Close
Faqja 8 prej 46 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 452
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ekipi i Unitetit thotë se pakoja e Ahtisaari-t përmban të gjitha elementet e shtetësisë

    02.02.2007 15:22 ET Prishtinë (KosovaLive)
    Ekipi i Unitetit thotë se pakoja e Ahtisaari-t përmban të gjitha elementet e shtetësisë

    Pakoja e Ahtisaari-t, edhe pse nuk përmend fjalën pavarësi, në vete përmban të gjitha elementet e ndërtimit të një shteti të pavarur, sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, thanë të premten në Prishtinë, anëtarët e Ekipit të Unitetit të Kosovës, vetëm pak minuta pasi që ata pranuan propozimin për statusin e Kosovës nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Martti Ahtisaari
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ekipi i Unitetit: Shteti i Kosovës është zgjidhja e vetme e qëndrueshme për statusin

    Prishtinë, 2 shkurt 2007 (Kosovapress) Koha 15:20

    Anëtarët e Ekipit të Unitetit, të premten pas takimit me emisarin Marti Ahtisari, thanë se kanë marrë për shqyrtim dokumentin e Ahtisarit, si dhe ka marrë propozimet e tij për orarin e mëtejmë të angazhimit të unitetit. “Ekipi i Unitetit do të ofrojë shumë shpejt komentet dhe sugjerimet për pakon e Ahtisarit dhe është i përkushtuar të vazhdojë procesin siç është kërkuar nga presidenti Ahtisari”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Ekipit të Unitetit, të cilin e lexoi kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, njëherësh drejtues i ekipit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Presidenti serb Tadiq thotë Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës
    Beograd, 2 shkurt - Presidenti serb Boris Tadiq i ka thënë Ahtisarit se Serbia dhe ai si president i saj kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë me shkrim Tadiq ka deklaruar se në propozimin e Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës shprehimisht nuk theksohet pavarësia e Kosoëvs, por as sovraniteteti dhe integriteti territorial i Serbisë mbi atë krahinë. "Për shkak të këtij fakti si dhe të disa pikave të tjera, plani i Ahtisarit hap mundësinë për pavarësinë e Kosovës", ka vlerësuar Tadiq. Ai thotë se do të ftojë të gjithë shefat e partive parlamentare që t'i njohë me propozimin e Ahtisarit. "Pavarësia e imponuar bie ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe do të ishte një precedent i rrezikshëm politik dhe juridik", ka theksuar Tadiq, por megjithatë ai ka thënë se zgjidhjet e ofruara do t'i studiojë me kujdes.
    QIK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #74
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Dhe bashkimi kombetar do te vije si domosdo e drejtesise.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ahtisari iu shmang fjalëve sovranitet dhe pavarësi

    Beograd, 2 shkurt - Plani i emisarit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari nuk përmend sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, siç ishte në rezolutën 1244 të KS dhe siç kërkonte Beogradi, por as pavarësi që e kërkonte shumica shqiptare, thekson agjencia e lajmeve Rojters.

    Duke raportuar nga Beogradi për propozimin e Ahtisarit, Rojters thekson që dokumenti parashikon që në Kosovë, si pasardhëse e misionit të OKB-së, të emërohet një përfaqësues evropian cili do të kishte të drejtën e vetos dhe të drejtën e shkarkimit të zyrtarëve lokalë.

    Pasi thekson se Kosova do të kishte të drejtën që të lidhë marrëveshje ndërkombëtare dhe që të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Rojters transmeton vlerësimet e burimeve diplomatike që kjo "do të thotë edhe anëtarësim në OKB, në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar".

    Siç parashikon plani i Ahtisarit, Kosova do të kishte simbole të veta nacionale, duke përfshirë flamurin, himnin, gjuhët zyrtare do të ishin shqipja dhe serbishtja, dhe do të kishte forcat e veta të lehta të armatosura dhe do të ishte kompetente për kontrollin e kufijve të saj.

    Por plani serëbve dhe joshqiptarëve në Kosovë u ofron të drejta të gjera dhe mekanizma mbrojtës, duke përfshirë edhe vende të garantuara në parlament, në qeveri, polici dhe në administratën publike, ndërkaq komunat me shumicë serbe do të kishin një vetëqeverisje të gjerë dhe të drejtën për mbështetje "transparente" financiare të Beogradit .

    Mitrovica si vatër e tensioneve etnike në Kosovë, do të ndahej në dy komuna, shqiptare në jug dhe serbe në veri, kurse bashkëpunimin e tyre do ta koordinonte një këshill i përbashkët.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #76
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    nuk permendet sovraniteti i serbis mbi Kosoven ,e as pavarsia,po ne ket situate jena qe 8 vite,as serbi as pavarsi

  7. #77
    Çdo shtet duhet te kete simbolet e veta.

    Flamuri shteteror eshte i ndryshem prej atij kombetar. Ashtu edhe hymni, ashtu dhe te tjerat.

    Flamuri kombetar dhe hymni na therrasin te perbashkohemi.

    Por une desha te pergezoj ekipin negociator te Kosoves per kerkesen e tyre legjitime per pavarsi te plote, veçanerisht qendrimin e qarte e pa ekuivok te Presidentit Sejdiu.
    =================================

    Balkanweb

    PRISHTINE-BEOGRAD (2 Shkurt)

    Presidenti Sejdiu: Pavaresi per Kosoven. Presim qe Ahtisaar ta garantoje kete brenda muajit shkurt

    Ora 15:20-Ne emer te Ekipit Negociator te Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu ka perseritur sot ne nje konference per shtyp se qendrimi i shtetit te Kosoves eshte pavaresia e plote e Kosoves. “Ne kerkojme pavaresine e plote per vendin tone. Ekipi i Unitetit beson fuqishem se te gjitha keto elemente permbahen ne propozimet e Ahtisaar”, tha Sejdiu ne konferencen per shtyp. Sejdiu tha se plani qe ka Ekipi Negociator per te ardhmen e Kosoves garanton te drejtat per serbet e Kosoves. “Ne kemi nje plan te perbashket per te gjithe serbet e Kosoves kemi punuar dhe kemi ofruar garancione te vazhdueshme. Por kjo ceshtje kerkon dhe nje mobilizim te tyre”.

    "Ne jemi ne nje proces te rendesishem te bisedimeve, pas takimeve ne Vjene, presim qe procesi te ece shume shpejt dhe presim qe muaji shkurt te jete muaji i finalizimit te statusit te Kosoves", tha Sejdiu para gazetareve.

    "Ne e kemi mireperitur pakon e Ahtisarit, por 3 jane elementet kryesore perbejne mesazhin dhe qendrimin tone: sovraniteti I serbise mbi Kosoven te largohet, te ruhet dhe garantohet integriteti territorial me vete dhe njohja e saj nga nderkombetaret si shtet I pavarur", tha kreu i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci.

  8. #78
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    6.3 Komunat në Kosovë do të kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tej-kufitar lidhur me çështjet e interesit të ndërsjellë gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre .
    Athua kjo mund te vleje edhe per komunat rrethkufitare shqipetare psh nje komune e Prizrenit me nje te Kukesit?

    Kjo pyetje duhet parashtruar Ahtisarit, dhe menjehere do te demaskohet qellimi i tij per gjoja "mbrojtjen" e ne fakt superioritetin qe po i jepet komunitetit serb ndaj gjith te tjereve.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Dhe bashkimi kombetar do te vije si domosdo e drejtesise.
    Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkoj bashkim me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kjo Dite eshte Historike..
    2 shkurti 2007 eshte nje FESTE e Vertete dhe ka rendesi njesoj si 28 nentori i 12-tes..
    Gezuar gjithe bashkatdhetareve..Diten e Pamvaresise se Kosoves..
    Mirnjohje te pafund Klintonit e Blerit .. D'alemes e Papa GjoN Palit.. Ollbrajtit e Klarkut.. Uollkerit e Xhimi Shijas.. Kushnerit e Shtajnerit .. Pedersenit e se fundi Ahtisarit .. atij qe i vuri Vulen deshires e sakrifices se Popullit e vepres se Rugoves..

    Rrofte kosova e Pamvarur..

    Rrofte Ahtisari!..

Faqja 8 prej 46 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •