Close
Faqja 15 prej 46 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 452
  1. #141
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga jimmychrist
    por lejeni nacionalizmin anash sepse tek une nuk funksoinon ate mund ta perdorni kur bisedoni me serb e jo me nje shqiptare sepse me ate jam rritur dhe nuk funksionon.
    Gjithe ky muhabet qe prej 1998 deri me sot behet per nacionalizmin. Ahtisaari deshiron te ndertoje shtet 'qytetar' shqiptaret dun te ndertojne shtet 'kombetar'.

    Si mund te lihet anash nacionalismi, ashtu sic kerkon ti, vetem ti mund te na e shpjegosh. Urdhero...nise kuvendimin.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Ky citim me parkojtoi qe postimet po fshihen, nuk e di pse ndoshta i ka penguar dikujt shkrimi por nuk do te thote qe iu ka penguar te gjitheve, jane vetem 2 moderatore qe mund ta fshijne kete dhe kisha dashur qe nese diqka fshihet te me jepet edhe arsyeja perse eshte fshire postimi.

    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Gjithe ky muhabet qe prej 1998 deri me sot behet per nacionalizmin. Ahtisaari deshiron te ndertoje shtet 'qytetar' shqiptaret dun te ndertojne shtet 'kombetar'.

    Si mund te lihet anash nacionalismi, ashtu sic kerkon ti, vetem ti mund te na e shpjegosh. Urdhero...nise kuvendimin.
    Sepse po te ishim te zote te kishim shtet kombetar nuk do te ndertonim nje shtet te ri shqiptare por do te kishim shtetin tone te quajtur Shqiperi. Dhe nuk ka asgje te keqe me shtetin qytetar sic e quan ti sepse aty nuk thuhet ne shtet qytetare por kete e ke degjuar nga debate te ndryshme, sepse nese e ke lexuar propozimin e Ahtisarit, aty permenden simbolet kombetare qe do ti kete Kosova dhe kjo nenkupton qe Kosova do te kete simbolet e saj shteterore, por per shkak te nacionalizmit tend ty keto simbole te duken qytetare ose ndoshta edhe proserbe, prandaj ti nuk i deshiron simbolet kombetare te Kosoves por ti deshiron qe ne ti perdorim simbolet e Shqiperise ne Kosove.

    Respekt
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jimmi_1978 : 16-02-2007 më 10:48
    Barca

  3. #143
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga jimmychrist
    Sepse po te ishim te zote te kishim shtet kombetar nuk do te ndertonim nje shtet te ri shqiptare por do te kishim shtetin tone te quajtur Shqiperi.
    Nqs ke qene budall per 1000 vjet nuk do te thote qe duhet te mbetesh i tille edhe per 1000 vjet te tjere.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2006
    Postime
    20
    Kosova eshte duke shkuar drejt Pavaresise dhe kete e thone me daulle edhe qarqet diplomatike boterore.

    Me te vertet nuk ka pse te brengosemi me ate qe plani i Ahtisaarit jep per serbet ne Kosove. Pasi te arrihet Pavaresia (qofte e mbikqyrun, dhe besoj me te drejte e atille), do te pasoj nje demoralizim total i pales serbe. Nuk perjashtohen tensionime te situates, sidomos ne pjesen veriore te Kosoves, mirepo per kete eshte me rendesi se ne Kosove gjenden trupat nderkombetare qe do te mbrojne nje shtet te ri si ai i Kosoves.

    Ato gjera qe jane dhene ne menyre gjeneroze minoritetit serb, pas pavaresimit, shume prej tyre do te tregojne se nuk do funksionojne ne praktike, prandaj do te ekziston mundesia qe ato te deshtojne. p.sh. krijimi i komunave artificale serbe etj. Si duket, vetem ne Mitrovicen Veriore dhe perreth, serbet do te mund te ruajne dominimin e tyre, por funda fundit, duhet te mesohemi me nje prani te tille te serbeve, sepse ne teresi, ne do te jemi prap ngadhnjimtar te ketij procesi.

    Eshte fat i yne se bashkesia nderkombetare me shumice e pranon planin e Ahtisaarit i cili edhe pse me te meta, megjithate eshte ne favor tonin per nje arsye fundamentale, se shuan sovranitetin e Serbise mbi Kosoven. Si duket, ndryshe nga vitet 1878 dhe 1912, bota e sheh se verzioni qe i pershtatet me shume vullnetit te shumices ne Kosoves, eshte model me stabil dhe si duket do te perkrahet deri ne fund, duke marre parasysh faktin qe Serbia e humbi ate te drejte te menagjoj Kosoven, pasi ushtroi dhune ndaj "qytetareve te vet" etj. Thjeshte, ne shqiptaret e Kosoves, pas asaj qe na ndodhi ne periudhen 89 - 99, me nuk deshirojme te jetojme nen Serbi edhe ne ate rast nese ekziston ndonje dispozite ligjore qe e mundeson kete ne sy te se drejtes nderkombetare, gje ne te cilen Serbia retendon me ngulm.

    Do te ishte marrezi dhe papergjegjesi qe te prodhojme jostabilitet ne kete kohe kaq vendimater per Kosoven. Duhet treguar se jemi te afte te mbajme shtet. Bile bile, nuk eshte e mencur qe te kontestohet shume plani i Ahtisaarit gjate takimeve qe vijne ne Vjene, sepse do te mund te shtynin procesin. Eshte mire te jipen sugjerime pa tentuar qe te hapet ndonje proces i ri negociator. Kjo mund te ndodh nese pala shqiptare fillon te kontestoj ne thelbesi disa nga pikat e planit qe ne nuk na pelqejne, dhe ketu ekziston rreziku qe pastaj te rihapet procesi i negociimit dhe mepastaj te shtyhet i tere procesi. Shtyrja nenkupton hapesire e re manovrimi nga serbet dhe ketu ne mund te humbasim shume. p.sh. ndonje scenario si ai i 17 marsi 2004 do te thoshte se serbet do te fitonin edhe me shume te drejta, ndoshta edhe ndarje nga Kosova, me pretekst se ne nuk jemi te afte te menagjojme ne menyre demokratike hapesiren e tyre. Mos te harrojme, nen te njejtin parim edhe Serbia eshte duke e humbur Kosoven, pasi qe nuk diti te menagjoj kete hapesire duke krijuar jostabilitet ne rajon dhe thyerje fraglante te te drejtave te njeriut etj. si permenda edhe me larte.

    Levizja Vetevendosje duhet te vetepermbahet (si i eshte sugjeruar) dhe duhet kuptuar qe veprimet e dhunshme te kesaj levizjeje jane duke penguar procesin. Vetem ai qe nuk sheh apo nuk don te sheh, nuk e kupton kete.

    Une jam optimist, nese nuk ndodh ndonje e papritur, do te behemi shteti me i ri ne planet dhe do filloj nje epoke e re e shqiptareve ne Ballkan.

    Me fat na qofte Pavaresia!

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Nqs ke qene budall per 1000 vjet nuk do te thote qe duhet te mbetesh i tille edhe per 1000 vjet te tjere.
    Ki te drejte Qafir Arnaut se ky jimmychrist nuk eshte shqiptare




  6. #146
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga dardani2000
    Ki te drejte Qafir Arnaut se ky jimmychrist nuk eshte shqiptare
    Or vlla, nuk eshte 'ekspertiza' ime te klasfikoj nacionalitetin e askujt. Do te te keshilloja qe as ti mos u beje 'ekspert'.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Or vlla, nuk eshte 'ekspertiza' ime te klasfikoj nacionalitetin e askujt. Do te te keshilloja qe as ti mos u beje 'ekspert'.

    O vella ska nevoje me qen ekspert ti vetem lexo shkrimet e tij

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga jimmychrist
    Ky citim me parkojtoi qe postimet po fshihen, nuk e di pse ndoshta i ka penguar dikujt shkrimi por nuk do te thote qe iu ka penguar te gjitheve, jane vetem 2 moderatore qe mund ta fshijne kete dhe kisha dashur qe nese diqka fshihet te me jepet edhe arsyeja perse eshte fshire postimi.



    Sepse po te ishim te zote te kishim shtet kombetar nuk do te ndertonim nje shtet te ri shqiptare por do te kishim shtetin tone te quajtur Shqiperi. Dhe nuk ka asgje te keqe me shtetin qytetar sic e quan ti sepse aty nuk thuhet ne shtet qytetare por kete e ke degjuar nga debate te ndryshme, sepse nese e ke lexuar propozimin e Ahtisarit, aty permenden simbolet kombetare qe do ti kete Kosova dhe kjo nenkupton qe Kosova do te kete simbolet e saj shteterore, por per shkak te nacionalizmit tend ty keto simbole te duken qytetare ose ndoshta edhe proserbe, prandaj ti nuk i deshiron simbolet kombetare te Kosoves por ti deshiron qe ne ti perdorim simbolet e Shqiperise ne Kosove.

    Respekt


    Nuk thuhet„Shtet qytetar“ por ashtu nenkuptohet o Jimmychrist.
    Bie fjala te „multietniciteti“.Cfare multietniciteti?!!
    Ne Kosove ka (dhe per kunder okupimit sllav, gjithnji ka pase) shumice shqiptare.Sot i ke nja 92 % shqiptare e nja 3-4 % shkije.3-4% mbetje jane pakica tjera.
    Pra, „multietniciteti“ asht nji kungj,per te na fut simbole te huaja ne flamurin e shtetit te ardhshem;per t`i quajte shkijet si shtet formues ,per ta bere gjuhen e tyre te dyten zyrtare,dhe ,frikohem, per ta fut parimin e
    „pajtueshmerise se te gjitheve“(nje lesh koncenzusi) ne rastet e miratimit te ligjeve me rendesi jetike ne kuvendin e Kosoves.

    Pastaj, me habite te puna e flamurit.Ti mund ta quash flamuri i Shqiperise por ai eshte flamuri i te gjithe shqiptareve o burre.
    Nejse, tash eshte e qarte qe s`kemi qare pa e ndrrue pak por ai do te jet flamur shteterore.Flamuri kombetar do te mbetet ai qe e kemi pase gjithnji.

    Pakoja e propozimit te Ahtisarit eshte shkruar ne ate menyre qe te jet i pranuar per ata(nderkombetaret qe me zemer me shume anojne kah shkijet!)qe do te votojne per te.Kjo gjithsesi eshte shume pozitive per ne,sepse pas miratimit ne keshillin e sigurimit te OKB
    Kosoven „e hjek“ zyrtarisht nga sovraniteti i Serbise dhe keshtu na mundeson qe ta shpallim pavaresine e cila do te pranohet nga SHBA dhe Anglia e ndonje shtet tjeter mik.

    Mirepo perparesite e shumta qe u jepen shkijeve mund te jene frenim serioz per funksionimin normal te shtetit te ardhshem.Pra nuk eshte fjala per pako qe ka“zbukurim“(kur eshte fjala te te drejtat e shkijeve) per te qene i pranueshem nga kundershtaret tane,por eshte fjala per perparesi te medha ligjore(faktike) qe i jepen pakices sllave,per venjen ne jete te te cilave do te „kujdeset“ i caktuari i B.Europiane.“I caktuari“ ne fjale, do te kete te drejten e vetos dhe mund ta“rrezon“cfaredo ligji a vendimi qe e ben shumica shqiptare,nese nuk i pershtatet punedhenesve te tij.Ky eshte nje prej problemeve.

  9. #149
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1
    Pra, „multietniciteti“ asht nji kungj,.
    Multi-etniciteti eshte nje ideologji qe kerkon gjak. Derdhe gjakun lume, deri ne ate pike ku nuk ke me dhe pastaj bindesh qe eshte me mire me fjet me 'armikun' se me u vra me te. (le te mos shkojme me larg se lufta e I dhe II 'boterore' ...qe ne fakt ishte Europiane)Une mendoj se pa u lind hibridi Shqiptaro-Serb kurr s'ka me u bo Kosova e Ahitisarit. Sa gjys Shqiptare gjys Serb njihni? (pervec Veton Surroit)


    Multi-etnicitet pa gjak nuk ka. Vetvetiu nuk ndodh! Ahtisaari, dhe te gjithe ideologet e Brukselit po e testojne kete koncept ne laboratorin e Kosoves dhe Bosnje-Hercegovines.
    Prandaj u sollen aq ashper me Albin Kurtin e Vetevendosja. Nuk eshte se Kurti eshte 'radikal'. Kurti perfaqson ideologjine konkurrente.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 17-02-2007 më 05:02
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #150
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Une mendoj se pa u lind hibridi Shqiptaro-Serb kurr s'ka me u bo Kosova e Ahitisarit. Sa gjys Shqiptare gjys Serb njihni?
    Hibridi shqiptaro-serb ka lindë qysh moti në kohë kur nuk mbahen mend,
    ne si popull, duhet t'a ndalojmë që ky hibrid të ketë ndikim në historinë që do të shkruhet.

Faqja 15 prej 46 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •