Close
Faqja 37 prej 46 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 452
  1. #361
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Takimi Berisha- Ban Kin Moon: Kosova e pavarur

    Ne takimin e perbashket, te dy bashkebiseduesit kane ndare idene se vonesat ne njohjen e statusit final te Kosoves nuk jane te frytshme dhe te dobishme


    Ne vazhdim te vizites se tij ne New York kryeministri Sali Berisha eshte takuar edhe me Sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun. Ne takimin e perbashket, te dy bashkebiseduesit kane ndare idene se vonesat ne njohjen e statusit final te Kosoves nuk jane te frytshme dhe te dobishme. Ban Ki Mun u shpreh se zgjidhja e statusit final te Kosoves eshte shume e rendesishme jo vetem per rajonin, por edhe per te gjithe Europen. Per kete arsye, ai theksoi se eshte duke punuar me te gjithe aktoret nderkombetare per te bere te mundur arritjen e konsensusit per zgjidhjen statusit te Kosoves.

    Ndersa kryeministri shqiptar nga ana e tij ka falenderuar administraten e Kombeve te Bashkuara per ndihmen e madhe qe i kane dhene Kosoves duke theksuar se zgjidhja e duhur eshte respektimi i kufijve nderkombetar duke perfshire edhe kufijte e Kosoves. Kryeministri Berisha eshte shprehur me tej se, fatekeqesisht, qendrimi i Serbise eshte ekstremist dhe i paarsyeshem, pasi Beogradi nuk kerkon zgjidhje, por kerkon ndarje. Ne fund te takimit sekretari I pergjithshem I OKB-se eshte shprehur se Plani Ahtisari ka te gjithe elementet e arsyeshem per te siguruar paqe dhe stabilitet ne Kosove, si dhe per te siguruar nje te ardhme evropiane per Kosoven dhe te gjithe rajonin.
    Sui generis

  2. #362
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Reuters: Bush do caktoje se shpejti daten per pavaresine

    Sipas analistit Hamilton Bush do te marre nje vendim per Kosoven, ne rast se nuk arrihet asnje marreveshje me Rusine, e cila kundershton pavaresine

    Presidenti amerikan Bush do te caktoje se shpejti nje afat per pavaresine e Kosoves. Keshtu thuhet ne nje analize te agjencise prestigjoze te lajmeve britanike Rojter. Sipas analistit Dagllas Hamilton presidenti amerikan do te marre nje vendim per Kosoven, ne rast se nuk arrihet asnje marreveshje me Rusine, e cila kundershton pavaresine. Bush dhe homologu i tij Putin do te takohet ne 1-2 korrik, dhe te dy zyrtaret mund te arrijne nje kompromis. Nese jo, sipas analizes se Rojterit, Bush e ka bere te qarte se do te deklaroje: “Mjaft me. Kosova eshte e pavarur”. Por analisti Hamilton thote se nje gje e tille do te krijoje probleme me BE-ne, pasi ata kane nevoje per nje mandat ligjor qe te realizojne misionin e tyre ne Kosove. Mbi te gjitha BE deshiron te flase me nje ze per kete ceshtje. Analisti britanik thote se edhe njehere strategjia perendimore ne Ballkan vihet ne dileme, pasi nga njera ane SHBA ben thirrje te qarte per pavaresine e Kosoves, ndersa blloku me 27 anetare shqetesohet per teknikat ligjore dhe percarjet e brendshm. (News 24)

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kather: “Vendimi per statusin e Kosoves na duhet tani”

    • Lt. Gen. Roland KATHER, komandant i KFOR-it, ne nje interviste per radion "Europa e Lire", ka bere te ditur pikepamjet e tij ne lidhje me statusin e Kosoves

    Lt.Gen.Kather, ne prononcimet tuaja te fundit keni thene se per shkaqe sigurie, vendimi per statusin duhet te arrihet shume shpejte. A do ta rrezikonin shtyrjet e mundshme ne kete drejtim situaten aktuale te sigurise?

    Kam thene se na duhet vendimi sa me shpejte qe te jete e mundshme dhe se fundi kam filluar ta perseris dhe citoj nese mundem presidentin e Shteteve te Bashkuara, duke thene se na duhet me shpejte dhe jo me vone. Kete e kam thene nga pergjegjesia ime per te ofruar siguri. E shoh se nje nderlidhje midis zhvillimeve te pergjithshme dhe sigurise, veçanerisht ne kuader te zhvillimit ekonomik. Dhe ketu shoh nje ndikim te qarte.

    Shoh gjithashtu se njerezit, pas tete vjetesh, jane duke pritur nje vendim, shoh se tani eshte koha per kete vendim, njerezit duan qartesi dhe secili ka nevoje per qartesi se si do te shkojme ne te ardhmen. Ne kete menyre mund te kemi zhvillime te metutjeshme ne te gjitha aspektet. Dhe kjo natyrisht ka ndikim ne situaten e sigurise, edhe pse jam i kenaqur se situata e sigurise eshte mjaft e qete, nuk mund te jem i pakenaqur. Por, ne afat me te gjate kohor, per nje zhvillim ne afat me te gjate, na duhet vendimi tani.

    Nese ndodhe e kunderta, prej nga do te vinin rreziqet?
    Veshtire te thuhet. Une nguroj te pergjigjem ne pyetjet me “nese”. Pike se pari, une nuk shoh ndonje shtyrje, mendoj se njerezit jane shume te zene, politikanet jane shume te zene per te gjetur nje zgjidhje te vertete dhe te pershtatshme. Ata jane duke punuar shume ne kete drejtim dhe une mund t’i kuptoj politikanet dhe mund t’i kuptoj njerezit, sepse behet fjale per nje problematike shume, shume te nderlikuar dhe nuk jemi duke biseduar per motin.

    E shoh angazhimin, e shoh dinamiken, e shoh motivimin, e shoh shtysen. Kemi pasur takimin ne Heiligendamm, gjate te cilit eshte biseduar shume per kete çeshtje. Mire, aty nuk eshte arritur zgjidhja, por pastaj kishim takimin e drejtoreve politike ne Paris, ende nuk i kam rezultatet e ketij takimi, por shpresoj t’i kemi se shpejti dhe do te kemi takimin e ardhshem midis presidentit Bush dhe presidentit Putin ne fillim te muajit te ardhshem. Pra, shoh shume levizje dhe kjo eshte e domosdoshme.

    Prandaj, tash per tash nuk shoh ndonje sfide apo kercenim dhe veçanerisht per faktin se njerezit tashme e kane kuptuar mesazhin se nuk ekziston menyra e zgjidhjes se problemeve nepermjet dhunes. Ata e kane kuptuar kete mesazh dhe jane ngopur me mua duke u thene se çfare duhet bere e çfare jo. Ata e dijne si behet kjo pune, e kuptojne se ky eshte nje proces shume demokratik qe kerkon kohe. Ndoshta duhet edhe pak durim dhe njerezit e kane ate dhe ne fund do te shohim, me shpresen e nje zgjidhjeje nga e cila do te perfitonin te gjithe kosovaret.

    Ne cilindo rast, Kosova tani eshte duke u pergatitur per periudhen e pas-statusit. Si do te duket KFOR-i pas zgjidhjes se statusit; a do te kete reduktime apo ndonje ndryshim tjeter?
    Ne jemi ketu ne kuader te mandatit qe na eshte dhene me rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe kjo nuk do te ndryshoje deri ne nje rezolute tjeter, udhezim, mandat apo çkado tjeter. Kjo çeshtje eshte politike.

    Deri atehere ne do te rrijme. Sekretari i pergjithshem i NATO-s eshte pyetur se fundi se sa do te rrije KFOR-i ne Kosove dhe ai ishte shume i qarte ne pergjigje, duke thene sa te jete e nevojshme. Dhe ky eshte edhe qendrimi im, ne do te rrijme per aq sa te kete nevoje. Megjithate, kjo eshte vetem nje fraze, se ciles mund t’i shtohen disa fakte dhe te dhena tjera. Mund te thuhet se pas miratimit te statusit, do te fillojme periudhen e tranzicionit prej 120 ditesh.


    Ne kete periudhe, Keshilli i NATO-s ka vendosur se mandati, organizimi dhe fuqia e KFOR-it nuk do te ndryshojne. Rrjedhimisht, mund te thuhet se nuk do te kete ndryshime gjate vitit 2007 dhe sipas te gjitha gjaseve nuk do te kete ndryshime as gjate vitit 2008. Pastaj, kjo çeshtje duhet te shqyrtohet, meqe nuk eshte nje situate qe e percakton koha, por nje situate qe percaktohet nga ngjarjet. Pastaj, duhet te kemi nje vleresim adekuat ushtarak, por une e parashoh qe NATO-ja, pra KFOR-i, te mbetet ketu per nje kohe, per te ofruar siguri, por edhe si factor stabiliteti dhe vazhdimesie.

    Institucioni i vetem ushtarak ne Kosove eshte KFOR-i. Here pas here, ka pasur thashethena per disa njesi paramilitare qe veprojne ne veri te Kosoves. A ka zbuluar KFOR-i deri me tash ndonje deshmi per aktivitete te ketilla?

    Shikoni, ne keto kohe thelbesore, ne keto kohe kur natyrisht te gjithe jane duke pritur nje vendim, mund te verrehet nje rritje nervozizmi. Dhe thashethenat jane duke u perhapur gjithandej. Po, ne i kemi kontrolluar keto njoftime. Ne keto kohe thelbesore, per NATO-n dhe KFOR-in qe kryejne punen ne menyre absolutisht te barabarte dhe te paanshme, kemi pyetur fqinjet tane. Siç e dini, kemi marredhenie te shkelqyeshme me Serbine, personalisht kam raporte te shkelqyeshme me shefin e mbrojtjes, gjeneralin Ponosh.

    I kemi pyetur te gjithe fqinjet dhe kemi biseduar per kete çeshtje, sepse mendoj se eshte e rendesishme te zbatojme ate qe une e quaj komunikim dhe dialog. Duhet komunikuar dhe duhet zhvilluar nje dialog me secilin, veçanerisht me fqinjet. Dhe, derisa ne zbatojme misionin tone ne menyre te paanshme, une e kam pyetur gjeneralin Ponosh dhe ai me ka thene:

    “Ne i kemi veteranet tane te luftes, njesoj sikur qe edhe shqiptaret i kane veteranet e tyre te luftes”. Qe te dy i nderuam veteranet e luftes, por gjithashtu thame se nuk mund te quhen terroriste, ata jane veterane lufte dhe i kemi nen kontrolle. Ne kontrollojme me kujdes te madh çdo incident ne Kosove dhe perfundimi eshte se une nuk kam asnje deshmi, nuk kam asnje shenje, asnje tregues te çfaredo strukture paramilitare ne Kosove.

    Pemendet nervozizmin ne kete periudhe te veçante. Do te citoja ketu te perditshmen “Wall Street Journal”, ne te cilen, duke iu referuar deshtimit te mundshem ne miratimin e rezolutes, eshte thene se “trupat e NATO-s ne Kosove duhet te pergatiten nese paramilitaret serbe vendosin te jetesojne kercenimet e tyre dhe nese dhuna e çfaredo lloji mund te shpertheje”. A eshte KFOR-i i gatshem per nje skenar te ketille?

    Serish, eshte nje pyetje qe fillon me “nese” dhe eshte e veshtire te pergjigjem. E kemi diskutuar kete çeshtje me forcat e armatosura serbe dhe pikerisht kete pyetje e kam ngritur edhe une me gjeneralin Ponosh. Dhe qe te dy, jemi pajtuar ne teresi, se une kam mandatin tim per te ruajtur nje ambient te qete dhe te sigurte ne Kosove dhe ky mandat perfundon ne vijen kufitare administrative, ne kufi me Shqiperine, Malin e Zi dhe Maqedonine.

    Njekohesisht, ai me ka thene se edhe ai e ka mandatin e vet per te ruajtur nje ambient te qete dhe te sigurte ne Serbi dhe mandati i tij perfundon - sipas rezolutes 1244, e veçanerisht sipas Marreveshjes Tekniko-Ushtarake – tek vija kufitare administrative. Ai eshte pajtuar dhe e ka konfirmuar disa here se nuk do te kete zbarkim te forcave te armatosura serbe ne territorin e Kosoves.

    Per fund, KFOR-i sapo ka shenuar ditelindjen e tete, me synimin paresor per te ruajtur nje ambient te qete dhe te sigurte. Sa e veshtire eshte te ruhet nje ambient i ketille ne Kosove?
    Eshte nje biznes normal. Eshte nje biznes profesional per ushtaret tane, por eshte diçka me shume se kaq. Siç e dini, ne jemi ne kuader te 1244-shit, ne nje operacion paqeruajtes, prandaj nuk mund te ndjekim vetem misionin ushtarak. Pra, jemi duke zbatuar nje qasje te gjitheperfshirese mbi prioritetet kyçe qe i jane dhene misionit ushtarak. Por, e gjithe kjo eshte e mbeshtetur nga nje sere masash, aktivitete te ndryshme, masa perkrahese, kryesisht per femijet per t’ua mundesuar atyre nje standard evropian te edukimit dhe ne i perkrahim njerezit kudo qe mundemi.

    Shtylla e trete eshte informimi dhe mendoj se kjo eshte thelbesore ne kete kohe. Kjo eshte arsyeja pse jam i kenaqur se ne bashkepunim te ngushte me shefin e UNMIK-ut, me institucionet e perkohshme dhe me OSBE-ne jemi duke realizuar ate qe ne e quajme nje fushate te zgjeruar te informimit, per t’i njohur njerezit me ate qe po ndodhe, me ate qe ne po bejme, me ate qe ne presim nga ata per te bere, sepse te gjithen mund ta bejme bashkerisht.

    Pra, eshte nje sfide, meqe konsumon edhe kohe dhe natyrisht eshte nje mision i veshtire. Por, njekohesisht eshte nje mision qe te ofron kenaqesi, sepse ekziston nje bashkepunim i shkelqyeshem me komunitetin nderkombetar, nje bashkepunim i shkelqyeshem me institucionet e perkohshme dhe ne veçanti shoh nje bashkepunim te shkelqyeshem me njerezit ne terren. Keta njerez e kane kuptuar mesazhin, ata kane besim te plote tek KFOR-i dhe une vetem mund t’i trimeroj, duke u thene se mund te besoni tek KFOR-i. Do te rrime ketu dhe do te ofrojme siguri per ju, pavaresisht nga perkatesia etnike dhe fetare. Jemi ketu per te gjithe njerezit e Kosoves.

    Marre nga Europa e Lire
    #VamosArgentina

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ish-ministrat e jashtem perendimore: Eshte koha per pavaresine e Kosoves

    Derguar me: 16/06/2007
    • Thirrja per pavaresine e Kosoves, e ish-shefave te diplomacise, eshte bere permes nje artikulli botuar sot ne gazeten International Herald Tribune

    Ish-ministrat e jashtem te disa vendeve perendimore bene sot thirrje per pavaresine e Kosoves. Madeline Albright e Shteteve te Bashkuara, Lloyd Aksworth i Kanadase, Jan Eliason i Suedise, Gareth Evans i Australise, Joshka Fisher i Gjermanise, Bronislav Geremek i Polonise, Nils Petersen i Danimarkes, Lydie Polfer i Luksemburgut, Jozias van Artsen i Holandes dhe Hubert Vedrine i Frances, nje pjese e te cileve hartues te planit fillestar para 8 vjetesh per qeverisjen e Kosoves, thone se zgjidhja e vetme e mundshme, eshte pavaresia nen nje mbikqyrje te forte.
    Thirrja e ish-shefave te diplomacise, eshte bere permes nje artikulli botuar sot ne gazeten International Herald Tribune. Kosova, - theksojne autoret - eshte çeshtja e fundit madhore territoriale ende e pazgjidhur, qe pas shperberjes se dhunshme te ish-Jugosllavise. Ish-ministrat e jashtem theksojne se 'koha per te vepruar eshte tani'. “Tensionet mund te shtohen dhe pa nje rezolute mbi statusin perfundimtar, e ardhmja e Kosoves dhe e Serbise do te mbetet e pasigurte. Disa thone, - theksohet me tej ne artikull - se Rusia do te preferonte me mire kete situate, se sa anetaresimin e Kosoves dhe Serbise ne NATO e ne Bashkimin Evropian. Por serbet dhe kosovaret duhet te bejne zgjidhje tjeter. Ata e meritojne te jene ne Bashkimin Evropian”. Zeri i Amerikes




    Pavaresia, alternativa e vetme per Kosoven



    • Ish ministrat e jashtëm të disa vendeve perëndimore bënë sot thirrje për pavarësinë e Kosovës nepermjet nje artikulli botuar sot në gazetën International Herald Tribune


    Nga :
    Madeleine Albright, SHBA
    Lloyd Axworthy, Kanada
    Jan Eliasson, Suedi
    Gareth Evans, Australi
    Joschka Fischer, Gjermani
    Bronislae Geremek, Poloni
    Niels Helveg Petersen, Danimarke
    Lydie Polfer, Luksemburg
    Jozias van Artsen, Hollande
    Hubert Vedrine, France

    Kosova eshte rikthyer ne kryetitujt e zhvillimeve nderkombetare. Presidenti Bush tha se Kosova duhet te behet e pavarur shpejt. Presidenti rus Putin kundershton pavaresine, duke kerkuar me shume bisedime. Homologu i tyre francez, Sarkozy ka propozuar te ecet perpara, por me nje shtyrje 6 mujore.
    Ne fakt kjo eshte nje melodi e njohur. Shumica prej nesh tete vjete me pare kemi qene ministra te jashtem te vendeve tona dhe nisem procesin nderkombetar, i cili do te vendoste se kush do ta qeveriste Kosoven.
    Ne besojme se pavaresia e Kosoves eshte opcioni i vetem i qendrueshem per Kosoven, duke qene nen mbikqyrje te rrepte nderkombetare. Pas 14 muajsh bisedime dhe propozimit te presidentit Ahtisari, qe aktualisht eshte para Keshillit te Sigurimit ne mendojme se eshte koha te veprohet.
    Tensionet kane gjasa te rriten, derisa eshte e sigurt se ato nuk do te ulen. Per me teper pa nje zgjidhje per statusin perfundimtar te Kosoves e ardhmja e Serbise dhe Kosoves mbeten te pasigurta.
    Ka nga ata qe thone se Rusia parapelqen kete situate te paqarte sesa gjendjen tjeter ku Serbia dhe Kosova do t'i bashkangjiteshin Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Serbet dhe kosovaret meritojne te jene ne Bashkimin Evropian, derisa Kosova nuk mund te zhvillohet derisa gjerat mbeten sic jane. Kosova deri tani nuk ka pasur qasje tek institucionet financiare nderkombetare, nuk ka mundur te jete plotesisht e integruar ne mesIn e ekonomive rajonale apo te terheqe kapitalin e nevojshem politik aq te domosdoshem per te adresuar problemet shume te perhapura te varferise dhe papunesise.
    Rusia eshte ankuar qe nuk ka qene e perfshire ne bisedimet e fundit te Grupit te Kontaktit ne Paris. Rusia duhet te marre pjese, por ne menyre konstruktive dhe jo te bllokoje procesin.
    Ajo cfare mund te jete e nevojshme eshte nje formulim i zjgidhjes qe i lejon Rusise te mos pengoje procesin pa iu dashur te prishet hapur me Serbine. Rusia mund t'i siguroje serbet se Kosova eshte nje situate unike pa precedent per rajonet e tjera. Nga ana tjeter plani i Ahtisaarit ka disa avantazhe, ku vecohen te drejtat e pakicave dhe asaj serbe ne vecanti qe do jete ne gjendje te qeverise punet e saj brenda nje Kosove demokratike.
    Kosova eshte situate unike qe kerkon nje zgjidhje kreative. Ne e dime se vendimet per Kosoven jane te veshtira. Disa nga ne e nisen kete pune 8 vjet me pare, derisa bashkesia nderkombetare perballet me ceshtjen me te veshtire. Megjithate vendimi eshte i nevojshem dhe njeheresh rezultat i nje bashkepunimi 8-vjecar te bashkesise nderkombetare.
    Serbia nga ana tjeter duhet ta pranoje stabilitetin qe krijon plani i Ahtisarit qe i lejon asaj te perdore burimet qe ka per t'u kthyer ne lojtar kyc rajonal.
    Qellimi yne eshte nje Evrope e tere dhe e lire, ku popujt e Ballkanit Perendimor jane plotesisht te perfshire si vende anetare te Unionit. Perfitimet nga nje veprimn i perbashket i BE-se, OKB-se dhe NATO-s ne Kosove jane te jashtezakonshme. Ne kete kuptim Rusia dhe vendet e tjera anetare te Keshillit te Sigurimit duhet te permbushin premtimin qe Keshilli beri ne '99 per te perfunduar procesin e vetqeverisjes se Kosoves. Alternativa te tjera te qendrueshme nuk ekzistojne.
    #VamosArgentina

  5. #365
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Çeku: Prishtina nuk do bisedoje per planin e Ahtisaarit


    Derguar me: 18/06/2007
    • Kryeministri i Kosoves Agim Çeku tha se Prishtina ne asnje menyre nuk do lejoje te bisedohet per planin e Martti Ahtisarit mbi statusin e Kosoves duke e cilesuar cdo shtyrje si dem stabiliteti

    "Per Prishtinen bisedimet kane perfunduar dhe per paketen e Ahtisaarit nuk do te kete me negociata", tha Çeku. Ai shtoi se "çdo shtyrje e zgjidhjes se statusit te Kosoves mund te ndikoje ne qendrimin e qytetareve ndaj udheheqesve politike te Kosoves dhe mund te shnderrohet ne frustrim te qytetareve". "Çdo shtyrje e demton procesin dhe stabilitetin. Jam i sigurte se Kosova ne çfaredo menyre do te behet e pavarur", ka thene Çeku. (Europa e Lire)
    #VamosArgentina

  6. #366
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Me mire shtyrje te rezolutes te Ahtisaarit, se sa mosmiratim te saj


    Derguar me: 18/06/2007
    • Plani Ahtisaari, eshte identifikuar nga bota perendimore si nje plan me i mire i zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves, nderkaq deri tani pengese e vetme e miratimit te tij, eshte Moska

    Derisa optimistet presin qe ne takimin e ardhshem me 1 e 2 korrik midis presidentit amerikan George Bush dhe atij te Rusise, Vladimir Putin, ne shtepine familjare te Busheve ne shtetin Maine, do te ndodh kthesa aq e nevojshme per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves, realistet e thone se edhe kjo date do te kaloje si te tjerat pa leshim pe dhe se Moska nuk do te ndryshoje pozicionin e saj. Plani mbi statusin e ardhshem te Kosoves i finlandezit Martti Ahtisaari, qe mbareshtron rrugen e pavaresise se Kosoves eshte identifikuar dhe pranuar tashme nga bota perendimore si nje plan me i mire dhe i vetem i zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves, nderkaq deri tani pengese e vetme e miratimit te tij, nga faktoret relevante, eshte Moska.

    Mospajtimet e Rusise me Ameriken nuk qendrojne vetem ne çeshtjen e pavaresise se Kosoves, por ato jane reflektuar edhe ne kundershtimin ndaj planit amerikan per vendosjen e sistemit te mbrojtjes nga raketat ne Evrope. E gjithe kjo ka bere qe gjithnje e me shpesh te lexohen tituj ne gazetat amerikane mbi mospajtimet ne rritje dhe marredheniet e tensionuara midis Washingtonit dhe Moskes, ndoshta me te tensionuara qe nga perfundimi i Luftes se Ftohte.

    Ka diplomate qe mendojne se qendrimi dhe sabotimi qe po bene Rusia ndaj Kosoves eshte me teper nje sfide politike qe i bene Perendimit dhe nje interes i çastit i Rusise, se sa nje politike e nje strategjie afatgjate dhe te qendrueshme. Mirepo e gjithe kjo atmosfere ka ndikuar ne moscaktimin ende te nje date, apo afati se kur do te mund te nxirrej per votim rezoluta per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Njehere per njehere eshte vleresuar me mire nje shtyrje edhe per disa kohe, se sa nje ndeshje me veto dhe mosmiratim te saj. (RTK)
    #VamosArgentina

  7. #367
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ekipi i Unitetit, absolutisht kunder hapjes se paketes se Ahtisaarit

    Derguar me: 19/06/2007
    • Ekipi i Unitetit tha se paketa e Kryenegociatorit Martti Ahtisaari "eshte e panegociueshme" dhe se kjo pakete "nuk mund te rihapet per kurrfare negociatash"

    “Ekipi i Unitetit eshte absolutisht kunder hapjes se paketes se Presidentit Ahtisaari, hapja e saj eshte totalisht e papranueshme” ka thene sot pas takimit te Ekipit te Unitetit, zedhenesi Skender Hyseni, duke shtuar se “Ekipi i Unitetit kerkon dhe ngul kembe qe te nxirret nje rezolute e shpejte ne Keshillin e Sigurimit mbi bazen e paketes se Presidentit Ahtisaari dhe t’i hapet rruge perspektives europiane te Kosoves”. Ekipi i Unitetit shprehu sot qendrimin se per Kosoven, paketa e Kryenegociatorit Martti Ahtisaari "eshte e panegociueshme" dhe se kjo pakete "nuk mund te rihapet per kurrfare negociatash". Hyseni shtoi se ne Prishtine nuk ka arritur asnje kerkese apo qendrim zyrtar nga forume nderkombetare zyrtare, si Keshilli i Sigurimit, UNOSEK-u, "Peseshja" dhe Grupi i Kontaktit, "per kurrfare shtyrje apo rihapje negociatash". Ne takimin e sotem, qe u zhvillua me dyer te mbyllura, Ekipi i Unitetit diskutoi zhvillimet e procesit te statusit dhe pergatitjet e Kosoves per periudhen e pas statusit – pavaresine.
    #VamosArgentina

  8. #368
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rupel: Tek "Ahtisari" shikohen disa ndryshime jostrategjike

    Rupel beri te ditur ne diskutimet e shefave te diplomacise se BE-se eshte vleresuar se ne planin e Marti Ahtisarit per Kosoven mund te behen disa ndryshime jostrategjike


    Bruksel- Ministri i jashtem slloven Dimitrij Rupel beri te ditur ne diskutimet e shefave te diplomacise se BE-se eshte vleresuar se ne planin e Marti Ahtisarit per Kosoven mund te behen disa ndryshime jostrategjike. Sipas Rupelit eshte degjuar edhe ideja qe perfaqesuesit e Beogradit dhe Prishtines te zhvillojne negociata shtese ne Bruksel. Por, Rupel thote se ne mesin e ministrave jane shfaqur "diferenca te rendesishme rreth asaj sesi te ruhet uniteti i BE-se" ne zgjidhjen e statusit te Kosoves.

    Ai ka thene se jane degjuar edhe paralajmerime se po qe se behet shtyrja e metejshme e statusit, "kercenon rreziku i shperthimit te dhunes". Mirepo sipas BBC-se te gjithe ne BE presin qe te shohin sesi do te zhvillohet me tej aktiviteti diplomatik ne Keshillin e Sigurimit te KB, ku pas shenjave te zymte, jane shfaqur disa tone te volitshme ne shkembimin e mendimit te ambasadoreve te SHBA-ve, vendeve te BE-se dhe Rusise rreth ujdise se mundshme per rezoluten e re te KS te KB". Zyrtaret e BE se thone se nuk perjashtohet krejtsisht mundesia qe te arrihet ujdia rreth asaj qe, pas bisedimeve shtese mes Beogradit dhe Prishtines, te mos shtrohet ne menyre ultimative kerkesa qe te zbatohet plani i Ahtisarit, por te japin ide edhe per mundesi te tjera.

  9. #369
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42
    Reuters: Bush do caktoje se shpejti daten per pavaresine
    Veq mos u lidh me pare se ki me humb kushtin, se kjo po shihet se eshte rren, se derisa Bushi e qeteson populline Kosoves me premtime, ne anen tjeter po implementohet pakoja e Ahtisarit, Kishat po rrethohen me mure dhe po uzurpojne pasurine e shqiptareve, komunat e reja serbe po krijohen, dhe Kosova po serbizohet. Kjo eshte qesh e ngjesh, se populli nuk po sheh para syve qka po ndodh ne kosove, por po degjon fjalet bushit e te ati tjetrit se qa do te bohet me pavarsin e kosoves, e krejt jan rrena, prej vitit 1999 jan tu na majt me rrena e hala gjo su bo.
    VETEVENDOSJE

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kongresi amerikan pro pavarësisë së Kosovës
    Uashington, 22 qershor- Kosova ishte në thelb të mosmarrëveshjeve në takimin e përbashkët të ligjvënësve amerikanë dhe rusë që u zhvillua në Uashington. Ky ishte takimi i parë i kësaj natyre, madje i cilësuar dhe si historik.

    Kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Tom Lantosh, që drejtoi takimin, përsëriti mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës si zgjidhja e vetme. Përfaqësuesi rus Aleksandër Kozlovski tha se pavarësia për kosovarët do krijonte precedent për një numër rajonesh në ish-territoret e Bashkimit Sovjetik.

    Lantosh theksoi se situata në Kosovë është e pakrahasueshme me ato në ish-republikat sovjetike. Të barazosh situatën në Kosovë me situata të tjera në ish-Bashkimin Sovjetik, është historikisht e papërshtatshme dhe faktikisht e gabuar", tha Lantosh duke iu përgjigjur paralelizmave të bëra nga anëtari i Dhomës së Ulët të Parlamenti rus, Kozlovski.

    Lantosh theksoi se pavarësisht qëndrimit të Rusisë pas Shteteve të Bashkuara në mbështetjen për pavarësinë e Kosovës janë dhe vendet evropiane.

    "Mund t'ju siguroj se një ditë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara, të njëjtën gjë do bëjnë dhe Britania, Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka dhe të tjerët. Kështu, Rusia, ose mund të jetë me Evropën dhe me Shtetet e Bashkuara brenda një zgjidhje në kuadër të Kombeve të Bashkuara, bazuar në spastrimin brutal etnik, që u bë në Kosovë, ose të mbetet e vetme", tha Lantosh.

    Edhe kongresmeni Engel përsëriti të njëjtin qëndrim. "Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, besojmë ne në Shtetet e Bashkuara. Ose do ta bëjmë këtë në mënyrë të rregullt brenda planit të Ahtisarit, ose në mënyrë të çrregullt. Kosova mund të shpallë pavarësinë dhe Shtetet e Bashkuara ta njohin", tha Engel.

    Në një tjetër takim të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, por tani të Senatit amerikan, të drejtuar nga senatori Joe Biden, janë diskutuar marrëdhëniet Rusi - Shtetet e Bashkuara. Kosova ka qenë sërish një nga temat e debatuara.

    Me këtë rast, Daniel Fried, ndihmës nënsekretar i shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, e ka cilësuar pozicionin e Rusisë ndaj Kosovës si destabilizues dhe të papërgjegjshëm.

    Fried, ashtu si kishte bërë dhe kongresmeni Lantosh para homologëve të tij rusë, theksoi se nuk mund të ketë paralelizma mes Kosovës dhe konflikteve rajonale në Gjeorgji e Moldavi, ndaj të cilave Moska ka shprehur hapur simpatinë.

    "Deri tani Rusia vazhdon të hedhë poshtë çdo zgjidhje që nuk miratohet nga Serbia", tha Fried, sipas të cilit, një qëndrim i tillë nuk e ndihmon situatën.

    Debatet e fundit në Kongresin amerikan u zhvilluan vetëm një ditë pas paraqitjes së projektit të ri të rezolutës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, projekt që menjëherë u cilësua nga Rusia si i papranueshëm. (REL)

    IP
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 37 prej 46 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •