Close
Faqja 20 prej 46 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 452
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Në Vjenë përfundoi raundi i parë i bisedimeve për pakon e Ahtisarit, s'ka marrëveshje në asnjë pikë

    Periudha 2 javore e konsultimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë për përmbajtën e pakos së Martti Ahtisarit përfundoi sot pa rezultat duke konfirmuar se kompromisi mes të dy palëve është i pamundur. Kryendermjesi ndërkombëtar Marti Ahtisari pas përmbylljes së këtyre takimeve konfirmoi se palët kanë mbetur në qëndrime të njëjta, por nuk përjashtoi mundësinë që pakoja e tij të përmirësohet siç tha ai, me vërejtjet që janë dhënë gjatë kësaj periudhe.
    Më duhet të jem i sinqerte se sa i përket statusit të dy palët mbeten me qëndrimet që i kanë pasur në fillim të procesit, do të thotë diametralisht të kundërta. Nuk ka lëvizje në këtë aspekt. Sot u kam dhënë ftesat të dy palëve për raundin e 10 marsit. Ajo çka unë kam premtuar është se tash së bashku me koleget e mi do të ulemi dhe do të rishikojmë atë çfarë është diskutuar në Vjenë dhe të shohim se çfarë propozimesh mund të bëjmë në propozimin tonë. Në fillim kam thënë se ky është vetëm një draft, dhe ndoshta edhe ne do të bëjmë disa sqarime shtesë, të cilat nuk janë ngritur nga asnjëra palë. Pra kjo punë po fillon tash, prandaj na jepni kohë'”, ka thënë Martti Ahtisari, emisar i OKB-se për statusin e Kosovës.

    RTK

    Të dy palët,pra,srbët dhe shqiptarët,qenkan duke bisedu për statusin politik të Kosovës dhe se,sipas ndërmjetësit apo pajtuesit Ahtisari,që të dy palët nuk janë ka mirren veshë,kështu që tash Ahtisari do të "ulet" edhe një herë së bashku me kolegët e tijë për të gjetur "mesin e artë" a ?
    Le t'besojmë (shpresojmë) se në radhën-sqarimin tjetër,Ahtisari,nuk do t'na mundoj që të shohim-lexojmë atë që nuk po e shohim-lexojmë!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Tadiç: Nuk mund ta pengojmë pavarësinë e Kosovës

    Beograd, 4 mars - Presidenti serb, Boris Tadiç, ka thënë se serbëve nuk u pëlqen pavarësia e Kosovës, por nuk mund të bëjnë asgjë për ta penguar atë. “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kjo çështje është ndërkombëtarizuar deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha ai. Tadiç konfirmoi pjesëmarrjen e Beogradit në takimin e nivelit të lartë të 10 marsit në Vjenë.



    marre nga
    http://www.iliriapost.net/

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Raporti i Ahtisaarit dorëzohet në fund të marsit, KS i OKB-së e shqyrton në prill.

    RTV21

    Raporti i Ahtisaarit dorëzohet në fund të marsit, KS i OKB-së e shqyrton atë në prill, ka thënë ambasadori jugafrikan, vendit kryesues për këtë muaj në Këshillin e Sigurimit, duke nënvizuar se sipas të gjitha gjasave Këshilli i Sigurimit nuk do t'i fillojë diskutimet mbi Kosovën deri në prill, megjithëse plani i Ahtisaarit pritet të dorëzohet nga fundi i marsit. Në Kombet e Bashkuara në New York ende nuk është e qartë se a do të shqyrtojë Këshilli i Sigurimit raportin e rregullt për Kosovën, të cilin duhet ta paraqesë kryeadministratori Joakim Ryker, i shoqëruar nga kryeministri Agim Çeku, apo do të ketë njëherë para vetes dokumentin përfundimtar mbi Kosovën të ndërmjetësuesit Marti
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    5
    Jane mesu me e tjerr si plakat e po e qujn politike. Na kane shendrru ne kavie.

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Historianët e Ekipit të Unitetit kanë rënë në provim!
    ÇKA FITON SHQIPTARËSIA E VUSHTRRISË NËSE “URA E VOJINOVIQËVE” DO TË QUHET “ URA E VJETËR E GURIT”!?!

    Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU
    Prishtinë, Më 5-7 mars 2007
    _______________________________________
    Anëshkrim në artikullin: “Ura e Vjetër e gurit” - jo e “Vojinoviqëve”, botuarnë rubrikën
    “Shoqëri • Kulturë • Art • TV”,Koha Ditore, 4 mars 2007, fq. 18.

    “Nëse nuk e di ku je duke shkuar, do të përfundosh diku tjetër”(A Adler)

    Sihariqet për fitoren e luftës për “trashëgiminë kulturore” (!?!) të “Ekipit të Unitetit”(!?) në “konsultimet e radhës në Vjenë” (?!), të botuara në “Koha Ditore” të 1 marsit 2007, fq. 2, sikur paralajmëruan së paku një fitore të Kosovës. Nën boxin me titull: “Kosovarët ankohen për Vushtrrinë, Boletinin e Novobërdën”, midis të tjerash, shkruan:
    E para: “Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se delegacioni kosovar të mërkurën ka shtruar çështjen e urës në Vushtrri për të cilën ka thënë se mendon që është një urë e vjetër e kohës romake, bizantine dhe turke” dhe e dyta: “Besojmë se për këtë do të merremi vesh dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”, ka thënë ai”.
    E falënderoi gazetarin G. Syla që i ka përdorë thonjëzat kaq mirë. Meqë Hoxhaj ka ofrua shpjegime më të plota më 4 mars 2007, këtu do të kërkoja ndonjë sqarim nga E. Hoxhaj: E para, çfarë argumenti historik për tavolinën diplomatike paraqet konstatimi Juaj: Delegacioni i Kosovës “mendon që është një urë e vjetër e kohës romake, bizantine dhe turke”?! “Mendon”!?! E dyta:Çka do të reflektojë: “Besojmë se për këtë do të merremi vesh dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”, për statusin e “trashëgimisë së mbrojtur serbe në Kosovë” që i parasheh “Pakoja e Ahtisaarit” ?!! Ose, ndryshe: Çka do të firojë shqiptarësia historike e Vushtrrisë nëse “për këtë do të merreni vesh (me UNOSEK-un) dhe se emri i saj do të jetë “Ura e Vjetër e Gurit”?!!!

    Ura e vjetër në Vushtrri e quajtur “Ura e Jashar pashë Gjinollit” në Pakon e Ahtisaarit
    është emërtuar si “Ura e Vojinoviqëve”!!!
    __________________________________________________
    Nejse, akëcili lexues le të gjykojë për këtë sipas mendjes së vet!
    Për “përpjekjen”(!) dhe “fitoren”(?) e “Ekipit të Unitetit” rreth emrit të Urës së Vushtrrisë në “Pakon Ahtisaari” shkroi gjerësisht gazetari B. Kupina:“Ura e Vjetër e gurit” - jo e “Vojinoviqëve”(!?!), interpretimet dhe citimet e të cilit i konsideroj të sakta.
    Këtu do të ndalem në katër informata me interpretim më të gjerë nga historiani E. Hoxhaj:
    E para: ”I sapokthyer nga Vjena, Enver Hoxhaj, anëtar i delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore ka bërë të ditur se kërkesa e palës kosovare ka qenë që kjo urë, e cila në dokumentin aktual të Ahtisaarit është emërtuar “Ura e Vojinoviqëve”, të emërtohet si “Ura e vjetër e gurit” !?!
    Pyes dhe, si një qytetar i Kosovës, kërkoj përgjigje publike nga E. Hoxhaj: Çfarë argumenti shkencor dhe diplomatik është “kërkesa e palës kosovare ka qenë që kjo urë, e cila në dokumentin aktual të Ahtisaarit është emërtuar “Ura e Vojinoviqëve”, të emërtohet si “Ura e vjetër e gurit” !?!
    E dyta: “Sipas Hoxhajt UNOSEK-u e ka pritur mirë propozimin e palës kosovare, ndaj ekziston mundësia që në variantit përfundimtar të draftit të Ahtisaarit, kjo urë të regjistrohet me këtë emër”!?!
    Dhe, duhet pyetur: nëse UNOSEK e aprovon kërkesën “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”, çka do të fitojë Kosova, deri sa ky “delegacionit kosovar” nuk ka kërkuar që “kjo urë” të hiqet nga “Zona e mbrojtur serbe” sipas “Pakos Ahtisaari” (?!?), dhe t’i lihej Kosovës si hise e saj kulturore historike, çfarë dhe ishte.
    E treta: “Për më tepër, Hoxhaj ka pohuar se në përpjekje për ta sforcuar këtë propozim të palës kosovare ka bërë edhe hulumtime të historianëve të kohës otomane dhe ku qartazi, sipas tij, te Ura e Gurit vërehen elemente të arkitekturës bizantine dhe otomane”?!!
    Ky konstatim, kësisoj, të jep të kuptosh se historianët e Ekipit të Unitetit kosovaro-unmikian nuk dinë se si mund e se si duhet të dëshmohet autorësia antike dhe mesjetare e trashëgimisë kulturore në trevat shqiptare, as i kanë hyrë asaj pune që do të ndikonte në ndryshimin e përmbajtjes së “Pakos së Ahtisarit” .
    Të ecim më tutje. Unë nuk e kuptoj konstatimin: “... përpjekje për ta sforcuar këtë propozim të palës kosovare...”(!?!), nuk e kuptoj pikërisht fjalën “sforcuar”(!?!). Nuke kam dëgjuar në të folmen e mjedisit ku jam rritur as gjendet në “Fjalori i shqipes së sotme”, Tiranë, 2002, fjalë e fundit e leksikografisë shqiptare. Dhe, nëse është përdorur për ta trashur foljen “forcë-a” apo kal. “forcuar”, mungesa e argumenteve të prekshme e shpërbëjnë këtë “forcë”, këtë “mbështetje”.
    Dhe, këtu, edhe në emër të hulumtuesve të ardhshëm të historisë së copëtimeve të Shqipërisë Etnike dhe të Kosovës historike, pyes: “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore”, a ka krijuar Dosje argumentuese për këtë çështje? Nëse po, është mirë të botohet ajo dosje, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mësojnë se nuk është shpronësuat nga një monument historik i kulturës së tij për fajin e “delegacionit kosovar”, dhe se “Urën” historike të Vushtrrisë, e ngritur nga stërgjyshërit tanë, ua grabiti, me dhunë UNOSEK-u, për t’i kënaqur apetitet pushtuese shekullore të Serbisë.
    Nëse “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore” nuk ka krijuar dosje për Urën e Vushtrrisë, për Kalanë e Artanës, për Kalanë e Zveçanit dhe për të gjitha monumentet kishtare ortodokse të cilat “Pakoja e Ahtisaarit”, i shpalli të huajat për shqiptarët dhe për Kosovën (!?!), anëtarët e “Ekipit të Unitetit Unmikian të Kosovës” herët ose vonë kanë për të marrë mallkimin nga pasardhësit e tyre dhe dënimin nga Kosova dhe kombit shqiptar në përgjithësi.
    E katërta: “Sipas Hoxhajt, pala serbe nuk ka sjellë ndonjë dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës, përpos paraqitjeve të hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”!?!? - Kjo ia kalon edhe humorit më të zi.
    Edhe këtu janë dy probleme: E para: “pala serbe nuk ka sjellë ndonjë dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës” (!?) dhe e dyta: “përpos paraqitjeve të hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”?!
    Këtu, fillimisht, duhet të pyesim: Cilat do të ishin “dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës”(?!) dhe a i ka sjellë ato “Delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”?! Edhe më qartë, a janë argumente hipotetikët:: “mendon” dhe “besojmë” të “Delegacionit kosovar...”?!?


    Historianët e Ekipit të Unitetit: Enver Hoxhaj dhe Ylber Hysa
    _______________________________
    Unë nuk mund të paragjykojë, pa fakte, pa dosjen serbe, se cilat kanë qenë paraqitjet e “hollësive biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”, të cilat nuk i saktëson as nuk i demanton Hoxhaj. Një gjë mund të thuhet se, nëse ato hollësi “biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët”,historiani Dr. Enver Hoxhaj së bashku me historianin Mr. Ylber Hysa, të “delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore” nuk i kuptojnë si “dëshmi relevante për çështjen e emërtimit të urës”, pa i kundërshtuar me fakte, pa e demistifikuar mitin serb për prejardhjen kosovare të “Vojinoviqëve” me një dosje argumentuese, jo vetëmgabojnë por edhe dëshmojnë terrin e injorancës historiografike në trutë e tyre.
    Unë nuk mund të besojë se delegacioni serb ka konstatuar të vërtetën për prejardhjen jo kosovare, jo vushtrriase, të “Vojinoviqëve” historikë. Pyes: Sikur “pala serbe” të mos paraqiste hollësi “biografike se kush kanë qenë Vojinoviqët” si kanë mundur ata t’ia mbushnin mendjen UNOSEK-ut që “Ura e Jashar pashë Gjinollit” në “Pakon Ahtisaari” të quhet “Ura e Vojinoviqëve”?!!! të konstatoj edhe këtë fakt: Koinea “Vijinoviq” nuk i përket të folmes serbe në Kosovë dhe në Serbinë Etnike (Shumadi).
    Për demistifikimin e Mitit serb për Kosovën i kam botuar disa kumtesa shkencore të lexuara në simpoziume gjithandej në Jugosllavi. Së paku nga viti 1990, në shumë studime e libra kam sjellë dëshmi për mosekzistimin e “Vojnoviqëve” vushtrriasë, gjithsesi i mbështetur edhe në të dhënat e shkencës etnografike, folkloristike e historiografike jugosllave. Këtu nuk dua ta citoj vetën, por e kërkon vendi të konstatoj këtë fakt: Në reagimin tim, më 6 shkurt 2007: “Me propozimin e “Ahtisarit” - Kosova në thika”, analizë kritike e “Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” të Martti Ahtisaarit, midis të tjerash, kisha konstatuar: “Shkenca serbe që në kohën e Toma Maretiqit e ka ndriçuar faktin se “Vojnoviqët” janë të imagjinuar nga kisha serbo-ruse në mbështetje të oborreve mbretërore. Dhe, nëse është fjala për “Urën e Gurit” që lidhë Vushtrrinë me Artakollin, e nga e cila është larguar lumi “Silnicë”, atë e ka ngritur prishtinasi Jashar pashë Gjinolli në fillim të shekullit XIX”.
    Këtë analizë të plotë ia dorëzova PSSP-it dhe Ahtisarit, më 9 shkurt 2007, por nuk e botoi asnjë gazetë ditore e Kosovës!?! Megjithatë, ajo u bë njohur përmes webfaqeve të ndryshme dhe e botuan disa gazeta në Shqipëri dhe në Iliridë. Sa kam njohuri, me emaile veprimtarët e devotshëm të çështjes shqiptare këtë analizë e kan përhapur katërçipërisht në mbarë botën shqiptare. Sikur “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore ”t’i kishte përcjellë reagimet shqiptare ndaj “Pakos së Ahtisaarit”, së fundi vetëm në www.pashtriku.org, nuk do të kishte hequr “aq shumë” për të dëshmuar për emrin e saj popullor shqiptar dhe serb.
    Sikur historianët Hoxhaj e Hysa, të njihnin diçka nga shkolla antropogjeografike serbe cvijiçiane së paku do të dinin se emri popullor shqiptar e serb i kësaj Ure lidhej me emrin e donatorit dhe urdhëruesit për ngritjen e saj krejt deri në fillim të shek. XX, pikërisht me emrin e zyrtarit të lartë të Vilajetit të Kosovës dhe të Rumelisë në përgjithësi, Jashar pashë Gjinollit. Për këtu të mjaftohemi vetëm me konstatimin e Branisllav Nushiqit, konsull i Serbisë në Prishtinë krejt në fund të shek. XIX. Ai e hulumtoi dhe e njohu terrenin dhe kujtesën shqiptare të rrafshit të Kosovës, të cilën pjesërisht e paraqiti në “KOSOVO opis zemlje i naroda.Izdanje sa spikama, I. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1902”. Duke folur “Për rrugët dhe mjetet e komunikacionit”, përmendi qytetin antik iliro-romak “Vicianum” (Vushtrria), dhe “Jashar-pashin most na Sitnici” (Ura e Jashar Pashës në Silnicë).
    Antropogjeografi B. Nushiq në librin e dytë:“KOSOVO opis zemlje i naroda.Izdanje sa spikama, II. Sveska, U Novom Sadu, Izdanje Matice Srpske, 1903”, do të dëshmohet manipulues i shquar me faktet në përputhje me platformën e shkollës cvijiçiane për serbizimin e kujtesës dhe të traditave shqiptare të Kosovës. Tashti sikur harron se në librin e parë emërvendin “Vuçitrn” e linte të shihej si i ardhur nga “Vicianum”, dhe emrin e qyteti nxirte nga fjalët “vuçiji” dhe “trn” (Wolfsdorn), që do të thoshte “Ferra e ujkut”!?!
    Në këtë libër Nushiq u dha frymë falsifikimeve të epikës serbe për Mitin e Kosovës dhe “Kalanë” e Vushtrrisë e quajti “Kullë” dhe “Pallat” të vëllezërve Vojnoviq - Petrashinit, Vukashinit dhe Miloshit. Shkenca folkloristike dhe historiografike jugosllave e viteve të ’60-70-ta të shekullit XX, realisht kur filloi rrita e shkencës shqiptare dhe ballafaqimi i këtyre dy shkollave shkencore, këta persona të imagjinatës letrare: Vojin, Petrashin, Vukashin dhe Milosh u quajtën personalitete të imagjinuara, të paqenë, joeksistues në Vushtrri. Këtu nuk e shoh të arsyeshme të ndalem në interpretimet e studiuesve jugosllavë: Toma Maretiæ (1966), Tvrtko Èubeliæ (1970), Rade Mihalèiæ (1957), historiani ky më i merituar për demistifikimin e Mititb serb të Kosovës. Për më gjatë e plotësisht mund të flas vetëm pasi opinioni dhe unë të njihem me dosjen serbe dhe të “Delegacionit kosovar për trashëgimi kulturore”, për “Urën e Vojinoviqëve”, përkatësisht “Urën e Vjetër të Gurit”.
    Tashti, t’i kthehemi Nushiqit. Ai, pas një viti nga botimi i librit të parë, e “harron” emrin popullor: “Ura e Jashar Pashës në Silnicë” dhe nën fotografinë e saj shkroi: “Stari most kod Vuçiterna” (Ura e vjetër te Vushtrria), dhe në vijim vuri tekstin: “Sipas tregimit të popullit edhe këtë urë e kanë muruar Vojnoviqët, dhe pikërisht mjeshtri i cili e muroi Urën mbi Vardar në Shkup. Kjo vërtet shëmbëllen në Urën e Shkupit, vetëm se është më e madhe dhe më e bukur. Edhe për këtë urë ekziston tregimi i njëjtë sikur edhe për murimin e Shkodrës në Bunë”?!?
    Unë e njoh mirë kujtesën historike të Vushtrrisë dhe të viseve të saj, ku kam hulumtuar nga mesi i viteve të ’60-ta të shek. XX, ndër shqiptarë dhe ndër serbë. Gojëdhënat që i langoi Nushiq për Urën e Jashar Pashës, kurrë nuk janë bërë pronë e kujtesës historike të popullsisë së kësaj ane. Në kujtesën historike shqiptare, serbe dhe ballkanike ka legjenda për krijimin e Urës së Shenjtë në Dukagjin dhe të Rozafasë (Shkodër), që kanë për burim kujtesën shqiptare. Ka studime të shumta.
    Të sjellë edhe këtë konstatim: Sipas udhëpërshkruesve dhe hulumtuesve serbë dhe rusë deri në vitet e ’50-ta të shek. XIX, elementi serb në Kosovë, element çifçinj në tokat e feudalëve shqiptarë, nuk kanë ditur asgjë për “Betejën e Kosovës” për Lazarin, për Miloshin, për Jugoviqët, për Vojnoviqët, për Markun. Dhe, as kanë pasur më të voglën ide për Mitin serb të Kosovës, i cili u formësuar me ndikimin e kishës ruse në kishat ortodokse të Vojvodinës nën Austro-Hungarinë.
    Këtu ndalem për të prekur dy të dhëna të Nushiqit që kanë të bëjnë me kohën e ngritjes dhe me mjeshtërit që i “ngtitën” dy Urat e Gurit, të Shkupit dhe në Vushtrrisë. Në këto konstatime të Nushiqit ka diçka historike dhe materiale të prekshme. Të dy urat janë ngritur në xhadet kadimi, në vendkalimet tradicionale që lidhnin Kalanë (Bërthamën e Shkupit), me viset fushore dhe Pollogun dhe me qendrat e tjera shqiptareetovë, Dibër etj. Ura e Jashat Pashës lidhte “Kalanë” (Bërthamën e Vushtrrisë) me fushën dhe Malësinë e Artakollit e të Drenicës me qendrat e tjera shqiptare: Mitrovicë, Pazar i Ri, Pejë etj. Të dy këto ura, meqë u ngritën në vendkalimet tradicionale, praktikë që ndjekej dhe që ndiqet edhe sot në ngritjen e udhëve dhe të urave, u ngritën në vendkalimet tradicionale mbi lumin Silnicë (kështu e ka quajtur populli, deri tashti) dhe Vardar, ndaj janë trashëgimtare të urave ilire, romake e bizantine, pa shkëputje në kujtesën e popullit vendës, shqiptarë. Madje, Nushiqi ka mundur të dije qartë se këto dy ura, në pamjen që kanë pasur deri në fund të shekullit XIX (kur Ai ishte zyrtar në Konsullatën Gjenerale të Serbisë në Shkup dhe Vicekonsull në Konsullatën e Serbisë në Prishtinë), janë ngritur në kohën e pushtetit të të njëjtit person, shqiptar, dhe sipas gjithë gjasave, nga i njëjti arkitekt dhe të njëjtit mjeshtër të Oborrit të Jashar pashë Gjinollit, deri në vitin 1817/18.
    Të mos zgajtëm pa nevojë. Dihet se “Ura e Gurit” (Kështu quhet ajo mbi Vardar), si ndërtim osman fillestar është i kohës së Sulltan Muratit II (141-1451) dhe kishte shtatë harqe. Është rindërtuar dhe shtuar më 987 (1579/80), në kohën e Sulltan Murratit III, “shumë më e mirë se e hershmja” (E Çelebi). “Ura u rindërtua edhe më 1223 (1817-18)” , pra në kohën Jashar pashë Gjinollit - vali e Zot i Vilajetit të Kosovës, iu shtuan edhe pesë harqe dhe ka marrë gati pamjen e sotme, pa ripërtëritjet e valisë Ahmet Ejup Pasha, më 1896/97, kur iu vu kallderma në anësorë, dhe të vitit 1909 ( Më hollësisht, “Kraljevina Jugoslavija. Drzhavna Velika Medresa u Skoplju. Izveshtaj za shkolsku 1933/34 god (...), Skoplje, 1934, 90-91).
    Konsulli Branisllav Nushiq, duhet të kishte informata të sakta se donatori Jashar pasha Gjinolli, e përtëriti “Urën e Gurit” të Shkupit, pasi e mbaroi Urën mbi Silnicë, pra para viti 1817/18, se për rindërtimin e saj i përdori mjeshtërit e sprovuar në ndërtimin e Urës mbi Silnicë. Mirëpo, serbët e kanë pasur zitë emrin e Jashar Pashës, për demet që ky i shkaktoi synimit të Serbisë për pushtimin e Sanxhakut të Nishit, njësi kjo administrative e Kosovës. Nushiq, në librin e dytë, më 1903, do të konstatojë: “Ura gjendet në xhadenë e cila kalon nëpër Vushtrri për Mitrovicë dhe ka nëntë harqe për ujët e lumit Silnicë dhe një hark të vogël për ujët e “Përroit të Ujkut”, sipas Nushiqit “Kuri - potok”. Konstatoi se ajo “Tashti quhet Ura e vjetër”, sepse në ja 2-3 minuta nga kjo, mbi shtratin e ri të Silnicës, është ngritur, më 1855, ura e re. Ekspertet e UNITETIT kosovaro-unmikian emrit të vjetër ia shtuan edhe përcaktuesin “e gurit” dhe, shpresojnë se me pajtim të UNISEK-ut, do ta bëjnë“Ura e Vjetër e gurit” dhe, pa telashe të tjera(!?!) e paluan si trashëgimi serbe.
    Vërtet, “Ura e Vjetër” e Vushtrrisë, përkatësisht “Ura e Jashar pashë Gjinollit”, siç e ka njohur populli deri në ditët e hulumtimeve të mia në terren, iu la mëshirës së kohës. Ajo përjetoi vetëm pak meremetime në vitet e Titos, por kjo nuk do të thotë se është pronë e Titos, ndonëse sipas logjikës së UNOSEK-ut dhe Ahtisaarit, po!?!
    Para se të përfundoj është e udhës të konstatoj: Shkupi dhe Vushtrria janë dy qendrat më të rëndësishme administrative e kulturore që reflektuan shqiptarësinë e trevave të Dardanisë ilire, romake e bizantine edhe për kohën e pushtimit nemanjid - serb mesjetar dhe për vitet e para të periudhës së administrimit osman, përmes kalimit të shqiptarëve në Islam. Rrugën e pushtetit serb për përvetësimin e trashëgimisë kulturore të krishterë (paleokristiane, romake, bizantine e shënsaviane) të Kosovës, kanë filluar edhe historianët bashkëkohorë të Turqisë. Ata synojnë (njësoj si historianët serë dikur), për trashëgimi turke të gjitha monumentet e proveniencës islame të periudhës Osmane. Sipas logjikës së UNOSEK-ut - Ahtisaarit sot, të pranuar nga kosovarët e Unmikistanit, turqit, në një të ardhme, do ta “gëzojnë” atë të “drejtë”, aq më parë pasi shqiptarëve të Kosovës, për dashurinë ndaj Krishtërimit të maskuar me konceptet: “evropian” dhe “perëndimor”, po u përgatitet platforma politike antishqiptare të heqin dorë edhe nga feja dhe civilizimi Islam, të ndahen e të lëçiten me kombin e tyre, shqiptar historik me shumicë absolute Islame nga mesi i shek. XVI, të bëhen kosovarë, më qartë gomarë pa të kaluar historike, pa trashëgimi kulturore, pa fenë dhe civilizimin që i bëri shqiptarë, për të qenë nesër të pa identitet historik, të pa dinjitet, material ndërtimi për përtëritjen e gjakut të plakur të kombeve evropiane, pa e kuptuar mësimin e urtakut Alfred Adler : “Nëse nuk e di ku je duke shkuar,do të përfundosh diku tjetër”- në bërllokun e historisë.
    Në fund, e për fund:kërkesa e Ekipit të Unitetit Unmikiano- Kosovar për të kallafatë rreth emrit:“Ura e Vjetër e Gurit” - jo “Ura e Vojinoviqëve”, as pa përpjekjen më të vogël për të dëshmuar për kohën e ndërtimit, donatorin dhe urdhërdhënësin për ndërtimin e saj, nuk duhet të konsiderohet padituri, sepse është më shumë se përgjegjësi, është antishqiptari. Historianët në “delegacionin kosovar për trashëgimi kulturore” - Hoxhaj dhe Hysa (shto aty edhe Krasniqin), së paku deri sot nuk kanë dhënë dëshmi se janë studiues, apo njohës të trashëgimisë kulturore shqiptare të Kosovës. Uroj të dëshmohen nesër!Si hap të parë në këtë drejtim e ritheksoj kërkesën nga fillimi, në mënyrën më të sinqertë, të botojnë Dosjen e Tyre dhe Dosjen e Batakoviqit, përUrën e Vjetër të Vushtrrisë. Pse jo edhe Dosjen e plotë për trashëgimin kulturore historike shqiptare të krishterë shqiptare të cilën UNOSEK-u me “Pakonë Ahtisari” po ia bënë tapi Serbisë, e cila Kosovën e lau me gjak shqiptari nga viti 1809 deri më 1999 dhe kurrë nuk do t’ia ndanë gazepin., kurrë nuk do të lejojë bërjen e Kosovës shtet, pa dënimin e meritueshëm për gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë në vitet 1989-1999.
    Njëkohësisht, edhe si një qytetar votues i rregullt në të gjitha zgjedhjet unmikiane në Kosovë, pa të drejtë për të zgjedhur atë që do të mund të kërkoja llogari, do të doja të di nga “Delegacioni kosovar për trashëgimi kulturore”,se Çka fiton shqiptarësia e Vushtrrisë dhe e Kosovës nëse “Ura e Vojinoviqëve” do të lejohet nga UNOSEK të hyjë në “Pakon Ahtisaari” me emrin “Ura e Vjetër e Gurit”, duke e lënë atë në Zonë të mbrojtur administrative të Serbisë në Kosovë?!?
    Shqiptarë, nëse doni shqiptarinë, kthjelluni, së paku të mos mbesim të mallkuar para brezave që prapë do të përgjakën për identitet shqiptar e për tërësinë e kombit dhe të Shqipërisë Etnike, e drejtë natyrore dhe demokratike që po i mohohet Kosovës dhe popullit shqiptar, tashti edhe me fajin tonë.

    E huazuar nga www.pashtriku.org

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Oferta e Grupit të Unitetit

    ZEMËRGJERËSIA E GRUPIT NEGOCIATOR KOSOVARË NË FORMIMIN
    E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE

    Shkruan:Sheradin BERISHA
    Më 25.02.2007
    __________________________
    Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si një planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, dihet mirëfilli se është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës verore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit) të Kosovës.
    Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti) si raund konsultimesh ne mes të dya palëve në Vjenë.

    Njëpjesë e grupit negociator tëKosovës
    _______________________________________________
    Të martën më 27 shkurt, negociatorët shqiptarë dhe ata serbë do të rikthenen në Vjenë për të vazhduar bisedimet sipas agjendës së përcaktuar nga Ahtisaari, rreth çështjes së decentralizimit, “trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe” si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me minoritetin serbë në Kosovë.
    Dihet mirëfilli se takimet negocuese shqiptaro-serbe rreth decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që u zhvilluan gjatë vitit 2006 kanë rezultuar me ofertën e Grupit negociatorë = Grupit të Unitetit për themelimin e disa komunave të reja etnike serbe si dhe për krijimin e dhjetra zonave të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të cilat krejt padrejtësisht po quhen serbe. Po quhen padrejtësisht serbe, për faktin historik se këto “kisha e manastire serbe” u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë shekuj me radhë i janë lutur Zotit.
    Meqë “negociatorët e unitetit kosovarë” janë bashkautorë të skicimit të krijimit të komunave të reja serbe dhe të bërjes me status të veçantë të “kishave dhe manastireve serbe”, të mitizuara gjatë historisë nga car llazarët, nemanjiqët, dushanët e deri të “cari” Millosheviç, atëherë misionari i OKB-së Marti Ahtisaari përmes pakos së tij i ka shndërruar ato në ligje të panegociushme në të ardhmen.
    Për ta konkretizuar këtë çështje, plotësisht të papranueshme për shqiptarët, po i referohem Aneksit III dhe aneksit V të Pakos së Ahtisaarit dhe disa hartave (që i ka bërë publike edhe Lëvizja “Vetëvendosje”), në të cilat përmes decentralizimit dhe eksteritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, shpërfaqet qartë kompaktësia teritoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat e manastiret” dhe bashkëpunimin funksional i tyre me Republikën e Serbisë.
    BASHKËPUNIMI I KOMUNAVE ETNIKE SERBE ME INSTITUCIONET E
    REPUBLIKËS SË SERBISË
    Neni 10 i aneksit III për Decentralizimin mban titullin:“Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Serbisë”.
    Në pasusin 10.1 të këtij aneksi thuhet:”Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale.” Këtë fushë të “asistencës financiare” e definon edhe më qartë neni 11 i këtij aneksi (III).
    Në pasusin 11.1 të nenit 11:”Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë” thuhet:”Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë ...” dhe edhe pse këto “donacione financiare nga Republika e Serbisë” sipas pasusit 11.1.2 të këtij neni pranohen duke qarkulluar nëpërmjet “bankave komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës”, ato nuk do të jenë objekt i taksave, tarifave...të shqiptuara nga autoritetet qëndrore, dmth nga institucionet e Kosovës. Konkretisht këtë çështje e rregullon pasusi 11.1.4 i nenit 11, të aneksit III për decentralizimin në të cilin thuhet:
    ”Donacionet financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj Marrëveshje dhe nuk do të jetë objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesë të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.”
    Kjo besoi nuk do ndonjë koment tjetër!!!
    Sa i përketë themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12të këtij aneksi thuhet:
    ”Komunat e reja do të themelohen, kufijtë e të cilave janë caktuar si në shtojcën e këtij Aneksi dhe do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal.”

    Për të argumentuar këtë çështje skajshmërisht të papranueshme, po i referohemi “Shtojcës së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas pakos së Ahtisarrit

    SHTOJCË E ANEKSIT III
    PËRCAKTIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA

    Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë komunat e caktuara janë të përcaktuara në vijim:

    Graçanicë (16)
    ZK Badoc
    ZK Batushë
    ZK Çagllavicë (sipas përkufizimit në hartën III A)
    ZK Dobratin
    ZK Graçanicë
    ZK Gushtericë e Ulët
    ZK Gushtericë e Epërme
    ZK Llapllasellë
    ZK Lepi
    ZK Livagjë
    ZK Preoc
    ZK Skullan
    ZK Sushicë
    ZK Suhadoll
    ZK Radevë
    ZK Uglar

    Novobërdë (24)
    ZK Bostan
    ZK Bolec
    ZK Bushincë
    ZK Carevc
    ZK Dragancë
    ZK Izvor
    ZK Jasenovik
    ZK Kollubar
    ZK Koretishtë
    ZK Kufcë e Epërme
    ZK Llabjan
    ZK Makresh i Ulët
    ZK Makresh i Epërm
    ZK Manishincë
    ZK Miganoc
    ZK Mozgovë
    ZK Novobërdë
    ZK Parallovë
    ZK Prekoc
    ZK Stanishor
    ZK Strazhë
    ZK Tërniqec
    ZK Tirincë
    ZK Zebincë

    Ranillug (13)
    ZK Bozhec
    ZK Domoroc
    ZK Drenoc
    ZK Gllogoc
    ZK Hodec
    ZK Kormnjan i Epërm
    ZK Kormnjan i Ulët
    ZK Pançellë
    ZK Rajanoc
    ZK Ranillug
    ZK Ropotovë e Madhe
    ZK Ropotovë e Vogël
    ZK Tomanc

    Partesh (3)
    ZK Butrikë e Poshtme
    ZK Pasjan
    ZK Partesh

    Kllokol/Vërboc (8)
    ZK Gërnçar
    ZK Kllokot
    ZK Letnica
    ZK Mogillë
    ZK Shashar
    ZK Vërboc
    ZK Vërnakollë
    ZK Vërnez
    &

    Për t´i parë më konkretisht ofertat, gjegjësisht kompromisin apo zemërgjerësinë e ofruar të Grupit Negociator = Grupit të Unitetit në themelimin e këtyre komunave etnike serbe, shihni hartat në vijim:

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    9
    Cka presim prej pakos Ahtisarit?
    Mish me lakna! Palestine te re ne Ballkan ( per shkak te decentralizimit ne baza etnike dhe zonat e veqanta pereth manastireve). Ku harta e kosoves tone te dashur, do te jete pikerisht mu si lekura e leopardit. Ku djali jem e i joti kan me demonstru ende ne te ardhmen, duke na shar mu e ty ... pse nuk kemi bo asgje preventive per kete pako. Sa naiv qe jemi. Edhe lajmet e beogradit i ndegjojm, i ndegjojme me paragjykimin se do ta sjellin pavarsine, e lene mo pakon e Shen Ahtisarit.
    Historia qe harohet perseritet! E historikisht, sa here te tjeret kan vendosur per ne, e jo ne per veti kemi qene te shtypur! bye

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Edhe takimi i sotëm në Vjenë pa ndonjë rezultat

    Ashtu siç është pritur, takimi i Elefantëve nuk solli asgjë të re. Delegacionet filluan dhe i përfunduan bisedat e fundit të nivelit më të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit duke mos lëvizur nga pozicionet tashmë të njohura: Prishtina mbështet pakon, ndërsa Beogradi tha, sipas tyre, edhe një “Jo” historike.
    I vetmi që u prononcua deri tani ishte kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili tha se delegacioni i Prishtinës erdhi që të përfundojë procesin historik i cili do të përcaktojë statusin e Kosovës, përkatsisht shpalljen e pavarësisë së vendit. Kryetari dhe kryeministri i Serbisë, Boris Tadiq, përkatësisht Vojsillav Koshtunica gjatë fjalimeve të tyre insistonin që pikënisja e bisedimeve të jetë autonomia substanciale për Kosovën në kuadër të Serbisë. Për Koshtunicën, grabitja e Kosovës nga Serbia do të paraqiste precedentin më të rrezikshëm deri më tani, ndërsa për Tadiqin kjo do të shpiente qonte drejt një jostabiliteti afatgjatë në rajon.Takimi i elefantëve nisi me gjysmë ore shtyerje për shkak të vonesës së aeroplanit të kryetarit të Serbisë Boris Tadiq i cili ka udhëtuar ndaras nga kryeministri serb. Ky i dyti nga ana tjetër, njëjtë sikur në takimin e kaluar të Elefantëve u largua nga objekti i pallatit Hofburg gjatë kohës së drekës. Sipas protokolit, parashihej që gjatë drekës ulësja e Vojislav Koshtunicës të jetë pranë ulëses së homologut të tij kosovar Agim Çekut.Si qëndrojnë gjërat aktualisht, dokumenti i Marti Ahtsarit do dërgohet në selinë e OKB-së në Nju Jork, pa asnjë ndryshim tjetër, pasi që korrigjimet kanë qenë të mundshme vetëm nëse do ekzitonte pajtueshmëria e të dyja palëve. Sonte pritet mbajtja e një takimi të Grupit të Kontaktit, ku thuhet se do vlerësohen prezantimet e qëndrimeve gjatë takimit dhe do akordohen hapat e mëtutjeshëm.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    "Kosova, meriton vetëm pavarësi!"

    Fjala e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në takimin e nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

    I nderuari President Ahtisari, të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit, zonja dhe zotërinj!

    Jemi mbledhur sot këtu për t'i dhënë fund procesit historik të përcaktimit të statusit të Kosovës, pavarësimit të vendit tonë. Pavarësia është çelësi për vetë ekzistencën dhe frymën e popullit të Kosovës që përjetoi okupimin e gjatë serb, pasi kishte përjetuar sundimin shumëshekullor otoman, ashtu sikurse edhe vetë serbët, fqinjët veriorë që u kthyen në sunduesit tanë.

    Fakeqësisht dhe kundër vullnetit të vet, Kosova mbeti nën sundimin serb e jugosllav gjatë gjithë shekullit XX. Me vullnet të artikuluar popullor dhe rrugë kushtetuese, Kosova deklaroi pavarësinë e vet nga federata jugosllave, njësi e së cilës ishte, në fillim të viteve 1990, në përpjekje për të dalë me mjete paqësore e demokratike, e pagjakosur, nga kjo krijesë shtetërore.

    Ky doli të jetë idealizëm, që si çdo synim idealist, ia vlen të aspirohet, po shpesh del se është i parealizueshëm. Ky synim demokratik i kosovarëve doli i parealizueshëm kundruall ideologjisë hegjemoniste të Millosheviçit dhe ithtarëve të Serbisë së Madhe, e cila e maskuar me parashenjat e ruajtjes së integritetit të Jugosllavisë karshi forcave nacionale centrifugale, për fat të keq, u keqinterpretua për një kohë të gjatë si rojtare e paradigmave të rendit modern demokratik në botë.

    Shumica e popullit të Kosovës qe në zgrip të shfarosjes në fund të dekadës së kaluar, kur Millosheviçi dhe Serbia me makinerinë e vet politike, policore e ushtarake, u nisën në sulmin e tyre përfundimtar gjenocidal ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke shkaktuar rreth 15 mijë viktima. Mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës u deportuan dhunshëm nga Kosova. Mbi 120.000 shtëpi u dogjën e u rrënuan në fushatën e agresionit serb ndaj Kosovës.

    Eksperienca
    Konsensusi politik e shoqëror me të cilin Millosheviçi dhunoi Kosovën për një kohë të gjatë, e cila kulmoi me politikën e tokës së djegur në pranverën e vitit 1999, është i paparë në historinë moderne. Në Serbi Millosheviçi kishte opozitë për pushtet, por nuk kishte kundërshtim për politikat e agresionit dhe mësymjes gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

    Në ato orë të liga për Kosovën, bota paqedashëse, miqtë tanë amerikanë dhe europianë, strukturat euro‑atlantike, u vunë në mbrojtje të vlerave elementare të qytetërimit, të së drejtës sonë për jetë e liri, përballë barbarisë së makinerisë ushtarake të Serbisë së Millosheviçit.

    Për këto të drejta e vlera luftuam ne shqiptarët e Kosovës me gjithë forcën tonë me mjete politike; në fund edhe me armë. Janë këto dy degëzimet e luftës sonë politike dhe të armatosur që identifikohen me Presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin e lëvizjes indipendentiste, që do të shihet në retrospektivën historike si themeltar i shtetit të Kosovës, dhe Adem Jasharin, komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Pavarësia
    I nderuar President Ahtisaari, të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit, Zonja dhe zotërinj!

    E kemi thënë në fillim të procesit që po e mbyllim tani, se pavarësia është alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qëndrimit tonë. Asnjë lidhje strukturore me institucionet shtetërore të Serbisë nuk është e pranueshme për ne. Dokumenti për Kosovën që kemi përpara përmban kompromise të dhimbshme që ne kemi bërë, pa cenuar përcaktimin tonë për pavarësi të Kosovës.

    Shteti i Kosovës, me popullsi mbi nëntëdhjetë përqind shqiptare, u njeh pakicave të veta një nivel të drejtash që s?i kanë pakicat në vende të tjera në Europën Juglindore. Serbishtja e pesë përqindëshit të popullsisë është gjuhë me status të barabartë zyrtar me shqipen e mbi nëntëdhjetëpërqindëshit të popullit të Kosovës.

    Serbët dhe pakicat e tjera marrin me këtë pako të statusit të Kosovës të drejta dhe garanci që sigurojnë përfaqësimin e tyre politik, apo thënë më saktë mbipërfaqësimin politik, por edhe të drejta për vetëqeverisje në rrafshin lokal, që pakicat e tjera në këtë pjesë të Europës mund t'ua kenë lakmi.

    Ne ua garantojmë këto të drejta, sepse duam ta ndërtojmë fatin dhe mirëqenien tonë mbi lumturinë tonë e të bashkëqytetarëve tanë, mbi lumturinë e përbashkët, e jo mbi fatkeqësinë e kujtdo. Plani i Ahtisaarit "le të më lejohet ta quaj kështu këtë pako, mbasi është bërë emërtim popullor" është i pranueshëm për ne. Kompromiset e dhembshme që kemi bërë, kanë synuar t'u përgjigjen shqetësimeve dhe kërkesave të pakicave, në rend të parë të komunitetit serb.


    Sfidat
    Më duhet ta them, megjithatë, se kemi drojë që disa zgjidhje të ofruara në këtë pako mund ta sfidojnë funksionalitetin strukturor të shtetit tonë. I nderuar President Ahtisaari, Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit, Zonja dhe zotërinj,

    Ne e mirëpresim këtë plan dhe zotohemi se do ta vëmë në jetë si pako përbërëse dhe përcjellëse për shtetin e pavarur të Kosovës, ku shumica shqiptare dhe pakicat marrin përgjegjësitë e plota për ta qeverisur vendin duke respektuar nevojat ekzistenciale dhe sensibilitetet kulturore e etnike të njëri‑tjetrit.

    Kjo është Kosova e ardhme, shtet modern, i cili realizohet pas një historie të gjatë rezistence ndaj okupimit të huaj, duke pasë kaluar edhe stuhitë e luftës dhe përpjekjet e mëdha për rimëkëmbje fizike e shpirtërore nga viti 1999 e këndej.

    Ndihma
    Ne kemi gëzuar ndihmën e pakursyer të botës demokratike në vitet e pasluftës. Këto ndihma na kanë mundësuar që të tejkalojmë problemet emergjente e të konsolidimit si pasojë e luftës dhe mungesës shumëvjeçare të investimeve në Kosovë. U jemi mirënjohës të gjitha vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare që na kanë ndihmuar në rindërtimin e Kosovës pas luftës.

    Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, pas ndërhyrjes së trupave të NATO‑s dhe vendosjes së misionit të OKB‑së në Kosovë, kanë ndodhur procese të rëndësishme demokratike dhe zhvillimore. Mbi bazë të zgjedhjeve të lira e demokratike, në Kosovë janë ndërtuar institucione të qëndrueshme në nivel lokal dhe qendror, të cilat janë dëshmuar me funksionalitetin e tyre.

    Sukses i këtyre institucioneve është rimëkëmbja ekonomike e Kosovës dhe fillimi i transformimit rrënjësor të kësaj ekonomie mbi baza të ekonomisë së lirë të tregut. Është krijuar një infrastrukturë bashkëkohore ligjore për të gjitha fushat. Kosova ka krijuar një sistem të qëndrueshëm bankar dhe buxhetor dhe zhvillon me sukses procesin e privatizimit.

    Sido që të jetë, në mungesën e qartësisë së statusit, ekonomia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillohet në potencialin e vet të plotë, duke mos pasur mundësinë e lidhjeve me institucionet financiare ndërkombëtare dhe për partneritet edhe më të suksesshëm me investuesit e jashtëm. Gjatë këtyre viteve, Kosova ka përmbushur një spektër të gjerë standardesh, të njohura si Standarde për Kosovën, të cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës, demokracinë, si dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj.

    Momenti

    I nderuar President Ahtisaari, Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit, Zonja dhe zotërinj,

    Tani është koha që Kosova, me identitetin e vet të veçantë etnik, gjeografik, historik, e juridik, me strukturat demokratike përfaqësuese që ka krijuar, të njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është rast sui generis në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo gjë pranohet sot pothuaj prej të gjithëve. Me Kosovën shtet ne marrim përgjegjësitë dhe detyrimet që i takojnë vendit, i cili synon të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar.

    Edhe pas pavarësimit, Kosova do të gëzojë për një kohë një prani të ndjeshme ndërkombëtare, civile dhe ushtarake, të cilën e kemi ftuar ne, autoritetet legjitime të Kosovës. Kjo prani do jetë aty për të na ndihmuar në rrugën tonë të integrimit në familjen euro‑atlantike ‑ shtëpinë e vlerave që kemi të përbashkët me kombet e lira e demokratike të kësaj pjese të globit tokësor.

    Ne i kemi ndarë rrugët me Serbinë në vitet '90 të shekullit XX. Elita politike e Kosovës synonte vlerat moderne europiane, ndërsa elita politike e Serbisë ishte kthyer në mitet e shekullit XIX dhe, përmes kësaj, te një mesjetarizim i hapësirës sonë jetësore. Tani është koha që Kosova dhe Serbia, si vende të pavarura, të shkojnë rrugës së integrimeve në strukturat e Unionit Europian dhe në NATO.

    Kjo është e ardhmja e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit. Popujt tanë duan të udhëtojnë lirshëm, të gëzojnë liritë dhe mundësitë që i gëzojnë ata që tashmë janë pjesë e Unionit Europian. Ne mëtojmë të jemi pjesë e vlerave demokratike dhe normave ligjore që mishëron Unioni Europian, dhe jemi të përkushtuar që të bëjmë punë praktike që t'i inkorporojmë ato në ligjet dhe institucionet tona.

    Përkushtimi
    Ne e dimë se ky është një udhëtim i gjatë dhe i vështirë që kërkon punë të madhe, por jemi të përkushtuar të shkojmë kësaj rruge. Këtë ambicie duhet ta kenë të gjithë fqinjët tanë. U them të gjithë fqinjëve, pra edhe Serbisë: le të shkojmë përpara rrugës së integrimeve euro‑atlantike.

    Si President i vendit që është në prag të pavarësisë së njohur ndërkombëtarisht, dua t?ju siguroj edhe një herë se shteti i Kosovës do të ofrojë gamën më të gjerë të mundshme të mbrojtjes, si kushtetuese ashtu edhe institucionale, për të siguruar sundim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të të gjithëve: të shqiptarëve shumicë dërrmuese, të komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera pakicë.

    Ne, përfaqësuesit e Kosovës, ju sigurojmë se pavarësimi i Kosovës dhe njohja e saj shtet sovran dhe i pavarur do të thotë paqe dhe stabilitet në të gjithë rajonin. Prandaj, si shtet i pavarur, përkushtim të veçantë do ta kemi bashkëpunimin me të gjithë fqinjët tanë dhe vendet e rajonit. Ne nuk kemi pretendime apo lakmi për territore të të tjerëve, por as nuk do të tolerojmë pretendimet ndaj territorit tonë.

    Menjëherë pas njohjes si shtet i pavarur, Kosova do të ushtrojë të drejtën për anëtarësim në të gjitha institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, pra edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. I nderuar President Ahtisaari, Të nderuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit, Zonja dhe zotërinj.

    Më lejoni që në fund të këtij procesi të gjatë dhe kompleks, t'ju shpreh falënderimet e mia, në emër të Ekipit të Unitetit dhe të popullit të Kosovës, Juve, President Ahtisaari, Grupit të Kontaktit, NATO‑s, SHBA‑ve, Unionit Europian, dhe UNOSEK‑ut, për angazhimin tuaj në kurorëzimin e këtij procesi për definimin e statusit politik të vendit tim, Kosovës.
    #VamosArgentina

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Ahtisari, fund bisedimeve dhe pa marrëveshje

    Qëndrimi i të dërguarit të OKB-së pas përfundimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd

    Serbët hedhin poshtë propozimet e bëra nga Prishtina
    Në Vjenë u zhvilluan dje bisedimet në nivelin më të lartë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Me ftesën e përfaqësuesit të OKB-së në takimin e fundit të drejtpërdrejtë kanë biseduar presidentët Fatmir Sejdiu e Boris Tadiç, kryeministrat Agim Çeku e Vojisllav Koshtunica dhe anëtarë të tjerë të grupeve negociatore.

    Në praninë e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit, BE, NATO-s dhe UNMIK-ut, Beogradi dhe Prishtina kanë mundësinë që për herë të fundit t'i paraqesin versionet e tyre, për zgjidhjen e statusit të Kosovës, para se kjo çështje të dërgohet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Mirëpo versionet e tyre të fundit janë ato që u dëgjuan edhe në fillim, para më shumë se një viti. Prishtina kërkon pavarësi të plotë, ndërsa Beogradi refuzon çdo lloj pavarësie.

    Me takimin e fundit ndërmjet delegacionit serb dhe shqiptar të shtunën në Vjenë përfundon edhe misioni 13-mujor i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Ashtu siç e kishte parashikuar ish-presidenti i Finlandës, të dyja palët nuk mundën të bien dakord mbi të ardhmen e Kosovës. Shqiptarët e pranuan planin e Ahtisaarit, kurse serbët e hodhën poshtë. Me këmbënguljen e Rusisë, Ahtisaari i bëri ndryshime të lehta planit, por edhe ashtu ai u hodh poshtë nga udhëheqësit serbë.

    Serbia

    Vladimir Matiç, ish-diplomat jugosllav që jep mësim në Universitetin Clemson në Shtetet e Bashkuara në politikën e jashtme, thotë për VOA se Serbia ka gabuar në negociatat e Vjenës me përqendrimin tek çështja se kush do ta kontrollojë territorin e Kosovës dhe jo tek garantimi i të drejtave për serbët që jetojnë atje.

    “Për Serbinë, fati dhe pozita e serbëve në Kosovë, mbrojtja e monumenteve, kishave, qasja e tyre e kështu me radhë, duhet të kishin qenë në qendër të vëmendjes gjithë kohën. Tek njerëzit, dhe jo territori, duhej të ishte përqendruar vëmendja”.Matiç thotë se Serbisë i nevojitet që problemi i Kosovës të zgjidhet dhe vetëm atëherë demokracia do të mund të hedhë rrënjë në Serbi.

    Megjithatë, ministri i jashtëm serb, Vuk Drashkoviç, paralajmëroi dje se pavarësia e Kosovës do të shtonte fuqishëm ndjenjat nacionaliste në Serbi dhe shkaktonte paqendrueshmëri e trazira në mbarë Ballkanin.

    KS
    Propozimi i Ahtisaarit do t’i paraqitet këtë muaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe votimi për të pritet nga muaji qershor. Grupi i Kontaktit, i përbërë prej gjashtë vendesh me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe Rusisë, ka drejtuar negociatat e Vienës ndërmjet delegacioneve shqiptare e serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë përkrahur planin e Ahtisaarit, por pozicioni i Rusisë është më pak i qartë dhe Moska vazhdon të ngulë këmbë që propozimi mbi statusin duhet të jetë i pranueshëm si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.
    #VamosArgentina

Faqja 20 prej 46 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •