Close
Faqja 25 prej 46 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 452
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up marre nga QIK-u



    BE-ja përgatit misionin e madh civil që do t'i ndihmojë Kosovës në arritjen e pavarësisë

    Bruksel, 28 mars - Bashkimi Evropian po përgatitet për misionin deri më tash më të madh civil i cili do t'i ndihmojë Kosovës që ta arrijë pavarësinë. Në një deklaratë të përbashkët, eurokomisoneri për zgjerimin Oli Ren dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Havier Solana shpresojnë që misioni në tërësi do të jetë operacional gjatë periudhës së tranzicionit prej 120 ditësh dhe do të zgjasë të paktën dy vjet, nga 2008 deri më 2010. Parashikohet që shpenzimet për misionin do të kapin shumën prej 1.3 miliardë eurosh.



    Bush dhe Putin diskutuan edhe për Kosovën gjatë një bisede telefonike

    Uashington/Moskë, 29 mars Kosova ka qenë një prej temave të diskutuara gjatë një bisede telefonike mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush dhe atij rus Vladimir Putin. Kjo është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë nga zëdhënësja Kejt Star.
    "Presidenti Bush foli në mëngjesin e djeshëm me prsidentin rus Vladimir Putin rreth rëndësisë së vazhdimit të dialogut rreth Iranit, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes raketore, Kosovës dhe çështjeve të tjera të interesit të përbashkët", ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. E pyetur se cili ka qenë qëndrimi i Presidentit Bush për Kosovën gjatë bisedës telefonike me homologun rus, zëdhënësja Star ka thënë: "Unë mund të përsëris qëndrimin e administratës sonë rreth Kosovës. Ne mbështesim plotësisht rekomandimet e përfshira në raportin e dërguarit të posaçëm Ahtisari për statusin e Kosovës. Ne jemi plotësisht të përfshirë me partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit për ta çuar këtë çështje përpara", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejti Star për radion "Evropa e lirë" pas bisedës telefonike mes Presidentit Bush dhe atij Putin. Ndërkaq Kremlini përmes një deklarate për shtyp pas bisedës mes dy presidentëve ka theksuar se pala ruse konfirmoi pozicionin parimor kundër imponimit të zgjidhjes mbi palët në mënyrë që zgjidhja të jetë e pranueshme si për Beogradin edhe për Prishtinën.



    Deputetët josocialistë kanë theksuar se pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme
    Bruksel, 29 mars Parlamenti Evropian ka disktuar lidhur me rezolutën që duhet të votohet sot për Kosovën në këtë parlament. Autori që ka përatitut këtë rezolutë, Jost Langedajk edhe një herë u bëri thirrje të gjithë kolegëve që të votojnë pro raportit të tij, i cili mbështet qartë planin e Ahtisarit dhe po ashtu kërkon që të përmendet edhe emri i statusit, përkatësisht të thuhet se zgjidhja më e mirë për statusin e Kosovës do të jetë sovraniteti nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Propozimin e tij do ta përkrahin shumica në Parlamentin Evropian, por grupi socialist në Parlamentin Evropian është shprehur se nuk do të votojë pro amandamentit ku përmendet sovrantiteti. Deputetët e gjelbër dhe demokristianë kanë theksuar në debatin e djeshëm se Parlamenti Evropian duhet të thotë qartë se pavarësia e Kosovës, përkatësisht sovraniteti është zgjidhja e vetme për statusin e Kosovës dhe do të votojnë në favor të përmendjes së fjalës sovranitet. Shumë deputetë të Parlamentit Evropian apeluan që të dëshmohet uniteti i BE së pasi që Kosova është problem evropian dhe vetëm me unitet mund të sigurohet që të kalohet sa më shpejtë që të jetë e mundur edhe rezoluta e re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.



    Britania përkrah fuqishëm planin e Ahtisarit, tha Blant


    Drenas, 29 mars Britania e Madhe përkrah fuqishëm planin e Marti Ahtisarit dhe se ka argumente të fuqishme për t[i kundërshtuar ata që thonë se Kosova është precedent. Kështu u shpreh shefi i Zyrës britanike në Prishtinë, Dejvid Blant. Ai ka theksuar se elementet e dhunës do ta vështirësonin zgjidhjen e statusit. Ai i bëri këto komente në debatin me qytetarë të Drenasit. Diplomati britanik ka nënvizuar se gjatë kohës së Britania e Madhe të jetë në krye të Këshillit të Sigurimit në muajin prill ka përgjegjësi që të përfundojë procesin mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. "Secili duhet ta kuptojë se në Këshillin e Sigurimit përfaqësohet opinioni botëror. Janë qeveritë e ndryshme të cilat e shikojnë çështjen e Kosovës me prapavijë të ndryshme dhe shumë prej tyre në Nju Jork pyesin nëse procesi është korrekt dhe nëse respektohet e drejta ndërkombëtare. Ne, Britania e Madhe do t'u bëjmë të qartë se çështja e Kosovës është unike dhe se kjo çështje ka të bëjë midis të drejtës për integritet territorial dhe vetëvendosjes", ka thënë Blant.



    BE do të kontribuojnë me dy miliardë dollarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës


    Bruksel, 29 mars Bashkimi Evropian të premten do t'u bëjë thirrje vendeve anëtare që të kontribuojnë me një ndihmë të shpejtë deri në dy miliardë dollarë për zhvillimin ekonomike të Kosovës gjatë tri viteve të ardhshme, pas arritjes së pavarësisë, thuhet në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashihet të ofrojnë një të katërten e shumës se përgjithshme, por Bashkimi Evropian pritet të udhëheq rindërtimin në Kosovë pasi pavarësia të marrë dritën e gjelbërt nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara", thuhet në dokumentin, që do t'u paraqitet ministrave të jashtëm të vendeve të BE së në takimin që do të mbahet në Bremen të Gjermanisë
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #242
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Na I Shpetove Nja 20cent Mos Ta Blejm Gazeten Flm Qe Mendon Per Gjepin Tone

  3. #243
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Bob Hend: Propozimi Ahtisari ka shanset më të shumta për sukses

    Bob Hend



    Tani që plani Ahtisari iu paraqit Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, po hidhet vështrimi nga e ardhmja dhe ngrihen pyetje rreth vështirësive me të cilat do të përballet Kosova pas përcaktimit të statusit, sa e aftë do të jetë udhëheqja e saj për ta çuar përpara vendin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, këshilltari i lartë i Komisionit amerikan të Helsinkit, Robert Hend, thotë se udhëheqja e Kosovës duhet të tregojë se jo vetëm që dëshiron një Kosovë të pavarur, por edhe një Kosovë demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut.

    Në raportin e tij, Marti Ahtisari thotë se “pavarësia është alternativa e vetme funksionale për një Kosovë politikisht të qëndrueshme dhe ekonomisht të suksesshme”. Cili është reagimi juaj?

    Robert Hend: Mendoj se mënyra sesi u zhvilluan bisedimet gjatë vitit të fundit, propozimi i zotit Ahtisari për një pavarësi të mbikqyrur është alternativa që ka më shumë të ngjarë të ketë sukses. Unë nuk shprehem kurrë me fjalë si ‘e vetmja alternativë, sepse nuk dihet se çfarë alternativash të tjera mund të ketë, por është mëse e qartë se ky raport është forma më e përgjegjshme përpara. Mendoj se propozimi Ahtisari është një propozim serioz, i cili ndërsa krijon bazën e ecjes përpara ashtu siç kërkojnë shqiptarët e Kosovës dhe të tjerë, ky propozim mer parasysh gjendjen aty dhe nevojën për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar se pakicat kanë mundësinë për të bërë një jetë të mirë në Kosovën e ardhshme. Zoti Ahtisari e ka pasur parasysh këtë në raportin e tij, megjithëse kjo çështje është shumë e vështirë, por mendoj se është një hap pozitiv, që e çon përpara Kosovën.

    Cilat janë disa prej sfidave më të vështira me të cilat përballet Kosova menjëherë pas shpalljes së pavarësisë? Zoti Ahtisari thotë se Kosova nuk është gati të marrë mbi vete çështje si mbrojtjen e pakicave, zhvillimin ekonomik dhe ripajtimin social.

    Robert Hend: Mendoj se sapo statusi të jetë përcaktuar, nevoja imediate është në fakt ajo që ekziston edhe tani para përcaktimit të statusit: qëndrueshmëria dhe qetësia në Kosovë, që do të thotë bërja e përpjekjeve për të ndihmuar dhe mbrojtur pakicat, për t’u siguruar se nuk ka dhunë nëpër rrugë, veçanërisht në një kohë të pasigurtë si tani. Megjithëse mund të bëhet argumenti se një gjë e tillë mund të nxitet nga segmente të caktuara të shoqërisë si njerëz me synime nacionaliste apo ekstremiste, në kohë pasigurie dhuna mund të jetë jetë edhe shkak i akteve spontane. Prandaj mendoj se gjendja tani, por më shumë menjëherë pas përcaktimit të statusit kërkon që udhëheqja e Kosovës të tregojë se jo vetëm që dëshiron një Kosovë të pavarur, por edhe një Kosovë demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut. Kërkohen përpjekje dhe manovrime të shumta për të zgjidhur çështje të vështirë dhe kjo është pikërisht ajo që duhet bërë. Kjo është edhe arsyeja që shumë njerëz këtu në Uashington, përfshirë edhe Komitetin amerikan të Helsinkit, në vend që të shprehin qëndrimin rreth statusit, kanë mbështetur fokusimin në respektimin e të drejtave të njeriut dhe demokratizimin, në mënyrë që Kosova të quhet demokraci, pavarësisht nga statusi i ardhshëm. Gjatë 8 vjetëve të fundit kjo nuk ka ndodhur, por duhet të ndodhë tani. Do të thosha gjithashtu se sapo të përcaktohet statusi, ai duhet të mbikqyret për të korregjuar çdo skenar negativ të mundshëm. Dua të theksoj se udhëheqjes së Kosovës i takon të respektojë të drejtat e njeriut, t’u shtrijë dorën komuniteteve të ndryshme, të mbështesë decentralizimin dhe ta kuptojë se duhet të bindë palën tjetër, e cila ka plotësisht të drejtë të mos i besojë asaj, të bëjë përpjekje të vazhdueshme dhe të mos heqë dorë, pavarësisht nga vështirësitë që ndesh. Udhëheqja shqiptare ka bërë një farë përparimi, po ta krahasojmë për shembull me dhunën e vitit 2004, por krahasimi nuk duhet bërë me të kaluarën, por se sa përparim ka bërë Kosova drejt objektivit përfundimtar, si ndërtimi i institucioneve demokratike, zbatimi i shtetit juridik, respektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë. Në të njëjtën kohë duhet pranuar fakti se të gjithë njerzit në atë rajon janë traumatizuar nga dhuna dhe konflikti gjatë dekadës së fundit dhe njerzit duhet të kuptojnë vështirësitë e njeri tjetrit. Do të duhet punë e madhe dhe do të kalojë një farë kohe që të krijohet besimi mes komuniteteve të ndryshme në mënyrë që të gëzohen të drejtat që garantohen në planin Ahtisari.

    Javën e kaluar, shqetësimet ruse rreth përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për finalizimin e statusit të Kosovës u shprehën përsëri fare qartë. A mendoni se Këshilli i Sigurimit do të gjej kompromis me Rusinë rreth statusit të Kosovës dhe sa do të ndihmonin Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim kur të marrin kryesinë e Këshillit të Sigurimit?

    Robert Hend: Unë nuk e ndjek nga afër Rusisë se ç’vendim do të marë, por është fare e qartë se Moska nuk është e kënaqur me planin Ahtisari, por më pak e qartë se në ç’shkallë do ta kundërshtojë atë dhe në se do të shkojnë deri në veton kundër planit. Shpresoj që jo vetëm Rusia, por të gjithë vendet e angazhuara në këtë proces, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë, të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre. Ajo që duhet konsideruar është se, megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshje rreth propozimit Ahtisari, cilat janë alternativat. Kur dëgjoj argimenta si ‘duhet të vazhdojmë diskutimet, pse të nxitohemi’ pas 8 vjetësh të administrimit të Kosovës, shtyrjet dhe zvarritjet nuk janë alternativa, sepse krijojnë më shumë pasiguri dhe paqëndrueshmëri në rajon. Ka ardhur koha që të merren vendime. Për mendimin tim, plani Ahtisari është më seriozi i paraqitur deri më tani, mer parasysh të drejtat e pakicave në Kosovë dhe synon të krijojë kushtet për ecjen përpara në drejtimin e duhur, që mund të çojë në përmirësimin e gjendjes në Kosovë, prandaj ky plan duhet të shqyrtohet me seriozitet. Nuk mendoj se kalimi i kryesisë së Këshillit të Sigurimit nga një vend në tjetrit ndryshon thelbin e çështjesh, që është se palët kryesore të angazhuara në këtë proces duhet të pranojnë realitetin në Kosovë dhe në gjithë rajonin dhe të veprijnë për të mirën e rajonit.

    Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ftoi pakicën serbe të pranojë propozimin e të dërguarit të OKB-së. Edhe më parë udhëheqës të tjerë të Kosovës i kanë shtrirë dorën pakicës serbe me sa duket për të ulur shqetësimet e tyre për të ardhmen. A mendoni se ka vend për shqetësim se mund të ketë dhunë në rajon?

    Robert Hend: Po, mendoj se ekziston mundësia për dhunë, megjithëse nuk mund të them se sa i madh është rreziku, por sidoqoftë ekziston dhe duhet të shikohet me seriozitet. Mund të ketë elementë që synojnë ta nxisin atë, por në këtë kohë pasigurie mund të ketë edhe keqkuptime dhe perceprime të gabuara. Mendoj se edhe komuniteti ndërkombëtar e kupton këtë gjë dhe po përpiqet të parandalojë përsëritjen e akteve të dhunshme në Kosovë. Këto janë edhe arsyet, siç e thashë edhe më parë, se pse duhen bërë përpjekje shtesë për t’i bindur palët në Kosovë që tani janë kundër planit Ahtisari se të drejtat e tyre do të respektohen. Dhe këto përpjekje të vazhdojnë edhe në të ardehmen e jo vetëm në periudhën pas miratimit përfundimtar të planit Ahtisari.

    Një prej shqetësimeve të shprehura rreth planit Ahtisari është se ka zëra që thonë se nëse Kosova bëhet e pavarur, serbët do ta braktisin Kosovën ose të ndajnë veriun e Kosovës. Sa real është një skenar i tillë dhe sa shqetësues është ai për rajonin dhe gjithë Perëndimin?

    Robert Hend: Mendoj se ekziston mundësia për një skenar të tillë dhe për këtë duhet të jemi të shqetësuar. Shpresoj që duke u bazuar në planin Ahtisari lidhur me decentralizimin e krijimin e bashkive, udhëheqja e Kosovës zbaton me seriozitet të gjitha aspektet e propozimit të kryenegociatorit të OKB-së dhe komuniteti serb e pakicat e tjera i mbajnë përgjegjës udhëheqësit e Kosovës për këtë. Decentralizimi, dhe jo ndarja e Kosovës, është një përpjekje për të zgjidhur nevojat e të gjithë njerzve në mbarë Kosovën. Ndarja e Kosovës mund të çojë në mënjanimin e një segmenti të shoqërisë dhe në më shumë dhunë në rajon. Dhe këtë nuk e shikoj si një alternativë që e çon përpara Kosovën dhe rajonin. Shpresoj që mënçuria të triumfojë dhe në se plani Ahtisari miratohet, të gjitha palët e marin me seriozitet dhe e zbatojnë atë në tërësi dhe bëjnë një përpjekje të vullnetit të mirë për t’u angazhuar nëkëtë proces dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët. (29.03.07)


    Pergatiti:"Dr.Dituria"

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42
    Kjo eshte pavaresia qe po e fiton Kosova:

    Ne kete rast pavaresi dmth ndarje e Kosoves ne pjesen serbe e shqiptare edhe vazhdim i roberise nen nderkombetaret.

    Me ngjyre te kalter eshte republika srpska e Kosoves, te cilen po na e dhuron Ahtisari te mbyllur ne pakete, e lideret e "institucioneve" vete po e hapin paketen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    VETEVENDOSJE

  5. #245
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga GencKa
    Kjo eshte pavaresia qe po e fiton Kosova:

    Ne kete rast pavaresi dmth ndarje e Kosoves ne pjesen serbe e shqiptare edhe vazhdim i roberise nen nderkombetaret.

    Me ngjyre te kalter eshte republika srpska e Kosoves, te cilen po na e dhuron Ahtisari te mbyllur ne pakete, e lideret e "institucioneve" vete po e hapin paketen.
    Pajtohem katercipeshi me ty. Mendoi se po na pergatitet nje koloni e re serbo-evropiane.

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Sabri e Genckush:A nuk iu plotesue kerkesa Thaqit,a?

    08:10/23.12.04 - Thaçi: Kosova duhet te jete shtet me dy gjuhe zyrtare, shqip dhe serbisht

    Hashim Thaçi, kryetar i partisë më të madhe opozitare, PDK e ka konsideruar programin e qeverise Haradinaj me shume si nje studim shkencor se sa nje program qeverises. Thaçi eshte shprehur se Qeveria do të duhej zotuar më vendosmërisht se Kosova do të jetë shtet ku gjuha shqipe dhe ajo serbe do të jenë gjuhë zyrtare, pjesëtarët e komuniteteve të tjera do të kenë të drejtë të praktikojnë dhe komunikojnë në gjuhët e tyre në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës.
    Thaçi kërkoi afatizimin e nxjerrjes së kushtetutës dhe zotimin për hedhjen poshtë të të gjitha ligjeve serbe, ndërsa porositi qeverinë që të përqendrohet edhe në bashkëpunimin me shtetet fqinje, duke respektuar integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe hapjen e ndërsjellë të zyrave të ndërlidhjes.

    |||Lajme.Net|||

    http://www.lajme.net


  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Qdo njeri qe asht atdhetar qe don atdheun te pa ndar pa kancer ne shtetin e vet , nde te lexon me vemendje tekstin ....mos u pini me fjale dhe propaganda te armikut,po lexoni me vemenjde qkapo ndodh .....
    ===========================================

    E ardhmja e Kosovës
    PLANI I AHTISARIT: MARRJE E RREZIKUT MBI VETE, PA ASNJË GARANCI - “CAVEAT EMPTOR”
    Si mund të mendohet që propozimi i cili dobëson kapacitetin e qeverisë qendrore të Kosovës për qeverisjen e territorit të saj dhe në të njëjtën kohë lehtëson të gjitha llojet e marrëveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do të shpjerë në paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në Evropën juglindore?
    Si mund të sigurojë një plan i tillë se Mitrovica dhe pjesa tjetër e veriut do të ngelin pjesë integrale e Kosovës, kur Kosova nuk e ka mundësinë madje as të fillojë me sovranitetin e duhur fillestar?

    I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës dhe negociatorëve serbë që në Vjenë për disa javë me radhë t’i shqyrtojnë elementët e “Propozimit të tij përmbajtjesor për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, në mënyrë që kah fundi i marsit t’i bëjë rekomandimet e tij finale para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
    Më 20 shkurt, Ahtisari deklaroi në një këshill të përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës - OSBE, se “Është për keqardhje, por gjasët që palët të arrijnë një kompromis për statusin e Kosovës, pothuajse nuk ekzistojnë fare”.Është e vështirë të besohet që Ahtisari mund të ketë besuar ndonjëherë se serbët dhe shqiptarët do të mund të pajtoheshin për një zgjidhje të përbashkët për Kosovën, aq më shumë kur dihen përpjekjet e Serbisë gjatë gjithë shekullit të njëzet për okupimin, dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve.
    Dredhitë që qëndrojnë pas refuzimit serb
    Duke i vënë kapak intransigjencës disamujore, më 14 shkurt, parlamenti serb votoi me shumicë votash hedhjen poshtë të propozimit të Ahtisarit dhe miratoi një rezolutë që saktësonte se ky propozim “në kundërshtim me ligjin hap themelet për krijimin e një shteti të ri të pavarur në territorin e Serbisë”. Kryeministri Vojislav Koshtunica ritheksoi thirrjen e tij për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha ato vende që do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
    Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ketë kuptuar tashmë se vendimi që mori vjeshtën e kaluar për shtyrjen e zgjidhjes së statusit final deri pas zgjedhjeve serbiane të 21 janarit nuk pati asfarë ndikimi në zgjidhjen e statusit përfundimtar.
    Të gjitha partitë politike serbe, me përjashtim të partisë së vogël liberale demokratike, të udhëhequr nga Çedomir Jovanoviq, kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Zgjedhjet në Serbi i fituan radikalët, që udhëhiqen nga Vojislav Shesheli i akuzuar për krime të luftës. Rezultati paraqet të kundërtën e asaj që këmbëngulte Perëndimi, se po që se Kosova hiqej nga lista e angazhimit parësor, në Serbi do të triumfonin forcat demokratike.
    Në të vërtetë, thirrja dhe kërkesa e Beogradit për shtyrjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar deri pas zgjedhjeve ishte një kurth për blerjen e kohës me qëllim të përshpejtimit të angazhimit të tij disa miliardësh në Uashington dhe Bruksel, për dëmtimin e imazhit të popullit shqiptar dhe dobësimit të mbështetjes Perëndimore për pavarësinë e Kosovës.
    Mospranimi i propozimit të Ahtisarit nga Beogradi, është po ashtu një dredhi mashtruese, një dredhi e llojit që synon të krijojë iluzionin e Serbisë viktimë. Kjo është e vërtetë e pamohueshme, me që propozimi i Ahtisarit i jep Serbisë pikërisht atë që ka kërkuar: Një Kosovë me “më shumë autonomi dhe më pak pavarësi” nëpërmjet planit të decentralizimit, i cili do t’i mundësojë Beogradit të ruajë kontrollin mbi serbët e Kosovës dhe nëpërmjet kësaj do t’i mundësojë asaj ta mbajë Kosovën të destabilizuar me qëllim që, në fund të fundit, të rivendosë kontrollin e saj mbi një pjesë apo mbi tërë territorin e Kosovës. Refuzimi serb i planit të Ahtisarit është një dredhi e re për shtimin e presionit mbi komunitetin ndërkombëtar për të fituar koncesione të tjera nga shqiptarët gjatë “raundit të fundit” të negociatave.
    Në anën tjetër, me insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shqiptarët i përqafojnë si shpëtimtaren e tyre nga okupimi dhjetëvjeçar dhe lufta gjenocidale e Milosheviqit, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka “pranuar” propozimin e Ahtisarit. Çeku dhe pjesa tjetër e shoqërisë së shqiptarëve të Kosovës janë prirë të besojnë se plani do ta jetësojë pavarësinë “de facto” nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.
    Atyre u është thënë dhe po u thuhet vazhdimisht se pranimi i planit të Ahtisarit nga pala shqiptare është veprim thelbësor për të siguruar njohjen e Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar.

    Plani i Ahtisarit nuk do t’i sjellë Kosovës pavarësinë kurrë
    Megjithëse klauzolat e përgjithshme të propozimit të Ahtisarit për Kosovën parashohin një mori elementesh solemne të një sistemi progresiv dhe demokratik, sipas këtij plani, Kosova nuk mund ta fitojë pavarësinë asnjëherë, për arsye se “djalli është brenda detajeve” të dymbëdhjetë anekseve që i elaborojnë parimet e këtij plani.
    Klauzola më e keqe e planit të Ahtisarit (i cili serbëve u referohet 93 herë,
    komunitetit ndërkombëtar 133 herë
    , ndërsa shqiptarëve një herë të vetme) krijon lidhje të drejtpërdrejta dhe të fuqishme midis komunave serbe të Kosovës dhe Beogradit.
    Klauzola në fjalë, përfshin të drejtën e serbëve të Kosovës për të marrë fonde të patatimuara nga Serbia duke anashkaluar qeverinë qendrore të Kosovës dhe përfshin po ashtu edhe elementin tjetër shqetësues “eksterritorialitetin” dhe statusin jashtë tatimor të Kishës ortodokse serbe.
    Përveç gjashtë komunave serbe që horizontalisht lidhen së bashku ndërsa vertikalisht lidhen me Beogradin, plani cakton 45 kisha dhe manastire si “zona të mbrojtura”. Çfarëdo financimi i komunave serbe do të duhej të kalonte nëpërmjet qeverisë qendrore dhe çfarëdo statusi për një institucion fetar do të duhej të aplikohej edhe për të gjitha fetë tjera.
    Në vendin ku 92 për qind e popullsisë janë shqiptarë e 8 për qind minoritete të tjera, në mesin e të cilave 5 apo 6 për qind serbë, plani i Ahtisarit lejon një lloj “plan veprimi të dyfishtë” për serbët e Kosovës, rast i vetëm i këtij lloji në botë. Nga 120 ulëse në parlament, njëzet do t’u rezervohen minoriteteve, ndërsa dhjetë prej tyre u takojnë serbëve, pavarësisht numrit të ulëseve që mund ta fitojnë në zgjedhje. Por kjo nuk është e tëra. Vjen provizioni tjetër më i rëndësishmi i kësaj natyre: çfarëdo amendamenti në kushtetutë kërkon edhe miratimin e dy të tretave të pjesëtarëve të grupit të minoriteteve.
    Kjo nënkupton se plani i Ahtisarit në të vërtetë, lejon pjesëtarët minoritarë, veçanërisht serbët të kontrollojnë plotësisht ligjet dhe të ardhmen politike të shumicës.
    Me që në kushtetutë nuk mund të ndryshohet asgjë pa votën e dy të tretave të minoriteteve, atëherë bëhet e qartë se nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës si shtet sovran, madje edhe në qoftë se vendet tjera duan ta bëjnë këtë mbi bazë marrëveshjesh bilaterale.
    Si mund të mendohet që propozimi i cili dobëson kapacitetin e qeverisë qendrore të Kosovës për qeverisjen e territorit të saj dhe në të njëjtën kohë lehtëson të gjitha llojet e marrëveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do të shpjerë në paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në Evropën juglindore?
    Si mund të sigurojë një plan i tillë se Mitrovica dhe pjesa tjetër e veriut do të ngelin pjesë integrale e Kosovës, kur Kosova nuk e ka mundësinë madje as të fillojë me sovranitetin e duhur fillestar?
    Plani i Ahtisarit ofron po ashtu edhe praninë e tejzgjatur ndërkombëtare në formë të një pranie ushtarake ndërkombëtare të paqartë dhe të një “Zyre Ndërkombëtare Civile”, përfaqësuesi i të cilës do ta marrë autoritetin nga Kombet e Bashkuara dhe do të ketë pushtet gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet e jetës në Kosovë. Përfaqësuesi ndërkombëtar do të ketë pushtetin të “sanksionojë dhe largojë çdo zyrtar publik” dhe të anulojë çdo vendim ose legjislacion që bie ndesh me “përmbajtjen apo shpirtin e marrëveshjes”.
    Si ka mundësi atëherë të thuhet se, plani i Ahtisarit, duke vënë këto kushte, ka për qëllim të qojë në zgjidhje të qëndrueshme dhe në një Kosovë demokratike? Në qoftë se negociatorët shqiptarë nuk arrijnë dot të sfidojnë gjatë bisedimeve aktuale në Vjenë, atëherë provizionet krejtësisht skandaloze të këtij plani do të rezultojnë në një draft përfundimtar që favorizon Serbinë edhe fut Kosovën në grackën permanente të një shteti të llojit të Bosnjës, të varur nga ndihmat e deri te dëmtimi i plotë i Kosovës, rajonit dhe pjesës tjetër të Evropës.


    Perëndimi përmbush sërish kërkesat e Beogradit
    Në fund të fundit, plani i Ahtisarit nuk mund të funksionojë në terren dhe ai nuk i shpaguan dot vitet e gjata të angazhimit të Perëndimit në Ballkan, për shkak se në masë të madhe mbështetet në supozimet që në thelb shprehin qasjen e dështuar të politikës së jashtme të Perëndimit ndaj ish-Jugosllavisë që nga fillimi i shpërbërjes së saj, në fund të viteve të tetëdhjeta.
    Qasjen në fjalë e ka karakterizuar vardisja ndaj Serbisë mbi besimin e gabuar se ajo është makina e ardhshme politike dhe ekonomike e Evropës Juglindore, në vend që asaj t’i kërkohej në formë të qartë ta ndërpriste shfrytëzimin e çështjes së Kosovës, të ndahej nga e kaluara e saj e tmerrshme dhe të shndërrohej në demokraci të vërtetë.

    Nëntorin e shkuar, NATO-ja e pranoi Serbinë në Programin e Partneritetit të saj për paqen - hapi i parë drejt pranimit të plotë në këtë aleancë ushtarake, duke u tërhequr kështu në mënyrë krejt të pakuptimtë nga kushtet paraprake që Perëndimi i kishte vënë Beogradit për dorëzimin paraprak të komandantëve serbë të Bosnjës, Ratko Mladiç e Radovan Karaxhiq në Tribunali për Krime të Luftës në Hagë.
    Me gjithë vërejtjet e Departamentit të Shtetit, vendimin në fjalë e ka mbështetur Këshilli për Sigurinë Kombëtare të administratës së Bushit. Më pas ky vendim u hapi rrugë animeve në radhët e Bashkimit historikisht të fragmentuar të Evropës.
    Vetëm një javë më parë, në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, komisionari për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn tha: “Unë do të bashkëpunoj me qeverinë e re serbe të orientuar drejt reformave, që është e përkushtuar të për të bërë një fillim të ri në integrimin evropian. Qeveria e re meriton një rast të ri dhe fillim të ri, për kthimin në shtegun evropian, në mënyrë që të tejkalohet koha e humbur”. Pastaj, më 19 shkurt, ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, rekomandoi që Serbisë t’i ofrohet pranimi në Bashkimin Evropian, për arsye se “po që se Serbisë nuk i ofrojmë opsionin evropian, rrezikojmë që këtë vend ta shohim të zhytet sërish në nacionalizëm. Në rast të tillë Serbia do të mund ta bllokonte zgjidhjen për Kosovën”. Por Serbia nuk është ndarë nga nacionalizmi ende, prandaj forcimi i iluzionit për Serbinë si demokraci është shërbim i keq për të gjithë, duke përfshirë demokratët e vërtetë në Serbi dhe serbët e Kosovës, integrimi konstruktiv i të cilëve në shoqërinë e Kosovës po kundërshtohet me forcë nga Beogradi në çdo hap të rrugëtimit të këtij integrimi.
    Për ta përmbushur nevojën e reformës së vërtetë në Serbi si dhe dëshirën e shqiptarëve për shtet të pavarur në të ardhmen, është me rëndësi thelbësore të njihet brutaliteti i të kaluarës. Forcat ushtarake dhe paraushtarake të Milosheviçit pushtuan Kosovën në vitin 1989, duke shpërbërë me dhunë asamblenë e saj të zgjedhur në rrugë ligjore, duke dëbuar me forcë të gjithë shqiptarët dhe duke i kaluar mijëra prej tyre nëpër duart e policisë, duke i mbyllur shkollat dhe median shqipe dhe duke e zëvendësuar gjuhën shqipe me gjuhën serbe.
    Pastaj pasuan dhjetë vjet të okupimit brutal, duke kulminuar me luftën gjenocidale të viteve 1998 - 1999, në të cilën u vranë mbi dhjetë mijë shqiptarë, mijëra të tjerë u arrestuan dhe torturuan dhe u zhvendosën e dëbuan nga Kosova mbi një milion të tjerë.
    Organizatore dhe realizuese të këtij terrorizmi shtetëror ishte Serbia, prandaj si rezultat i kësaj, shikuar në aspektin moral dhe ligjor ajo ka humbur çfarëdo preteksti për sovranitet mbi Kosovën që në mbarim të kësaj lufte.
    Prandaj, në ven që ta mbështesë e përkrahë Serbinë, Perëndimi duhet të insistojë që ajo publikisht t’u kërkojë falje Kosovës dhe Bosnjës për luftërat e saj gjenocidale kundër tyre në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, duhet të heqë dorë nga kërkesat e saj për Kosovën dhe pastaj duhet të transformohet në një vend demokratik. Kjo duhet të jetë arsyeja e shkuarjes për rezolutën e statusit final të Kosovës.

    Kërcënimi me veton Ruse është mashtrim
    Kërcënimi i Rusisë se do të verë veto ndaj çfarëdo rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që njeh Kosovën si “shtetin e dytë shqiptar” (ndërkohë që kërkohet njohja e regjioneve pro-ruse në Moldavi dhe Gjeorgji po që se ngjet një gjë e tillë) pretendon të jetë arsyeja kryesore e rënies së vendosmërisë në ShBA dhe BE për ta mbështetur haptas dhe plotësisht një Kosovë të pavarur. Përmendja e qëndrimit të Rusisë si pengesë, për Perëndimin, është të paktën gjë e pasinqertë. Rusia, aleate historike e Serbisë, e ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës pandërprerë, që nga mbarimi i luftës në vitin 1999.
    Edhe pse në heshtje, Uashingtoni parasheh tash e sa muaj me radhë që Rusia do të abstenojë me rastin e nxjerrjes së çështjes së Kosovës për votim në Kombet e Bashkuara.
    Por, pa marrë para sysh se si do të votojë Rusia, vota e saj nuk do të prish asgjë, për arsye se propozimi i Ahtisarit e lë njohjen e pavarësisë së Kosovës në duart e secilit vend për vete. Interferencë dhe ndërhyrjeve serbe do t’u vijë fundi vetëm po që se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e njohin pavarësinë e Kosovës konkretisht dhe me emër të plotë, duke vazhduar në të njëjtën kohë të ruajnë një mbikëqyrje të kufizuar me trupat e NATO-s në terren. Në rast të tillë Kosova do të kalonte në shtegun e duhur për t’u bërë një shtet i qëndrueshëm dhe paqësor.
    Por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se prapa specifikave të planit të Ahtisarit, një plan që redukton në mënyrë dramatike prospektin për një Kosovë të pavarur, qëndron suksesi i lobit të Beogradit që ka vazhduar të punojë që pas mbarimit të luftës, me ndihmën e Rusisë dhe Greqisë, duke i paraqitur shqiptarët e Kosovës në mënyrë të rrejshme si forcë myslimane dhe forcë potencialisht terroriste në zemër të Evropës, që me patjetër duhet të kontrollohet me kujdes.
    Me fjalë të tjera, është racizmi antishqiptar ai po vazhdon të jetë dinamika e papërmendur që qëndron prapa tërë procesit të statusit final. Mbështetja e angazhimit serb në interpretimin e shtrembëruar të konfliktit n ë Ballkan si konflikt fetar do të ishte gabim i pafalshëm.
    Një qëndrim i tillë do të ishte veçanërisht tragjik kur dihet se shqiptarët e Kosovës, ashtu si dje shqiptarët e tjerë, janë myslimanë, katolikë dhe të krishterë të kishës ortodokse të Lindjes, që kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në harmoni për shekuj të terë me radhë. Veç kësaj ata janë forca më pro-perëndimore, pro-amerikane dhe forca më pro-demokratike në Evropën Juglindore. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ndërkohë që mijëra sllavë e grekë dolën për të hedhur valle nëpër rrugë e sheshe, shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin me sytë e mbytur në lot dolën e ndezën qirinj par ambasadave amerikane dhe shpërndanë posterë e tablo të shumta të mëdha, në të cilat shquante motoja: “We are with You - Jemi me ju”.
    Veprimi kyç është Njohja e Pavarësisë Tani
    Braktisja shtatëvjeçare politike, ekonomike dhe shoqërore e ka sjellë Kosovën buzë ekzistencës. Është në interesin jetik të Perëndimit që të ndihmojë bërjen e Kosovës shtet plotësisht të pavarur me ulëse në Kombet e Bashkuara që tani. Kosova dhe fqinjët e saj mund të ecin përpara për të arritur paqen dhe prosperitetin rajonal dhe integrimin në Evropë vetëm po u mor para sysh kjo gjë. Propozimi i Ahtisarit në formën e tanishme po ecën në drejtimin e gabuar. Ai po vazhdon ta kënaq Serbinë dhe si i tillë Kosovën do ta shndërrojë në shtet margjinal të rrezikuar sërish nga armiqësia e racizmit sllav dhe të ndjeshëm ndaj çfarëdo cikli të ri të dhunës.…....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Shqetësime Të Reja Lufte Për Kosovën

    SHQETËSIME TË REJA LUFTE PËR KOSOVËN


    Në epokën që e përshkruan kryeministrin britanik Tony Blair, ndëhyrja në Kosovë karakterizohet si një moment kyç, suksesi i të cilit më vonë ka çuar deri tek ndërhyrjet në Afganistan dhe Irak. Por pas tetë vjetësh të faturave të papaguara dhe vendimeve të rënda që janë zvarritur, lufta e dytë e Kosovës për pavarësinë e saj mund të jetë vetëm disa muaj larg. Pas shumë vitesh në vendnumërim mbi çështjen e statusit, komunitetit ndërkombëtar nuk i ka mbetur edhe aq shumë kohë në këtë drejtim. Më 26 mars, i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari do të prezantojë planin e tij në Këshillin e Sigurimit dhe ai insiston se vendimi për statusin nuk mund të zvaritet më. Shumëkush pret që ky proces të përmbyllet në samitin e formacionit G8 në qershor, gjatë të cilit udhëheqësit perëndimorë do të përballen me presidentin rus, Vladimir Putin.
    Ekstremistët nacionalistë nga rradhët e shqiptarëve në Kosovë janë duke bërë presion për pavarësi të plotë dhe të menjëhershme. Në anën tjetër, zemërimi është duke u rritur edhe në Beograd, ku politikanët rivalë - të cilët që prej zgjedhjeve të janarit nuk po mund të pajtohen për qeverinë - pajtohen vetëm në dy gjëra; se Kosova është territor i Serbisë dhe se Kombet e Bashkuara janë duke vepruar në mënyrë të paligjshme. Rusia ndërkaq, e cila ka lidhje etnike, fetare dhe strategjike me Serbinë, pohon se kërkesat e Beogradit duhet të përmbushen për shkaqe parimore. Por, kritikët thonë zoti Putin është duke e shfrytëzuar Kosovën për avantazh taktik në kuadër të një strategjie më të gjerë për rikthimin e fuqisë së Rusisë në skenën ndërkombëtare. Momenti i madh i kryeministrit Tony Blair më 1999 ka qenë njëkohësisht momenti i poshtërimit për Boris Yeltsinin dhe tani që Rusia është më e fuqishme - ka ardhur koha për shpagim.
    Disa analistë kanë paraparë një ndarje të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, por zoti Ahtisaari nuk ka kohë për ankesa të këtilla. Ai ka thënë se “nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron të ketë një zgjidhje, duhet të ketë guximin që deklarohet mbi statusin. Zgjidhja duhet të imponuar nga lart, kjo nuk më pëlqen as mua, por kjo është situata në të cilën jemi”.
    Supozimet se Rusia, pasi të ketë arritur avantazhim maksimal për vetveten, do të mund t’i braktisë nacionalistët serbë nuk është edhe larg mendsh. Por, vullneti politik, i cili ka munguar aq shumë në Kosovë që prej ditëve me kahje të pacaktuar më 99-tën, ka qenë gjithnjë celësi i shmangies së krizave të reja. “Nëse Bashkimi Evropian nuk mund ta bëjë këtë, le ta harrojë atëherë edhe rolin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë gjatë presidencës gjermane, atëherë duhet të heqim dorë dhe të pranojmë se nuk mund të bëjmë asgjë.

    Marre nga www.vudi.multiply.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 05-04-2007 më 05:45

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    German Ambassador in Serbia pushes for Kosova Independence
    By AP
    Published: April 12, 2007


    BELGRADE -- German Ambassador to Serbia Andreas Zobel has called for a swift resolution of Kosova’s status.

    Andreas Zobel said Wednesday that if the Kosova solution fell short of independence, “problems in Vojvodina and Sandžak might flare up.”

    Zobel said that insisting that Kosova remain an integral part of Serbia, based on the claim that it officially became Serbian land in 1912, meant that Hungary could try to claim Vojvodina, a Serbian province since 1918.

    At the meeting of the Forum for International Relations of the European Movement in Serbia held Wednesday, Zobel said “it was untrue that Kosova had always belonged to Serbia, since it officially became Serbia’s in 1912, along with Vojvodina, which joined in 1918.”

    “This is not a threat, but a mere analysis,” he said adding that Prime Minister Vojislav Koštunica’s insistence that Kosova is Serbia’s land “led to stagnation and a situation Serbia couldn’t win.”

    He stated his belief that Serbs and Albanians could never reach an agreement, explaining that the push for the continuation of the talks was only meant to postpone the final status settlement.

    According to Zobel, the UN fact-finding mission set to determine the implementation of the standards “could only come to one conclusion – Serbs and Albanians cannot live together.”

    “Such a mission will postpone the solution for two more months,” the German Ambassador said.

    He commented on UN envoy Martti Ahtisaari’s proposal which envisions supervised independence for the province, deeming it “not good, but better than all other possible solutions.”

    “During the 15-month long negotiations that came eight years after the international community took over the administration over the province, Serbia never offered a concept for the reintegration of Kosova. Ethnic Albanians want independence, and Serbia cannot incorporate them into its ranks,” Zobel said.

    “Many people in Serbia are satisfied with the fact that Albanians live separate lives, but they wish to keep Kosova within Serbia’s borders,” he added.

    The German Ambassador also noted that neither PM Koštunica and President Tadić, nor their advisors could explain to him the exact meaning of the formula “more than autonomy, less than independence,” adding that, in his opinion, Serbia “deserved better political elite.”

    “Instead of insisting on keeping Kosova within Serbia, it would be wise to work on enabling Serbia and Kosova join the European Union in the next 20 to 25 years,” Zobel maintained.

    Zobel also said that Kosova was indeed Serbia’s land according to international law.

    “However, Serbia cannot regain control over the province, as its Albanian majority no longer wishes to live in Serbia. That’s why Kosova is a unique case,” Zobel said.

    “There are those in Serbia who hope to see Albanians rioting in Kosova so that they can say they were right all along when they warned the international community of terrorism threats in Kosova,” Zobel said.

    http://www.savekosova.org/forum/inde..._articleid=367
    --------------------------------------------------------------------------------


    QIK

    Për Kosovën sa më parë pavarësi të mbikqyrur, ndryshe hapen probleme, tha ambasadori gjerman në Beograd

    Beograd, 12 prill - Ambasadori gjerman në Beogrd Andreas Cobel ka deklaruar se problemin e Kosovës duhet zgjidhur sa më parë me pavarësi të mbikqyrur, në të kundërtën mund të hapen probleme në Vojvodinë dhe Sanxhak. "Insistimi në Kosovën si pjesë të Serbisë do të destabilizonte Serbinë, dhe më pas mund të hapet çështja e Vojvodinës, e cila është e re në Serbi. Ky nuk është kërcënim, kjo është analizë", citohet të ketë thënë Cobel në një takim të Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi. Ambasadori gjerman ka mohuar se Kosova gjithmonë ka qenë në Serbi, sepse ajo është bërë pjesë e Serbisë në vitin 1912, pas një kohe të gjatë, duke përkujtuar se Vojvodina hyri në kuadër të Serbisë në vitin 1918, duke shtuar se nëse Serbia do të destabilizohej, Hungaria mund të insistojë në Vojvodinën. Gjithashtu ambasadori gjerman ka thënë se "kurrë nuk do të ketë marrëveshje të serbëve dhe shqiptarëve", andaj insistimi në vazhdimin e negociatave është vetëm shtyrje e zgjidhjes. Cobel ka thënë se misioni i KB i cili do të verifikonte se sa është arritur në standardet e Kosovës, vetëm do të konstatonte një gjë - se dy popuj nuk dëshirojnë të jetojnë bashkë, e kjo tashmë është e ditur, dhe se misioni i tillë do të shtynte zgjidhjen e problemit të Kosovës për dy muaj. "Shumëkush në Serbi do të dëshironte që në Kosovë të shohë trazira të cilat do t'i shkaktonin shqiptarët, që më pas të thonë se kanë të drejtë kur bashkësinë ndërkombëtare e paralajmëruan për kërcinimin nga terrorizmi", ka thënë Cobel. Diplomati gjerman ka thënë se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB, sepse në të kundërtën do të ketë mospajtim brenda BE dhe mungesë të koncensusit për misionin e BE-së në Kosovë, i cili duhet të mbetet "gjatë 20 viteve të ardhshme".
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 13-04-2007 më 06:54

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Wink Qik



    Reagime në Beograd ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, por vlerësohet edhe si analiza më e hapur

    Prishtinë/Beograd, 12 prill - Deklarata e ambasadorit gjerman në Beograd, Andreas Cobel, që insistimi i Serbisë në Kosovën do të destablizont e rajonin dhe do të hapte çështjen e Vojvodinës, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Madje, siç është njoftuar, kjo deklaratë e ambasadorit gjerman do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e sotme të qeverisë serbe. Por siç konstatojnë reporterët e huaj nga Beogradi, "megjithatë mbetet fakti se deklarata e Cobelit në një takim në Beograd deri më tash është analiza më e hapur ndaj pozitës reale të Serbisë të cilën e shqipton diplomati i një nga vendet më me influencë të botës". "Edhe pse me gjasë nuk do të rezultojë me hapjen e diskutimit thelbësor për Kosovën në vetë Serbinë, ai të paktën do ta detyrojë një pjesë të opinionit që të mendojë thellë për situatën", konstatohet në një korrespondencë të "Dojçe veles" nga Beogradi. Ndërkohë, Ambasada gjermane në Beograd ka njoftuar sot se Cobel nuk ka pohuar se Hungaria mund të hapë çështjen e Vojvodinës, siç është transmetuar në raportet mediatike. Cobel ka thënë se "integrimi në BE është garanca më e mirë për stabilitetin në Serbi". Po ashtu Cobel ka thënë se "duhet patur kujdes me të drejtat dhe paralelet historike", thuhet ne reagimin e ambasadës gjermane.


    Beogradi poteston te qeveria gjermane për deklaratat e ambasdorit Cobel rreth Kosovës

    Beograd, 12 prill - Qeveria e Serbisë i ka dërguar sot një protestë të ashpër qeverisë së Gjermanisë për shkak të deklarimeve të ambasadorit të saj në Beograd, Andreas Cobel (Zobel), me rastin e Kosovës, duke vlerësuar se me këto deklarata ambasadori Cobel "në mënyrën më brutale përzihet në punët e brendshme të Serbisë". Nëpërmjet një komunikate qeveria serbe akuzon ambasadorin Cobel se ka "shtruar çështjen e integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë", dhe se ka shprehur edhe "mosrespektim ndaj dinjitetit të institucioneve të Serbisë". Beogradi kërkon që në afatin sa më të shkurtër të marrë shpjegime të qarta të qeverisë gjermane lidhur me qëndrimet e ambasadorit Cobel.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 13-04-2007 më 07:01

Faqja 25 prej 46 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •