Close
Faqja 18 prej 46 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 452
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Shtajnmajer rithekson se Kosova është rast unik

    Berlin, 20 shkurt - Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të marrë vendimin për Kosovën, nëse shqiptarët e Kosovës dhe serbët nuk arrijnë zgjidhje gjatë bisedimeve për planin që e ka propozuar Marti Ahtisari. Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjeorgjian Shtajnmajer përsëriti se Kosova është rast unik. "Rasti i Kosovës është unik dhe nuk mund të shërbejë si model për zgjidhjen e konflikteve të tjera", tha ministri i jashtëm gjerman. Nga ana tjetër shefi i diplomacisë së Gjeorgjisë, Gela Bezhuashvili ka përsëritur të njëjtin qëndrim: "Çdo përpjekje për të vendosur paralele mes konfliktit në Kosovë dhe ndonjë konflikti në territorin e Gjeorgjisë apo gjetkë është gabim dhe i rrezikshëm. Rusia të mendohet mirë kur manipulon me parimet bazë të integritetit territorial", tha Bezhuashvili.
    QIK

    Bilt tha se Serbisë duhet t'i propozohet perspektivë evropiane për ta pranuar Planin e Ahtisarit për Kosovën

    Vjenë, 20 shkurt Shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt tha se Serbisë duhet t'i propozohet perspektivë e qartë të hyrjes në Bashkimin Evropian në mënyrë që Beogradi të pranojë Planin e Ahtisarit. "Nëse i ofrojmë perspektivë me një qasje shumë të qartë në BE, Serbia do të jetë e gatshme të jetojë me Planin e Ahtisarit dhe me kalimin e kohës ta pranojë atë". Kështu është shprehur Karl Bilt në të përditshmën austriake "Presse". Sipas tij nëse nuk ofrohet opsioni evropian ekziston rreziku që Serbia të zhytet në nacionalizëm dhe ta bllokojë zgjidhjen për Kosovën.
    QIK


    Zonat mbrojtëse të kishave serbe në pakon e Ahtisarit janë mollë sherri, tha Mark Krasniqi


    Prishtinë, 20 shkurt Përfaqësuesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës kanë shfaqur shqetësimet e tyre rreth pakos së Presidentit Marti Ahtisari. Kryetari i PSHDK-së akademik Mark Krasniqi tha se përkrah pakon e Presidentit Ahtisari, por sipas tij, projekti është i rrezikshëm për paqen në Ballkan. Ai ka shtuar qëndrimin e tij se faktori ndërkombëtar mendon se me lëshimet që bënë ndaj Serbisë do të demokratizojë atë, por Serbia është edukuar nga Kisha ortodokse serbe, e cila e përkrah politikën ditore të saj. Akademik Krasniqi ka theksuar se territor i Kosovës ka pasur shtrirje deri në Krushevc dhe se shumë kisha në Kosovë, të cilat i ka okupuar Serbia gjatë luftrave janë ruajtur nga populli shqiptar. Kreu i PSHDK së mendon se zonat mbrojtëse të kishave serbe janë mollë sherri.
    QIK


    Bashkësia Islame dhe Kisha katolike kërkojnë që të mos anashkalohet trashëgimia islame dhe katolike

    Prishtinë, 20 shkurt Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha katolike kërkuan që në pakon e të dërguarit të OKB së për statusin Marti Ahtisarit të mos anashkalohet trashëgimia kulturore e fetare e besimtarëve të besimit islam dhe atyre katolikë, pasi sipas tyre kishave ortodokse serbe i janë dhënë privilegje të tepërta. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kritikoi disa pika të pakos së Marti Ahtisarit për shkak se konkludohet se Kosova nuk duhet të ketë fe zyrtare që privilegjet doganore dhe tatimore që i ofrohen kishës ortodokse serbe të jenë edhe për dy bashkësi tjera fetare në vend, atë myslimane dhe katolike
    QIK

  2. #172
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Hajde pra ta gezoni Kosoven e ri-kolonizuar. Sic e ka thene Veton Surroi "Dont hesitate! Be colonial"
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Ditën e tretë në takimin e Vjenës është diskutuar për sukcesionin mes Kosovës e Serbi

    Ditën e tretë në takimin e Vjenës është diskutuar për sukcesionin mes Kosovës e Serbisë

    Dita e tretë e takimit të Vjenës iu ka shërbyer delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që t’i paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në Pakon e Ahtisaarit, përkatësisht në aneksin për ekonomi dhe pronë. Në këtë drejtim Ekipi i Kosovës nuk ka pasur telashe me që ajo që sugjeron pakoja e kryenegociatorit Ahtisaari është fillimi i procesit të sukcesionit në mes Serbisë dhe Kosovës, ka deklaruar para fillit të takimit të sotëm kryesuesi i delegacionit të Kosovës Skënder Hyseni.
    Ne, ka shtuar më pas Hyseni qysh në takimin e parë për ekonomi kemi sugjeruar që sukcesioni në mes dy vendeve të zhvillohet në përputhshmëri të plotë me marrëveshjen e vitit 2001 për sukcesion të 5 njësive federale të ish Federatës Jugosllave. Nuk pres kurrsesi ndonjë problem nga ana jonë.
    Por nëse gjykojmë mbi bazën e asaj çfarë ka ndodhur gjatë dy ditëve të kaluara, ka thënë tutje Hyseni, nuk pres që as sot pala serbe të jetë konstruktive.
    Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Leon Koen, ka deklaruar se çështja e sukcesionit për Beogradin është e papranueshme. “Këtë e kemi thënë në Beograd, këtë do ta themi edhe sot këtu në Vjenë. Ne do të propozojmë diçka krejt tjetër, dhe, këtë do ta bëjmë gjatë rrjedhës së takimit të sotëm”, ka thënë ai, pa dashur që të jap detaje për atë që do të propozojnë.



    ÇKA THANE PALET GJATE SESIONIT TE PARADITES

    Përfundimi i sesionit të paradites nuk solli asgjë të re. Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të kenë qasje diametralisht të kundërta pothuaj në të gjitha pikat që kanë të bëjnë me ekonomi dhe pronë, më saktësisht me
    borxhin ndërkombëtarë dhe pronën publike. Pala Kosovare ka pranuar që të marrë përsipër një pjesë të borxhit ndërkombëtarë, i cili do të përcaktohej përmes bisedave bilaterale me Serbinë, pas statusit dhe atë në
    bazë të marrëveshje së vitit 2001 për sukcesionin e shteteve. Por në rast se brenda një viti Beogradi dhe Prishtina nuk do të mundë të merreshin vesh, atëherë kjo çështje le të bëhet pjesë e zgjidhjes me arbitrazh ndërkombëtare.
    Sa iu përket ndërmarrjeve publike, pozicioni i palës kosovare edhe sot ishte i qartë : Ato janë pronë e qytetarëve të Kosovës dhe rrjedhimisht i takon Qeverisë së Kosovës që të menaxhojë me to.

    Kur është fjala për borxhet ndërkombëtare Serbia insiston që në këtë rast të aplikohet legjislacioni i saj, në raport me alokimin e borxheve.

    Serbia është po ashtu kundër aplikimit të marrëveshjes së vitit 2001 për sukcesionin e shteteve, sepse ajo nuk e pranon Kosovën si njësi sukcesore të pasurisë, përkatësisht të borxheve të ish Jugosllavisë. Natyrisht që
    ne nuk jemi pajtuar me asnjë amandamet të paraqitur nga pala serbe.

    Ne kemi insistuar që me çdo kusht të iplementohet teksti i Ahtisaarit me dy amendamente të vogla që ne i kemi paraqitur si vërejtje, të cilat nuk janë përfshirë në pakon e Ahtisaarit, ka thënë pas përfundimit të sesionit
    të paradites kryesuesi i ekipit të Kosovës, Skënder Hyseni.

    Amendamenti i parë ka të bëjë me borxhin e jashtëm, plus asetet e jashtme, që nënkupton edhe të drejtën tonë që, përveç borxheve, të kemi të drejtën e Trashëgimit të një pjese të pasurisë së jashtme të ish Jugosllavisë.
    Ndërsa amendamenti i dytë, i propozuar nga pala kosovare, është menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave.
    Sipas Skënder Hysenit Kosova ka kërkuar që me ujërat të qeverisin institucionet qendrore të Kosovës, sepse ujërat janë interesi yni nacional.

    Ndërsa sa i përket ndërmarrjeve publike, pala serbe ka paraqitur një listë të tërë ndërmarrjesh që, sipas tyre, i përkasin Beogradit, listë kjo të cilën Skënder Hyseni e quajti të çoroditur sepse, siç tha ai, serbët në këtë
    mënyrë po përpiqen që edhe ndërmarrjet që i kanë integruar në sistemin e tyre me dhunë, pas agresionit kushtetues t’i paraqesin si të vetat.

    Por të gjitha këto pohime të palës serbe delegacioni i Kosovës i ka hedhur poshtë duke ofruar argumente te fuqishme, përkundër këtyre pohimeve.

    Ndryshe, pala serbe në Vjenë ka ardhur me një aneks të ri duke e fshirë atë të Ahtisaarit, aneks i përpiluar me një gjuhë dhe shprehje si “Kosovo i Metohija” ishin të papranueshme për palën kosovare.

    Ndryshe, bisedimet e tri ditëve të fundit në Vjenë vetëm sa i kanë ritheksuar dallimet e mëdha në qëndrime mes Kosovës dhe Serbisë, apo, siç u shpreh Skënder Hyseni, në mes të Kosovës e bashkësisë ndërkombëtare në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër.

    /Menduh Hysa/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #174
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Janë pajtuar vetëm në një pikë:

    Që shpenzimet e qëndrimit në Vienë, psh qiranë e objektit e gjëra tjera t'i paguajnë bashkërisht

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Edhe shoqeri shumeetnike edhe ndarje etnike

    Nga Koco Danaj

    Eshte nje nga paradokset e propozimit te Ahtisarit. Dhe si i tille, duhet te korigjohet. Perse eshte paradoks?
    Po ja perse? Plani i Ahtisarit thote se Kosova duhet te jete nje shoqeri shumekombeshe. Qysh ketu fillon mashtrimi dhe tendenca per te krijuar nje realitet virtual. Sepse ne Kosove ka vetem nje etni, nje komb dhe ky jane shqiptaret. Ka edhe disa pakica sic jane serbet, bosnjaket, turqit etj qe te gjitha bashke arrijne deri ne 10 perqind. Pra nuk mund te krijosh nje shoqeri shumekombeshe sic kerkon Plani i Ahtisarit. Por Plani thote se keshtu duhet te jete. Pra kemi te bejme me nje Plan kokeforte qe mbeshtetet mbi te drejten e me te madhit ndaj te voglit. Por qe po te ngulesh kembe te realizohet do te thote te ngulesh kembe qe Kosova te jete Palestine, do te thote te ngulesh kembe qe ne Kosove te mos kete paqe.
    Formulimi tejet i gabuar i Planit te Ahtisarit mbi shoqerine shumekombeshe te Kosoves, del me ne pah kur analizon se si plani tenton ta rregulloje kete shoqeri te qiellit dhe jo te tokes. Plani parashikon qe ne Kosove te krijohen edhe 6 komuna te reja serbe, te cilat deri me sot kane qene sebashku me komunat shqiptare, pra te perziera. E kuptoni tani se cfare po ndodh me Planin. Plani parashikon shoqeri shumeetnike.. por te ndare nga njeri tjetri. Edhe shoke edhe te ndare. Edhe shoqeri edhe me kufij te brendshem. Kete eksperiment mund ta hasim vetem ne Planin Ahtisari.
    Por jo mund te thote dikush apo disa, sepse dita dites ata qe jetoje ne Kosove do te mesohen te jetojne me njeri tjetrin. Bukur. Por perseri ka nje detaj te Planit te Ahtisarit i cili e hedh poshte kete supiozim. Cili eshte detaji? Po detaji eshte Mitrovica, qyteti i Mitrovices. A mund te kete shoqeri shumeetnike ne Mitrovice. A mund te kete shoqeri shumetnike atje ku qyteti ndahet ne dy pjese? Sepse Plani I Ahtisarit krijon Komunen e Mitrovice se Veriut ku jetojne serbet dhe te Mitrovices se Jugut ku jetojne shqiptaret. A mund te thote kush? Ku eshte shoqeria shumetenike ne Mitrovicen e ndare. Perse behet ndarja? Behet sepse nuk mund te jetojme me njeri tjetrin. Po si mund te kete shoqeri shumetnike atje ku njerezit nuk duan te jetojne me njeri tjetrin, prandaj edhe i ndajne, prandaj edhe i ruajne edhe ushtri, prandaj edhe Uren e caktojne si Kufi?
    Pa hyre ne analizen e dukurive te tjera, qe permban Plani i Ahtisarit lidhur me shoqerine shumekombeshe, edhe kaq na mjafton te konkludojme se kemi te bejme me nje eksperiment aspak te deshirueshem per Kosoven.
    Shqiptaret ne Kosove duhet te kerkojne nga politikanet e tyre qe te mos e pranojne kete propozim. Ata duhet te kerkojne qe te korigjohet. Kosova ka bnje shekull qe vuan nga artificialiteti i te medhenjeve. Tashme ka ardhur koha qe edhe ajo si gjithe te tjeret ne Europe te kerkoje natyralitetin.

  6. #176
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Negociatat Serbi-Kosovë rifillojnë të martën. Radikalët serbë kërcënojnë me luftë

    Ahtisari: Vullneti i shumicës, fjala kyçe për vendimin e statusit

    Statusi përfundimtar i Kosovës do të respektojë vullnetin e shumicës dhe fjala përcaktuese për të do të shkruhet qartë në propozimin përfundimtar.

    Kështu ka deklaruar kryenegociatori i statusit të Kosovës, i dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari. Gjatë një interviste në televizionin e Kosovës, “KTV”, Ahtisari ka siguruara se propozimi i tij do të finalizohet mes 2 dhe 10 marsit dhe po këtë muaj propozimi do të shkojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Vetëm në versionin përfundimtar propozimi do ta përmbajë një fjalë të përcaktuar për statusin”, ka deklaruar Ahtisari duke shtuar se Grupi i Kontaktit tashmë e ka bërë të qartë se propozimi përfundimtar dhe fjala kyçe e statusit do të bazohet duke u nisur nga parimi i respektimit të vullnetit të shumicës. Ahtisari ka shtuar se të gjithë ata që e kanë refuzuar propozimin tij në fakt nuk e kanë lexuar me kujdes atë dhe se protestat e njërës palë apo tjetrës, nuk do të pengojnë bashkësinë ndërkombëtare në zbatimin e planit të tij. Ndërkohë është njoftuar se pas dështimit të negociatave treditëshe në Vjenë mes Prishtinës dhe Beogradit, bisedimet do të rifillojnë të martën, për të prekur kryesisht temën e decentralizimit. Pala serbe gjatë negociatave ka deklaruar se Kosova “duhet të bëhet një provincë autonome brenda Serbisë, e qeverisur në një mënyrë demokratike me respektimin e plotë të ligjit dhe të karakterit shumetnik”. Pala serbe ka kërkuar që i gjithë paragrafi i parë i propozimit të fshihet dhe propozimi të riformulohet sipas Kushtetutës serbe. E vetmja gjë që kanë pranuar serbët nga propozomi fillestar i Ahtisarit ishte pika e të drejtave të komunave serbe, të cilat ishin të plotë dhe me lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin, gjë që është kundërshtuar nga pala kosovare. Ndërkohë që po afron statusi përfundimtar radikalët në Serbi kanë nisur të ndjejnë rrezikun e humbjes së Kosovës, të cilët e quajnë si zemra e Serbisë. Lideri radikal serb, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se Serbia duhet të heqë dorë nga plani për anëtarësim në BE dhe të largohet nga OKB-ja, nëse Kosova bëhet një shtet i pavarur. Sipas tij, “Nëse BE e rrëmben Kosovën nga Serbia, kjo e fundit nuk duhet ta pranojë kurrë integrimin. Deklarata e tij u bë pas një takimi më përfaqësuesit e Dumës ruse për çështjen e Kosovës. Nikoliç ka shtuar se "Serbia duhet të heqë dorë nga pozicioni i saj si anëtare në OKB, nëse Këshilli i Sigurimit pranon planin e Ahtisarit”. Nikoliç ka shtuar se mban shumë shpresa në përdorimin e vetos ruse kundër këtij propozimi dhe nëse Rusia nuk e përdor veton, atëherë “ne do ta mbrojnë Kosovën me luftë”, ka deklaruar lideri i partisë radikale serbe në Moskë. Radikalët kanë kërkuar vazhdimisht, që Serbia të aktivizojë ushtrinë e saj për të mbrojtur Kosovën brenda territorit. Nikoliç u shpreh, se shpreson që të formojë një qeveri të fortë bazuar në votat e 21 janarit, në mënyrë që të mbrojë Kosovën.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Open wound

    In the next few weeks, Kosovo could take its first steps towards independence. But many families are still demanding to know what happened to the 2,000 people still missing after the war. Photographer Andrew Testa and Julian Borger on the ghosts that haunt the birth of a nation




    Saturday February 24, 2007

    The Guardian




    Eight years have gone by since the Kosovo war, but for the families of more than 2,000 people, time is frozen in 1999. Nearly half the men, women and children who vanished then are still missing today, leaving aching holes in the lives of the survivors who loved them, and in the psyche of a new country drifting uncertainly towards independence.

    The faces of the missing, faded by the sun and rain, stare out from a fence around Kosovo's parliament in Pristina. Their families have hung photographs of them in a ramshackle memorial that keeps their memory alive until a grave can be dug and the anguish of a hundred clans laid to rest.



    That cannot happen without bones, and they have been hard to find. The overwhelming majority of the war's victims were ethnic Albanian civilians massacred by Serb paramilitaries, and the bodies of thousands were driven across the border, often in refrigerated lorries, as part of a cover-up, orchestrated by Belgrade, that was as desperate as it was macabre.

    In the rush to dispose of the evidence, some of the trucks were simply driven into the Danube. When a lorry bobbed to the surface, according to eyewitness accounts, Serb soldiers fired a rocket-propelled grenade at it in an attempt to make it sink. But it is not always easy to get away with murder, let alone a crime of that magnitude. Some of the corpses floated out through the hole in the truck. In 2001, 60 bodies were found in a lorry sunk in a reservoir at a hydroelectric plant.



    After Slobodan Milosevic was toppled in 2000, the Serbian police began investigating and found the remains of hundreds of bodies buried near a village called Batajnica, about 15 kilometres northwest of Belgrade, and a few other mass graves. Eight former policemen went on trial in Belgrade last year for their part in one of the worst massacres of the war, in the village of Suva Reka: 48 villagers were killed, all but one from one family. The dead included 14 children, two infants, a pregnant woman and a woman aged 100.



    A few dozen at a time, under Red Cross supervision, the remains have been handed over to the UN's Office on Missing Persons and Forensics in bleak ceremonies watched by a clutch of bereaved relatives. The UN forensics experts look for identifying features, take DNA samples and cross-check them against the families of the missing. Since 2002, they have identified the bodies of more than half of the 5,206 people declared missing at the end of the conflict.



    Most have been picked up by their families, but about a hundred have been left in the morgue until the remains of other missing relatives can be found so they can be buried together.



    The UN still has 530 unidentified bodies in its morgue, and altogether 2,150 people have yet to be accounted for. A third of these are ethnic Serbs, almost certainly killed in reprisals.



    The Serb minority in Kosovo, roughly 10% of the population, now cling on in enclaves guarded by Nato troops. Guarantees for their protection were built into a self-rule proposal put forward earlier this month by the UN envoy to the province, Martti Ahtisaari. But any idea of Kosovan self-rule has been rejected outright by Belgrade, which sees Kosovo as the birthplace of the Serbian nation.



    The Ahtisaari proposal has also been criticised by the families of the ethnic Albanian missing. The document mentions their plight and calls for further efforts to find the remains, but the families are demanding more concrete undertakings.



    Some will never find answers, the UN's director for justice in Kosovo, Albert Moskowitz, said. "It's getting more difficult to find sites. Information is getting harder to come by. A certain number of missing will never be found - their remains have been incinerated or lost, and that happens in any conflict"



    In the next few weeks, the question of Kosovo's autonomy is likely to go before the UN Security Council, where Russia will cast a decisive vote. If Moscow backs the Ahtisaari proposal, Kosovo will achieve de facto independence, whether or not the Serbian government in Belgrade likes it. If not, the climate of uncertainty will ricochet back to Kosovo and could trigger a new bout of violence.



    Whatever is decided in the UN, Moskowitz says there can be no enduring peace in Kosovo until the question of the missing has been addressed. "This is an open wound," he said. "To have reconciliation and forgiveness, you have to try to find where the missing are, so that the society can move on and recover."
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 27-02-2007 më 07:08

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile


    AHTISARI DO TE PERFUNDOJNE PROPOZIMIN FINAL PER KOSOVEN

    KA PER TE PERMEND EDHE FJALEN PER STATUSIN



    Prishtine (FoNet) - Propozimi per statusin e Kosoves do te perfundohet nga 2 deri 10 marsi dhe do te permbaj "fjalen konkrete per statusin", ka deklaruar i deleguari i OKB i ngarkuar per pyetjen e statusit te Kosoves, Marti Ahtisari, ne intervisten dhene televizionit Kohavishn-KTV.
    "Grupi i Kontaktit e ka bere te qart ne baze te cfare do te themelohet propozimi i statusit final, duke u mbeshtetur ne parimin se deshira e shumices ne Kosove duhet te nderohet", ka thene Ahtisari, dhe ka shtua se propozimin do t'ia dorezoje Keshillit Sigurimit te KB ne fillim te marsit.

    I ngarkuari i KB, poashtu, ka thene se ata qe ne Kosove protestojne kunder propozimin te tij, vertete as qe e kane lexua ate.
    "Sikur ta kishin lezuar, nuk do te kishin arsye te protestone. Ata qe protestojne vetem rrezigojne realizimin e asaj per cka enderrojne", ka thene Ahtisari.

    Ai ka shtua se bashkia nderkombetare nuk do ta pengoje realizimin e planit te tij.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #179
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga dardani2000
    Populli Shqiptare meriton shtete por prej 7 milion Shqiptareve na Ballkan vetem 10 % kan luftue per drejta te shqiptareve

    Se po te kishin lufteu vetem 35% e popullates shqiptare per shtet ne do te kishim pas shtetin tone sot dhe jo qfare do shteti te m...t por shtete ku ti do te mundesh ta ushqesh familjen tende e te jetosh ne ate shtet e jo vetem te mendosh se si ta braktisesh ate shtet.
    Prej nga e nxore kete statistik a ban mi dite,mosni more mos futni propagand,se nuk ka kund ne bot qe mundesh me shliru vendin me 10%,une mendoj qe te 7 milionet kan qen ne luft,por lufta zotri nuk behet vetem me pushke

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

Faqja 18 prej 46 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •