Close
Faqja 6 prej 46 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 452
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Xh.Grou: Kosova është një çështje tepër delikate për t'u zgjidhur brenda një nate

    Xh.Grou: Kosova është një çështje tepër delikate për t'u zgjidhur brenda një nate


    Berlin, 1 shkurt -

    Mendoj se do të ishte budallallëk të prisnim që Koshtunica apo çdo udhëheqës tjetër politik, të ndërmerrnin ndonjë hap që mund të konsiderohej si pozitiv nga udhëheqja kosovare apo nga bashkësia ndërkombëtare, - tha Xhems Grou nga departamenti i studimeve luftarake pranë Kolexhit Mbretëror në Londër. Ai theksoi se Kosova është një çështje tepër delikate për t'u zgjidhur brenda një nate. Duke komentuar qëndrimin e Koshtunicës se nuk do të ketë marrëdhënie me asnjë shtet që do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, Grou tha se "kjo është një deklaratë boshe, sepse deri tani asnjë shtet nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sepse kjo nuk është ende një pikë që i përket qëllimeve afatshkurtëra të bashkësisë ndërkombëtare".
    Sipas tij, në rast se ndonjë shtet do ta bënte këtë gjë, situata nuk do të ndërlikohej vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha shtetet ish-jugosllave e më tej, tha Grou për "Dojçe velen".

    Në lidhje me trazirat e mundshme, Grou tha se megjithëse nuk do të donte t'i ekzagjirojë gjasat për një situatë të tillë, por theksoi se nuk mund të injorohen mundësitë se do të ketë grupime tek të dyja palët që të përdorin dhunën. Në të kaluarën nga shqiptarët kjo ka ndodhur në komuna të caktuara në Kosovë, kurse dihet fare mirë se si forcat serbe të sigurisë apo aktorë gjysmë të pavarur mund të marrin iniciativë për të filluar trazira, tha Grou. Sipas tij, ekziston frika që të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare mund të shkojnë dëm, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet sërish për shkak të politikës aktuale serbe ndaj të ardhmes së Kosovës

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Presidentja e Finlandës është e impesionuar me qëndrimin e Zvicres pro pavarësisë së

    Presidentja e Finlandës është e impesionuar me qëndrimin e Zvicres pro pavarësisë së Kosovës


    Finlandë, 1 shkurt Në një takim të Presidentes së Finlandës Tarja Halonen me homologen e saj zvicërane Mishëlin Kalmi Rej, është biseduar edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës. Halonen ka thënë se është e impresionuar me qëndrimin e Zvicrës pro pavarësisë së Kosovës. "Ne po e presim pakon e Ahtisarit, por gjithësesi edhe Finlanda e ndan të njejtin mendim për të ardhmen e Kosovës", është shprehur ajo.


  3. #53
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Belgjikës,përshëndesin përpjekjet e Ahtisarit p

    Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Belgjikës,përshëndesin përpjekjet e Ahtisarit për Kosovën

    LQIK
    ubjanë, 1 shkurt Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Belgjikës, Dimitrije Rupel dhe Karel De Guht kanë përshëndetur përpjekjet e Kryenegociatorit Marti Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Shefi i diplomacisë belge tha se për t'u arritur marrëveshja në Këshillin e Sigurimit do të duhen disa diskutime, sepse do të jetë vështirë të arrihet marrëveshja, e cila do të ishte njësoj e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën. De Guht e cilësoi brengosës qëndrimin e Rusisë për statusin e ardhshëm të Kosovës, por shfaqi shpresën se ai nuk do të jetë jofleksibil, Ndërkaq, Rupel tha se sipas informatave të tij Këshilli i Sigurimit me gjasë do ta miratojë propozimin e Ahtisarit për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    F.Uizner: "Ne jemi zotuar para Kosovës dhe ne jemi njerëz të fjalës"

    Prishtinë, 1 shkurt - Në prag të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari amerikan për statusin e Kosovës Frenk Uizner tha se ka punuar shumë dh përsëafërmi me zotin Ahtisari dhe është i kënaqur me tërë punën e tij.

    "Tani është koha që palët ta studiojnë dokumentin me shumë kujdes, sepse, më në fund, qytetarët e Nju Jorkut, Londrës, Berlinit, Parisit apo Romës nuk do të jetojnë me pasojat e vendimeve të Ahtisarit, por kosovarët, shqiptarët e serbët në rend të parë, si edhe populli i Serbisë", tha Uizner për RTV21.



    Ai theksoi se i takon secilit që të hapë sytë dhe të mendojë me arsye, ta hapin ketë dokument dhe të mendojë për përgjegjësitë që shtrohen para qytetarëve të zakonshëm, kryetarët e komunave dhe qeverinë e liderët politikë. "Ky është një dokument madhor dhe historik, i cili do ta përcaktojë tempon lidhur me mbrojtjen e minoriteteve në Europë, në vitet e ardhshme".

    Uizner u sugjeron të gjithëve që t'i paraqesin idetë e tyre tek zoti Ahtisari, në mënyrë konstruktive, dhe ai do t'i marrë ato në konsiderim. Duke folur për mundësinë e paraqitjes së planit të Ahtisarit para Këshillit të Sigurimit gjatë muajit mars, Uizner tha se është vështirë të parashihet data.

    Por megjithatë i tha se marsi është qëllimi i tij, dhe shpreson që të arrihet ky qëllim. "Besoj se kemi shansë të mirë që ta arrijmë, me dy tri ditë më përpara apo më prapa. Pra, marsi do të ishte në rregull, si objektiv", theksoi Uizner.

    I pyetur nëse dokumenti i Ahtisarit mund të sjellë zgjidhjen e duhur për statusin final të Kosovës që një herë e përgjithmonë, të qetësohet Ballkani, Uizner iu shmang përgjigjes direkte por tha se do të dëshironte, dhe lutet për paqe në Europën Juglindore. "Europa Juglindore do të bashkohet me forma të ndryshme bashkëpunimi me pjesën tjetër të Europës dhe të ketë paqe, stabilitet, progres ekonomik dhe jetë të mirë për popujt atje", tha Uizner, dhe shtoi se këtë e dëshiron, por, siç u shpreh, në fund do të ndahet përgjegjësia.

    "Fundamentalisht, përgjegjësia mbetet barrë e kosovarëve, të cilët do të zgjedhin se cilët do të jenë liderët e tyre politikë, formën që do ta zgjedhin për të punuar së bashku, mënyrën se si do t'i pajtojnë komunitetet midis tyre, vëllimin e punës së rëndë dhe të madhe që ata janë të vendosur ta bëjnë për të rritur prosperitetin ekonomik", theksoi diplomati amerikan.

    Sipas tij, puna kryesore u mbetet kosovarëve. Çështje kryesore për kosovarët sot, tha ai, është që ta lexojnë e ta studiojnë propozimin e Ahtisarit dhe ta kuptojnë çka do të thotë ai, në mënyrë që të jenë në gjendje të ballafaqohen me të.

    "Ta shtroj çështjen në një formë tjetër. Çdo herë që unë shkoj në Kosovë, njerëzit thonë: "pavarësi, pavarësi, pavarësi..." Po kur do të vijë pavarësia?... Sikur pavarësia të ishte një pilulë që gëlltitet dhe shëndeti ynë përmirësohet menjëherë. Ardhmëria e Kosovës do të shkruhet me punë të kujdesshme e të palodhshme dhe me qeverisje të mirë, me respekt për fqinjin, me zbutjen e dallimeve, me funksionim të mirë të institucioneve, me punë të zellshme të policisë për ta ruajtur rregullin dhe ligjin, ndalimin e krimeve, trafikimit dhe korrupsionit", tha Uizner, duke shtuar se këto e përbëjnë të ardhmen e jo një fjalë.

    Ai kërkoi nga miqtë e tij në Kosovë që të mendojnë për pasojat që ky dokument vendos para tyre, për formën e qeverisë, llojin e shoqërisë që do të jetojnë në të, si dhe pergjegjësitë e Komunitetit Nderkombëtar që do t'i përkrahin.

    Uizner premtoi se amerikanët do të përmbushin zotimin e tyre në Kosovë: "Ne jemi zotuar para Kosovës dhe ne jemi njerëz të fjalës". Ai tha se SHBA-të që nga fillimi janë me Kosovën, por edhe në ketë fazë finale të negociatave do të qendrojnë deri në fund.

    "Unë ndihem mirë me ketë dhe ndihem mirë që t'iu japi miqve të mijë në Kosovë sigurimet e plota për vazhdimësinë e një përkrahjeje të fortë amerikane.

    Por përkrahja amerikane, vetëm, nuk mund ta bëjë Kosovën. Amerika do të perkrahë diçka, por qëndrimi dhe sensi kosovar do të jetë vendimtarë dhe atë në punën e madhe, vullnetin për të jetuar në fqinjësi me fqinjin edhe kur ai flet në gjuhë tjetër, vullnetin për të vazhduar në rindertimin ekonomik, vullnetin për ti bërë institucionet shtetërore funksionale si dhe rregullimin e çështjes së sundimit të rendit dhe ligjit", tha mes tjerash Frenk Uizner në këtë intervistë për RTV21.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #55
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Arb
    [B]F.
    "Ta shtroj çështjen në një formë tjetër. Çdo herë që unë shkoj në Kosovë, njerëzit thonë: "pavarësi, pavarësi, pavarësi..." Po kur do të vijë pavarësia?... Sikur pavarësia të ishte një pilulë që gëlltitet dhe shëndeti ynë përmirësohet menjëherë. Ardhmëria e Kosovës do të shkruhet me punë të kujdesshme e të palodhshme dhe me qeverisje të mirë, me respekt për fqinjin, me zbutjen e dallimeve, me funksionim të mirë të institucioneve, me punë të zellshme të policisë për ta ruajtur rregullin dhe ligjin, ndalimin e krimeve, trafikimit dhe korrupsionit", tha Uizner, duke shtuar se këto e përbëjnë të ardhmen e jo një fjalë.

    QIK-u
    Pse kaq e veshtire per shqiptaret?????? Pse ishte e lehte per Maqedonine qe kurr nuk kishte egzistuar dhe gjithashtu pati konflikt dhe me Greqine???!!!!!
    Pse nuk kishte asnje problem per Malin e Zi kur dhe prejardhjen me serbet ata e kane te njejte?????
    Pse i duket cudi dhe lluks perendimorve kur kosovaret kerkojne pamvarsi???!!!!!

    Mos ndoshta sepse kosovaret e kerkojne??!! Mos ndoshta pamvarsia merret??!!
    Apo e keqja e tyre eshte me rracen tone?????!!!!

  6. #56
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Rupel: KS do ta miratoje propozimin e Ahtisaar. De Guht: Duhen ende edhe disa diskutime

    Ministrat e Jashtem te Sllovenise dhe Belgjikes, Dimitrije Rupel dhe Karel de Guht i kane pershendetur perpjekjet e kryenegociatorit Martti Ahtisaari per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ministri i Jashtëm slloven, Dimitri Rupel, ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, “Këshilli i Sigurimit do ta miratojë propozimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës”. Nderkaq shefi i diplomacise belge tha se per t'u arritur marreveshje ne Keshillin e Sigurimit do te duhen "disa diskutime" sepse do te jete veshtire te arrihet marreveshja, e cila do te ishte njesoj e pranueshme per Beogradin dhe Prishtinen.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  7. #57
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Ekipi Negociator i Kosoves premton transparencë për pakon e statusit

    Ekipi Negociator i Kosovës, premtoi se do të jetë plotësisht transparent më qytetarët e Kosovës për t’ua shpalosur detajet e pakos që do të sjellë Ahtisaari më 2 shkurt në Prishtinë, në ndërkohë konsideron se publikimi i pakos, nuk do të sjellë destabilizim të vendit.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  8. #58
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Ahtisaari nuk do të lejojë vonesa artificiale

    I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari do të dorëzojë nesër në Prishtinë dhe në Beograd pakon me propozimin e tij për të ardhmen politike të Kosovës. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo i tha sot Radio Kosoves se Ahtisaari nuk pret që nesër të marrë ndonjë përgjigje të detajuar nga palët. Por, tha Durlo, menjëherë pas këtyre vizitave do të fillojë periudha gjatë së cilës zyra e ndërmjetësve ndërkombëtarë do të pres pyetjet dhe komentet e Prishtinës dhe Beogradit.
    I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari do ta dorëzojë nesër në Prishtinë dhe në Beograd pakon me propozimin e tij për të ardhmen politike të Kosovës. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo tha sot se Ahtisaari nuk pret që nesër të marrë ndonjë përgjigje të detajuar nga palët. Por, tha Durlo, menjëherë pas këtyre vizitave do të fillojë periudha gjatë së cilës zyra e ndërmjetësve ndërkombëtarë do të pres pyetjet dhe komentet e Prishtinës dhe Beogradit.

    Brenda disa orësh kryendërmjetësi për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari do t’i dorëzojë dokumentet me rekomandimet për statusin tek të dy palët. Paradite, ai do të qëndrojë në Beograd. Zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo konfirmoi se Ahtisaari do të pritet atje nga kryetari i Serbisë Boris Tadiq. Kryeministri në largim, Vojisllav Koshtunica, më herët ka thënë se nuk ka mandat për ta pritur Ahtisaarin. Sidoqoftë, Ahtisaari planifikon të mbajë edhe një konferencë për shtyp në Beograd dhe do të udhëtojë për Prishtinë.
    Zëdhënësi Durlo tha se kryenegociatori nuk pret që nesër të marrë ndonjë përgjigje të detajuar apo komente nga palët, për planin e tij.

    “Është e qartë se periudha gjatë së cilës ne do të jemi në pritje të komenteve dhe pyetjeve nga palët do të fillojë, menjëherë pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd” tha Durlo.
    Sipas tij, ende nuk dihet se sa kohë do të kenë palët për të bërë komentet e tyre. Sipas paralajmërimeve të mëhershme, ekziston mundësia që kjo periudhë të zgjas gjatë gjithë muajit shkurt. UNOSEK-u nuk përjashton edhe mundësinë e takimeve të reja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por kjo varet nga palët. Durlo tha se Ahtisaari nuk do të lejojë vonesa artificiale në proces.

    “E gjithë periudha e angazhimit të ndërsjellë, përfshirë këtu edhe eventualisht çështjen e rrethit të ri të bisedimeve ndërmjet palëve, do ta marrë një pjesë të madhe të muajit shkurt”, tha Durlo.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  9. #59
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Brari
    kush mundet me na sjelle nga tema e meros.. nji shkrim te baton haxhiut.. per tradhetine.. se kisha deshir ta diskutojm pak..
    Shpresoj ta kesh pas llafin per kete artikull.......

    Baton Haxhiu
    Nga mosha jonë e fëmijërisë
    kemi qenë të bombarduar me fjalën tradhti. Baballarët, mësuesit në shkollë
    na përsërisin se tradhtia është gjëja më e neveritshme që mund të ketë
    dikush. Të tradhtosh, do të thotë të dalësh nga vija dhe të ikësh në të
    panjohurën.
    Na thoshin se tradhtia e parë
    është e pakorrigjueshme dhe shkakton një reaksion zinxhir, tradhti të
    tjera, secila prej të cilave na largon gjithnjë e më shumë nga pika e
    tradhtisë fillestare.
    Kjo logjikë akademike më vonë
    ishte bartur në ilegalitet, nëpër thashetheme kafenesh dhe shtëpi. Një
    gjuhë që na ka ndjekur me vite. Një gjuhë që ka qenë pjesë e jona dhe e
    afërt po aq sa edhe lëkura.
    Më kujtohet, kur na thoshin
    për tradhtinë e parë dhe tradhtarin: Tradhtia e parë e kishte emrin Lufta
    e Dytë Botërore. Emri i tradhtarit ishte Fadil Hoxha. Për shumë vite kisha
    besuar. Nuk kisha hyrë në thellësi dhe mendoja se njeriu që ka nënshkruar
    të mbetet në Jugosllavi ishte fajtori kryesor. Mendoja se ai ka qenë i
    vetmi fajtor dhe lider i paguximshëm. Më vonë kam mësuar dhe
    dëgjuar rrëfimin për tradhtarin e dytë, Mahmut Bakallin, pastaj për
    Ibrahim Rugovën dhe së fundi, po dëgjoj për tradhtinë tjetër: të Grupit të
    Unitetit.Nuk kisha dashur të komentoj
    shumë të kaluarën, por më është dashur kaq vite lexim dhe përvojë që ta
    kuptoj se tradhtia është fjalë që më së shpeshti interpretohet nga ata që
    bëjnë përpëlitje në përditshmëri dhe nuk kanë argumente ballafaquese, por
    rrënuese për sistemin ku jetojnë: Njerëzit që janë në Grupin e Unitetit
    dhe në politikën e tanishme, kosovare janë ngritur mbi do parime sulmuese
    mbi tradhtinë. Janë ngritur mbi një gjuhë denoncuese dhe linçuese për
    njerëzit.Kur në vitin 2007-të po
    vendoset për statusin e Kosovës, një pjesë e njerëzve që do të
    nënshkruajnë dokumentin e Ahtisarit do të emërtohen me këtë emër.Nëse i kthehemi një të
    kaluare dhe kësaj gjuhe, jam më shumë se kurrë i bindur sesa të pafuqishëm
    kanë qenë Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli.Në vitin 1945-së, njeriu që
    vendosi të jetë në krye të një procesi që Kosovën ta nënshkruajë brenda
    Jugosllavisë, ka pasur një situatë shumë më të rëndë sesa kanë liderët e
    pesëshes së Unitetit. Ai ka pasur një situatë të ashpër, ndërkombëtare, ka
    pasur një vendim të Jaltës, ka pasur një Jugosllavi të përkrahur nga Rusia
    dhe një ushtri jugosllave aq të fortë, ka pasur një popullsi analfabete
    prej 95% dhe një Shqipëri që ka qenë kundër tij, ka pasur forcat
    ndërkombëtare kundër dhe i kanë trajtuar shqiptarët me emërtimet më të
    këqija. Mbi këto argumente politike dhe strategjike ky njeri ka vendosur
    t’i ruajë shqiptarët dhe gjuhën. Ta ruajë dhe ta zhvillojë aq sa ka pasur
    mundësi dhe fuqi.Vit pas viti, ky njeri ka
    prodhuar njerëz, kuadro, dije dhe shkolla. Ka duruar një shovinizëm dhe
    një fuqi të një shteti që ka pasur simpati botërore. Deri të viti
    1974-tër, kur së bashku me klasën e krijuar, komuniste ka bërë një
    dokument kushtetues që ka qenë prosperues për një popullatë dhe një komb.Viti 1974-tër e sjell këtë
    vend në pikën kulminuese të vetëqeverisjes dhe e bënë të manaxhueshëm
    politikisht dhe kulturalisht. Dorën në zemër, me referenca jugosllave, por
    duke e ruajtur substancën kombëtare.Sa e vështirë ka qenë të
    fitosh një kushtetutë dhe një autonomi në një shtet, ku ka pasur 200 mijë
    ushtarë, 85 mijë policë dhe 300 mijë rezervistë.Sa vështirë ka qenë të
    bindësh gjashtë republika dhe një republikë armiqësore si Serbia.Dhe pas gjithë kësaj, ata u
    quajtën tradhtarë. U quajtën tradhtarë, komunistë, vrasës dhe çka jo
    tjetër. Bilé, ka qenë edhe një libër i shkruar për Fadil Hoxhën, që nuk i
    përmendej emri. Libri titullohej “Futa”e tregonte për familjarizimin,
    punësimin dhe pushtetin e uzurpuar nga kjo familje.Më vonë mësova se komunistët
    kosovarë kishin vetëm nga një banesë dhe një pasuri modeste. Nuk kishin
    përfituar gati asgjë nga privilegjet e pushtetit. Së paku, sot e kësaj
    dite, familjet e tyre i shoh me një jetë modeste.Rrëfimi për tradhtinë vazhdon
    me Azem Vllasin dhe Ibrahim Rugovën. Nuk po dua të përmend figura të vogla
    që janë trajtuar me të njëjtën gjuhë gjatë rrugës. Në fillim shkrova se
    këta njerëz dhe liderë janë quajtur tradhtarë. Janë etiketuar. Sot, po
    ballafaqohemi me një vendosje dhe një nënshkrim të ri për Kosovën.
    Shumëkush do të mbetet i pakënaqur me atë që po afrohet.Por, desha të them sesa
    vështirë është që të nënshkruash diçka dhe të bësh të pamundurën, kur
    mundësitë nuk varen nga ty.Kjo gjeneratë politikanësh që
    ka vazhduar me ngulm fjalën tradhti gjatë kësaj periudhe, sidomos gjatë
    periudhës 1990- 2007-të, do të ballafaqohet me një nënshkrim. Këta liderë pas vitit 1999-të
    nuk kanë pasur as polici serbe, as ushtri serbe dhe as presion politik.
    Kanë qenë të lirë të manaxhojnë situatën politike me bashkësinë
    ndërkombëtare brenda. Kanë qenë të lirë të jenë liderë dhe të japin
    vizion. Por, gjatë kësaj periudhe gjuha e tyre s’ka mbaruar së
    klasifikuari tradhtarët dhe patriotët. Ka qenë gjuhë tmerruese.Për shtatë vite kanë vrapuar
    për tendera, për shtëpi të bukura, të bëra nga taksat tona. Kanë bërë
    hesape dhe kanë bërë pasuri për shtatë vite të pushtetit dhjetëra herë më
    shumë sesa komunistët për 50 vite.Kanë vetura, kënaqësi dhe
    pushtet mbi individët (pushtet moral) më shumë se komunistët. Janë më
    intrigantë dhe më manipulues sesa 50 vite të komunizmit.Dhe tash, kur s’kanë pasur as
    polici serbe dhe as ushtri s’kanë qenë në gjendje të bindin bashkësinë
    ndërkombëtare për një Kosovë plotësisht të pavarur.Në këtë tetëvjeçar kemi bërë
    aq shumë dëme sa rezultat i kësaj politike është edhe drafti real i
    Ahtisarit. Ky është drafti i merituar jo për popullatën e Kosovës, por për
    politikën e keqe që ka manaxhuar situatën tetëvjeçare.Ne e dimë, cila do të jetë
    gjuha e një pjese të kosovarëve kundër Grupit të Unitetit dhe pakos.E dimë që ajo gjuhë do të
    jetë gjuhë që nismën e ka po aty, ku e krijuan të tjerët. Tradhtinë.Këta njerëz në këtë situatë
    nuk kanë mundur të bëjnë më shumë. Nuk kanë pasur as fuqi, as dije, as
    manaxhim. Fadilin dhe shokët e tij nuk ka pasur kush t’i amnistojë nga kjo
    fjalë. Një pjesë e jetës së tyre ka qenë e izoluar nga gjuha e ashpër e
    ilegalitetit.Por, ka ardhur koha që të
    kemi kujdes sesi t’i trajtojmë njerëzit e Unitetit. Jo me gjuhën që e kanë
    krijuar vetë dikur, por me shprehjet që tregojnë se nuk kanë pasur fuqi të
    bëjnë më shumë për këtë vend, as për këtë popull. Populli e meriton një
    draft dhe një udhëheqje që e ka. Ata janë patriotë të këtij
    vendi, por më fuqinë politike dhe intelektuale që kanë. Duhet t’i pranojmë
    ashtu si janë. Ata kaq mundën të bëjnë për ne. Duhet t’i falim, por, nëse
    mundemi, edhe të votojmë ndryshe.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Postime
    10
    Une jam duke shkruar nje ditar ne lidhje me ate se cfare po ndodh ne kosove dhe ky ditar do ti mbetet brezave te ardhshem per kosoven dhe popullin tone shqiptar dhe shpresoj se edhe dikush tjeter te veproj keshtu si une.
    Nqs keni nevoj do te u sjell nje pjes te ditarit dhe do te ju vendosi ne forum

Faqja 6 prej 46 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •