Patjeter qe do deshtoje pavaresia e Kosoves. Kosova do i kaloje shtetit meme, Shqiperise, por vetem kur ajo te stabilizohet ekonomikisht.
Kosova do ti merret Serbise me force, jo duke iu lutur Rusise.
Patjeter qe do deshtoje pavaresia e Kosoves. Kosova do i kaloje shtetit meme, Shqiperise, por vetem kur ajo te stabilizohet ekonomikisht.
Kosova do ti merret Serbise me force, jo duke iu lutur Rusise.
"Më 28 nëntor do të shpallim pavarësinë"
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, paralajmëron: "Plani U", pavarësi unilaterale
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në takimin e fundit të Ekipit të Unitetit, ka prezantuar një plan të tij, me të cilin kërkon që pavarësia e Kosovës të shpallet më 28 nëntor të vitit 2007. Projektin e ka quajtur "Plani U", që nënkupton - pavarësinë unilaterale. Sipas këtij plani, Çeku ka kërkuar që iniciativa për t‘u përgatitur për shpalljen e pavarësisë do të duhej të fillonte sapo Ekipi i Unitetit të kthehet nga Uashingtoni. Sipas tij, pak ditë pas kthimit dhe takimit me sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs, do të duhej të thirrej Kuvendi i Kosovës - ku edhe do të kërkohej mbështetja për caktimin e datës së pavarësisë dhe shumë hapave të tjerë. Në atë seancë, të cilën Kryeministri e parashikon të mbahet më 27 korrik. Kuvendi, përveç shpalljes së pavarësisë, do të mund të aprovonte edhe Kushtetutën e Kosovës; simbolet shtetërore dhe shpalljen e ligjeve bazuar në Pakon e Emisarit, Marti Ahtisari. Ai ka kërkuar që më datë 27 korrik të mblidhet Kuvendi i Kosovës, të cilit do t‘i prezantohej ky plan për shpalljen e pavarësisë.
Të njëjtën ditë, Kuvendi do të mund ta nxirrte një rezolutë, bazuar në kërkesën e Ekipit të Unitetit, ku do të caktohej data e shpalljes së pavarësisë dhe do të ftoheshin NATO dhe BE që të jenë prezentë në Kosovë. Kryeministri Çeku, sipas "Planit U", kërkon që 120 ditë para shpalljes së pavarësisë - të fillojnë përgatitjet për ditën finale. Ai kryesisht është përqendruar në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar dhe marrjen e përkrahjes prej tij - për njohjen e pavarësisë. Sipas planit, i cili i ka 14 pika, Ekipi i Unitetit do të duhej të fillonte një fushatë nëpër kryeqendrat evropiane dhe organizata ndërkombëtare, ku do të shpjegohej procesi dhe do të kërkohej përkrahja. Në ketë periudhë kohore, Kryeministri i Kosovës kërkon që të përfundojë puna rreth përpilimit të Kushtetutës, përcaktimit të simboleve dhe miratimi i të gjitha ligjeve që dalin nga aneksi i 12 i pakos së Ahtisarit. Gjatë kësaj kohe, thotë "Plani U", duhet të përfundojë plotësisht edhe tranzicioni i bartjes së përgjegjësive prej UNMIK-ut në institucionet e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Çeku kërkon të harmonizohen edhe veprimet me Kombet e Bashkuara për largimin e misionit të UNMIK-ut. Ai ka parashikuar edhe bisedimet me përfaqësuesit e NATO-s, në mënyrë që kjo forcë të mbështesë krijimin dhe mbikëqyrjen e forcës së re të sigurisë, në përputhje me parimet ekzistuese të Ahtisarit.
shqip
#VamosArgentina
Kane: Nuk ka një alternativë tjetër për Kosovën përveç planit “Ahtisari”
Diplomatja gjermane ka shprehur mbështetjen e saj për bisedime, të cilat sipas saj do ta çojnë përpara procesin e statusit të Kosovës nën drejtimin e treshes së përbërë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Berlin - Ndihmëssekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, gjermanja Angela Kane, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, të tregojë unitet në çështjen e Kosovës. “Njohjet e njëanshme të Kosovës si shtet i pavarur do ta ndërlikonte edhe më shumë gjendjen e bllokuar. Në vend të tyre duhet gjeturnjë zgjidhje nëpërmjet bisedimeve” tha Kane.
Diplomatja gjermane ka theksuar se nuk beson në një alternativë tjetër përvec propozimit të ndërmjetësit Marti Ahtisari. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për bisedime, të cilat sipas saj do ta çojnë përpara procesin e statusit të Kosovës nën drejtimin e treshes së përbërë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. "Mendoj se Kosova pak a shumë është e pavarur, pavarësia e të cilës nuk është legjitimuar deri tani. Serbia e sheh Kosovën ende si pjesë të saj, ndërsa pala shqiptare pret që Kosova të bëhet e pavarur brenda disa muajëve", ka thënë diplomatja gjermane në OKB.
E pyetur rreth mundësisë së pavarësisë së njëanshme, e cila është përmendur shpesh edhe nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush, Kane është shprehur se nuk mund të spekulojë rreth qëllimeve politike të Presidenti Bush, duke shpresuar se kjo do të arrihet nëpërmjet zhvillimit të negociatave dhe një koncensuesi të përbashkët të akterëve të bisedimeve, por edhe me bashkëmiratimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Sui generis
Tadic: Statusi i Kosoves nuk varet vetem nga Serbia dhe Rusia
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar hapur se statusi i Kosoves eshte nje ceshtje qe nuk varet nga Serbia dhe Rusia por nga fuqite nderkombetare.
"Statusi i ardhshem i Kosoves nuk varet vetem nga Serbia dhe vetem nga nje vend i cili ka rol te rendesishem ne bote, dhe ketu e kam fjalen per Rusine, politiken parimore te se ciles e çmoj shume”, ka deklaruar Presidenti serb Boris Tadic duke vleresuar se ceshtja varet nga vende te tjera te bashkesise nderkombetare, te cilat jane anetare te Keshillit te Sigurimit dhe puna e Serbise eshte qe te binde te gjitha anetaret e KS-se ne OKB. "Na presin edhe shume dite te veshtira dhe sfida te medha dhe negociata per te cilat ne kete moment nuk ua dime as formen e as menyres se si do te udhehiqen, por eshte shume e rendesishme metodologjia e tyre, ne menyre qe me nje siguri me te madhe te mund te presim fundin e tyre ", eshte shprehur Tadic, retorika e te cilit shenon nuansa qe e dallojne nga ajo e kryeministrit serb Koshtunica
Sui generis
Të vendosur për implementimin e Paketës së Ahtisaarit
Kryetari i ORA-s, Veton Surroi, u takua sot me Shefin e Misionit Planifikues të Bashkimit Evropian në Kosovë, Casper Klynge, me të cilin bisedoi për çështjet që kanë të bëjnë me këtë fazë të negociatave.
“Ia shpreha besimin tim se institucionet e Kosovës duhet të jenë partnere në këtë proces duke përgatitur kornizën e veprimit të shtetit të pavarur, natyrisht duke e implementuar Paketën e Ahtisaarit, duke e shndërruar Paketën e Ahtisaarit në një agjendë legjislative”, ka thënë Surroi, duke shtuar se prania e ardhshme, posaçërisht në sundimin e ligjit, duhet të fokusohet në ç`rrënjosjen e korrupsionit sepse kjo është një dukuri brengosëse, një shfaqje brengosëse në shoqërinë tonë.
Ndërkaq Klynge theksoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në vendosjen e misionit në fushën e sundimit të ligjit, pasi paraprakisht të jetë marrë një vendim politik.
“Po ashtu i theksova z.Surroi që në këtë periudhë të angazhimit në kuadër të fazës përgatitore të gjithë ekspertët tanë janë duke punuar me kapacitet të plotë në mënyrë që të sigurohemi se misioni të jetë i përgatitur që të aktivizohet plotësisht kur ti vije koha.
Se kur do të vijë kjo kohë është vështirë të them, por mund të them se shpresojmë se kjo kohë të vije sa më parë”, tha ai.
Ne mbesim të përkushtuar, tha Klynge, të punojmë në bazat e planit të Ahtisaarit, në referencë të kompetencave të parapara për misionin.
Sui generis
Lulzim Basha: Paketa e Ahtisarit – Kompromisi me I madh
Paketa Ahtisaari, qe perben konsensusin me te madh nderkombetar dhe kompromisin me te madh te mundeshem dhe te arritshem. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste per BBC-ne shefi I diplomacise shqiptare Lulzim Basha
A do te kete ndonje ndryshim ne qendrimin e Shqiperise per statusin e Kosoves pas fazes se re te bisedimeve?
Diplomacia shqiptare eshte konsekuente ne qendrimin e saj, shteti shqiptar eshte i qarte dhe rigoroz ne qendrimin e tij, sa i perket statusit te Kosoves. Paketa Ahtisaari, qe perben konsensusin me te madh nderkombetar dhe kompromisin me te madh te mundeshem dhe te arritshem, eshte dhe mbetet baza e çdo bisedimi te mundshem ne opinionin e diplomacise shqiptare dhe perfaqesuesve te shtetit shqiptar.
Minister Basha, keni pasur disa verejtje se voni edhe nga ish-kolegu i juaj, ish-ministri i diplomacise shqiptare Besnik Mustafaj dhe nga opozita se diplomacia shqiptare nuk eshte duke ushtruar nje diplomaci aktive?
Ne fakt thelbi i deklarates se zotit Mustafaj eshte pak ndryshe. Kishte te bente me nivelin e reagimit ne javen e kaluar, nivel i cili u perfaqesua nga Kryeministri shqiptar dhe une mund te them se niveli i reagimit ishte nivel i duhur, pasi erdhi pas reagimit te Presidentit te Kosoves dhe kuptohet ne nivele te tilla reagimi, ne nivelin e Kryeministrit e jo te ministrit te Jashtem, eshte mbase me i arsyeshem. Me sa kuptoj, ky eshte edhe thelbi i deklarates se zotit Mustafaj. Kosova i ka kufijte e saj dhe me keta kufij duhet dhe do te behet pjese e komunitetit nderkombetar te kombeve sovrane.
Çfare mund te beje ne fakt Ministria e Puneve te Jashtme dhe rrjeti diplomatik qe ka Shqiperia neper bote, ne shtyrjen perpara te ketij procesi per Kosoven?
Me lejoni shkurtimisht te rendis veprimtarine e deritanishme per te kuptuar me mire se ku synon diplomacia shqiptare ne vijim. Diplomacia ne vetvete nuk ka qene asnjehere me e angazhuar sesa keto tre-kater muajt e fundit, duke filluar nga takimi bilateral me Sekretaren amerikane te Shtetit Condoleeza Rice, duke vazhduar me takimet e treshes, nese mund ta quaj keshtu, te Brukselit, Sekretarin e Pergjithshem Jaap de Hoop Schefer, zotin Solana dhe zotin Oli Rehn, duke filluar me pas me turin diplomatik ne Ballkan, fillimisht ne Kosove, Maqedoni dhe me pas ne Mal te Zi, si dhe ne takimet bilaterale me Ministrat e Jashtem te Italise, pastaj te Sllovenise, te Spanjes dhe te Portugalise, e cila e ka radhen e udheheqjes se BE-se. Kosova ka qene ne qender te diplomacise publike, pra asaj qe ka qene publike, dhe ne kete menyre ka dhene nje kontribut thelbesor. Ku qendron ky kontribut? Ne radhe te pare, gjate diskutimeve ne Keshill te Sigurimit, ishte qendrimi i Shqiperise kunder asaj qe ne e quajtem unilaterizem bllokues te Rusise, i cili kontribuoi thelbesisht ne ndryshimin e strategjise, ose me mire te themi te taktikes se aleateve perendimore, te cilet ne vizionin tone, me bisedimet e pritshme shtese 120-diteshe, japin edhe shansin e fundit per nje zgjidhje qe mund te kaloje ne KS. Duke i paraprire zhvillimeve, Shqiperia ka formuluar per here te pare nje pozicion, i cili deklaron qarte se ne rast te mossuksesit ne KS te OKB-se, per çfaredo arsye, i takon Bashkimit Evropian ne radhe te pare, duke e konsideruar Kosoven si nje problem evropian te sigurise dhe NATO-s, duke perfshire ketu edhe SHBA-ne, qe te ndermarrin hapat e nevojshem ne terren per zbatimin e pakos se Ahtisaarit, si zgjidhja me e mire, me e drejte, me e ekuilibruar dhe me e qendrueshme per statusin final te Kosoves. Ne jemi angazhuar ne bashkerendim te plote me faktorin politik te Kosoves, me Ekipin e Unitetit, institucionet e Kosoves, Parlamentin, Presidentin, Kryeministrin, opoziten e Kosoves, qe e gjithe veprimtaria diplomatike e jashtme, por shume e rendesishme edhe e brendshme qe ka te bej me opinionin publik te Kosoves, te orientohet ne ate drejtim qe te mos lejoje asnje hapesire per keqperdorim te situates nga kundershtaret e pavaresise se Kosoves. Nje arritje shume e qendrueshme e diplomacise shqiptare ka qene bashkerendimi i qendrimit me fqinjet tane, ku deshiroj te kujtoj, ne veçanti, deklaratat e perbashketa me Maqedonine, deklarata te cilat, ne qofte se ju kujtohet, nxiten edhe nota proteste nga Beogradi zyrtar, protesta te cilat jane perseritur edhe ne forumet shumepaleshe, ku Shqiperia eshte perfaqesuar me Ministrin e Jashtem dhe Kryeministrin dhe eshte angazhuar ne debat te rregullt me homologet serbe.
Minister Basha, permendet deklaraten e perbashket me Ministrine e Jashtme te Maqedonise. Se voni, pati nje deklarate nga kryeministri maqedonas, se Maqedonia duhet te luftoje me te gjitha mjetet qe te mos ndodhe ndarja e Kosoves, ose mos te futet si opsion, nderkohe qe edhe ju keni bere nje deklarate, ku keni shprehur shqetesimin tuaj per destruktivitetin e nje ideje te tille...
Per ne, çdo skenar, qe i largohet paketes Ahtisaari, eshte nje perpjekje per ta futur procesin e Kosoves ne nje rruge te gjate, per ta zgjatur ate, dhe te nje perfundimi qe nuk eshte ne perputhje me parimet e Grupit te Kontaktit, te cilave paketa e Ahtisaarit i permbahet plotesisht.
Ku e shihni ju rrezikun e ndarjes se Kosoves, çfare ndikimi do te kishte kjo ne rajon?
Çfare motivesh ka ndarja e Kosoves? Ka sigurisht motivin e bashkangjitjes se pjeseve ku ka shumice te nje komuniteti, shtetit ame, ne kete rast Serbise. Si mund t'i pergjigjesh nje kerkese te ngjashme te ardhur nga nje komunitet, le te themi komuniteti i Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit per bashkim me Kosoven? Pra, hapet "kutija e Pandores" dhe hapet ne baze te parimit te shteteve etnike. Shqiperia ngrihet kunder ketij parimi, pasi ky parim ishte ai qe solli vuajtjet dhe kalvaret e pafundme, jo vetem te shqiptareve, por edhe te popujve te ish-Republikes Federative te Jugosllavise. Ishte nje skenar i ideuar ne Beograd nga Milosheviçi, eshte nje skenar qe duhet varrosur nje here e pergjithmone. Kosova i ka kufijte e saj dhe me keta kufij duhet dhe do te behet pjese e komunitetit nderkombetar te kombeve sovrane.
Tirana zyrtare gjate viteve ka hezituar qe ndoshta te kishte nje rol me aktiv ne gjithe krizen e Kosoves, kjo per arsye te njohura. Po fitohet pershtypja se pas vizites se Presidentit amerikan George Bush ne Tirane, sikur ka nje faze te re te qasjes, apo implikimit te Tiranes ne krizen e Kosoves.
Une mund t'ju them se qendrimi i qeverise Berisha ka qene konstant ne kete drejtim dhe se deklarata e Presidentit Bush ne Tirane shenon nje pike kulminante ne perpjekjet e Qeverise shqiptare, Kryeministrit shqiptar dhe diplomacise shqiptare, ne drejtim te finalizimit te çeshtjes se Kosoves, si çeshtja me e rendesishme per shqiptaret ne rajon, si nje çeshtje me specifike te vaçante per interesin kombetar te Shqiperise si vend. Mund t'ju them se asgje me pak se kjo qe eshte bere nuk do te pritet dhe nuk do te tolerohet nga strukturat tona. Ne do te jemi gjithmone siç kemi qene deri tani, shume aktive, shume te angazhuar dhe do t'i paraprijme e jo t'i ndjekim zhvillimet ne rrafshin nderkombetar, brenda mundesive qe ka Shqiperia, duke pasur gjithmone ne qender te vemendjes objektivin kryesor, qe eshte pavaresia e Kosoves.
Cilat jane kontaktet qe keni me Prishtinen, minister?
Jane kontakte ne nivel kolegesh, parlamentare, ne nivelin e shefit te ekzekutivit, anetareve te tjere te ekzekutivit, anetareve te tjere te Grupit te Unitetit, shefit te opozites dhe ne pergjithesi te gjithe atyre qe jane te angazhuar ne menyre te perditshme ne sfidat qe paraqet procesi i finalizimit te statusit te Kosoves.
Marre nga BBC
Sui generis
Proçesi i statusit vetëm sipas paketës Ahtisari
BBC
24-08-2007
Largimi nga paketa “Ahtisari”, skenar për ta futur procesin e Kosovës në një rrugë të gjatë
BBC - A do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Shqipërisë për statusin e Kosovës pas fazës së re të bisedimeve?
Diplomacia shqiptare është konsekuente në qëndrimin e saj, shteti shqiptar është i qartë dhe rigoroz në qëndrimin e tij sa i përket statusit të Kosovës. Paketa Ahtisari, që përbën konsensusin më të madh ndërkombëtar dhe kompromisin më të madh të mundshëm dhe të arritshëm, është dhe mbetet baza e çdo bisedimi të mundshëm në opinionin e diplomacisë shqiptare dhe përfaqësuesve të shtetit shqiptar.
BBC - Ministër Basha, keni pasur disa vërejtje së voni edhe nga ish-kolegu i juaj, ish-ministri i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj, dhe nga opozita se diplomacia shqiptare nuk është duke ushtruar një diplomaci aktive?
Në fakt, thelbi i deklaratës së zotit Mustafaj është pak ndryshe. Kishte të bënte më nivelin e reagimit në javën e kaluar, nivel i cili u përfaqësua nga Kryeministri shqiptar, dhe unë mund të them se niveli i reagimit ishte nivel i duhur, pasi erdhi pas reagimit të presidentit të Kosovës, dhe kuptohet në nivele..................... të tilla reagimi në nivelin e Kryeministrit e jo të ministrit të jashtëm, është mbase më i arsyeshëm. Me sa kuptoj, ky është edhe thelbi i deklaratës së zotit Mustafaj.
BBC - Çfarë mund të bëjë në fakt Ministria e Punëve të Jashtme dhe rrjeti diplomatik që ka Shqipëria nëpër botë, në shtyrjen përpara të këtij procesi për Kosovën?
Më lejoni shkurtimisht të rendis veprimtarinë e deritanishme për të kuptuar më mirë se ku synon diplomacia shqiptare në vijim. Diplomacia në vetvete nuk ka qenë asnjëherë më e angazhuar se sa këto tre-katër muajt e fundit, duke filluar nga takimi bilateral me Sekretaren amerikane të Shtetit Condoleeza Rice, duke vazhduar me takimet e treshes, nëse mund ta quaj kështu, të Brukselit, sekretarin e përgjithshëm Jaap de Hoop Schefer, zotin Solana dhe zotim Oli Rehn, duke filluar më pas me turin diplomatik në Ballkan, fillimisht në Kosovë, Maqedoni dhe më pas në Mal të Zi, si dhe në takimet bilaterale me Ministrat e Jashtëm të Italisë, pastaj të Sllovenisë, të Spanjës dhe të Portugalisë, e cila e ka radhën e udhëheqjes së BE-së. Kosova ka qenë në qendër të diplomacisë publike, pra asaj që ka qenë publike, dhe në këtë mënyrë ka dhënë një kontribut thelbësor. Ku qëndron ky kontribut? Në radhë të parë, gjatë diskutimeve në Këshillin e Sigurimit, ishte qëndrimi i Shqipërisë kundër asaj që ne e quajtëm unilaterizëm bllokues të Rusisë, i cili kontribuoi thelbësisht në ndryshimin e strategjisë, ose më mirë të themi, të taktikës së aleatëve perëndimorë, të cilët në vizionin tonë, me bisedimet e pritshme shtesë 120-ditëshe, japin edhe shansin e fundit për një zgjidhje që mund të kalojë në KS-it. Duke i paraprirë zhvillimeve, Shqipëria ka formuluar për herë të parë një pozicion, i cili deklaron qartë se në rast të mossuksesit në KS-it të OKB-së, për çfarëdo arsye, i takon Bashkimit Evropian në radhë të parë, duke e konsideruar Kosovën si një problem evropian të sigurisë dhe NATO-s, duke përfshirë këtu edhe SHBA-në, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm në terren për zbatimin e pakos se Ahtisarit, si zgjidhja më e mirë, më e drejtë, më e ekuilibruar dhe më e qëndrueshme për statusin final të Kosovës.
Ne jemi angazhuar në bashkërendim të plotë me faktorin politik të Kosovës, me Ekipin e Unitetit, institucionet e Kosovës, parlamentin, presidentin, kryeministrin, opozitën e Kosovës, që e gjithë veprimtaria diplomatike e jashtme, por shumë e rëndësishme edhe e brendshme që ka të bëj me opinionin publik të Kosovës, të orientohet në atë drejtim që të mos lejojë asnjë hapësirë për keqpërdorim të situatës nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës. Një arritje shumë e qëndrueshme e diplomacisë shqiptare ka qenë bashkërendimi i qëndrimit me fqinjët tanë, ku dëshiroj të kujtoj, në veçanti, deklarata e përbashkëta me Maqedoninë, deklarata të cilat, në qoftë se ju kujtohet, nxitën edhe nota proteste nga Beogradi zyrtar, protesta të cilat janë përsëritur edhe në forumet shumëpalëshe, ku Shqipëria është përfaqësuar me Ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin dhe është angazhuar në debat të rregullt me homologët serbë.
BBC - Ministër Basha, përmendët deklaratën e përbashkët me Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Së voni pati një deklaratë nga kryeministrit maqedonas, se Maqedonia duhet të luftojë me të gjitha mjetet që të mos ndodhë ndarja e Kosovës, ose mos të futet si opsion, ndërkohë që edhe ju keni bërë një deklaratë ku keni shprehur shqetësimin tuaj për destruktivitetin e një ideje të tillë...
Për ne, ç'do skenar që i largohet paketës Ahtisari, është një përpjekje për ta futur procesin e Kosovës në një rrugë të gjatë, për ta zgjatur atë, dhe të një përfundimi që nuk është në përputhje me parimet e Grupit të Kontaktit, të cilave, paketa e Ahtisarit i përmbahet plotësisht.
BBC - Ku e shihni ju rrezikun e ndarjes së Kosovës, çfarë ndikimi do të kishte kjo në rajon?
Çfarë motivesh ka ndarja e Kosovës? Ka sigurisht motivin e bashkangjitjes së pjesëve ku ka shumicë të një komuniteti, shtetit amë, në këtë rast Serbisë. Si mund t'i përgjigjesh një kërkese të ngjashme të ardhur nga një komunitet, le të themi komuniteti i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për bashkim me Kosovën? Pra, hapet "kutia e Pandorës", dhe hapet në bazë të parimit të shteteve etnike. Shqipëria ngrihet kundër këtij parimi, pasi ky parim ishte ai që solli vuajtjet dhe kalvaret e pafundme jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të popujve të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë. Ishte një skenar i ideuar në Beograd nga Millosheviqi, është një skenar që duhet varrosur një herë e përgjithmonë. Kosova i ka kufijtë e saj, dhe me këta kufij duhet dhe do të bëhet pjesë e komunitetit ndërkombëtar të kombeve sovrane.
BBC - Tirana zyrtare gjatë viteve ka hezituar që ndoshta të kishte një rol më aktiv në gjithë krizën e Kosovës, kjo për arsye të njohura. Po fitohet përshtypja se pas vizitës së presidentit amerikan George Bush në Tiranë, sikur ka një fazë të re të qasjes apo implikimit të Tiranës në krizën e Kosovës.
Unë mund t'ju them se qëndrimi i qeverisë Berisha ka qenë konstant në këtë drejtim dhe se deklarata e Presidentit Bush në Tiranë, shënon një pikë kulminante në përpjekjet e qeverisë shqiptare, kryeministrit shqiptar dhe diplomacisë shqiptare në drejtim të finalizimit të çështjes së Kosovës, si çështja më e rëndësishme për shqiptarët në rajon, si një çështje me specifikë të veçantë për interesin kombëtar të Shqipërisë si vend. Mund t'ju them se asgjë më pak se kjo që është bërë, nuk do të pritet dhe nuk do të tolerohet nga strukturat tona. Ne do të jemi gjithmonë siç kemi qenë deri tani, shumë aktivë, shumë të angazhuar dhe do t'i paraprijmë e jo t'i ndjekim zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar, brenda mundësive që ka Shqipëria, duke pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes objektivin kryesor, që është pavarësia e Kosovës.
BBC - Cilat janë kontaktet që keni me Prishtinën, ministër?
Janë kontakte në nivel kolegësh, parlamentare, në nivelin e shefit të ekzekutivit, anëtarëve të tjerë të ekzekutivit, anëtarëve të tjerë të Grupit të Unitetit, shefit të opozitës dhe në përgjithësi të gjithë atyre që janë të angazhuar në mënyrë të përditshme në sfidat që paraqet procesi i finalizimit të statusit të Kosovës.
#VamosArgentina
Koshtunica: S'eshte mire qe SHBA po insiston ne planin e Ahtisarit
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka theksuar sot se "nuk është mirë që në prag të negociatave të reja mbi Kosovën, SHBA vazhdon te insistojë në Planin e Ahtisarit”.
Serbia nuk e shikon me sy te mire kembenguljen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per zbatimin e planit te Ahtisarit ne lidhje me ceshtjen e statusit te Kosoves. Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka theksuar sot se "nuk është mirë që në prag të negociatave të reja mbi Kosovën, SHBA vazhdon te insistojë në Planin e Ahtisarit”.
"Nuk është mirë që me këtë plan parashikohet që NATO të ketë ate rol qe deri tani nuk e ka pasur asnje organizatë ushtarake në botë " theksohet në një deklaratë me shkrim të kryeministrit serb. Sipas fjalëve të tij, "Serbia është e gatshme ta marrë pjesën e përgjegjësisë së vet dhe të ofrojë kontribut adekuat në gjetjen e zgjidhjes kompromise". Koshtunica ka vlerësuar se ajo zgjidhje mund të arrihet nëqoftëse "SHBA
heq dorë nga Plani i Ahtisarit, respektivisht nëse të gjithë do ta respektojnë Kartën e KB dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare". (rtk/balkanweb)
Sui generis
Ahtisari: Ceshtja e pazgjidhur e Kosoves rrezikon stabilitetin e rajonit
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara bën thirrje që statusi i Kosovës duhet të përcaktohet pikërisht pasi Grupi i Kontaktit të njoftojë rezultatin e negociatave shtese 120 ditore mes Prishtines dhe Beogradit.
Marti Ahtisari paralajmëron edhe njëherë se nëse nuk zgjidhet cështja e Kosovës menjëherë pas 10 dhjetorit atëherë rrezikohet destabiliteti i gjithë Ballkanit perëndimor. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara bën thirrje që statusi i Kosovës duhet të përcaktohet pikërisht pasi Grupi i Kontaktit të njoftojë rezultatin e negociatave shtese 120 ditore mes Prishtines dhe Beogradit. Këto komente Ahtisari i ka bërë në një forum në Slloveni. Ai ka shprehur bindjen se nuk beson se në këto negociata të reja do të zgjidhet cështja e Kosovës, pasi dallimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë tepër të mëdha.
Sipas Ahtisarit, Beogradi vazhdon të këmbëngulë qe Kosova të mbetet krahinë autonome në kuadër të Serbisë, kurse Prishtina kerkon pa diskutim pavarësinë e Kosovës. Pas këtyre komenteve, shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremic ka braktisur darken zyrtare per perfaqësuesit e këtij forumi në Slloveni, pasi nuk iu dha e drejta qe te reagonte pas planit Ahtisari.
Sui generis
Vordsvort: Plani i Ahtisarit eshte ende ne tavoline
Ambasadori britanik ne Beograd, Stiven Vordsvort thote se shpreson qe te dy palet do te angazhohen teresisht ne vazhdimin e negociatave mbi statusin e ardhshem te Kosoves
Ambasadori i Britanise se Madhe ne Serbi, Stiven Vordsvort iu ka thene gazetareve ne Beograd, se shpreson qe te dy palet do te angazhohen teresisht ne vazhdimin e negociatave mbi statusin e ardhshem te Kosoves dhe ka shtuar se "Iu mbetet te dy paleve te paraqesin ide, do te shohim çka do te mund te mendojne si alternative te re", duke theksuar se "nderkohe Plani i Ahtisaarit eshte ne tavoline". Ai ka perseritur se Plani i Ahtisarit e ka mbeshtetjen e qarte te Sekretarit te Pergjithshem te KB, te BE dhe te shumices ne KS te KB dhe se ai plan ne KS nuk eshte miratuar per shkak te Rusise, e cila ka qene midis atyre qe konsiderojne se duhet kohe shtese per arritjen e kompromisit, qe tash e kemi, por do te shihet ne dhjetor nese kjo eshte e mundshme", ka theksuar ambasadori britanik Vodsvort.
"Nese nuk do te kete perparim na mbetet ajo qe eshte ne tavoline, pra Plani i Ahtisarit", ka theksuar Vordsvort. Lidhur me komentet e disa anetareve te Qeverise se Serbise dhe te partise se kryeministrit Vojisllav Koshtunica se vendet perendimore po e mbeshtesin Planin e Ahtisarit ne menyre qe te krijojne shtetin e NATO-s ne Kosove, ambasadori britanik ka thene se nuk i kupton deklaratat e tilla, sepse BE eshte ai qe e ka rolin shume me te madh, sipas Planit te Ahtisarit, dhe Kosova do te duhej te ishte shtet i BE-se, e jo i NATO-s. Perkitazi me paralajmerimet e shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves, Vordsvort ka thene se i eshte bere qarte me dije pales shqiptare se kjo nuk guxon te ndodhe, se deri ne fund te dhjetorit do te zgjasin bisedimet dhe duhet te pritet epilogu i tyre. (RTK)
Sui generis
Krijoni Kontakt