Close
Faqja 41 prej 46 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 452
  1. #401
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti Topi: Shqiperia mbeshtet paketen Ahtisari

    Keshtu eshte shprehur kreu i shtetit Bamir Topi gjate ceremonise se dekorimit te dy senatoreve amerikane Ricard Lugar dhe ish senatorit Sem Nan

    Shqipëria mbështet Paketën Ahtisari, pavarësinë sa më shpejt që të jetë e mundur të Kosovës dhe është kundër ndarjes së saj. Keshtu eshte shprehur kreu i shtetit Bamir Topi gjate ceremonise se dekorimit te dy senatoreve amerikane Ricard Lugar dhe ish senatorit Sem Nan. Kreu i shtetit u shprehu dy miqve amerikane mbeshtetjen qe SHBA ka dhene ne zgjidhjen e statusit te Kosoves. Topi dekoroi dy senatoret me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin “Për ndihmesë të qenësishme në forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, nëpërmjet programit Nan-Lugar për asgjesimin e agjentëve kimikë në Shqipëri”.

    Gjatë bisedës, kryetari i shtetit vlerësoi asistencën e dy senatorëve, si iniciatorë të programit Nan-Lugar, për shkatërrimin e agjentëve kimikë edhe në Shqipëri. Kurse nga ana e tyre, z. Lugar dhe z. Nan vlerësuan arritjen e vendit tonë si i pari në botë që asgjeson plotësisht armët kimike. Në vijim të takimit, Presidenti Topi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme ndër vite të SHBA-ve ndaj Shqipërisë ku një shprehje e kësaj simpatie të veçantë mbetet edhe vizita e paharruar e Presidentit amerikan, Xhorxh. U. Bush në Tiranë, në 10 qershor të këtij viti. Kryetari i Shtetit shqiptar i kërkoi senatorit Lugar që t’i përcillte Presidentit Bush përshëndetjet e tij më të përzemërta edhe nga populli shqiptar. Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu mbështetjen e çmuar të SHBA-ve në rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s. (news24/balkanweb)
    Sui generis

  2. #402
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ceku: Takimi Prishtine-Beograd ne shtator ne Nju Jork

    Interviste me kryeministrin e Kosoves Agim Ceku. Marre nga BBC

    Kryeministri i Kosoves Agim Çeku, menjehere pas mbarimit te takimit me Troiken nderkombetare, ne nje interviste ekskluzive per BBC ne shqip, ka deklaruar se ne Vjene nuk eshte hapur çeshtja e statusit. Ai ka thene se Troika ka nxjerre disa obligime per palen e Prishtines dhe ka caktuar agjenden e takimeve te rradhes.

    Takimi i drejperdrejte i nivelit me te larte ndermjet Prishtines dhe Beogradit, ka thene kryeministri Çeku, do te mbahet ne Nju Jork me 25 ose 26 shtator.
    Zoti Ceku si perfundoi takimi i sotem ne Vjene?
    Kryeministri Çeku: Takimi perfundoi ashtu siç ishte pritur, pa nje vendim konkret por ne i beme shume me te qarta qendrimet tona, por edhe e kemi me te qarte pak qendrimin qe do ta kete Treshja nderkombetare. Natyrisht ky ishte nje takim pune, pa prezencen e medias, thjesht nje takim qe une e vleresoj si te suksesshem.
    A eshte hapur absolutisht çeshtja e statusit te Kosoves, meqenese Beogradi ishte deklaruar i kenaqur pikerisht per kete çeshtje?
    Jo. Mu per kete e vleresoj te suksesshem kete takim. Sepse per asnje çast asnjeri nga Treshja nderkombetare nuk e ka hapur çeshtjen e statusit. Kjo do te thote se ata e kane kuptuar shume mire pozicionin tone dhe kane deshmuar se i respektojne te arriturat e deritashme ne kete proces çka ne edhe kemi kerkuar.
    Takimi ka nisur fillimisht me ju, nderkaq me vone me delegacionin serb. A do te thote kjo qe ju absolutisht nuk e dini permbajtjen e takimit qe do te zhvillohet me serbet?



    Ne nuk e dime kete, por me siguri se do te informohemi nga Treshja nderkombetare per qendrimin serb, oferten e tyre, apo çfaredo tjeter.
    Kryeminister Çeku, me thoni çfare ne fakt keni diskutuar saktesisht ne takimin e sotem?
    Fillimisht ne e paraqitem pozicionin tone ne pika te shkurtera, i cili ishte unik. Ky pozicion yni ne pika te shkurtera ishte me sa vijon: qe kjo periudhe 120 diteshe eshte vazhdim i procesit dhe nuk eshte proces i ri, dhe medoemos duhet te jete faze perfundimtare e procesit. Procesi duhet te perfundoje me 10 dhjetor dhe pas kesaj dite duhet te vije deri te njohja e pavaresise se Kosoves.
    E dyta edhe nje here konfirmuam se gjate ketij procesi, procesit te udhehequr nga Ahtisaari, me pjesemarrjen e shume organizatave dhe faktoreve nderkombetar, jane arritur disa vendime, apo jane vendosur disa parime; qe statusi per Kosoven te jete pavaresia, e mbikqyrur kuptohet, mbi bazen e presidentit Ahtisaari; qe ndarja eshte e papranueshme dhe qe ato mekanizma, forma apo struktura qe i kemi vendosur per mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave te minoriteteve dhe te te drejtave te tyre, te jene te pandryshueshme, nga ajo qe ka parapare Ahtisaari.
    Mbeshtetja e gjere qe i eshte dhene ketyre parimeve, te cilat tashme jane te vendosura, eshte nje e arritur e madhe dhe ne asnje menyre nuk duhet qe serish t’i kthehemi ketyre çeshtjeve.
    Ne kemi thene se, ne kete kohe qe ka mbetur, deshirojme te jemi pozitive, duam qe te jemi serioze dhe duam qe kete kohe qe ka mbetur, ta shfrytezojme per te arritur progres aty ku eshte e mundur dhe ofrojme gatishmerine tone qe te fillojme ndertimin e raporteve fqinjesore me Serbine.
    E keni hapur çeshtjen e implementimit te pakos se presidentit Ahtisaari, per keto 120 dite?
    Kemi thene se ne jemi duke u pergatitur per te implementuar pakon. Duke e shnderruar ate ne ligje, ne norma dhe ne veprime konkrete dhe do ta implementojme ashtu siç eshte zotuar parlamenti, menjehere pas njohjes se pavaresise se Kosoves. Keshtu qe per ne kjo eshte pune e kryer dhe ne jemi te vendosur ne kete drejtim.
    Takimi ka qene i zhvilluar ne forme dialogu, apo thjeshte ju keni raportuar dhe Troika nderkombetare vetem ka degjuar?
    Kryeminsitri Çeku: Ata fillimisht kane kerkuar qe ne ta paraqesim pozicionin tone, mandej ata kane pasur disa pyetje dhe sugjerime, ne jemi pergjigjur…thjeshte ka qene dialog. Por me duhet te them se takimi ka pasur disa perfundime.

    Kryeminister, na i thoni ju lutem se cilat ishin perfundimet e Trojkes?



    Kryeministri Çeku: Eshte percaktuar agjenda e disa takimeve. Takimi i radhes do te jete ne Nju Jork me 25 ose 26 shtator, gjate mbajtjes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Aty do te ndodhe takimi i drejtperdrejte me palen serbe.
    Eshte e mundur qe para dates 25 shtator ta kemi edhe nje takim me Treshen nderkombetare. Ne jemi treguar te hapur dhe kemi thene se gjate kesaj periudhe, kudo dhe kurdo qofte do te takohemi, ne menyre qe sa me shpejt ta permbyllim kete periudhe.
    Por konkluzionet jane qe pala kosovare ne kete proces nuk do te kerkoje pavaresi. Pavaresia eshte pozicion dhe pikenisje e Kosoves ne kete proces shtese dhe ajo ofron gatishmeri per ndertimin e marredhenjeve fqinjesore me Serbine. Tjeter, duhet ta bejme nje agjende te hollesishme te çeshtjeve teknike per te cilat duhet biseduar, siç jane çeshtjet ekonomike, kthimi, sukcesioni, siguria, liria e levizjes e te tjere. Dy çeshtje qe jane me rendesi e te cilave duhet t’u kushtohet vemendje jane çeshtja e personave te zhdukur dhe çeshtja e kthimit.
    Ne parashohim qe Kosova te pergatise krijimin e disa mekanizmave te cilet do te punojne per vendosjen e marredhenjeve fqinjesore me Serbine. Ne jemi te vendosur qe e ardhmja jone te jete brenda Bashkimit Evropian dhe Natos dhe ne kete drejtim duhet te bashkepunojme me fqinjet tane. Keto ishin perfundimet qe i nxori Treshja nga paraqitja jone.
    A eshte sqaruar sado pak nese vendimi perfundimtar per statusin e Kosoves do te kaloje serish ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, apo akoma nuk dihet gje?
    Akoma nuk dihet gje. Ne do te donim qe te ndodhe nje gje e tille, por ishim te decizive, qe kjo te mos provohet me shume se nje here. Nese ka shenja te perdorimit te vetos, apo te mosgatishmerise, duhet te levizim dhe ne e treguam gatishmerine tone se jemi te gatshem qe ta marrim hapin e duhur, qe ta marrim pergjegjesine dhe ta shpallim pavaresine dhe kerkojme njohjen e saj. Keshtu qe disa here e kemi preseritur, çdo njeri prej nesh madje, se ky proces duhet te perfundoje menjehere pas 120 diteve apo mbrenda ketij viti.


    Prishtina ne takimin e sotem eshte paraqitur ne nivelin me te larte nderkaq Beogradi ne nje nivel me te ulet. Cili eshte komenti juaj per kete?
    Ajo eshte problem i tyre. Ne jemi ftuar nga Treshja nderkombetare dhe per ne statusi eshte çeshtje shume serioze dhe nuk ka çeshtje tjeter me me rendesi. Ne kemi dashur te deshmojme seriozitet dhe se çfare domethenjeje ka kjo per ne, dhe kjo eshte arsyeja pse kemi ardhur ne kete perberje dhe ne kete nivel.
    Kryeminister thate se do te takoheni drejtpersedrejti me delegacionin e Serbise. Me thoni nese dihet niveli i ketij takimi?
    Une mendoj se do te jete takim i nivelit me te larte sepse eshte edhe Asmbleja e pergjitheshme ku marrin pjese presidentet e vendeve anetare te OKB-se. Une them se edhe pala serbe do te jete e perfaqesuar ne nivelin me te larte, por Prishtina nuk ka komplekse. Perfaqesimi i tyre eshte problem i tyre. Ne e dijme se çka duam, e dijme se ku po shkojme dhe duam qe kete çeshtje ta marrim shume seriozisht, sepse ne fakt kjo çeshtje edhe eshte e tille
    Sui generis

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ki Moon: Kosova është transformuar në një luftë globale në mes të SHBA-së dhe Rusisë

    E Hënë . 03 shtator 2007

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, duke folur për procesin e statusit të vendit tonë ka thënë se Kosova është transformuar në një luftë globale në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

    Shefi i OKB-së i ka deklaruar gazetës italiane "La Republika", se ndjehet i shqetësuar se mos kjo çështje do të kthehet në një instrument konfuzioni dhe paqëndrueshmërie për Ballkanin dhe Evropën. Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ka deklaruar se statusi i Kosovës dhe çështja e programeve hapësinore janë dy çështje të panegociueshme për Rusinë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #404
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    BE-ja nuk është kundër vazhdimit të negociatave edhe pas 10 dhjetorit

    E Hënë . 03 shtator 2007

    Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë deklaruar BBC-së se BE-ja nuk do të kishte asgjë kundër që negociatat shtesë për statusin e Kosovës të vazhdonin edhe pas 10 dhjetorit, nëse do të kishte shenja që do të mundë të arrihej marrëveshje.

    Diplomatët e BE-së, siç raporton BBC, kanë thënë se amerikanët po bëjnë presion të fuqishëm në Bashkimin Evropian duke u thënë atyre se nëse deri më 10 dhjetor nuk ka marrëveshje, atëherë ata do ta pranojnë në mënyrë të njëanshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë gazeta prestigjioze gjermane "Frankfurter Algemeine Zeitung" shkruan sot se nëse Moska dhe Washingtoni nuk do të mundë të arrijnë pajtim për zgjidhjen e statusit të Kosovës, atëherë Bashkimi Evropian do të detyrohet që të marrë mbi supet e veta përgjegjësinë për zgjidhje të statusit.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #405
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Italia, pavarësia e Kosovës zgjidhja më e arsyeshme

    • "Mbetem i bindur se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e arsyeshme, por njëkohësisht besoj se garancat që janë kërkuar nga pakica serbe për vendet e tyre të shenjta ortodokse, duhet të jepen në mënyrë serioze",citon, Reuters, ministrin italian.

    Sipas ministrit të jashtëm italina, Massimo D'Alema,Italia do të vazhdojë të shtyjë përpara pavarësinë e Kosovës dhe të kërkojë një zgjidhje "jo-traumatike" për statusin e saj.Ai theksoi se duhet të plotësohen edhe kërkesat e Serbisë për sigurinë e objekteve fetare.
    "Mbetem i bindur se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e arsyeshme, por njëkohësisht besoj se garancat që janë kërkuar nga pakica serbe për vendet e tyre të shenjta ortodokse, duhet të jepen në mënyrë serioze",citon, Reuters, ministrin italian.
    "Në përgjithësi, ne punojmë për një zgjidhje, e cila nuk do të krijonte destabilizim", deklaroi D'Alema.


    ina-online
    #VamosArgentina

  6. #406
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Busek: BE të marrë nën kontroll administrimin e Kosovës

    • Bashkimi Europian duhet te marre nen kontroll administrimin e Kosoves nga Organizata e Kombeve te Bashkuara sa me shpejt te jete e mundur. Keshtu ka thene Koordinatori per paktin e stabilitetit per europen juglindore, Erhard Busek.

    Bashkimi Europian duhet te marre nen kontroll administrimin e Kosoves nga Organizata e Kombeve te Bashkuara sa me shpejt te jete e mundur. Keshtu ka thene Koordinatori per paktin e stabilitetit per europen juglindore, Erhard Busek. Ne nje interviste per agjencine austriake APA, Busek deklaroi se perderisa Kosova eshte pjese e Europes, atehere Europa duhet te marre pergjegjesite per kete pjese te kontinentit.
    Ai shprehu mbeshtetje per nje zgjidhje te shpejte per statusin e provinces duke theksuar se "Zgjatja e afatit kohor per gjetjen e nje zgjidhjeje per Kosoven nuk do te ndikonte ne nje zgjidhje me te mire. Por edhe opsioni i ndarjes se Kosoves per Busek do te kishte te metat e saj, pasi nuk do zgjidhte problemin e minoritetit serb dhe do nxirrte ne pah ceshtjen lugines se Presheves ne jug te Serbise". Koordinatori per paktin e stabilititetit per europen juglindore shpreson qe ne Kosove te mos kete me tensione meqe po afrohen zgjedhjet e pergjithshme qe do zhvillohen me 17 nentor. „Askush nuk do te perfitonte nga radikalizimi” thekson Busek ne intervisten e tij per per agjencine austriake APA.

    ina-online
    #VamosArgentina

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Nese Amerika ia dorzon BE Kosoven atehere po shifet se do psojmi si herat tjera, edhe presidenti Wilson iu tha europianve njesoje e dihet se çka na gjeti...
    Une mendoje se nese Amerika nuk mundet te na perkrahi politikshte atehere le te na shet armatim e permes Shqiperise ne do mbrohemi dhe vet do e shpallim pamvaresin pa u implikuar fare amerika.
    Pasi te pelcet lufta(kjo veç duhet te plasi) atehere tere ballkani do behet një; Shqiptaret do mbrohen ne te kater anet, se paku dy vjete do zgjasi lufta derisa ti hargjojm njato raketat e Xhaxhit e pastaje fyt per fyt, si thon dy duar per nje krye !
    Nuk e di perse nuk shpurret grupi i unitetit nga bisedimet ne Vjenë, pse te bisedohet me teje ?
    Bisedat do fillojne vetem pas luftes ne mes te fituesit e humbesit e jo si ne kete rast si ne parti shahu, kur jan dy ne pat aty s'ka fitimtar !

  8. #408
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerëson politikën e jashtme të Shqipërisë

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerëson politikën e jashtme të Shqipërisë


    Scheffer: Ndarja e Kosovës, e papranueshme



    Ambasadori i Shqipërisë pranë NATO-s, Artur Kuko, i dorëzoi letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë më parë. Këtë e bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu urimet për marrjen e detyrës nga ambasadori Kuko dhe nënvizoi faktin që ky moment korrespondon me një periudhë të rëndësishme të marrëdhënieve midis Aleancës dhe Shqipërisë, përgatitjen e Samitit të NATO-s në Bukuresht. Ambasadori Kuko informoi Sekretarin e Përgjithshëm Scheffer për situatën në vend, veçanërisht pas zgjedhjes së Presidentit, progresin e shënuar në realizimin e reformave strukturore në të gjitha fushat. "Qeveria shqiptare i kushton vëmendje maksimale objektivit të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, në Samitin e Bukureshtit", tha ambasadori Kuko. Në vijim Jaap de Hoop Scheffer vlerësoi politikën e jashtme të Shqipërisë si një kontribut specifik moderues në rajon. Në takim u bisedua edhe për procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës, ku ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh, se edhe ai i ka kundërshtuar zërat që i referohen ndarjes së Kosovës, duke evidentuar se kjo do të thotë "hapje e Kutisë së Pandorës", me pasoja të paparashikueshme për rajonin e më gjerë. Zyrtari i lartë i NATO-s Scheffer e siguroi ambasadorin Kuko për mbështetjen e tij për plotësimin sa më mirë të misionit të tij pranë Aleancës.

  9. #409
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Basha per Kosoven: Plani Ahtisaari, e vetmja zgjidhje

    Ministri i jashtem shqiptar Lulzim Basha ka deklaruar se "Plani Ahtisari per pavaresine e Kosoves mund te vihet ne zbatim menjehere pas perfundimit te negociatave"

    Plani Ahtisari per pavaresine e Kosoves mund te vihet ne zbatim menjehere pas perfundimit te 120 diteve negociata mes Prishtines dhe Beogradit. Keshtu ka deklaruar ministri i jashtem shqiptar Lulzim Basha lidhur me ceshtjen e se ardhmes se Kosoves, i pyetur nga gazetaret pas takimit te komisionit te sigurise. Basha tha se qeveria shqiptare eshte angazhuar ne shpalosjen vizionit te planit te Ahtisarit per nje Kosove te pavarur ne mbrojtje te pakicave.

    “Kjo do te thote qe ne nuk do te ngurrojme, por do te jemi gati qe ne fund te ketij procesi te marrim te gjitha vendimet duhura ne bashkerendim me Prishtinen zyrtare dhe me aleatet tone ne Uashington edhe ne Bruksel dhe sigurisht kjo nuk e perjashton, perkundrazi ne vartesi te zhvillimeve, perforcon mundesine e nje zbatimi te menjehershem te paketes te Ahtisarit pas ezaurimit te kesaj mundesi te cilen hqiperia se bashku me vendet e tjera e shohin si nje mundesi marreveshjeje“. (News24/Balkanweb)
    Sui generis

  10. #410
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Departamenti i Shtetit reagon ndaj kërcënimit serb për pavarësinë e Kosovës

    Departamenti i Shtetit reagon ndaj kërcënimit serb për pavarësinë e Kosovës
    David Gollust
    VOA



    Departamenti amerikan i Shtetit tha sot se kërcënimi i Serbisë për të përdorur forcën për të mos lejuar pavarësinë e Kosovës është i papërshtatshëm dhe i padobishëm. Negociatat për statusin e Kosovës kanë në plan të rifillojnë në fund të muajit në Nju Jork.

    Shtetet e Bashkuara janë një prej ndërmjetësve të bisedimeve të tanishme, që synojnë të arrijnë një zgjidhje përmes negociatave, për çështjen e Kosovës dhe zyrtarët në Uashington janë të irrituar nga komentet që sugjerojnë se Serbia mund të përdorë forcën, në se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për Beogradin.

    Në Serbi, Sekretari i Shtetit për Kosovën, Dushan Prorokoviç i tha gazetës Herald Tribune dje se Serbia mund të dërgojë trupat në Kosovë në se ajo shpall pavarësinë në mënyrë të njëanshme dhe njihet nga vendet perendimore. Zyrtari serb tha se Beogradi do të konsiderojë gjithashtu mbylljen e kufijve të Kosovës dhe shpalljen e një embargoje tregëtare kundër saj.

    Gjatë konferencës së sotme të shtypit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey, tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të shohin negociata të sukseshme nga palët e përfshira. Por ai shtoi, se në se kjo nuk arrihet, atëherë Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën, siç është propozuar nga i dërguari i OKB-së Marti Ahtisari. "Në se këto diskutime nuk përfundojnë me një marrëveshje mes palëve, atëherë për ne, gjerat duhet të ecin përpara në bazë të planit Ahtisari. Do të ishte e padobishme dhe sigurisht një hap prapa për rajonin, për Serbisë, ashtu edhe për kosovarët, në se do të kishte përsëri dhunë nga ky proces. Dhe si palë që jemi të përfshirë në diskutimet diplomatike që po vazhdojnë, mendimi ynë është se është e panevojshme dhe e padobishme, për këdo që bën kërcënime të tilla", tha zëdhënësi.

    Qeveria serbe ka dërguar sinjale të ndryshme rreth asaj që do të bëjë në rast të shpalljes së pavarësisë në mënyrë të njëanëshme nga Kosova. Të njëjtën ditë që zoti Prorokoviç shtroi çështjen e përdorimit të forcës, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç i tha gazetës Financial Times se Beogradi nuk do të përgjigjej ushtarakisht, duke shtuar, megjithatë se shpallja e pavarësisë do të hapte një “kuti Pandore” në rajonin e trazuar.

    Zoti Prorokoviç tha se shpallja e pavarësisë do të bënte të pavlefshme marrëveshjen me Naton, sipas të cilës trupat serbe kanë qëndruar larg Kosovës për tetë vjetët e fundit dhe se ridislokimi i trupave atje është një nga 16 mundësitë që po merr në shqyrtim Beogradi. Forcat serbe zhvilluan një fushatë mizore në Kosovë dhe u dëbuan prej andej pas fushatës ajrore të Natos në vitin 1999.

    Rreth 17 mijë ushtarë të Natos vazhdojnë të jenë në Kosovë dhe analistët thonë se nuk besojnë se Serbia do të provokonte një konflikt me forcat e aleancës. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian po ndërmjetësojnë bisedimet midis udhëheqësve shqiptarë dhe serbë. Kombet e Bashkuara kanë caktuar datën 10 dhjetor si afatin për përfundimin e bisedimeve.

    Me mbështetje diplomatike nga Moska, Serbia e ka kundërshtuar planin Ahtisaari, dhe ka ofruar në vend të tij autonomi të zgjeruar për Kosovën.

Faqja 41 prej 46 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •