Close
Faqja 5 prej 46 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 452
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Koshtunica propozon ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet që njohin pavar

    Koshtunica propozon ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet që njohin pavarësinë e Kosovës

    Beograd, 31 janar -Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Vojisllav Koshtunica propozon ashpërsimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet, e posaçërisht me anëtarët e NATO-s që do ta njihnin çfarëdo forme të pavarësisë së Kosovës, thuhet në propozimin që delegacioni i koalicionit që e udhëheq Koshtunica dorëzuar presidentit të vendit Boris Tadiq. Kjo praktikisht do të thotë që Koshtunica propozon ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha vendet të cilat njohin çfarëdo forme të pavarësisë së Kosovës, i ka thënë gazetës "Blic" një burim i afërt me qeverinë serbe. Këtë qëndrim më herët e ka shprehur edhe Partia Socialiste e diktatorit të ndjerë Slobodan Millosheviq. Po ashtu në këtë platformë thuhet se qeveria e ardhshme, nëse zgjidhja për Kosovën imponohet, duhet të marrë një qëndrim të qartë më lidhje me integrimet e mëtejshme në NATO. Tashmë në Beograd ka kundërthënie edhe rreth Ekipit Negociator të Serbisë. Për presidentin Tadiq ekipi ende ekziston, kurse partia e Koshtunicës dhe qeveria serbe thonë që ekipi duhet të ndajë fatin e qeverisë, pra sikur është në dorëheqje.

    QIK

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Plani i Ahtisarit finalizohet deri në fund të shkurtit para se të paraqitet në KS, th

    Plani i Ahtisarit finalizohet deri në fund të shkurtit para se të paraqitet në KS, thotë Solana


    Bruksel, 31 janar - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana tha se plani i Kombeve të Bashkurar për statusin e Kosovës do të finalizohet deri në fund të muajit të ardhshëm para se të paraqitet në Këshillin e Sigurimit për miratim. Ai ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të takohen me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Solana është shprehur se kjo do të ishte skenari më i mirë për Kosovën. Këto komente Solana i bëri pas takimit me Presidentin e Maqedonisë në Bruksel Branko Cërvenkovski. Solana tha se shpreson që palët përfshirë edhe Rusinë përfundimisht do ta mbështesin planin që u përpilua pas negociatave njëvjeçare me delegacionin e Kosovës dhe të Serbisë. Po ashtu Solana ka thënë se ende pret që në Serbi të krijohet një koalicion i fortë proevropian, i cili do të luante rol konstruktiv në përpjekje për gjetjen e statusit të Kosovës.


  3. #43
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Në Parlamentin Evropian është paraqitur drafti që Kosovës t'i garantohet një pavarësi

    Në Parlamentin Evropian është paraqitur drafti që Kosovës t'i garantohet një pavarësi



    Bruksel, 31 janar Në Parlamentin Evropian është paraqitur drafti i raportit për Kosovën i përgatitur nga deputeti i të Gjelbërve holandez, Jost Lagendijk.
    Ky raport sugjeron që Kosovës t'i garantohet një pavarësi, ndërsa sovraniteti do të kufizohej për një kohë të caktuar me praninë ndërkombëtare të BE së dhe NATO s. Po ashtu dokumenti i Parlamentit Evropian nënvizon se ka dëme të mëdha në rast të shtyrjes së statusit dhe se status quoja nuk mund të mbahet. Po ashtu ky dokument nënvizon se BE ja duhet të ketë një rol kyç edhe në implementimin e marrëveshjes së statusit dhe se duke patur parasysh gjithë atë që ka ndodhur, është e paimagjinueshme që Kosova të kthehet nën ndikimin e Beogradit.



    QIK

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Çështja e të pagjeturve të futet në pakon e Ahtisarit

    Çështja e të pagjeturve të futet në pakon e Ahtisarit, nëse tshmë nuk është përfshirë

    Prishtinë, 31 janar - Përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur gjatë takimit me këshilltarë politikë të institucioneve kompetente dhe zyrtarë të tjerë parashtruan një varg kërkesash. Gjatë këtij takimit përfaqësuesit e familjarëve akuzuan qeverinë e Kosovës për mosangazhim të mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë. Ndërkaq këshilltari i Kryeministrit për punë dhe mirëqenie sociale, Arif Muçolli u arsyetua me kompetencat e rezervuara meqë sipas tij zbardhja e fatit të personave të pagjetur është komptencë e rezervuar e UNMIK ut. Edhe deputetja Nekibe Kelmendi thotë se zbardhja e fatit të personave të pagjetur nuk ka shkuar me ritmin e duhur, por ashtu siç ka dëshiruar Serbia. "Nëse në pakon e Ahtisarit nuk është përfshirë çështja e të pagjeturve, ne do të bëjmë vërejtje shumë serioze përmes Grupit të Unitetit që të futet në pako edhe kjo çështje", tha zonja Kelmendi në takimin e shefave të grupeve parlamentare dhe familjarëve të të zhdukurëve, të organizuar nga Zyra për persona të pagjetur.

    QIK

  5. #45
    Perpjekje e Deshperuar e Koshtunices

    Serbi, Partia e Koshtunices propozon: Nderprerje te marredhenieve diplomatike me vendet qe njohin Kosoven e pavarur

    Ora 11:00
    Nga D.B


    BEOGRAD (31 Janar)-Ne prag te zgjedhjes se qeverise se re serbe dhe ne prag te berjes nga publike nga Ahtisar planin per Kosoven ne Beograd e Prishtine Partia Demokratike e Serbise e kryeministrit Vojisllav Koshtunica vjen me nje propozim. Partia e Koshtunices propozon ashpersimin e marredhenieve me te gjitha vendet, e posaçerisht me anetaret e NATO-s qe do te njihnin çfaredo forme te pavaresise se Kosoves. Keshtu citohet ne propozimin qe delegacioni i koalicionit i udhehequr nga Koshtunica dorezuar presidentit te vendit Boris Tadic.

    “Kjo praktikisht do te thote qe Koshtunica propozon nderprerjen e marredhenieve diplomatike me te gjitha vendet te cilat njohin çfaredo forme te pavaresise se Kosoves”, i ka thene gazetes "Blic" nje burim i afert me qeverine serbe. Kete qendrim me heret e ka shprehur edhe Partia Socialiste e Slobodan Milloshevic. Po ashtu ne kete platforme thuhet se qeveria e ardhshme, nese zgjidhja per Kosoven imponohet, duhet te marre nje qendrim te qarte me lidhje me integrimet e metejshme ne NATO. Aktualisht ne Beograd ka kunderthenie edhe rreth Ekipit Negociator te Serbise. Per presidentin Tadic ekipi ende ekziston, kurse partia e Koshtunices dhe qeveria serbe thone qe ekipi duhet te ndaje fatin e qeverise, pra statusin ne doreheqje.

    (Kosova/Balkanweb)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi


    LUFTA E UÇK-së ISHTE LUFTË KUNDËR PUSHTIMIT…

    Konferencë për media, rreth pakos për statusin e Kosovës


    Prishtinë 28 janar 2007
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së së bashku me SHIL të UÇK-së dhe SHFD të UÇK-së në një konferencë për media, shprehën qëndrimin rreth planit të Ahtisarit për statusin e Kosovës, që pritet të zyrtarizohet me 2 shkurt 2007. Deklarata që u lexua në konferencë është me sa vijon:

    1) Edhe pse nuk është bërë publik në tërësi Dokumenti i Ahtisarit për statusin e Kosovës, përmbajtja e botuar në disa media ndërkombëtare nuk shpreh në mënyrën e duhur vullnetin e qytetarëve të vendit për shtet të pavarur dhe sovran.

    2) Ne presim që bashkësia ndërkombëtare ta njohë luftën tonë Çlirimtare dhe ta pranojë shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
    Pas luftës heroike të popullit, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas gjakut të derdhur nga dëshmorët e lirisë, pas gjymtyrëve të lëna në vijat e frontit nga invalidët e luftës, në Kosovë nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia e plotë.
    Gjenocidi serb mbi popullin tonë dhe ndërhyrja e forcave demokratike përkrah UÇK-së, e ka bërë të qartë këtë qysh në vitin 1999. Krimet e papara të forcave serbe mbi popullatën civile, gjaku i më shumë se 15 mijë të vrarëve e të masakruarve, mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve ende nuk dimë asgjë, gjaku i 2 mijë e 200 dëshmorëve, gjymtyrët e 2 mijë e 500 invalidëve të luftës, e kanë vulosur të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të ketë asnjë hamendje në këtë drejtim. Kosova duhet të pranohet në familjen e kombeve të bashkuara si subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Në të kundërtën, tërheqim vërejtjen se procesi do të vështirësohet, duke e vënë në pikëpyetje gjithë investimin e bërë në vitet e pasluftës. Faktorët ndërkombëtarë e dinë se nuk mund të nëpërkëmbet e ardhmja e një populli që e ka vulosur atë me gjakun e bijve e bijave të veta. I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve për pozitën e pakicave në Kosovë, por Kosova tashmë e ka dësahmuar se i pranon ato si pasuri të shoqërisë dhe vlerave të saj.

    3) I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që në vendimin për Kosovën ta ketë parasysh gjakun e dëshmorëve dhe të mijëra qytetarëve të flijuar për lirinë e vendit të tyre. Tani që presim ardhjen e Ahtisarit në Prishtinë, dëshirojmë t’i kujtojmë edhe një herë atij se lufta e UÇK-së ishte luftë kundër pushtimit, e jo siç janë përpjekur ta paraqesin qarqe të caktuara, rebelim kundër regjimit të Millosheviqit.

    4) Vendi ynë duhet të ketë ushtrinë e vet, jo si kërcënim ndaj të tjerëve, por për sigurinë e vet dhe për mbështetjen e proceseve të paqes në rajon e më gjerë. KFOR-i duhet ta mbështesë një forcë aleate në Kosovë.Kemi thënë se e mirëpresim praninë e NATO-s, por edhe ajo duhet t’i pranojë vlerat tona ushtarake. Këtë e ka dëshmuar UÇK-ja gjatë luftës, dhe TMK-ja pas perfundimit të saj. Ndryshe, TMK-ja është edhe institucioni që ka bërë më së shumti në përmbushjen e standardeve të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vetë ndërkombëtarët. Prandaj duhet të avancohet misioni i saj në bërthamë të ushtrisë së ardhshme të vendit. Në këtë pikë, ne i tërheqim vërejtjen edhe Ekipit të Unitetit që të mos lejojë të ndodhë ndonjë gabim. Kosova e pavarur duhet të ketë edhe ushtrinë e vet.

    5) Pavarësia është zgjidhja e vetme e cila do t’i mundësonte Kosovës zhvillim dhe prosperitet. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova është në gjendje të rëndë ekonomike. Këtë e thonë të gjithë, edhe ndërkombëtarët edhe vendorët. Por, jemi të vetëdijshëm gjithashtu se shkaku kryesor i këtij moszhvillimi është mungesa e pavarësisë. Dikur ishte pushtimi nga ana e Serbisë, sot është mungesa e subjektivitetit ndërkombëtar.


    Kryetari Thaçi: Kosova do të jetë e pavarur, do të jetë e bashkuar dhe do ta ketë ushtrinë e vet

    31.01.2007
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi, i shoqëruar nga nënkryetarët z.Fatmir Limaj dhe z.Hajredin Kuçi, i ka bërë një vizitë sot shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
    “Sot bashkëluftëtarët e mi dhe gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i siguroj që Kosova do të jetë e pavarur, Kosova do të jetë e bashkuar, Kosova do ta ketë ushtrinë e vet, si rezultat i kontinuitetit të UÇK-së, transformimit në TMK dhe në Forcën e ardhshme të Sigurisë së Kosovës. Kosova do te jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe do të rreshtohet përkrah shteteve moderne në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shumë shpejtë flamuri shtetëror i Kosovës do të valojë para OKB-së dhe Kosova do ta ketë edhe ulësen e vet në OKB”.
    - tha mes tjerash z.Hashim Thaçi pas takimit me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.



    “Ne bashkë kemi luftuar, bashkë kemi sakrifikuar, bashkë e kemi fituar betejën për lirinë e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës, e ka emrin, e ka vulën e luftës, e ka vulën e luftëtarëve të lirisë, e ka vulën e sakrificës së gjithë qytetarëve të vendit” – tha kryetari Thaçi.

    “Presidenti Ahtisari vjen së shpejti, është i mirëseardhur, do të pranohet pakoja e tij, që ne besojmë që do të jetë ajo për të cilën kemi punuar, por të gjithë duhet pasur parasysh se Ahtisari nuk e sjellë pavarësinë. Pavarësinë e kemi ndërtuar ne me sakrificë, me vullnet dhe me përgjegjësi. Presidenti Ahtisari hap perspektivë për zyrtarizimin e këtij vullneti dhe hapjes së perspektivës për t’u integruar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO” – u shpreh lideri i PDK-së.

    “Unë sot kam pasur takim shumë të mirë dhe miqësor, të shkëlqyeshëm me bashkëluftëtarët me të cilët kemi kaluar situata dhe sfida të mëdha në fushëbeteja për fitoren e Kosovës. Gjithashtu, kemi ndarë opinione, përgjegjësitë dhe të jemi sa më transparent për gjithë procesin, nëpër të cilin po kalojmë, në mënyrë që ky proces të mos kalojë me ankth, me shqetësime, por me shpresë dhe besim për vendimin e drejtë” – potencoi kryetari i partisë më të madhe opozitare ne vend.

    “Për Kosovën është vetëm një vendim i drejtë: Kosova e pavarur dhe sovrane, e integruar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO. Kjo është edhe zgjidhja më e mirë për stabilitetin rajonal, është edhe zgjidhja më e mirë për miqtë tanë, Uashingtonin dhe Brukselin” – tha z.Thaçi.

    “Sot bashkëluftëtarët e mi dhe gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i siguroj që Kosova do të jetë e pavarur, Kosova do të jetë e bashkuar, Kosova do ta ketë ushtrinë e vet, si rezultat i kontinuitetit të UÇK-së, transformimit në TMK dhe në Forcën e ardhshme të Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, Kosova do te jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe do të rreshtohet përkrah shteteve moderne në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shumë shpejtë flamuri shtetëror i Kosovës do të valojë para OKB-së dhe Kosova do ta ketë edhe ulësen e vet në OKB” – siguroi kryetari i PDK-së.

    “Kjo është më e mira për vendin tonë. Ne edhe sot po i ndajmë këto përgjegjësi me unitet të qëndrueshëm, me forca të bashkuara, në mënyrë që të kemi sa më shpejtë që është e mundur edhe përfundimin e këtij procesi konsultativ dhe procedural, që duhet ta tejkalojmë bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar” – tha në vazhdim anëtari i Ekipit të Unitetit.

    “Më vjen mirë që sot bashkëluftëtarët e mi ndajnë opinion për mirëpritjen e presidentit Ahtisari dhe natyrisht edhe dhënien e opinioneve të qëndrueshme, opinione të përgjegjshme edhe politike, por edhe opinione të përgjegjshme që dalin nga vullneti i qytetarëve të Kosovës” – theksoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    I Pavarur nga poli.ditore
    Anëtarësuar
    29-12-2006
    Postime
    56
    Koshtunica shkon edhe më larg, sa që kërcënon edhe Nato-n.
    "Nato-ja paska bombarduar Serbin për ti hjekur asaj një cop territori".Hmmm!
    Nga Brukseli vijn propozime nga Karla del ponte edhe ashtu jo të këndshme për serbin, ku ajo fton BE-n të nderpres bisedimet me serbin për kohë të pacaktuar deri sa të mos ketë dorzuar kriminelet e luftës Mladiqin me company.
    Unë i propozoj që të mos i dorëzoj kriminelet serbia, nga ajo edhe ashtu nuk do të ketë asgjë, siq kishin menduar ata deri më sot. jo se i mbajn mladiqet për atë se ju plas zemra serbëve, por më shumë për të bërë pazarlleqe të mundëshme lidhur me kosoven.
    Ne jemi aqë zemërmirë sa që ju falim kriminelet, le t'bëjn me ta si të dojn, po deshen edhe le ti shpallin hero, ama një gjë ju bëjm me dije!
    Kosova është e atyre që jetojn në Kosovë, e ata janë mbi 95%Shqiptarë!
    Edhe nëse do të vdisja nuk do të mërzitësha, ama ti bijer njëher autostrades Durrës-Morinë

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Kryetari Thaçi: Kosova do të jetë e pavarur, do të jetë e bashkuar dhe do ta ketë ushtrinë e vet

    31.01.2007
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi, i shoqëruar nga nënkryetarët z.Fatmir Limaj dhe z.Hajredin Kuçi, i ka bërë një vizitë sot shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.“Sot bashkëluftëtarët e mi dhe gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i siguroj që Kosova do të jetë e pavarur, Kosova do të jetë e bashkuar, Kosova do ta ketë ushtrinë e vet, si rezultat i kontinuitetit të UÇK-së, transformimit në TMK dhe në Forcën e ardhshme të Sigurisë së Kosovës. Kosova do te jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe do të rreshtohet përkrah shteteve moderne në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shumë shpejtë flamuri shtetëror i Kosovës do të valojë para OKB-së dhe Kosova do ta ketë edhe ulësen e vet në OKB”.
    - tha mes tjerash z.Hashim Thaçi pas takimit me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.



    “Ne bashkë kemi luftuar, bashkë kemi sakrifikuar, bashkë e kemi fituar betejën për lirinë e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës, e ka emrin, e ka vulën e luftës, e ka vulën e luftëtarëve të lirisë, e ka vulën e sakrificës së gjithë qytetarëve të vendit” – tha kryetari Thaçi.

    “Presidenti Ahtisari vjen së shpejti, është i mirëseardhur, do të pranohet pakoja e tij, që ne besojmë që do të jetë ajo për të cilën kemi punuar, por të gjithë duhet pasur parasysh se Ahtisari nuk e sjellë pavarësinë. Pavarësinë e kemi ndërtuar ne me sakrificë, me vullnet dhe me përgjegjësi. Presidenti Ahtisari hap perspektivë për zyrtarizimin e këtij vullneti dhe hapjes së perspektivës për t’u integruar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO” – u shpreh lideri i PDK-së.

    “Unë sot kam pasur takim shumë të mirë dhe miqësor, të shkëlqyeshëm me bashkëluftëtarët me të cilët kemi kaluar situata dhe sfida të mëdha në fushëbeteja për fitoren e Kosovës. Gjithashtu, kemi ndarë opinione, përgjegjësitë dhe të jemi sa më transparent për gjithë procesin, nëpër të cilin po kalojmë, në mënyrë që ky proces të mos kalojë me ankth, me shqetësime, por me shpresë dhe besim për vendimin e drejtë” – potencoi kryetari i partisë më të madhe opozitare ne vend.

    “Për Kosovën është vetëm një vendim i drejtë: Kosova e pavarur dhe sovrane, e integruar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO. Kjo është edhe zgjidhja më e mirë për stabilitetin rajonal, është edhe zgjidhja më e mirë për miqtë tanë, Uashingtonin dhe Brukselin” – tha z.Thaçi.

    “Sot bashkëluftëtarët e mi dhe gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i siguroj që Kosova do të jetë e pavarur, Kosova do të jetë e bashkuar, Kosova do ta ketë ushtrinë e vet, si rezultat i kontinuitetit të UÇK-së, transformimit në TMK dhe në Forcën e ardhshme të Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, Kosova do te jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe do të rreshtohet përkrah shteteve moderne në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shumë shpejtë flamuri shtetëror i Kosovës do të valojë para OKB-së dhe Kosova do ta ketë edhe ulësen e vet në OKB” – siguroi kryetari i PDK-së.

    “Kjo është më e mira për vendin tonë. Ne edhe sot po i ndajmë këto përgjegjësi me unitet të qëndrueshëm, me forca të bashkuara, në mënyrë që të kemi sa më shpejtë që është e mundur edhe përfundimin e këtij procesi konsultativ dhe procedural, që duhet ta tejkalojmë bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar” – tha në vazhdim anëtari i Ekipit të Unitetit.

    “Më vjen mirë që sot bashkëluftëtarët e mi ndajnë opinion për mirëpritjen e presidentit Ahtisari dhe natyrisht edhe dhënien e opinioneve të qëndrueshme, opinione të përgjegjshme edhe politike, por edhe opinione të përgjegjshme që dalin nga vullneti i qytetarëve të Kosovës” – theksoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryetari Thaçi: Në emër të Zahirit dhe bashkëluftëtarëve të tij, ne duhet të ndërtojmë shtetin tonë të pavarur

    31.01.2007
    Është në duart dhe vullnetin tonë që të ndërtojmë shtetin e Kosovës, të pavarur dhe sovran, që përjetësisht do të qëndrojë si testament i përkushtimit i të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit tonë. Është përkushtim yni që e kaluara të mos përsëritet më kurrë, andaj, në emër të Zahirit dhe bashkëluftëtarëve të tij, ne duhet të ndërtojmë shtetin tonë të pavarur.
    - tha ndër të tjera ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, kryetari i PDK-së z.Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.



    (Fjala e plotë e kryetarit të PDK-së z.Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu)

    Të nderuar Familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Të nderuar Veteranë, të nderuar bartës të institucioneve, zonja dhe zotërinj,

    Jemi mbledhur sot në një institucion që është i njohur për kultivimin e kulturës dhe trashëgimisë sonë.

    Në këtë teatër, gjatë viteve të errësirës dhe mungesës së lirisë, artistët, ndonëse në rrethana të vështira, asnjëherë nuk hoqën dorë nga kultura jonë, në fakt ata në rrethana të rënda e ruajtën dhe kultivuan vlerat kulturore.

    Ka simbolikën e vet që sot jemi mbledhur në këtë vend për të përkujtuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit tonë, jetën e një të riu i cili inspiroi një gjeneratë të tërë për luftë kundër errësirës dhe okupimit nën të cilin jetonte populli ynë.

    Zahir Pajazit, ky hero lëshoi kushtrimin për të gjithë që dëshironim të jetonin në liri. Për lirinë sakrifikonin të gjithë.

    Një 34 vjeçar, luftëtar i lirisë, i cili sakrifikoi jetën e vet në mënyrë që kauza për të cilën po luftonim të mund të mbeste gjallë.

    Në atë kohë, kauza jonë ishte e panjohur për një pjesë të botës, por kauza jonë ishte e vjetër po aq sa edhe njerëzimi – besimi që popujt duhet të jetojnë të lirë dhe të pavarur, se popujt duhet të kenë të drejtën për të përcaktuar fatin e tyre, dhe se liria është një e drejtë që nuk jepet nga një qeveri apo udhëheqës, por është një e drejtë e dhënë nga Zoti e që fitohet.

    Atë botë, liria jonë dukej si ëndërr.

    E largët, e vështirë, e pasigurt; por gjithmonë plotë shpresë dhe besim.

    Sot, vëllezër dhe motra, ne e kuptojmë se ëndrra jonë është bërë realitet, se pavarësia nuk është e largët, por shumë afër nesh, jemi duke e jetuar.

    Presidenti Ahtisari është i mirëseardhur, por ai nuk e sjell pavarësinë, lirinë dhe pavarësinë e fituam ne.

    Sot, kushtrimi i bashkëluftëtarit tonë Zahirit na bashkon sërish, para nesh kemi sfida të mëdha.

    Por ballafaqimet e tanishme janë plotë mundësi dhe plotë shpresa.
    Tani, është në duar dhe vullnetin tonë që të ndërtojmë shtetin e Kosovës, të pavarur dhe sovran, që përjetësisht do të qëndrojë si testament i përkushtimit i të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit tonë.

    Është përkushtim ynë që e kaluara mos të përsëritet më kurrë, andaj, në emër të Zahirit dhe bashkëluftëtarëve të tij, ne duhet të ndërtojmë shtetin tonë të pavarur.

    Por, siç ka mësuar edhe Zahiri, këtë nuk mund ta bëjë asnjëri nga ne veç e veç.

    Të nderuar vëllezër, ne sot kemi nevojë të jemi të bashkuar dhe të guximshëm, si në ditët kur bashkërisht çliruam vendin tonë.

    Ne kemi nevojë për unitet gjatë këtij procesi dhe në procesin e shtetndërtimit në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

    Të ndërtojmë shtet në të cilin do të ketë hapësira për zhvillim ekonomik.

    Të ndërtojmë një shtet në të cilin qytetarët gëzojnë rezultatet e punës së tyre.

    Një të ardhme të në cilën mundësitë për shkollim cilësor janë të pakufishme.

    Një të ardhme në të cilën secili qytetar i Kosovës do të gëzonte përkujdesjen e duhur shëndetësore.

    Kosova me Ushtri edhe më profesionale.
    Së shpejti me ulëse në OKB.
    Flamuri shtetëror të valojë para OKB-së.
    Një të ardhme më kualitet më të mirë të jetesës.
    Një të ardhme në të cilën ka rend dhe ligj.
    Një të ardhme që e meritojmë.
    Një të ardhme me qeverisje më të mirë.
    Kosova është unike dhe gati për pavarësi.

    Të nderuar miq, të gjitha këto nuk do të arrihen brenda ditës.
    Por, le të mësojmë nga jeta e Zahirit dhe gjithë dëshmoreve që na inspiruan në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë – ne duhet ta bëjmë hapin e parë, por këtë hap duhet ta bëjmë vetëm së bashku, sepse të përçarë e veç e veç nuk mund ta bëjë asnjëri nga ne.

    Të bashkuar do t’i arrijmë të gjitha.

    Ndërtimi i përmendoreve, shkollave, rrugëve, hapja e vendeve të punës është mënyrë e mirë për ta nderuar Zahirin dhe dëshmorët tjerë.

    Kështu nderohet vendi ynë, nderojmë vetveten.

    Por mënyra më e mirë për të nderuar atë që na nderoi të gjithë ne me sakrificën e tij, është që për hirë të tyre dhe të gjeneratave që do të vijnë pas nesh, është të ndërtojmë monumentin e përjetshëm :

    Kosovën e pavarur, demokratike dhe të përparuar.

    Ne të gjithë e dimë se sfidat para nesh janë të mëdha, por, miq të dashur, mundësitë para nesh janë më të mëdha se sfidat.

    Mundësitë janë ashtu sikurse edhe ëndrra e Zahirit shumë vite më parë: pa kufij.

    Falemnderit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Ne bashkë kemi luftuar, bashkë kemi sakrifikuar, bashkë e kemi fituar betejën për lirinë e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës, e ka emrin, e ka vulën e luftës, e ka vulën e luftëtarëve të lirisë, e ka vulën e sakrificës së gjithë qytetarëve të vendit” – tha kryetari Thaçi.

    valla o thaq.. ne rogner ki ba sakrifica te medha..
    e ki hanger pasulin edhe me kep e nuk je ankue tek shoki klos meto nano mejdan ..
    vec nji vule ka ajo cka ka kosova sot.. e cka do te kete.. ka vulen e natos.. se per vule tande o thaq kup qosi me meto dade petro pandushat e ata shoqatat vesel halit jahase.. kosova do ish pa nji fije shqiptari..

    leji po.rdhat demagogjike.. se u pa ne prekaz se cfar burrash ishit..
    e late komandantin adem me fmi e gra me u mbrojt pi predhave te kragujevacit..

    kush mundet me na sjelle nga tema e meros.. nji shkrim te baton haxhiut.. per tradhetine.. se kisha deshir ta diskutojm pak..

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Valla more Brari jo ne rogner po ne Malet e Kosoves te Drenices e te Pashtrikut e Malet e Berishes e Dukagjinit me pushk ne dor mos te ardhte merzi
    po si ka mujt tu thot ketyre kryesive te tri Shoqatave te UÇK-se qe bashk kemi luftue nese ai ka nejt ne rogner hajt qysh bre tregom
    po hiq nuk po ju shiten prrallat se bota edhe Shqiptaret e din mire se ku ka qen Thaçi e ti futja qysh te duash.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 46 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •