtiresuar raportet ndermjet amerikaneve dhe ruseve”.

    Mendoni se koha per vendim per statusin e Kosoves do te merr ende kohe?


    “Nuk e di, siç e thash edhe me heret shtyrja e procesit eshte gabim shume serioz, mendoj se koha ka ardhur per te marr vendim. Nuk mendoj se mund te shtyhet per kohe te gjate. Do te nenvizoja edhe nje here se gjeja absolutisht me e rendesishme eshte qe te mos shpertheje dhuna ne Kosove, ne veçanti ndaj serbeve te Kosoves apo monumenteve te tyre brenda Kosoves, sepse mund te çonte ne rezultate jo te favorshme siç do te mund te ishte mos njohja e Kosoves apo edhe ndarja. Paqja dhe durimi jane dy gjerat kryesore qe do te mund t’ju çonin me hapa me te shpejte drejt qellimit tuaj”.

    Dhe çfare mund te presim ne ditet e ardhshme?


    “Do te isha shume i zhgenjyer nese rezoluta per Kosoven nuk sillet per votim ne Keshillin e Sigurimit deri ne javen e ardhshme. Pa dyshim nese nuk vihet ne votim para fundit te muajit qershor do te ishte vertete zhgenjyese. Mendoj se njerezit jane duke pritur me teper nga prapa skena , por une me shume do te shpresoja ne miratimin e rezolutes dhe kjo do te ishte nje arsye e fuqishme per njerezit qe te jene te lumtur me kete. Do te thoja qe propozimi i Ahtisaarit perfshine shume gjera qe kosovaret duhet t’i permbushin, pra shume obligime per Kosoven. Zbatimi i tyre nuk do te jete i lehte apo i shpejte. Me duket qe njerezit do te jene shume te lumtur te shohin perfundimisht se statusi eshte arritur, por ne te njejten kohe duhet ta pergadisin veten per nje periudhe veshtersish per t’i permbushur obligimet qe kerkohen te zbatohen”.


    RaPSouL
    Sui generis

  9. #339
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadori amerikan Polt: Zhgenjyes reagimi i Serbise ndaj qendrimit amerikan

    Ambasadori amerikan ne Beograd Majkel Pollt ka thene se ndihet i zhgenjyer me reagimin e ashper te autoriteteve serbe per qendrimin amerikan ndaj çeshtjes se Kosoves

    BEOGRAD - "Keto komente jane shume zhgenjyese me faktin se ne kurre nuk kemi perdorur ate lloj gjuhe ndaj Serbise" ka thene Polt, per te shtuar se SHBA-te e respektojne qendrimin e Serbise per Kosoven, por njekohesisht nuk pajtohen me te. Menjehere pas deklaratave te Presidentit Xhorxh W Bush, ne Shqiperi dhe Bullgari, se per Kosoven ka vetem nje fund qe eshte Pavaresia, kane reahuar Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica dhe Presidenti Boris Tadic. "SHBA-ja disponon fuqi te madhe por celesi per zgjidhjen e statusit te Kosoves nuk eshte forca, por respektimi i se drejtes nderkombetare dhe kartes se Kombeve te Bashkuara", ka thene Koshtunic. Ndersa Tadic ka ritheksuar qendrimin e Serbise per te mos hequr dore as nga Kosova e as nga e drejta europiane, dhe ka bere te ditur se Serbia nuk pranon kompensime. "Jam i sigurt se secili vend ne bote ne te njejten menyre si Serbia do te mbronte sovranitetin dhe integritetin" ka thene Tadic
    Sui generis

  10. #340
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Busek: Pavaresia e Kosoves, mund te coje Serbine ne BE

    Perfaqesues nga Brukseli gjate ketyre diteve i ben te qarte Serbise, se nese pranon statusin e Kosoves do te jene te hapura te gjitha rruget


    Pas nje viti te nderprerjes se negociatave, BE-ja rifillon bisedimet me Serbine per marreveshjen e asociim-stabilizimit. Perfaqesues nga Brukseli gjate ketyre diteve i ben te qarte Serbise, se nese pranon statusin e Kosoves do te jene te hapura te gjitha rruget. Por ka nje parakusht: "Mungon gjenerali Mlladiç, kjo eshte nje çeshtje qe duhet zgjidhur me çdo kusht." Keshtu thote Erhard Busek, ish-Koordinator i Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore. Sipas tij kete e di mire edhe qeveria serbe.

    Per aq kohe sa ish-shefi i ushtrise se serbeve te Bosnjes, Ratko Mlladiç, nuk paraqitet ne Tribunalin e Hages, Serbia mund ta vezhgoje BE-ne vetem nga jashte. Eksperti i Ballkanit, Busek e konsideron kete si nje gabim: "Me ne fund duhet qe te kete nje udheheqje politike te vendit, e cila te thote: Po, koha e Millosheviçit dhe gjithçka e tmerrshme qe ka ndodhur, eshte tashme histori, me te cilen duhet te pajtohemi. E njejta gje sipas mendimit te BE-se vlen edhe per Kosoven, per te cilen s´ka alternative veç pavaresise. Çdo perfaqesues nga Brukseli gjate ketyre diteve i ben te qarte Serbise, se nese pranon statusin e Kosoves do te jene te hapura te gjitha rruget.
    Sui generis

Faqja 34 prej 46 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •