Close
Faqja 16 prej 46 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 452
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Multi-etnicitet pa gjak nuk ka. Vetvetiu nuk ndodh! Ahtisaari, dhe te gjithe ideologet e Brukselit po e testojne kete koncept ne laboratorin e Kosoves dhe Bosnje-Hercegovines.
    Prandaj u sollen aq ashper me Albin Kurtin e Vetevendosja. Nuk eshte se Kurti eshte 'radikal'. Kurti perfaqson ideologjine konkurrente.[/QUOTE]



    Nuk jam i sigurt a te kuptova drejte.Vetem nje ta them: hibrid(perzierje) ne Kosove s`ka me pase kurre.Sepse kjo nuk shkon;s`e pranon njerezia shqiptare.

    Mos ta rrejeme veten.Ne, po te ishim te krishtere te gjithe, do te luhej tjeter muzike.
    Te gjithe atyre qe e njohin Kosoven dhe viset tjera shqiptare,jasht Shqiperise zyrtare, vetem nga te lexuarit apo mediat, ju them :

    pjesa me e madhe e shqiptareve,ku do qe ata jane, e duan kombin e vet dhe ne nje menyre enderrojne te jene te bashkuar.
    Ne kuptimin e „Europes se ardhshme“, kufijte nuk do te luajne ndonje rol te rendesishem.Me rendesi eshte te mos na e trusin shkijet e greket,se turqit s`kane shans per kete pune.
    Pastaj, do te kuptohemi me mire dhe do ta respektojme me shume njeri tjetrin.

    Realiteti eshte shume here i hidhur.Me mire ta kemi nje shtet te cfaredoshem se sa te mos kemi shtet fare.

  2. #152
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1
    Me mire ta kemi nje shtet te cfaredoshem se sa te mos kemi shtet fare.
    Eshte gabim kjo menyre mendimi. Shteti i 'cfaredoshem' nuk i kryen pune askujt. Sipas nje teorie popujt jane te destinuar ose te krijojne shtet, ose te sundohen nga ata popuj qe jane te zote te krijojne shtet. Deri tani ne jemi te keta te fundit. Ahtisaari kerkon qe te mbetemi tek keta te fundit, se helbete, komb-shtetit i ka ardh fundi qe kur pordhi nje here ne gjume Valery Giscard D'Estaing.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Eshte gabim kjo menyre mendimi. Shteti i 'cfaredoshem' nuk i kryen pune askujt. Sipas nje teorie popujt jane te destinuar ose te krijojne shtet, ose te sundohen nga ata popuj qe jane te zote te krijojne shtet. Deri tani ne jemi te keta te fundit. Ahtisaari kerkon qe te mbetemi tek keta te fundit, se helbete, komb-shtetit i ka ardh fundi qe kur pordhi nje here ne gjume Valery Giscard D'Estaing.


    Ne duhet te jemi te sinqerte e te pranojme qe ka shume vend per shqetsim ne pakon e Ahtisarit.Prandaj edhe duhet t`i behet me dije atij se, shiptaret nuk mund te pranojne t`u jepin pakicave aq shume te drejta sa qe ta rrezikojne funksionimin e shtetit te ardhshem..

    Une nuk besoj qe ti je prej atyre qe nuk e kape realitetin.
    Ne nuk mund ta „vizatojme“ shtetin siq duam ne.Edhe po ta clironim vete Kosoven,ne do te ishim te detyruar te pranojme kompromise ne lidhje me pakicen sllave.Se ndryshe s`do te na pranonte kush si shtet.
    Nje „shtet i cfaredoshem“ do te duhej te funksiononte si shtet se s`ben.Pra do te duhej te funksiononte si cdo shtet normal,ku shumica i cakton rregullat e lojes dhe ne te njejten kohe i respekton te drejtat qytetare dhe kulturore te pakicave.Punet tjera do te vinin vete.
    A di pse do te vinin vete?
    Kur ra rankoviqi(me 1966) ,qe i kishte demtue shume shqiptaret,filloi nje shprese e re per shqiptaret.Nuk vonoi shume dhe u hap universiteti(1970).Pastaj u fitua kushtetuta(1974) dhe u rrit shume numri i studenteve dhe te diplomuareve shqiptare, ne fusha te ndryshme.Ne edhe pse kishim kushtetuten,zyrtarisht ishim pjese e serbise,por kjo s`prishte pune fare.Ne vitet
    70-ta hetohet nje shperngulje e madhe e shkijeve per ne serbi,sepse ata nuk mund te duronin
    qe te nenshtruarit e deri djeshem te tyre tani e tutje e kishin fjalen kryesore ne te gjitha institucionet e shtetit ne Kosove.Kosova atehere ishte pjese e dy shteteve,eJugosllavise dhe serbise,dhe pat arrite ta ruaj substancen kombetare ne nivel mjaft te lakmueshem.

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    PESËDHJETË E TETË VËREJTJE NË PESËDHJETË E TETË FAQE

    TË PROPOZIMIT TË AHTISAARIT



    Shkruan: Mehmet HAJRIZI, Veprimtar

    Më 14.02.20067, Prishtinë

    ________________________

    Kosova do të jetë shoqëri (duhet: shtet, entitet, vend)
    Kosova do të jetë shoqëri shumetnike ( me 7-8 % pakica kombëtare?)
    Autoritet publik ( duhet: shtetëror, të pushtetit, institucional)
    Banorë ( duhet: shtetas, qytetarë)
    Kosova do të ketë të drejtën për të kërkuar ( a i aprovohet?) anëtarësim në organizata ( cilat? ) ndërkombëtare.
    Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe.( edhe aty ku s’ka serbë?)
    Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, ( duhet: shtetërore)
    Autoritetet kompetente ( duhet: të pushtetit shtetëror)
    Komunitete ( terminologjia duhej të ishte si në vendet tjera: popull dhe pakica kombëtare ose minoritete)
    Komunitetet do të kenë të drejta të veçanta, ( nuk do të reflektohen mirë të drejtat e tilla)
    Refugjatët dhe personat e zhvendosur (persona të zhvendosur nga Kosova, janë quajtur refugjatët kosovarë në ish Jugosllavi, ose në Serbi, për shkak të sovranitetit jugosllav mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244, por tashti nuk ka arsye të quhen kështu)
    Komunat në Kosovë do kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar ( duhet definuar qartë kufijtë e këtij bashkëpunimi)
    Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ( edhe për vetë Kishën do të ishte mirë ta heqte epitetin “serbe”)
    Kosova dhe Republika e Serbisë do të tentojnë (tentojnë?) të zgjidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tyre të gjitha mosmarrëveshjet, të cilat nuk adresohen nga kjo Marrëveshje
    Do të themelohet një forcë e re, profesionale dhe shumetnike, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ( Alternativa të tjera të emërtimit, me kuptimin ushtri, t’i ketë atributet e ushtrisë, armatimin si simotrat e rajonit, dhe të jetë trashëgimtare e pronës së APJ në Kosovë) ,
    Organizatë civile brenda Qeverisë ( të thuhet qartë: Ministria e Mbrojtjes) e cila do të ushtrojë kontroll civil mbi FSK,
    TMK, pasi që ka arritur qëllimet e parapara, përfshirë mundësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit, do të shpërbëhet ( duhet thënë : transformohet) një vit pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje
    Kuvendi : Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, (duhet: 3.2 bëhet si 3.3, kurse pas dy mandateve nuk duhet të ketë vende as të rezervuara as të garantuara, por çdo qytetar një votë, sepse nuk ka kuptim që 8% të popullsisë të zënë 30% të vendeve në Kuvend)
    Për miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve të paraqitura si në vijim do të kërkojnë shumicën e anëtarëve të pranishëm të Kuvendit gjithashtu edhe shumicën e anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë (është parim jodemokratik dhe është lënë hapësirë veprimi obstruksionist).
    Asnjëri nga ligjet që i nënshtrohen kërkesave të nenit 3.7 apo propozimeve të cilat janë në kundërshtim me çfarëdo dispozite të kësaj marrëveshje nuk mund të jetë objekt i referendumit. ( po raste të tjera dekompozuese të sistemit dhe territorit?)
    Kosova do të përbëhet prej komunave të cilat do të gëzojnë një shkallë të lartë të vetëqeverisjes ( a mund të interpretohet si autonomi nesër?)
    Komunat kanë të drejtë për burime lokale të të hyrave dhe pranim të financimit të duhur nga autoritetet qendrore. ( të kujt?)
    Komunat kanë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tejkufitar në fushat e kompetencave të tyre vetanake dhe zgjeruara.( të paktën këto të zgjeruarat duhej të mos shtrihen në bashkëpunimin tejkufitar)
    Çdo amandament në Kushtetutë do të kërkojë aprovimin nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit përfshirë këtu dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë. (Lë hapësirë që të bllokohet çdo aprovim ndryshimesh të domosdoshme)
    Disa komuna të caktuara në Kosovë do të kenë kompetenca vetanake të zgjeruara si vijon: ( Asimetria do të nxjerrë probleme të shumta në komuna )
    Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë kompetencën e arsimit të lartë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit, pagimit të rrogave dhe trajnimit të instruktorëve dhe administratorëve të arsimit; ( mund të quhet të paktën autonomi kulturore)
    Të gjitha komunat në të cilat komuniteti serb është shumicë, do të kenë: ( autonomi e pashpallur sot, sikur pavarësia e Kosovës)
    Komunat që zbatojnë kompetencat e zgjeruara vetanake mund të bashkëpunojnë me çdo komunë tjetër ( edhe në Serbi?) në ofrimin e shërbimeve të tilla.
    Autoritetet qendrore në Kosovë do të delegojnë ( me nënkuptimin e problemeve që do të dalin) përgjegjësitë mbi kompetencat në vijim tek komunat, në pajtim me ligjin:
    Autoriteti mbikëqyrës administrativ mund të ( duhej thënë: pezullojë dhe të ) kërkojë nga komuna që të rishqyrtojë vendimet apo aktet tjera ligjore që konsiderohen si jo të pajtueshme me Kushtetutën apo ligjet e miratuara në pajtim me këtë Marrëveshje.
    Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën serbe mund të zbatojnë planprograme ( prishet sistemi arsimor nëse ka planprograme të ndryshme) apo tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas njoftimit ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.
    Në rast të kundërshtimit nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës ndaj zbatimit të planprogramit apo tekstit shkollor të veçantë, çështja do të referohet tek një komision i pavarur ( kush e emëron, cila është përbërja e tij ?) për të shqyrtuar pajtueshmërinë e planprogramit apo tekstit shkollor në fjalë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me këtë Marrëveshje.
    Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të jetë institucion autonom ( a është fjala për autonomi akademike apo?)i arsimit të lartë.
    Komuna e Mitrovicës së Veriut do të ketë autoritet ( si autonomi, si ministri apo? ) për të zbatuar përgjegjësinë e këtij Universiteti publik në gjuhën serbe, në pajtim me nenin 4.1.1 të këtij Aneksi.
    Partneritetet komunale mund t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin dhe ushtrimin e bashkëpunimit funksional përmes, mes tjerash, themelimin e një organi vendimmarrës të përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse, punësimit dhe shkarkimit të personelit administrativ dhe këshillëdhënës dhe vendimeve mbi nevojat për financim dhe nevojave tjera operacionale të partneritetit. ( Kjo mund të jetë baza e një entiteti të veçantë)
    Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare,( ministrinë e pushtetit lokal?) të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare ( atij që të financon duhet t’í subordinohesh)dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale. ( Komunat serbe në kufi me Serbinë do të mund të shkëpusin lidhjet me Prishtinën dhe në mos de jure, de facto do të jenë të bashkuara me Serbinë, që paraqet ndarjen faktike të Kosovës, kurse komunat brenda Kosovës, mbajnë njëfarë autonomie, të shpallur ose jo, të cilat do ta bëjnë të vështirë, në mos të pamundur funksionimin normal të Kosovës si shtet. Ky është fillimi i projektit të ndarjes së Kosovës, veç se më me dhimbje se sa shtrohej që në fillim të bisedimeve)
    Neni 11 Financimi ( Tashti nuk po flitet për donacione të jashtme) i aktivitetet komunale nga Republika e Serbisë
    Neni 12 Themelimi i komunave të reja ( me kolonë ?)
    PCN do të hapë në Mitrovicë një zyrë ( Zyrë në një entitet tjetër?) e cila do të fokusohet, posaçërisht, në fushat e sigurisë/sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtave pronësore/të banimit, dhe zhvillimit ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshje.
    Republika e Serbisë dhe shtetet tjera fqinje do të autorizojnë regjistrimin përmes një agjencie ndërkombëtare të refugjatëve dhe personave të zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. ( As vëzhgues nga Kosova?)
    Dispozitat e këtij Aneksi lidhur me themelimin e komunave të reja, përfshirë kufijtë administrativë të tyre, mund të rishqyrtohen, dhe të ndryshohen sipas nevojës, nga PCN, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete, brenda gjashtë muajsh nga dorëzimi i rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. (Në dorë të zotit; shih nenin12 më lart)
    Gjykata Supreme siguron zbatimin uniform të ligjeve duke vendosur mbi ankesat e paraqitura para saj në pajtim me ligjin. Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) ( duhej thënë: në çdo rast përfaqësim adekuat, sipas përqindjes së popullsisë) të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por në asnjë rast më pak se tre (3) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.
    1.2 Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) ( duhej thënë në çdo rast përfaqësim adekuat, sipas përqindjes së popullsisë) të gjyqtarëve të secilës gjykatë të qarkut, por në asnjë rast më pak se dy (2) gjyqtarë, do të vijnë nga komunitetet jo shumicë të Kosovës.
    Neni 1 Emri, organizimi i brendshëm dhe pasuria e Kishës ortodokse serbe ( duhej hequr “serbe”, sepse do të trajtohen si pronë jo e Kosovës, po e Serbisë)
    Kosova do ta njeh Kishën ortodokse serbe të Kosovës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës ortodokse serbe me seli në Beograd. ( dmth. atje është pronari)
    Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës së Serbisë, ( e thënë edhe më qartë) vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.
    Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federative të Maqedonisë më 23 shkurt 2001. ( nga presa duhet fshirë pjesën e fundit të fjalisë)
    Qeveria do të themelojë një organizatë (organizatë?) civile për të siguruar një kontroll civil mbi FSK-në, në përputhshmëri me anekset IX dhe XI.
    FSK do të përbëhet prej më tepër se 2500 pjesëtarëve (pjesëtarëve apo ushtarëve?) aktivë dhe 800 pjesëtarëve rezervë.
    Një vlerësim i plotë i këtyre kufizimeve do të bëhet jo më herët se 5 vite nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje ( cilave?)
    Pjesëtarët e FSK-së do të rekrutohen nga e gjithë shoqëria ( duke përfaqësuar proporcionalisht sipas përkatësisë kombëtare?)
    Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do të zhvillohet nga bashkësia ndërkombëtare për këta pjesëtarë të TMK-së.( duke përjashtuar vendorët tërësisht? )
    Një Përfaqësues Civil Ndërkombëtar (PCN) do ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe do t'i mbështesë përpjekjet relevante të autoriteteve të Kosovës. ( këtu nuk përmendet roli shumë i fuqishëm intervenues, që figuron tjetërkund) PCN-ja do ta ketë autoritetin ta sanksionojë apo largojë nga detyra çdo zyrtar publik ( ku mbetet roli i institucioneve të zgjedhura? )
    Roli i fuqishëm ekzekutiv dhe intervenues i PCN do të zhvleftësojë institucionet e zgjedhura, do t ‘i bëjë servilë dhe të papërgjegjshëm zyrtarët civilë dhe politikë, sepse ndihen pa kompetenca dhe pa besim.
    Kjo do të përfshinte vlerësimin e së kaluarës ( në ç’kuptim?) së pjesëtarëve të saj (TMK) për ta siguruar profesionalizimin;
    Vetëm 7-8% e minoriteteve marrin 15-20-30 % të kompetencave, përfaqësimit, vende në parlament, territor etj. Kosova do të ndahet, ose paralizohet.
    Të kërkohet nga Serbia trajtim i njëjtë i pakicës shqiptare në Serbi, sikur e serbëve në Kosovë.
    Në qoftë se nuk bëhen vërejtje në dokument dhe nëse pranohet me entuziazëm ai, vërejtjet e palës serbe do ta ndryshojnë për keq atë.




  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Politički analitičar Desimir Tošić u emisiji Otvoreno o Kosovu
    Kosovo nije srpska pokrajina



    Mi moramo da se oslobodimo ideje da možemo da vladamo teritorijom na kojoj imamo 2 do 3 % stanovništva. To nema nigde na svetu.

    S druge strane, mi moramo da mislimo o tome kako da ovaj kolektiv uzdignemo saradjujući sa nekima u svetu koji nam mogu pomoći. I to ne na pitanju teritorija nego na pitanju razvoja – kulturnog, političkog i ekonomskog.

    Potpuno je netačna tvrdnja da je Kosovo bilo uvek u Srbiji. To je istorijska neistina. Mi smo stigli na Kosovo krajem 13. veka i razvijali se tamo. Ima jedna stvar koja zbunjuje – taj naš razvoj je vrlo bogat i to ne samo po broju crkvenih i istorijskih spomenika, nego i u privrednom smislu. NI na jednom prostoru se Srbi nisu tako brzo razvili kao na Kosovu. Ali je to kratko. I sem to malo stanovništva što je ostalo, nema ničega što može da nam da neko istorijsko pravo na Kosovo.

    Niko više ne može da vlada teritorijom na kojoj nema svoje stanovništvo. Kad bi ste vi ovoj dvojici srpskih predstavnika u Kosovskoj Mitrovici dali vlast oni bi to jedva dočekali. Ali to se nikada neće dogoditi. Srbi i Srbija nikada na Kosovu neće imati vlast kao što je to bilo 1912. ili 1941. godine.

    Smatram super glupošću kada na televiziji čujem da se govori o „južnoj srpskoj pokrajini“. Tamo ima Srba kao što ima Srba u Hrvatskoj. Ali to nije srpska pokrajina. Ili druga glupost kada neko kaže – ne damo Kosovo. Kako možete da ne date nešto što nemate u ruci. Kosovo u ovom trenuku pripada UN. I naš najveći domet je da uz pratnju policije odemo do nekog manastira na Kosovu. Kako možete da ne date nešto što nemate?

    Teritorije danas nemaju onu vrednost koju su imamle početkom 19. veka. Mi hoćemo da ogradimo nešto, da napravimo kineski zid. Teritorije postoje, kao što države postoje, ali to je sve u jednom promenjenom obliku u jednoj promenjenoj politici. Važno je, kada dodje do Evrope, to ne bude ni pre nas, ni posle nas, nego da to bude u isto vreme. Tako će se granice Kosova i Srbije bar teoretski izbrisati i one će morati da se izbrišu. Tako će i taj naš bol biti lakši.

    Svakog čoveka kad pitate, on će iskreno i potpuno pesimistički da vam kaže da od Kosova nema ništa, da je to potpuno propala stvar. Ali kad treba javno da se izjasni on to neće da kaže. Ja mislim da je to pogrešna politika. Prava politika je da vi prihvatite činjenice i da iskoristite činjenice za svoje i ošte dobro.

    U medjunarodnoj politici će biti uvek nepravde. U jednom trenutku vi dobijete više nego što ste se nadali. Ja mislim da ćemo sada na Kosovu dobiti više nego što smo se nadali. Ali poredjenje Kosova i Republike Srpske ne stoji. Ja lično ne mislim da će ova konstelacija u Bosni još dugo ostati. Ali to nije isto kao na Kosovu. To su dve potpuno različite stvari.

  6. #156
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1
    Ne duhet te jemi te sinqerte e te pranojme qe ka shume vend per shqetsim ne pakon e Ahtisarit.Prandaj edhe duhet t`i behet me dije atij se, shiptaret nuk mund te pranojne t`u jepin pakicave aq shume te drejta sa qe ta rrezikojne funksionimin e shtetit te ardhshem..
    .
    A e meritojne Shqiptaret shtetin 'e ardhshem'? Vetvendosja kerkon ta meritoje ate shtet.

    Une jam nga Shqiperia dhe ta them me 100% bindje: Shqiperia nuk e meriton te ekzistoje.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    A e meritojne Shqiptaret shtetin 'e ardhshem'? Vetvendosja kerkon ta meritoje ate shtet.

    Une jam nga Shqiperia dhe ta them me 100% bindje: Shqiperia nuk e meriton te ekzistoje.

    Ne kosove vetem 10% e meritojne shtetin e Kosoves 90% tjeter kurre ska luftuar per shtet dhe per ata ata e pranojne "shtetin" e ardheshem te Kosoves i cili nuk do te jet shtet i Shqiptarve por shtet i pakicave (serbve)

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Rrebelit shqiptar(qafirit) dhe Dardanit 2000.

    Mosni bre burra, mos jini kaq pesimist.
    Dardanit do te kisha dashte ti kundervehem me fakte, por ato me mungojne.

    Rrebelit dua te ja them dy-tri fjale.
    Shqiperia ka heq shume.Me se shumti per mend.
    Shqiperia e meriton te egzistoj, per Zotin.Shqiptare te ligj, ke ne cdo krahine shqiptare.Por ka edhe shqiptare te mire,per bese.Ka shume shqiptare qe e duan kombin e vete dhe njekohesisht nuk e urrejne ndonje komb tjeter,pervec nese e kane armik.

    Nje prej pikave te diskutimit shqiptaro-shqiptare,qe me ha shpirtin eshte kur degjoj te diskutohet: kush eshte me patriot te shqiptaret?!!
    Ne cdo krahine shqiptare ke njerez te ligj,qe e ndrrojne emrin ,mohojne kombin dhe gjithqka shqiptare,vetem per leverdi personale.Ka dashte Zoti, ne cdo krahine shqiptare ka patriot.Patriote nuk ke kurre mjaft.Po te mos i kishim patriotet,na kish hanger uku moti.

    Shqiperia e meriton gjithsesi te egzistoj, sepse e ka linde njerin prej popujve me te vjeter ne Europe.Shqiptaret nga natyra nuk jane gjakatare(per t`i nenshtrue te tjeret) dhe per kete shkak
    shpesh kane rene pre e lojrave te ndyta te fqinjeve.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    A e meritojne Shqiptaret shtetin 'e ardhshem'? Vetvendosja kerkon ta meritoje ate shtet.

    Une jam nga Shqiperia dhe ta them me 100% bindje: Shqiperia nuk e meriton te ekzistoje.
    Nëse ka shumë njerëz, sikur ti, që mendojnë se" Shqipëria nuk meriton të ekzistoje!", atëherë edhe nuk duhet të ekzistojë! Por unë mendoj se e shumëta mendon ndryshe, pra mendon se Shqipëria meriton dhe duhet të ekzistoje, ndaj edhe ekziston përkundër asaj që ka bukur shumë sish që punojnë dhe shprehin deshirën që ajo të mos ekzistoj!
    Shqipërisë i uroj jetë të gjatë! Edhe "shtetit të dytë shqiptarë që po lind" (sic tha kohët e fundit Kadare), p0ra Kosovës i uroj lindje të lehtë dhe rimëkëmbje dhe forcim të shpejtë!

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1
    Mosni bre burra, mos jini kaq pesimist.
    Dardanit do te kisha dashte ti kundervehem me fakte, por ato me mungojne.
    Fakte ke sa te duash por ti nuk po ia thua sepse per Kosoven e duan 90% kete e kane deshmuar prandaj ske nevoj as tia thuash. Por eshte tjeter gje nese ke menduar ta bindesh ate, sepse tipat si ai nuk binden ata meritojne tjeter tretman.
    Nuk kemi ne nevoj te argumentojme me poezi atedhetare dhe me shprehje nacionalizmi deshiren per shtet, e kemi treguar ne menyra tjera. Nuk e kane treguar te gjithe njesoj, sepse edhe sdo te kishte kuptim ne nje shoqeri sec eshte Kosova me 50% rini e cila nuk duhet te marre pjese ne lufte, pra mbetet vetem 50% tjeter, dhe gjysma e keti 50% jane femra, dhe gjysma e kesaj gjysme jane pleq, dhe nga kjo pjesa e mbetur ka prap njerez qe mendojne ndryshe por prap e duan shtetin e tyre.
    Nese ne kemi dalur ne lufte nuk do te thote se askush tjeter nuk e deshti lirine pos neve, por nuk paten mundesine te gjithe te ishin aty. Dhe nese dikush sot del ne protesta sdo te thote qe e don Kosoven me shume sesa ata qe presin me qetesi dhe padurim ta shohin Kosoven shtet.



    Shqiperia e meriton gjithsesi te egzistoj, sepse e ka linde njerin prej popujve me te vjeter ne Europe.Shqiptaret nga natyra nuk jane gjakatare(per t`i nenshtrue te tjeret) dhe per kete shkak
    shpesh kane rene pre e lojrave te ndyta te fqinjeve.
    Shqiperia gjithesesi e meriton te jete shtet sepse aty jetojne shqiptaret te cilet e duan Shqiperine si shtetin e tyre, sepse po te duanin ndryshe tashme sdo te ishte.
    E sa i perket lindjes, nuk e ka lindur Shqiperia popullin shqiptar, por populli krijoi shtetin e tij Shqiperine
    Barca

Faqja 16 prej 46 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •