Close
Faqja 14 prej 46 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 452
  1. #131
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Per mendimin tim Kosova duhet te vetshpallet e pavarur...eshte e vetmja menyre per tu dhene fund nje here e pergjithmone,pretendimeve te Rusise,Serbise apo vendeve te tjera te cilat nuk jane dakord me kete pavaresi...vonesa te kesaj natyre,nuk besoj se do te ndikonin per mire ne zgjidhjen e kesaj situate,per me teper qe nje ide e tille eshte formuluar nga pala Amerikane dhe eshte mbeshtetur edhe nga nje pjese e konsiderueshme e bashkimit Europian...nese kjo pavaresi
    mund te njihet,atehere ja vlen qe te tentohet pasi nuk duhet zvarritur me.

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40

    Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës

    KOMBIN SHQIPTAR 7 MILIONËSH E KANË MBULUAR RETË E ZEZA



    Shkruan: Joseph J. Dio Guardi (SHBA)
    President i lobit shqiptar në Amerikë

    Më 09 Shkurt 2007

    __________________________________

    Laku grek dhe sllav qëndron rreth qafës së kombit shqiptar

    Tek hapja faqet e gazetës “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar përsëri rreth Shqipërisë. Më zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush në Bukuresht tek i uronte para Shqipërisë, mirëseardhjen në NATO Rumanisë së varfër. Dhe kjo vetëm pak kohë pasi në krye të kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesë e Serbisë; në Kosovë vazhdohej copëtimi i Mitrovicës me planin antishqiptar të Shtajnerit, ndërsa në Maqedoni u kthye në pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit.

    Kliko mbi foto



    Faqja e lobit shqiptaro-amerikan

    _________________________________________



    Pa përmendur këtu problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri etj. Vërtet që mund të kalosh në depresion kur shikon retë e zeza që kanë mbuluar kombin 7 milionësh shqiptar në Ballkan. Ku kemi gabuar? Në krye të murit të turpit që unë kam përmendur më 1994, gjatë një konferencë në Stamboll, është arkitekti kryesor i Ballkanit të sotëm, djalli vetë, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unë hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thënë: “ne nuk kemi marrë pjesë në luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marrëveshjes së dështuar të Dejtonit.



    Shqiptarët janë fajtor, si: Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi…


    Një tjetër mur turpi po shfaqet. E kam fjalën për planet që synojnë ta mbajnë popullin shqiptar nën varësinë shovinistë greke dhe sllave për 100 vjet të tjera. Këtë radhë shqiptarët nuk duhet të bëjnë me faj askënd veç vetvetes, dhe unë besoj se shkaktare e kësaj situate është mungesa e aftësisë drejtuese politike tek shqiptarët. Po lejojmë lakun grek dhe sllav të vazhdojë të qëndrojë rreth qafës së kombit shqiptar.



    Berisha, Nano, Rugova dhe Bukoshi

    _______________________________________

    Pra ku kemi gabuar? Duhet të fillojë me shtetin “nënë”Shqipëri: ndonjë mund të kthehet prapa dhe të drejtojë gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhës dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet të hedhim vështrimin tek vitet e fundit për të parë mundësitë e humbura për mungesë ndershmërie, guximi dhe aftësie drejtuese largpamëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në Ballkan.

    Sali Berisha ishte i pari që hodhi një hap të gabuar në fillim të dekretit të tij si i pari president demokrat i zgjedhur në Shqipëri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai lejoi që Shqipëria multifetare të bëhej, në mënyrë të panevojshme, anëtare e plotë e Konferencës Islamike, duke u dhënë mundësi armiqve të Shqipërisë ta prezantonin vendin si një shtet islamik, si një bazë për fundamentalizmin në Evropë. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshëm veprimet e shfrenuara të skemave piramidale në Shqipëri. Këto dhe një sërë vendimesh të gabuara në politikën e jashtme, çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Kështu që z. Berisha, duhet të ndihet fajtor që nuk arriti të kapë momentin për tu futur njëherë e mirë Shqipërinë në rrugën e perëndimit.

    Duhet të ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral të Shqipërisë të tretet në një shkatërrim elektoral më 2001, në mënyrë që të mbronit interesat tuaja personale dhe në këtë mënyrë thelluat dështimet e brendshme dhe të jashtme- të Partisë Socialiste. Ju lejuat politikën e jashtme greke, (nëpërmjet ndikimit të zyrtarëve grekë, biznesmenëve grekë, madje dhe drejtuesit të lobit grek në Amerikë, (Nikolas Geixh) të dominojë në çështjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) të Shqipërisë. Duhet të ndiheni fajtor, z. Nano, që lejuat helmimin e Tiranës me influencën ultra-nacionaliste greke (për pasojë serbe dhe ruse).
    Nga ana tjetër, demokratët, e drejtuar nga “ i dobëti” Sali Berisha, pranuan një qeveri konsensuale, e cila po bën shumë pak për të zhvilluar Shqipërinë dhe asgjë për të mbrojtur interesat e saj në Ballkan.

    Pos Shqipërisë janë veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarë, ato që mbajnë mbi supe përgjegjësitë për statusin e pasigurt të Kosovës. Këta drejtues janë fajtorë për papunësinë e lartë, copëzimin de facto të Mitrovicës dhe rritjen e influencës serbe mbi liderët perëndimorë. Kriza aktuale në Kosovë duket qartë në parathënien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” në të cilin Kosova, me një pranim në heshtje të Evropës dhe ShBA, është riafirmuar si një pjesë e Serbisë. Si mund të ndodhë kjo pas Aleancës së NATO-s për luftë kundër Serbisë dhe për një Kosovë të lirë, pas burgosjes së Millosheviçit dhe pas tre raunde zgjedhjes model që u zhvilluan në Kosovë për të stabilizuar demokracinë e stilit perëndimor?



    Nënshkrimet e kongresmenëve amerikan në një rezolutë për Kosovën

    ________________________________________


    Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet të ndjehen fajtorë që nuk kanë përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Senatit të ShBA kanë punuar me ligën civile për të nxitur zgjedhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.


    Duhet të ndiheni fajtor edhe ju z. Javier Solana…!



    Ka dhe shumë drejtues të tjerë të politikës në Ballkan dhe asaj ndërkombëtare, të cilët kanë gërryer në thellësi çështjen kombëtare shqiptare. Duhet të ndihen fajtorë ata politikanë aktualë në Greqi, Serbi dhe Rusi që përpiqen të barazojnë përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi, si fundamentalizëm islamik dhe terrorizëm.

    Duhet t’u vijë turp edhe atyre drejtuesve aktualë në Turqi, të cilët nuk ecën në hapat e guximshme e plot kurajë të Turgut Ozal, një njeri i cili inkurajoi politikanët shqiptarë, përfshirë dhe shqiptaro-amerikanët si puna ime, për të vazhduar luftën kundër shovinizmit sllav dhe grek për lirinë në Ballkan.




    Javier Solana

    ________________________________

    Duhet të ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana për nxitjen e politikave për të krijuar një shtet të ri jugosllav të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Sanksionimi i këtij dokumenti (kartës kushtetuese) thjesht do të shkaktojë paqëndrueshmëri të përkohshme në Ballkan, dhe për pasojë edhe të pjesës tjetër të Evropës. Duhet të ndihen fajtorë edhe politikanët francezë që vazhdojnë të mbështesin politikën e ndjekur në Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftëra në Ballkan që nga 1990. Kjo politikë s’do të bëjë asgjë tjetër veçse do të ruajë paqëndrueshmërinë në Evropë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse Kosova dhe Mali i Zi nuk do të lejohen të ushtrojnë të drejtat e tyre për vetë përcaktim nën ligjet ndërkombëtare, duke mbajtur referendume të organizuara dhe të monitoruara lidhur me statusin final që dëshirojnë.

    Dhe së fundmi duhet të ndihen fajtorë edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar, të cilët nuk mësuan dot nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe janë shumë të gatshëm të dëgjojnë Rusinë dhe Evropën, teksa kërkojnë mënyra për të braktisur rolin drejtues të ShBA në Ballkan që nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashmë populli shqiptar ka besim vetëm tek Amerika, për sa i përket të ardhmes së tij? A nuk e dini se ndërkohë një numër i madh serbësh dhe grekësh gjatë tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA hidhnin valle, ndërsa shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës ndiznin qirinj dhe qanin ndërsa mbanin në dorë postera të heronjve amerikan të cilët humbën jetën gjatë kësaj tragjedie?


    Zgjohu Amerikë




    Zgjohu Amerikë - shqiptarët janë të vetmit miq që ke në Ballkan.
    Pasi investuam miliona dollarë për të realizuar luftën e NATO-s kundër Millosheviçit; pasi investuam më shumë se 200 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre ushtarakë në Kosovë; pasi pamë serbët, rusët dhe ukrainasit që i shitën armë Irakut, armë të cilat do të përdoreshin kundër ushtarëve tanë; pasi u konfirmua nga nacionalistët grekë, që në të vërtetë vranë zyrtarët amerikanë për arsye ultra-nacionaliste, tashmë është koha që SHBA të njohin legjitimitetin e luftës së gjatë shekullore të popullit shqiptar për liri, duke mbështetur pavarësinë në Kosovë, si të vetmen mundësi të vendosjes së qëndrueshmërisë dhe paqes në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, gjë e cila është, kryesisht, në interes të SHBA.

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40

    Reagime Ndaj Pakos Se Marti Ahtisaarit

    PSE ËSHTË E PAPRANUESHME “PAKOJA” E AHTISARIT?

    GRUPI I UNITETIT E KA MASHTRUAR KEQ POPULLIN

    Shkruan: Sadri FETIU, Punëtor shkencor në Institutin Albanologjik

    Me 12.02.2007, Prishtinë



    Në bazë të leximit të dokumentit, mbase nga “pakoja” e Ahtisarit, që e botoi “Epoka e Re”, më 1 shkurt 2007, lexuesi i zakonshëm i gazetës mund të konstatoj se:

    - i ashtuquajturi Grup i Unitetit e ka mashtuar keq popullin, duke i premtuar hiç më pak se pavarësi;

    - ky dokument e përcakton vazhdimësinë e pakufizuar të sundimit të faktorit ndërkombëtar në Kosovë – tash një lloj protektorati të pashpallur (të kamufluar) të Bashkësisë Evropiane që ka kompetenca të plotë për sundim autarkik në mbarë territorin e Kosovës dhe që synon të bëhet përcaktues i ardhmërisë së saj;

    - i ashtuquajturi multietnicitet (shpifje fantome në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës që kanë minoritete me përqindje më të mëdha se Kosova!) i favorizon ne mënyrë të plotë serbët, duke e shtrirë subjektivitetin e tyre veprues në tri rrafshe: 1. të Serbisë si bashkësi shtetërore, që do të veprojë si palë në marrëveshje 2. të komunitetit serb në Kosovë si popull shtetformues dhe 3. të kishës serbe si subjekt krejtësisht i pavarur, që do të qeverisë me një pjesë të territorit të Kosovës;

    - e shkel parimin themelor të demokracisë, sepse synon që të krijojë shoqëri të atillë ku pakica do ta dhunojë vullnetin e shumicës, pasi i përcakton zgjidhjet me konsensus të plotë të çështjeve fundamentale të funksionimit bashkësisë shtetërore, në qoftë se mund të quhet e këtillë, meqë nuk do të përgjasojë fare me shtetet normale që ekzistojnë kudo në botë;

    - është nën nivelin e të drejtave që kishte Kosova si autonomi brenda Jugosllavisë së Titos, sipas Kushtetutës së 1974-shit. Nuk duhet harruar se edhe atëherë ajo kishte vetëqeverisje të plotë brenda territorit të vet, (të cilën ia mori më dhunë Milosheviqi duke bërë ndërrimin e Kushtetutës) se nuk e kishte të drejtën e shkëputjes, ashtu siç nuk e ka edhe tash të drejtën të bashkohet me të tjerët, e kishte gjuhë zyrtare serbishten dhe shqipen, njësoj si sot, e kishte Mbrojtjen territoriale shumë më të fuqishme, se propozimi i tashëm për Forcën mbrojtëse, që nuk është ushtri, por një lloj policie, e kishte hisen e vet në pasurinë e përbashkët të Federatës, të cilën sot nuk e ka etj.

    - Një krahasim më i hollësishëm do të dëshmojë qartë se Kosova (protektorat i Bashkësisë Evropiane me afat të pakufizuar?!) do ta ketë një autonomi më të kufizuar seç e ka pasur dikur në Federatën Jugosllave dhe se pushteti i Serbisë këtu do të veprojë së brendshmi në sajë të multietnicitetit e të konsensusit të parashikuar për çështjet kushtetuese, pastaj të decentralizimit dhe të lidhjes horizontale e vertikale të komunave serbe, të veprimit të kishës etj.;

    - nuk duhet te shkohet hiç më larg se në Maqedoni dhe te konstatohet se atje shqiptarët, që përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë së përgjithshme, nuk janë shtetformues, edhe pse janë popullsi autoktone me shekuj ne trojet e veta, se gjuha shqipe atje nuk është gjuhë zyrtare në krejt territorin e Maqedonisë, siç propozohet të jetë serbishtja në Kosovë;

    - se këtu synohet një veçanti, një bidat, që nuk ekziston askund, nuk dëshirohet një zgjidhje normale, por do të krijohet një vatër e pabarazisë, e krizave të përhershme dhe e konflikteve si në Palestinë, sepse nuk mund të dhunohet vullneti i popullit shumicë, i shqiptarëve që janë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës, që gati një shekull ka vuajtur nën sundimin serb dhe ka luftuar që të çlirohet nga ky sundim;

    - se zgjidhja e propozuar e çështjes së Kosovës nuk është zgjidhje, pasi që e mbyll mundësinë për një zgjidhje me të favorshme të çështjes shqiptare, jo vetëm si e drejtë e patjetërsueshme për bashkim kombëtar, por edhe brenda perspektivës së zhvillimeve rajonale në kuadër të Evropës së Bashkuar.

    Mund të bëhen edhe vërejtje të tjera, por mjaftojnë edhe këto që dokumenti (pakoja) e Ahtisarit të mos pranohet nga të gjitha ata që mendojnë normalisht dhe dëshirojnë normalisht të jetojnë në një shoqëri (edhe shtet), të lirë e demokratike njësoj si të gjithë të tjerat, ku shumica me votën e vet të lirë e disiplinon (e sundon) pakicën e jo në të kundërtën, ku pushtetin e përcakton pakica, që privilegjet i ka krijuar në sajë të luftës pushtuese, siç është rasti me Serbinë, që e ka pushtuar ushtarakisht Kosovën më 1912, dhe minoritetin serb, që këtu është vendosur kryesisht me anë të kolonizimeve të organizuara shtetërore, të kamufluara me marrëveshje ndërkombëtare “gjentelmene”, si “reforma agrare” etj.

    “Pakoja” e Ahtisarit nuk është e papranueshme jo vetëm për gjendjen e sotme, por pse nuk siguron asnjë përspektivë për të ardhmën. Ajo në thelb synon ta prishë raportin shekullor të përbërjes së popullsisë së Kosovës, duke shkuar pas qerres së apetiteve historike të shtetit pushtues serb që, duke pushtuar e kolonizuar territorin historikisht dhe aktualisht shqiptar, synonte ta shndërronte në territor serb, ose të paktën serbo-shqiptar, vetëm pse në të janë ruajtur disa nga objeketet e ritit bizantin ortodoks, të cilat dikur në mesjetë i kanë pushtuar sundimtarët e dinastisë së Nemanjidëve.

    Bota demokratike duhet ta dijë tashmë se Serbia si shtet nuk ka më kurrëfarë të drejte për territorin e Kosovës. Ajo i ka vetëm borxhe, sidomos dëmet e luftës së fundit, por dhe dëmet që ua ka shkaktuar shqiptarëve në vazhdimësi në të gjitha fazat e sundimit të saj të dhunshëm.

    Më në fund, duhet të thuhet se edhe në Kosovë të drejtat e e të gjitha minoriteteve, e jo vetëm të serbëve, mund të sigurohet në mënyrë normale, si në të gjitha vendet e tjera të botës, e jo duke krijuar, shembuj të paqenë, pa perspektivë, kundërveprues dhe kundërhistorikë, që do t‘i pengojnë rrjedhat normale të zhvillimit të shoqërisë që synon një zhvillim të lirë demokratik.

    Duke përfunduar këtë shkrim të shkurtër duhet të thuhet me gjuhën e thjeshtë të popullit se ky është një “bidat” (shembull i keq), të cilin populli shqiptar nuk duhet ta pranojë, ashtu siç nuk i ka pranuar kurrë “bidatet” e këtilla

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2006
    Postime
    20
    Une nuk brengosem pse pakoja e Ahtisaarit nuk permend pavaresine. Eshte me me rendesi te shiqohet a permendet sovraniteti i Serbise ndaj Kosoves. Dhe pikerisht fakti qe me Kosova do te lirohet nga sovraniteti i Serbise, eshte fitorja me e madhe. Te tjerat do vijne vetvetiu.

    Ndoshta, serbet e Kosoves do te jene te privilegjuar, por ata megjithate do te jene nen Kosove, jashte sovraniteti Serb. Dhe fundja fundit, duhet te mesohemi me nje prezence te tyre ne Kosove. Koha do te tregoj, se vetvetiu, faktori serb ne Kosove do te humb ne peshe, krahas shumices shqiptare.

    Prandaj, perseris mendimin tim, se testi kryesor per planin e Ahtisaarit eshte a shuhet apo jo sovraniteti i Serbise ndaj Kosoves. Kjo eshte (si thone disa) alfa dhe omega e ketij plani. Cdo gje tjeter do te rrjedhe ne kursin e vet natyral, qe do te thote, Kosova do te shkoj pamedyshje, rruges se Pavaresise. Nuk duhet t'i frigohemi prezences nderkombetare (civile dhe ushtarake). Mendoj se nje shtet i ri si Kosova, ka nevoje per nje prezence te tille.

    E tash, disa nuk e pelqejne kete fakt qe Kosova eshte duke shkuar drejt pavaresise, dhe per ate arsye mundohen te krijojne trazira.

    Modeli i Albin Kurtit eshte thjeshte i demshem dhe jo i zbatueshem. Harroje!

    Disa thone se duhet te bejme zhurme edhe ne qe te fitojme dicka. Mirepo, kjo zhurma e Albinit si duket ta vret veshin shume dhe dicka aty nuk shkon p.sh. tentimi qe te rrezoj qeverine dhe institucionet, te armiqesohet me nderkombetaret, te "marrim fatin" ne duart tone dhe te luftojme per te, jane te gjitha kerkesa destruktive dhe do te na qonin ne piken zero.

    Shpesh kam degjuar Albin Kurtin ne televizion dhe intervista dhe, po, disa nga argumentet jane bindese lidhur me ate se me te vertete serbet do te marrin nje tretman special ne kete plan. Mirepo ajo qe me brengos eshte se ai vetem perdore kete retorike per te perfituar njerez lojal qe pranojne te dalin ne rruge, dhe pastaj pason skenar i zi, ai i shkaterrimit te gjithckaje pozitive ne Kosove. Thjeshte nje deshire e Beogradit. Prandaj, kjo eshte e meta e doktrines se Albin Kurtit dhe ajo nuk duhet perkrahur.

    Cuditem si disa nuk e shohin kete.

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2006
    Postime
    20
    Analize qe nuk njeh realitetin.

    Qajme koken pse serbet e Kosoves kane fituar te drejta te teperta, ndersa po harrojme se me veprimet tona te pamatura, si p.sh. te Vetvendosjes etj. rrezikojme ta humbim edhe ate qe quhet i "papranueshem" per popullin e Kosoves.

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga eagle2006
    Analize qe nuk njeh realitetin.

    Qajme koken pse serbet e Kosoves kane fituar te drejta te teperta, ndersa po harrojme se me veprimet tona te pamatura, si p.sh. te Vetvendosjes etj. rrezikojme ta humbim edhe ate qe quhet i "papranueshem" per popullin e Kosoves.


    Jo o shok nuk kan fituar te drejta te teperta por kan fituar te drejta qe as nje popull ne bote nuk i ka

    As populli shqiptar nuk i ka keto te drejta ne Kosove

    As nje pakice ne bote nuk ka te drejte te sundoje shumice per pose ne Kosove

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Kosovo, quietly, is claiming its independence

    Kosovo, quietly, is claiming its independence

    RICHARD GWYN


    (Feb 13, 2007)

    Readers who scan through the newspapers with gimlet eyes will have noticed these past few weeks a date line that, while recognizable, it has about it a faded, half-forgotten quality.

    That date line is Kosovo. Once it was on all the front pages. Gradually, the stories got smaller and smaller and were tucked into the back pages. Then they vanished entirely.

    Suddenly, stories about Kosovo have bounced back. If not back onto the front pages then of a respectable length these days and appearing on the Insight pages where the serious stuff--including this column--gets slotted.

    Kosovo, a small country at the bottom end of the Balkans, attracted a great deal of attention in 1999 as the site of what could be called the world's first humanitarian war.

    The catalyst for this war was Serbian dictator Slobodan Milosevic's attempt to ethnically cleanse the province of Kosovo of a large part of its Albanian-ethnic majority in response to a guerrilla war being undertaken by the Kosovo Liberation Army (KLA).

    International outrage compelled NATO to intervene and to unleash a bombing assault that eventually forced the Serbian army out of Kosovo. The intervention succeeded, although it was highly controversial, largely because NATO aimed most of its attacks on civilian targets in Serbia proper.

    Since then, not much has gone well in Kosovo. The ethnic cleansing by Serbs of ethnic-Albanians was replaced by the ethnic cleansing of the small (10 per cent) Serbian minority by the now dominant ethnic-Albanians.

    Kosovo's economy remains largely artificial, depending upon the continuing presence of some 20,000 NATO soldiers and of United Nations officials and, even more, upon criminal activities ranging from drugs and the smuggling of illegal migrants, to, most predictably, prostitution.

    Also, the 1999 intervention left untouched one major issue. NATO pledged at that time that it was intervening only to end ethnic cleansing, not, as the Kosovo Liberation Army wanted, to make Kosovo an independent state.

    That pledge, never realistic in its best days, has since been completely overtaken by events. Thus, next-door Montenegro, with just 600,000 people against Kosovo's two million, last year separated from Serbia after a referendum.

    What has been unfolding since is an exercise in diplomatic guile at its most creative and no less at its most devious.

    Kosovo is about to become independent while at the same time everyone involved will be able to claim their finger wasn't on the button when this happens.

    The process by which this is happening is so creative and skilled and devious and guileful that, shifted over a thousand or so kilometres, it might conceivably achieve an Israeli-Palestinian peace agreement.

    The key is a scheme cooked up by the European Union by which Kosovo itself will simply declare itself to be independent.

    Afterwards, other countries can recognize it as they choose.

    In the wonderful phrase of an EU official, "It's for a state to determine whether it's a state and for others to recognize it or not.''

    Serbia won't do this of course. But it has no clout. The EU will, naturally; other "respectable" states, Canada included, will follow later.

    No one thus can be blamed for Kosovo's independence. They will merely be accepting a new international reality.

    Better yet, the UN doesn't need to do anything, thus avoiding the certainty of Russia using its Security Council veto to block the move.

    Best by far, no one will leave any fingerprints on any button.

    The solution really is brilliant. As a side-bonus, because the NATO force will remain in Kosovo, many of its member states will have an ongoing excuse not to send troops to Afghanistan.

    As always, though, the scheme does have some flaws.

    What Kosovo is about to do, anyone can do.

    Already, Russia, which is quarrelling with its neighbour Georgia, is saying that South Ossetia, a dissident province in that country, can use the same formula to strike out on its own.

    And it's easy to imagine a Quebec separatist premier following up a referendum win by requoting that EU official: "It's for a state to determine whether it's a state.''

    No one, therefore, should hold their breath on the assumption that what works in Kosovo will work instantly throughout the entire Middle East.

    Richard Gwyn writes on world issues.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #138
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga eagle2006
    Une nuk brengosem pse pakoja e Ahtisaarit nuk permend pavaresine. Eshte me me rendesi te shiqohet a permendet sovraniteti i Serbise ndaj Kosoves. Dhe pikerisht fakti qe me Kosova do te lirohet nga sovraniteti i Serbise, eshte fitorja me e madhe. Te tjerat do vijne vetvetiu.

    Ndoshta, serbet e Kosoves do te jene te privilegjuar, por ata megjithate do te jene nen Kosove, jashte sovraniteti Serb. Dhe fundja fundit, duhet te mesohemi me nje prezence te tyre ne Kosove. Koha do te tregoj, se vetvetiu, faktori serb ne Kosove do te humb ne peshe, krahas shumices shqiptare.

    Prandaj, perseris mendimin tim, se testi kryesor per planin e Ahtisaarit eshte a shuhet apo jo sovraniteti i Serbise ndaj Kosoves. Kjo eshte (si thone disa) alfa dhe omega e ketij plani. Cdo gje tjeter do te rrjedhe ne kursin e vet natyral, qe do te thote, Kosova do te shkoj pamedyshje, rruges se Pavaresise. Nuk duhet t'i frigohemi prezences nderkombetare (civile dhe ushtarake). Mendoj se nje shtet i ri si Kosova, ka nevoje per nje prezence te tille.

    E tash, disa nuk e pelqejne kete fakt qe Kosova eshte duke shkuar drejt pavaresise, dhe per ate arsye mundohen te krijojne trazira.

    Modeli i Albin Kurtit eshte thjeshte i demshem dhe jo i zbatueshem. Harroje!

    Disa thone se duhet te bejme zhurme edhe ne qe te fitojme dicka. Mirepo, kjo zhurma e Albinit si duket ta vret veshin shume dhe dicka aty nuk shkon p.sh. tentimi qe te rrezoj qeverine dhe institucionet, te armiqesohet me nderkombetaret, te "marrim fatin" ne duart tone dhe te luftojme per te, jane te gjitha kerkesa destruktive dhe do te na qonin ne piken zero.

    Shpesh kam degjuar Albin Kurtin ne televizion dhe intervista dhe, po, disa nga argumentet jane bindese lidhur me ate se me te vertete serbet do te marrin nje tretman special ne kete plan. Mirepo ajo qe me brengos eshte se ai vetem perdore kete retorike per te perfituar njerez lojal qe pranojne te dalin ne rruge, dhe pastaj pason skenar i zi, ai i shkaterrimit te gjithckaje pozitive ne Kosove. Thjeshte nje deshire e Beogradit. Prandaj, kjo eshte e meta e doktrines se Albin Kurtit dhe ajo nuk duhet perkrahur.

    Cuditem si disa nuk e shohin kete.

    Eagle ,
    me kenaqesi te madhe iu lexova!

    Ndersa z.MARK SHKRELI nga SHBA-te shkruan:


    Vetem armiqet e Kosoves bejne demonstarta kunder UNMIK-ut sot. Sikur te mos intervenonin OKB/NATO Serbia do ta zhdukte teresisht kkombin shqiptar nga trojet e veta ne Kosove. Clirimi i te ghjitha trojeve shqipatre eshte nje enderr e te gjithe neve, por nje-nga-nje hap. Durese! sepse edhe ajo dite do te vije kur Shqiperia do te jete shteti me i forte i Ballkanit. Kjo edhe nese egzistone dy shtete politike, ne do jemi NJE!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40

    Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga RTP
    Eagle ,
    me kenaqesi te madhe iu lexova!

    Ndersa z.MARK SHKRELI nga SHBA-te shkruan:


    Vetem armiqet e Kosoves bejne demonstarta kunder UNMIK-ut sot. Sikur te mos intervenonin OKB/NATO Serbia do ta zhdukte teresisht kkombin shqiptar nga trojet e veta ne Kosove. Clirimi i te ghjitha trojeve shqipatre eshte nje enderr e te gjithe neve, por nje-nga-nje hap. Durese! sepse edhe ajo dite do te vije kur Shqiperia do te jete shteti me i forte i Ballkanit. Kjo edhe nese egzistone dy shtete politike, ne do jemi NJE!

    Kurre Shqiperia e as Kosova ska me u bo e forte sepse 90% e popullit shqiptare jane Kafshe PRIMITIVE

    Ti vetum shiko si jane duke e majture gjalle serbin duke blere produkte qe jane prodhuare ne serbi greqi bugari rumoni e shtete tjera sllave

    Ndersa produktet shqiptare nuk ja u kana por ja u kana produktet e armikut qe i ka pre e gri si lopet ne kasaphane

    Mirpo duke u falenderu qati 10% qaje 90% Kafshet PRIMITIVE jane ende gjalle sote

    Nga populli Shqiptare jane vetem 10% qe kane luftuare per Kosoven dhe per tokat shqiptare dhe qyky 10% eshte duke e mbajtur gjalle popullin shqiptare preje nje shekulli ne shekullin tjeter.

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Postime
    40

    Reagim i Kishes Katolike Shqiptare te Kosoves ne lidhje me pakon e Ahtisarit

    Reagim i Kishes Katolike Shqiptare te Kosoves ne lidhje me pakon e Ahtisarit


    “PROPOZIMIN GJITHËPËRFSHIRËS PËR MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E KOSOVËS”, të 2 shkurt-it 2007 e shohim të arsyeshme dhe të nevojshme të shprehim disa vërejtje dhe të kërkojmë që:

    1.Në pjesën ku flitet për “TRASHËGIMINË FETARE DHE KULTURORE”, nenet (1-6), evidentohet anashkalimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse e trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Europës Juglindore. Madje, as që përmenden si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë.

    1.1. Duke u nisur nga e drejta historike, arkeologjike, etnike e fetare, kërkojmë të mos anashkalohet dhe tjetërsohet trashëgimia kulturore Katolike e kështjellave (fortifikatat), dhe objektet e kultit paleokristian të shekujve të parë të krishterimit, të periudhës romako-ilire dhe të mesjetës së hershme, sidomos:
    - Kompleksi arkeologjik i Ulpianës së vjetër me Bazilikën e shek. V;
    - Kompleksi arkeologjik në Novo Monte (Novobrdo) me një Katedrale e dy kisha të njohura katolike;
    - Kompleksin e fortifikatës, Kalasë së dytë të Prizrenit, me një kishë të periudhës romako-ilire;
    - Kompleksin arkeologjik të Nisarit (Therandës);
    - Kompleksin arkeologjik në afërsi të Korishës me Bazilikën paleokristiane;
    - Si dhe të gjitha zonat e Kosovës ku janë të pranishme objekte të ngjajshme kulti, sipas zbulimeve arkeologjike të Kosovës dhe të arkeologëve ndërkombëtarë.

    2. Në Aneksin e III, shtojca e aneksit III neni 12, ku trajtohet qështja e decetralizimit dhe vetëqeverisjes lokale, gjegjësisht formimit të Komunës Kllokot/Vrboc, ku parashihet të përfshihet edhe famullia e Vërnakollës dhe ajo e Letnicës me filialat e saj, (Vërnezin dhe Shasharin), mendojmë se me këtë ndahën nga famullitë tjera siç janë Stublla, Binça, Kabashi dhe Vitia, që gjithmonë kanë qenë një tërësi e pashkëputshme me komunën e Vitisë. Në anën tjetër Letnica është Shejtërororja më e madhe në Kosovë, “Ngritjës së Zojës në Qiell”, ku shtegtojnë shumë qytetarë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, sidomos besimtarët tanë shqiptarë e kroatë. Ndarja e kësaj tërësie dhe bashkimi i famullisë së Letnicës dhe e Vërnakollës me komunën e Kllokot/Vrboc është i pa nevojshëm dhe dëmton tërësinë, në anën tjetër mund të jetë një mundësi e vështirësive permanente për besimtarët tanë dhe për ne.

    Me bekim tim baritor, Imzot Dodë Gjergji,Ipeshkëv

Faqja 14 prej 46 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •