KOSOVA E VOGËL DHE FUQITË E MËDHA
“Politika është në vendin e dytë të profesioneve më të
vjetra në botë. Prandaj edhe ka ngjajshmëri me atë që është
në vendin e parë.”
-Ronald Reagan
Kosova e vogël, me mbi 10 mijë kilometra katrorë,
me rreth dy milionë banorë, prej të cilëve mbi 90 përqind
shqiptarë, paraqet një rast të veçant që ka tërhequr
interesimin e madh ndërkombëtar.
Interesimi i madh ndërkombëtar nuk është aq i madh
për Kosovën e vogël, për shumicën shqiptare, por interesimi
aq i madh është për pakicën e e vogël joshqiptare…!
Pse për pakicën e vogël joshqiptare gjithë ky
interesim aq i madh bashkësisë i ndërkombëtare? Vetëm që
Kosova mos të jetë shqiptare…!
Bashkësia ndërkombëtare duke priviligjuar pakicën
dhe duke diskriminuar shumicën, me këto veprime
jonjerëzore, antihistorike, dëshiron me zor të krijojë një
Kosovë shumëetnike…!
Kosova e vogël me probleme aq të mëdha! Kosova e
vogël ka probleme të mëdha ekonomike, mungesë kronike të
energjisë elektrike, numër të lartë të papunësisë, numër
edhe më të lartë të pakënaqësisë në mes të popullsisë…
Por, problemi më i madh i Kosovës së vogël është statusi i
pazgjidhur, siç po quhet herë i ardhshëm, herë statusi
final ose përfundimtar…
Statusi përfundimtar, sipas një diplomati
perëndimor, e tha, si me shaka: ” është kur të
përshëndetemi nga kjo dynja…!” Sipas këtij perëndimori,
statusi i Kosovës, si duket, është bërë objekt humori…!
Takimi i Këshillit të Sigurimit i 14 shkurtit 2006,
në Neë York, ku u diskutue për Kosovën, u cilësuar se ka
shënuar njërin prej kapitujve më të rëndësishëm në
historinë më të re të Kosovës, ku mori pjesë edhe
kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, me t’u kthyer
në Prishtinë, i ngazëllyer deklaroi se ajo që ndodhi në
Këshillin e Sigurimit ishte një faqe e re historike e
marëdhënjeve të Kosovës…
Po, kjo ishte një faqe e re, faqe e re, por e një
libri të vjetër…! Kosovës për herë të parë i është hapur
dera në OKB. Po, por i është hapur dera
kryeadministratorit të Kosovës, z. Petersen, kurse i është
mbyllur goja kryeministrit të Kosovës…! Kur të mbyllet
goja, ka përfunduar loja…!
Në takimin e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e
nëntëmbëdhjetë vendeve theksuan se Kosova duhet të
përmirësojë standardet dhe në veçanti, të zbatojë
decentralizimin, në mënyrë që të zgjidhet statusi. Shumë
përfaqësues theksuan se Kosova duhet të konsiderohet rast
unik…
Kosova e vogël, jo vetëm që “duhet” të konsiderohet
rast unik, por Kosova nën UNMIK është bërë që nga qershori
i vitit 1999, rast unik, testues, eksperimentues, një rast
unik, një vend mik-për çdo armik…!
Kosova e vogël ka armiqë të mëdhenjë, sikur që ka
edhe miqë të këndshëm…! Njihet një thënie e Katonit, të
cilën e kishte shënuar Ciceroni, që e përdorte shpesh, ku
thuhet:”Armiqt e mëdhenjë e keqëdashës të bëjnë më shumë
shërbime sesa miqtë e këndshëm, sepse të parët shpesh thonë
të vërtetën, të dytët nuk e thonë kurrë.”
Kush e thotë të “vërtetën” për Kosovën?
E vërteta për Kosovën mbahej “sekret”. Ky “sekret”
është zbuluar nga John Sawers, drejtori politik i
Ministrisë së Jashtme Britanike, i cili u ka thënë serbëve
se Grupi i Kontaktit ka vendosur për pavarësinë e Kosovës
dhe se serbët duhet t’i shfrytëzojnë të mirat që ofron një
status i këtillë. Në Vjenë, në zyrën e kryenegociatorit
ndërkombëtar, Martti Ahtisaari, ndihej një kënaqësi rreth
mesazhit të qartë të diplomatit britanik, i cili e ka thënë
të vërtetën që duhej thënë.
Në Kosovë, shqiptarët ndjen kënaqësi nga sinqeriteti
i diplomatit britanik. Në Kosovë shqiptarët ndjen kënaqësi,
ndërsa në Sërbi reagimet e serbëve kanë qenë me rrebesh,
stuhi, histeri…
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Karel de Gucht, pas
vizitës në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku me 17
shkurt 2006, ka deklaruar: “Beogradi dhe Prishina duhet të
gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes.
De Gucht ka thënë,:”Është mirë që së shpejti do të fillojnë
bisedimet rreth decentralizimit, zbatimi i të cilit është
me shumë rëndësi.”
Pra, qenka mirë që bisedimet rreth decentralizimit
filluan në Vjenë dhe se zbatimi është me shumë rëndësi! Po,
ka shumë rëndësi, por jo për Kosovë, por për Sërbi… Me
decentralizim, Kosova e vogël do të zvoglohet, sepse do të
coptohet…! Edhe sot Kosova është e coptuar, por me
decentralizim coptimi do të zgjerohet, do të legalizohet,
gati gjysma e Kosovë do të sërbizohet…
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar raportin
lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, ku rekomandon
imponimin e pavarësisë së Kosovës, por me kushte…! Sepse,
s’duhet të humbet kohë me negociata të kota, vlerëson Grupi
Ndërkombëtar i Krizave…
Të dy palët të përgatitën për kompromise, ka thënë
kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Dhe më në fund, por që duhej thënë që në fillim,
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, në
Ëashington, kështu vlerëson:
“Negociatat për Kosovën do të kenë ndikim edhe në
rajon. Në bisedë me kolegët nga Bashkësia Evropiane jemi
pajtuar se kjo çështje (e statusit të
Kosovës) duhet të zgjidhet gjithsesi në një formë, ka thënë
sekretarja amerikane, K. Rajs. Po, ka thënë në një formë,
por nuk ka thënë se në cilën formë…!
Lexues të nderuar! Ndaluni për një moment dhe
mendoni mbi atë se çka në të vërtetë nënkuptohet me këto
deklarata kundërthënëse për Kosovën e vogël nga
përfaqësuesit e fuqive të mëdha…!
Nëse qenka vendosur që Kosova të fiton Pavarësinë,
atëherë pse të bisedohet me Sërbinë?
Nëse bisedimet për decentralizim qenkan me shumë
rëndësi, atëherë pse thuhet se s’duhet humbur kohë me
negociata të kota, siç i quan bota?
Nëse të dy palët duhet të përgatiten për kompromise,
atëherë, me kompromise, pavarësia s’na bie hise?!
Me kompromise mund të na bie hise, pa menduar, vetëm
pavarësia e kushtëzuar! Pavarësia e kushtëzuar me Kosovën e
coptuar apo të cunguar! Atëherë, Kosova e vogël do të bëhët
sa një gogël!!!
Kosova e vogël, sa një gogël, rast unik, nën UNMIK,
lodër e fuqive të mëdha, me njerëz të civilizuar, që i
pengojnë shqiptarët të jenë të bashkuar…! Njerëzit, sa më
shumë të civilizuar, thoshte Kanti-i, aq më tepër bëhën
“aktorë”. “Aktorë” vendorë, “aktorë” ndërkombëtarë, që me
Kosovën e shkretë bëjnë pazar…!
Liderët kosovar po bëjnë pazar me serbët për Kosovën,
ende pa u bërë Kosova shtet, pa pasur Kosova
sovranitet…Grupi i Kontaktit i cili qëndron prapa
kryenegociatorit, Marti Ahtisaarit, është mbikqyrës i
pazarit…
Në Pallatin e Paqes në Hagë shkruan: “Nëse e do
paqën, kujdesi për drejtësi”. Shqiptarët e duan paqen, do
të kujdesën për drejtësi, por do të ketë paqë, do të ketë
drejtësi vetëm kur Kosova të bashkohet me Nënën
Shqipëri…Sot kjo nuk është e lejuar! E lejuar është Kosova
me pavarësi të kushtëzuar…Kosova me pavarësi të kushtëzuar
bëhët një Kosovë e vogël shumëetnike, me një autonomi të
zgjeruar, nga vendet mike, por me hapësirë të zvogëluar nga
fuqitë e mëdha….!
Krijoni Kontakt