Në Vjenë përfundoi raundi i parë i bisedimeve për pakon e Ahtisarit, s'ka marrëveshje në asnjë pikë
Periudha 2 javore e konsultimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë për përmbajtën e pakos së Martti Ahtisarit përfundoi sot pa rezultat duke konfirmuar se kompromisi mes të dy palëve është i pamundur. Kryendermjesi ndërkombëtar Marti Ahtisari pas përmbylljes së këtyre takimeve konfirmoi se palët kanë mbetur në qëndrime të njëjta, por nuk përjashtoi mundësinë që pakoja e tij të përmirësohet siç tha ai, me vërejtjet që janë dhënë gjatë kësaj periudhe.
“Më duhet të jem i sinqerte se sa i përket statusit të dy palët mbeten me qëndrimet që i kanë pasur në fillim të procesit, do të thotë diametralisht të kundërta. Nuk ka lëvizje në këtë aspekt. Sot u kam dhënë ftesat të dy palëve për raundin e 10 marsit. Ajo çka unë kam premtuar është se tash së bashku me koleget e mi do të ulemi dhe do të rishikojmë atë çfarë është diskutuar në Vjenë dhe të shohim se çfarë propozimesh mund të bëjmë në propozimin tonë. Në fillim kam thënë se ky është vetëm një draft, dhe ndoshta edhe ne do të bëjmë disa sqarime shtesë, të cilat nuk janë ngritur nga asnjëra palë. Pra kjo punë po fillon tash, prandaj na jepni kohë'”, ka thënë Martti Ahtisari, emisar i OKB-se për statusin e Kosovës.
RTK
Të dy palët,pra,srbët dhe shqiptarët,qenkan duke bisedu për statusin politik të Kosovës dhe se,sipas ndërmjetësit apo pajtuesit Ahtisari,që të dy palët nuk janë ka mirren veshë,kështu që tash Ahtisari do të "ulet" edhe një herë së bashku me kolegët e tijë për të gjetur "mesin e artë" a ?
Le t'besojmë (shpresojmë) se në radhën-sqarimin tjetër,Ahtisari,nuk do t'na mundoj që të shohim-lexojmë atë që nuk po e shohim-lexojmë!
Krijoni Kontakt