Close
Faqja 24 prej 46 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 452
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    QIK


    Pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme realiste, thotë Ahtisari



    Nju Jork, 27 mars Duke komentuar propozimin e vet për statusin e Kosovës, që i është dorëzuar Presidentit të radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB së, Marti Ahtisari ka thënë se në këtë plan ka propozuar ushtrimin e pavarësisë nga ana e Kosovës. Ai ka nënvizuar se pavarësia e Kosovës është opsioni i vetëm për një Kosovë të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht. "Përmbushja e detyrimeve të parapara në propozimin tim do të jetë e mbikëqyrur dhe e mbështetur për një periudhë parë nga prania ushtarake dhe civile", theksoi kryendërmjetësi Ahtisari. "Derisa pavarësia e Kosovës është opsioni i vetëm realist, kapaciteti i Kosovës për t'u përballur me sfida, si mbrojtja e pakicave, zhvillimi demokratik, rimëkëmbja ekonomike dhe pajtimi social, janë ende të kufizuara", ka thënë Ahtisari. Sipas tij Kosova nuk mund të vazhdojë me statusin aktual. "Të pretendosh ndryshe dhe të mohosh apo vonohesh në zgjidhjen e statusit të Kosovës, rrezikon jo vetëm stabilitetin e Kosovës, paqen dhe qëndrueshmërinë e rajonit në përgjithësi", ka thënë Kryenegociatori Marti Ahtisari.



    Bërns: Zgjidhja për Kosovën do të arrihet në prill apo në maj

    Bruksel, 27 mars Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns, duke përshëndetur dorëzimin e dokumenteve të Ahtisarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB së, ka thënë se përfundimisht pas tetë viteve populli i Kosovës do ta dijë se çfarë ardhmërie e pret. Ai ka shtuar se SHBA të edhe më herët ishin në dijeni se cili do të jetë statusi përfundimtar i Kosovës. Tani pas një vit përpjekjesh, thotë Nikolas Bërns, është koha që bashkësia ndërkombëtare t'ia bëjë të qartë kosovarëve se çfarë statusi do të ketë vendi i tyre. Bërns tani pret se deri në miratimin e rezolutës së re për Kosovën do të kalojnë disa javë. Ai pohon se në Këshillin e Sigurimit priten konsulta intensive me shqiptarët e Kosovës dhe me qeverinë serbe në mënyrë që të gjendet forma më e mirë e miratimit të rezolutës e cila do të shfuqizonte Rezolutën 1244 dhe do të krijonte mundësi për nisjen e një procesi krejtësisht të ri ku rolin kryesor do ta ketë Bashkimi Evropian. Këto konsulta me anëtarët e KS, sipas vlerësimeve të Bërns do të zgjasin prej pesë deri shtatë javë. Bërns tha se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin të nevojshme që të ketë negociata të reja dhe nuk e shohin të nevojshme të ketë negociatorë të ri. "Propozimi i Ahtisarit për pavarësi të mbikëqyrur do të thotë që BE ja do të luajë rolin që e kishin Kombet e Bashkuara në një mënyrë gjatë viteve të kaluar në aspektin civil në Kosovë", ka thënë Bërns. Ai shtoi se nesër takohet Grupi i Kontaktit dhe pritet një debat edhe në KS të OKB së dhe sipas tij zgjidhja do të arrihet në muajin prill apo më së largu në muajin maj.

    Ryker e ka quajtur moment historik dorëzimin e planit të Ahtisarit në KS

    Prishtinë, 27 mars Shefi i UNMIK ut Joakim Ryker e ka quajtur moment historik për njerëzit e Kosovës çastin e dorëzimit të planit të Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit të OKB së. Ryker ka përgëzuar personalisht anëtarët e Grupit të Unitetit për këtë plan, thuhet në një komunikatë të administratës së UNMIK ut në Prishtinë.

    Zyra gjermane në Prishtinë thekson se presidenca e BE-së mbështet fuqishëm propozimin e Ahtisarit

    Prishtinë, 27 mars - Në emër të Presidencës së radhës së BE së, Zyra gjermane në Prishtinë, thekson se presidenca e Bashkimit Evropian mbështet fuqishëm propozimin e Presidentit Ahtisari, propozim ky që synon që në Kosovë të përkrahet ndërtimi i një shoqërie multietnike, demokratike, të bazuar në principet e shtetit ligjor. Zyra gjermane, shprehet se, propozimi i Ahtisarit, është kompromis korrekt, i balansuar dhe që tregon të ardhmën. Plani, përmban masa gjithëpërfshirëse, të cilat duhet të sigurojnë ardhmërinë e të gjitha komuniteteveqë jetojnë në Kosovë,posaçërisht të Serbëve të Kosovës. Zyra gjermane në Prishtinë, thotë se me dorëzimin e propozimit mbi statusin në Këshillin e Sigurimit, procesi rreth përcaktimit të satusit të Kosovës hyn në fazën vendimtare, duke theksuar se presidenca e BE së niset nga fakti, se Këshilli i Sigurimit do të marrë përgjegjësi dhe shpreson se propozimi do të miratohet në kohën e duhur.

    Solana tha se 27 vendet anëtare të BE mbështesin planin e Ahtisarit për statusin e Kosovës

    Bruksel, 27 mars - Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana tha se 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin planin e Ahtisarit dhe janë të gatshme të luajnë rol më aktiv në Kosovë pas miratimit të rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit. Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë pas takimit me nënsekretarin amerikan të Shtetit Nikollas Bërns.

    Shtetet e Bashkuara përkrahin rekomandimet e Ahtisaarit për Kosovën


    Prishtinë, 27 mars - Pas më shumë se një viti të negociatave, i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari ia ka dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të KB ve propozimet e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ne e falenderojmë kryetarin Ahtisaari për punën e tij të durueshme, të shkathtë dhe të balancuar në udhëheqjen e procesit të statusit të Kosovës, - thuhet në një deklaratë në Departamentit të Shtetit të lëshuar nga Zyra amerikane në Prishtinë. Më tej në këtë deklaratë thuhet: "Shtetet e Bashkuara mirëpresin dhe përkrahin rekomandimet e tij. Propozimet e të Dërguarit Special të KB ve do t'i japin popujve të Kosovës qartësi për të ardhmen e tyre, për herë të parë pas shumë viteve. Këto propozime përmbajnë garanca me ndikim të gjerë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera joshqiptare. Kryetari Ahtisaari ka propozuar edhe që Kosova të bëhet e pavarur dhe me mbikqyrje ndërkombëtare për një periudhë kohore Procesi i statusit të Kosovës po hyn në fazën e tij përfundimtare dhe vendimtare. Gjersa Këshilli i Sigurimit përgatitet për të shqyrtuar rekomandimet e kryetarit Ahtisaari ne do të jemi të angazhuar në konsultime të plota dhe intenzive me partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit dhe me palët. Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të shikohet në kontekstin historik të rrethanave tragjike të shpërbërjes së Jugosllavisë që filloi në vitet e 90 ta. Këshilli i Sigurimit i KB ve i cili aprovoi një rezolutë në vitin 1999 e cila e vendosi Kosovën nën administrimin e KB ve dhe parashikoi një process politik për të përcaktuar statusin, e ka trajtuar Kosovën si rast të veçantë për një kohë të gjatë. Që nga fillimi i krizës në rajon para 16 viteve, kryetari Bush dhe të dy paraardhësit e tij kanë punuar për të realizuar vizionin e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqë. Ne besojmë se propozimet e kryetarit Ahtisaari do t'i mundësojnë rajonit të lëvizë përtej konflikteve të viteve të 90 ta dhe drejt një të ardhme më të ndritshme evroatlantike".

    Britania mirëpret propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës
    Londër, 27 mars Britania e Madhe e ka mirëpritur propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës, i cili është dorëzuar dje në KS. Propozimi përmban atë që i dërguari i posaçëm i OKB së Marti Ahtisari e përshkruan si pavarësi të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë për media e Zyrës së Sekretares së Jashtme britanike Margaret Beket. Ajo ka nënvizuar se propozimi i Ahtisarit ofron një të ardhme të qartë Kosovës. Kjo është vitale për zhvillimin politik dhe ekonomike të Kosovës. "Zbatimi i këtij propozimi do të zgjidhë çështjen e statusit të shumëdiskutuar përfundimtar të Kosovës pas shkatërrimit të Jugosllavisë. Kjo do të mundësojë që rajoni i Ballkanit t[u japë fund konflikteve të së kaluarës dhe të lëvizë drejt një të ardhmeje e cila është e bazuar plotësisht në integrimin e plotë drejt strukturave evropiane dhe evroatlantike", thuhet në deklaratën e Sekretares së Jashtme britanike.


    QIK
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 27-03-2007 më 08:00
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #232
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Autoritetet në Beograd e kanë kundërshtuar planin e Martti Ahtisaarit që i jep pavarësinë Kosovës

    e martë . 27 mars 2007
    Kryetari serb, Boris Tadiq, ka thënë se fuqishëm kundërshton mbështetjen amerikane për planin e Ahtisaarit që i jep Kosovës pavarësi. “Çdo lloj forme e pavarësisë për Kosovën është e papranueshme për Serbinë", thuhet në një deklaratë të kryetarit serb Tadiq, pas bisedës telefonike me nënsekretarin e Shtetit, Nikolas Burns. Ministri i Administratës së shtetit i Serbisë, Zoran Llonçar, ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do ta hedhë poshtë propozimin e Ahtisaarit, sepse ai plan, sipas tij, është direkt në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara.


  3. #233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    42
    Lexoni Pakon e Ahtisarit qe e kam sjelle ne ato shkrimet pak ma larte.
    Lexoni se aty po bahet fjale per neve e duhni me dite se qka po na pret.
    Pako e Ahtisarit e:

    Ndan Kosoven
    Roberon Kosoven
    Serbizon Kosoven
    Varferon Kosoven
    VETEVENDOSJE

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga GencKa
    Te shtunen me 31 MARS

    Demonstrate gjithepopullore.

    Nisemi nga qytetthi Pejton ne ora 14:00
    O popull,pergjigjuni thirrjes se Albinit dhe doruntinave :


    JO PAMVARSI - PO KUSHTETUTE `74-
    VETEFUNDOSJE





    ps.genc`ka
    pse po i rrit shkronjat,a nuk po sheh aa?!

  5. #235
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    KUSH IKEN NGA VENDI,BEN KRIM TE RI
    26.03.2007 - 13:00 nga Sabri Selmani

    Esat Stavileci

    Njëmbëdhjetë pjesëtarët e Njësitit Special rumun "nuk e pritën ardhjen e pranverës në Kosovë".Ata,pikërisht me 21 mars, "ikën me dimrin",pa përfunduar hetimet rreth vrasjes së dy protestuesve dhe plagosjes së mbi tetëdhjetë pjesëmarrësve në demonstratën e "Vetëvendosjes" të 10 shkurtit,të mbajtur në Prishtinë.Reagimi i UNMIK-ut qe "shumë i ashpër"NMIK-u "shprehi keqardhje",ndërsa Qeveria e Kosovës "shprehu zgënjimin e thellë me largimin e kontigjentit të policisë së
    Rumanisë".

    Ndërkohë,zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të
    Përgjithshëm deklaroi se "UNMIK-u nuk ka autoritet ta mbajë kontigjentin rumun në Kosovë".Sidoqoftë,në Kosovë ndodhi ikja nga vendi i krimit.E drejta penale mëson se "kush ikën nga vendi i krimit,bën krim të ri".Eshtë vërtetuar se njëmbëdhjetë policë nga kontigjenti rumun "kanë shtënë me plumba gome"gjatë demonstratës së 10 shkurtit,ndërkohë që hetimet rreth atyre ngjarjeve "janë planifikuar të përfundojnë në mesin e muajit prill".Pikërisht është e drejta penale që "përcakton nëse një sjellje e caktuar përbën ose jo vepër penale".

    Pikërisht është e drejta penale ajo disiplinë juridike që i referohet veprimeve të ndaluara "për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e personit,pronën,liritë dhe të drejtat themelore të individit",po sikurse "rendin dhe sigurinë publike"etj.
    Prandaj,problemin duhet kundruar edhe me gjerë se që ai paraqitet,në dukje të parë,sepse në rastin e njëmbëdhjetëshit të policëve rumunë ndodhi ikja nga vendi i krimit.E kur të ikësh nga vendi i krimit,bën krim të ri,kështuqë përgjegjësia penale dyfishohet,natyrisht nëse vërtetohet fajësia.Përgjegjësia
    penale "lind nga çasti i kryerjes së vepres penale dhe përfundon kur personi fajtor ka vuajtur dënimin".

    Me ikjen e policëve rumunë nga vendi i krimit,pretendohet pikërisht ikja nga përgjegjësia eventuale penale.Problemi me
    policët rumunë duhet të kundrohet edhe nga një kënd tjetër dhe ai,së paku për mua,paraqet një shqetësim të veçantë.Nga Kosova "ikën paqëruajtësit"dhe lanë në Kosovë "gjurmat e krimit".Shumë "gjurma të krimit"nuk u zbuluan në Kosovën e
    pasluftës.Se si "do të zbulohen"këto të fundit është vështirë të
    parashikohet,por është "shumë lehtë të merret me mend"se do të pohohet se "hetimet vazhdojnë".


    Drejtësinë përherë e ka kërcënuar rreziku nga hetimet që "kanë vazhduar" për "të mos përfunduar".Cili do të jetë fati i këtyre hetimeve?Ikja e njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Njësitit Special rumun sikur "e qartëson"se çfarë,në të vërtetë,mund të ndodhë dhe do të ndodhë.Padrejtësia më e madhe ndodhë kur drejtësia shtrembërohet.A do të shtrembërohet edhe kësaj rradhe,mbetet të shihet,edhe pse "katundi që shihet,kallauz nuk do".

    Shembulli me policët rumunë tërheq vërejtjen për problemet që mund të shkaktohen me praninë ndërkombëtare dhe mundësinë e kepërdorimit të saj,veçanërisht në fushën e "sundimit të ligjit".Pakoja e Ahtisaarit parasheh një prani relativisht të
    fuqishme ndërkombëtare sidomos në këtë fushë.Në Kosovë do të jetë shumë vështirë të bindësh për domosdonë e asaj pranie,nëse në të do të gjinden edhe ata "paqëruajtës" të cilët "në emër të mbrojtjes së ligjit" do ta shkelin atë në mënyrën më flagrante.Në Kosovë do të jetë shumë vështirë të rritet besimi në praninë ndërkombëtare nëse "nikoqirrllëku"i qytetarëve të saj do të shpërblet me "shërbimet çfarë i bënë policët rumunë".

    Më në fund,në Kosovë do të jetë shumë vështirë të besohet në të ardhmen kur ajo shembet qysh në të tashmen.

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kosova drejt pavaresise .....


    UN SG Ban Ki-Moon has sent to the President of the UN Security
    Council the Report of the Special Envoy of the Secretary General on
    Kosovo's Future Status as well as the Comprehensive Proposal on Kosovo
    Status Settlement.

    Please find the document in attachment. One can notice that the UN
    Secretary General gives his full support to both the report's
    recommendation as well as to the comprehensive proposal for the status
    settlement.

    The document is available on the UNOSEK web page in all official languages
    of the UN: English, French, Spanish, Russian, Arabic and Chinese:

    http://www.unosek.org/unosek/en/statusproposal.html

    (See attached file: 2007-03-26 SG letter - Report and Comprehensive
    proposal on Kosovo Status.pdf)

  7. #237
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Me"Pakon e Shen Ahtisarit" Kosova prej Serbise nuk shkeputet,por Serbia ne Kosove ne thellesi futet...!
    -------------------------------
    "Dr.Dituria"

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up

    "F.Tajms": Vendimi pro pavarësisë së Kosovës është plotësisht i drejtë
    Londër, 28 mars

    - Vendimi i Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Kombeve të Bashkuara se ka kaluar koha e hezitimeve dhe se Kosova duhet të fitojë pavarësinë, është plotësisht i drejtë, vlerëson në një koment redaksional gazeta "Fajnenshëll tajms" (Financial Times).
    Sipas gazetës, kjo nuk është aspak një zgjidhje e këndshme as për Serbinë as për Rusinë e cila e mbështet, por ka ardhur koha e fundit që ky konflikt të zgjidhet. SHBA-të dhe Britania shpresojnë që deri në fund të majit plani për pavarësinë e Kosovës do të shndërrohet në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe se ndërkohë, Serbia dhe BE do t'i përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella. Sipas gazetës, Beogradi në këtë mënyrë do t''i afrohet BE-së, duke demostruar mirëqenie nga bashkëpunimi me Perëndimin. Por në anën tjetër "Fajnenshëll tajms" vë në dukje disa kurthe të mundshme në rrugën e pavarësisë së Kosovës.
    Në ofrimin e mbështetjes së planit të Ahtisarit, Bashkimi Evropian ka treguar një unitet jo të fortë, sepse disa shtete si Spanja, Sllovakia dhe Greqia nuk janë të vullnetshme që të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Por nëse BE lëshon prej dorës që të mbështesë fuqishëm pavarësinë, padyshim se rriten gjasat për veton ruse në Këshillin e Sigurimit. Kjo, sipas gazetës, do të ishte e pafalshme, meqenëse nuk ofrohet asnjë alternativë tjetër. Siç vlerëson "Fajnenshëll tajms", insistimi i Moskës se konfliktin e Kosovës nuk duhet zgjidhur, por vetëm duhet ngrirë, është cinik dhe i papranueshëm.

    Vullneti i nëntëdhjetë për qind të popullsisë së Kosovës nuk mund të injorohet pa fund ndërsa ndarjet brenda BE-së mund të inkurarojnë serbët që të provojnë ta ndajnë Kosovën, gjë që në mënyrë të pashmangshme mund ta shoqërojë kërcënimi i dhunës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #239
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up marre nga QIK-u

    Vendet e NATO s e përkrahin propozimin e Ahtisarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës, tha Skefer

    Bruksel, 28 mars - Të gjitha shtetet anëtare të NATO s në një takim në Bruksel kanë arritur koncensues të plotë për të mbështetur pavarësinë e Kosovës, siç ka propozuar Marti Ahtisari. Kështu ka bërë të ditur para gazetarëve në selinë e NATO s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO s, Jap De Hop Skefer, pas takimit që ka pasur Këshilli i NATO s në nivel të drejtorëve politikë të vendeve anëtare. "Gjatë drekës diskutuam për Kosovën.
    Rezultati kryesor i këtij takimi ishte se të gjithë aletatët janë dakorduar për të mbështetur propozimin e Ahtisarit, ashtu siç kanë bërë Kombet Bashkuara përmes Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet Presidencës gjermane. Kështu edhe NATO ja ka shfaqur mbështetje të plotë dhe të fuqishme për planin e Ahtisarit dhe propozimin e tij për statusin e Kosovës", ka thënë Skefer. Ai ka nënvizuar se të gjithë aleatët e NATO s çështjen e Kosovës e konsiderojnë fundamentale për sigurinë evropiane.
    I pyetur se a do të thotë kjo se as një shtet i NATO s më nuk ka rezerva lidhur me pavarësinë e Kosovës, Skefer u përgjigj pozitivisht: "Po, rreth kësaj ka tash koncensus të të gjitha vendeve anëtare të NATO s, përndryshe unë nuk do të isha këtu në këtë pozicion dhe ta them këtë gjë". Ai ka shtuar se kjo porosi për unitet të NATO s e qëndrim të njejtë ka edhe BE ja për mbështetjen e statusit të Kosovës sipas propozimit të Ahtisarit, është mesazh i qartë për të gjithë ata që dëshirojnë ta dëgjojnë këtë mesazh.
    Skefer po ashtu nënvizoi se NATO ja pret që të mos ketë nxitim rreth rezolutës së KS në OKB, por të mos ketë as vonesa të panevojshme. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO s Jap De Hop Skefer rezoluta e re për Kosovën do të duhej të miratohej brenda disa javësh e jo muajsh.
    --------------------------------
    Bërns shpreh kënaqësi për unitetin e dëshmuar nga anëtarët e NAT0-s në mbështetje të pavarësisë së Kosovës

    Bruksel, 28 mars - Në takimin me aleatët në Këshillin e NATO s ka marrë pjesë edhe Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikollas Bërns. Ai pas takimit ka shprehur kënaqësi për sensin e unitetit që kanë dëshmuar dje vendet anëtare të NATO s në mbështetje të pavarësisë së Kosovës sipas planit të Ahtisarit. "Si NATO kemi intervenuar në Kosovë, ne kemi qenë tetë vjetë atje dhe tash dëshirojmë që Kosova të zë vendin e vetë si vend i pavarur. Ne dëshirojmë që kjo të realizohet në mënyrë paqësore. Dëshirojmë që në Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të marrë përgjegjësitë e veta dhe të përgatisë rrugën që kjo të ndodhë", ka thënë Bërns. Ai po ashtu e quajti të rëndësishëm faktin se të gjithë aleatët në NATO kanë bërë të qartë se Kosova nuk është precedent për zgjidhjen e problemeve tjera dhe se Kosova është një rast unik. Nënsekretari amerikan i Shtetit ka theksuar se problemi i Kosovës është rezultat i shpërbërjes së ish Jugosllavisë, i përpjekjeve të Millosheviqit dhe regjimit të tij për pastrim etnik përmes dëbimit të një milion njerëzve, që ishte krim kundër njerëzimit, krimi më i madh në Evropë pas nacizmit. "Kur ne ndërhymë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës, Kosova u vu nën administrim të OKB së me vendim që statusi të zgjidhet ndërkohë.
    Tash me propozimin e Ahtisarit ky status po zgjidhet", ka thënë Bërns I pyetur se çfarë dëshiron Rusia të përfitojë në shkëmbim për të mos blllokuar rezolutën për Kosovën në KS të OKB së, Nënsekretari Bërnës tha: "Nuk e di se çfarë dëshirojnë ata, por unë e di se çfarë dëshirojmë ne, e ne dëshirojmë pavarësinë e Kosovës dhe miratimin e planit të Ahtisarit dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë në KS". Bërns po ashtu tha se nuk do të ketë nxitim të menjëhershëm të KS për të dhënë në votim rezolutën e re për Kosovën, por nuk do të ketë as vonesa të panevojshme. Ai përsëriti se përmbyllja e procesit në KS siç e sheh vendi i tij do të bëhet në muajin prill apo më së largu në muajin maj.

    ----------------------------------
    Ambasadori rus në OKB bëri thirrje për një mision të KS në Beograd dhe në Prishtinë

    Nju Jork, 28 mars - Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin bëri thirrje për një mision të Këshillit të Sigurimit në Beograd dhe në Prishtinë para shqyrtimit të planit të Ahtisarit. Çurkin sugjeroi që misioni të ndërmerret siç tha "për t'u familjarizuar me gjendjen aktuale dhe për të siguruar informacione të duhura". Çurkin tha se rishikimi i rezolutës duhet të fillojë me një mision në kryeqytetet e Kosovës dhe Serbisë. "Ne i sugjeruam Këshillit të Sigurimit të zhvillojë një rishikim të përgjithshëm të zbatimit të rezolutës 1244. Siç e dini, kjo rezolutë e Këshillit të Sigurimit u miratua në vitin 1999 dhe ka qenë e vazhdon të jetë themeli i të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare në Kosovë. Për ne është e logjikshme dhe në fakt e domosdoshme të shohim se në ç'fazë është komuniteti ndërkombëtar në lidhje me zbatimin e rezolutës para se, duke pasur parasysh të gjithë përgjegjësinë që na ka vënë mbi shpatulla komuniteti ndërkombëtar, të marrim në shqyrtim propozimin e zotit Ahtisari", tha ambasadori rus. Ambasadori Çurkin bëri thirrje për vazhdimin e negociatave, duke e cilësuar Kosovën "çështjen ndoshta më të rëndësishme që i ka dalë përpara Këshillit të Sigurimit në një vit, apo në një dekadë". Ai ngriti idenë se propozimi i Ahtisarit mund të bëhet një shembull i rrezikshëm për rajone të tjera me ambicje për pavarësi në një numër vendesh. Diplomati rus u tregua i kujdesshëm për të mos e kritikuar drejtpërdrejtë ndërmjetësin Ahtisari, duke e quajtur atë një mik të mirë të Rusisë.
    ------------------------------------------
    NATO dhe KFOR i do të qëndrojnë në Kosovë derisa të ketë nevojë

    Deçan, 28 mars Sekretari i Përgjithshëm i OKB së Ban Ki Mun ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj propozimit të Kryenegociatorit Marti Ahtisari për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, u shpreh shefi i UNMIK ut Joakim Ryker në një debat me qytetarët e Deçanit. Ai ka nënvizuar se dita kur Ahtisari paraqiti propozimin e tij për të ardhmen e Kosovës është ditë historike për Kosovën. Në këtë debat të cilët deçanasit shprehen shqetësimin e tyre lidhur me zonën e veçantë përreth Manastirit të Deçanit, ishin të pranishëm edhe Komandanti i KFOR it Roland Kater, Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri dhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Adrian Gjini. Komandanti i KFOR it Roland Kater tha se edhe NATO dhe KFOR i përkrahin propozimin e Marti Ahtisarit dhe se do të qëndrojnë në Kosovë derisa ajo të ketë nevojë. "KFOR i dhe NATO ja do të përkrahin propozimin e Presidentit Ahtisari, sepse KFOR i është këtu për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ne do të qëndrojmë këtu derisa ata të kenë nevojë?, ka pohuar Kater. Ndërkaq, Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri ka thënë se rruga për Kosovën është e qartë dhe se çdo pretendim i Serbisë apo ambicie është eliminuar.
    ------------------------------

    • Çeku dhe Blant thanë se kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dëshirojnë destabilizim të vendit
    • Kryeparlamentari Berisha: Kosova e ka pritur me entuziazëm këtë moment, ajo po pavarësohet
    • Ditë historike për Kosovën dhe popullin e saj që ka gjakuar me shekuj për liri e pavarësi
    • Partitë politike shqiptare në Maqedoni mirëpresin propozimin e Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës
    • Në Fushë Kosovë u përkujtuan 159 viktima të vrarë tetë vjetë më parë nga forcat e regjimit serb
    • Bler paralajmëron Iranin të lirojë marinarët



    per me shume lexoni ne
    http://www.kosova.com/kategoria/kosove



  10. #240
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    RTP flm qe po na poston lajmet e reja

Faqja 24 prej 46 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •