Close
Faqja 3 prej 46 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 452
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    O s'din cka flet ti... Fare e perzime je ti...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Thumbs up Pavarësia e Kosovës

    A po dizajnohet pavarësia e Kosovës...?

    Dhe çfarë zgjidhje tjetër duhet të pritet nga Këshilli i Sigurimit përveçse ajo e pavarësimit të plotë dhe pa kushte (?), çdo zgjidhje tjetër realisht është barrë e rëndë për popullatën vendore që e pret lirinë, përfundimisht. Patjetër duhet të ketë pajtueshmëri normash etike dhe morale, jo vetëm politike, ngase është në pyetje prestigjioziteti i politikës së drejtë amerikane në botë i drejtuar nga presidenti amerikan George W. Bush.

    Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Edhe pse administrata e BUSH-i është e shqetësuar me zhvillimet në Irak, që është e shoqëruar me dilema të reja: zvogëlimi apo tërheqja e trupave amerikane nga Iraku apo shtimi dhe zgjerimi i mëtejmë i zonave të sigurisë, por edhe konsolidimi i radhëve të forcat të sigurisë të Irakut dhe dhënia e mëtejme e përkrahjes politike kryeministrit irakian Maliki, janë dilema të hapura që kanë zgjeruar interesim në opinionin e brendshëm në SHBA, si në grupin e shumtë të analistëve por edhe në vet kongresin amerikan. Bushi si gjithmonë i qëndron konsekuent politikës së deritanishme, atë të përkrahjes në terren të gjeneralëve amerikanë, duke kritikuar përkrahësit e tërheqjes së trupave nga Iraku, që do ta shndërronte Irakun në një vatër të krizave edhe më të mëdha në Lindjen e Mesme, duke rritur tensionet luftarake në mes të shiitëve dhe sunnive, ngase si njëra palë ashtu edhe tjetra kanë përkrahjen e jashtme, e para ka lidhje shpirtërore me klerikët e Iranit, ndërsa të dytët përveç lidhjeve shpirtërore me Arabinë Saudite, ata disponojnë me afro 2 miliardë dollarë të bartura nga periudha e Sadam Hyseinit, të mobilizuar nga ushtarakët e ish Gardës nacionale të Irakut, por edhe nga politika që udhëhiqet nga Baath-istët, politikë që deri vonë ka udhëhequr Irakun, para invazionit ushtarak të trupave amerikane. Realisht nuk ka ndonjë platformë të qartë politike, çfarë mund të ndodhë me tërheqjen e trupave apo me zvogëlimin e tyre, ngase kështu Irakun do e kaplonte kaosi i luftës civile, që edhe tash ka të njëjtat karakteristika. Megjithë këtë administrata e Bushit është duke udhëhequr aleatët perëndimorë edhe në një front tjetër diplomatik, atë të zbehjes së ndikimit rus në rrjedhat në Ballkan, respektivisht në Evropën juglindore. Problemet që më herët u manifestuan me polakët, e më vonë me Belorusinë dhe Ukrainën, shkyçjen e valvolave në gazsjellësin rus dhe ngritjen e çmimit të gazit, duke ngritur retorikën diplomatike deri në kërcënim, krijuan skepticizëm dhe drojë të arsyeshme për qëllimet politike të Rusisë te partnerët perëndimor, e cila ende nuk mund të lirohet nga nostalgjia e superfuqisë, këtë e kishte pohuar më herët edhe presidenti rus Putin duke deklaruar se shkatërrimi i BRSS ishte tragjedia më e madhe e shekullit XX. Problemi i Kosovës domosdo është pjesë e lojës "së rrëzimit të duarve", duke matur kështu muskujt, e perëndimit nga njëra anë dhe të Rusisë tash, e më vonë ndoshta edhe të Kinës, nga ana tjetër. Edhe pse delikate përgjigja në këtë temë Kosova do të përcaktoj të ardhmen e KS të OKB-së, ose do të ketë konsensus në Këshillin e Sigurimit, ose vetë Këshilli i Sigurimit do të humbë rëndësinë e tashme të zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare, duke zgjedhur rrugë tjera alternative, si ai i pranimit unilateral të pavarësisë së Kosovës. Rusia e ndodhur në senduiç nuk do të ketë zgjidhje të shumta prandaj domosdo do të pranoj politikën konstruktive të bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA, ngase fundi-fundit, është në interesin e vet Rusisë dhe në interesin e përgjithshëm ndërkombëtarë. Prandaj plani i ri i Kombeve të Bashkuara për lirimin e Kosovës nga sovraniteti serb, dukë përcaktuar rrugën e pavarësisë, është përpjekje që ka mbështetje reale nga zhvillimet që kanë ndodhur deri më tash në Kosovë. Propozimi që i jep të drejtë Kosovës që të hyjë në marrëveshje/marrëdhënie ndërkombëtare dhe të aplikojë për anëtarësim në organizata dhe institucione ndërkombëtare, duke përfshirë këtu Kombet e bashkuara, Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore, nuk kënaqë krejtësisht interesat e popullit shumicë në Kosovë. Realisht disa nga atributet e shtetësisë të përmendura në pakon e Ahtisarit i ka pasur Kosova edhe gjatë periudhës së ish federalizmit Jugosllav, të përcaktuara në kushtetutën ish-jugosllave dhe në atë të Kosovës, prandaj shikuar nga aspekti konstitucional, të cilin e shkeli me tanke Millosheviqi duke shkaktuar lufta të përgjakshme në ish Jugosllavi, nuk ka ndonjë avancim të theksuar, përveçse problemi i Kosovës nuk do të jetë më problem që duhet ta brengosë Serbinë. Përfundimisht Serbia shkatërrojë Jugosllavinë, burimin e saj të shtetësisë, dhe instaloi terrorin shtetëror, duke vrarë e masakruar civilët dhe popullatën e pafajshme, ajo instrumentalizoi APJ-në për qëllim të shfarosjes së civilëve, duke pretenduar të ndërroj dhunshëm pasqyrën etnike ne ish Jugosllavi, e veçanërisht në Kosovë. Strategjia e "tokës së djegur" që aplikoi politika zyrtare e Beogradit, ia mori të gjitha të drejtat për të vendosur për statusin e ardhshëm e Kosovës, përndryshe ajo nënshkroi kapitullimin me marrëveshjen e Kumanovës duke bartur sovranitetin mbi Kosovën në OKB, ishte ky tentimi përfundimtar për të shtyrë zgjidhjen e problemit të Kosovës për më vonë, duke shpresuar në ndryshimin e raporteve diplomatike në botë, dhe në forcimin e ekonomisë ruse dhe në rritjen e ndikimit të Rusisë në OKB. Shumë nga elementet e shtetësisë që qarkullojnë në shtypin perëndimor, Kosova i kishte edhe me Kushtetutën e 74-së, kishte ministrinë e punëve të jashtme (Sekretariati për marëdhëdhënje me botën e jashtme), kishte institucionin më të rëndësishëm bankar Bankën Popullore dhe BANKOS-in, të cilët ishin nënshkrues dhe garantues të kredinave të realizuar në Kosovë, kishin edhe Mbrojtjen Territoriale si forcë e vogël ushtarake që kishte të drejtë të mobilizojë popullatën vendore, që konstitucionalisht ishte e lidhur drejtpërdrejtë me ish qeverinë federale-Mbrojtjen Territoriale të Jugosllavisë, pra nuk ishte institucionalisht e lidhur fare me Serbinë. Nuk duhet harruar faktin që Sllovenia realizojë shtetësinë duke iu rezistuar forcave të APJ nga ana e Mbrojtjes Territoriale të Sllovenisë të drejtuar nga ushtaraku i atëhershëm Janez Janshe, më vonë pas pavarësimit edhe Ministër i mbrojtjes. Të drejtën e vetëmbrojtjes nga ataku i Serbisë kundër Kosovës me të drejtë e përligji UÇK-ja, që ishte e vetmja forcë vetëmbrojtëse në Kosovë që mbronte popullatën e paarmatosur, dhe mbronte pasurinë tokësore dhe nëntokësore të Kosovës. Angazhimi i mëvonshëm i NATO-s kishte një qëllim përmbajtjesor dhe shumë domethënës, mbrojtjen e vlerave civilizuese dhe mbrojtjen e të drejtës institucionale të popullatës shumicë të Kosovës, e shprehur me politikë të matur dhe të qartë por edhe me luftë të vendosur në mbrojtje të vlerave nacionale të popullit shumicë. Serbia e cila kishte udhëhequr politikën e heshtur të spastrimit etnik gjatë viteve të 90-të, ajo e përshpejtoj mizorisht në vitin 1998-1999, duke djegur, plaçkitur dhe shkatërruar popullatën vendore por edhe ndërmarrjet publike të Kosovës, duke shfrytëzuar shkritoren dhe furrat e Feroniklit (ndërmarrje e privatizuar nga AKM) dhe të Trepçës për djegien e kufomave (që jepte shtypi vendor), dhe mbushjen e autofrigoriferëve në Serbi, duke hapur varreza masive. Shumë nga ngjarjet rrëqethëse kanë mbetur të pandriçuara, njëra ndër to edhe eksperimentimi me shqiptarë në vend të mijëve, në ndërtesën shumëkatëshe, të ushtrisë e lidhur me spitalin e VMA-së, ku bëheshin eksperimentet toksike dhe nukleare, rreth ndikimit të rrezeve ultravioletë në njerëz. Dyshimi i shprehur nuk është i pabazë duke evidentuar shumë fakte se firmat jugosllave ishin përgjegjëse për ndërtimin e korridoreve, tuneleve dhe objekteve nëntokësore të regjimit të Sadam Hyseinit ( të dënuar dhe ekzekutuar me varje nga gjykata më e lartë irakiane). Dhe çfarë zgjidhje tjetër duhet të pritet nga Këshilli i Sigurimit përveç ajo e pavarësimit të plotë dhe pa kushte, çdo zgjidhje tjetër realisht është barrë e rëndë për popullatën vendore që e pret lirinë, përfundimisht. Por, edhe pse politika dhe drejtësia janë në përballje, ngase politika udhëhiqet edhe nga interesat nacionale të shteteve të involvuara, si në Grupin e Kontaktit ashtu edhe në atë të KS, patjetër duhet të ketë pajtueshmëri normash etike dhe morale, ngase është në pyetje prestigjioditeti i politikës së drejtë amerikane në botë i drejtuar nga presidenti amerikan George W. Bush dhe kryeministri britanik Tony Bler, shtete që u goditën më së shumti nga terrorizmi ndërkombëtarë.
    Propozimi flet për të drejtat në “shtetësi të dyfishtë”, dhe kërkon nga Prishtina që të vendos marrëdhënie të mira me Serbinë dhe shtetet tjera fqinje. Po ashtu, Kosova parashihet se do të marrë pjesën e vet nga asetet ekonomike dhe borxhet që dikur i kane takuar ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Përfshinë detaje nga të drejtat e veçanta të komunitetit serb, ku përmenden kontrolli i konsiderueshëm në drejtimin e policisë lokale si dhe e drejta që të mbahen disa lidhje direkt me Beogradin - duke parashikuar që paratë nga Beogradi do të qarkullojnë përmes Prishtinës. Po ashtu, do te themelohen Zona te Mbrojtura rreth lokacioneve me vlera religjioze ortodokse-serbe. Mbetet e hapur nëse këto zona do të paraqesin entitete serbe nën kontrollim direkt të Beogradit. Prishtina zyrtare-Grupi i Unitetit duhet ta kuptojë që, në fakt, kjo i bie si entitet serb nën sundim të Beogradit, dhe përpjekjen e serbëve në veri që të ndajnë Kosovën në dy pjesë. Edhe pse definitivisht shumë gjëra mbesin të pasqaruara sigurisht që shqiptarët nuk do të pranojnë të shtrijnë qafën në cung, dhe të pranojnë çfarëdo zgjidhje që është e papranueshme me vullnetin e qytetarëve, ngase është në kundërshtim me teorinë mbi demokracinë, vlera në të cilat bazohet humanizmi dhe drejtësia e sotme perëndimore, se pa liri nuk ka jetë, kjo është plotësisht e kuptueshme.
    Qytetarët shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Amerikë kanë kuptuar drejt detyrën historike, të faktografimit të situatës në Kosovë, duke dhënë fakte shumë të rëndësishme në dobi të pavarësimit të Kosovës, duke lobuar në dhomën e reprezentuesve dhe në senatin amerikan. Shumë intelektualë dhe personalitete me rëndësi, mbajnë kontakte të vazhdueshme me Stejt Departamentin duke shtyrë opsionin e pavarësisë së plotë. Shqiptaro-amerikanët ishin dhe janë në ballë të detyrës, si edhe më herët gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë kampanjës ushtarake të NATO-s, ashtu edhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, dhe në Mal të Zi. Se sa fuqishëm rrahin zemrat e shqiptarëve tregoi edhe formimi i Batalionit Atlantiku, që luftoi në krahun e aleatëve kundër forcave kriminele të regjimit të kasapi të Ballkanit Millosheviq (i cili vdiq burgun e Den Hagës i akuzuar për krime lufte).
    Puna e pandërprerë e Albanian American Civic League (Liga Civile Shqiptao-Amerikane) dhe NAAC (Këshilli Kombëtarë Shqiptaro-Amerikanë), si dhe organizatave tjera lobuese të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare po japin sinjale të qarta të angazhimit të drejtë të shqiptaro-amerikanëve, komunitet shumë i çmueshëm që jep kontribut edhe në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ndërtimit të demokracisë dhe të politikës amerikane, me votë, si dhe në dobi të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare, kurorëzim i së cilës do të ishte pavarësia e plotë e Kosovës. Në dobi të këtij fakti flet edhe rezoluta në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku udhëheqësit e dy Komisioneve më të rëndësishme në dy dhomat e Kongresit, kongresisti Tom Lantos dhe senatori Joseph Biden deri tash kanë marrë rolin prijës në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. Paraqitjen e rezolutës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, i cili ritheksoi mbështetjen e Washingtonit zyrtar për përpjekjet e Martti Ahtisaarit Dy udhëheqës të dy partive nga Komisioni për Marrëdhënie ndërkombëtare i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, kanë paraqitur një rezolutë të përbashkët me të cilën kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të deklarojnë zyrtarisht mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës. Rezoluta është paraqitur në Kongresin e 110 me radhë nga kongresisti demokrat Tom Lantos, kryetar i Komisionit dhe kongresistja Ileana Ros-Lehtinen udhëheqëse më e lartë në këtë komision nga radhët e republikanëve. Ky është një mesazh i rëndësishëm për qeverinë e Kosovës, për subjektet politike dhe qytetarët e Kosovës, se lufta diplomatike për pavarësinë e Kosovës, po përkrahet dhe po tregon një interesim të veçantë nga Kongresi Amerikan (Dhoma e Reprezentuesve dhe Senati) të punojë ngushtë me administratën e presidentit amerikan Georg W. Bush, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabile.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqatat e luftës së UÇK-së nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësi të plotë për Kosovën

    Në konferencën për shtyp, të mbajtur dje nga kryesuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, është kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta njohë luftën tonë çlirimtare dhe ta pranojë shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Pas luftës heroike të popullit tonë, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas gjakut të derdhur nga dëshmorët e lirisë, pas gjymtyrëve të lëna në vijat e frontit nga invalidët e luftës, në Kosovë nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia e plotë. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që në vendimin për Kosovën, ta ketë parasysh gjakun e dëshmorëve dhe të mijëra qytetarëve të flijuar për lirinë e vendit tonë. Tani që presim ardhjen e Ahtisarit në Prishtinë, dëshirojmë t’i kujtojmë edhe një herë atij se lufta e UÇK-së ishte luftë kundër pushtimit, e jo siç janë përpjekur ta paraqesin qarqe të caktuara, rebelim kundër regjimit të Millosheviqit. Vendi ynë duhet të ketë ushtrinë e vet, jo si kërcënim ndaj të tjerëve, por për sigurinë e vet dhe për mbështetjen e proceseve të paqes në rajon e më gjerë, kanë thënë ndër të tjera kryesuesit e shoqatave të luftës së UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    A.Merkel: Statusi i ardhshëm i Kosovës "nuk do të jetë më pak se pavarësi"

    Berlin, 8 janar - Kancelarja gjermane Angela Markel ka deklaruar se nuk do të ishte në rregull të prejudikojë zgjidhjen se statusit të Kosovë, por ka theksuar se rezultati "gjithsesi nuk do të jetë më pak se pavarësi". Në një intervistë për Televizionin gjerman ZDF, Merkel nuk ka dashur të saktësojë sesi e sheh të ardhmen e Kosovës, duke theksuar se i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari ende nuk ka publikuar propozimin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës. "Është me rëndësi, nga një anë, që dëshirat e kosovarëve për pavarësi më të madhe të përmbushen, por jo edhe me çmimin që për këtë shkak të krijojmë një situatë problematike në Serbi dhe të dobësojmë demokracinë në të", ka thënë kancelarja gjermane. Ajo ka theksuar se për të gjitha do të vendoset pas zgjedhjeve në Serbi dhe pasi që Ahtisari të paraqesë propozimin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës.


    --------------------

    Koshtunica është i "befasuar" me deklaratën Ahtisarit për një "pavarësi të mbikqyrur" të Kosovës


    Beograd, 5 janar - Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se është "befasuese dhe plotësisht e pashpjegueshme" deklarata e të dërguarit të posaçëm të Kombeve Bashkuara Marti Ahtisari për një pavarësi të mbikqyrur të Kosovës. Koshtunica thotë se Ahtisarin plot gjysmë viti askush nga Beogradi nuk e ka parë, ndërsa flet për negociatat që kanë përfunduar. Sipas tij, negociatat për Kosovën në Vjenë kanë qenë një shfaqje me regji të keqe teatrale, dhe se "Serbia në atë shfaqje nuk do të ketë rolin e statistit", ka thënë sot Koshtunica para gazetarëve. Gazeta vjeneze "Prese" të enjtën njoftoi se Ahtisari më 26 janar në takimin e Grupit të Kontaktit do të propozojë "pavarësi të mbikqyrur" për Kosovën.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ahtisari: Propozimi im do të përqendrohet në drejtat e minoriteteve dhe në prezencën ndërkombëtare në Kosovë


    Strasburg, 24 janar - I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, duke folur sot para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se propozimi i tij do të përqendrohet në drejtat e minoriteteve dhe në prezencën e fuqishme ndërkombëtare në Kosovë. "Propozimi im ofron bazën për një Kosovë demokratike dhe multietnike, në të cilën të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve do të garantohen fuqishëm dhe do të mbrohen me institucione dhe me sundimin e se drejtës. Ai (propozimi) gjithashtu parashikon një prezencë të fuqishme civile ndërkombëtare dhe ushtarake", është shprehur Ahtisari. Pak a shumë të njëjtat gjëra, por me një përkufizim të statusit të Kosovës, më herët e paralajmëroi edhe zv.shefi i diplomacisë gjermane Gernot Erler. "Të gjithë presin që Ahtisari të angazhohet për pavarësi të Kosovës me një sovranitet të kufizuar dhe me garancione të sugurisë për pakicat, me prezencën e forcave ndërkombëtare, sikur KFOR-i, si edhe misioni i madh i BE-së. Këto janë elemente thelbësore që mund t'i presim ", ka thënë diplomati gjerman.

    ---------------------
    Lordi Xhonston kërkoi që Asambleja e Evropës të mbështesë pavarësinë e kushtëzuar për Kosovën


    Strasburg, 24 janar - Lordi Rasel Xhonston sot u propozoi deputetëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës që të përkrahin propozimin e tij të rezolutës për Kosovën në të cilin pavarësia e Kosovës vlerësohet si një zgjidhje e cila do të ofrojë më së shumti gjasa për një paqe të përhershme në rajon. Pasi dha një historik të shkurtër të Kosovës, Xhonston paraqiti alternativat e mundshme të statusit të Kosovës: "Një pavarësi e kushtëzuar dhe e mbikqyrur, që tashmë ndoshta është fakt, apo një lloj qeverisje të deleguar, por nën drejtimin e Beogradit". "Unë propozoj që ansambleja të shprehet për pavarësinë e kushtëzuar, tha ai më tej Xhonston. Ai hodhi poshtë argumentin e rusëve se statusi duhet të jetë rezultati i një kompromisi: "Nuk është as praktike, as nuk ka kuptim, dhe as nuk është e vërtetë. Sipas informacioneve të mia, palët nuk kanë biseduar fare me njëra tjetrën direkt, por vetëm me ndërmjetësues. Duhet t'i pranojmë faktet", kërkoi Xhonston. Ai gjithashtu kundërshtoi idenë, se zgjidhja e statusit të Kosovës do të duhej të kërkonte më shumë kohë: "Koha po ikën. Sepse në Kosovë nuk ka investime papunësia është mbi 40 për qind, madje tek të rinjtë edhe më e lartë." Ai shtoi: "Nuk bëhet fjala për territore, por për njerëz". Në Parlamentin e Këshillit të Evropës po zhvillohet një debat për dokumentin e Xhonstonit, i cili në mbrëmje pritet të hidhet në votë. Për diskutim janë paraqitur mbi 50 deputetë dhe shumë amandamente.

    QIK-u

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation

    Sejdiu: Tranzicioni paralel me zgjidhjen e statusit


    Prishtinë, 24 janar –Kompetencat do të barten paralel me zgjidhjen e statusit, tha sot Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu duke vlerësuar se kjo nuk do të marrë shumë kohë. Sejdiu tha se po ashtu institucionet e Kosovës janë duke punuar që 2007 të jetë viti i fundit për UNMIK-un. "Ne besojmë dhe punojmë që ky vit të jetë i fundit për UNMIK-un sepse është edhe një periudhë që nga kjo kohë e përgatitjeve për tranzicion ku duhet të barten kompetencat tek institucionet e Kosovës dhe veprimet në këtë drejtim janë duke u bërë pasi ka edhe grupe punuese edhe në kuadër të qeverisë së Kovës edhe të UNMIK-ut ku po bëjnë fokusimin e asaj materje, që kompetencat të barten sa më shpejtë dhe besojmë që paralelisht me çështjen e statusit do të bëhet edhe procesi i përgjegjësive që do të zgjasë pak muaj", tha Presidenti Sejdiu pas takimit të Grupit Strategjik për Tranzicion, ku mori pjesë edhe kryeadministratori Joakim Ryker.
    Presidenti Sejdiu më pas vlerësoi se ky takim ishte një përpjekje që të punohet në atë drejtim që punët të jenë sa më afër qytetarëve, ndër kohë që po përpiqen që për pakon e Ahtisaarit të jepen sqarime të mundshme, së pari nga Ekipi i Unitetit dhe personalitete të tjera që kanë qenë të involvuara në këtë proces, duke premtuar transparencë kuptimplote. Për pakon e Ahtisarit, ai tha se beson se ajo do të respektojë vullnetin e shumicës. "Kjo pako do të përmbajë materien e cila do të jetë e përputhshme me vullnetin e popullit shumicë të Kosovës, dhe ndërtimin e një Kosove të re të pavarur atë që ne e themi të gjithë qytetarëve të saj", tha Sejdiu.
    Ndërkaq, sa i përket përgjegjësive që do të mbesin tek bashkësia ndërkombëtare pas statusit, Sejdiu tha se paralajmërimet janë se ato përgjegjësi do të jenë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, por nuk beson se do të jetë një zgjerim apo nivel i kompetencave që ka pasur UNMIK-u.
    "Por kjo do të jetë e përkohshme një periudhë kalimtare që ne e marrim si një ndihmesë për instituconet e Kosovës për të shpejtuar hapin e tyre në procest integruese natyrishte dhe me prezencën e forcave të NATO-s, dhe në këtë lëvzje se ne jemi të interesuar që si Kosovë të ngritret një forcë mbrojtëse e cila do të jetë në parametrat me standardet ndërkomnbëtare", tha ai.
    Ndërkaq, kryeadministrator Ryker tha se takimi ndërmjet Ekipit Negociator dhe Grupit Strategjik për tranzicion që është duke përgaditur planin e tranzicionit, tha se ishte një takim përgatitës para se Ahtisari të arrijë në Prishtinë më 2 shkurt. "Është me rëndësi që Ahtisari po punon dhe që të gjithë e kanë kuputuar se kjo është rruga e duhur drejt zgjidhjes së statusit", tha Ryker.
    ---------

    Shlezinger: Uashingtoni përpiqet të gjejë një zgjidhje për Kosovën, me të cilën do të shmangej vetoja e Rusisë


    Uashington, 24 janar - Uashingtoni do të bashkëpunojë me Ahtisarin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, me të cilën do të shmangej vetoja e Rusisë dhe pakënaqësia e disa vendeve europiane (Spanjës) si dhe e Kinës në Këshillin e Sigurimit, thotë Martin Shlezinger, drejtor për Europën Lindore në qendrën "Udro Uilson" në Uashington.

    Sipas tij, "procesi negociator për statusin e Kosovës do të zgjasë me muaj, e ndoshta me vite", por ai shpreson që Kombet e Bashkuara do të gjejnë një zgjidhje, me të cilën nuk do të minohet administrata demokratike në Serbi, as nxitja e dhunës në Kosovë, apo trazirat në Serbi".

    Duke folur për mundësinë e vetos ruse nëse me rezolutën e Kombeve të Bashkuara do të mbështetej pavarësia e Kosovës, Shlezinger tha për "Zërin e Amerikës" se SHBA-të "tani nuk janë në gjendje më të ndikojnë në Rusinë si më herët". "Unë besoj se bashkësia ndërkombëtare do të realizojë një zgjidhje kompromisi, pa përmendur fjalën pavarësi, kurse në rezolutën e KB Kosova nuk do të shpallet shtet sovran i pavarur. ndonëse disa vende do ta njohin", tha Shlezinger. Ai mendon se zgjidhja e tillë ndoshta mund të jetë e pranueshme për Rusinë. Megjithëse Moska nuk do të votonte për të, ajo do të rezervohej, por kjo njëkohësisht do të thotë edhe vazhdim i problemit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ki Mun dhe Solana diskutuan për çështjen e Kosovës


    Bruksel, 24 janar - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun është takuar sot në Bruskel me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana, me të cilin ka diskutuar për çështjen e Kosovës. Pas takimit, Ki Mun tha se bashkëpunimi i mirë ndërmjet organizatës që ai e drejton dhe BE së, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. Solana ndërkaq tha se sa i përket Kosovës, afati është në duart e Ahtisarit.
    -----------------------------------------------------------------

    Decentralizimi në propozimin e Ahtisarit me një formë të fshehur të "autonomisë së gjerë" për serbët


    Beograd, 24 janar - Sipas gazetës së Beogradit "Veçernje novosti", në propozimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës do të ketë "shumë befasi" për shqiptarët. Serbët jo vetëm që do të kenë vende të garantuara në parlament, por interesat e tyre do të mbrohen me të ashtuquajturin parim të shumicës së dyfishtë. Ligjet që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, përveç me mbi gjysmën e shumicës në parlament, duhet të kenë edhe shumicën e votave të deputetëve serbë. Po sipas kësaj gazete, decentralizimi në propozimin e Ahtisarit do të jetë një formë e fshehur e "autonomisë së gjerë" për serbët, duke marrë parasysh se komunat me shumicë serbe do të mund të lidhen horizontalisht dhe të kenë të ashtuquajturën lidhje transparente me Beogradin.

    Në të gjitha instituciont e Kosovës do të zbatohet rregulla e "diskriminimit pozitiv", sipas së cilës do të garantohet përqindja e caktuar e vendeve për serbët dhe kjo veçanërisht ka të bëjë me policinë dhe forcat e ardhshme të armatosura të Kosovës. Gjuha serbe do të ketë statusin e gjuhës zyrtare në tërë Kosovën, jo vetmë në komunat serbe. Kishat serbe dhe vendet e tjera siç thuhet, me rëndësi të posaçme do të kenë mbrojtje fizike, të ashtuquajtur ambiantaliste, përkatësisht rreth tyre nuk mund të zhvilhohen punime ndërtimore. Kisha serbe do të njihet si institucion dhe aktivitetet e saj nuk do të tatohen.

    -----------------------------------------------------------

    Busek: Zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e durueshme për Serbinë

    Uashington,

    24 janar - Kordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek ka deklaruar se për Kosovën "ndonëse nuk ka zgjidhje me të cilën ndonjë qeveri në Beograd do të jetë dakord, por ajo që si zgjidhje arrihet, në fund patjetër duhet të jetë e durueshme". Busek në një intervistë për Radion Gjermane ka theksuar se zgjidhja për Kosovën do të jetë "një sovranitet i mbikqyrur, siç është propozuar, por do të bëhen përpjekje që të gjenden zgjidhje që në një anë ë garantojnë ekzistencën e pakicës serbe, ashtu edhe qeverisë serbe që të marrë vetë përgjegjësinë". "Temës së Kosovës patjetër përfundimisht duhet t'i jipet fund.

    Ajo Serbisë po ia bllokon rrugën, jo vetëm drejt BE-së, por edhe drejt qëllimit që vetë si vend të bëhet e aftë për veprim. Sepse Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Evropën Juglidnore", ka thënë Busek. Serbia, shtoi ai, "është një vend që dekadave të fundit vazhdimisht ka jetuar me disfata. Prandaj me të duhet patur një qëndrim të drejtë psikolgjik", është shprehur Busek.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Atisari raporton sot para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të statusit të Kosovës


    Strasburg, 24 janar Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari do të raportojë sot para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit. Po sot Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës pritet të miratojë Rezolutën me të cilën propozon pavarësi për Kosovën. Sipas kësaj rezolute edhepse gjetja e një zgjidhjeje për statusin e Kosovës nëpërmjet negociatave do të ishte më e mirë, bllokimi afatgjatë i negociatave krijon pasiguri dhe jostabilitet në Kosovë, por edhe në rajon. Andaj rezolut sugjeron imponimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës pasi që palët negociuese Prishtina dhe Beogradi e kanë shumë të vështirë të merren vesh rreth kësaj çështjeje.
    -----------------------
    Propozimi për Kosovën do të rekomandojë pavarësi të kufizuar, thotë zëvendësministri i jashtëm gjerman


    Berlin, 24 janar Zëvendësministri i jashtëm gjerman, Gurnet Erler tha se propozimi i Kombeve të Bashkuara për Kosovën me gjasë do të rekomandojë pavarësi të kufizuar me garanca të sigurisë për minoritetet. "Çdo kush po pret që në fund ne do ta mbështesim pavarësinë për Kosovën, por me kufizime në sovranitet dhe po ashtu me garanca për sigurinë e minoriteteve nëpërmjet të forcës ndërkombëtare", i tha zëvendësministri i jashtëm gjerman, agjencisë Rojters. Ai ka nënvizuar se "këto janë elemente fundamentale që ne me gjasë mund t'i parashohim", dhe ka shtuar se për një propozim të këtillë do të ketë koncensus brenda Bashkimit Evropian.
    -----------------------------

    Britania mbështet zgjidhjen është e pranueshme për popullatën shumicë në Kosovë, tha Sauers


    QIK
    Prishtinë, 24 qershor - Britania e Madhe mbështet zgjidhjen d statusit të Kosovës që do të jetë e pranueshme nga shumica e popullit të Kosovës, tha drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Xhon Sauesr. Ai theksoi se Grupi i Kontaktit e ka bërë shumë të qartë para një viti në Londër se statusi i Kosovës duhet të mbështetet dhe të jetë i pranueshëm për shumicën në Kosovë.
    Pas takimit me Grupin e Unitetit, Sauers tha se Grupi i Kontaktit, ku bën pjesë edhe Rusia asnjëherë nuk ka pasur dallime thelbësore rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ndërkaq pas takimit me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, Sauers ka thënë: "Grupi i Kontaktit e ka bërë të qartë një vit më parë në takimin e Londrës se statusi final i Kosovës duhet të mbështetet dhe të jetë i pranueshëm nga shumica e popullit të Kosovës dhe mendoj se kjo është shumë e qartë. Rusia është anëtare e rëndësishme e Grupit të Kontaktit dhe në Grupin e Kontaktit ka qëndrime unike për këtë proces. Ne asnjëherë nuk kemi pasur takime të Grupit të Kontaktit, ku zyrtarë të lartë të ministrive të jashtme kanë mundur të kenë dallime thelbësore për çështjet fundamentale".
    Sauers bëri të ditur se Ahtisari e ka përfundur propozimin e tij të cilin do t'ua sjellë kosovarëve brenda dhjetë ditësh, duke bër ë të qartë se nuk do të ketë më negociata, por vetëm konsultime ku të dyja palët do të kenë mundësi të japin komentet e tyre lidhur me procesin. Ndërkaq, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se propozimi i Kryenegociatorit Ahtisari për statusin e Kosovës do të jetë i gatshëm më 2 shkurt dhe se vetë Ahtisari do t'ia dorëzojë këtë Grupit të Unitetit. Presidenti Sejdiu u shpreh i sigurtë se kjo datë do të jetë hap përpara në procesin e definimit të statusit të Kosovës. "Mund të them se në kuptimin e përmbajtjes së brendshme të propozimit të Ahtisarit nuk kemi njoftime të drejtpërdrejta, por mund të them se në të gjitha takimet që i kemi pasur deri tani dhe konsultimet edhe me të, kemi parasysh se përmbajtja nuk do të largohet nga ajo përmbajtje që është debatuar në takimet e Vjenës.
    Dhe pala kosovare nuk do të hezitojë të japë qëndrimin e vetë, mendojmë se ajo do të jetë e përputhshme me të ardhmen e saj, përkatësisht me pavarësinë e Kosovës", theksoi Presidenti Sejdiu dhe falënderoi përkushtimin e qeverisë britanike në procesin dhe përkrahjen e vazhdueshme për pavarësinë e Kosovës.
    Në anën tjetër, diplomati britanik Sauers tha se tani po vjen një periudhë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, që nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e zgjidhjes së statusit dhe largimin nga Rezoluta 1244, por ka të bëjë edhe me punën e madhe që ka përpara Kosova në kuadër të proceseve integruese. "Para Kosovës ndodhet një punë e madhe, që edhe ajo të jetë pjesë e Evropës, pjesë e Bashkimit Evropian, pjesë e NATO s. Kjo është e ardhmja e Kosovës", është shprehur Sauers.
    Berlin, 24 janar Zëvendësministri i jashtëm gjerman, Gurnet Erler tha se propozimi i Kombeve të Bashkuara për Kosovën me gjasë do të rekomandojë pavarësi të kufizuar me garanca të sigurisë për minoritetet. "Çdo kush po pret që në fund ne do ta mbështesim pavarësinë për Kosovën, por me kufizime në sovranitet dhe po ashtu me garanca për sigurinë e minoriteteve nëpërmjet të forcës ndërkombëtare", i tha zëvendësministri i jashtëm gjerman, agjencisë Rojters. Ai ka nënvizuar se "këto janë elemente fundamentale që ne me gjasë mund t'i parashohim", dhe ka shtuar se për një propozim të këtillë do të ketë koncensus brenda Bashkimit Evropian.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Në pakon e Ahtisarit rekomandohet që Kosova të ketë të drejtë t'u bashkohet organizatave ndërkombëtare

    QIK

    Prishtinë, 24 janar - Në propozimin për statusin e Kosovës, të cilin të premtën do ta paraqesë Marti Ahtisari, rekomandohet që Kosova të ketë të drejtë t'u bashkohet organizatave ndërkombëtare, i ka thënë agjencisë Rojters burime politike diplomatike. Kosovës duhet t'i jepet e drejta për të kërkuar anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe institucione, thuhet pos tjerash, sipas këtyre burimeve në propozimin e z. Ahtisari. Një zyrtar perëndimor tha se parimi për organizatat ndërkombëtare mund të përfshijë Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, megjithëse që kjo në mënyrë eksplicite nuk thuhet në tekstin e dokumentin për Kosovën
    ----------------------------

    Solana dhe Shtajnmajer thonë se Rusia nuk do ta përdorë veton ndaj Rezolutës për Kosovën në KS




    Bruksel Strazburg, 24 janar Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana hodhi poshtë mundësinë e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit lidhur me statusin e Kosovës. "Ne presim që negociatat të udhëhiqen në atë mënyrë që Rezoluta të miratohet në një kurs përkatës, por në çfarëdo rasti pa veto", u tha Solana gazetarëve në Bruksel. Ai më tutje tha se nuk mendon që cilido anëtar i Këshillit të Sigurimit do të jetë kundër propozimit, që do të sigurojë stabilitet për Evropën. Duke folur në Parlamentin Evropian, Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, tha se nuk pret që të ketë veto në Rezolutën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

    ------------------------------------------

    Ahtisari njoftoi Këshillin e Evropës për negociatat, vazhdon debati për rezolutën kosovare

    Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka raportuar sot para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit, por nuk ka thënë asgjë rreth propozimit të tij për statusin, njofton reporteri i RTK-së. Ahtisari paralajmëroi se planin do t’ua paraqes palëve negociuese më 2 shkurt, në Prishtinë dhe në Beograd.
    Ahtisaari falënderoi Këshillin e Evopës për ndihmën e dhënë në procesin negociator- sidomos në dokumentin për decentralizimin, për trashëgëminë kulturore dhe respektimin e të drejatve të njeriut. Ai kërkoi nga Këshilli i Evropës që të vazhdojë ndihmën për Kosovën, edhe pas definimit të statusit.

    Insitucionet e Kosovës, të cilat do të jenë implementuese të pakos së Ahtisarit pas zgjidhjes së stausit, nuk duhet të tregojnë vetëm vullnet të mirë që ta bëjnë këtë, mirëpo duhet edhe të tregojnë angazhim të madh në këtë drejtim, ka thënë kryenegociatori Marti Ahtisari në deklaratën e tij drejtuar Këshillit të Evropës.

    Ai ka shtuar se pas zgjidhjes së statusit në Kosovë, do të ketë një prani të fortë ndërkombëtare të udhëhequr nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili do të mbikëqyr implemetimin e statusit.

    Ahtisaari nuk bëri asgjë publike nga plani i tij për statusin por tha se atë tashmë e ka përfunduar dhe se do t’ua paraqes palëve negociuese Prishtinës dhe Beogradit me 2 shkurt. Propozimi bazohet në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, nëpërmes një Kosove demokratike dhe shumetnike, ku të gjithë qytetarët janë të garantuar dhe të mbrojtur me ligj, ka shtuar Ahtisari.

    Pakoja e statusit bazohet në kompromisin që është arritur gjatë bisedimeve, ndërsa për pjesën ku nuk kishte pajtueshmëri unë kam propozuar zgjidhje, të cilat besoj se janë fer dhe të drejta, tha Ahtisaari.

    Ahtisari ka shtuar se ndërtimi i një shoqërie shumetnike nuk mund të arrihen pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    Krijimi i institucioneve politike dhe një bazë ekonomike e sociale nëpërmes të cilave të gjitha komunitetet do të mund të jetojnë në paqe është një ndër qëllimet kryesore të Ahtisarit.

    Ai ka kërkuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të gjithë deputetët, që të vazhdojnë të japin kontributin për të zbatuar me sukses vendimin për statusin.

    Ahtisari po ashtu shprehu besimin se Këshilli i Evropës do të japë kontributin e tij për zbatimin e statusit, sidomos në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.



    Aktualisht, deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po debatojnë lidhur me miratimin e rezolutës që parashikon pavarësinë e Kosovës me disa kushte.

    Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, po diskutojnë në Strasbourg për miratimin e rezolutës që parashikon pavarësinë e Kosovës me disa kushte, e cila është përgatitur nga lordi Russell Johnston, kryetari i Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës.

    Lordi Johnston iu tha deputetëve evropianë se pavarësia për Kosovën, duke llogaritur në disa kushte, është zgjidhja që siguron kushte për paqe afatgjate në rajon.
    Edhe pse Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës e ka kundërshtuar rezolutën në momentin e fundit, lordi Johnston u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë atë.

    Një pjesë e deputetëve po e përkrahin rezolutën, por ka edhe të atillë që thonë se miratimi i kësaj rezolute është "i parakohshëm", pasi që statusi është kompetencë e Kombeve të Bashkuara.

    Më të zëshmit në kundërshtimin e rezolutës, siç edhe është pritur, ishin deputetët nga Serbia.

    Deputetët rus në asamblenë palamentare ndërkohë kërkuan që pika 4 e rezolutës të hiqet nga rezoluta dhe më pas ajo të votohet. Pika e 4-të e rezolutës e njeh interesin serb për ruajtjen e integritetit territorial, por, po ashtu, në atë pikë shprehet besimi se pavarësia e Kosovës, me disa kushte- është zgjidhje që siguron paqe afatgjate dhe stabilitet për Kosovën dhe gjithë rajonin; në këtë pikë po ashtu kërkohet nga Serbia që të ketë qasje më fleksibile dhe pragmatike ndaj negociatave për status.
    (M.Shala)
    ------------------------

    Çeku beson se pakoja e Ahtisarit është e qëndrueshme

    Kryeministri Agim Çeku ka njoftuar sot Kabinetin Qeveritar lidhur me mbledhjen e fundit të Grupit të Unitetit dhe përgatitjet për pranimin e pakos për statusin të cilën me 2 shkurt në Prishtinë e paraqet kryenegociatori Mahti Ahtisari. Qeveria sot miratoi edhe ligjin për letërnjoftimet si dhe vendimin për anëtarësimin e Kosovës në Iniciativën për transparencën e industrive mihëse në Evropë.


    Shefi i Drejtorisë për informim në kryeministri, Bedri Gashi tha se Çeku ka shfaqur besimin se pakoja do të jetë e qëndrueshme. Sa i përketë projektligjit për letërnjoftimet i cili ka të bëjë me rregullat ligjore të dhënies së letërnjoftimit, kompetencën dhe procedurën e lëshimit të tij, Gashi tha se, nuk është përcaktuar statusi i qytetarit të Kosovës, pasi një gjë e tillë do të bëhet në bazë të asaj që përcaktohet në pakon për statusin e vendit. Ekzekutivi ka miratuar edhe ndryshimet dhe plotësimet në rregulloren e punës së qeverisë, që ka të bëjë me hartimin e akteve ligjore. Poashtu, ministri i Energjisë dhe Minierave Ethem Çeku ka informuar kabinetin se në fund të këtij muaji në Kosovë, për konsultime shtesë, do të arrijnë kompanitë e parakualifikuara për ndërtimin e termocentralit Kosova C.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    KUSH ESHTE KUNDER

    Bllokut të shteteve lindore që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të mërkurën në Strasburg iu bashkuan edhe disa shtete
    perëndimore. Madje edhe ato shtete që janë anëtare të Grupit të Kontaktit. Testi i parë i pavarësisë doli negativ.

    Leonard Kerquki

    Prishtinë,25 janar—
    Komplet shtetet lindore të përfaqësuar
    në Këshillin e Evropës kanë
    votuar pro heqjes se fjalës pavarësi
    nga rezoluta për Kosovën. Për më
    tepër, shteteve lindore që nuk
    mbështesin pavarësinë si zgjidhje
    për statusin e Kosovës iu kanë
    bashkuar edhe disa shtete perëndimore.
    Shqetësues është fakti se edhe
    shtetet perëndimore, të cilat
    përmes përfaqësuesve të tyre janë
    shprehur në favor të pavarësisë, të
    mërkurën kanë votuar pro heqjes
    së fjalës pavarësi nga rezoluta e
    përgatitur nga Komiteti për Çështje
    Politike i Këshillit të Evropës, udhëheqës
    i së cilit është Lordi Russel
    Johnson.
    Në mesin e këtyre shteteve është
    edhe vendi prej nga vjen Lordi Russel
    Johnson, Britania, por edhe Zvicra,
    Franca dhe disa shtete tjera
    perëndimore, të cilat më parë kanë
    mbështetur pavarësinë si zgjidhje
    apo edhe që kanë dalë në
    mbështetje të parimeve të Grupit
    të Kontaktit, parime këto që përjashtojnë
    sovranitetin e Serbisë
    mbi Kosovën.
    Të mërkurën, 90 anëtarë të
    Këshillit të Evropës kanë votuar
    pro heqjes së sugjerimit që statusi
    i ardhshëm i Kosovës të jetë
    pavarësia, 64 kanë qenë kundër
    heqjes së këtij sugjerimi, ndërkaq
    11 anëtarë kanë abstenuar.
    Kjo
    është konsideruar edhe si një shuplakë
    e radhës për aspiratat për
    pavarësi të shqiptarëve të Kosovës.

    Megjithëse edhe ashtu shqiptarët
    nuk kanë mbajtur shpresa për
    ndonjë mbështetje të Evropës, shpresat
    e tyre edhe më tutje mbesin
    tek Shtete e Bashkuara të Amerikës.
    Këshilli i Evropës nuk është organ
    vendimmarrës, por këshillëdhënës,
    mirëpo qethja shumë e
    vrazhdë që iu ka bërë rezolutës për
    pavarësinë e Kosovës, njëherësh
    është një test për disponimin
    kundër pavarësisë së vendit tek një
    numër i madh shtetesh evropiane.
    Për më tepër, edhe të vetë vendeve
    të Grupit të Kontaktit, siç është Britania
    e Madhe, Franca, Italia e Rusia.
    Ndryshe, në masë të madhe
    disponimi pro pavarësisë së vendit
    është parë të mërkurën në
    mesin e vendeve skandinave, si
    Danimarka, Estonia, Suedia,
    Holanda, por edhe tek një pjesë e
    përfaqësuesve të Austrisë, Gjermanisë,
    Turisë, Hungarisë, Portugalisë,
    Irlandës e Monakos. Përfaqësuesit
    e këtyre vendeve në
    masë të madhe kanë qenë kundër
    heqjes së sugjerimit që pavarësia
    të jetë zgjidhje e duhur për statusin
    e Kosovës.
    Ndërkaq, shtetet e vendosura
    për t'u hequr fjala pavarësia nga
    kjo rezolutë kanë qenë Italia, Spanja,
    Andorra, Serbia, Rusia, Azerbajxhani,
    Sllovakia e Bullgaria.
    Më poshtë janë emrat e anëtarëve
    të Këshillit Evropian, vendet prej
    nga vijnë, partitë që përfaqësojnë
    dhe mënyra se si kanë votuar të
    mërkurën.
    Me "pro" nënkuptohet heqja e
    fjalës pavarësi nga rezoluta,
    ndërkaq me "kundër" kuptohet vota
    për lënien e sugjerimit që pavarësia
    është opsion i duhur për zgjidhjen
    e statusit të Kosovës.
    Akronimet e grupeve politike
    janë; SOC - për grupin socialist;
    EPP/PD - Grupi i Partive Popullore;
    ALDE - Grupi i Aleancës Liberal -
    Demokratike të Evropës; EDG
    (Grupi Demokratik Evropian);UEL
    - Grupi i së Majtës Evropiane të
    Bashkuar;dhe NR - Grupi Neutral.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 29-01-2007 më 06:04

Faqja 3 prej 46 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •