Topi per Kosoven: Rruga e vetme, Plani Ahtisaarit
Keshilli i Sigurimit Kombetar ka mbledhur sot ne nje takim politikanet shqiptare per te diskutuar per ceshtjen e Kosoves si dhe integrimit te vendit ne NATO dhe ne BE
Presidenti I Republikes Bamir Topi ka mbledhur Keshillin e Sigurise Kombetare per ceshtjen e Kosoves. Ne fjalen e tij presidenti Topi shprehu qendrimin se zgjatja pa fund e statusit te Kosoves eshte ne dem te stabilitetit te rajonit dhe se Shqiperia duhet te pergatitet per cdo situate. Gjithashtu kreu I shtetit tha se zgjidhja me e mire per Kosoven mbetet zbatimi i planit Ahtisari ndersa u ka bere thirrje lidereve kosovare per maturi. Ne kete takim, ne amabjentet e Presidences, kane asistuar dhe shume politikane te tjere te vendit si kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kreu i LSI Meta, Arta Dade, Koci, etj.
Gjate fjales se tij kreu i vendit e ka cilesuar planin e negociatorit Ahtisaari si rrugen e vetme per zgjidhjen e ceshtjes te statusit se Kosoves. Nga ana tjeter ai ka diskutuar edhe per ceshtjen e integrimin e vendit ne NATo edhe ne BE. “Integrimi ne NATO dhe ne BE perbejne synimin me te madh dhe qellimin kryesor te shtetit shqiptar, si e vetmja zgjidhje per sigurine e vendit ne mbrojtjen e kerkesave kombetare. Vetem duke u bere anetare te ketyre sturktuarave i kemi krthyer te gjithe shqipetareve dinjitetin ketij kombi. Ketu behet fjale, jo vetem per nje fqinjesi te mire dhe profesionale por edhe per nje siguri te plote”, ka thene Topi, i cili e ka vene theksin sidomos tek pavaresia e Kosoves.
Topi e ka cilesuar Kosoven nje pjese te interesit te te gjitha vendeve te medha demokratike ne bote pasi, sipas tij te gjitheve i intereson stabiliteti ne rajon. “Kosova sot eshte pjese e interesit dhe i shteteve me te medha demokratike ne bote te cileve i intereson nje rajon i qete dhe nje nga pjeset me te delikate te rajonit”, ka thene ai. Per Topin, perfundimisht: Rruga e vetme per zgjidhjen e statusit te Kosoves mbetet plani Ahtisari. (News24/E.S.)
Krijoni Kontakt