QIK
Pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme realiste, thotë Ahtisari
Nju Jork, 27 mars Duke komentuar propozimin e vet për statusin e Kosovës, që i është dorëzuar Presidentit të radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB së, Marti Ahtisari ka thënë se në këtë plan ka propozuar ushtrimin e pavarësisë nga ana e Kosovës. Ai ka nënvizuar se pavarësia e Kosovës është opsioni i vetëm për një Kosovë të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht. "Përmbushja e detyrimeve të parapara në propozimin tim do të jetë e mbikëqyrur dhe e mbështetur për një periudhë parë nga prania ushtarake dhe civile", theksoi kryendërmjetësi Ahtisari. "Derisa pavarësia e Kosovës është opsioni i vetëm realist, kapaciteti i Kosovës për t'u përballur me sfida, si mbrojtja e pakicave, zhvillimi demokratik, rimëkëmbja ekonomike dhe pajtimi social, janë ende të kufizuara", ka thënë Ahtisari. Sipas tij Kosova nuk mund të vazhdojë me statusin aktual. "Të pretendosh ndryshe dhe të mohosh apo vonohesh në zgjidhjen e statusit të Kosovës, rrezikon jo vetëm stabilitetin e Kosovës, paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit në përgjithësi", ka thënë Kryenegociatori Marti Ahtisari.
Bërns: Zgjidhja për Kosovën do të arrihet në prill apo në maj
Bruksel, 27 mars Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns, duke përshëndetur dorëzimin e dokumenteve të Ahtisarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB së, ka thënë se përfundimisht pas tetë viteve populli i Kosovës do ta dijë se çfarë ardhmërie e pret. Ai ka shtuar se SHBA të edhe më herët ishin në dijeni se cili do të jetë statusi përfundimtar i Kosovës. Tani pas një vit përpjekjesh, thotë Nikolas Bërns, është koha që bashkësia ndërkombëtare t'ia bëjë të qartë kosovarëve se çfarë statusi do të ketë vendi i tyre. Bërns tani pret se deri në miratimin e rezolutës së re për Kosovën do të kalojnë disa javë. Ai pohon se në Këshillin e Sigurimit priten konsulta intensive me shqiptarët e Kosovës dhe me qeverinë serbe në mënyrë që të gjendet forma më e mirë e miratimit të rezolutës e cila do të shfuqizonte Rezolutën 1244 dhe do të krijonte mundësi për nisjen e një procesi krejtësisht të ri ku rolin kryesor do ta ketë Bashkimi Evropian. Këto konsulta me anëtarët e KS, sipas vlerësimeve të Bërns do të zgjasin prej pesë deri shtatë javë. Bërns tha se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin të nevojshme që të ketë negociata të reja dhe nuk e shohin të nevojshme të ketë negociatorë të ri. "Propozimi i Ahtisarit për pavarësi të mbikëqyrur do të thotë që BE ja do të luajë rolin që e kishin Kombet e Bashkuara në një mënyrë gjatë viteve të kaluar në aspektin civil në Kosovë", ka thënë Bërns. Ai shtoi se nesër takohet Grupi i Kontaktit dhe pritet një debat edhe në KS të OKB së dhe sipas tij zgjidhja do të arrihet në muajin prill apo më së largu në muajin maj.
Ryker e ka quajtur moment historik dorëzimin e planit të Ahtisarit në KS
Prishtinë, 27 mars Shefi i UNMIK ut Joakim Ryker e ka quajtur moment historik për njerëzit e Kosovës çastin e dorëzimit të planit të Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të OKB së. Ryker ka përgëzuar personalisht anëtarët e Grupit të Unitetit për këtë plan, thuhet në një komunikatë të administratës së UNMIK ut në Prishtinë.
Zyra gjermane në Prishtinë thekson se presidenca e BE-së mbështet fuqishëm propozimin e Ahtisarit
Prishtinë, 27 mars - Në emër të Presidencës së radhës së BE së, Zyra gjermane në Prishtinë, thekson se presidenca e Bashkimit Evropian mbështet fuqishëm propozimin e Presidentit Ahtisari, propozim ky që synon që në Kosovë të përkrahet ndërtimi i një shoqërie multietnike, demokratike, të bazuar në principet e shtetit ligjor. Zyra gjermane, shprehet se, propozimi i Ahtisarit, është kompromis korrekt, i balansuar dhe që tregon të ardhmën. Plani, përmban masa gjithëpërfshirëse, të cilat duhet të sigurojnë ardhmërinë e të gjitha komuniteteveqë jetojnë në Kosovë,posaçërisht të Serbëve të Kosovës. Zyra gjermane në Prishtinë, thotë se me dorëzimin e propozimit mbi statusin në Këshillin e Sigurimit, procesi rreth përcaktimit të satusit të Kosovës hyn në fazën vendimtare, duke theksuar se presidenca e BE së niset nga fakti, se Këshilli i Sigurimit do të marrë përgjegjësi dhe shpreson se propozimi do të miratohet në kohën e duhur.
Solana tha se 27 vendet anëtare të BE mbështesin planin e Ahtisarit për statusin e Kosovës
Bruksel, 27 mars - Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana tha se 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin planin e Ahtisarit dhe janë të gatshme të luajnë rol më aktiv në Kosovë pas miratimit të rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit. Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë pas takimit me nënsekretarin amerikan të Shtetit Nikollas Bërns.
Shtetet e Bashkuara përkrahin rekomandimet e Ahtisaarit për Kosovën
![]()
Prishtinë, 27 mars - Pas më shumë se një viti të negociatave, i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari ia ka dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të KB ve propozimet e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ne e falenderojmë kryetarin Ahtisaari për punën e tij të durueshme, të shkathtë dhe të balancuar në udhëheqjen e procesit të statusit të Kosovës, - thuhet në një deklaratë në Departamentit të Shtetit të lëshuar nga Zyra amerikane në Prishtinë. Më tej në këtë deklaratë thuhet: "Shtetet e Bashkuara mirëpresin dhe përkrahin rekomandimet e tij. Propozimet e të Dërguarit Special të KB ve do t'i japin popujve të Kosovës qartësi për të ardhmen e tyre, për herë të parë pas shumë viteve. Këto propozime përmbajnë garanca me ndikim të gjerë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera joshqiptare. Kryetari Ahtisaari ka propozuar edhe që Kosova të bëhet e pavarur dhe me mbikqyrje ndërkombëtare për një periudhë kohore Procesi i statusit të Kosovës po hyn në fazën e tij përfundimtare dhe vendimtare. Gjersa Këshilli i Sigurimit përgatitet për të shqyrtuar rekomandimet e kryetarit Ahtisaari ne do të jemi të angazhuar në konsultime të plota dhe intenzive me partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit dhe me palët. Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të shikohet në kontekstin historik të rrethanave tragjike të shpërbërjes së Jugosllavisë që filloi në vitet e 90 ta. Këshilli i Sigurimit i KB ve i cili aprovoi një rezolutë në vitin 1999 e cila e vendosi Kosovën nën administrimin e KB ve dhe parashikoi një process politik për të përcaktuar statusin, e ka trajtuar Kosovën si rast të veçantë për një kohë të gjatë. Që nga fillimi i krizës në rajon para 16 viteve, kryetari Bush dhe të dy paraardhësit e tij kanë punuar për të realizuar vizionin e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqë. Ne besojmë se propozimet e kryetarit Ahtisaari do t'i mundësojnë rajonit të lëvizë përtej konflikteve të viteve të 90 ta dhe drejt një të ardhme më të ndritshme evroatlantike".
Britania mirëpret propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës
Londër, 27 mars Britania e Madhe e ka mirëpritur propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës, i cili është dorëzuar dje në KS. Propozimi përmban atë që i dërguari i posaçëm i OKB së Marti Ahtisari e përshkruan si pavarësi të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë për media e Zyrës së Sekretares së Jashtme britanike Margaret Beket. Ajo ka nënvizuar se propozimi i Ahtisarit ofron një të ardhme të qartë Kosovës. Kjo është vitale për zhvillimin politik dhe ekonomike të Kosovës. "Zbatimi i këtij propozimi do të zgjidhë çështjen e statusit të shumëdiskutuar përfundimtar të Kosovës pas shkatërrimit të Jugosllavisë. Kjo do të mundësojë që rajoni i Ballkanit t[u japë fund konflikteve të së kaluarës dhe të lëvizë drejt një të ardhmeje e cila është e bazuar plotësisht në integrimin e plotë drejt strukturave evropiane dhe evroatlantike", thuhet në deklaratën e Sekretares së Jashtme britanike.
QIK
Krijoni Kontakt