Close
Faqja 12 prej 46 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 452
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga AVuniqi
    Kosova e pavarur-pa pavarësi, apo Kosova e kantonizuar-pa kantone

    Dokumenti është shumë i paqartë, ka një ndryshim evident nga dokumentet e deritanishme, jo falë efektshmërisë së bisedimeve, por ngase realiteti në Kosovë është tjetërfare nga ai që ishte në periudhën kur Kosova ishte e kolonizuar nga serbët. Në Kosovë nuk ka forca ushtarake serbe, nuk ka as grupe paramilitare serbe, nu ka as zhandërmëri, kufijtë e Kosovës i ruan KFOR-i, ndërsa sigurin e mbikqyrë SHPK-ja, dhe formacioni i forcave policore ndërkombëtare të UNMIK-ut, por në Kosovë është edhe TMK-ja, është Garda Nacionale e Kosovës, ky është realiteti

    Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Më në fund u hap pakoja e Ahtisarit. U mbjatë takimi zyrtar me te dhe me gazetarë. U lexua letra e përbashkët e Grupit të Unitetit. Atë e lexoi kryetari i Kosovës z.Sejdiu, dhe pas tij bënë turr të flasin të tjerët, dhe fare nuk u kuptua se Ahtisari ka propozuar një zgjdhje për statusin final të Kosovës, që ka të bëjë me zgjidhjen institucionale të Kosovës, apo është një marrëveshje e brendshme "politike-fisnore", dhe edhe sot nuk kuptoj se çfarë kuptimi kishte deklarimi i të pestëve me këtë renditje: Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, Agim Ceku, kryeministër dhe përfaqësues i AAK-së, Veton Surroi, kryetar i ORA-s dhe Kolë Beisha, kryetar i Kuvendit dhe përfaqësues i LDK-së. Deklarimi i tyre nuk siguronte qytetarët në unitetin e deklaruar, ishte më tepër turp (individual) kolektiv. Pse është i shpehur kaq shumë ky mjerim për publicitet medial. Dhe pse kaq shumë fjalë në dobi të pakos, pa asnjë rezervë, kur ai as që ishte studjuar, dhe si dolën aq shpejtë me konstatimin se Dokumenti është i pranueshëm, pa ndonjë analizë të theksuar të Grupit, por edhe të ekspertëve që janë të punësuar në kabinetet e tyre, dhe shumë këshiltarë politik. Qytetarët që ishin dhe janë në pritje me vite, decenie, dhe më tepër se një shekull, pritnin shumëçka nga këta liderë, pritnin të dëgjonin fjalën shumë kuptimplote, Pavarësi e pastër e kulluat si burimet e Kosovës, por edhe pse ishin "rrasur" me premtime të shumëta dhe të pa balancuara deri në klithje triumfale gjatë fazës së bisedimeve në Vjenë, se shqiptarët fituan, nuk u pa gjë nga finalja përfundimtare, ngase simpatizuesit e dokumentit dhe kundërshtarët nuk dinin kujt ti dërgonin sinjale simpatie, por edhe gëzimi, nuk panë gjë nga pavarësia e shumëpritur. Nga Ahtisari u spjegua se shorti do të tërhiqet në Këshillin e Sigurimit, në Nju Jork. Pakoja e hapur lënë të hapura shumë mundësi, dhe nuk është precizuar sa duhet, nuk flitet për një plan kohor të operacionalizimit të Marrëveshjes, edhepse kjo marrëveshje do të pjesë përbërse e Kushtetutës së ardhshme të Kosovës "Të gjitha rregullat e Kushtetutës së ardhshme duhet të jenë në përputhshmëri me Marrëveshjën(Zgjidhjen). Në rast të konfliktit në mes të Kushtetutës dhe Marrëveshjes(Zgjidhjes), Marrëveshja(Zgjidhja) do të triumfoj", dhe institucionalisht është mbi te, praktikisht marrëveshja përcakton burimin dhe të drejtat e institucioneve Marrëveshja(zgjidhja) nuk precizon një Kushtetutë të plotë, por ajo definon disa elemente kyçe që duhet të përfshihen në Kushtetutën e ardhshme. Kushtetuta duhet të siguroj që: Kosova të jetë një shoqëri shumëkombëshe (nuk është dhënë përkufizim i saktë dhe në renditje i përbërësëve të asaj shoqërie shumëkombëshe: shqiptarë, serb, turq, boshnjak, ashkali, rom, egjiptas apo të mos përcaktohet fare (?), të mbetet shoqëri shumëkombëshe e kosovarëve) bazuar në barazinë e gjithë qytetarëve të saj; Kosova nuk ka besim fetar zyrtar dhe është neutrale sa i përket besimeve fetare ( në tekstin e mëtejmë sipas Marrëveshjes, edhe pse thuhet se Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Marrëveshja siguron autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha besimeve fetare, pronës dhe lokaliteteve të tyre, asnjëri besim fetar, prona dhe lokaliteti nuk është precizuar aq saktë si atëherë kur përfolet Kisha Ortodokse Serbe (KOS) shih: Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë do t’i ofrohet siguri shtesë dhe disa mbrojtje, të drejta, privilegje dhe imunitete të tjera, përfshirë këtu edhe garancitë kundër shpronësimit (nuk është përcaktuar qartë kush jep garancitë, dhe për çfarë garancish bëhet fjalë, ngaqë çështja e shpronësimit është e rregulluar me ligj dhe ështe kategori kushtetuese), të drejtën e plotë për menaxhimin e pronës së saj dhe qasje në objektet e saj. Sipas dokumentit të ofruar KOS-i do të ketë lirinë për të pranuar donacione dhe mbështetje nga cilido institucion (për çfarë institucionesh bëhet fjalë? qeveritare, jo qevertitare!, duhet të shtohet në harmoni me ligjin që rregullon këtë lëmi)me kusht që kjo të ndodhë në mënyrë krejtësisht transparente. Dokumenti shumë çartë precizon dhe favorizon Kishën Ortodokse, me ingirenca shumë të ekzagjeruara, dhe askund nuk përcakton detyrimet dhe përgjegjësitë duke e ndarë si kaptinë të veçantë, me lidhje shumë të forta me Serbinë. Eshtë i pranueshëm konstatimi kur bëhet fjalë për rregullimin e brendshëm kishtar, dmth. zgjidhja e personelit brenda mureve të kishës, por jo edhe në raport me pronën private në të cilën është vendosur ajo, ngase bëhet diskriminimi ligjor ndaj pronarëve të tokës (çështja duhet të rregullohet me pajtimin vullnetar të pronarëve, duke u siguruar atyre dëmshpërblimin e merituar, të huazimit me rent).;. Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshme: flamurin, stemën dhe himnin, të cilat do të reflektojnë karakterin shumëkombësh të Kosovës (duhet specifikuar formën, dmth a shfrytëzohet institucioni i referendumit, apo për këtë vendosë parlamenti shumëpartiak i Kosovës); Gjuhët zyrtare të Kosovës do të jenë gjuha Shqipe dhe ajo Serbe (pranimi i tekstit në këtë formë, diskriminon popullatën shumicë dhe minoritetet tjera jo serbe, meqë në fakt pranohet federalizimi/konfederalizimi i Kosovës-imponohet, duke ua marrë të drejtën demokratike të qytetarëve që ata të vendosin për këtë, pranohet ndarja dhe kantonizimi (gjuhësorë) i Kosovës);
    Komunitetet jo shumicë do të përfaqësohen në parliament në bazë të një sistemi të ulseve të garantuara/rezervuara (sa ulëse janë ato dhe me çfarë çelësi institucional rregullohen ato?): Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe shërbimin e saj civil do të reflektoj shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës; Kryetari i Kosovës do të përfaqësoj unitetin e popullit të Kosovës; Do të themelohet një Gjykatë Kushtetuese e përbërë nga nëtë juristë të dalluar të karakterit më të lartë moral (Këtë kategori rregullon kushtetuta, varësisht nga sistemi politik, dhe përse të pranohet të jetë pjesë e marrëveshjes. Atëherë shtrohet pyetja për çfarë pavarësie institucionale bëhet fjalë, bile-bile shkilet e drejta e qytetarit për votë të lirë, ngase ai privohet nga e drejta themelore për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, ngase e drejta e tij demokratike cungohet shumë dëmshëm, ngaqë vet qytetari bëhet pjesë e marrëveshjes, që nuk njihet askund në praktikën legjislative në botë).
    Nuk le të kuptohet dokumenti - marrëveshja është program dhe statut i një sekte të re, apo është manifest i ri ideologjik, dmth. është shumë konfuze dhe e pasqaruar. Nuk dihet kush është viktimë e kush xhelat, pati luftë në Kosovë apo nuk pati, pati të vrarë, të masakruar mizorisht apo nuk pati, sigurisht që kjo nuk duhet të ishte pjesë e marrëveshjes, por së paku ishte dashur të shprehej bile një shprehje dhimbjeje për të gjithë të humburit, dhe për të dashurit e tyre, së paku bile për këtë të prononcohej Grupi i Unitetit. Nuk është edhe shumë më rëndësi ngase jemi mësuar me nënqmim të tejskajshëm, dhe qytetarët nuk kanë nevojë, që dikush të flet në emër të tyre "sa me la gojën", pra shumë më i rëndësishëm është teksti i propzimit të z. Ahtisarit, i cili në Prishtinë erdhi pas Beogradit. Atje u prit nga kryetari serb Tadiç, ndërsa Koshtunica nuk e priti me motivacion se ai nuk kishte mandatin e popullit. Sa do bizar dhe nacionalist që është Koshtunica ai nuk bëri turr pas fotografimeve, ai iu përmbajt fjalëve të më hershme, edhe pse pati shumë kritika nga ndërkombëtarët dhe amerikanët. Edhe pse loja me afate është një perfidet i politikanëve serb, për të zhvlerësuar përpjektin e presidentit Ahtisari për të kryerë detyrën për të cilën është mandatuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, që nga viti 2006, kur edhe u shty pakoja për shkak të zgjidhjeve në Serbi, tash Koshtunica pretendon të shyjë edhe njëherë deri sa të konstituohet qeveria serbe, dhe kështu të zvarritet sa më tepër statusi përfundimtar i Kosovës. E gjithë kjo ishte pjesë procedurale e prezantimit të propozimit, që pritet të votohet me koncenzus në Këshillin e Sigurimit. Por çka në fakt propozohet, dhe sa janë palët të kënaqura me propozimin i cili është publikuar në mjetet e komunikimit masiv. Dhe falë teknologjisë moderne njerëzit mund ta lexojnë, ta anlizojnë, të interpretojnë dhe të japin mendimet e tyre edhe në forumet e lexuesve. Opinionet janë të ndryshme të favorshme dhe jo të favorshme, varet nga cili këndë jipen spjegimet, dmth. a jipet nga këndi qytetar, intelektual, partiak, që shpesh ka elemente të politikës ditore, edhe pse propozimi përcakton të ardhmen e Kosovës, ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme por edhe cilësinë e jetës - t'ardhmen, për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për të gjithë ata që janë qytetarë të Kosovës, që jetojnë fizikisht jasht Kosovës. Dokumenti është shumë i paqartë, ka një ndryshim evident nga dokumentet e deritanishme, jo falë efektshmërisë së bisedimeve, por ngase realiteti në Kosovë është tjetërfare nga ai që ishte në periudhën kur Kosova ishte e kolonizuar nga serbët. Në Kosovë nuk ka forca ushtarake serbe, nuk ka as grupe paramilitare serbe, nu ka as zhandërmëri, kufijtë e Kosovës i ruan KFOR-i, ndërsa sigurin e mbikqyrë SHPK-ja, dhe formacioni i forcave policore ndërkombëtare të UNMIK-ut, por në Kosovë është edhe TMK-ja, është Garda Nacionale e Kosovës. Dhe çfarë ofron dokumenti i Ahtisarit: 2500 ushtarë aktiv dhe 800 rezervë në kuadër të një force mbrojtëse me armë të lehta, le të jetë edhe ashtu por në amandamentet shtesë të marrëveshjes duhet të qëndrojë edhe persepktiva e asaj force, por është me shumë rëndësi që të parashihet edhe zgjërimi i saj, me polici rezerv, pastaj në kuadër të saj të parashihet edhe garda nacionale, dhe detyrimet e qytetarëve për formacion civil vullnetar, jo vetëm të veshur në uniformë ushtarake por edhe civile, si gjithkund në botë. Pra duhet plotësisht të qartësohet roli i forcës ushtarake. Duhet të barten përvojat e vendeve demokratike, në përputhje me numrin e popullatës, dhe buxhetit të Kosovës, duke lënë të hapur si mundësi edhe vet financimin që mund të kryhet nga punët kontraktuese, të ekspertëve të saj që mund të kryejnë për nevoja të ndërmarrjeve të ekonomisë kosovare, por edhe ndihmën materiale nga perëndimi, në formë të donacioneve. Eshtë plotësisht e kuptueshme që forca ushtarake nuk do ta përcakton shtetësinë e Kosovës, por ajo është një institucion shumë i rëndësishëm që lidhet edhe emotivisht me të kaluarën historike të shqiptarëve, është një pranim që shqiptarët ia kanë borgj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës, bile edhe simbolikisht, ngase marrëveshja dhe kushtetuata nuk mund të anashkalojë UÇK-në, është tjetër çështje si do të zgjidhet në legjislacionin e ri, por patjetër duhet rë ruhet bërthama dhe të jetë model i pranueshëm me atë perëndimorë, shumë i ngjashëm me forcën e rrezistencës, dhe ky realitet duhet të evidentohet patjetër në marrëveshje, përndryshe dokumenti në këtë përmbajtje realisht nuk është i pranueshëm.
    Ku e ki hallin ti zotni?

    Se po shkrun shume e s'po thu kurgja. Ku po te vret ma se shumti? Ajt pershkruaje me 2-3 fjali, e mos na sjell artikuj qe nuk kane ndonje mesazh te qarte...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga teksaskosova
    Ketu kane qene disa tema per TMK dhe eshte biseduar shume por ata qe jane realiste dhe qe e njofin me se perafermi TMK ne brendesi eshte ditur qe me nje strukture te tille nuk ka ardhmeri,shpresoje ta kemi nje ushtri profesionale me standarde perendimore.
    Per me teper ,kur eshte nenshkruar marreveshja e Kumanoves ish "komadantat" nuk kane dashur te jene nen urdherat e Institusioneve te Kosoves dhe sot shkojne ne "pension te merituar" pseudo "gjeneralet".
    Pjesa me e madhe duhet te gezojne ato gradime pas gradimesh qe morren ne TMK, jashte Forces se Sigurimit te Kosoves. Ne TMK vepronin 90% te graduar, dhe vetem 10% ushtare.

    FSK-ja do te kete perqindje te kunderta. Do te kete te graduar meritore, e jo te graduar te javes e te muajt.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    E more zot jep aty ku ska, jep se iu nevojiten shqiptareve me shumice, te tregojme qe nuk e duam ushtrine tone ska rrace me e ulur mentalisht as ne Kamboxhia ose Kongo nuk eshte niveli me i ulet se i shqiptareve, e ne kerkojme shtet te baraberte ne europe.
    Barca

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Tokë për kojshi..

    TOKË PËR KOJSHI

    Më 13 shkurt të Vjenë, delegacioni i Kosovës do t'i paraqesë Ahtisarit në Vjenë edhe problemin e kufirit me Maqedoninë. Ahtisari në paketën e tij 2 mijë e 500 hektarë ia ka dhënë Maqedonisë.

    Jeton Musliu

    Prishtinë, 6 shkurt — Kështu së paku thuhet në njërën nga pikat e pakos së Marti Ahtisiarit, e cila këtë problem e shikon thjesht si një mospajtim që duhet të zgjidhet me një komision. Në këtë dokument thuhet qartë se në një afat prej 120 ditësh nga zgjidhja e statusit të Kosovës, do të formohet një komision dypalësh, i cili brenda një viti duhet ta definojë çështjen e demarkacionit, çështjen e vetme të hapur midis Kosovës dhe Maqedonisë. Sipas propozimit të Ahtisarit, territori i Kosovës do të definohet në kufijtë që ka pasur Kosova në ish-RSFJ deri më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001. Pakoja parashikon edhe kohëzgjatjen e procesit dhe procedurat politike dhe juridike që duhet ndjekur dhe të gjitha këto janë të sqaruara në nenin 3 të aneksit të pakos ku flitet për sigurinë. Kjo çështje pritet të jetë edhe njëra ndër pikat e diskutimit edhe në takimin e 13 shkurtit në Vjenë, ndërmjet Ekipit Negociator të Kosovës dhe Serbisë në ndërmjetësimin e Ahtisarit. Këtë e ka barë të qartë edhe vetë kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, sipas të cilit kjo çështje është një ndër formulimet që do të kundërshtohet. "Serbia nuk ka pasur të drejtë juridike të nënshkruajë marrëveshje me shtete të tjera në emër të Kosovës dhe ne do të diskutojmë me Ahtisaarin prej 13 deri më 2 mars", sqaron kryeministri Çeku. Por, një agjenci e sapoformuar kosovare e lajmeve, Kosovanews duke u thirrur në burime të saj, ka raportuar se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoni është pajtuar me autoritetet e atjeshme që 2 mijë e 500 hektarë tokë t'i mbeten shtetit fqinj. "Edhe pse ndërmjetësi ndërkombëtar, Martti Ahtisaari në propozimin e tij për statusin e Kosovës çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë e ka lënë edhe për më shumë se një vit të hapur, Hashim Thaçi këtë çështje duket ta ketë përmbyllur në favor të fqinjit", citon ky medium, duke u bazuar në burime të saj. Derisa Thaçi ndodhet për vizitë në Izrael, një fakt të tillë e ka mohuar në mënyrë kategorike zëdhënësja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo këtë e quan një spekulim të mediumit, duke e mohuar në mënyrë kategorike se kreu i partisë më të madhe opozitare të ketë deklaruar në atë mënyrë."Unë kam qenë prezent në të gjitha ato takime dhe e di mirë se çka është thënë, pra kjo është tërësisht e pavërtetë", thotë Çitaku për Express. Ndërkohë, redaksia e kësaj agjencie vazhdon të mbetet prapa fjalëve të cilat i ka plasuar në artikullin e saj. Njëri nga redaktorët e këtij mediumi thotë për Express se në pasimin e informacionit, agjencia është bazuar në burime shumë të sigurta. "Ne i kemi ofruar PDK-së edhe mundësinë për reagim, por ata nuk kanë dërguar", thotë njëri nga drejtuesit e këtij mediumi.


    Pakoja e Ahtisarit
    Në nenin 3 të aneksit të pakos, ku flitet për sigurinë, thuhet se, "Kosova do të angazhohet me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për themelimin e një komisioni të përbashkët teknik brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, për të përkufizuar vijën fizike të kufirit dhe për adresimin e çështjeve të tjera që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të RF të Jugosllavisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë".
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #115
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Këtu më poshtënë versionin PDF si bashkëngjitje mund të gjeni paketën e plotë të propozuar nga kryenegociatori Martti Ahtisari!

    Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    .
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shteti izraelit kishte shprehur miratim qe te njihet Kosova e pamvarur..
    i lumte Cifutve..
    Respekt e mirnjohje per kte deklarate kaq me rendesi ..

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Postime
    20

    Question Pavarësia e Kosovës

    A po shdërrohet Kosova shqiptare në Kosovë kosovaro-serbe..?

    Mirë pra nëse është pavarësi që i mungon vetëm emri, çka do të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, dhe kush do të jetë në përbërjen e shtetit-që veç emrin nuk e ka shtet, se atributet po, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasiqë marrëveshja precizon saktësisht kombin shtetëformues serb, duke zyrtarizuar edhe gjuhën serbe

    Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Kosova do të ketë flamurin, hymnin dhe kushtetutën dhe ja kjo është pavarësia, kështu shprehen përkrahësit e devotshëm të dokumentit. Askush nuk konteston faktin se Kosova do të ndahet ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që mos të dëgjohen zërat tjerë që mendojnë ndryshe, ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vën debatuesve shenjat dalluese "na dhe ata". Një kohë debatuesit ndaheshin në "marksistë-leninistë" e "demokratë". Retorika ndryshoi shpejt, menjëherë pas kuvendit të VI të LDK-së, u hoçën maskat, dhe reflektori ndriçonte fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapej dhe mbyllej me takt. Dhe si ndodhi të sulmojnë demokratët njëri tjetrin, e paspjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, dhe nga brendia e tyre shpërtheu mllefi shtazarak kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri pëllumbat e bardhë të paqes të krokasin si korbat e zi të fatkeqësisë, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo?. Asnjëri nuk parapëlqeu teatrin që u shndërrua në arenë gladiatorësh, as "marksistët" e as "demokratët" e deridjeshëm. Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipe, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e dokumentit, dhe pyetja "jeni me ne apo me ata" pengon debatin, dhe një fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit ua ngritë temperaturën debatueseve, duke pretenduar t'i shohin ata se si dridhen nga ethet "demokratike". Pse ky vrapim kaq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit "profetik" që nuk paska të meta, dhe çdo pikë dhe presje qenka atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe qenka pavarësia, e cila nuk përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më heret, se nuk do të ketë kompromis me Serbinë, nuk do të ketë bisedime et., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç'është marrëveshja dhe ç'është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., po Kosova nuk kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav (?), kishte, dhe çfarë flamuri valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dhe në atë kohë ishte hymni "hej slloveni" që e dëgjonim në spektaklet sportive ndërkombëtare, të cilin asnjëherë nuk e kënduan shqiptarët, dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë. Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë, ishte kushtetuta, dmth., ndryshimi i amandamenteve kushtetuese, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm që mbronin tezën se amandamentet duhet të ndryshohen, mbajnë edhe sot pozita, e njerëzitë që u rrahën, u burgosën e u vranë..!. Dhe të gjithë ata që kuptuan se ndryshimi i amandamenteve është rikolonizim i Kosovës, u përbuzën. Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe malazezëve në Kosovë-tash vetëm serbëve. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk trathëton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në komjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të këthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t'i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe-tash komuna me autorizime të veçanta. Si do të vehet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, dhe cili flamur do të valoj në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjëruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po..., kisha serbe që ka fituar atribute të pushttit, të drejtën e qevrisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrëfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe.
    Duhet të kuptojnë kujdestarët e pavarësisë që nuk ka emër, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin. Mirë pra nëse është pavarësi që i mungon vetëm emri, çka do të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, dhe kush do të jetë në përbërjen e shtetit-që veç emrin nuk e ka shtet, se atributet po, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasiqë marrëveshja precizon saktësisht kombin shtetëformues serb, duke zyrtarizuar edhe gjuhën. Pra Kosova shqiptare do të shndërrohet në Kosovë kosovaro-serbe, ku shqiptarët dhe jo serbët mund të flasin shqip dhe serbisht sipas dëshirës, ndërsa serbët.., vetëm serbisht. Shqiptarët që humbën shansin të shdërrohen në jugosllav, tash përfundimisht do të bëhen kombëtarisht kosovarë, u akliamtizuan shpejt, shumica nga ata që venin dyshim në trendin se janë shqiptarë, duhet t'i gëzohen ofiqit të ri kosovarë. Serbët nuk pranuan këtë koncept kozmopolit, ata betonuan pilot autonominë, dhe serbishten si gjuhë zyrtare, ndërsa shqiptarët dhe jo serbët do të kënaqen me kosovarishten.

  8. #118
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kte frike qe pata me duket se po realizohet,dhe disa persona ketu ne forum nuk e kuptojne pse nervozohem kur i paraqesin mendimet ne nje kenveshtrim "kosovar" dhe jo me shqiptar.Po dardha e ka bishtin prapa,ndoshta do te kuptojne nje dite.

  9. #119
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Ky Albini duket djale me zemer dhe me mend. Kosoves shume po i duhet ne keto momente. qofsha i gabuar po me duket se po perseritet prap 1913......


    Albin Kurti: Plani i Ahtiarit , i papranueshëm


    Intervistoi: Flamur Vezaj
    05-02-2007



    Zoti Kurti, pas shumë pritjeve, z.Ahtisarit solli në Prishtinë propozimet për statusin e Kosovës, si e komentoni ju këtë pako të servirur nga ndërkombëtarët?

    Është veçse vazhdim i politikës së huaj dhe burokratike nga lart e cila shpërfill vullnetin e popullit të Kosovës. Pakoja e Ahtisaarit është kompromis me Serbinë i cili është shumë afër qëndrimit të Serbisë dhe aq larg shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Katër elementet e sovranitetit dhe pavarësisë nuk janë në pakon e Ahtisaarit. Aty nuk parashihet ulësja në OKB për Kosovën, as ushtria, as ministritë e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme dhe për më tepër rrënohet integriteti territorial i Kosovës duke paraparë decentralizim etnik para sovranitetit. Përveç kësaj, UNMIK-u do të pasohet nga një mision tjetër ndërkombëtar, i cili në fakt do të jetë i BE-së por jo i tillë edhe në emërtim, me fuqi absolute në sferën e policisë, mbrojtjes, gjyqësisë dhe ekonomisë, e i cili do t'i ndryshojë ligjet e shkarkojë ministrat kosovarë kur t'i teket. Kjo pako është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht.

    Pas takimit zyrtar mes grupit të unitetit të Kosovës dhe z.Ahtisaari, politika kosovare (Grupi i Unitetit) doli në një konferencë dhe u shpreh e kënaqur disi me këto propozime, ndërsa, dje kryeministri Agim Çeku, në një intervistë dhënë agjencisë 'Reuters' shprehu rezerva për propozimet e Ahtisaarit. Po ju çfarë qëndrimi mbani dhe si i komentoni reagimet e palës shqiptare (politikës së Kosovës)?

    Negociatorët kosovarë pranojnë çfarëdo pakoje për Kosovën vetëm e vetëm që t'i mbajnë ato pozita e privilegje për veten e tyre. Ata kanë bërë koncesione të hatashme dhe të pafalshme ndaj Serbisë gjatë negociatave në Vjenë, koncesione këto të njëanshme dhe pa kurrfarë mbulese. Tërë kësaj Serbia iu përgjigj me vendim të njëanshëm: e aprovoi kushtetutën e saj të 're' e cila e trajton Kosovën si pjesë të pandashme të Serbisë. Nuk doli të jetë decentralizimi biletë për pavarësinë ashtu siç thoshnin politikanët kosovarë por u pa se pakoja e Ahtisaarit është biletë për decentralizimin. I vetmi Agim Çeku dukej ca i zhgënjyer dhe i befasuar, mirëpo ai është dashur ta kuptojë se pakoja e Ahtisaarit ngërthen përmbajtjen e negociatave të Vjenës. Pavarësinë e sovranitetit nuk t'i sjell askush në paketë. Pra, as Ahtisaari.

    Po për deklaratat e servirura nga politika serbe pas takimit me z.Ahtisaarin, ju si i komentoni?

    Serbia do që të fitojë sa më shumë andaj edhe kërkon gjithnjë e më shumë dhe asnjëherë nuk duket e kënaqur. Andaj ajo shtiret se kinse pakoja e Ahtisaarit nuk është në favor të saj. Tërthorazi kjo mënyrë e saj bën që edhe jo pak shqiptarë naivë të relaksohen etë thonë se pakoja e Ahtisaarit është e mirë meqë Serbia po thotë se ajo është e keqe!

    Z.Kurti pas propozimeve të z.Ahtisari, ju si e parashikoni të ardhmen e Kosovës?

    Do të rifillojnë negociatat në Vjenë, duke ia afruar pakon e Ahtisaarit edhe më shumë qëndrimit të Serbisë.

    Me datë 10 shkurt, nëpërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që judrejtoni i keni bërë ftesë popullit shqiptar për një protestë masive në Prishtinë, çfarë mendoni të arrini me këtë protestë?

    Të shtunën, me 10 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në Prishtinë do të mbahet një demonstratë gjithëpopullore e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Kjo demonstratë është kundër Grupit Negociator dhe negociatave me Serbinë, kundër pakos së Ahtisaarit dhe Ahtisaarit, kundër entitetit territorial serb që rezulton nga decentralizimi dhe kundër Misionit Civil Ndërkombëtar që do ta trashëgojë UNMIK-un duke qenë edhe ky një regjim antidemokratik dhe neokolonialist. Si zakonisht, kjo demonstratë është për vetëvendosjen e popullit të Kosovës, të cilit nuk po i mbrohen interesat dhe nuk po i përfaqësohet vullneti. Pakoja e Ahtisarit i referohet aq shumë dhe aq gjatë të drejtave dhe privilegjeve të komunitetit serb dhe asnjëherë vullnetit të shqiptarëve si shumicë, vuajtjeve e humbjeve të tij, rezistencës dhe luftës çlirimtare që ai zhvilloi. Me këtë demonstratë do të dërgojmë një mesazh të qartë se mbase negociatorët kosovarë edhe mund të merren vesh me Serbinë por atë marrëveshje të turpshme nuk do të mund ta realizojnë në terren atje ku është populli.

    Sa mbështetje keni nga populli i Kosovës?

    Përkrahja e qytetarëve sa vjen e rritet për shkak të pakënaqësisë me politikanët dhe servilitetin e tyre, por edhe për shkak të pasojave të politikës së tyre që përkthehet në mungesë zhvillimi e perspektive, në mjerim social e ekonomik. Masiviteti në rritje i protestave e demonstratave tona është dëshmi për këtë.

    Mendoni se kjo protestë do t'ju dalë nga kontrolli ditën e 10 shkurtit, dhe do të përfundojë në protestë të dhunshme nga ajo paqësore e deklaruar?

    Ne kemi aktivistët që mbajnë kujdestarinë në demonstratën tonë dhe sigurojnë mbarëvajtjen e saj në përputhje me skenarin tonë. Do t'i parandalojmë edhe devijimet spontane, por do të ndërmarrim masa edhe kundër infiltrimeve të mundshme. Natyrisht, në këtë drejtim, më së shumti varet nga policia, nga provokimet dhe intervenimi eventual i saj, nëse demonstrata do të jetë paqësore.

    Sa mendoni se këto protesta masive e ndihmojnë çështjen e Kosovës për zgjidhjen e statusit të saj si pavarësi?

    Kur demokracia dhe liria s'janë të mundura në institucionet e sistemit, siç është rasti tani në Kosovë, atëherë ato duhet të ngjajnë në rrugë. Meqë politikanët nuk bëjnë fare trysni te UNMIK-u edhe faktorët e tjerë të rëndësishëm për ta realizuar vullnetin e popullit atëherë këtë duhet ta bëjë vetë populli. Lëvizja VETËVENDOSJE! vetëm sapo e ndihmon një gjë të tillë.

    Nga Lëvizja juaj ishte parashikuar që protesta e masive të mbahen edhe në Shkup po më datën 10 shkurt, pse u anulua një gjë e tillë?

    Për herë të parë po dëgjoj nga ju për demonstratën e Lëvizjes sonë në Shkup. Nuk kemi paralajmëruar demonstratë edhe në Shkup por kemi paralajmëruar pjesëmarrjen edhe të shkupjanëve në demonstratën tonë në Prishtinë gjë që do të ngjajë. Para dy javëve kemi mbajtur një tubim me qytetarët shqiptarë në Shkup. Organizimi ynë atje është në fillimete tij.

    marre nga Shekulli
    To look life in the face....

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Pjesa me e madhe duhet te gezojne ato gradime pas gradimesh qe morren ne TMK, jashte Forces se Sigurimit te Kosoves. Ne TMK vepronin 90% te graduar, dhe vetem 10% ushtare.

    FSK-ja do te kete perqindje te kunderta. Do te kete te graduar meritore, e jo te graduar te javes e te muajt.
    Shume me vend fole.Une pajtohem plotesishte me shpartallimin e kesaj `ushtrije`te quejtun TMK!
    Nuk di ju, vellezer nga Shqiperia, sa ishit ne ngjarje gjate kesaj periudhe te mbas luftes ,a e dinit si gradoheshin major e kolonel mbrenda muajit keta djemt tane me moshe 21 vjeqe!!!
    Diplomat e tyre te gjithe ne Kosove e dine se u takojne grupeve "te njoh-me njeh".E tani duen ta kallin Kosoven se Ahtisari paska kerkue me shue TMK-en!Shih!
    Jo me shue,po me denue e mi rrah stupc,nji nga nji.Asnjeri nuk ka edukate ushtarake,asnjeri.Shihni njeher si vepruan me ceremonin e varrimit te dr.Rugoves!
    Mandej,shihni si u rrine rrobat ne trup!Ke pershtypjen se fshijne ahrin e lopeve gjithe diten.Shihni si marshojne,shkelebanat..Te njejtin mendim e kam edhe per sigurimin e Kosoves,policine.
    ..Ec more vella,po cfar ushtriee policie te hamamit jane keta!Hashimi veq me iu fizhllue nji her ,ta kallin Kosoven te gjithe.

    I qofsha fale A.Cekut qe qante koke me ta,se ushtria e formuar mbas luftes ne Kosove eshte ushtri e atyre qe brohoriten rrugeve (me haraqe ne krah)se ishin luftetare Kosove!
    Sa ironi!

    Une habitem pse ngrehen disa e marrin trimeri ta kritikojne Ahtisarin ,BE-n,USA-N...?

    Po kush te shpetoj o i shkrete nga shkau?Mos e shporre ti shkaun?
    I thirre per ndihme.Erdhen,te ndihmuan,te shpetuan,te kthyen ne shtepin tende..e tashti ti ngre hundet e palara e thue: jo keshtu,po keshtu? Shih sa bukur iu erdhen mendet tani ketyre?

    Ecni more bishtra mini...zhdukuni
    ..po ma ngreni shtypjen e gjakut ...


    ps.Brar
    ti loqkamon fole mire,si gjithhere,njashtu edhe DardaniG

    oo folni,folni se kur iu lexoj juve,me kthehet pak besim se nuk qenkemi te gjithe fare m.ti.
    me falni,po ma kane turbullue mendjen keta pisa.Ne vend se ti gezohemi keti momenti qe gjysh as katragjysh nuk e pati,ne hajm ***** e atyre qe nuk pajtohen lehte mu nda nga kelyshat e shkijenis...
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 09-02-2007 më 12:20

Faqja 12 prej 46 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •