Solana nuk llogaritë në veton e Rusisë në KS, nëse për të ardhmen e Kosovës vendoset deri në verë
"Nuk kam arsye të mendoj se anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk do të bien dakord pas debatit. Nuk mund të flas në emër të presidentit rus Vladimir Putin, por jam i sigurt se kur të vijë koha e miratimit të rezolutës, Rusia do të jetë e përgjegjshme", tha Solana pas një takimi me kryetarët e komisioneve të jashtme parlamentare të vendeve të BE-së.
Kemi nevoje për një zgjidhje te shpejte të çështjes së statusit të Kosovës, ka deklaruar mbrëmë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana, pas përfundimit të konferencës dyditore të
mbajtur në Berlin. Solana është prononcuar edhe lidhur me qëndrimin kritik të Moskës ndaj zhvillimeve politike rreth Kosovës dhe është shprehur se nuk llogaritë më
veton e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në rast se ai vendosë, mundësisht deri në verë, për të ardhmen e Kosovës, ndërkaq që në kuadër të politikës evropiane për mbrojtje dhe siguri, sipas deklaratës së Solanës, vendet evropiane janë treguar të gatshme ta dërgojnë misionin më të gjerë deri më tani në Kosovë.
Do të jetë një kapitull i mandatit të shtatë, një mandat robust dhe përforcues i paqes nga trupat e reja në Kosovë. Solana është zotuar për miratimin e këtij mandati dhe ka theksuar për fund se për të arritur statusin e ri të Kosovës, e cila sipas tij gjendet nën administrim të
Kombeve të Bashkuara qe nga viti 1999, do nënkuptohet edhe legjitimimi i arsenalit ushtarak përkitazi me trupat e reja në vend.
Ndryshe, duke folur lidhur lidhur me bashkëpunimin BE –NATO, gjenerali Henri Bentegat, këshilltar për Siguri i Javier Solanës, ka thënë në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve se "Ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm veçmas për Ballkanin. Puna në Kosovë do të kërkojë marrëveshje të përbashkëta ndërmjet forcave të NATO-s dhe Misionit të ardhshëm civil të Bashkimit Evropian", ka thënë Bentegat, duke shtuar se diskutimet e rregullta ndërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s janë garanci e fuqishme e bashkëpunimit të të dyja këtyre organizatave. /vjollca hajdari &RFE/
Krijoni Kontakt