Po kjo tmk vetem me vrasje politike eshte marre dhe grabitje ne rruge!Postuar më parë nga shkelqa
Ju kerkoni te njejten formacjon qe te vrase lidera politik dhe te grabis qytetaret e vete!
Po kjo tmk vetem me vrasje politike eshte marre dhe grabitje ne rruge!Postuar më parë nga shkelqa
Ju kerkoni te njejten formacjon qe te vrase lidera politik dhe te grabis qytetaret e vete!
Loja e Ahtisaarit eshte njesoj si loja e Janullatusit. Ashtu sic KOASh-i nuk eshte me Shqiptar por i Shqiperise, ashtu edhe Kosova nuk eshte me Shqiptare por multi-etnike.
Dic po leviz ne Shqiperi. Greqerit andej kane dale me teorine se shpejt Greqishtja do behet gjuhe zyrtare ne Shqiperi.
Vibracionet e kesaj loje te Ahtisaarit do te ndihen per shume kohe dhe do kene efekt edhe ne Shqiperi.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Edhe kete akt tjeter te ulet, thellesisht shkombetarizues do ta beje salis?Greqerit andej kane dale me teorine se shpejt Greqishtja do behet gjuhe zyrtare ne Shqiperi.
Mos ia ka dhene fjalen ***-aman-lisit apo nik gaxhoit?
Se pari do te numerohet popullata. Ministria e Brenshme e Greqise kurre nuk e jep nr e sakte te aplikanteve nga Shqiperia per kartat e homogjenitetit(per 'arsie te cigurise kombetari') por llafet jane qe jane 200,000.Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
Po te numerohet popullata ja u garandoj une qe do te dalin edhe ndoshta 100-200,000 te tjere qe jane 'Greke'. Me keto statistika, duke marre shembullin e Kosoves (5% e popullates e ben gjuhen e vet gjuhe zyrtare), me nxitjen e vorjo-pilurjoteve edhe Shqiperia ka per tu bere me greqishten si gjuhe zyrtare.
Parimi eshte parim. Nqs Kosova dhe KOASH-i nuk eshte Shqiptare por multi-etnike atehere edhe Shqiperia nuk eshte Shqiptare por multi-etnike.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
ldkja eshte mare me keto vrasje u vertetuam ne kuvendet e tyre,kur qeshtja e Kosoves ishte problem nderkombetar ldkistat i shpalosen maskat dhe bene kerdi per te nje post qe ta plaqkitin popullin e mjere dhe pastaj ti paraqitet si zoteri qe i ka hije te jete milionerPostuar më parë nga AAAA
Mund te lexosh pragmatizmin e Ahtisarit ne cdo rresht te paketes se tij dhe kjo duhet pershendetur pasi nuk deshmon vetem njohjen e thelle te problemit te Kosoves nga personi ne fjale, por deshmon edhe optimizmin e frenuar te tij per te ardhmen e nje shteti te ri ne Evrope. Paketa permban tre mesazhe brenda saj:
1. Biresimin e Kosoves nga Bashkimi Evropian, duke e larguar nga duart e Serbise apo Shqiperise.
2. Freret per optimizmin e shfrenuar te shqiptareve ne Kosove qe duan pavaresine por nuk e dine se cfare do te thote te jesh i pavarur.
3. Mesazhin e qarte per Grupine Kontaktit qe suksesi ne Kosove kerkon jo vetem nje mirekuptim per nje status final ne Kosove, por edhe nje angazhim direkt afatgjate.
Pavaresisht se shume shqiptare e shohin kete moment ne histori si nje moment euforie apo revanshi, e verteta eshte qe me shume se sa vete shpallja e pavaresise apo forma juridike qe ajo do te marri, ky eshte shansi qe 2.5 milion shqiptare ne Kosove kane per ti deshmuar vetes, per ti deshmuar shqiptareve te tjere rreth tyre, per ti deshmuar fqinjeve dhe botes, qe jane nje popull i perkushtuar per ti vene ne jete dhe bere per vete ato principe demokratike qe Ahtisari rendit me lart. Ato principe dhe misherimi i tyre ne jeten e cdo shqiptari, do te deshmojne suksesin/deshtimin e shtetformimit ne Kosove.
Dhe ajo qe me dhuroi nje buzeqeshje ne dokument, qe eshte ne vetvete edhe nje shuplake historike per te gjithe burrat e grate e kuvendit te Kosoves:
Ahtisari do te kete harruar te rendisi edhe gjuhen e trete zyrtare te Kosoves, turqishten.1.6 Gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe serbe
Albo
Gjysen e Mitrovices po ta ndan.. Shkijet pe marrin nje pjes qe do qeveriset nga Beogradi dhe do financohet nga ata.. dhe 5 komuna te tjera.. qe do mbahen nga serbet.. dhe kshtu ne at pako un sapo e kuptova.. as gje nuk kishte diqka qe do knaq zemrat e kosovarve per veq politikanve qe tani per tani jan ne pushtet..
Serioz eshte turp qe na bejn qefin neve se ne at pako eshte pavarsia , por per mua aty ska as pak me shum se nje m.. te propozuar nga artisari..
As njeher skam qen i zhgenjyer nga keta burra te shtetit qe dalin e na thon se do behet mire me at pako..
sdi kshtu mendoj un.. ndoshta edhe jam gabim..
Gjith te mirat.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Kosova e pavarur-pa pavarësi, apo Kosova e kantonizuar-pa kantone
Dokumenti është shumë i paqartë, ka një ndryshim evident nga dokumentet e deritanishme, jo falë efektshmërisë së bisedimeve, por ngase realiteti në Kosovë është tjetërfare nga ai që ishte në periudhën kur Kosova ishte e kolonizuar nga serbët. Në Kosovë nuk ka forca ushtarake serbe, nuk ka as grupe paramilitare serbe, nu ka as zhandërmëri, kufijtë e Kosovës i ruan KFOR-i, ndërsa sigurin e mbikqyrë SHPK-ja, dhe formacioni i forcave policore ndërkombëtare të UNMIK-ut, por në Kosovë është edhe TMK-ja, është Garda Nacionale e Kosovës, ky është realiteti
Agim Vuniqi, Farmington Hills
Më në fund u hap pakoja e Ahtisarit. U mbjatë takimi zyrtar me te dhe me gazetarë. U lexua letra e përbashkët e Grupit të Unitetit. Atë e lexoi kryetari i Kosovës z.Sejdiu, dhe pas tij bënë turr të flasin të tjerët, dhe fare nuk u kuptua se Ahtisari ka propozuar një zgjdhje për statusin final të Kosovës, që ka të bëjë me zgjidhjen institucionale të Kosovës, apo është një marrëveshje e brendshme "politike-fisnore", dhe edhe sot nuk kuptoj se çfarë kuptimi kishte deklarimi i të pestëve me këtë renditje: Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, Agim Ceku, kryeministër dhe përfaqësues i AAK-së, Veton Surroi, kryetar i ORA-s dhe Kolë Beisha, kryetar i Kuvendit dhe përfaqësues i LDK-së. Deklarimi i tyre nuk siguronte qytetarët në unitetin e deklaruar, ishte më tepër turp (individual) kolektiv. Pse është i shpehur kaq shumë ky mjerim për publicitet medial. Dhe pse kaq shumë fjalë në dobi të pakos, pa asnjë rezervë, kur ai as që ishte studjuar, dhe si dolën aq shpejtë me konstatimin se Dokumenti është i pranueshëm, pa ndonjë analizë të theksuar të Grupit, por edhe të ekspertëve që janë të punësuar në kabinetet e tyre, dhe shumë këshiltarë politik. Qytetarët që ishin dhe janë në pritje me vite, decenie, dhe më tepër se një shekull, pritnin shumëçka nga këta liderë, pritnin të dëgjonin fjalën shumë kuptimplote, Pavarësi e pastër e kulluat si burimet e Kosovës, por edhe pse ishin "rrasur" me premtime të shumëta dhe të pa balancuara deri në klithje triumfale gjatë fazës së bisedimeve në Vjenë, se shqiptarët fituan, nuk u pa gjë nga finalja përfundimtare, ngase simpatizuesit e dokumentit dhe kundërshtarët nuk dinin kujt ti dërgonin sinjale simpatie, por edhe gëzimi, nuk panë gjë nga pavarësia e shumëpritur. Nga Ahtisari u spjegua se shorti do të tërhiqet në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork. Pakoja e hapur lënë të hapura shumë mundësi, dhe nuk është precizuar sa duhet, nuk flitet për një plan kohor të operacionalizimit të Marrëveshjes, edhepse kjo marrëveshje do të pjesë përbërse e Kushtetutës së ardhshme të Kosovës "Të gjitha rregullat e Kushtetutës së ardhshme duhet të jenë në përputhshmëri me Marrëveshjën(Zgjidhjen). Në rast të konfliktit në mes të Kushtetutës dhe Marrëveshjes(Zgjidhjes), Marrëveshja(Zgjidhja) do të triumfoj", dhe institucionalisht është mbi te, praktikisht marrëveshja përcakton burimin dhe të drejtat e institucioneve Marrëveshja(zgjidhja) nuk precizon një Kushtetutë të plotë, por ajo definon disa elemente kyçe që duhet të përfshihen në Kushtetutën e ardhshme. Kushtetuta duhet të siguroj që: Kosova të jetë një shoqëri shumëkombëshe (nuk është dhënë përkufizim i saktë dhe në renditje i përbërësëve të asaj shoqërie shumëkombëshe: shqiptarë, serb, turq, boshnjak, ashkali, rom, egjiptas apo të mos përcaktohet fare (?), të mbetet shoqëri shumëkombëshe e kosovarëve) bazuar në barazinë e gjithë qytetarëve të saj; Kosova nuk ka besim fetar zyrtar dhe është neutrale sa i përket besimeve fetare ( në tekstin e mëtejmë sipas Marrëveshjes, edhe pse thuhet se Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Marrëveshja siguron autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha besimeve fetare, pronës dhe lokaliteteve të tyre, asnjëri besim fetar, prona dhe lokaliteti nuk është precizuar aq saktë si atëherë kur përfolet Kisha Ortodokse Serbe (KOS) shih: Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë do t’i ofrohet siguri shtesë dhe disa mbrojtje, të drejta, privilegje dhe imunitete të tjera, përfshirë këtu edhe garancitë kundër shpronësimit (nuk është përcaktuar qartë kush jep garancitë, dhe për çfarë garancish bëhet fjalë, ngaqë çështja e shpronësimit është e rregulluar me ligj dhe ështe kategori kushtetuese), të drejtën e plotë për menaxhimin e pronës së saj dhe qasje në objektet e saj. Sipas dokumentit të ofruar KOS-i do të ketë lirinë për të pranuar donacione dhe mbështetje nga cilido institucion (për çfarë institucionesh bëhet fjalë? qeveritare, jo qevertitare!, duhet të shtohet në harmoni me ligjin që rregullon këtë lëmi)me kusht që kjo të ndodhë në mënyrë krejtësisht transparente. Dokumenti shumë çartë precizon dhe favorizon Kishën Ortodokse, me ingirenca shumë të ekzagjeruara, dhe askund nuk përcakton detyrimet dhe përgjegjësitë duke e ndarë si kaptinë të veçantë, me lidhje shumë të forta me Serbinë. Eshtë i pranueshëm konstatimi kur bëhet fjalë për rregullimin e brendshëm kishtar, dmth. zgjidhja e personelit brenda mureve të kishës, por jo edhe në raport me pronën private në të cilën është vendosur ajo, ngase bëhet diskriminimi ligjor ndaj pronarëve të tokës (çështja duhet të rregullohet me pajtimin vullnetar të pronarëve, duke u siguruar atyre dëmshpërblimin e merituar, të huazimit me rent).;. Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshme: flamurin, stemën dhe himnin, të cilat do të reflektojnë karakterin shumëkombësh të Kosovës (duhet specifikuar formën, dmth a shfrytëzohet institucioni i referendumit, apo për këtë vendosë parlamenti shumëpartiak i Kosovës); Gjuhët zyrtare të Kosovës do të jenë gjuha Shqipe dhe ajo Serbe (pranimi i tekstit në këtë formë, diskriminon popullatën shumicë dhe minoritetet tjera jo serbe, meqë në fakt pranohet federalizimi/konfederalizimi i Kosovës-imponohet, duke ua marrë të drejtën demokratike të qytetarëve që ata të vendosin për këtë, pranohet ndarja dhe kantonizimi (gjuhësorë) i Kosovës);
Komunitetet jo shumicë do të përfaqësohen në parliament në bazë të një sistemi të ulseve të garantuara/rezervuara (sa ulëse janë ato dhe me çfarë çelësi institucional rregullohen ato?): Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe shërbimin e saj civil do të reflektoj shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës; Kryetari i Kosovës do të përfaqësoj unitetin e popullit të Kosovës; Do të themelohet një Gjykatë Kushtetuese e përbërë nga nëtë juristë të dalluar të karakterit më të lartë moral (Këtë kategori rregullon kushtetuta, varësisht nga sistemi politik, dhe përse të pranohet të jetë pjesë e marrëveshjes. Atëherë shtrohet pyetja për çfarë pavarësie institucionale bëhet fjalë, bile-bile shkilet e drejta e qytetarit për votë të lirë, ngase ai privohet nga e drejta themelore për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, ngase e drejta e tij demokratike cungohet shumë dëmshëm, ngaqë vet qytetari bëhet pjesë e marrëveshjes, që nuk njihet askund në praktikën legjislative në botë).
Nuk le të kuptohet dokumenti - marrëveshja është program dhe statut i një sekte të re, apo është manifest i ri ideologjik, dmth. është shumë konfuze dhe e pasqaruar. Nuk dihet kush është viktimë e kush xhelat, pati luftë në Kosovë apo nuk pati, pati të vrarë, të masakruar mizorisht apo nuk pati, sigurisht që kjo nuk duhet të ishte pjesë e marrëveshjes, por së paku ishte dashur të shprehej bile një shprehje dhimbjeje për të gjithë të humburit, dhe për të dashurit e tyre, së paku bile për këtë të prononcohej Grupi i Unitetit. Nuk është edhe shumë më rëndësi ngase jemi mësuar me nënqmim të tejskajshëm, dhe qytetarët nuk kanë nevojë, që dikush të flet në emër të tyre "sa me la gojën", pra shumë më i rëndësishëm është teksti i propzimit të z. Ahtisarit, i cili në Prishtinë erdhi pas Beogradit. Atje u prit nga kryetari serb Tadiç, ndërsa Koshtunica nuk e priti me motivacion se ai nuk kishte mandatin e popullit. Sa do bizar dhe nacionalist që është Koshtunica ai nuk bëri turr pas fotografimeve, ai iu përmbajt fjalëve të më hershme, edhe pse pati shumë kritika nga ndërkombëtarët dhe amerikanët. Edhe pse loja me afate është një perfidet i politikanëve serb, për të zhvlerësuar përpjektin e presidentit Ahtisari për të kryerë detyrën për të cilën është mandatuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, që nga viti 2006, kur edhe u shty pakoja për shkak të zgjidhjeve në Serbi, tash Koshtunica pretendon të shyjë edhe njëherë deri sa të konstituohet qeveria serbe, dhe kështu të zvarritet sa më tepër statusi përfundimtar i Kosovës. E gjithë kjo ishte pjesë procedurale e prezantimit të propozimit, që pritet të votohet me koncenzus në Këshillin e Sigurimit. Por çka në fakt propozohet, dhe sa janë palët të kënaqura me propozimin i cili është publikuar në mjetet e komunikimit masiv. Dhe falë teknologjisë moderne njerëzit mund ta lexojnë, ta anlizojnë, të interpretojnë dhe të japin mendimet e tyre edhe në forumet e lexuesve. Opinionet janë të ndryshme të favorshme dhe jo të favorshme, varet nga cili këndë jipen spjegimet, dmth. a jipet nga këndi qytetar, intelektual, partiak, që shpesh ka elemente të politikës ditore, edhe pse propozimi përcakton të ardhmen e Kosovës, ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme por edhe cilësinë e jetës - t'ardhmen, për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për të gjithë ata që janë qytetarë të Kosovës, që jetojnë fizikisht jasht Kosovës. Dokumenti është shumë i paqartë, ka një ndryshim evident nga dokumentet e deritanishme, jo falë efektshmërisë së bisedimeve, por ngase realiteti në Kosovë është tjetërfare nga ai që ishte në periudhën kur Kosova ishte e kolonizuar nga serbët. Në Kosovë nuk ka forca ushtarake serbe, nuk ka as grupe paramilitare serbe, nu ka as zhandërmëri, kufijtë e Kosovës i ruan KFOR-i, ndërsa sigurin e mbikqyrë SHPK-ja, dhe formacioni i forcave policore ndërkombëtare të UNMIK-ut, por në Kosovë është edhe TMK-ja, është Garda Nacionale e Kosovës. Dhe çfarë ofron dokumenti i Ahtisarit: 2500 ushtarë aktiv dhe 800 rezervë në kuadër të një force mbrojtëse me armë të lehta, le të jetë edhe ashtu por në amandamentet shtesë të marrëveshjes duhet të qëndrojë edhe persepktiva e asaj force, por është me shumë rëndësi që të parashihet edhe zgjërimi i saj, me polici rezerv, pastaj në kuadër të saj të parashihet edhe garda nacionale, dhe detyrimet e qytetarëve për formacion civil vullnetar, jo vetëm të veshur në uniformë ushtarake por edhe civile, si gjithkund në botë. Pra duhet plotësisht të qartësohet roli i forcës ushtarake. Duhet të barten përvojat e vendeve demokratike, në përputhje me numrin e popullatës, dhe buxhetit të Kosovës, duke lënë të hapur si mundësi edhe vet financimin që mund të kryhet nga punët kontraktuese, të ekspertëve të saj që mund të kryejnë për nevoja të ndërmarrjeve të ekonomisë kosovare, por edhe ndihmën materiale nga perëndimi, në formë të donacioneve. Eshtë plotësisht e kuptueshme që forca ushtarake nuk do ta përcakton shtetësinë e Kosovës, por ajo është një institucion shumë i rëndësishëm që lidhet edhe emotivisht me të kaluarën historike të shqiptarëve, është një pranim që shqiptarët ia kanë borgj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës, bile edhe simbolikisht, ngase marrëveshja dhe kushtetuata nuk mund të anashkalojë UÇK-në, është tjetër çështje si do të zgjidhet në legjislacionin e ri, por patjetër duhet rë ruhet bërthama dhe të jetë model i pranueshëm me atë perëndimorë, shumë i ngjashëm me forcën e rrezistencës, dhe ky realitet duhet të evidentohet patjetër në marrëveshje, përndryshe dokumenti në këtë përmbajtje realisht nuk është i pranueshëm.
Po mirë, more faikismajli, për ty "tradhtarët" sot po mbisundojnë në Kosovë", pra të gjallët dhe të vdekurit, të vdekurit dhe të gjallët qenkan bërë tradhtarë! Rugova "tradhëtarë", po se po, por tash "tradhtinë" po e "vazhdojnë" edhe pasardhësitë e tij, pra Sejdiu dhe partia e tij, po tradhëton edhe Agim Ceku, kryeministër, ata të partive të tjera politike në alencë, apo në opozitë, pra Thaci,Postuar më parë nga faiksmajli
Surroi..., ata të TMK-së, të cilët pa një pa dy e pranuan Dokumenti9jn e Ahtisarit për zgjidhjen e Statusit të Ardhshëm të Kosovës! Po këta dokument e përkrahen të gjitha partitë politike të Shqiperisë, PD, PS, LSI..., dhanë deklarata përkrahje edhe Mojsiu, si President, edhe Berisha si kryeministër, edhe Edi Rama si prijës i PS, edhe Ilir Meta si i prijës i LSI..., pra të gjithë këta "tradhëtuan" interesat e kombit shqiptarë!
Plani i shpallur i Ahtisarit për zgjidhjen e Statusit të Kosovës nuk është i përkryer, ai ofron avancim të Statusit të Kosovës, avancim të cilët dikush e quan "pavarësi" e kushtëzuar, ndonjë tjetër "pavarësi e mbikëqyrur", por edhe mos të ishin këto të dya, do të mjaftonte vetëm heqja e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën dhe kjo me gjasë po ndodhë! EDhe pas heqjes së "sovranitetit" të Serbisë mbi Kosovën është shumë më e lehtë për të arritur objekltivat e deshiruara! Pra, jemi, apo nuk jemi të kënaqur me Dokumentin e Ahtisarit, ai ofron një Status të till për Kosovën dhe shqiptarët, të cilin Kosova kurrë nuk e ka pasë më parë, të paktën jo që nga Mbretëria Dardane, këtu e dy mijë vite më parë!
Këta ti që i quan "tradhëtarë" dhe pështyen mbi ta, tërthorazi edhe mbi krejt popullin e Kosovës, që i beson atyre, mos harro se, megjithë të metat që i kanë, megjithë pamundësitë e mundësitë që i kanë, me gjithë deshirat dhe mosdeshirat për të bërë dicka më shumë, janë duke bërë dicka për Kosovën dhe kur ata bëjë dicka për Kosovën, jamë i bindur se duan të bëjnë atë më të mirën e mundshme! Por, më e mira e mundshme për Kosovën, nuk varet vetën nga ata, të cilët t i me plotë gojë i quan "tradhëtarë", por varet nga shumë faktorë të ditur e të paditur, e unë mendojë se faktorët kryesor janë të njohur, pra Kosova e merr atë që e meriton tash për tash, uroj të jetë ajo pavarësi e plotë, por...!
Unë nuk dij se kush mbeti, sipas teje, jo tradhëtarë, pasiqë e gjithë klasa politike, në Kosovë e Shqipëri, qenka e shitur dhe tradhëtare, "patriotë" i vërtetë dhe kush po i mbronë interesat e kombit shqiptarë, ë këtë rast të shqiptarëve të Kosovës? Mos vallë janë ata "patriotë", sikur ti me shokë të tu, që rri kujdestar për të sharë e fyerë natën e ditën, ditën e natën, cdo hap dhe cdo punë që bëjnë këtë "tradhëtarët", por që bëjnë megjithatë dicka për Kosovën?
Jo "faikismajli", nuk është kështu! Tradhëtinë mos e kërko të ata që bëjnë dicka për Kosovën, por tradhëtinë kërkoje të ata që nuk kanë bërë kurrë dicka për Kosovën, por që janë shitur "patriot" e në të vërtetë asgjë nuk kanë bërë vec kujdestarisë së përhershme dhe sharjeve e fyerjeve, njollosjeve dhe përbaltjeve në adresë të atyre që punuan dhe punojnë dicka për Kosovën! Dhe ju keni gojë fytyrë të shani Mojsiun e Sejdiun, Cekun e Saliun, Thacin e Ramën, Surroin e Meten..., të gjithë ata që bënë dhe bëjnë dicka! Keni gojë dhe fytyrë të shani, sepse keni lindur vetëm të shani dhe me sharje mendoni se do të krijoni privilegje si "patriot" të vërtetë në mesin tuaj që as që u njeh kush se kush jeni!
Por, nuk kanë thenë kot "me gjithë të lehurat pas, karvani ecën" përpara" Dhe Statusi i Kosovës, ky i paraqitur nga Ahtisari, megjithë të metat që i shoh dhe edhe uë , si shumë të tjerë, kam rezerva, është i tillë që Kosovën do ta coj nga mvehtësia e plotë, nuk do të jetë më me "tapi" tokë "serbe", sic ishte këto 100 vitet e fundit, por do të jetë tokë e mbi 9o për qind e shqiptarëve! Ky është hap i rëndësishëm, ndërsa hapat të tjerë do të bëhen më lehtë deri të reailizimi i ëndërrës së mocme shqiptare!
Dhe nuk është lehtë që ëndërra e mocme shqiptare të bëhet realitet, sidomos nga "patriotët" që gjatë gjithë kohës rrijnë e e shajnë e fyejnë!
Mos ta merrim afer zemres kete pune. Edhe perkunder pikave te shumta jo te favorshme per ne, Pavaresia e Kosoves brinat ndryshe nuk i ka. Ajo baza e forte per ndertimin e nje shtepie te fuqishme na eshte dhene.
Eh, more Dardan, po kujt po i flet se?! Me siguri e ka hidheruar humbja perfundimtare (tashme gati edhe zyrtarisht) e sovranitetit te Shkinise mbi Kosoven.
Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 07-02-2007 më 19:53
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Krijoni Kontakt