Close
Faqja 26 prej 46 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 452
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Qik

    Zgjedhjet në Kongresin amerikan kanë forcuar pozicionin e shqiptarëve dhe ndikimin e tyre në Uashington

    Uashington, 12 prill - SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë mbështetur fuqishëm propozimin për statusin e ardhshëm të Kosovës të Marti Ahtisarit, kurse në anën tjetër propozimin e ka përkrahur edhe Sekretari i ri i Përgjthshëm i KB, gjë që lë pak mundësi për vazhdimin e negociatave që po i kërkon Beogradi, tha Robert Pranger, eskpert amerikan për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. Ai vlerësoi për "Zërin e Amerikës" se zgjedhjet në Kongresin amerikan kanë forcuar pozicionin e shqiptarëve dhe ndikimin e tyre në Uashington, sepse disa anëtarë të shquar të Kongresit mbështesin pavarësinë e Kosovës që nga vitet '90. Pranger dyshon se Serbia ka prezencë të fortë lobiste në Uashington, ndonëse ka edhe ligjvënës amerikanë që luftojnë për çështjen serbe. Duke folur për rolin dhe ndikimin e anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit lidhur me çështjen e Kosovës, ky ekspert amerikan thotë se kjo mund të jetë e rëndësishsme, sidomos të atyre që janë anëtarë të BE, por megjithatë ai mendon se "Bashkimi Evropian do të jetë arbitër vendimtar në miratimin e vendimit për statusin e ardhshëm të Kosovës".

    Sot në Nju Jork fillon konferenca ndërkombëtare: Kosova në 120 ditët e tranzicionit"


    Prishtinë, 12 prill- Në Nju Jork në SHBA, sot pasdite (sipas orës lokale në orën 16.00, ndërsa sipas kokës tonë në orën 22.00) fillon konferenca ndërkombëtare triditore kushtuar vendit tonë - "Kosova në 120 ditët e tranzicionit". Konferenca do t'i nisë punimet me prezantimin e fazës në të cilën ndodhet statusi dhe rrugëzgjidhja e tij nga Ekipi i Unitetit dhe nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Rozmari Di Karlo. Organizatori i koferencës "Fondacioni Vëllezërit Rokfeler" (Rockfeller Brothers Fund) që nga viti 2001 ka mbështetur organizatat që punojnë në konsolidimin e demokracisë, nxitjen e tolerancës, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin afatgjatë dhe e njeh shumë mirë dhe Kosovën. Kryetari i këtij fondacioni Stiven Hajnc (Stephan Hedintz) thotë se në këtë moment tepër kritik kur do vendoset statusi i Kosovës, thotë se është e dobishme për udhëheqësit kosovarë që të punonin së bashku me ekspertë ndërkombëtarë për të hartuar planin strategjik se si do kalohet nga statusi aktual në të riun. "Qëllimi i takimit është të ndihmojmë kosovarët të fokusohen në 120 ditët e para, një periudhë kritike kjo, që parashihet si kohë tranzicioni në planin e Ahtisarit", tha ai. Hajnc theksoi se Kosova duhet të përmbushë një numër detyrash shumë të rëndësishme dhe të vështira gjatë këtyre 120 ditëve. "Qëllimi ynë është të ndihmojmë Ekipin e Unitetit dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës të hartojnë planin e veprimit dhe të mendojnë se si organizatat ndërkombëtare të jenë të dobishme për tranzicionin demokratik të Kosovës". Në konferencë do të marrin pjesë edhe personalitete të larta amerikane, si ish- presidentin Bill Klinton dhe Nënsekeretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns, ndërsa do të udhëhiqet nga ambasadorët Frenk Uizner dhe Volfgang Petriç, të cilët do të jenë dy moderatorët kryesorë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha para nisjes se është shumë më rëndësi që pala kosovare të argumentojë se është e përgatitur për t'u përballur me sfidat që dalin pas përcaktimit të statusit, ndërsa 120 ditët, pas miratimi të rezolutës së re për Kosovën do të jenë një sprovë e cila, siç tha, do të kalohet me sukses. Konferenca do t'i nisë punimet me prezantimin e çështjeve themelore dhe të sfidave pas propozimit të marrëveshjes për statusin e Kosovës nga anëtarët e Ekipit të Unitetit, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Çeku, kryekuvendari Kolë Berisha, deputetët Hashim Thaçi dhe Veton Surroi, pastaj do të flasin edhe Skender Hyseni dhe Blerim Shala, ndërsa më pas edhe ndihmës sekretarja e Shtetit Rozmari Di Karlo. Më pas konferenca do të vazhdojë punimet me reflektimet për çështjen e statusit nga ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtar, ndërsa moderimin do ta udhëheqë Tim Filips dhe Fran Nazi, ndërsa do të ndihmohen nga Haki Abazi. Konferenca sipas orës lokale sot do t'i mbyllë punimet në ora 21.00. Ndërsa, nesër, po sipas orës lokale të Nju Jorkut, pas orës 9.00, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të mbajë një fjalë hyrëse. Konferenca i mbyll punimet të shtunën në mesditë.

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Qik

    Tadiq thotë se edhe nëse Kosova bëhet e pavarur, do të bëhet çmos që t'i kthehet Serbisë


    Londër, 13 prill - Presidenti serb Boris Tadiq ka deklaruar se Beogradi do të bëjë "çdo gjë që është në fuqinë e tij" që të shmangë pavarësinë e Kosovës. Por, sipas Tadiqit, nëse Kosova bëhet e pavarur, Beogradi do të bëjë çmos në kuptimin e përpjekjeve diplomatike, politike dhe juridike që Kosovën t'ia kthejë Serbisë. Tadiq në një intervistë të gjerë për BBC-në, planin e Ahtisarit e ka vlerësuar si "jorealist dhe të paqëndrueshëm", por ai shtoi se duhet biseduar për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai thotë se Beogradi nuk do të bëjë përpjekje për të shtyrë negociatat, sepse sipas tij, bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën. Duke komentuar një pyetje për pritjet e Beogradit nga Moska dhe për veton eventuale të saj në Këshillin e Sigurimit të KB ndaj pavarësisë së Kosovës, Tadiq ka thënë se ai "nuk bisedon më me funksionarët rusë për veton", duke shtuar se fare mirë e di se "rusët kujdesen për interesat vetjake", dhe se "interesat Serbisë nuk janë prioritet i tyre".



    Mali i Zi e ka obligim moral ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Podgoricë, 13 prill Mali i Zi e ka obligim moral ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë deputeti i Alternativës Shqiptare në parlamentin e këtij vendi Vasil Sinishtaj. Mali i Zi e ka përkrahur planin e Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, kurse partitë opozitare proserbe dhe kisha ortodokse serbe e kritikojnë ashpër pushtetin malazias, duke kërkuar me këmbëngulje që të mbështesin Beogradin. Sinishtaj gjithashtu ka shfaqur bindjen e tij se Mali i Zi do të ketë fuqi të njohë atë që do ta pranojnë Kombet e Bashkuara.

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Wink Grigorjev miraton MORATORIUMIN E THAQIT

    Grigorjev nuk e miraton MORATORIUMIN E THAQIT

    http://www.naxos.com/images/cds/dvww-opborisb.gif
    Grigorjev: Çështja e pazgjidhur e Kosovës do të reflektohet negativisht në Serbi dhe rajon

    Pragë, 13 prill - Nuk mund të krahasohet Kosova dhe të ashtuquajturat konflikte të ngrira, sepse bëhet fjalë për situata të ndryshme dhe secili rast është çështje në vete. Ndërkaq Rusia nuk është e interesuar për zgjidhjen të asnjë nga këto probleme dhe se më së shumti i përgjigjet gjendja e padefinuar ekzistuese, thotë Aleks Grigorjev, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Projektin për Marrëdhënie Etnike në Prinston (SHBA). Në anën tjetër, thotë Grihorjev, Perëndimi ka bërë me dije qartë se për zgjidhja për Kosovën nuk do të shërbejë si precedent dhe me siguri nuk do të pranonte që të njëjtin model apo të ngjashëm të zgjidhen çështjet konfliktuale në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik.

    Grigorjev konsideron se zgjidhja për Kosovën do të sjellë paqe dhe stabilitet sepse në këtë mënyrë do të përfundonte episodi i fundit i krizës jugosllave. "Situata e tanishme në Kosovë nuk është e qëndrueshme në shtigje të gjata. Çdo zgjidhje afatgjatë do t'i kontribuonte stabilitetit", tha Grigorjev, duke shtuar se "çështja e pazgjidhur e Kosovës do të reflektohej negativisht madje edhe në skenën politike të Serbisë, si dhe të rajonit". Duke folur për lobimin e intensifikuar në SHBA, Grigorjev thotë se kjo nuk mund të ndryshojë shumë nëse vendimi për statusin e Kosovës merret në në Këshillin e Sigurimit. Por sipas tij, lobimi do të ketë ndikim, para së gjithash në SHBA, nëse nuk do të ketë një rezolutë në KS. Atëherë do të shtrohet pyetja se a duhet shtetet individualisht, në këtë rast SHBA-të, të veprojnë pavarësisht dhe në mënyrë të njëanshme të njohin pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se ende nuk dihet se si do të veprojnë SHBA-të dhe se në lojë janë opsione të ndryshme, por për vendimin mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ky lobim gjithsesi do të ketë ndikim, tha Grigorjev për Radion Evropa e Lirë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 13-04-2007 më 07:24

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pas takimeve në Nju Jork Sejdiu shprehet optimist


    Anëtarët e Ekipit të Unitetit të Kosovës, janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, me përfaqësuesit e pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe me delegacionin e Indonezisë. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu është shprehur se pas këtyre takimeve ka nxjerrë konkluzionin se çështja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit është pjekur dhe duhet të vazhdohet drejt një vendimi përfundimtar.
    Ai ka vlerësuar të rëndësishme mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së për dokumentin e Ahtisaarit dhe angazhimin e tij për t'i bindur edhe anëtarët tjerë për këtë. Në anën tjetër, diplomati austriak Volgang Petriç e ka vlerësuar të rëndësishme konferencën që i paraprinë vendimit përfundimtar të Këshillit të Sigurimit për statusin e Kosovës. Anëtarët e Ekipi të Unitetit ndodhen në Nju Jork ku po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare: "Kosova në 120 ditët e tranzicionit".

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PNUD-i nxjerr rezultatet e sondazhit



    Paketa Ahtisaarit ofron pavarësi të mbikqyrur


    Një hulumtim i opinionit lidhur me paketën e krenegociatorit Martti Ahtisari për statusin e Kosovës ka treguar se si shqiptarët ashtu edhe serbët, i japin mbështetje disa pjesëve të këtij plani, por kanë edhe hezitime.
    Hulumtimi i bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP me mbi 1200 respodentë të të gjitha grupeve etnike, thotë se shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave jo serbe kanë qëndrim pozitiv për propozimin e z. Ahtisaari për Kosovën, ndërsa shumica e serbëve kanë qëndrim negativ.

    Por të gjitha komunitetet ndajnë mendimin se plani krijon themelet e pavarësisë së Kosovës.

    I dërguari i OKB-së, Martti Ahtisari ka propozuar pavarësi nën mbikqyrje ndërkombëtare për Kosovën, duke ofruar të drejta dhe garanci të posaçme për pakicat, në veçanti për atë serbe.

    Shefi i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Froude Mauring tha se shqiptarët dhe serbët kanë mendime të kundërta për pjesë të caktuara të pakos së kryenegociatorit Ahtisari për të ardhmën e Kosovës.

    "Kur personat janë pyetur për krijimin e komunave të reja me planin e Ahtisaarit, shumica e shqiptarëve kanë pasur qëndrim negativ, ndërsa serbët kanë pasur kryesisht qëndrim pozitiv. E njëjta gjendje është paraqitur edhe kur të pyeturit janë përgjigjur për krijimin e zonave mbrojtëse përreth objekteve kulturore në Kosovë. Përderisa paketa në përgjithësi ka më shumë vlerësime pozitive nga ana e shqiptarëve, elemente të caktuara të saj janë vlerësuar më pozitivisht nga serbët", tha zoti Mouring duke publikur pjesë të raportit .

    Raporti i PNUD-it ka hedhur poshtë pohimet e udhëheqësve serbë se shumica e serbëve do të braktisnin Kosovën nëse zbatohet plani për pavarësi të mbikqyrur.

    "Hulumtimi tregon se 1 nga 10 të anketuar serbë mendojnë të largohen nga Kosova nëse zbatohet propozimi për statusin", tha zoti Mouring.

    Sipas raportit të PNUD-it më shumë shqiptarë se sa serbë mendojnë të emigrojnë nga Kosova për shkaqe ekonomike. Problemet ekonomike dhe varfëria mbesin shqetësim kryesor për të gjithë kosovarët, vëren Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

    "Kur janë pyetur të gjitha grupet etnike në Kosovë e kanë renditur varfërinë dhe papunësinë si problemet më të mëdha në Kosovë, e jo çështjet politike. Më shumë se gjysma e popullsisë beson se përgjegjësinë për zgjidhjen e këtyre problemeve e ka qeveria e Kosovës e jo UNMIK-u", tha shefi i PNUD-it në Kosovë, Froude Mouring.

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Kosove, akuza UNMIK dhe OKB per largimin e policeve rumune


    30-03-2007


    Në një intervistë për Kosovapress, avokati i cili mbron çështjen e 2 protestuesve kosovarë të vrarë me datë 10 Shkurt, Tomë Gashi, ka deklaruar se policia rumune është larguar nga Kosova qëllimisht nga UNMIK.

    Sipas Gashit, gjithçka është bërë me lejen e UNMIK, me qëllim që të mos gjykohet asnjë polic që është nën flamurin e OKB.

    Gashi vlerëson se ikja e policëve rumunë, nuk mund të kuptohet ndryshe përveç se amnisti për ta, e garantuar nga UNMIK.

    Sipas avokatit kosovar, OKB dhe misionarët e saj të UNMIK, kanë dashur të shmangin në mënyrë të njëanshme një precedent që do të dëmtonte kredibilitetin e OKB në Kosovë dhe mbarë botën.

    I intervistuar nga agjencia kosovare, avokati popullor në Kosovë thekson se është shumë paradoksale që në UNMIK dhe OKB po mbajnë në burg udhëheqësin e pafajshëm të lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti dhe jo policët rumunë, të cilët vranë dy kosovarët në protestën e 10 Shkurtit.

    Gashi shton se policët rumunë përgjegjës për vrasjen e dy aktivistëve kosovarë të Vetvendosjes, do të gjykohen vetëm nëse SHBA, merr seriozisht këtë çështje, sepse të tilla raste nën flamurin e OKB, mund të ndodhin prapë në ndonjë mision tjetër.

    Avokati Gashi, përfundoi intervistën e tij duke thënë se protestuesit me 10 Shkurt nuk bënë asgjë të gabuar, përveç faktit që demonstruan dhe shprehën idealin e tyre për pavarësi, kurse ata që duhen dënuar janë vetëm ata që përgjakën duart, pra forcat rumune nën drejtimn e UNMIK.

    marre nga, gazeta Shekulli
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Moore: Uashingtoni dhe Londra prijëse në njohjen unilaterale të Kosovës

    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    L.V
    Uashingtoni dhe Londra do të prijnë në njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës’, ka thënë sot analisti i Evropës së Lirë , Patrik Moore, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleati më i ngushtë i tyre, Britania e Madhe, duke i ndarë vlerat e përbashkëta për atë se çfarë është e drejtë ose e gabuar dhe traditën e përbashkët të pragmatizmit, do të marrin rolin prijës në njohjen e pavarësisë së mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes dhe të pushtetit të shumicës.
    Moore shton se sa i përket Rusisë, vështirë është të parashihet se si do të veprojë ajo, përkatësisht nëse do të shfrytëzojë ose jo veton. Ndërkaq, nëse në Këshillin e Sigurimit nuk do të arrihet asgjë, atëherë shtetet e caktuara e kanë mundësinë që në formë unilaterale të njohin pavarësinë e Kosovës, thotë mes tjerash analisti Moore.
    #VamosArgentina

  8. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Belgjika shpreh kënaqësinë që do të kryesojë delegacionin e Këshillit të Sigurimit në Prishtinë e Beograd



    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    Besim Abazi
    Zyra përfaqësuese e Belgjikës në Prishtinë njoftoi se Ministria e Jashtme Belge ka shprehur kënaqësinë që ky vend do të drejtojë delegacionin e Këshillit të Sigurimit gjatë vizitës së planifikuar për në fundin të këtij muaji në Kosovë.

    Kjo vizitë e cila organizohet me kërkesën e Rusisë, ka shtuar shpresat e Beogradit se Kosova nuk do të marrë pavarësi siç parashihet në propozimin e kryenegociatorit ndërkombëtar, Martti Ahitsaari.

    Prishtina ndërkaq nuk pret që kjo vizitë të ndikojë në ndryshimin e procesit aktual politik për zgjidhje e statusit të Kosovës
    #VamosArgentina

  9. #259
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Keshilli i Sigurimit vendosi dergimin e nje misioni vezhgues ne Kosove

    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    VOA
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur të dërgojë një mision të posaçëm në Kosovë, para se të votojë për statusin e saj të ardhshëm. Ambasadori britanik Xhon Perri, presidenti aktual i këshillit, tha se përfaqësuesit e 15 vendeve anëtare do të vizitojnë këtë muaj Prishtinën dhe Beogradin.

    Zoti Perry tha se ambsadori i Belgjikës, Johan Verbeke, do të kryesojë delegacionin e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë. I dërguari rus Vitali Çurkin i cili propozoi muajin e kaluar dërgimin e misionit, shprehu kënaqësi për këtë vendim.

    Misioni do të shikojë gjendjen në terren në Kosovë, para se Këshilli i Sigurimit të debatojë mbi propozimin e ndërmjetësit Marti Ahtisari për Kosovën. Plani i Ahtisarit parashikon pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Beogradi e hedh poshtë një propozim të tillë.
    #VamosArgentina

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mesiq: Kosova nuk mund të krahasohet "me konfliktet e ngrira"

    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    L.K
    Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiq e ka përshëndetur mbrëmë Planin e të dërguarit të posaçëm të KB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari dhe ka vlerësuar se Kosova nuk mund të krahasohet "me konfliktet e ngrira" në territorin e ish Bashkimit Sovjetik.
    Sikurse thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit, Mesiq pas bisedimeve me zëvendësin e Ahtsiarit, Albert Rohan dhe dy ministrat në Qeverinë e Kosovës karikujtuar "specifikat e pozitës kushtetuese juridike të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë që e bënë të pabazë krahasimin e Kosovës me të ashtuquajturat konflikte të ngrira në territorin e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm".Rohan ka thënë se në bazë të Planti të Ahtisarit me të cilin parashikohet pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, pakica serbe do të fitojë të drejtat të cilat nuk kanë precedent në botë, por ka shtuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës deri më tash kanë refuzuar "në çfarëdo mënyre të marrin pjesë në përpjekjet për definimin e statusit final të Kosovës".
    #VamosArgentina

Faqja 26 prej 46 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •