Close
Faqja 27 prej 46 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 452
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Koshtunica: Misioni fakt-mbledhes do hape negociata te reja

    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    L.M
    E ka interpretuar ne kete menyre kryeministri serb Voisllav Koshtunica viziten e misionit faktmbledhes se KS-se I kerkuar nga Rusia. Me propozim të kesaj te fundit, Këshilli i Sigurimit (KS) në fund të këtij muaji do të dërgojë mision për shqyrtimin e situatës në Kosovë dhe Serbi, pasi i dërguari i posaçëm i KB-ve Marti Ahtisari para do kohe shpalosi planin për statusin e Kosovës. "Dërgimi i një misioni të tillë do të jetë hapi i parë i rëndësishëm për rifillimin e procesit negocues, në të cilin, me kalimin e kohës do të kyçej edhe ndonjë ndërmjetësues i ri ndërkombëtar", deklaroi kryeministri serb. Sipas Koshtunicës, "Bazë e parë për formimin e misionit të KS të KB-ve segurisht është rezooluta 1244, që të shpie deri aty, se negociatat e reja dhe të mirëfillta, kësaj radhe, do të zhvillohen në kuadër të rezolutës ekzistuese për Kosovën". "Autoritetet në Beograd për çdo dit dhe intensifikisht përgatiten për ardhjen e misionit dhe në ato negociata në mënyrë të ngushtë bashkëpunojmë me Rusinë", deklaroi Koshtunica. Misioni i KS-së, të cilin do ta udhëheq ambasadori bellg në KB-të Johan Verbeke, më 25 prill duhet të mbërrijë në Beograd, e më pas, përfaqësuesit e 15 vendeve anëtare të Këshillit do të udhëtojnë për në Prishtinë.
    #VamosArgentina

  2. #262
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Refuzimi i planit të Ahtisarit sjell destabilizim, thotë Rohan

    Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për të ardhmen e Kosovës nuk kanë qenë të suksesshme, meqë palët ishin të papajtueshme, ka thënë zv.kryenegociatori, Albert Roan në Zagreb.


    Ai ka spikatur se zgjidhja duhet vendosur shpejt, ngase refuzimi i planit të Ahtisarit sjell rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit.
    | e.h & RTK staff |
    Sui generis

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    shqiptaret e menqur nuk mashtrohen me nji cop mish .....
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Nyja shqiptare

    A do të mbulohet sërish kriza me krizë?!

    (Ose: Si pritet të (mos)zgjidhet çështja shqiptare pas afro 100 vjetë ndarjeje, okupimi e diskriminimi)

    Po mbushen gati 100 vjet që kur shqiptarët u kurbanizuan për hir të “interesit jetësor” të Fuqive të Mëdha, përkatësisht të “ruajtjes së paqes në Evropë”. Edward Grei, atëbotë ministër i jashtëm anglez, duke dhënë shpjegime para Dhomës së Komunave për çështjen e caktimit të kufijve të Shqipërisë, ndër të tjera, pat deklaruar: “Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky veprim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vendin dhe e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por, duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftë se marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë midis Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes në Evropë.

    Sot, në prill të vitit 2007, por edhe përpara e pas tij, Fuqitë e Mëdha janë detyruar, sërish, të ulen e ta marrin në dorë “pataten e nxehtë” shqiptare, të kurbanizuar më 1913, për hirë të mospërhapjes së konfliktit midis tyre, pra Fuqive të Mëdha, me të vetmin ndryshim se tash, “eskortës” së atëhershme vendimmarrëse, i është shtuar edhe SHBA-ja! Po, përse? Ç’iu duhet sërish këtyre Fuqive të merren me këtë çështje kur dihet se ( e pranojnë vetë ato) për të vënë “rend në Evropë” u flijua e u thelua në 5 pjesë mu Shqipëria dhe shqiptarët?!

    Flijesa e kotë

    Faktet historike, si kokëforta që janë, mëse qartë dëshmojnë se në këtë kohë shumëçka nuk eci në drejtimin e duhur. E dhëna se gjatë periudhës 1913-2007, në trojet europiane dhe jo vetëm në to, u zhvilluan konfliktet dhe luftërat më të përgjakshme gjatë gjithë historisë njerëzore (Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore, luftërat në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë, etj.)me ç’rast janë vrarë, masakruar, dhunuar, maltretuar e torturuar miliona njerëz të racave, të feve, të kombeve, të bindjeve e të ideologjive nga më të ndryshmet, para së gjithash në Evropë, por edhe më gjerë, janë dëshmia më e tmerrshme e këtij pohimi.

    Flijesa shqiptare, kështu, rezultoi e kotë, sepse ngjarjet, që rrodhën pas saj, provuan se konfliktet në mes të Fuqive të Mëdha, as nuk mund të pakësoheshin e aq më pak të shtoheshin, pavarësisht se si do të zgjidhej çështja shqiptare. Doli kësisoj, se, vendimi i Londrës për coptimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në emër të “ruajtjes e paqes në Evropë”, u përdor nga Fuqitë e Mëdha vetëm si slogan mashtrues, si kamuflim i asparatave dhe qëllimeve të tyre kolonialiste, ekspansioniste e imperialiste.

    Se pazarllëqet në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha më 1913 e më vonë, e veçmas me krijimin e të ashtuquajturës Jugosllavi (Mbretërisë SKS) ishte gabim historik dhe tragjik i këtyre fuqive, në një ose në një mënyrë tjetër, do ta dëshmojë shumë më vonë edhe vetë Richard Hollbruk, negociatori i Marrëveshjes së Dejtonit dhe i Konferencës së Rambujesë, në parathënien e veprës “Paris, 1919”, të historianes kanadeze, Margaret Mackmilan, kur, midis të tjerash, shkruan: “Në konferencën e Parisit (1919 - vër. ime), Katërshja e Madhe kishte synuar të vinte rregull jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën, por në të vërtetë, vetëm 20 vjet më vonë, u provua se ajo kishte mbuluar krizën me krizë. Një nga këto “kriza” ishte dhe krijimi arbitrar i Jugosllavisë, burimi më i madh i konflikteve në Evropën e sotme”.

    Rreziku nga ripulsimi i “rregullave” tragjike

    Por, kjo nuk është e tëra. As sot e as këtu, droj, nuk përfundon e tërë historia e tragjedisë së “rregullave” të Fuqive të Mëdha të “ruajtjes së paqes në Evropë”, duke sakrifikuar shqiptarët dhe trojet shqiptare, madje rrezikon të ripulsojë ndjeshëm, edhe përkundër ndryshimit të rrethanave nga 1913-ta, edhe përkundër larjes gati njëshekullore me gjak të atyre “rregullave”.

    Deklarata e këtyre ditëve e Alfred Guzenbauer-it, Kancelar Austriak se: ”…ne po punojmë aktualisht me miqtë tanë në Serbi, Boris Tadiçin dhe njerëzit e tij, për të gjetur rrugët që të zbatohet esenca e planit të Ahtisarit”; se “… kjo duhet të jetë zgjidhje e mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën, sepse nuk është mirë që cak i strategjisë ndaj Beogradit të jetë ajo që e turpëron”; se “…duhet të gjejmë zgjidhje e cila siguron që nga kjo situatë të dyja palët të dalin kokëlartë”, sikur ushqen krimbin e dyshimit se mos njëra nga Fuqitë e dikurshme të Mëdha të Evropës, po përton të shkëputet nga e kaluara e kërkimit të “paqes në Evropë” duke i kurbanizuar sërish Shqipërinë dhe shqiptarët!

    Një si “Teoria e lojrave”

    Në matematikë njihet një si “Teoria e lojërave”, e cila madje zbatohet edhe në studimin e politikës. Sipas kësaj teorie, lojërat janë dy llojesh: non-zero-sum game dhe zero-sum game. Lojërat e llojit të parë (non-zero-sum game) janë ato ku të dy lojtarët nuk luajnë për të fituar gjithçka që është në lojë, çka le mundësi për një kompromis që të mbeten të kënaqura të dy palët, ndërsa lojërat e llojit të dytë (zero-sum game) janë ato ku njëri nga lojtarët luan për gjithçka ose për asgjë, prandaj në to nuk ka asnjë mundësi kompromisi dhe nuk ka motiv për marrëveshje. Vallë, cila lojë me radhë kërkon të luhet tash mbi kurrizin e shqiptarëve si popull, kur kërkohet të gjendet “zidhje e mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën”, zgjidhje e cila do të sigurojë që “nga kjo situatë të dyja palët të dalin kokëlartë”? Nga kjo që u tha, me gjasë, nuk ka edhe shumë nevojë të spekulohet.

    Por, ne, si për ironi, ende vazhdojmë të jemi popull folklorik, që vazhdon të ëndërrojë e të eksitohet në “delirin e patriotizmit”: nuk jemi pajtuar më 1913, aq më pak pajtohemi tash, më 2007, me ato që na servirin të tjerët! Tamam, si ai athinasi, të cilin e përshkruan Herodi, këtu e mbi dy mijë vjet më parë, kur në betejën navale të Salaminës, e kapi një anije persiane me dorën e djathtë dhe s’e lëshonte dot, gjersa ia prenë; pastaj e kapi me dorën e mëngjër dhe ia prenë edhe atë; atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoi dot, gjersa i’a prenë edhe kokën.

    Sikur harrojmë se në botën e sotme gjithnjë e më tepër po dominojnë bindjet, sikur ajo e britanikut Samuel Johnson, se: “patriotizmi është streha e fundit e maskarait”; se shpesh nuk mjafton vetëm dëshira për të arritur atë që duam, apo edhe na takon; se idetë dhe aspiratat tona kombëtare nuk mjafton t’i mbështesim vetëm mbi dëshira idilike-folklorike, të cilat nuk dimë e as nuk mundemi t’i arrijmë. E, Rokfeleri, shpesh tërhiqte vërejtjen: “Të gjitha idetë janë të mira, duke përjashtuar natyrisht idetë e këqia. Po, vini re: idetë bëhen me të vërtetë të këqia vetëm kur nuk realizohen dot”.

    Sa ide dhe aspirata tona kombëtare kemi arritur t’i realizojmë në këto afro 100 vjetët e padrejtësisë londineze? Apo, sa afër dhe sa larg realizimit të aspiratës sonë më madhore kombëtare ndodhemi tani, kur, sërish, ata që vendosin për fatin tonë janë vënë në garë për gjetjen e “zgjidhjes”, e cila nuk do të provokojë “kriza” të reja dhe “konflikt midis Fuqive të Mëdha”? Le të jetë edhe ky një moment yni i reflektimit

    Jo gjithëherë e drejta dhe e vërteta arijnë ta shohin dritën. Historia, këtë, gati rregullisht, e ka dëshmuar. Fundja, veritas filia temporis ( e vërteta është fëmijë i kohës), thotë një proverb latin. Megjithatë, lexova diku: diplomacia është shkathtësi e të gënyerit në shkallë të “realizmit magjik”. Edhe Bizmarku ka pas thënë: “'Në diplomaci thuhen të gjitha, përveç së vërtetës''. Këtij teli, me shumë pompë, i binte edhe Dobrica Qosiqi, kur popullit të tij gënjeshtrën ia atribuonte si patriotizëm: "Gënjeshtra, thoshte ai, është formë e patriotizmit tonë (serbëve-vërej. ime) dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe invencion" Ndërkaq, Hannah Arendt gënjeshtrës në politikë përpiqet t’ia vejë edhe bazën “shkencore”, kur thotë: “Gënjeshtra është parë kurdoherë si mjet i nevojshëm dhe i justifikueshëm, jo vetëm për politikanin dhe demagogun, por, gjithashtu, edhe për zanatin e burrit të shteti”' !!!

    E ju, lexuesit e mi të dashur, seicili veç e veç, keni të drejtë dhe mundësi të reflektoni dhe të nxirrni përfundimin që mendoni se është më kuptimploti nga kjo që u tha më sipër. Letrat janë mbi tavolinë. Vetë mund ta zgjedhni “lojën” që konsideroni se ka gjasat më të mëdha të luhet në skenën e sotme politike.

    Kush do të jetë “pula”

    Në tërë këtë vorbull, një gjë, megjithatë, del mëse e qartë. Beteja aktuale kryesore politike e diplomatike për çështjen shqiptare, nëpërmjet statusit të Kosovës, në mes të SHBA-ve dhe Rusisë, i ngjanë asaj betejës së shoferëve amerikanë, që, sipas zhargonit të tyre, quhet “chicken” (pula), e që nënkupton rastin kur dy shoferë, që ecin në një rrugë të ngushtë, përballë njëri tjetrit, i japin shpejtësi maksimale makinës, duke pritur që tjetri të tërhiqet dhe të kthejë timonin anash, për t’ i hapur rrugë tjetrit, në mënyrë që të evitohet përplasja dhe katastrofa.

    Normalisht, ai që i pari trembet dhe hapë rrugë, quhet “pula”. Kush do të dalë “pulë” në betejën për status të Kosovës, SHBA-ja apo Rusia, shqiptarët apo serbët, mbetet të shihet së shpejti. Gjithashtu, se ku do ta zënë vendin vlerësimet e Ukshin Hotit : “…bashkimi i popullit shqiptar dhe i territoreve shqiptare në një shtet duhet të jetë parakusht i çfardo rregullimi të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë pjesë të Balkanit” dhe të Koço Danajt : “Shqipëria natyrale nuk ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi të tjerët dhe në kurriz të të tjerëve”, prandaj “ajo duhet (dhe do-vër. ime) të ngrihet atje ku ka shqiptarë dhe jo atje ku ka këngë për shqiptarë, apo mite për shqiptarë”, parasëgjithash dhe padyshim do të varet prej asaj se cila Fuqi e Madhe, kësaj radhe, do të mbetet “pulë”.

    Por, ne duhet të na shqetësojë shumë më tepër krejtë një gjë tjetër e që, jo njëherë, është plasuar, theksuar e ritheksuar edhe nga Adem Demaçi: Tash, kur Kosova po kalon nëpër “fortuna” politike, a jemi dhe sa jemi të aftë që nga popull folklorik të shndërrohemi në popull politik?!

    Sepse, siç thotë politologu Enis Sulstarova, “do të ishte qesharake të besosh se një popull i pambrojtur ka veç miq dhe se është një llogaritje e çmendur të supozosh se ndoshta armiku mund të mallëngjehet nga mungesa e qëndresës” . Prandaj, shqiptarët kudo ku ndodhen, në Shqipëri, në Kosovë, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM), në Mal të Zi, në Greqi e diasporë, duhet të binden se armiqtë i shohin ata si kolektiv dhe për t’u mbrojtur sa më mirë duhet edhe ata të veprojnë si kolektiv. Kjo do të thotë se miqtë e shqiptarëve, në radhë të parë, janë vetë shqiptarët. Dhe, se, me fuqizimin e faktorit shqiptar, pavarësisht ndarjeve shtetërore, krahinore, fetare e gjeografike, shqiptarët do të gjejnë miq ndërkombëtarë.

    Pa i bindur faktorët ndërkombëtarë se kombi shqiptar është faktor pa të cilin nuk mund të realizohen interesat gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, nuk mund të bëjmë miq ndër faktorët ndërkombëtarë. Ndoshta, këtu vlenë të rikujtohet një thënie e Xhon Kenedit, presidentit amerikan, gjatë fjalimi të tij inaugurues, më 20 janar 1961: “Qytetarë të dashur të botës, mos pyesni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut?”

    E unë lutem: mos qofshin të sakta konkludimet e një miku hebre, i cili, sipas një shkrimi të analistit Adrian Dule, kishte thënë: “ Ngjajmë në shumë aspekte si popuj (shqiptarët dhe hebrenjtë-vër.ime), për të mos thënë që jemi njësoj, duke filluar nga inteligjenca dhe aftësia, por me një ndryshim. Keni shekuj që largoheni nga vendi juaj për të gjetur një vend ku t’ju vlerësojnë aftësinë, ndërsa ne kemi shekuj që kërkojmë një atdhe për të shprehur aftësinë. Ne i rrimë në krah njëri –tjetrit për t’i treguar botës se kush jemi, ju luftoni njëri-tjetrin për t’i treguar botës se kush jeni” !!!

    Grindja dhe fyerja e ndërsjelltë, deri në pakuptim, e intelektualëve, si ajo gati njëvjeçare Kadare-Qosje, për shembull., përçarjet dhe ndërskamcat ndërshqiptare, deri në ekstrem, me sharje, fyerje madje edhe qërim fizik hesapesh pozitë-opozitë në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi, në Kosovën Lindore, bile edhe në mes grupesh a lëvizjesh që deklarojnë publikisht se vedit i kanë vënë detyra madhore gjithëkombëtare, si FBKSH-ja e AKSH-ja, Vetëvendosja dhe njerëzit e “Krahut të luftës”, droj se, fatkeqësisht, i japin të drejtë konstatimit të mikut tonë hebre.

    E, nganjëherë, sidomos në çastet e zhgënjimit të thellë, më bëhet sikur këtë fat(keqësi) që e kemi dhe po e “gëzojmë” sot, edhe “meritojmë”.

    Tamam në stilin e asaj ngjarjes së zhvilluar në Greqinë e Antike, kur ndërsa “Demosi” (popullsia e lirë e Athinës) priste të fitonte Demokracia, papritmas fitoi sërish Oligarkia. Të gjithë u habitën, megjithëse vetë e kishin votuar Oligarkinë dhe pyetën Sokratin për këtë. Sokrati, i zhgënjyer edhe vetë me popullin e Athinës, tha frazën e tij të madhe: “ Mos u habisni, çdo popull zgjedh të vërë në kokë kapelën që meriton, pavarësisht në i shkon apo jo”. Me këtë desha të them se, jo gjithëherë të gjitha fajet i kanë ata që i zgjedhim ne.

    Një pjesë të madhe të përgjegjësisë, padyshim, e mbajmë edhe vetë ne, si “Demos”, që nuk kujdesemi sa e si duhet që për prijës t’i zgjedhim ata që vërtetë e meritojnë, më të mirët prej më të mirëve, sidomos në momente të kthesave të mëdha historike, siç është ky i tashmi .

    Centuriumet e Nostradamit

    Dikush do të mund të thotë: po ti po kërkon që të gjithë të mendojmë njësoj, kurse kjo do të ishte njëmendësi. Jo. Përkundrazi, unë plotësisht pajtohem me Volterin kur thotë: “ Kur të gjithë mendojnë njësoj, atëherë do të thotë se askush nuk mendon.” Megjithatë, kjo asesi nuk do të thotë se gjithkund e për çdo gjë duhet të ketë divergjenca ekstreme, përçarje e konflikte shkatërrimtare në komunitetin tonë, sidomos për çështje madhore, sepse kjo mud të qojë në vetëshkatërrim. Ndryshe, do të duhej dhënë të drejtë të gjithë atyre që, kur ekzaltohen në “kupën e zjarrit të atdhedashurisë e të patriotizmit”, citojnë e deklamojnë plot zjarr e histeri Kuatranin 98 të Centuriumit të katërt të Nostradamit:

    “Në Romë shqiptarët me britëm do të mbërrijnë
    Duke rrokur edhe Langresin nga fyti
    Bajraktari nuk do t’i falë askujt
    Shkatërrimet, urinë, gjakun dhe thatësirën.”

    ose Centuriumin e pestë, Kuatranin 91:

    “Në sheshin ku është parajsë për çdo grabitçar
    Ku këmba e trimit nuk shkel kurrë
    Do t’i sulmojnë ata me kalorësi të lehtë
    Shqiptarët, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.”

    Ndoshta, edhe një citat nga fjalimi i sipërcituar inaugures i presidentit amerikan, Xhon Kenedi, do të mund të shërbente si përfundim i mirë për këtë shkrim “...Ata që me budadallëk kërkojnë të marrin pushtet duke hipur mbi shpinën e një tigri, përfundojnë brenda tij.”

    Qemal Aliu
    Qemajli50@hotmail.com

    http://www.mekulipress.com/ide/ide.htm
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Shqiptart e menqur e njofin historin dhe din te shkruajn
    atdheu qe blihet me gjak nuk shitet me para ....
    mos harroni.....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    SHBA mbështet pavarësi për Kosovën


    Zoti Burns tha se priste që KS të aprovonte planin për pavarësi
    Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të mbështesin deklaratën e pavarësisë së shumicës shqiptare në Kosovë, megjithë paralajmërimet nga qeveria e Serbisë që të mos e bëj këtë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit.
    Nënsekretari i Shtetit, Nicholas Burns, tha se Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën, që administrohet nga Kombet e Bashkuara që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.

    Zoti Burns shtoi se ai priste që Këshilli i Sigurimi të aprovonte planin për pavarësi të prezantuar nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari.
    Beogradi ka thënë se do të hedhë poshtë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga çdo vend jashtë Këshillit të Sigurimit.
    Ky zhvillim, sipas Serbisë, është një ndërhyrje direkte në punët e Brendshme.



    Bërns përgënjeshtron një deklaratë për Kosovën
    QIK
    Uashington, 18 prill - Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns ka përgënjeshtruar se para Këshillit të Senatit për Siguri të hënën ka thënë që SHBA-të në mënyrë të njëanshme do të njohin pavarësinë e Kosovës edhe pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që e kishte transmetuar agjencia Asoshieted Pres (AP). "Më vejn keq që deklarata ime është transmetuar gabimisht, por ju gazetarët, mund të ndihmoni që në Serbi të qartësohet tabloja e gabuar për atë çfarë kam deklaruar", ka thënë Bërns në një takim me gazetarë dje në Uashington.

    http://www.voanews.com/albanian/2007-04-18-voa2.cfm
    ------------------------------------------------------------------------------------------------


    Lantosh: Historia nuk mund të kthehet pas

    Uashington, 18 prill - Kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, Tom Lantosh, i cili është njëri ndër hartuesit e rezolutës për Kosovën, ka thënë se nga dëshmia e Nënsekretarit amerikan Nikolas Bërns shihet se propozimi i Ahtisarit po mbështetet nga administrata amerikane. Ai shfaqi besimin se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të mbështetet edhe nga të gjithë njerëzit racional të të dyja palëve. "Propozimi i Ahtisarit për Kosovën është kompromis dhe askush nuk është plotësisht i kënaqur me të, por opsioni më i mirë i mundshëm", ka thënë Lantosh. Ai ka argumentuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, sikur ka ndodhur me ish republikat tjera jugosllave. "Historia nuk mund të kthehet pas, Serbia e ka humbur legjitimitetin për ta kthyer Kosovën nën sovraniutetin e saj", është shprehur Lantosh. Draft rezoluta që mbështet pavarësinë e Kosovës pritet të hidhet në votim gjatë ditëve të ardhshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 18-04-2007 më 07:36

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Qik

    Ndryshimi i planit për statusin, nga Kosova mund të krijojë një territor të pamundur për t'u qeverisur



    Prishtinë, 18 prill - I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, konsideron se ndryshimi i planit për statusin e Kosovës, nga Kosova mund të krijojë një territor me të cilin është e pamundur të qeveriset. Sipas agjencisë Rojters, diplomatët perëndimorë pohojnë se Moska mund të përpiqet që të "zbusë" propozimin e Ahtisarit, ose të sigurojë më shumë autonomi për pakicën serbe në Kosovë. Madje disa analistë perëndimorë besojnë se Serbia do të pranonte në ndarjen e Kosovës, duke marrë kontrollin mbi veriun e Kosovës me shumicë serbe. Ndërkaq, Ahtisari tërheq vemendjen për thellimin e ndarjeve. "Nëse kjo vazhdon, mendoj se Kosova do të bëhej një shoqëri me të cilën është e pamundur të qeveriset", ka thënë Ahtisari, por ka theksuar se nuk ka mbështetje të mjaftueshmer për vazhdimin e bisedimeve për Kosovën. "Kur kontrata ime e tanishme të skadojë në qershor, sinqerisht shpresoj që shërbimet e mia më nuk do të nevojiten dhe se vendimi do të merret. Nëse çështja e statusit të Kosovës mbetet e hapur, atëherë mund të spekuloni, po kjo njerëzve nuk u lejon të marrin qëndrimin për atë se si të planifikojnë jetën e vet", ka thënë Ahtisari. Ai gjithashtu ka theksuar se nëse vendimi për statusin e Kosovës mbetet i paqartë, do të jetë vështirë të "merresh me situatën në Kosovë".



    BE dhe SHBA paralajmërojnë Sllovakinë për Kosovën
    Bratisllavë, 18 prill - Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara e kanë paralajmëruar shefin e diplomacisë sllovake Jan Kubish se qëndrimi i Sllovakisë për statusin e Kosovës mund t'u shkojë për shtate atyre që duan të pengojnë, apo bllokojnë zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kubish në Nju Jork ka pasur takime joforamale me përfaqësues të BE së, Shteteve të Bashkuara, si dhe me ambasadorin e Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vutalij Çurkin. "Partnerët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian më parashtruan disa pyetje se athua Bratisllava është e vetëdijshme se alternativa në rast të dështimit të këtij problemi në Këshillin e Sigurimit, mund të jetë jostabiliteti në rajon dhe skenarë të tjerë të papranueshëm", ka thënë Kubish. Ai gjithashtu është paralajmëruar se me qëndrimin e saj ndaj Kosovës, Sllovakia mund ta prishë unitetin e Bashkimit Evropian.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 18-04-2007 më 07:27

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    QIK
    Serbët e zhvendosur paralajmërojnë kthimin masiv në Kosovë gjatë vizitës së misionit të KS

    Prishtinë, 18 prill - Përfaqësues të serbëve të zhvendosur pas luftës në Kosovë, paralajmëruan se do të organizojnë një kthim masiv gjatë vizitës së misionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për të treguar mospajtimin me pavarësinë e Kosovës. Nënkryetari i acociacionit të të zhvendosurve serbë Goran Savoviq ka deklaruars e serbët do ët nisen drejt lokalitteit Jarinje në kufirin Kosovë-Serbi më 25 prill, për t'u takuar me misionin e Këshillit të Sigurimit i cili do të qëndrojë në Kosovë. Sipas serbëve, një pavarësi e Kosovës do të bënte të pamundur jetën e serbëve atje. Zyrtarët serbë, pas vizitës së Këshillit të Sigurimit, shpresojnë në zgjatjen e procesit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërsa Prishtina beson se kjo vizitë nuk do ta ndryshojë rrjedhën e procesit

    KOHAVIZION


    Primakov insiston që Rusia të përkrahë Serbinë "për të mbrojtur Kosovën"

    e martë . 17 prill 2007
    Rusia ka arsye të fuqishme që të mbrojë serbët në përpjekjet për të ruajtur Kosovën, e cila për ta është jo vetëm 15 për qind e territorit, por edhe djep i shtetit dhe i kulturës së tyre, ka theksuar Jevgenij Primakov, ish-kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Rusisë.

    Ai në një intervistë për të përditshmen beogradase "Novosti" ka theksuar se Amerika dhe një numër i shteteve perëndimore me kokëfortësi janë vënë në anën e shqiptarëve vetëm për shkak se nuk duan ta pranojnë fajin e tyre të madh për bombardimin e Serbisë. Sipas Primakovit, të gjithë frikësohen se me Kosovën do të krijohet një model i ri, të cilin mund ta shfrytëzojnë forca të ndryshme separatiste në vende të tjera. Ish-kryeministri rus ka theksuar se e njeh mirë kryendërmjetësin Martti Ahtisaari, duke thënë se në rastin e Kosovës ai është paraqitur si i shpenzuar dhe se pajtohet që bisedimet do të mundë të vazhdonin.




    Tadiq: Procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të bëhet në mënyrë evropiane


    Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të bëhet në mënyrë evropiane, në të njëjtën kohë edhe me ruajtjen e integriteti të Serbisë. “Kur themi se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë do të thotë që insistojmë në respketimin e prinicpeve evropiane” , ka thënë kryetari i Serbisë në hapje të konferencës së ministrave e cila ka mbledhur në Beograd, shefat e diplomacive dhe zyrtarë të lartë të dhjetë vendeve.
    Ndërkohë sot në Beograd po qëndrojnë për vizitë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plasnik. Shefi i Diplmacisë ruse do të diskutojë me zyrtarët serb për çëshjen e Kosovës ndërkohë vizita e diplomatëve të lartë është pjesë e përpjekjeve të Serbisë për të siguruar përkrahje për qëndrimin e saj rreth statusi të ardhshëm të Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 18-04-2007 më 07:40

  8. #268
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    A ËSHTË AHTISARI PËR KOSOVËN E VOGËL E SERBIN E MADHE


    Fuad Ramiqi



    Patjetër më duhet të kujtojë një proverb të vjetër i cili thotë “ Shumë mami, fëmija lind i zdjerrurrë”, për faktin se më së miri edhe e pasqyron situatën në të cilën po kalon Kosova gjatë rrugës së formësimit të shtetësisë së saj, në periudhën e shtatzënisë së gjatë të Zonjës së Vjetër të quajtur Evropë. Po që se nuk ndodhë një proces i natyrshëm atëherë është e nevojshme edhe prerja cezarike, e cila mund ta rrezikojë jo vetëm frytin por edhe vet Zonjën e Vjetër.

    Në të vërtet shumë është folur për statusin e Kosovës, edhe pse në shumicën e rasteve opinionit vendor u është prezantuar vetëm ajo çka ju pëlqen, e jo e vërteta, kuptohet në mediat plotësisht të kontrolluara nga klasa politike si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, asnjëherë nuk është dhënë mundësia që të shprehet apo dëgjohet mendimi tjetër rreth këtyre lëvizjeve. Ky veprim i kontrollit të plotë “demokratik” më së miri e tregon fuqinë e vasalitetit dhe dobësinë e dinjitetit të klasës politike vendore, dhe interesin individual të faktorëve ndërkombëtar në lëvizjet globale. Edhe pse është folur shumë për pakon e famshme të pensionistit z.Ahtisari, por jo edhe debatuar në mënyrë të mirëfilltë, e shohë të domosdoshëm që në mënyrë të pavarur të përqendrohem vetëm në disa vështrime ndryshe nga ato të dirigjuara nga klasa politike vendore dhe ndërkombëtare, pa dashur të elaborojë aneks për aneks. Po i referohem vetëm asaj se çka është e shkruar në pakon e z. Ahtisari , e aty shumë qartë propozohet funksionimi i Kosovës vetëm në rrafshin horizontal kryesisht vetëm për qytetarët e Kosovës e në veçanti edhe në atë vertikal vetëm për serbet në raport me Serbin.

    Propozimi si i tillë ju mundëson 5% serbëve një territor deri me 25%, me një pjesë kompakte në veri të Kosovës dhe me enklava në brendësi e sidomos në lindje të Kosovës, ku Kosova do të ketë komuna për shumicën kurse “opshtina “ për pakicën, çka do të thotë se nëpër shumë komuna, shumica në Kosovë do të shndërrohet në pakicë, kurse pakica do të bëhet shumicë. Këto komuna do të jenë me hapësira të zgjeruara, me pasuri nëntokësore e mbitokësore, me pika dhe pozicione strategjike, me lidhje horizontale e vertikale të bashkuara apo për tu bashkuar me Serbin. Me një fjalë vetëm sa e thellon Serbinë në Kosovë. Kjo situatë ia mundëson Serbisë një vazhdimësi të kontrollit të tërë situatës në zhvillimet e më tutjeshme rreth të ardhmes në Ballkan. Edhe pse Serbia fuqishëm e refuzon propozimin e z. Ahtisari, në thelb ky plan, nëse miratohet nga KS, atëherë do ta kuptojmë se Serbia e realizon ëndrrën e kamotshme të serbëve për një Serbi të madhe, por në kufijtë e saj të brendshme, duke ju referuar edhe marrëveshjes se Dejtonit, ku ju mundësojë atyre formimin e Republikës Srpska të bazuar në gjenocid ndaj popullit boshnjak. Me këtë propozim të z. Ahtisarit ajo këtë edhe realizon edhe në një pjesë të Kosovës, e që kjo në zhvillimet e ardhshme demokratike do të jetë legale dhe legjitime. Mirëpo, edhe pse këtë propozim e pranoj e tërë klasa politike, bile bile edhe Parlamenti i Kosovës e miratoj vetëm me një votë kundër(N.B), me një përmbledhje të shkurtër mund të thuhet kështu: ata të cilët dhanë pak për Kosovën ata edhe e pranuan pakon, sepse për ata kjo pako është e mjaftueshme, kurse ata që dhanë shumë për Kosovën pakon nuk e pranuan,(edhe pse nuk u lejuan të ju dëgjohet zëri) sepse për këta është e pa mjaftueshme. Këta të fundit gjithnjë kanë ditë çka duanë dhe sa duan, dhe kurrë nuk do të pajtohen me këtë gjendje, sepse më shumë se veten e duan atdheun. Fundi i fundit edhe nuk mundesh të presësh ma shumë nga ata të cilët e pranuan Rambujen, Rezolutën 1244 etj, për të cilat atëherë thoshin se janë në interes, dhe që na sollën pavarësinë dhe sovranitetin, e sot të njëjtit thonë se këto duhet ndryshuar për të bërë pavarësinë dhe sovranitetin, dikush dike po e gënjen. Mos vallë, këtyre njerëzve ju ka interesuar dhe ju intereson vetëm pushteti, qoftë ai edhe vasal. Sidoqoftë situata në të cilën ndodhemi nuk është më në duar as të Prishtinës e as të Beogradit. Po kush do të del më i kënaqur do të shohim shumë shpejtë, edhe pse faktorët e qendrave të mëdha botërore vazhdimisht po potencojnë se të dy palët do të jenë të pa kënaqura, ose zgjidhja e ardhshme duhet ti kënaq të dy palët. Kjo e dyta është e pa mundur.

    Po si do të vepron faktori ndërkombëtarë ? Sipas të gjitha parametrave deri më tani, është e pa mundur që KS ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, këtë edhe nuk e propozon z.Ahtisari me shkrim në dokument, por vetëm e rekomandon në letrën përcjellëse, për një pavarësi të kushtëzuar, e dihet se sa obliguese është rekomandimi. Momentalisht kundërshtimet në mes palëve (SHBA, BE, RUSIA dhe bota tjetër) kanë të bëjnë vetëm me rritjen e pazareve për interesa globale të tyre. Në këto lëvizje edhe mund të vërehet ndasia në mes tyre. Deri sa dihen qëndrimet e SHBA-së për interesin e tyre për popullin shqiptar, dhe e kundërta, edhe të BE për këtë rajon(kuptohet edhe dëshirat tona) edhe Rusia sipas mendimit tim në thelb mund të jetë për pavarësinë e Kosovës, por duhet ta rritë ndikimin e vet kundrejt SHBA-ve për ta përfituar Osetin dhe Abkhazin,por edhe ta kërcënon SHBA-në me largimin sa ma të madh nga kufijtë e sajë , si dhe ta ngadalëson apo ndalon zgjerimin e NATO-së. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme nëse e kemi parasysh edhe manovrat e Rusisë rreth burimeve energjetike në rrafshin global. Edhe një faktor nuk duhet nënçmuar kurë është në pyetje Rusia. Me gjithë fuqinë që ka SHBA-ja, sot në krye të Rusisë nuk qëndron Jelcini, sot është Putini dhe Rusia nuk është ma ajo e 1999, sot është një Rusi e 2007, një Rusi tjetër, në ngritje të madhe dhe zhvillim ekonomik enorm.

    Pasi i kemi parasysh këto dhe shumë rrethana tjera të njohura e të pa njohura, atëherë na ngelet të shpresojmë te plani B siç po përmendet çdo ditë e më tepër si opsion i mundshëm për Kosovën, e për të cilin janë të gjithë të përgatitur, që më në fund Kosova të ketë një status të imponuar të një pavarësie të mbikëqyrur, të lënë në mëshirë që në mënyrë bilaterale të jetë e pranuar nga disa shtete. Kjo situatë dhe ky status do të jetë ai i cili nuk do të kënaq as shqiptarët as serbet, por edhe nuk do të qetësonte rajonin për shumë kohë, të hapur për surpriza të ndryshme deri me një zgjidhje të ardhshme. Pikërisht kjo zgjidhje e ardhshme është edhe e fshehur në propozimin e z.Ahtisari, e që serbet e kanë kuptuar dhe po luftojnë që ta legalizojnë dhe legjitimojnë, pra Serbinë e madhe në kufijtë e brendshëm. Në fund fare mund të them se pavarësia e Kosovës si opsion i mundshëm sipas z.Ahtisari është e skaduar, sikurse edhe kjo klasë politike e Kosovës. Nëse shqiptarët deri më tani kanë sakrifikuar interesat e tyre në Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi ,për një pavarësi të mbikëqyrur dhe të përgjysmuar,për ta legjitimuar një Serbi të madhe në kufijtë e brendshëm,tani klasa politike mbarë shqiptare duhet të ec shumë shpejtë, disa hapa para, për ti përmirësuar gabimet e të kaluarës dhe historinë, për një Shqipëri të natyrshme në kufijtë e saj reale. Vetëm ky është opsion i cili garanton paqe dhe stabilitet në Ballkan, si dhe qëndrueshmëri dhe prosperitet të shqiptarëve.

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-12-2006
    Postime
    26
    Çfar po ndodh ministri i jashtme rus Sergei Lavrov po ben ate qe shume kush edhe nuk e ka ritur dekleratat e tij vetem jane vashdimisi e Jvegni Primakovit qe Kosova nuk do jet ne pazar po ata (sebo-ruset) do bejn te pamunduren qe te shpetoin te paketn nje pjes te Kosoves.
    Ështe fat per neve qe ne admnistraten Bush kemi njerz te tille si qeshte Kondoliza Raic se perndyshe dhe ketu eshte droia qe Ballakni edhe me tutje ne shtepin e bardhe konsiderohej si qeshtje e tret ne politikne amerikane.
    Mirpo ku do jemi ne nuk dihej vetem se tash jane hedhure hapat e pare per te kuptuar se zgjidhja nuk eshtee leht,shpresoi qe te mose ndodh po pas vetos ruse munde te ket trazirane Kosovë,mundet qe edhe mose te na njohin alatet tane ne menyren se si e kemi pritur ne,megjithat ne jemi popullmjafte optimist dhe shpresoi qe ne te ardhemen te jemi te zotet ti rregulloim punet e shtepise vet me fqinjet tanë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmi R : 21-04-2007 më 04:31

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-12-2006
    Postime
    26
    Çfar o ndodh ministri i jashtme rus Sergei Lavrov po ben ate qe shume kush edhe nuk e ka ritur dekleratat e tij vetem jane vashdimisi e Jvegni Primakovit qe Kosova nuk do jet ne pazar po ata (sebo-ruset) do bejn te pamunduren qe te shpetoin te paketn nje pjes te Kosoves.
    Ështe fat per neve qe ne admnistraten Bush kemi njerz te tille siq eshte Kondoliza Raic se perndyshe dhe ketu eshte droia qe Ballakni edhe me tutje ne shtepin e bardhe konsiderohej si qeshtje e tret ne politiken amerikane.
    Mirpo ku do jemi ne nuk dihej vetem se tash jane hedhure hapat e pare per te kuptuar se zgjidhja nuk eshte e leht,shpresoi qe te mose ndodh po pas vetos ruse munde te ket trazira ne Kosovë,mundet qe edhe mose te na njohin aleatet tane ne menyren se si e kemi pritur ne,megjithat ne jemi popull mjafte optimist dhe shpresoi qe ne te ardhemen te jemi te zotet ti rregulloim punet e shtepise vet me fqinjet tanë.

Faqja 27 prej 46 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •