Close
Faqja 7 prej 46 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 452
  1. #61
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    I Erdhi Minuti Ahtisaarit.

    Neser do te kete perforcime shum neper Kosove dhe sbesoj qe do te kete probleme.


    Kurse ne GJILAN do te kete ndoshta ama ndoshta nuk jam i sigurte, do te kete "Ore Policore" prej Ores 21:00 deri ne mengjes, qe nga Dita e Shtune, per shkak shum Granata dore dhe cdo gje tjeter qe deri tani per 2 muaj kane shperthyer 7-8.

    Tung
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Te kete ndonje lidhje dezertimi i atij ushtarakut te larte serb me diten e neserme?

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Arb
    F.Uizner: "Ne jemi zotuar para Kosovës dhe ne jemi njerëz të fjalës"

    Prishtinë, 1 shkurt - Në prag të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari amerikan për statusin e Kosovës Frenk Uizner tha se ka punuar shumë dh përsëafërmi me zotin Ahtisari dhe është i kënaqur me tërë punën e tij.

    "Tani është koha që palët ta studiojnë dokumentin me shumë kujdes, sepse, më në fund, qytetarët e Nju Jorkut, Londrës, Berlinit, Parisit apo Romës nuk do të jetojnë me pasojat e vendimeve të Ahtisarit, por kosovarët, shqiptarët e serbët në rend të parë, si edhe populli i Serbisë", tha Uizner për RTV21.


    Ai theksoi se i takon secilit që të hapë sytë dhe të mendojë me arsye, ta hapin ketë dokument dhe të mendojë për përgjegjësitë që shtrohen para qytetarëve të zakonshëm, kryetarët e komunave dhe qeverinë e liderët politikë. "Ky është një dokument madhor dhe historik, i cili do ta përcaktojë tempon lidhur me mbrojtjen e minoriteteve në Europë, në vitet e ardhshme".

    Uizner u sugjeron të gjithëve që t'i paraqesin idetë e tyre tek zoti Ahtisari, në mënyrë konstruktive, dhe ai do t'i marrë ato në konsiderim. Duke folur për mundësinë e paraqitjes së planit të Ahtisarit para Këshillit të Sigurimit gjatë muajit mars, Uizner tha se është vështirë të parashihet data.

    Por megjithatë i tha se marsi është qëllimi i tij, dhe shpreson që të arrihet ky qëllim. "Besoj se kemi shansë të mirë që ta arrijmë, me dy tri ditë më përpara apo më prapa. Pra, marsi do të ishte në rregull, si objektiv", theksoi Uizner.

    I pyetur nëse dokumenti i Ahtisarit mund të sjellë zgjidhjen e duhur për statusin final të Kosovës që një herë e përgjithmonë, të qetësohet Ballkani, Uizner iu shmang përgjigjes direkte por tha se do të dëshironte, dhe lutet për paqe në Europën Juglindore. "Europa Juglindore do të bashkohet me forma të ndryshme bashkëpunimi me pjesën tjetër të Europës dhe të ketë paqe, stabilitet, progres ekonomik dhe jetë të mirë për popujt atje", tha Uizner, dhe shtoi se këtë e dëshiron, por, siç u shpreh, në fund do të ndahet përgjegjësia.

    "Fundamentalisht, përgjegjësia mbetet barrë e kosovarëve, të cilët do të zgjedhin se cilët do të jenë liderët e tyre politikë, formën që do ta zgjedhin për të punuar së bashku, mënyrën se si do t'i pajtojnë komunitetet midis tyre, vëllimin e punës së rëndë dhe të madhe që ata janë të vendosur ta bëjnë për të rritur prosperitetin ekonomik", theksoi diplomati amerikan.

    Sipas tij, puna kryesore u mbetet kosovarëve. Çështje kryesore për kosovarët sot, tha ai, është që ta lexojnë e ta studiojnë propozimin e Ahtisarit dhe ta kuptojnë çka do të thotë ai, në mënyrë që të jenë në gjendje të ballafaqohen me të.

    "Ta shtroj çështjen në një formë tjetër. Çdo herë që unë shkoj në Kosovë, njerëzit thonë: "pavarësi, pavarësi, pavarësi..." Po kur do të vijë pavarësia?... Sikur pavarësia të ishte një pilulë që gëlltitet dhe shëndeti ynë përmirësohet menjëherë. Ardhmëria e Kosovës do të shkruhet me punë të kujdesshme e të palodhshme dhe me qeverisje të mirë, me respekt për fqinjin, me zbutjen e dallimeve, me funksionim të mirë të institucioneve, me punë të zellshme të policisë për ta ruajtur rregullin dhe ligjin, ndalimin e krimeve, trafikimit dhe korrupsionit", tha Uizner, duke shtuar se këto e përbëjnë të ardhmen e jo një fjalë.

    Ai kërkoi nga miqtë e tij në Kosovë që të mendojnë për pasojat që ky dokument vendos para tyre, për formën e qeverisë, llojin e shoqërisë që do të jetojnë në të, si dhe pergjegjësitë e Komunitetit Nderkombëtar që do t'i përkrahin.

    Uizner premtoi se amerikanët do të përmbushin zotimin e tyre në Kosovë: "Ne jemi zotuar para Kosovës dhe ne jemi njerëz të fjalës". Ai tha se SHBA-të që nga fillimi janë me Kosovën, por edhe në ketë fazë finale të negociatave do të qendrojnë deri në fund.

    "Unë ndihem mirë me ketë dhe ndihem mirë që t'iu japi miqve të mijë në Kosovë sigurimet e plota për vazhdimësinë e një përkrahjeje të fortë amerikane.

    Por përkrahja amerikane, vetëm, nuk mund ta bëjë Kosovën. Amerika do të perkrahë diçka, por qëndrimi dhe sensi kosovar do të jetë vendimtarë dhe atë në punën e madhe, vullnetin për të jetuar në fqinjësi me fqinjin edhe kur ai flet në gjuhë tjetër, vullnetin për të vazhduar në rindertimin ekonomik, vullnetin për ti bërë institucionet shtetërore funksionale si dhe rregullimin e çështjes së sundimit të rendit dhe ligjit", tha mes tjerash Frenk Uizner në këtë intervistë për RTV21.

    QIK-u
    Intervistë ekskluzive me të ngarkuarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për statusin e Kosovës, ambasadori Frenk Uizner "NE JEMI ZOTUAR PARA KOSOVËS DHE NE JEMI NJERËZ TË FJALËS"


    Ambasadori Frenk Uizner

    RTV21: Mirë dita, Ambasador Uizner dhe falemnderit për kohën tuaj.

    Brenda një dite dmth ditën e premte, z. Ahtisari do të udhëtojë në Prishtinë e Beograd, ku do të prezentojë dokumentin, propozimin e tij. Mirëpo, ka indikacione se kryministri i Serbisë në largim, Koshtunica, nuk do të takohet me të. Pra, me kë do të takohet Ahtisari dhe a mund të na thoni diçka për planin e që do ta propozojë ai?

    UIZNER: Po. Me kënaqësi! Plani dhe çfarë do të ndodhë pas tij është çështja kryesore. Plani do të përfshijë çështjet vendimtare që Presidenti Ahtisari dhe ekipi i tij i kanë negocuar me dy qeveritë, gjatë vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, si të gjendet mënyra që të drejtat e minoriteteve, posaçërisht atij serb, të jenë të mbrojtura me aranzhime komunale adekuate: mbrojta e kishave dhe vlerave kulturore, si do t‘i përcaktojë këto garancione Kushtetuta.
    Së dyti, propozimi do të shqyrtojë se çka do të bëhet me asetet ekonomike të Kosovës dhe me obligimet e tyre si dhe çfarë do të bëhet me ndërmarrjet që janë pronë shtetërore. Propozimi i zotit Ahtisari do t‘i shqyrtojë të gjitha këto çështje dhe të përcaktojë rolin që do ta luajë komuniteti ndërkombëtar në bazë të zhvillimeve të përditshme, për të siguruar se Kosova është në gjendje të përmbushë në terësi të gjitha kërkesat e çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit që do të aprovohet dhe se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen dhe vullnetin e komunitetit ndërkombëtar derisa të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbët e veta.
    Pra, ju do të shihni një propozim gjithëpërfshirës, i cili është debatuar mjaft në shtyp, por detajet do të publikohen tani. Eshtë vërtetë kohë shumë vendimtare për liderët kosovarë, për kierarkinë lokale dhe për popullin në tërësi që të ulën së bashku dhe të kuptojnë çka është ky udhërrëfim, ky plan për ardhmërinë, çka përmban dhe si do të funksionojë ai. Ky dokument është një ndihmë për të kuptuar se çfarë ardhmërie do të kenë fëmijët tuaj.

    RTV21: Në mediume po spekulohet se plani i Ahtisarit propozon një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën?

    UIZNER: Plani do të shqyrtojë çështjet që unë i përmenda. Zoti Ahtisari do t‘ua dorëzojë dy qeverive, në takimet e tij me Ekipin e Unitetit në Prishtinë dhe me Presidentin serb, sepse, siç mora vesh, nuk do ta takojë kryeministrin. Ahtisari do të hapë propozimin për komunat, për kishat, për ekonominë, për kushtetutën, për mbikëqyrjen ndërkombëtare, për mbrojtjen e NATO-s dhe për çështje të tjera, për të cilat është hartuar propozimi i tij.

    RTV21: Rusia po kërkon edhe një raund të bisedimeve mes dy palëve si dhe po kërkon të shtyhet paraqitja e propozimit të Ahtisarit derisa të formohet qeveria e re serbe.

    UIZNER: Unë nuk e kam parë në letër kërkesën e qeverisë ruse dhe kjo është e panjohur për mua. Ajo që më befason është se disa njerëz në Serbi po e kudërshtojnë këtë, në aspektin legal. Sipas tyre një qeveri ukalimtare nuk mund të marrë vendime të rëndësishme ndërkombëtare.
    Sipas mendimi tim, qeveritë mund të punojnë dhe mund të kenë përgjegjësi ndaj atij apo këtij. Zoti Ahtisari do t‘i ftojë në negociata dhe ai do të mundësojë të ketë negociata. Ai do ta sigurojë vendin e takimit në Vjenë ose do të vijë në rajon apo do të bëjë aranzhime me shefat e qeverive që të ulen së bashku. Kjo është ajo që e dëshirojmë.
    Javët që po vijnë Ahtisari do t‘i shfrytëzojë për t‘u ofruar të dyja palëve të gjitha rastet dhe mundësitë, para se të shkojë në Këshillin e Sigurimit, ta vendosë propozimin e tij mbi tavolinë dhe të paraqesë pikëpamjet e tij para Këshillit. Pra, Këshilli i Sigurimit e merr vendimin dhe ai vendim do të vijë dhe do të jetë shtylla finale e dokumentit dhe do t‘i përgjigjet gjitha pyetjeve se çka do të thotë statusi final për Marti Ahtisarin.

    RTV21: Duke mos dashur të paragjykoj, jemi dëshmitarë të shumë obstruksioneve të palës serbe. Sipas të përditshmes beogradase "Blic", kryeministri Koshtunica, partia e tij dhe partia e koalicionit, kërcënojnë vendet që do ta pranonin Kosovën e pavarur se do t‘i ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me to. Si e komentoni ju ketë?

    UIZNER: Ky është vendim i vetë Qeverisë së Serbisë. Mendimi im është se një kërcënim i tillë është parimisht kundërproduktiv dhe krijon ndjenjë të pengimit dhe të tensionimit. Shumica do ta shohin këtë si mënyrë jo të mirë për rregullimin e marrëdhënieve, formë kjo që nuk e kam parë të ketë qenë e suksesshme kurrë, gjatë jetës sime. Njerëzit nuk dëshirojnë të kenë të bëjnë me kërcënime, por duan të kenë qëndrime për të marrë vendime të pjekura dhe jo të jenë të konfrontuar me qëndrime dhe me qasje të tilla.

    RTV21: Edhe ju personalisht do të udhëtoni në rajon, brenda dy-tri ditësh. Çfarë mesazhi do t‘u dërgoni liderëve?

    UIZNER: Koha ka ardhur. Ne kemi punuar shumë e së afërmi me zotin Ahtisari dhe jemi të kënaqur me tërë punën e tij. Tani është koha që palët ta studiojnë dokumentin me shumë kujdes, sepse, më në fund, qytetarët e Nju Jorkut, Londrës, Berlinit, Parisit apo Romës nuk do të jetojnë me pasojat e vendimeve të Ahtisarit, por kosovarët, shqiptarët e serbët në rend të parë, si edhe populli i Serbisë. Pra, i takon secilit që të hapë sytë dhe të mendojë me arsye, ta hapin ketë dokument dhe të mendojnë për përgjegjësitë që shtrohen para qytetarëve të zakonshëm, kryetarët e komunave dhe qeverinë e liderët politikë. Ky është një dokument madhor dhe historik, i cili do ta përcaktojë tempon lidhur me mbrojtjen e minoriteteve në Europë, në vitet e ardhshme.

    RTV21: Pasi ta studiojnë dokumentin të dyja palët, po qe se paraqesin vërejtje dhe gjithsesi që do të paraqesin, a do të merren në konsiderim vërejtjet e tyre?

    UIZNER: Zoti Ahtisari do të konsultohet me palët, që do të thotë: fol dhe dëgjo. Nëse ka ide të mira dhe sugjerime të duhura për t‘u bërë, atëherë ai do ta përmirësojë pakon e tij.
    Unë e njoh mirë Ahtisarin. Ai është njeri i drejtë dhe e dëshiron një zgjidhje që do të pranohet nga palët që duhet ta pranojnë. Unë u sugjeroj të gjithëve që t‘i paraqesin idetë e tyre tek zoti Ahtisari, në mënyrë konstruktive, dhe ai do t‘i marrë ato në konsiderim.

    RTV21: A është reale të pritet që ky plan të paraqitet para Këshillit të Sigurimit gjatë muajit mars?

    UIZNER: Mendoj se është vështirë të parashihet data. Do të gaboja, por edhe do t‘i hutoja shikuesit tuaj, nëse them se e di ditën kur do të arrijë propozimi në Këshillin e Sigurimit, sepse unë nuk mund ta di tani se sa kohë do t‘u duhet të dyja palëve për të biseduar me zotin Ahtisari dhe t‘i paraqesin pikëpamjet para tij. Por, unë besoj se është kohë e limtiar për diskutimin e këtij dokumenti, për dorëzimin në OKB dhe për përkthimin e tij, si dhe për procesin e hartimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, në mars. Marsi është qëllimi im dhe unë shpresoj që ta arrijmë këtë qëllim dhe besoj se kemi shansë të mirë që ta arrijmë, me dy-tri ditë më përpara apo më prapa. Pra, marsi do të ishte në rregull, si cak.

    RTV21: A mund të presim që ky të sjellë zgjidhjen e duhur për statusin final të Kosovës, në mënyrë që një herë e përgjithmonë, të qetësohet Ballkani i trazuar?

    UIZNER: Do të dëshiroja dhe ne të dy lutemi për paqe në Europën Juglindore. Lutemi që Ballkani të bashkohet në bashkëpunim, të zhvillohen forma të bashkëpunimit. Europa Juglindore do të bashkohet me forma të ndryshme bashkëpunimi me pjesën tjetër të Europës dhe të ketë paqe, stabilitet, progres ekonomik dhe jetë të mirë për popujt atje. S‘do mend se ne e dëshirojmë këtë, por, në fund, do të ndahet përgjegjësia. Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera europiane do të japin kontribut serioz në vendet e reja, siç është Kosova. Por, fundamentalisht, përgjegjësia mbetet barrë e kosovarëve, të cilët do të zgjedhin se cilët do të jenë liderët e tyre politikë, formën që do ta zgjedhin për të punuar së bashku, mënyrën se si do t‘i pajtojnë komunitetet midis tyre, vëllimin e punës së rëndë dhe të madhe që ata janë të vendosur ta bëjnë për të rritur prosperitetin ekonomik.
    Puna kryesore u mbetet kosovarëve. Për ketë shkak, unë e kam thënë edhe më parë, e them përsëri dhe do ta them edhe në Prishtinë, se çështje kryesore për kosovarët sot është që ta lexojnë e ta studiojnë propozimin e Ahtisarit dhe ta kuptojnë çka do të thotë ai, në mënyrë që të jenë në gjendje të ballafaqohen me të.
    Ta shtroj çështjen në një formë tjetër. Çdo herë që unë shkoj në Kosovë, njerëzit thonë: "pavarësi, pavarësi, pavarësi..." Po kur do të vijë pavarësia?... Sikur pavarësia të ishte një pilulë që gëlltitet dhe shëndeti ynë përmirësohet menjëherë.
    Ardhmëria e Kosovës do të shkruhet me punë të kujdesshme e të palodhshme dhe me qeverisje të mirë, me respekt për fqinjin, me zbutjen e dallimeve, me funksionim të mirë të institucioneve, me punë të zellshme të policisë për ta ruajtur rregullin dhe ligjin, ndalimin e krimeve, trafikimit dhe korrupsionit. Këto e përbëjnë të ardhmen e jo një fjalë. Dhe mu për ketë unë kërkojë nga miqtë e mijë në Kosovë që të mendojnë për pasojat që ky dokument vendos para tyre. Formën e qeverisë, llojin e shoqërisë që do të jetojnë në te si dhe pergjegjësitë e Komunitetit Nderkombëtar që do ti përkrahin.

    RTV21: Nëse lidershipi Amerikan në rajon vazhdon kjo do të ndodhë sepse kosovarët do ti përmbushin gjitha obligimet që SHBA të do ti parashtronin para tyre dhe a mund të shpresojmë në ketë vazhdim të lidershipit?

    UIZNER: Nuk kam as një hamendje me të vogël se amerikanët do të përmbushin zotimin e tyre sepse ne jemi zotuar para Kosovës dhe ne jemi njerëz të fjalës. Ne kemi qendruar me ju që nga fillimi dhe tani që e kemi arritë ketë fazë finale të negociatave ne do të qendrojmë me ju deri në fund. Unë ndihem mirë me ketë dhe ndihem mirë që t‘iu japi miqve të mijë në Kosovë sigurimet e plota për vazhdimësinë e një përkrahjeje të fortë Amerikane. Por përkrahja amerikane, vetëm, nuk mund ta bëjë Kosovën. Amerika do të perkrah diçka por qendrimi dhe sensi kosovar do të jetë vendimtarë dhe atë në punën e madhe, vullnetin për të jetuar në fqinjësi me fqinjin edhe kur ai flet në gjuhë tjetër, vullnetin për të vazhduar në rindertimin ekonomik, vullnetin për ti bërë institucionet shtetërore funksionale si dhe rregullimin e çështjes së sundimit të rendit dhe ligjit.

    RTV21: Ambasador Ëisner, ne e kemi bërë ketë në të kaluarën por ishte pala tjetër që e shkatërroi por s‘do mend se ne do të provojmë perseri!

    UIZNER: Unë mendoj se ardhmëria është paksa më e ndryshme kësaj here. Kësaj here basti është me vet Kosovën. Kosovarët do të ballafaqohen me vetveten dhe të jenë të vendosur në statusin final se do ti përmbushin sfidat dhe edhe miku edhe kundershtari i tyre do të jetë vet Kosova. Bota e jashtme mund të ndihmoj por pergjegjësia esenciale është brenda në shtepi.

    RTV21: Ju falemnderit shumë në kohen tuaj dhe paqi rrugëtim të mbarë!

    Nju JorkHalil Mula 01.02.07
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Ahtisaari nuk do të lejojë vonesa artificiale

    I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari do të dorëzojë nesër në Prishtinë dhe në Beograd pakon me propozimin e tij për të ardhmen politike të Kosovës. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo i tha sot Radio Kosoves se Ahtisaari nuk pret që nesër të marrë ndonjë përgjigje të detajuar nga palët. Por, tha Durlo, menjëherë pas këtyre vizitave do të fillojë periudha gjatë së cilës zyra e ndërmjetësve ndërkombëtarë do të pres pyetjet dhe komentet e Prishtinës dhe Beogradit.

    I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari do ta dorëzojë nesër në Prishtinë dhe në Beograd pakon me propozimin e tij për të ardhmen politike të Kosovës. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo tha sot se Ahtisaari nuk pret që nesër të marrë ndonjë përgjigje të detajuar nga palët. Por, tha Durlo, menjëherë pas këtyre vizitave do të fillojë periudha gjatë së cilës zyra e ndërmjetësve ndërkombëtarë do të pres pyetjet dhe komentet e Prishtinës dhe Beogradit.

    Brenda disa orësh kryendërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari do t’i dorëzojë dokumentet me rekomandimet për statusin tek të dy palët. Paradite, ai do të qëndrojë në Beograd. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo konfirmoi se Ahtisaari do të pritet atje nga kryetari i Serbisë Boris Tadiq. Kryeministri në largim, Vojisllav Koshtunica, më herët ka thënë se nuk ka mandat për ta pritur Ahtisaarin. Sidoqoftë, Ahtisaari planifikon të mbajë edhe një konferencë për shtyp në Beograd dhe do të udhëtojë për Prishtinë.
    Zëdhënësi Durlo tha se kryenegociatori nuk pret që nesër të marrë ndonjë përgjigje të detajuar apo komente nga palët, për planin e tij.

    “Është e qartë se periudha gjatë së cilës ne do të jemi në pritje të komenteve dhe pyetjeve nga palët do të fillojë, menjëherë pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd” tha Durlo.
    Sipas tij, ende nuk dihet se sa kohë do të kenë palët për të bërë komentet e tyre. Sipas paralajmërimeve të mëhershme, ekziston mundësia që kjo periudhë të zgjas gjatë gjithë muajit shkurt. UNOSEK-u nuk përjashton edhe mundësinë e takimeve të reja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por kjo varet nga palët. Durlo tha se Ahtisaari nuk do të lejojë vonesa artificiale në proces.

    “E gjithë periudha e angazhimit të ndërsjellë, përfshirë këtu edhe eventualisht çështjen e rrethit të ri të bisedimeve ndërmjet palëve, do ta marrë një pjesë të madhe të muajit shkurt”, tha Durlo
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #65
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772

    Ahtisari publikon sot rekomandimet për statusin e Kosovës

    Kryenegociatori Marti Ahtisari publikon sot rekomandimet për statusin politik të Kosovës. Brenda ditës ai do të udhëtoj në Beograd dhe Prishtinë për t’i dorëzuar delegacioneve respektive propozimin e tij. Kryeministri Agim Çeku duke e konsideruar ditën e sotme si ditë të madhe për Kosovën, beson se zgjidhja do të jetë pozitive, por jo e tëra siç e meriton Kosova.

    Këtë deklaratë kryeministri e bëri pas takimit që pati me shefin e UNMIK-ut Jaokim Ryker dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kather. Në takim është vlerësuar se situata e sigurisë është stabile.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  6. #66
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Ahtisari para dite do të qëndrojë në Beograd për t'u takuar vetëm me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq. Kryeministri në largim, Vojisllav Koshtunica, ka refuzuar ta takojë Ahtisari, duke nënvizuar se ai nuk ka mandat për një gjë të tillë. Ahtisari rreth orës 11.00 në Beograd do të mbajë një konferencë për shtyp e pastaj vjen në Prishtinë. Presidenti Fatmir Sejdiu në orën 14.00 ka caktuar një takim të Grupit të Unitetit me kryengociatorin Ahtisari. Sipas një njoftimi të UNMIK-ut, Ahtisari në orën 16.00 do të mbajë një konferencë për shtyp. Ndërkaq Qeveria e Kosovës do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme në orën 17.30.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  7. #67
    Radio Euro[a e Lire

    DITË KTHESE PËR QYTETARËT E KOSOVËS
    Bekim Bislimi


    Plani i presidentit Ahtisaari për Kosovën, që pritet të shpaloset sot në Prishtinë, nga qytetarët e saj është duke u pritur me optimizëm. Ata thonë se presin që ky plan do të përmbajë propozimet, të cilat Kosovës do t’i sigurojnë substancën esenciale që shtyn drejt realizimit të vullnetit të popullatës shumicë të Kosovës. E kjo është Kosova si subjekt shtetëror i pavarur.

    Nexhat Veseli, thotë se sot është një ditë e madhe për Kosovën. “Mendoj që kjo është një ditë shumë e madhe për Kosovën. Ky është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës dhe drejt realizimit të aspiratave shumëshekullore të Kosovës. Shqiptarët kanë kontribuar shumë. Besoj që kontributi i tyre është përmbledhur në këtë vit dhe besoj se ky është viti përfundimtar dhe viti i pavarësisë së Kosovës”, tha Veseli.

    Islam Rozhaja, thotë se dita e sotme e cila shënohet me shpalosjen e planit të Ahtisaarit për Kosovën para kosovarëve, paraqet një kthesë për historinë e re të Kosovës. “Unë besoj që kjo paraqet kthesë. Jam optimist dhe duhet të jetë mirë. Brenda planit, Serbia nuk ka vend më këtu. Atë duhet ta ketë të qartë edhe Serbia, edhe bota edhe të gjithë. Nëse nuk ka vend, atëherë ne duhet të jemi optimistë. Njëherë e përgjithmonë të shkëputemi prej Serbisë e pastaj të shohim të tjerat që vijnë. Askush nuk ka asgjë kundër serbëve brenda Kosovës. Normalisht, ne do të jetojmë prapë edhe me ata jashtë Kosovës, me serbët e Serbisë. Do të bashkëpunojmë, jemi fqinjë, por secili në shtëpinë e vet”, theksoi Rozhaja.

    Ngjashëm pohon edhe Lulzim Gashi, i cili shpreh mendimin se do të ishte iluzion po të mendohej se presidenti Ahtisaari do ta sillte përfundimisht pavarësinë për Kosovën, por sipas tij, plani që pritet të shpalosë ai, është rrugë e trasuar mirë mbi të cilën duhet të ecin kosovarët. “Kjo do të jetë kthesa më kryesore në historinë e kësaj toke dhe krejt shqiptarëve, kudo që jetojnë. Ahtisaari, për mendimin tim, ka bërë përgatitjen në mënyrën më të mirë për funksionimin e shtetit të ri të Kosovës dhe do të ishte iluzion dhe dobësi politike për të gjithë ata që mendojnë se Ahtisaari do ta sjellë pavarësinë. Pavarësia krijohet vetvetiu nga ne, ndërkaq ai ka krijuar strukturat më të mira, ka përgatitur terrenin dhe për këtë i falenderohemi deri në maksimum. Sepse, më në fund, do të krijohet shteti i Kosovës, për të cilin më shumë ka shqiptarë të vrarë se sa të gjallë”, u shpreh Gashi.

    Ndërkaq, Fatmir Podrimaj, po ashtu pohon se dita e sotme është e rëndësishme për Kosovën pavarësisht se siç thotë ai, planin e Ahtisaarit e pret me një optimizëm të matur. “Mendoj se e ashtuquajtura pako e Ahtisaarit është një kornizë brenda së silës ne presim që të formojmë shtetin e Kosovës, të kemi një pavarësi, të cilën e kemi kërkuar që 100 vjet. Kam një dozë të optimizmit të matur dhe nuk pres ndonjë mrekulli kushedi se sa, mirëpo pres që ne të angazhohemi më tepër rreth krijimit të institucioneve serioze, të mirëfillta për ta vazhduar rrugën drejt një Kosove të zhvilluar ekonomikisht dhe natyrisht një Kosove të pavarur me të gjitha atributet e një shteti të mirëfilltë”, tha Podrimaj.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahtisari iu shmang fjalëve sovranitet dhe pavarësi
    Beograd, 2 shkurt - Plani i emisarit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari nuk përmend sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, siç ishte në rezolutën 1244 të KS dhe siç kërkonte Beogradi, por as pavarësi që e kërkonte shumica shqiptare, thekson agjencia e lajmeve Rojters. Duke raportuar nga Beogradi për propozimin e Ahtisarit, Rojters thekson që dokumenti parashikon që në Kosovë, si pasardhëse e misionit të OKB-së, të emërohet një përfaqësues evropian cili do të kishte të drejtën e vetos dhe të drejtën e shkarkimit të zyrtarëve lokalë. Pasi thekson se Kosova do të kishte të drejtën që të lidhë marrëveshje ndërkombëtare dhe që të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Rojters transmeton vlerësimet e burimeve diplomatike që kjo "do të thotë edhe anëtarësim në OKB, në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar". Siç parashikon plani i Ahtisarit, Kosova do të kishte simbole të veta nacionale, duke përfshirë flamurin, himnin, gjuhët zyrtare do të ishin shqipja dhe serbishtja, dhe do të kishte forcat e veta të lehta të armatosura dhe do të ishte kompetente për kontrollin e kufijve të saj. Por plani serëbve dhe joshqiptarëve në Kosovë u ofron të drejta të gjera dhe mekanizma mbrojtës, duke përfshirë edhe vende të garantuara në parlament, në qeveri, polici dhe në administratën publike, ndërkaq komunat me shumicë serbe do të kishin një vetëqeverisje të gjerë dhe të drejtën për mbështetje "transparente" financiare të Beogradit . Mitrovica si vatër e tensioneve etnike në Kosovë, do të ndahej në dy komuna, shqiptare në jug dhe serbe në veri, kurse bashkëpunimin e tyre do ta koordinonte një këshill i përbashkët.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    pavaresi e plote e vetmja alternative .
    ka ardhur koha te vetqeverisin vendin .

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës

    PROPOZIMI GJITHËPRËFSHIRËS PËR MARRËVESHJEN PËR STAUSIN E KOSOVËS


    Neni 1 - Parimet e përgjithshme

    1.1 Kosova do të jetë shoqëri shumetnike që do të vetëqeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të saj legjislative, ekzekutive dhe juridike.

    1.2 Ushtrimi i autoritetit publik në Kosovë do të bazohet mbi barazinë e të gjithë qytetarëve dhe respektimin për nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe kontributeve të të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të këtyre komuniteteve.

    1.3 Kosova do t’a miratojë Kushtetutën. Kushtetuta e Kosovës do të përshkruajë dhe garantojë mekanizmat institucionalë ligjorë të nevojshme për të siguruar që Kosova qeveriset nga standardet më të larta demokratike, dhe pëe të promovuar ekzistencën paqësore dhe prosperuese pëe të gjithë banorët e saj. Kushtetuta do të përfshijë, midis tjerash, parimet dhe dispozitat që i përmban Aneksi 1 i kësaj marrëveshje

    1.4 Kosova do të ketë nje ekonomi te hapur te tregut me konkurencë të lirë

    1.5 Kosova do të ketë të drejtë për të negociuar dhe për të lidhur mareveshjen ndërkombëtare, përfshirë edhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

    1.6 Gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe serbe

    1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta te dallueshme nacionale, përfshirë flamurin, stemen dhe himnin, duke reflektuar karakterin e saj shumë etnik

    1.8 Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkoj bashkim me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti

    1.9 Kosova do të bashkëpunoj plotësisht me të gjitha entitetet e përfshira në zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe do të marë të gjitha obligimet sipas kësaj marrëveshje. Kosova dhe Republika e Sërbise inkurajohen të bashkëpunojnë sinqerisht për çështjet që kanë të bëjnë në zbatimin e kushteve të kësaj Marrëveshje

    1.10 Bashkësia ndërkombëtare do të mbikëqyre, monitorojë dhe do të ketë të gjitha kompetencat e nevojshme për të siguruar zbatim efikas të kësaj Marrëveshje, siq thuhet në Anekset IX, X dhe XI. Kosova poashtu, do t’i bëjë një ftesë bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë Kosovën ne përmbushjën e suksesshme të obligimeve të Kosovës në këtë drejtim.

    Neni 2 - Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore

    2.1 Kosova do të promovojë, mbrojë dhe respektojë nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara ndërkombëtarisht , përfshirë ato të drejta dhe liri të përcaktuara në Deklaratën për të Drejtat e Njeriut, Konventën ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe për Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore si dhe Protokollit të saj.
    2.2 Të gjithë personat në Kosovë kanë të drejtë për të drejta të njeriut dhe liri themelore, pa asnjë lloj diskriminimi në baza racore, të ngjyrës, gjinore, të gjuhës, religjionit, politike ose shprehjes së opinionit tjetër, nacione ose origjinës sociale, lidhje me komunitetin, pronë, lindje ose status tjetër. Të gjithë personat në Kosovë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë , pa asnjë diskriminim, për mbrojtje të barabartë nga ligji.
    2.3 Parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit do të zbatohen dhe respektohen në veçanti në fushat e punësimit në administratën publike dhe ndërmarjet publike, si dhe në qasjen në fondet publike.
    2.4 Kushtetuta e Kosovës do të përshkruajë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut për të gjithë personat në Kosovë, siç përcaktohet me Anelsin I të kësaj Marrëveshje.
    2.5 Kosova do të promovojë dhe respektojë plotësisht një proces të pajtimit mes të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova do të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe që merr parasysh ndjeshmërinë gjinore për t’u përballur me të kaluarën e saj e cila do të përfshijë një gamë të gjerë të iniciativave të drejtësisë tranzicionale.
    2.6 Të gjitha autoritetet kompetente të Kosovës do të bashkëpunojnë dhe do t’i ofrojnë qasje të papenguar mekanizmave ose organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Neni 3 - Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    3.1 Qytetarët që i takojnë grupit të njëjta nacional ose etnik, gjuhësor ose religjioz, tradicionalisht të pranishëm në territorin e Kosovës (në vazhdim të tekstit Komuniteti) do të kenë të drejta specifike, siq përcaktohet në Aneksin II të kësaj Marrëveshje, si dhe të drejta të njeriut dhe liri themelore që jepen në Nenin 2 të Aneksit II të kësaj Marrëveshje.
    3.2 Kosova do të garantojë mbrojtjen e identitetit nacional ose etnik, kulturor, gjuhësor dhe religjioz të të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Kosova, poashtu, do të formojë mekanizmat e nevojshëm kushtetues, ligjor dhe institucional për promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave të të gjithë pjesëtarëve të Komuniteteve dhe për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e tyre efektive në procesin politik dhe vendimmarrjes, siç përcaktohet në Anekset I dhe II të kësaj Marrëveshjeje.
    3.3 Autoritetet e Kosovës do të udhëhiqen në politikën dhe praktikën e tyre nga nevoja për promovim të frymës së paqes, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor dhe ndër-religjioz mes të gjitha Komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    Neni 4 - Të drejtat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur

    4.1 Të gjithë refugjatët dhe personat nga Kosova të zhvendosur do të kenë të drejtë të kthehen dhe të kërkojnë pasurinë e tyre dhe patundshmërinë personale në përputhje me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.
    4.2 Kosova do të ndërmarë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar dhe krijuar një atmosferë të dobishme për kthim të sigurt dhe dinjitoz të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, bazuar në vendimet e tyre të lira, përfshirë përpjekjet për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e tyre të lëvizjes dhe moskërcënimin.

    4.3 Kosova do të bashkëpunoje plotësisht me Komisarin e Lartë të OKB-së për Refugjatë, I cili do të ndihmojë autoritetet kompetente ne zgjerimin e mbrojtjes dhe asistencës për të kthyerit, dhe I cili, ndër të tjera, do të bëjë vlerësime periodike dhe do të lëshojë raporte publike lidhur me kushtet për kthim dhe gjendjen e të zhvendosurve në Kosovë, e po ashtu do të shtrijë bashkëpunim me organizata tjera të përfshira në procesin e kthimit.

    Neni 5 - Personat e Zhdukur

    5.1 Kosova dhe Serbia, në përputhje me normat dhe standardet vendore dhe ndërkombetare, I marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar dhe ofruar informacion lidhur me identitetin, vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur, në bashkëpunim të plotë me Komitetin Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq (KNKK), si dhe me partnere tjerë relevantë ndërkombëtarë.

    5.2 Kosova dhe Serbia do te vazhdojnë të marrin pjesë në mënyre të plotë, efikase dhe pa vonesa në Grupin Punues për Personat e Zhdukur, I themeluar në kuadër të “Dialogut të Vjenës”, dhe I udhëhequr nga KNKK, ose një mekanizmi vijues të ngjashëm që mund të themelohet. Kosova dhe Serbia do të forcojnë institucionet e tyre përkatësë qeveritare të ngarkuara për të kontribuar në këto përpjekje me mandat ligjor, autoritet, dhe burime të nevojshme për të zhvilluar dhe intensifikuar këtë dialog, dhe për të siguruar bashkëpunim aktiv të të gjitha administrative përkatëse.

    Neni 6 - Vetëqeverisja locale dhe decentralizimi

    6.1 Komunat përbëjnë njësitë themelore territoriale të vetëqeverisjes locale në Kosovë.

    6.2 Vetqqeverisja locale në Kosovë do të zbatohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efiçiencës dhe efekshmërisë në shërbimet publike, në veqanti duke pasur parasysh nevojat specifike dhe shqetësimet për Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre.

    6.3 Komunat në Kosovë do të kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tej-kufitar lidhur me çështjet e interesit të ndërsjellë gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre, siç përcaktohen ne Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje.

    6.4 Kufijtë e komunave të reja do të përcaktohen në përputhje me Shtresën e Aneksit III të kësaj Marrëveshjeje.

    Neni 7 - Trashëgimia Kulturore dhe Religjioze

    7.1 Kosova do t’u sigurojë autonomi dhe mbrojtje të gjitha konfesioneve fetare dhe vendndodhjen e tyre Brenda territorit të saj.

    7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), klerikëve dhe personelit të tyre, aktiviteteve dhe pronës, do t’u ofrohet siguri shtesë dhe mbrojtje tjetër për të gëzuar plotësisht të drejtat e tyre, privilegjet dhe imunitetet, siç përcaktohet në ANeksin V të kësaj Marrëveshje.

    7.3 KOS do të jetë pronari I vetëm I pronës së saj në Kosovë, me liri të veçantë rreth menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes në objektet e saj, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.

    7.4 Do të themelohet Këshilli për Implementimim dhe Monitorim (KIM) nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë (ICR), për të monitoruar dhe lehtësuar implementimin e plotë të aranzhmaneve dhe mbrojtjeve të veqanta që I jepen KOS-it, si dhe objekteve religjioze dhe kulturore serbe, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.

    Neni 8 - Çështjet Ekonomike dhe Pronësore

    8.1 Kosova do të ndjekë një politikë ekonomike, sociale dhe fiskale të nevojshme për ekonomi të qëndrueshme. Për përkrahje, në veçanti të një sistemi të qëndrueshëm të llogarive publike, Kosova do të themeloje me Komisionin Europian dhe në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar - një mekanizëm të mbikëqyrjes fiskale. Gjatë përgatijes së buxhetit të saj, Kosova do të konsultohet me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar.

    8.2 Çdo borxh ndërkombëtar i Republikës së Serbisë që i alokohet Kosovës si rezultat i procesit të ndarjes së borxheve, siç përcaktohet në Aneksin VI të kësaj Marrëveshje, do të konsiderohet të jetë detyrim financiar i Kosovës.
    8.3 Pasuria e Republikës Federative të Jugosllavosë ose e republikës së Serbisë që ndoshet brenda territorit të Kosovës, në momentin që hyn në fuqi kjo marrëveshje, do t’i kalon Kosovës.
    8.4 Ndërmarjet në pronësi publike (NPP) dhe obligimet përkatëse, dhe ndërmarjet në pronësi shoqërore (NPSH), si dhe asetet e tyre, aktualisht nën juridiksionin e Agjensisë Kosovare të Mirëbesimit(AKM), do të rregullohen siç përcaktohet në Aneksin VII të kësaj Marrëveshje.
    8.5 Kosova do t’i njohë, mbrojë dhe zbatojë të drejtat e personave për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që ndoshet në Kosovë, në përputhje me normat dhe standardet e përcaktuara ndërkombëtare. Ankesat lidhur me pasurinë e paluajtshme private, përfshirë pasurinë bujqësore dhe komerciale, do të vazhdojë të adresohet, sipas nevojës nga Agjensia Kosovare e Pronës(AKP) në përputhje me Aneksin VII të kësaj Marrëveshje. Kosova do të adresojë çështjet për kompensim të pronës, në përputhje me Aneksin VII të kësaj Marrëveshje.
    8.6 Kosova dhe Republika e Serbisë do të bëjnë përpjekje ta zgjidhin drejtpërsëdrejti çdo ankesë mes tyre- që nuk zgjidhen përmes kësaj Marëveshje , me marrëveshje të dyanshme, duke marrë parasysh normat dh standardet relevante ndërkombëtare. Nga Kosova dhe Republika e Serbisë pritet që të sigurojnë trajtim të njejtë dhe jodiskriminues të pronës dhe ankesave financiare të qytetarëve të njera-tjetrës, si dhe do të sigurojnë qasje të drejtë dhe jodiskriminuese në gjyqësorët e tyre dhe mekanizmat për zgjidhjen e ankesave.

    Neni 9 - Sektori i sigurisë

    9.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në këtë Marëveshje, Kosova do të ketë autoritet për zbatimin e ligjit,sigurisë, drejtësisë, rendit publik, intelegjencës, reagimit në emergjenca civile, si dhe në kontrollin e kufijve në territorin e saj.
    9.2 Institucionet e Kosovës për Siguri do të operojnë në përputhje me standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut të pranuara ndërkombëtarisht dhe do të sigurojnë përfaqësim të barabartë të të gjitha Komuniteteve në të gjitha nivelet e tyre
    9.3 Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare(PUN) në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshje dhe sipas mandatit të tyre përkatës, do të mbikëqyrin dhe udhëheqin zhvillime dhe evoluimin e institucioneve të sigurisë të Kosovës.

    9.4 Do të formohet Forca e Sigurisë e Kosovës(FSK), profesionale dhe shumetnike, dhe do të zhvillojë një komponentë të armatosur lehtë, e aftë për funksione të përcaktuara të sigurisë, në përputhje me Aneksin VIII të kësaj Marrëveshje.

    9.5 Kosova do të formojë një norganizatë civile të Qeverisë, për të ushtruar kontroll civil mbi FSK-në, në përputhje me këtët Marrëveshje.

    9.6 TMK-ja, meqë ka përmbushur objektivat e saj, përfshirë lehtësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit, do të shpërbëhet brenda një viti-pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje.

    9.7 Të gjitha organizatat të paautorizuara më ligj për të kryer aktivitete në Kosovë në sektorin e sigurisë do të pushojnë së vepruari.

    NENI 10 KOMISIONI KUSHTETUES DHE ZGJEDHJET

    10.1 Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje, Presidenti i Kosovës, ne konsultim me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, do të mbledhë Komisionin Kushtetues për të hartuar një Kushtetutë, në konsultim me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar(ICR), në përputhje me këtë Marrëveshje.

    10.2 Komisioni Kushtetues do të përbëhet nga njëzetë e dy (22) anëtarë të Kosovës, me kualifikime përkatëse profesionale dhe ekspertizë të nevojshme për këtë qëllim, dhe të cilët do të pasqyrojnë diversiteitn e shoqrisë kosovare. Pesëmbëdhjetë (15) antëarë do të caktohen nga Presidenti i Kosovës, në konsultim me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Tre (3) antëarë do të caktohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara për Komunitetin serb të Kosovës, dhe tre (3) caktohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mbajnë ulëse të rezervuara për komunitetet tjera joshqiptare të Kosovës.

    10.3 Komsioni do të formojë mekanizma të veçanta për të informuar publikun rreth punës së tij. ICR do të emëroj përfaqësuesit për të ndihmuar punën e Komisonit, përfshirë hartimin e rregullores së punës dhe vlerësimin e modeleve ndërkombëtare në dispozicion për hartimin e Kushtetutës.

    10.4 Kuvendi i Kosovës nuk mund ta aporovojë Kushtetutën deri në kohën e caktuar nga ICR-ja, siç përcaktohet me kushtet e kësaj Mrrëveshje. Kuvendi do ta aprovojë zyrtarisht Kushtetutën brenda 120 ditësh të hyrjes në fuqi të kësaj Mrrëveshje, nga deputetët e tanishëm te Kuvendit të Kosovës, me dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, pas një konsultimi të duhur me antëatrët e Komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Për aprovim zyrtar, Kushtetuta do të pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë ne fuqi menjëherë në ditën e parë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, siç përcaktohet në Nenin 14.1 të kësaj Marrëveshje.

    10.5 Jo më vonë se 9 muaj pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, Kosova do të organizojë zgjedhjet e përgjithshme dhe komunale në përputhje me kushtet e kësaj Marrëveshje dhe kufijtë e komunave të reja, siç definohet nga Aneksi III i kësaj Marrëveshje. Zgjedhjet do të certifikohen nga një autoritet kompetent ndërkombëtar pasi t’i kenë plotësuar standardet ndërkombëtare.

    NENI 11 PËRFAQËSUESI CIVIL NDËRKOMBËTAR

    11.1 Një Grup Drejtues Ndërkombëtar(SG), i përbërë nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë, do të emërojnë Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar,(ICR) dhe do të kërkojnë përkrahjen për këtët emërim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. ICR dhe Përfaqësuesi Special i BE-së (EUSR), i emëruara nga Këshilli i Bashkimit Eurpoian, do të jetë i njëjti person.

    11.2 Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të përkrahë dhe do t’i japë udhëzime Përfaqesuesit Civil Ndërkombëtarë në përmbushjen e mandatit të tij/saj.

    11.3 ICR do të ketë përgjegjësinë e gjithëmbarshme për mbikëqyrje dhe do të jetë autoriteti final në Kosovë lidhur me interpretimin e kësaj Mrrëveshje, siç përcaktohet në Ankesin IX, në veçanti në Nenin 2, të kësaj Marrëveshje.

    11.4 Ashtu siç përcaktohet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje, ICR-së, do t’i besohet t’i ushtrojë disa përgjegjësi për të siguruar dhe mbikëqyrë zbatimin e plotë të kësaj Marrëveshje, përfshirë edhe kompetencat për të ndërmarrë masa, nëse është e nevojshme, për të parandaluar dhe korrigjuar shkeljet e kësaj Marrëveshje. Përgjegjësitë do t’i atribuohen edhe ICR-së në cilësinë e tij si EUSR, siç përcaktohet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.

    11.5 ICR do të ketë rolin e ptihëmbarshëm koordinues mbi aktivitetet e organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë dëri në masën e përgjegjësive të ICR-së per të monitoruar dhe siguruar zbatim të plotë të kësaj Marrëveshe, siç përcaktohet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.

    11.6 Mandati i ICR-së do të vazhdojë derisa Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të ofrojë udhëzime për largimin fazor përfundimtar të ICR-së.

    11.7 Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të bëjë shqyrtimin e parë të mandatit të ICR-së, në bazë të shkallës së zbatimit të kësaj Marrëveshje, jo më vonë se dy vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje.




    NENI 12 PËRKRAHJA NDËRKOMBËTARE NË FUSHËN E SUNDIMIT TË LIGJIT

    12.1 Bahskimi Europian do të themelojë një Mision të Ploitikës Mbrojtëse dhe Sigurisë Europiane(ESDP) në fushen e sundimit të ligjit.

    12.2 Misioni i ESDP do të ndihmojë autoritetin e Kosovës në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies dhe në zhvillimin e mëtejmë dhe forcimin e gjyqësorit të pavarur, policisë, dhe shërbimit doganor, duke siguruar që këto institucione të jën të lira nga ndikimi politik dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe më praktikat europiane.

    12.3 Misioni i ESDp do të mbështesë zbatimin e kësaj marrëveshje dhe do të ofrojë udhëzime, monitorim dhe këshilla në fushën e sundimit të ligjit në përgjithësi, duke mbajtur disa kompetenca, në veçanti lidhur më gjyqësorin, policinë; doganat dhe shërbimin korrigjues, me modalitete dhe kohëzgjatje që do të përcaktohet nga Këshilli i BE-së, në përputhje me Ankesin IX dhe X të kësaj Marrëveshje.

    NENI 13 PRANIA USHTARAKE NDËRKOMBËTARE

    13.1 NATO do të vendosë një Prani Ushtarake Ndërkombëtare (PUN) për të mbështetur zbatimin e kësaj marrëveshje, siç përcaktohet në Aneksin XI të kësaj Marrëveshje.

    13.2 Kjo PUN do të jetë forcë e udhëhequr nga NATO dhe do të veprojë nën autoritetin, udhëzimet dhe kontrollin politik të Keshillit Verior Atlantik, përmes zinxhirit komandues të NATO-s në Kosovë nuk përjashton zëvendësimin e mundshëm të saj nga një mision ushtarak të organizate tjetër ndërkombëtare të sigurisë, me mandat të reviduar.

    13.3 PUN do të bashkëpunojë ngushtë dhe do të përkrahë punën ngushtë dhe do të përkrahë punën e ICR-së, Misionit të ESDP-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare që mund të jenë të pranishme në Kosovë, për të monitoruar dhe siguruar zbatimin e kësaj Marrëveshje.

    13.4 PUN do të jetë përgjegjës për ofrimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt ne mbarë territorin e Ksoovës, bashkë me ICR-në, dhe në mbështetje të institucioneve të Kosovës, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë të afta për të marrë përgjegjësi, hap pas hapi, për detyrat e sigurisë të kryera nga PUN. Kosova, e përkrahur nga ICR dhe PUN, dop të zhvillojë një proces për te ofruar një plan të tranizicionit për bartjen e përgjegjësive të sigurisë së PUN-së, me kalimin e kohës.

    13.5 PUN do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zhvillimin dhe trajnimin e forcës së Sigurisë së Kosovës, kurse NATO do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zhvillimin dhe themelimin e një organizate civile të Qeverisë për të ushtruar kontrollin civil mbi këtë Forcë, pa i cenuar përgjegjësitë e ICS-së, siç përcaktohet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.

    NENI 14 ARANZHMANET KALIMTARE DHE DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

    14.1 Me hyrjen ne fuqi të kësaj marrëveshje do të ketë 120 ditë të periudhës së tranzicionit:

    a)Gjatë peridhës së tranzicionit, UNMIK-u do të vazhdojë të ushtrojë mandatin në përputhje me rezolutat relevante të KS OKB, në konsultim më Përfaqësuesin Civil ndërkombëtar (ICR). ICR do të ketë autoritet të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes gjatë periudhës së tranzicionit dhë për të bërë rekomandime për UNMIk-un për veprimet qe udhet ndërmarrë për të siguruar përputhje me Marrëveshjen.

    b) Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme dhe ligjet tjera trë zbatueshme do të mbesin në fuqi deir në fund të periudhës së traniziconit në masën që janë në përputhje më këtë Marrëveshje.

    c) Kuvendi i Kosovës do të aprovojë zyrtarisht një Ksuhtetutë të re para mbarimit të periudhës të tranzicionit, në përputhje me kushtet e kësaj Marrëveshje.

    d) Nëse deru në përfundim të periudhës së tranzicionit nuk është bërë aprovimi zyrtar i Kushtetutës së re, UNMIk-u do të amandamentojë Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme, në përputhje me kushtet e kësaj Marrëveshje. Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme e amadamentuar do te mbetet ne fuqi deri në kohën e aprovimit të Kushtetutës së re nga Kuvendi i Kosovës.

    e) Gjatë periudhës së tranzicionit, Kuvendi i Kosovës, ne konsultim me ICR-në, do të parovojë zyrtarisht legjislacionin e nevojshëm, në veçanti atë që përcaktohet në Aneksin XII të kësaj Marrëveshje, për të zbatuar plotësisht kushtet e kësaj Marrëveshje. Ky legjislacion, që nuk do të kërkojë aprovim shtesë ose shpallje nga UNMIK-u, do të vlerësohet zyrtarisht i parovuar kur të miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, nësë është në përputhje me Kushtetutën e re, ose me Kornizën Kushtetuese të amaendametuar nga UNMIK-u. Derisa të hyjë në fuqi ky legjislacion, autoritetet kompetente në Kosovë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për te siguruar që të mos merret asnjë veprim në kundërshtim më dispozitat e kësaj marrëveshje.

    f) Gjatë periudhës së tranzicionit, UNMIK dhe ICR, ose përfaqësuesi i tij/saj, do të bashkëdrejtojë një grup punues për të formuluar me Kosovën detajet dhe modalitetet për barjen e pushtetit.

    g) Ne fund të peridhës së tranzicionit, mandati i UNMIK-ut, do të skadojë dhe i gjithë autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv i UNMIK-ut do të bartet en bloc tek autoritetet qeveritare të Kosovës, përvëç nëse parashihet ndryshe me këtë Marrëveshje. Në këtë kohë, ICR dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare do të marrin përgjegjësi të plotë për ushtrimin e mandateve të tyre përkatëse, siç përcaktohet në këtë Marrëveshje.

    h) Rruga ligjore për zgjidhjen e çështjes së të gjitha përgjegjësive të mbetura të UNMIK-ut do te vendoset gjatë peruidhës së tranzicionit me marrëveshje mes OKB-së (UNMIK) dhe Kosovës, në konsultim me ICR-në.

    14.2 Rregullorhet e UNMIK-ut të shpallura nga PSSP në përputhje me Rezolutën 1244 të KS OKB, përfshirë Direktivat Administrative dhe Vendimet Ekezekutive të leshuara nga PSSP, dhe ligjet e aprovuara nga Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të aplikueshme, përveç nëse thuhet ndryshe në këtë Marrëveshje, deri ne skadimin e tyre, ose derisa të revokohen ose zëvendësohen më legjislacion, duke rregulluar në të njëjtën gjë në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshje.

    12.2.2 Kosova do të vazhdojë të jetë e lidhru, në bazë të reciprocitetit, me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe aranzhimet tjera në fushën e bashkëepunimit ndërkombëtar që jane lidhur nga UNMIK-pu dhe në emër të Kosovës, dhe të cilat jane në fuqi në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje. Obligimet financiare të ndërmarra nga UNMIK-u për dhe në emër të Kosovës, sipas këtyre marrëveshjeve dhe aranzhimeve, do të respektohen nga Kosova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 46 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •