Close
Faqja 33 prej 46 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 452
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “SHBA DHE BE GATI “PLANIN B”, PËR KOSOVËN” : KHALILZAD AMBASADORI I SHBA-VE NË OKB

    Nëse ruset duan të përdorin veton, vetëm le të urdhërojnë! Amerika dhe Evropa e kanë “Planin B”. Kështu mësohet të ketë thënë ambasadori i SHBA-ve në OKB, Zalmay Khalilzad
    Ne këtë artikull të botuar sot thuhet se Moskës tashme i është ofruar edhe mundësia e fundit për t’ë marre pjese në zgjidhjen konstruktive të çështjes se Kosovës. Me tej gazeta shkruan se ‘Vetoja e Rusisë vetëm sa do ta përshpejtonte pavarësinë e Kosovës”. Khalilzad ka paralajmëruar se lidhur me propozimin e rezolutës se re për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit do të mund të votohej gjate kësaj jave. Përkundër faktit se kolegu i tij, ambasadori rus në KB, Vitalij Churkin për ditë të tëra “tund dorën me veto”, lidhur me planin e Ahtisaarit, pikërisht në fund të javës, Khalilzad e ka thënë edhe fjalën vendimtare: “Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme”. Disa dite të mbetura, sa janë të gatshëm amerikanet me shumicën dërmuese të evropianeve të presin në Pallatin e OKB-se vendimin e Moskës, në të vërtetë kanë të bëjnë me pritjen e sinjalit pas takimit të drejtpërdrejte të presidenteve Bush dhe Putin, në Gjermani. Para nisjes nga Uashingtoni për në samitin e G8, presidenti amerikan për herë të parë publikisht e ka përkrahur planin e Ahtisaarit dhe me këtë edhe pavarësinë e shpejtë të Kosovës. Një qëndrim identik, para nisjes për në Evrope, e ka përsëritur edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki Moon. Krahas kësaj nuk është befasuese qetësia me të cilën ambasadori i SHBA-ve në KB, Khalilzad, ka sugjeruar se Uashingtoni nuk e ka ndërmend të shqetësohet me lidhur me kërcënimet ruse me veto rreth statusit të Kosovës. Duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentit të VJESNIK-ut se mos, shkaku i gjasave gjithnjë e me të mundshme të vetos ruse në KS, Uashingtoni në të vërtetë do të mund ta shmangte paraqitjen e rezolutës për mbështetjen e pavarësisë se Kosovës në agjendën e KS, duke u orientuar në pranimin unilateral të pavarësisë se Kosovës, Khalilzad është përgjigjur në mënyrë tejet diplomatike, se ai lidhur me këtë mendon vetëm në mënyrë praktike: ”Qëndrimi im ndaj kësaj çështje është hap pas hapi! Hapi në të cilin jemi përqendruar tani është takimi i grupit të eksperteve, si dhe angazhimi dhe hapja permanente ndaj kolegeve rus, në mënyrë që t’i trimërojmë në dëgjimin e ideve dhe sugjerimeve të tyre konstruktive me qellim të arritjes se mirëkuptimit rreth rezolutës se re”, ka thënë Khalilzad.
    RTK/VJESNIK/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    "TË SIGURTA 9 VOTA TË NEVOJSHME" - Zv/ shefja e misionit britanik në OKB, Karen Pierce - BBC




    "TË SIGURTA 9 VOTA TË NEVOJSHME"

    Zv/ shefja e misionit britanik në OKB, Karen Pierce ka thënë se nëse rezoluta për Kosovën nuk kalon në Këshillin e Sigurimit para samitit të G-8, atëherë Kosova do të jetë në agjendën e këtij takimi.
    Por ajo ka shtuar se po bëhen të gjitha përgatitjet që të ecet për këtë çështje me hapa të përshpejtuar. Zonja Pierce i ka thënë BBC-së se nuk mund të caktojë afate për Rezolutën, por ka shtuar se janë të sigurta 9 vota pozitive të nevojshme për kalimin e saj. Ajo thotë se edhe në bashkësinë e gjerë të OKB-së ka një mbështetje të fuqishme për pavarësinë e Kosovën nën mbikqyrje ndërkombëtare. Ajo i ka bërë thirrje Rusisë që të angazhohet në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe ka thënë se po presin nga Moska një lëvizje pozitive.


    Karen Pierce dhe Ban Ki-moon Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së


    Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zonjën Pierce dhe fillimisht e pyeti nëse ishte vendosur ndonjë gjë për Rezolutën e re për Kosovën?

    Pierce: Keni të drejtë kur thoni se një projekt- Rezolutë është paraqitur në KS javën e kaluar dhe se ka patur një numër diskutimesh për provizionet e paraqitura. Gjithashtu diskutimet po vazhdojnë ende ashtu siç edhe pritet me projekt Rezolutën në veçanti si një Rezolutë e rëndësishme për Kosovën. Tani për tani këto diskutime po vazhdojnë, ne shpresojmë të përfundojmë shpejt. Siç e dini ne shpresojmë të kemi një miratim të propozimeve të Ahtisaarit për Kosovën, por ne do të bisedojmë me partnerët tanë në KS me qëllim që të kemi një tekst të gjerë rreth të cilit do të mblidhen më shumë anëtarë të KS. Por një gjë që duam të arrijmë, është ajo rreth së cilës ne në perëndim jemi bashkuar, për Kosovën dhe që nënkupton një pavarësi për Kosovën nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

    BBC: Ju po thoni se projekt-Rezoluta për Kosovën po diskutohet mes anëtarëve të KS. A po diskutoni për ndryshime brenda planit të Ahtisaarit, apo për diçka që është jashtë tij dhe që i përket Rezolutës pa e prekur thelbin e planit?

    Pierce: Ne nuk e shohim si punë të KS që ta ribëjmë, ta rishkruajmë ose modifikojmë planin e Ahtisaarit. Presidenti Ahtisaari është emëruar nga sekretari i përgjithshëm si i dërguar për statusin. Prandaj është punë e tij që të sjellë planin dhe paketën me të cilën do të zgjidhej statusi i Kosovës. Dhe kjo është ajo që ai e ka bërë. Prandaj, ne nuk e shohim të jetë punë e KS që të hyjë në hollësitë e këtij plani. Por ne gjithnjë e kemi bërë të qartë, dhe unë e kam bërë të qartë posaçërisht në dhomën e KS, se anëtarët e KS ose palët tjera mund të kenë ide të dobishme e të cilat do të mund të shtohen në planin Ahtisaarit. Dhe ju mund të jeni në dijeni për idetë që kanë të bëjnë me kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre e që janë përmendur veçanërisht pas vizitës së misionit të KS në Kosovë. Dhe ne do të ishim të kënaqur që këto ide të reja të jenë reflektuar në Rezolutën e KS. Pra, këto ide shtesë me elemente të tjera janë pjesë e diskutimeve që po zhvillohen në New York.

    BBC: Pra, mund të themi se ju jeni tani më afër miratimit të Rezolutës për Kosovën?

    Pierce: Ju mund të thoni se është afër, por unë nuk mund të jap një afat të caktuar se kur do të miratohet Rezoluta. Është një punë e jashtëzakonshme që ne po bëjmë dhe një hap i rëndësishëm. Është e drejtë të thuhet se anëtarët e KS duan ta cilësojnë atë të plotë, por gjithashtu është e drejtë të thuhet se kjo është gjerësisht në projektin e BE-së. Është BE-ja dhe NATO-ja që do të ofrojnë një mbikqyrje ndërkombëtare në Kosovë, është prandaj BE-ja që ka rrezikun më të madh mbi atë që ndodh në rajon, së bashku me vendet e tjera gjithashtu. Dhe është BE-ja ku Kosova dhe Serbia së bashku me vendet e tjera të ish-Jugosllavisë në fund të fundit edhe e kanë vendin. Prandaj ne mendojmë se një lloj përparësie duhet t‘i jepet qëllimeve të BE-së në Kosovë.

    BBC: Po përsa i përket rusëve?

    Pierce: Rusët po negociojnë ngadalë. Ne u kemi bërë thirrje atyre që të japin ide më konstruktive dhe që të angazhohen më thellësisht që Rezoluta të kalojë shpejt në afatin origjinal. Rusët ishin me ne vitin e kaluar që Rezoluta për Kosovën të kalonte, mundësisht deri në fund të vitit 2006, por për shkak të zgjedhjeve në Serbi nuk ishte e mundur të përmbyllej ky afat. Por rusët patën thënë në Grupin e Kontaktit se duan të ecin përpara me shpejtësi. Dhe ne po presim nga Moska që ta jetësojë atë përkushtim të bërë në Grupin e Kontaktit dhe të mundësojë që bisedimet të përfundojnë në mënyrë konstruktive, në mënyrë që t‘i mundësojë paketës së Ahtisaarit që të përmbushet plotësisht.

    BBC: Ambasadore. A do të thotë kjo se ju po prisni që Rezoluta të miratohet deri në fund të kësaj jave?

    Pierce: Unë nuk dua që të vendos një afat të caktuar rreth kësaj, sepse është veti e OKB që të reagojë ndaj ngjarjeve të tjera që për shkak të ndoshta jo gabimeve të të tjerëve, dalin në fushë e që pengojnë një orara të përgatitur me kujdes. Ajo që dua të them është se ne duam ta kalojmë këtë Rezolutë më shpejt dhe ne po punojmë për këtë në KS.

    BBC: Pra ju nuk doni të prisni që samiti i G8 të diskutojë këtë çështje?

    Pierce: Meqë takimi i G8 do të mbahet brenda pak ditësh dhe nëse ne nuk e kemi kaluar Rezolutën për Kosovën deri atëherë, atëherë jam e sigurt se Kosova do të jetë në agjendën e këtij takimi. Por plani ynë për momentin është të shtyjmë përpara sa më shumë të mundemi në Nju-Jork dhe të shohim deri ku do të mbërrijmë. Pra, ne po ecim hap pas hapi.

    BBC: Pra ju i keni në bord anëtarët e tjerë të KS përveç rusëve?

    Pierce: Nuk do të hyj në hollësi se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të KS sepse kjo ju takon atyre ta bëjnë. Por mund t‘ju them se jam e sigurt se i kemi votat e nevojshme për ta kaluar Rezolutën. Kemi më shumë se 9 vota pozitive të nevojshme dhe shpresojmë se ato vende që nuk janë për, sikur është Rusia, do ta marrin parasysh numrin e vendeve përkrahëse në Këshill. Dhe gjithashtu në bashkësinë e gjërë të OKB-së ka një mbështetje të fuqishme për pavarësinë e Kosovën nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe kishte një deklaratë të fuqishme së fundi nga Konferenca Islamike dhe shpresojmë se kjo do të ndihmojë që të risigurojë Moskën dhe t‘i mundësojë asaj të angazhohet në mënyrë konstruktive me ne.

    BBC: Por çfarë nëse Rusia vë veto?

    Pierce: Unë nuk dua të spekuloj se çka do të ndodhë ose jo në KS kur të votohet. Qëllimi ynë është që të mos kemi veto nga askush, por të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe të kalojmë Rezolutën sa më shpejt që të jetë e mundur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Kemi miqet me te mir me te fort .superfuqin Boterore ameriken ...
    qka thot zusia asht kot .....
    ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #324
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA, vazhdojne perpjekjet diplomatike per pavaresine e Kosoves

    • Megjithe pritshmerine qe ekzistonte tre-kater dite me pare se do te arrihej nje kompromis me Mosken, tashme u pranua se samiti i G-8-es ne Gjermani nuk solli konsensusin e deshiruar


    Shtetet e Bashkuara te Amerikes vazhdojne te kembengulin ne planin Ahtisaari per Kosoven si nje opsion i vetem i mundshem dhe mekanizem kalimtar drejt pavaresise. Megjithe pritshmerine qe ekzistonte tre-kater dite me pare se do te arrihej nje kompromis me Mosken, tashme u pranua se samiti i G-8-es ne Gjermani nuk solli konsensusin e deshiruar. Washingtoni dje paralajmeroi nje marsh te ri diplomatik qe do te udhehiqet nga Nensekretari i Shtetit Nicholas Burns, i cili do te udhetoje ne disa vende evropiane.

    "Nensekretari Burns do te takoje disa drejtore politik te vendeve evropiane per te rishikuar perpjekjet tona ne zgjidhjen e statusit final te Kosoves, duke vazhduar mbeshtetjen e planit te Ahtisaarit", u tha ne nje njoftim te Departamentit te Shtetit. Aty njoftohej per viziten e nensekretarit Bruns ne Athine, Paris dhe Islande. Nderkaq zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Tom Casey, duke reflektuar lidhur me perfundimin e Samitit te G-8-es tha se "shumica kane mbeshtetur planin Ahtisaari dhe idene se do te kete nje transicion kah pavaresia e Kosoves".

    "Natyrisht, shtoi Casey, qeveria ruse ka shqetesimet e saj te cilat i ka shfaqur ne disa raste deri tani. Nuk mendoj se ato jane tejkaluar andaj kjo eshte nje çeshtje per te cilen duhet te vazhdojme te bisedojme," tha zedhenesi i politikes se jashtme amerikane, Casey.
    Sui generis

  5. #325
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Server: Rezoluta e Kosoves duhet te votohet perpara qershorit

    • Paqja dhe durimi jane dy gjera kryesore qe do te mund t’ju çonin me hapa me te shpejte drejt qellimit tuaj” ka thene ne nje interviste dhene Radio Kosoves, analisti amerikan Daniel Server


    Mes tjerash analisti amerikan Daniel Server ka thene se nese rezoluta per Kosoven nuk vihet per votim ne Keshillin e Sigurimit para fundit te muajit qershor do te ishte vertete zhgenjyese. Sipas Server, njohja e nje anshme e statusit te Kosoves nuk do ishte zgjidhje e mire.

    Zoti Server, si do ta komentoni situaten aktuale drejt zgjidhjes se statusit te Kosoves?

    “Mendoj se te gjithe ne mezi po presim te shohim se çfare do te ndodh me Samitin e G8- es dhe me pas ne Keshillin e Sigurimit ne fund te kesaj jave. Ne te vertete nuk e di se çfare konkretisht mund te presim nga ky samit, ndersa ajo per çka do te shpresoja une eshte nje marreveshje per rezolute ne Keshillin e Sigurimit, por siç po shihet gjasat per te jane 50-50”.

    A mund te ndodh qe çeshtja e Kosoves te lihet anash, si pasoje e problemeve tjera globale sic eshte sistem amerikan i mbrojtjes raketore ne Evrope, Irani apo te tjera?

    “Kosova eshte ne agjende se bashku me shume çeshtje te tjera dhe nje gje qe njerezit ne Kosove duhet ta kuptojne eshte se problemi i tyre nuk eshte me i rendesishmi ne bote. Mbi te gjitha mendoj se amerikanet jane duke bere perpjekje shume te medha per te gjetur nje zgjidhje te mbeshtetur me rezolute e cila do te votohet ne Keshillin e Sigurimit e per te cilen do te shohim ne ditet e ardhshme, se do te miratohet apo jo”.

    Çfare mendoni per planin B nese Moska vazhdon te mbaje qendrim te njejte ndaj Kosoves?

    “Plani B nuk eshte aq i mire sa plani A. Mendoj se plani B do te ishte shpallja e pavaresise pa rezolute ne Keshillin e Sigurimit por e pranuar nga disa shtete. Thjeshte plani B nuk do te ishte i mire aq sa eshte miratimi i rezolutes ne Keshillin e Sigurimit. Thjeshte njohja e nje anshme nuk eshte e mire per Prishtinen, as per Beogradin e poashtu edhe Mosken nuk do te ishte e mire. Shpresoj se te gjithe do te pranojne dhe do te vazhdojne me rezolute ne Keshillin e Sigurimit”.

    Pse ka nje hezitim te madh per njohjen e njeanshme te pavaresise se Kosoves?


    “Jane disa arsye praktike. Njera nga to eshte se pa rezolute te Keshillit te Sigurimit eshte e veshtire vendosja e misionit civil te Bashkimit Evropian ne Kosove pas pavaresise dhe kjo do te ishte fatkeqesi sepse Kosova ka nevoje per prezencen e ketij misioni per arsye te ndryshme. Mendoj se do te ishte e keqe per nje shtet t’a filloje jeten pa aprovimin e vendeve, anetare kyçe te Keshillit te Sigurimit dhe sinqerisht e them se do te ishte nje e keqe per nje shtet te nis ekzistimin pa marredhenie te mira me fqinjet e saj me te afert dhe me te fuqishem”.

    Ne rast te njohjes se nje anshme, a ka rrezik per ndarje te pjeses veriore te Kosoves?

    “Them te verteten, mendoj se eshte rrezik. Ne te gjitha menyrat, rreziku eshte i madh, sepse pa miratimin e rezolutes ne Keshillin e Sigurimit rreziku me Beogradin do te ishte me i madh ngase Beogradi do te bente perpjekje ta mbaje pjesen veriore, dhe kjo do te ishte fatkeqesia me e madhe. Pres nga komuniteti nderkombetar t’i rezistoje por sinqerisht e them qe ata nuk kane bere asgje per pjesen veriore per vite me rradhe dhe nuk pres shume ne kete drejtim”.

    A eshte i mundshem kthimi i forcave ruse ne enklavat serbe dhe moratoriumi 2 vjeçar?

    “Nuk e di se ku do te çonte moratoriumi per 2 vjet, dhe nuk e di se çka do te sjellte perveç konfliktit te mundshem ne pergjithesi. Pa dyshim qe do te ndikonte ne radikalizmin e politikave sikurse ne Prishtine ashtu edhe ne Beograd. Nuk ka kuptim te kete shtyrje. Nga ana tjeter shqetesimi qe disa e kane shprehur nese trupat ruse vendosen ne Kosove, mua me brengos fare pak, thjeshte edhe une po befasohem pse e deshirojne nje gje te tille. Ata kane shprehur perkushtim per nje perfshirje me te gjere ne Ballkan tash e sa kohe. Mbi te gjitha mendoj se shqiptaret duhet ta kuptojne se sa e rendesishme eshte per te ardhmen e tyre t’i mbrojne serbet dhe monumentet e tyre brenda territorit te Kosoves. Eshte me se e rendesishme qe keto duhet mbrojtur nga rreziku potencial”.

    Cili eshte ndikimi ne çeshtjen e Kosoves, i konfrontimit ndermjet Moskes dhe Uashingtonit?

    “Nuk i ndihmon, thjeshte ky konfrontim midis Moskes dhe Uashingtonit nuk i duhet Kosoves. Paksa fatkeqesi per Kosoven qe vendimi per te ardhmen tyre ndodh ne kete kohe kur jane veshtiresuar raportet ndermjet amerikaneve dhe ruseve”.

    Mendoni se koha per vendim per statusin e Kosoves do te merr ende kohe?

    “Nuk e di, siç e thash edhe me heret shtyrja e procesit eshte gabim shume serioz, mendoj se koha ka ardhur per te marr vendim. Nuk mendoj se mund te shtyhet per kohe te gjate. Do te nenvizoja edhe nje here se gjeja absolutisht me e rendesishme eshte qe te mos shpertheje dhuna ne Kosove, ne veçanti ndaj serbeve te Kosoves apo monumenteve te tyre brenda Kosoves, sepse mund te çonte ne rezultate jo te favorshme siç do te mund te ishte mos njohja e Kosoves apo edhe ndarja. Paqja dhe durimi jane dy gjerat kryesore qe do te mund t’ju çonin me hapa me te shpejte drejt qellimit tuaj”.

    Dhe çfare mund te presim ne ditet e ardhshme?

    “Do te isha shume i zhgenjyer nese rezoluta per Kosoven nuk sillet per votim ne Keshillin e Sigurimit deri ne javen e ardhshme. Pa dyshim nese nuk vihet ne votim para fundit te muajit qershor do te ishte vertete zhgenjyese. Mendoj se njerezit jane duke pritur me teper nga prapa skena , por une me shume do te shpresoja ne miratimin e rezolutes dhe kjo do te ishte nje arsye e fuqishme per njerezit qe te jene te lumtur me kete. Do te thoja qe propozimi i Ahtisaarit perfshine shume gjera qe kosovaret duhet t’i permbushin, pra shume obligime per Kosoven. Zbatimi i tyre nuk do te jete i lehte apo i shpejte. Me duket qe njerezit do te jene shume te lumtur te shohin perfundimisht se statusi eshte arritur, por ne te njejten kohe duhet ta pergadisin veten per nje periudhe veshtersish per t’i permbushur obligimet qe kerkohen te zbatohen”.
    Sui generis

  6. #326
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Moska siguron Serbine se nuk e ka ndryshuar qendrimin per Kosoven

    • Presidenti rus i tha kryeministrit serb sot, se Rusia nuk eshte dakort me anetare te tjere te Grupit te 8-eshes, ne lidhje me te ardhmen e statusit te Kosoves

    Presidenti rus Vladimir Putin e ka siguruar kryeministrin serb Voisllav Koshtunica se qendrimi i Moskes lidhur me Kosoven, mbetet i pandryshuar. Presidenti rus i tha kryeministrit serb sot, se Rusia nuk eshte dakort me anetare te tjere te Grupit te 8-eshes, ne lidhje me te ardhmen e statusit te Kosoves. Por ai shtoi se mbas nje diskutimi kete jave ne takimin e zhvilluar ne Gjermani, edhe vendet e tjera anetare te ketij grupi, jane me te qarta lidhur me qendrimin e Rusise. Te dy udheheqesit u takuan ne Forumin Ekonomik te Shen Petersburgut. Ndersa nga ana e tij, kryeministri serb Koshtunica tha se mbeshtetja e Rusise per Serbine ka nje domethenie historike. Ai tha se vendi i tij perfundimisht nuk e pranon planin e ndermjetesit te Kombeve te Bashkuara, Marti Ahtisari, plan i cili hap dyert per pavaresine e Kosoves. Ai tha se asnje vend nuk mund te ndeshkohet ne nje menyre te tille duke i shkeputur 15 perqind te territorit te tij.
    Sui generis

  7. #327
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Prektora

  8. #328
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çeku: Bush ne nje fare menyre shpalli pavaresine e Kosoves

    • Ndersa Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu duke shprehur falenderimet e qytetareve te vendit per ndihmen e deritanishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne zgjidhjen e statusit

    Kryeministri i Kosoves, Agim Çeku ne nje konference per media te dielen ne Prishtine tha se me deklarimin e tij presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, jo vetem qe dha mbeshtetje per pavaresi, por ne njefare menyre shpalli pavaresine e Kosoves. Ndersa Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu duke shprehur falenderimet e qytetareve te vendit per ndihmen e deritanishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne zgjidhjen e statusit, tha se deklarata e presidentit Xhorxh Bush dhene ne Tirane eshte e nje rendesie historike per Kosoven. Ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin shqiptar Sali Berisha ne Tirane Bush tha se perfundimi i bisedimeve per Kosoven eshte vetem nje: Pavaresi e Sigurt. "Bera te qarte, dy gjera - ne duhet te bejme perparim dhe e dyta, rezultati perfundimtar eshte pavaresia. Thjesht nuk mund te kete zvarritje te vazhduar sepse jam i shqetesuar lidhur me shpresat qe nuk po plotesohen ne Kosove. Çeshtja eshte nese do te kete ose jo dialog pa fund per nje çeshtje per te cilen e kemi vendosur tashme. Ne besojme se Kosova duhet te jete e pavarur”, tha Presidenti Bush duke u bere thirrje udheheqesve kosovare te kene durim. "Nese marreveshja nuk arrihet ne do te themi mjaft dhe Kosova do te marre pavaresine," tha zoti Bush. Ai i ofroi Serbise siguri se SHBA mbeshtet aspiratat e tyre per bashkepunim me perendimin.
    Sui generis

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL
    Çeku: Bush ne nje fare menyre shpalli pavaresine e Kosoves

    • Ndersa Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu duke shprehur falenderimet e qytetareve te vendit per ndihmen e deritanishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne zgjidhjen e statusit

    Kryeministri i Kosoves, Agim Çeku ne nje konference per media te dielen ne Prishtine tha se me deklarimin e tij presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, jo vetem qe dha mbeshtetje per pavaresi, por ne njefare menyre shpalli pavaresine e Kosoves. Ndersa Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu duke shprehur falenderimet e qytetareve te vendit per ndihmen e deritanishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne zgjidhjen e statusit, tha se deklarata e presidentit Xhorxh Bush dhene ne Tirane eshte e nje rendesie historike per Kosoven. Ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin shqiptar Sali Berisha ne Tirane Bush tha se perfundimi i bisedimeve per Kosoven eshte vetem nje: Pavaresi e Sigurt. "Bera te qarte, dy gjera - ne duhet te bejme perparim dhe e dyta, rezultati perfundimtar eshte pavaresia. Thjesht nuk mund te kete zvarritje te vazhduar sepse jam i shqetesuar lidhur me shpresat qe nuk po plotesohen ne Kosove. Çeshtja eshte nese do te kete ose jo dialog pa fund per nje çeshtje per te cilen e kemi vendosur tashme. Ne besojme se Kosova duhet te jete e pavarur”, tha Presidenti Bush duke u bere thirrje udheheqesve kosovare te kene durim. "Nese marreveshja nuk arrihet ne do te themi mjaft dhe Kosova do te marre pavaresine," tha zoti Bush. Ai i ofroi Serbise siguri se SHBA mbeshtet aspiratat e tyre per bashkepunim me perendimin.
    Besoje se nuk gabohem ne mendimet e mija por ketu eshte nje gabim i madh, si te mediat tona se një President i huaje nuk ka mundesi qe te shpalli pamvaresine e një vendi por tekstualishtë duhej thenë; Bush perkrah pamvarsine e kosoves apo njehe kosoven si shtet te pamvarun...
    Megjithesi titulli qe nxorri top chanel " bush shpalle pamvaresine e kosoves" ishte edhe si nje test per te provuar se si do te reagojnë serbet e ruset ne kete deklarate te presidentit Bush....
    Shpresoje se njohja e vertete e kosoves se pamvarun do vie se shpejti nga goja e Presidentit Bush.
    Shpallja e pamvaresise mund te deklarohet vetem nga kuvendi popullore e kurrsesi nuk thuhet se ai president i huji shpalli kete apo ate shtet te pamvarun...
    Shpallja e pamvaresise duhet te deklarohet nga ne e jo nga te tjeret, menjehere pas mbeshtetjes se amerikes.

    Gabime trashanike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 11-06-2007 më 03:58

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per videot ballisti..


    gaz TeMa
    --

    Rezultati përfundimtar është pavarësia

    Nga Xhorxh Bush

    Zoti kryeministër, faleminderit për mikpritjen, falenderoj gjithashtu edhe presidentin për mikpritjen.

    Jam krenar që jam presidenti i parë amerikan që vizitoj Shqipërinë. Është një nder i madh të përfaqësoj vendin tim këtu.

    E kam pritur vërtet me padurim këtë udhëtim, po kështu edhe bashkëshortja ime, Laura. Arsyeja që jemi këtu është se më pëlqen të vizitoj vendet që po punojnë shumë për ngritjen e institucioneve të domosdoshme për mbijetesën e demokracisë. Veçanërisht, jam i lumtur që jam këtu në Shqipëri, në një vend që ka flakur tej vargonjtë e një shoqërie shtypëse dhe tani po i dëshmon botës çfarë është e mundur. Unë e përgëzoj popullin shqiptar dhe ju falënderoj për pritjen e ngrohtë edhe nga njerëzit në rrugë.

    Ne patëm një diskutim shumë të mirë. Mësova shumë rreth vendit tuaj. Mësova faktin që ky është një vend që përkrah tregjet dhe është angazhuar për të bërë reformat e nevojshme, për të siguruar që biznesmenët e vegjël të mbijetojnë, që sipërmarrja të jetë e fuqishme dhe që sistemi i taksave të jetë i drejtë.

    Jam i impresionuar me vendosmërinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin, për të bërë të qartë se qeveria është e njerëzve, se qeveria mund të jetë e besueshme për popullin, duke larguar ata që do të përdornin postet e larta për të vjedhur taksapaguesit.


    E vlerësoj këtë angazhim, zoti kryeministër


    E vlerësoj faktin që Shqipëria është një model i tolerancës fetare. Gjithashtu, vlerësoj faktin që Shqipëria është një vend mik i besueshëm dhe një aleat i fortë. Kjo vizitë sot do të përcjellë një sinjal te populli shqiptar; ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu sikurse Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar me përkushtimin e duhur për përhapjen e lirisë dhe, rrjedhimisht, edhe paqes.

    Ne diskutuam një sërë çështjesh, diskutuam mbi problemet në Irak dhe Afganistan. Falënderoj kryeministrin dhe qeverinë e tij për vendosjen e trupave shqiptare përballë rrezikut. Shqiptarët e njohin tmerrin e tiranisë. Për këtë, ata po punojnë për t’iu sjellë shpresën e lirisë popujve që nuk e kanë shijuar atë. Kjo është një përpjekje dhe sakrificë e nderuar dhe unë e vlerësoj sakrificën tuaj.

    Shqipëria ka 120 trupa komando nga më të mirët në Irak. Unë pata privilegjin për t'u takuar me disa ushtarë shqiptarë. Kjo është ajo çfarë unë iu thashë: Ju thashë para së gjithash, se ju jeni të nderuar nga ushtria jonë. Ushtarët tuaj janë të mirë në punën e tyre. Ata janë të stërvitur mirë, të disiplinuar dhe trima. Iu thashë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë kontributin e tyre.

    Të njëjtën gjë bëjnë edhe qytetarët irakianë dhe, gjithashtu, iu thashë atyre, që kur të kthehen në shtëpi, t`iu dërgojnë fëmijëve dhe bashkëshorteve të tyre falënderimet e Shteteve të Bashkuara.

    Familjet janë pjesë e jetës së një ushtari, aq sa është ai vetë.

    Për këtë, z. kryeministër, ne ju falënderojmë shumë për angazhimin tuaj në lirinë e Irakut dhe të Afganistanit.

    Kryeministri ka deklaruar se Shqipëria do të dërgojë 120 trupa shtesë në Afganistan këtë verë. Këto janë dy fronte jetike në luftën kundër terrorizmit dhe Shtetet e Bashkuara kanë një mik të fortë në Shqipëri në këtë luftë. Unë ju falënderoj për këtë.

    Ne gjithashtu biseduam për NATO-n dhe aspiratën e Shqipërisë për t`u anëtarësuar në këtë Aleancë. Unë e përgëzova kryeministrin për progresin që Shqipëria ka bërë në reformat ushtarake, si pjesë e kërkesave për anëtarësim në NATO, të cilat kërkojnë një reformim të Forcave të Armatosura. Shqipëria po punon me përkushtim për ta arritur këtë dhe për të plotësuar standardet e performancës për anëtarësim.

    Me fjalë të tjera, anëtarësimi nuk vjen nga fjalët, por janë disa standarde që duhen plotësuar.

    Gjithashtu, biseduam me kryeministrin për dëshirën e madhe të Shqipërisë për t`u anëtarësuar në NATO. Unë e mbështes këtë. Unë i thashë kryeministrit se nevojiten më shumë reforma politike dhe ushtarake, më shumë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe ai e kupton këtë. Ai më tha: “Jemi të vendosur”. Kjo është ajo që kryeministri pohoi; “Shqipëria është e vendosur për t'i plotësuar këto standarde”. Dhe unë i thashë, se ne jemi të vendosur t`ju ndihmojmë.

    Është shumë e rëndësishme për figurat politike këtu, të kuptojnë çfarë kërkohet. Politikanët duhet të punojnë së bashku tani për të përmbushur standardet. Ata duhet të lënë mënjanë diferencat politike dhe të përqendrohen në atë që është e drejtë për Shqipërinë. Nëse populli shqiptar dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë politikanët duhet të punojnë për përmbushjen e standardeve.

    Për këtë ju bëj thirrje të gjithëve, qeverisë dhe opozitës, të bëjnë atë që është e domosdoshme për anëtarësimin në NATO dhe ne do t'ju mbështesim dhe do t'ju ndihmojmë. Mendoj se është gjë e mirë që Shqipëria të jetë vend i NATO-s. Pres me padurim t`ju uroj mirëseardhjen në NATO një ditë.

    Ne gjithashtu diskutuam për çështjen e Kosovës. Unë jam një mbështetës i fortë i Planit të Ahtisarit. E thashë dje në Romë se koha është tani. Dikush më pyeti, se kur do të përfundojë kjo? Kur do të marrë fund ky proces? I thashë se koha e duhur është tani. Me fjalë të tjera, bëra të qartë dy gjëra; së pari, se duhet të lëvizim dhe së dyti, rezultati përfundimtar është pavarësia. Ne harxhuam shumë kohë duke diskutuar për këtë çështje këtu.

    Kryeministri kishte dëshirë të njihej me qëndrimet e mia. Ai dëshironte të sigurohej se ajo që unë thashë, të ishte e qartë për këdo dhe ajo që unë thashë është Pavarësia, është rezultati, le ta çojmë procesin përpara.

    Tani, ne dëshirojmë të sigurohemi që Serbia të kuptojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratën e tyre për integrim më të ngushtë me Perëndimin. Kjo nënkupton bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në mënyrë dypalëshe. Gjithashtu, ajo nënkupton anëtarësim të mundshëm në NATO, për shembull.

    Unë i bëj thirrje kryeministrit të bashkëpunojë me udhëheqësit e Kosovës për të ruajtur gjakftohtësinë gjatë këtyre fazave përfundimtare të procesit të statusit final të Kosovës. Ai më siguroi se do ta bëjë një gjë të tillë. Ai ka kontakte të mira atje dhe kosovarët drejtojnë sytë tek udhëheqja e kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Shqipërisë. Ata janë të gatshëm ta ofrojnë një gjë të tillë.

    Gjithashtu, ne diskutuam një sërë çështjesh dhe më duhet të them se jam shumë i impresionuar nga biseda, me vizionin dhe dëshirën për të ndihmuar. SHBA dëshiron të jetë një mik dhe aleat i mirë.

    Sërish, ju falënderoj për mikpritjen dhe e di që jeni krenarë për progresin historik që keni bërë.

    Zoti e bekoftë popullin shqiptar, sigurisht, edhe popullin e Shteteve të Bashkuara!

    gazeta tema

    ------



    Fëmijët shqiptarë në krahët e Laura Bush

    Nga Dhurata Hamzai

    “Në sytë e njerëzve nuk duket ajo që ata shohin, por ajo që ata do të shohin”, pikërisht e ardhmja. Kjo shprehje e zgjedhur nga vokabolari i thënieve të mençura, i përshtatet shumë Zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Bush. Gruaja e famshme për angazhimin e saj në fushatat globale, me një prirje të veçantë për të përkrahur dhe organizuar projekte për edukimin, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e njeriut, po lë gjurmë në historinë e re të botës. Nuk do të harrohet marsi i vitit 2005, kur zonja Bush bëri udhëtimin e saj historik në Afganistan. Ajo e preku me sytë dhe zemrën e saj gjendjen e këtij vendi plot plagë dhe deshi ta ndjekë nga afër dëshirën për zhvillim e dituri të afganëve pas rënies së regjimit taliban. Dëshira e saj e sinqertë për t’i ndihmuar talebanët e nxiti zonjën Bush që të vizitojë në Kabul institute të ndryshme sociale dhe qendra për trajnimin e grave për mësuese. Tashmë kjo është kthyer për të në një praktikë pune për shumë vende të botës. Laura Bush e vlerëson Diturinë, besimin në Zot dhe Librin. Ajo u ka shprehur afganasve të zhytur në analfabetizëm ndihmën e vazhdueshme të Amerikës. Zonja Bush është kujdesur për demokracinë e re afgane dhe për barazinë e të drejtave mes grave dhe burrave. Ajo ka qenë një nga zonjat e para të rëndësishme që ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe Shtëpisë së Bardhë për të çliruar nga vuajtjet gratë nën regjimin taliban që prej vitit 2001. Zonja Bush e bën këtë, sepse është një kristiane e mirë. Këtë ua ka pohuar edhe fëmijëve shqiptarë. Për të familja, nëna dhe fëmija janë gjërat më të rëndësishme në jetë.

    Harmonia e besimit kristian me kurajon civile


    Harmonia e besimit kristian me kurajon civile që duhet të ketë një grua e fortë, shfaqen sapo ndesh vështrimin e syve të kaltër e me dritë të zonjës së parë të Amerikës, zonjës Laura Bush, sy që përcjellin një komunikim të ngrohtë, që nuk zbehet as nga rregullat e etikës zyrtare. Ajo thotë fjalë që shkrijnë të gjitha barrierrat e komunikimit mes banorëve të vendeve të ndryshme. Pikërisht prej kësaj drite, duke e parë atë nga afër, kemi mundur të zbulojnë kënaqësinë dhe emocionet e zonjës së parë të Amerikës, që në çastin kur ajo preku tokën shqiptare dhe ajo pati rastin t’i rrëfejë me gojën e saj gjatë afër tetë orëve që ka qëndruar në tokën e shqiptarëve dhe me shqiptarët, duke folur pa u lodhur me njerëz të moshave dhe niveleve të ndryshme, duke u ndjerë si në shtëpinë e saj. Gjatë vizitës që ka bërë dje më 10 qershor 2007 në Shqipëri zonja e parë e Amerikës, Laura Bush me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, janë pritur në bazë të një ceremoniali zyrtar të organizuar dhe realizuar me përpikmëri të lartë edhe pse programi i caktuar për këtë vizitë duhej t’i përgjigjej ritmikisht një drafti të ngjeshur veprimtarish dhe takimesh zyrtare të rangut të lartë dhe në masa sigurie të plotë. Zonja e parë e Amerikës, Laura Bush, ka bërë takimin e parë në orën 10.30 në shoqërinë e ofertës për kafe me zonjën Mirela Moisiu, vajzën e Presidentit shqiptar, z.Alfred Moisiu. Në Tiranë pritja ka qenë shumë miqësore dhe në rrethe të tjera të vendit dëshira për ta ndjekur takimin nga masmediat ka qenë shprehje e një pritjeje shumë të dëshiruar dhe e një krenarie legjitime për miqësinë me Amerikën dhe liderët e saj. Në biseda përmes lirshmërisë natyrale të komunikimit që shfaq zonja Bush me njerëzit, përmes dashurisë dhe buzëqeshjes së mirë që rrezaton ajo, ka shprehur kënaqësinë që po viziton Shqipërinë dhe po takon personalitete të rëndësishmë të Shqipërisë dhe që ka biseduar me vajzën e presidentit shqiptar, dhe po ashtu zonja Bush është ndier e kënaqur që e ka vizituar dhe parë me sytë e saj këtë vend. Ndërsa në pjesën më të madhe të kohës, zonja e parë e Amerikës, Laura Bush, ka qenë në shoqërinë e e zonjës së Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, Liri Berishën, me të cilën ka vijuar edhe pjesa më pasur dhe interesante e programit të takimeve të saj në Shqipëri. Në orën 11.00 zonja Bush e përqëndron vizitën e saj të organizuar në Qendrën e Shërbimevë Sociale Kristiane “Bethany” , e cila përbëhet nga disa shtëpi me fëmijë jetimë, të braktisur dhe me probleme të tjera. Shtëpia ka marrë emrin “Hana dhe Rozafa”, emër që është krijuar nga bashkimi i simbolikave të dy figurave mitologjike Hanës të përftuar nga Bibla dhe Rozafës të përftuar nga mitologjia shqiptare.

    Fëmijë në krahë si nëna..!

    Qendra ku e prisnin që në orët e parë të mëngjesit zonjën Bush, kryen shërbimet sociale, psikologjike dhe mjekësore për nënën, fëmijtë dhe të rinjtë. Kjo sipas drejtorit shqiptar të qendrës z. Agim Xhumari, është një qendër ndërkombëtare ku veç partneritetit që ka me vende të ndryshme të botës, të Europës, Azisë dhe Amerikës, ka partneritet edhe me shtetin shqiptar, ku një pjesë e konsiderueshme e stafit, është punësuar dhe financohet nga shteti shqiptar. Është një qendër jofitumprurëse me seli në Michigam të SHBA-ve. Qendra shqiptare, e ngritur në majën e një kodre dhe me ajër të pastër, mbart simbolikën e kodrës në të cilën Zoti pasi krijoi Botën, ditën e Dielë u ul për të pushuar... Kjo qendër manifeston dashurinë kristiane dhe ka një veprimtari shumë të pasur në shërbimet për gruan dhe fëmijën. Madje një nga veprimtaritë më të mira të saj është kujdesja për gratë e vajzat shtatzana të braktisura nga familja ose të trafikuarat, të cilat mbartin një dramë sociale ose familjare. Ky kujdes u ofrohet atyre nga familje vullnetare shqiptare, të cilat janë të përzgjedhura nga punonjës të kualifikuar dhe socialë. Gjatë vizitës së saj zonja Bush përgëzon stafin shqiptaro-amerikan për punën e bërë në këtë qendër dhe theksoi se përpjekjet që bën kjo qendër për ruajtjen e të ardhmes, jetës së fëmijës dhe familjes si bazë e rëndësishme e gëzojnë pa masë atë, dhe u shpreh se ajo dëshiron që në gjithë vendin “të përmirësohen këto shërbime, të cilat lidhen me jetën e gruas dhe qenies që lind prej saj”. E ka mbushur me kënaqësi Zonjën e parë të Amerikës, vizita në këtë qendër, sepse ajo gjithmonë thotë “i dua shumë fëmijët”. Është një nga prioritetet e zonjës Bush në Shtëpinë e Bardhë mbledhja e Samitit “Early Childhood Cognitive Development”. Sapo zonja Bush ka hyrë në portën e shtëpisë “Hana dhe Rozafa” dhe ka takuar ndërkohë personelin, përkulet në këndin e lojërave për fëmijë në sallonin e madh të kësaj shtëpie, ku e presin foshnjat nga një vjeç deri në tre vjeç. Në këtë qendër janë strehuar rreth 40 fëmijë të braktisur të moshës nga 0-3 vjeç. Ajo thotë, “Përshëndetje të gjithëve. Le të luajmë pak me fëmijët”. Janë pikërisht fëmijët që e njohin më mirë dhe e kërkojnë më shumë gjuhën e dashurisë, sepse disa prej tyre e kanë gjetur atë dashuri në krahët, ose në prehrin e Zonjës së parë të Amerikës. Kjo është mjaft domethënëse, gjestet e tyre e kanë emocionuar zonjën Bush, ndërsa një nga fëmijët jetim, më pak se dy vjeç zgjaste duart nëpër kopsat e xhaketës së saj me një gjest që zakonisht fëmija e bën në krahahorin e nënës së vet. Ky fëmijë pasi e ndjen se në atë kraharor ka dashuri, rri i qetë disa çaste mbi gjurin e zonjës Laura Bush. Një ditë disa prej tyre, kur të rriten, foto të tilla të rralla si ajo e fëmijës që luan me Zonjë e parë të Amerikës me fluska sapuni, apo si ai fëmija që qëndron në krahët e saj, ose të tjerë pak më të rritur në atë shtëpi që do t’i rrëfenin pikturat që kanë bërë, ose ëndrrat e tyre, do të kenë një kujtim të çmuar. Zonja Laura Bush ka pasur pas takimit me fëmijët edhe një program me takime e bisedash me familjet qytetare amerikane që kanë ardhur së bashku me fëmijtë e tyre biologjikë në këtë qendër, për të qenë partnerë në bashkëpunimin me fëmijtë e braktisur ose jetimë. Ata banojnë atje dhe kanë në kujdestari veç fëmijëve të tyre edhe fëmijtë e qendrës. Duke bisdeuar me fëmijtë e rritur në këtë qendër, ndërsa partnerët amerikanë të stafit të “Bethany” ia kanë treguar zonjës Bush motivet e punës me këta fëmijë, dhe ksnë rrëfyer për ecurinë e jetës së tyre dhe përpikmërinë e adoptimeve, ajo pyet “Po adoptimet nga shqiptarët si po ecin?”, dhe drejtori i qendrës i shpjegon asaj se në fillimet e punës në këtë qendër ka pasur vështirësi, sepse shqiptarët janë shumë të dhënë pas genit të trashëguar dhe shpesherë preferojnë të adoptojnë fëmijë nga të afërmit e tyre, të një gjaku, por tani ky koncept ka ndryshuar dhe është bërë normale që prindër shqiptarë të kërkojnë të birësojnë këta fëmijë. Zonja Bush u gëzua shumë kur pati në këtë qendër edhe një takim tjetër me tre fëmijë të rritur nga mosha 15 deri 17 vjeçare, të cilët ndihen normalë pas kujdesit në qendra të tilla dhe i kanë folur bukur e rrjedhshëm në gjuhën angleze asaj për jetën e tyre, ëndrrat e tyre, dashurinë për librin dhe origjinën e tyre. Pasi ka ndjekur me vëmendje fjalët e këtyre fëmijve që s’kanë mundur të kenë pranë prindërit biologjik gjatë rritjes, për t‘u dhënë kurajo zonja Bush u tregon atyre se ky është një problem i madh në gjithë botën dhe veç kësaj ndodh që edhe fëmijtë që i kanë prindërit, mund të mos i kenë ata për një kohë të gjatë pranë, dikush tjetër kujdeset zakonisht për ta, ndërsa prindërit merren me detyra të tjera shtetërore. Më pas zonja Bush u ka uruar fat dhe rrugë të mbarë në jetë këtyre fëmijëve.

    Takime emocionale, pak familjaritet me zonjën Bush...

    Ndërsa ka mbaruar takimin e saj me fëmjët e qendrës “Bethany” afron orari i drekës dhe në restorantin “Sofra e Ariut”, zonja Liri Berisha është duke pritur në një drekë të organizaur me gratë shqiptare zonjën Bush. Zonja Bush mbërrin në orën 12.15 atje, dhe të dy zonjat e para ngjiten në sallën ku është shtruar dreka. Aty bëhet prezantimi i zonjës Bush me zonjat e ftuara në drekë, ndërsa gjatë drekës të ftuarat ngrenë dolli për zonjën Bush sipas traditës shqiptare, ku mes dollive ato uruan edhe shëndetin e familjes Bush, të vajzave të saj binjake, Jenna dhe Barbara, nënës së Xhorxh Bushit, Barbaras, e cila ka ditëlindjen gjatë kësaj jave. Pas dollive u kënduan dy këngë popullore nga të ftuarat; “Luleborë” që përfaqësonte këngën popullore të veriut të Shqipërisë dhe “Drenovare” që përfaqësonte këngët e jugut të Shqipërisë. Zonja Bush i dëgjoi më shumë ëndje dhe mbasi kënduan të parat, kërkoi një këngë tjetër. Kjo situatë e ka bërë drekën më të gëzueshme. Pas largimit nga restoranti “Sofra e Ariut”, zonja e parë e Amerikës dhe zonja e kryeministrit shqiptar, Liri Berisha, kanë vijuar vizitën e programuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” të Tiranës, ku u pritën nga ministri i shëndetësisë Nard Ndoka dhe drejtori i maternitetit Halim Kosova, e të tjerë pjesëmarrës, përfshirë edhe një nga nënat që sapo kishte lindur fëmijën në këtë maternitet. Të dyja zonjat e nderuara, Bush e Berisha, kanë vizituar sallën e foshnjeve të porsalindura. Zonja Buhs thotw se “Jam shumë e lumtur nga ky udhëtim në Shqipëri dhe besoj se në të njëtën mënyrë është ndjerë edhe Presidenti”. Ajo shrprehet se “Kjo është një vizitë historike si për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe për Shqipërinë”, duke dhënë gjithë përshtypjet e saj rreth vizitës së parë në Tiranë. “Pak më parë drekuam me znj. Berisha ku kishim një bisedë interesante mes femrave drejtuese këtu në Shqipëri. Diskutuam për projekte mjaft të suksesshme, dhe vetë pata mundësinë të vizitoj një qendër përkujdesje të fëmijëve të braktisur”.

    Vizita ka qenë shumë emocionale dhe konfidenciale për të gjithë stafin pjesëmarrës. Mrekullia e bebeve të porsalindura ka zgjuar gëzim në sytë e të gjithëve, përfshi dhe stafin shoqërues. Pamjet engjëllore dërgonin mesazhet se bota duhet të jetë më e mirë për hir të tyre. Nëse sot liderët e botës u përulen fëmijëve, i prekin ata dhe i përgëzojnë, kjo do të shënojë në kujtesën e gjithëkujt një vëmendje më shumë, një kujdes më tepër. Nëse Zonja e parë e Amerikës, mban në krahë sot bebet shqiptare, që në kraharorin e saj kanë përjetuar çaste relaksi, kjo do të thotë shumë. Sytë e zonjës Bush të njomur nga emocioni rrëfejnë një vëmendje më të madhe ndaj kontaktit me Shqipërinë, kontakt që gjithmonë Shqipëria e ka dashur, por komunizmi e ka ndërprerë në mes këtë dialog prej 50 vite me radhë. Kjo ngrohtësi si ajo që e pamë nga afër më sytë e zonjës së parë të Amerikës me bebe shqiptare në duar, të lumtur ose jo, si dhe kujdesi e interesi i saj për reagimet e tyre kanë harmonizuar më pas edhe bisedat me stafin e këtij materniteti, ku është folur për partneritetin me amerikanët para vizitës së saj për të ardhmen e gruas dhe fëmijës në Shqipëri, ku mjeku Halim Kosova i tha “Të jemi të sinqertë, jo të gjitha gratë e Shqipërisë e kanë fatin të trajtohen në këtë qendër, ose në kushtet e kësaj qendre”. Zonja Laura Bush në fund të takimit ka falenderuar veç të tjerëve edhe zonjën Liri Berisha për mikpritjen dhe shoqërimin e saj gjatë gjithë kohës që ajo vizitoi Shqipërinë.

    gazeta tema

Faqja 33 prej 46 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •