Skandali, gropa e pallatit rival shemb 10-katėshin
25/07/2008 - 14:20
•
Njė pallat 10- katėsh nė Tiranėn e Re, rrezikon tė shembet. Shkak pėr kėtė janė bėrė gėrmimet qė kanė nisur ngjitur me tė pėr ndėrtimin e njė objekti tė ri. Firma qė po kryen punimet, jo vetėm qė ka shkelur kondicionet teknike duke iu afruar sė tepėrmi pallatit ekzistues, por i ka bėrė punimet pa kriter. Si pasojė dheu ka rrėshqitur ndėrsa pallati ėshtė ēarė rreth e rrotull. Po ashtu, pėr shkak tė rrėshqitjes sė dheut, shkallėt e katit tė parė janė ēarė mė dysh.
Skandali
Bėhet fjalė pėr njė pallat tė ndėrtuar nga firma "Devi 2001" me vendim tė KRT nr.110, datė 27.03.2003 dhe hipotekuar nė dhjetor 2007. Drejtuesit e kėsaj firme thonė se problemet u kanė nisur njė muaj e gjysėm mė pėrpara, kur njė firmė fantazėm nisi tė gėrmonte nė sheshin ngjitur me pallatin 10-katėsh. "Firma ndėrtuese ėshtė futur brenda kufirit tė pronės sonė, duke zhdukur kufinjtė e pronėsisė. Madje ata janė futur me forcė nė orėn 1 tė natės, kanė larguar me karrotrec tė gjitha makinat e pallatit qė kanė qenė tė parkuara dhe kanė nisur punimet, - shpjegojnė drejtuesit e "Devi 2001". - Aktualisht distanca midis pallatit tonė dhe gropės ėshtė 5 metra, kur duhet tė jetė 12-13 metra. Na kanė bllokuar hyrjen pėr nė garazhe si dhe dyqanet qė janė nė pjesėn e pasme tė pallatit. Nuk ka hapsirė as pėr tė kaluar zjarrėfikėsja apo ambulanca nė raste urgjente, dhe po nė pjesėn e pasme ndodhet edhe kabina elektrike e pallatit"- shpjegojnė ata. Po sipas tyre, ata i kanė dėrguar letėr Policisė Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndėrtimor qė tė verifikojnė situatėn, por ende nuk kanė marrė njė pėrgjigje zyrtare. "Firma, jo vetėm qė nuk ka respektuar lejen e dhėnė nga bashkia, por duhet penalizuar edhe sepse nuk ka njė tabelė qė tė tregojė se kush po i kryen punimet", - shpjegojnė drejtuesit e "Devi 2001", tė cilėt pohojnė se kanė mėsuar se trualli ėshtė nė pronėsi tė ish kryetarit tė Vorės, Shefki Karamuēa, ndėrsa firma i pėrket presidentit tė "Dinamos", Besnik Sula. Ata kėrkojnė qė bashkia e Tiranės tė marrė masat dhe tė shmangė njė tragjedi, pasi nėse godina do tė vazhdojė tė ngrihet, pallati 10-katėsh, pėr tė cilėn po kjo bashki ka dhėnė leje ndėrtimi, rrezikon tė shembet.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt