Koshtunica: Misioni fakt-mbledhes do hape negociata te reja
Data e Publikimit: 14/04/2007
Autori i Lajmit:
L.M
E ka interpretuar ne kete menyre kryeministri serb Voisllav Koshtunica viziten e misionit faktmbledhes se KS-se I kerkuar nga Rusia. Me propozim të kesaj te fundit, Këshilli i Sigurimit (KS) në fund të këtij muaji do të dërgojë mision për shqyrtimin e situatës në Kosovë dhe Serbi, pasi i dërguari i posaçëm i KB-ve Marti Ahtisari para do kohe shpalosi planin për statusin e Kosovës. "Dërgimi i një misioni të tillë do të jetë hapi i parë i rëndësishëm për rifillimin e procesit negocues, në të cilin, me kalimin e kohës do të kyçej edhe ndonjë ndërmjetësues i ri ndërkombëtar", deklaroi kryeministri serb. Sipas Koshtunicës, "Bazë e parë për formimin e misionit të KS të KB-ve segurisht është rezooluta 1244, që të shpie deri aty, se negociatat e reja dhe të mirëfillta, kësaj radhe, do të zhvillohen në kuadër të rezolutës ekzistuese për Kosovën". "Autoritetet në Beograd për çdo dit dhe intensifikisht përgatiten për ardhjen e misionit dhe në ato negociata në mënyrë të ngushtë bashkëpunojmë me Rusinë", deklaroi Koshtunica. Misioni i KS-së, të cilin do ta udhëheq ambasadori bellg në KB-të Johan Verbeke, më 25 prill duhet të mbërrijë në Beograd, e më pas, përfaqësuesit e 15 vendeve anëtare të Këshillit do të udhëtojnë për në Prishtinë.
Krijoni Kontakt