Close
Faqja 29 prej 46 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 452
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    SHBA: Kosova e pavarur me ose pa OKB
    Paul Taylor, (c) Reuters, Bruksel, 4/28

    "Kosova do te jete e pavarur me ose pa nje rezolute te Kombeve te Bashkuara, dhe Rusia duhet te nenshkruaje nje marreveshje per te mbrojtur minoritetin Serb ne Kosove", ka deklaruar SHBA te shtunen. Ndihmes-Sekretari i shtetit Dan Fried deklaroi se kritikat e fundit te Rusise ndaj planit te Ahtisaarit nenkuptojne se Moska kerkon te bllokoje rezoluten.

    "Ne shpresojme qe Rusia ta kuptoje se Kosova do te behet e pavarur ne nje menyre ose ne nje tjeter", deklaroi Field per Reuters ne nje interviste dhene ne Bruksel ne nje forum mbi marredheniet transatlantike. "Ose te realizohet ne nje menyre te kontrolluar e te mbikeqyrur, ose ne nje menyre te pakontrolluar, per shkak te se ciles shume serbe kosovare do te vuanin, gje qe do te ishte e tmerrshme..."

    (Marre nga Washington Post)
    ---

    Per kete arsye, une vazhdoj te jem i mendimit se vetem SHBA ka qene aleati yne i palekundur ndaj ceshtjes sone kombetare. Pjesa me e bukur e deklarates se Fried eshte pjesa e fundit...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #282
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm
    Nga Daniel Server
    Në qoftë se nuk miratohet rezoluta në Këshillit e Sigurimit, shpallja e njëanshme e pavarësisë përbën një variant të zgjidhjes së çështjes që do ta ndiqnin jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe një numër vendesh të tjera për të stabilizuar gjendjen dhe për të parandaluar dhunën në Kosovë. Në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk do të bënin gjë përballë dështimit të Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë, kjo do të çonte në destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht të Kosovës. Për mendimin tim, veprimet e njëanshme nga ana e Shteteve të Bashkuara si dhe të disa vendeve të tjera evropiane që do të bashkohen eventualisht me to, kanë rëndësi të padiskutueshme jetësore, në qoftë se Këshilli i Sigurimit nuk arrin të miratojë një rezolutë që do të zëvendësonte rezolutën 1244. Uashingtoni është i mendimit se kjo çështje duhet të zgjidhet para se Shteteve të Bashkuara t’u përfundojë afati i kryesisë së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shqiptarët kanë qënë të duruar dhe duhet të jenë të duruar edhe më tej. Ata duhet të pranojnë faktin se qendrimi i tyre ndaj serbëve është ai mbi të cilin ata do të gjykohen. Është me shumë rëndësi në këtë fazë që serbët dhe pakicat e tjera në Kosovë të trajtohen me korrektesë, sepse ky është një faktor me rëndësi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

    VOA

  3. #283
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Pavarësia e Kosovës dhe ridizenjimi i hartës së Ballkanit

    Tuesday, 01 May 2007
    Nga Kastriot Myftaraj - Deklarata e kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, dhënë ditën e hënë në 30 prill për “New York Times”, se Kosova do të shpallë pavarësinë në fund të muajit maj, pas bllokimit që i është bërë planit “Ahtisari” në Këshillin e Sigurimit të OKB, paralajmëron pikënisjen e një faze të re të procesit të definimit të ardhmërisë shtetërore të Kosovës dhe jo finalen e këtij procesi.Kjo për faktin se Serbia dhe serbët e Kosovës kanë paralajmëruar shumë herë se nëse Kosova do të bëhet e pavarur, atëherë pjesa veriore e Kosovës, e kontrolluar prej serbëve, do të shkëputet edhe formalisht nga Kosova. Serbët sot praktikisht kanë shkëputur nga trungu i Kosovës 17 % të territorit të saj në pjesën veriore, çka domethënë rreth 1700 km katrore. Në rast se ky territor shkëputet me bërjen e Kosovës shtet i pavarur, atëherë kjo do të thotë se shteti i pavarur i Kosovës do të ketë diku tek 9000 km katrore tokë, çka është shumë pak, aq më tepër kur dihet se Kosova e pavarur do të ketë më tepër se 2 milionë banorë. Në rast se tërësia territoriale e Kosovës cënohet dhe asaj i shkëputet një pjesë e rëndësishme, atëherë nuk ka më kuptim që Kosova të jetë një shtet i pavarur. Kjo do të qe veç në dobi të serbëve, nga pikëpamja e planeve të tyre për ta rimarrë Kosovën. Në këto rrethana, e vetmja alternativë mbetet që Kosova të bashkohet me Republikën e Shqipërisë, çka legjitimohet për shkak se janë serbët ata që e kanë iniciuar ndryshimin e kufijve me ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj do të çonte dhe në shpalljen e paralajmëruar të pavarësisë nga ana e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës dhe në bashkimin e saj me Serbinë. Në këto rrethana federata kroato-myslimane do të vihej para alternativës, ose të pushonte së ekzistuari dhe territori i saj t’i bashkohej Kroacisë, ose të ndahej, duke u bashkuar me Kroacinë pjesa e kontrolluar nga kroatët, ndërsa pjesa e kontrolluar nga myslimanët boshnjakë, do të mbetej si një shtet i kapur si në mors midis Serbisë dhe Kroacisë. Gjasat janë që federata kroato-myslimane të ndahet, duke marrë Kroacia pjesën kroate ndërsa nga pjesa tjetër do të dalë një shtet boshnjak mysliman, territori i të cilit do të rritet në të ardhmen me troje nga Mali i Zi dhe Serbia. Spiralja që do të iniciohet me ndarjen e Kosovës do të çonte sigurisht dhe në ndarjen e Maqedonisë ku Marrëveshja e Ohrit, katër vite pas nënshkrimit të saj, praktikisht ka mbetur në letër. Në rast të ndarjes së Maqedonisë, shqiptarët e atjeshëm, për shkak të vendndodhjes të tyre, nuk mund të marrin më tepër se 30% të territorit, pra diçka më tepër se 7000 km katrore. Por, pas të gjitha gjasave spiralja e iniciuar nga ndarja e Kosovës prej serbëve do të vazhdonte dhe në ndarjen e Malit të Zi. Në Malin e Zi nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2003 rezultoi se ka 672.656 banorë nga të cilët si të etnisë malazeze u deklaruan vetëm 40.64% e popullsisë, ose 273. 336 vetë. Ndërsa 30.01% e popullsisë ose 201. 892 vetë u deklaruan si serbë. Nga 30 % i mbetur 9.41%, ose 63.272 u deklaruan si boshnjakë, 4.27%, ose 28.714 u deklaruan si myslimanë, 7. 09%, ose 47. 682 u deklaruan si shqiptarë. Pjesa e mbetur u deklaruan si kroatë, romë, vllahë. Sipas një njoftimi të Zyrës së Statistikave të Malit të Zi, nga popullsia prej 672.656 vjetësh e kësaj republike vetëm 620.145 janë efektivisht banorë të Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër banojnë jashtë vendit. Prej atyre që banojnë brenda vendit 43.16% e popullsisë, ose 267.669 janë malazezë, 31.99%, ose 198.414 vetë janë serbë, 5. 15%, ose 19.425 janë shqiptarë, 7.77%, ose 48.184 janë boshnjakë, 3.97%, ose 24.625 janë myslimanë, 1.8%, ose 6808 janë kroatë. Siç del nga kë to shifra, ngjashmëria me Bosnje-Hercegovinën e vitit 1991 është impresionuese. Përqindja e serbëve në Mal të Zi është pak më e madhe se ajo e serbëve në Bosnje-Hercegovinë në prag të luftës, në 1991: Derisa në Bosnje-Hercegovinë, sipas regjistrimit të vitit 1991, serbët përbënin 31.8% të popullsisë, serbët në Mal të Zi, sipas regjistrimit të vitit 2003, përbëjnë 31.99% të popullsisë. Përqindja e atyre që u deklaruan si malazezë, praktikisht është e barabartë me atë të myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës në 1991: Përqindja e malazezëve në Malin e Zi në vitin 2003 qe 43.16, ndërsa përqindja e myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1991 qe 43.4%. Mali i Zi për shkak të konfiguracionit të vet etnik do të pushojë së ekzistuari si shtet duke u ndarë midis Serbisë, Shqipërisë dhe në perspektivë edhe pjesës myslimane të Bosnje-Hercegovinës, që do të marrë pjesën e Sanxhakut që gjendet në verilindje të Malit të Zi. Por në këtë rastin e fundit problemi është se nuk ka kontinuitet territorial mes pjesës së Sanxhakut që gjendet në Malin e Zi dhe pjesës myslimane të Bosnje-Hercegovinës, pasi në mes tyre gjendet territori i Republika Srpska. Por pjesa e Sanxhakut që gjendet në Malin e Zi ka vazhdimësi me pjesën e Sanxhakut që gjendet në jugperëndim të Serbisë dhe që është i banuar me shumësi myslimane. Para disa javësh ambasadori gjerman në Beograd paralajmëroi se në rast se Serbia nuk pranon humbjen e Kosovës, atëherë ka rrezik që të humbë edhe Sanxhakun dhe Vojvodinën (kjo e fundit ka një minoritet hungarez). E vërteta është që kur SHBA ndihmojnë shqiptarët, boshnjakët, apo edhe hungarezët në ish-Jugosllavi, ato kanë si qëllim, ndër të tjera, edhe uljen e peshës së Serbisë aleates historike të Rusisë, që po del të jetë përsëri kërcënim për SHBA. Në këtë linjë SHBA nuk do të kufizohen duke i shkëputur Serbisë vetëm Kosovën, por edhe Sanxhakun, si dhe të paktën një pjesë të Vojvodinës, pa përjashtuar Luginën e Preshevës, të banuar nga një shumësi shqiptare. Loja tashmë luhet për gjëra të mëdha dhe jo të vogla. Kur të ketë mbaruar kjo lojë Serbia do të ketë humbur edhe pjesën veriore të Kosovës që mund ta mbajë fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kështu Serbia do të kufizohet praktikisht në të ashtuquajturin Pashallëku i Beogradit që është territori natyral historik i serbëve. Në këto përmasa Serbia do të kundërbalancohet lehtësisht nga Shqipëria e bashkuar dhe nga shteti i Bosnjës që do të përbëhet vetëm nga pjesa e sotme myslimane e Bosnje-Hercegovinës, pjesa e Sanxhakut që gjendet në Serbi dhe pjesa e Sanxhakut që gjendet në Malin e Zi. Për të siguruar kontinuitet territorial mes Sanxhakut dhe pjesës myslimane të Bosnje-Hercegovinës së sotme, duhet që boshnjakët myslimanë të marrin nën kontroll një territor në pjesën juglindore të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, gjë që mund ta bëjnë në aleancë me kroatët që kanë interesa në këtë pjesë të shtetit të sotëm të përbashkët. Serbia e gjendur përballë presionit nga Hungaria dhe shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të kundërshtojë. Nga ky proces i ndryshimit të kufijve do të lindte një shtet i bashkuar shqiptar që në fillim do të përbëhej nga territori i Republikës së Shqipërisë, territori i Kosovës së sotme pa pjesën veriore, pjesa e territorit të Maqedonisë ku ka shumësi shqiptare, dhe në perspektivë dhe nga pjesa shqiptare e Malit të Zi, Lugina e Preshevës, si dhe pjesa veriore e Kosovës e shkëputur fillimisht nga serbët. Pra ky do të ishte një shtet që do të shkonte me kohë nga 45-50 mijë km katrorë dhe mbi 6 milionë banorë rezidentë, pa llogaritur ata me banim jashtë shtetit. Ky do të qe një shtet me madhësi dhe territor të mjaftueshëm për të pasur një peshë në balancën ballkanike të fuqisë. Në këtë proces të ridizenjimit të kufijve në Ballkan kërkon të përfitojë dhe Greqia, e cila duke qenë e vetëdijshme për gjërat që priten të ndodhin ka hapur, këtë herë në nivel të lartë diplomatik, çështjen e Vorio-Epirit, me anë të ambasadorit të saj në Tiranë, që mbështeti deklaratën e bërë nga kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano se grekët në Shqipëri kërkojnë atë që kërkojnë shqiptarët për Kosovën. Kjo do të thotë se grekët kërkojnë të përfitojnë nga situata duke i shkëputur Shqipërisë një pjesë sa më të madhe që të jetë e mundur të territorit. Por për fat Greqia ka probleme territoriale me Turqinë dhe me Bullgarinë, të cilat do të duan që të përfitojnë nga rasti për të marrë territore që i rivendikojnë prej kohësh. Rasti do të jetë një luftë greko-turke, ku do të involvohet dhe Bullgaria në anën e Turqisë, luftë kjo që deri tash është shmangur falë ndërhyrjes amerikane. Turqia do të kërkojë të marrë sa më shumë ishuj të Egjeut që të jetë e mundur, që kanë rëndësi strategjike shumë të madhe për të, si dhe Qipron veriore, ndërsa Bullgaria do të kërkojë të marrë Trakën perëndimore (Greqinë juglindore), që është “Alzas-Lorena” bullgare, e marrë nga Greqia pas Luftës së Parë Botërore, me rëndësi shumë të madhe strategjike dhe të çdo lloji për Bullgarinë pasi i siguron asaj daljen në Detin Egje, duke evituar kalimin nga ngushtinat turke. Por nëse hapet kjo lojë atëherë do të luhet për gjëra edhe më të mëdha dhe Greqia mund të humbë territore edhe në favor të Shqipërisë në vend që të përfitojë, duke përfshirë dhe ishuj me rëndësi të madhe strategjike të Detit Jon. Greqia, aleatja e Serbisë dhe Rusisë, mund të reduktohet në dy të tretat e territorit të saj të sotëm. Kështu konfiguracioni gjeopolitik i Ballkanit dhe më gjerë i Evropës Qendrore pritet të përmbyset, duke u kapur Serbia si në darë nga Shqipëria e bashkuar, Bosnja e zmadhuar, si dhe Hungaria e rritur, ndërsa Greqia nga Shqipëria e bashkuar, Bullgaria e zmadhuar dhe Turqia që avancon në Egje. Procesi i ridizenjimit të kufijve do të vazhdojë më tutje në Veri, ku Hungaria do të marrë nga Rumania Transilvaninë me shumësi hungareze, ndërsa Rumania do të kompensohet duke marrë Moldavinë, pa Republikën ruse të Transdnjestrit, e ndoshta dhe Bukovinën që tashmë i përket Ukrainës. Ukraina nuk do t’u rezistojë dot konflikteve politike, që janë edhe gjeokulturore dhe që po shkallëzohen mes prorusëve dhe properëndimorëve, duke u ndarë në fault line të Samuel Huntington që kalon pikërisht përmes Ukrainës. Ukraina lindore duket se do të bashkohet me Rusinë, ndërsa Ukraina perëndimore do të jetë një shtet properëndimor i lidhur fort me SHBA dhe Poloninë, në kuadrin e strategjisë amerikane të Europës së Re. Me ndryshimin e kufijve në këtë sens, krijohet një linjë shtetesh solide proamerikane nga Balltiku në Adriatik dhe ndoshta në Egje, që përbëjnë një pykë dhe njëherësh edhe një tampon mes bllokut të ri gjeopolitik dhe gjeostrategjik që po tenton të krijohet, i përbërë nga Rusia dhe çifti Gjermani-Francë, që synojnë të sfidojnë SHBA në nivel botëror ekonomikisht dhe në perspektivë edhe ushtarakisht. Në të njëjtën kohë margjinalizohen aleatët historikë të Rusisë.
    Marre nga gazeta "Sot"
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #284
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    KOSOVA SHTET: DUAN S'DUAN RUSET QOFTE I BEKUAR SHTETI I RI I BALLKANIT!VELLEZER KOSOVARE FILLONI AHENGUN QE SOT!
    Kjo nuk eshte profeci.Sinqerisht.


  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bërns: Shumica e anëtarëve të KS mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës

    Derguar me: 03/05/2007 - 12:58
    • Nënsekretari amerikan i Shtetit thote se shpreson qe edhe Rusia do ta mbështeste planin per statusin e ardhshem te Kosoves

    Londër– Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nikolas Bërns pohon se ka një mbështetje të gjerë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Ne fjalen e mbajtur ne Institutin Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare ne Londer Burns ka shtuar se shpreson qe edhe Rusia do ta mbështeste planin per statusin e ardhshem te Kosoves. "Bashkimi Evropian do të qëndrojë për disa vjet për të dhënë ndihmë ekonomike dhe NATO do të qëndrojë atje për të ofruar një siguri të kufijve të jashtëm, ngase Kosova nuk mund të bëjë këtë vetë"tha Bërns duke shtuar se Kosova eshte "në thelb problem evropian".

    "Kështu, në takimin e së enjtës me ndihmësministrin e jashtëm të Rusisë, Vladimir Titov, ne do të punojmë me të dhe do të shohim nëse mund të bëjmë një rezolutë, që mund të votohet brenda rreth 30 ditëve të ardhshme ose do të mund të përgatitnim rrugën që Kosova të shpallë pavarësinë e vet. Ne shpresojmë shumë që qeveria ruse do të jetë me ne dhe ne do ta bindim Rusinë se kjo është rruga më e mire për të shkuar përpara", tha Burns. (Kosova/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #286
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Frankfurter Rundshau": Plani i Ahtisarit para "dështimit"

    Derguar me: 03/05/2007

    • Plani i Marti Ahtisarit për statusin e ardhshëm të Kosovës është para "dështimit dhe hedhjes poshtë", shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Rundshau"

    Frankfurt- Plani i Marti Ahtisarit për statusin e ardhshëm të Kosovës është para "dështimit dhe hedhjes poshtë", shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Rundshau". Gazeta thekson se konstatimi i këtillë bazohet pas vizitës së Beogradit dhe Prishtinës nga ana e minisionit faktmbledhës të Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (KB). "Delegacioni i i KB-ve është kthyer skeptik në Nju-Jork", thekson gazeta dhe shton se sipas vlerësimeve jozyrtare, plani i Ahtisarit në KS-në do të mund të fitojnë më së shumti gjashtë, prej 15 votave, ndërsa për miratimin e tij nevojiten nëntë vota. Sipas gazetës, mbështetje të sigurtë plani ka vetëm nga SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Belgjika dhe Italia. Të pasigurta për këtë çështje janë Peru, Panama dhe katari, ndërsa Afrika e Jugut, Kongo, Gana, Indonezia dhe Kina parimisht janë kundër, ndërsa Sllovakia dhe Rusia energjikisht janë kundër propozimit. (Makfaks)

    BalkanWeb
    #VamosArgentina

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ahtisaari: Veshtire qe Rusia t’i kundervihet planit tim

    Derguar me: 03/05/2007

    • Ahtisaari mbrojti edhe njëherë planin e tij për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën duke e vlerësuar si të vështirë faktin qe Rusia ta kundërshtoje atë

    Kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari tha se plani i tij për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën është rruga e vetme përpara dhe u shpreh i bindur se kundërshtimi i fuqishëm i Rusisë mund të tejkalohet.

    "Kjo është zgjidhja e vetme nëse duam që të zgjidhim problemin e Kosovës" tha Ahtisaari, i cili në Londër mori pjesë në tryezën e rrumbullaktë "Kosova – dje, sot dhe nesër", të organizuar nga Catham House. "Është shumë e vështirë të mendoj se Rusia e sotme dëshiron t'i dërgojë botës mesazhin, duke kundërshtuar zbatimin e planit në Këshillin e Sigurimit, se cilido diktator si Slobodan Millosheviqi mund të sillet ashtu si dëshiron me qytetarët e tij duke u fshehur pas sovranitetit" tha Ahtisaari duke shtuar se "propozimi ynë ndoshta garanton mbrojtjen më të mirë në botë për pakicat".

    Ai tha se NATO do ta vendos vetë kohën e qëndrimit në Kosovë. "Nuk mendoj se ndërkombëtarët do të largohen brenda dy vitesh. Do të thoja se ata do të qëndrojnë atje të paktën pesë vite, por kjo nuk është vendosur askund" tha Ahtisari. Zëvendës i Ahtisarit, diplomati Alber Rohan ndërkaq tha se mbetet i bindur se unanimiteti mund të arrihet. Ai insistoi se pavarësia është i vetmi opcion. Gjatë qëndrimit në Londër Ahtisari u takua edhe me ministrin britanik për Evropën Jeff Hoon. (Europa e Lire)
    #VamosArgentina

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Burns: Pengesat mbi të ardhmen e Kosovës mund të kapërcehen

    Derguar me: 04/05/2007 - 09:25


    Rusia ka përkrahur qeverinë serbe në kundërshtimin e saj të fortë ndaj planit të të dërguarit të OKB-së, Marti Ahtisari, mbi të ardhmen e Kosovës. Megjithatë, zyrtarët në Departamentin amerikan të shtetit thonë se pas takimit të Londrës, kreu i delegacionit amerikan, Nënsekretari i Shtetit për Çështje Politike, Nikolas Bërns, beson se problemet nuk janë të pakapërcyeshme dhe se një plan mbi Kosovën do t’i paraqitet së shpejti Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Plani Ahtisari, produkt muajsh të tërë përpjekjesh diplomatike nga ana e ish-presidentit finlandez, do t’i jepte Kosovës shumicën e karakteristikave të shtetit të pavarur, ndërkohë që trupat e Natos dhe forcat e policisë së Bashkimit Evropian do të vazhdonin të garantonin siguri.

    Serbia e kundërshton me energji pavarësinë e Kosovës dhe ka përkrahur një plan alternativ për autonomi të mbikqyrur. Moska është shprehur se po të lejohet pavarësia, do të inkurajoheshin forcat separatiste në zona të tjera, përfshirë rajonin e saj të Kaukazit.

    Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, tha se me përjashtim të Rusisë, ekziston një unitet i fuqishëm ndërmjet 5 vendeve të tjera në Grupin e Kontaktit, ku bëjnë pjesë edhe Britania, Franca, Gjermania, Italia, si dhe Shtetet e Bashkuara, në lidhje me nevojën për të shkuar drejt realizimit të planit Ahtisari. “Sigurisht, ne besojmë se plani Ahtisari ofron një rrugë të qendrueshme para dhe jemi të interesuar pa masë të vazhdojmë diskutimet me Rusinë mbi këtë çështje, pasi jemi të bindur se është e rëndësishme për të gjithë ne, përfshirë Moskën, të jemi në gjendje të mbështesim këtë rezolutë, meqenëse ofron shpresat më të mira për popullin e Kosovës dhe të Serbisë”.

    Një diplomat i lartë amerikan, që foli me gazetarët, tha se Nënsekretari Bërns, u kthye nga takimi i Londërs me besimin se dallimet me qendrimin e Rusisë mund të sheshohen, megjithatë nuk shpjegoi se çfarë kompromisesh mund të jenë të domosdoshme për të shmangur një veto nga ana e Rusisë ndaj planit Ahtisari.

    Zëdhënësi Kejsi tha se bisedimet mbi Kosovën do të vazhdojnë në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe se kjo çështje pritet të trajtohet në bisedimet e Sekretares së Shtetit, Kondoliza Rajs, këtë muaj në Moskë.

    Shqiptarët e Kosovës kanë kërcënuar se do të shpallin pavarësinë, nëse javët e ardhshme plani Ahtisari nuk miratohet nga Këshilli i Sigurimit.

    Në komentet e bëra në Londër, zoti Ahtisari tha se plani është e vetmja rrugë para për Kosovën dhe se nuk ka asnjë mënyrë për të bindur shqiptarët që të kthehen përsëri nën sundimin e Serbisë pas atij trajtimi të ashpër nga qeveria jugosllave e Millosheviçit.

    Zoti Ahtisari tha se Nato do të caktonte një afat për tërheqjen e trupave nga Kosova, por shtoi se prarashikon që trupat e aleancës të qendrojnë për të paktën edhe pesë vjet të tjera. VOA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA ka hartuar draft rezolutën për Kosovën
    SHBA-ja ka hartuar draftin inicial të Rezolutës së re për Kosovën në të cilën kanë adaptuar planin e Marti Ahtisarit, i kanë thënë RTK-së burime diplomatike, të afërta me procesin. Kjo projektrezolutë pritet të marr edhe sygjerimet e shteteve të tjera përendimore, para se të quhet si e bashkësponzoruar dhe të vihet në rend dite për miratim në Këshillin e Sigurimit.
    SHBA-ja synon që Rezoluta si e tillë të miratohet në Këshillin e Sigurimit deri në fund të majit.

    RTK 05 maj 2007 - 09:32:09
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #290
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Pa Eshte America Dhe Do Te Jete Kosova!

    Pavarësia e Kosovës në qendër të debatit politik



    6 Maj SHBA harton rezolutën. Helsinki serb kërkon njohjen e pavarësisë

    Pavarësia e Kosovës po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të debateve të politikës botërore. Ndërsa shkëputja përfundimtare nga Serbia mbetet zgjidhja e vetme dhe si mundësia më e mirë për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë kuadër dhe SHBA ka hartuar një draft me anë të cilës mbështetet plani i Ahtisarit si dhe pavarësia e Kosovës. Ndërsa në të njëjtin qëndrim me SHBA është shprehur dhe një nga krerët e Këshillit të Helsinkit në Serbi

    SHBA

    “SHBA-ja ka hartuar draftin inicial të Rezolutës së re për Kosovën, në të cilën kanë adaptuar planin e Marti Ahtisarit”, i kanë thënë RTK-së burime diplomatike të afërta me procesin. Kjo projektrezolutë pritet të marrë edhe sugjerimet e shteteve të tjera perëndimore, para se të quhet si e bashkë sponsorizuar dhe të vihet në rend dite për miratim në Këshillin e Sigurimit. SHBA-ja synon që Rezoluta si e tillë të miratohet në Këshillin e Sigurimit deri në fund të majit.

    Helsinki

    Kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka vlerësuar se autoritet në Beograd po përpiqen të sigurojnë ndarjen e Kosovës. Në intervistën dhënë gazetës "Gragjanski list", ajo ka thënë se do të ishte fatale për perëndimin, sikur edhe njëherë t’i dalë në ndihmë Serbisë, duke respektuar realitetin në terren, "sepse kjo mund të zgjasë në pakufi edhe në pikat e tjera në Serbi apo të paktën diku tjetër në rajon". Ajo ka thënë se, "do të ishte ideale sikur Beogradi të ishte i aftë që i pari ta njohë Kosovën dhe me këtë të krijojë premisa për normalizimin e shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve. Kjo do të ishte ndihma më e madhe për serbët, të cilët mbeten të jetojnë në Kosovë". Mirëpo, ajo ka thënë se një gjë e tillë vështirë mund të pritet "duke marrë parasysh se klasa aktuale politike s'ka as premisa normale as politike për këtë". Duke e komentuar rolin e Rusisë në zgjidhjen e statusit final të Kosovës, Sonja Biserko ka vlerësuar se, "edhe Serbia, edhe Rusia kanë shkuar tepër larg në shantazhet e veta, që deri në fund i ka zbuluar frustrimet e tyre dhe mosrespektimin e realitetit", duke shtuar se, "Rusia mund të tërhiqet ashtu sikur ka bërë aq herë përpara". Pritet që vetëm në muajin e ardhshëm të bëhet e qartë se si do të veprohet me statusin final të Kosovës.

Faqja 29 prej 46 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •