Kjo pamja ska lidhje fare me projektin qe do realizohet, kjo eshte thjesht projekt ideja qe dhane francezet para disa vitesh, ndersa projekti i vertete eshte miratuar vetem pak muaj me pare.
Kjo pamja ska lidhje fare me projektin qe do realizohet, kjo eshte thjesht projekt ideja qe dhane francezet para disa vitesh, ndersa projekti i vertete eshte miratuar vetem pak muaj me pare.
Tirana eshte nje qytet ne shkaterrim, pavaresisht se krijohet ideja se atje po ndertohet!
Pse?
- atje punohet pa nje Plan Urbanistik te pergjithshem por me plane pjesore;
- atje nuk respektohet asnje kriter minimal i rregullave te urbanistikes, sepse atje cdo plan i bindet vetem deshires se X individi apo nje Y grupi, qe nuk ndalen para asgjeje per te rrenuar cdo vlere e cdo trashegimi kulturore te Tiranes;
- atje nuk zbatohet asnje kriter minimal per shfrytezimin e tokes, por ajo perdoret si nje objekt me te cilin gjithkush mund te beje cfare do;
- atje nuk ka nje respekt per te shkuaren dhe te ardhmen e qytetit dhe makuteria po e kthen ate ne nje Bombei ose me sakte ne nje bombe te pergjithshme;
- atje askush nuk mendon se si do te behet furnizimi me uje, furnizimi me energji, mbrojtja kunder zjarrit dhe termeteve, mbrojtja e mjedisit, etj;
- atje thuajse te gjithe arkitektet, urbanistet, ekologet, biologet, jane kthyer ne sherbetore te grupeve qe kontrollojne biznesin e ndertimit dhe ja pershtatin gjithcka deshires se tyre;
Pervec disa vendeve afrikane, aziatike dhe ameriko-latine, ne asnje vend tjeter nuk ka nje katastrofe te tille!
Masakra me e kendeshme e kryetarit Edi qe mund t'i beje qendres "monument kulture te Tiranes", jane ato qiellgervishtesa te shemtuar, qe nuk mund te pershtaten kurrsesi me arkitekturen e godinave, maksimumi deri ne 4 kate te qendres. Godina te tilla ka edhe bulevardi, i ndertuar nga italianet para luftes se dyte boterore, qe per mua eshte nje kryeveper, dhe mund ta quajme modern edhe sot. Por as bulevardi nuk i ka shpetuar dot masakres! "Kullat binjake" kane perdhunuar ne menyre mizore pamjen madheshtore te ketij bulevardi qe mbreteron ne mes te kryeqytetit.
Dikush duhet ta ndale bishen Rama, pasi Maks Velo kur e pa qe nuk ia dilte u be tutor dhe mbrojtes i kesaj bishe. Vete Maksi po merr pjese ne nguljen e thikave ne qender te Tiranes.
Jam plotesisht dakort me ty. Prishjes duhet ti nenshtrohen gradualisht te gjitha pallatet dhe objektet qe dalin jashte rregullave urbanistike, jo vetem pallatet garnizono-komuniste por edhe ato pallate te reja qe kane mbire si kerpudhat pas shiut dhe qe jane nje himitim i poshter i ketyre pallateve garnizono-komuniste qe thua ti. Tirana duhet ti nenshtrohet ne nje te ardhme te afert apo te largte, nje ndryshimi rreptesisht te disiplinuar urbanistik. Eshte e turpshme per ne te kemi nje arkitekture te ngjashme me vende si ish republikat sovjetike me -stan ne fund apo si vendet afrikane.
Plani rregullues i Tiranes eshte ne perfundim: Cfare mendoni per kete???
Ja faqja e bashkise ku diskutohet plani:
http://www.tirana.gov.al/?cid=1,37
"Tirana po shkatėrron simbolet e arkitekturės"
» 24/10/2008 - 12:03
Oliverta Lila
Zhvillimin urban tė Tiranės e sheh si njė kėrcėnim ndaj arkitekturės sė shkuar.
Sipas arkitektit italian, Claudio D'Amato Guerrieri, pedagog nė Universitetin e Barit, kryeqyteti shqiptar rrezikon tė humbė identitetin historik. I referohet ndėrtimeve tė shumta tė reja, por edhe projektit pėr rregullimin e qendrės. Sipas tij, arkitektura dhe struktura monumentale e stilit italian nė Tiranė, ndėrtuar nė vitet '30, ėshtė njė pasuri qė nuk u pėrket vetėm shqiptarėve dhe duhet ruajtur. Profesor D'Amato Guerrieri, i ftuar nė kuadėr tė edicionit tė tetė tė Javės sė Gjuhės Italiane nė Botė, njėkohėsisht edhe koordinatori italian i projektit "Metodologjitė dhe teknologjitė e reja mbi faktimin dhe restaurimin e trashėgimisė monumentale moderne tė Tiranės", nėnshkruar me Institutin tonė tė Monumenteve pėr periudhėn deri nė vitin 2010, e sheh me shqetėsim tė ardhmen e kėtij qyteti.
Ju e keni vizituar disa herė Tiranėn. Si do ta pėrkufizonit nė pikėpamje arkitekturore atė qė po ndodh sot nė kryeqytetin shqiptar?
Sheshi (piaca) italian ka treguar lidhjet e shumta qė janė mes Shqipėrisė dhe Italisė, nė veēanti mes Romės dhe Tiranės. Nė vitet '30 ndėrtohet Tirana e re dhe e madhe. Modelet qė arkitektėt italianė sollėn nė Shqipėri, edhe pse kanė qenė tė lidhura me stilin e vendit nga vinin, janė interpretime origjinale tė pėrshtatura pėr Tiranėn. Kjo ėshtė e dukshme. Kompleksi monumental me sheshin "Skėnderbej" nuk ka njė tė ngjashėm nė Itali. Ėshtė njė ndėrhyrje e mrekullueshme. Sot, ky sistem monumental organik, qė pėr mua nuk i pėrket vetėm Tiranės apo Shqipėrisė, por gjithė njerėzimit, nuk mund tė lejohet qė tė shpėrbėhet dhunshėm. Nėse kryetari i Bashkisė kėrkon dhe sjell arkitektė modernistė, ka shumė hapėsira ku mund tė shprehin idetė e tyre, por jo nė Tiranė. Kjo do tė thotė tė shkatėrrosh njė simbol tė identitetit tė kėtij qyteti. Urbanizimi aktual i Tiranės dhe mėnyra se si ky qytet interpretohet, bie nė kundėrshtim me linjėn e zhvillimit historik tė tij. Pėr mua ky qėllim ėshtė i pakuptueshėm dhe mund ta shpjegoj vetėm me arsye ideologjike. Tė harrojmė tė shkuarėn. Por ajo nuk i pėrket personave tė veēantė. Bėhet fjalė pėr njė sistem monumental me bukuri tė jashtėzakonshme qė duhet restauruar dhe trashėguar.
Nė gjykimin e njė arkitekti, a mund tė gjejė shpjegim gjithė kjo tendencė drejt ndėrtimeve tė reja masive?
Unė mendoj se ėshtė e qartė qė pas shumė viteve komunizėm tė ketė dėshirė dhe tendencė tė ndiqet ritmi. Kalimi nga njė regjim nė tjetrin e bėn tė kuptueshme. Por tashmė kanė kaluar 18 vjet nga rėnia e komunizmit. Shqipėria pėrjeton njė sistem demokratik nė zhvillim. Sipas mendimit tim, ėshtė koha qė tė kthehen e tė reflektojnė mbi tė shkuarėn. Nė fillim tė viteve '90 disa gjėra ishin tė justifikuara, siē ka ndodhur pėr shembull me shembjen e simboleve tė pushtetit tė mėparshėm. Por sot ėshtė koha tė bėhen hesapet me veten. Nė kėtė pikė duhet pasur shumė kujdes. Tė flasėsh pėr shndėrrime tė Tiranės, ėshtė njėsoj sikur tė thuash hajde tė ndėrtojmė objekte moderne nė Berat. Do ta pranonte njeri kėtė? Duhet punuar edhe me politika tė qarta qė format e reja tė vendosen nė pjesėt periferike, nė hapėsirat e lira, pa prishur dėshmitė e sė shkuarės.
Ndėrsa flasim pėr arkitekturė tė viteve tė shkuara, ju jeni koordinator i projektit pėr restaurimin e disa godinave tė stilit italian nė Tiranė siē ishin Pallati i Brigadave, ish-Hotel 'Dajti', Kryeministria...A po vijon ky projekt?
Ky projekt u prezantua vjet nga Ministria e Punėve tė Jashtme, ku u nėnshkrua edhe njė bashkėpunim me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, tė prezantuar nga Lorenc Bejko. Unė jam pjesė e komisionit qė ka punuar pėr restaurimin e Hotel "Dajtit". Rezultatet janė ende tė papėrfunduara dhe faza e studimit vazhdon ende. Por realizimi i kėtij projekti ka lidhje me predispozitėn e politikės si dhe me financimet. Aktualisht ne nuk e kemi tė qartė se cili ėshtė qėllimi i qeverisė, por ne po vazhdojmė studimin. Kur tė na thėrrasin, do tė fillojmė tė punojmė.
A ėshtė pėrvijuar pak a shumė fytyra e re e kėtyre godinave dhe si do tė jenė tė pėrshtatura ato nė kushtet e rijetėzimit tė tyre?
Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr nacionalizmin e viteve '30. Janė arkitektura shumė tė bukura dhe nė avangardė tė kohės sė tyre. Ne i ke i studiuar tė gjitha dhe mund tė procedojmė me restaurimin. Por si tė gjitha arkitekturat qė janė ndėrtuar nė tė shkuarėn, kur duhet qė t'u japėsh funksione tė reja, ėshtė e nevojshme tė bėhen ndryshime. Kėtu lind vėshtirėsia e ruajtjes sė strukturės monumentale, e njėkohėsisht edhe e pėrshtatjes. Hotel "Dajti" ėshtė njė nga kėto arkitekturat e bukura. Por nė kohėn kur ėshtė ndėrtuar, nė vitet '40 nuk ka pasur ajėr tė kondicionuar. Nėse sot do tė vendoset qė kjo godinė tė pėrdoret si Ministri e Jashtme apo pėr ndonjė destinacion tjetėr nė kuadrin e institucioneve publike, ky problem duhet zgjidhur. Pėr mė tepėr, nė kėto ndėrhyrje, kėto objekte nuk duhen konsideruar nė vetvete e tė veēuara nga gjithė sistemi monumental. Tashmė ne kemi parė kulla qė vendosen nė gjatėsinė e bulevardit prej sheshit "Skėnderbej" nė drejtim tė Korpusit. Ato e prishin pamjen vizive. Nėse do tė vazhdohet me tė tilla godina qė krijojnė kontrast tė dukshėm, atėherė gjithēka do tė shkatėrrohet.
A ka njė konfuzion sot nė atė qė quhet moderne nė arkitekturė?
Moderne nuk ėshtė gjithēka qė mund tė jetė prej xhami, ashtu si shohim shumicėn e godinave tė reja. Arkitektura moderne mund tė bėhet edhe me gurė. Unė kam ekspozuar forma tė tilla nė Bienalen e Venecias tė dy vjetėve mė parė. Gjithēka varet se si pėrdoren kėto materiale.
Nė kėtė "konkurrim" tė tradicionales e modernes, shihen edhe forma tė riprodhimit. Tė tilla janė njė mori kėshtjellash nė periferi tė Tiranės. Ēfarė do tė thotė kjo prirje?
Kjo ndodh pak a shumė nė periferitė e tė gjitha qyteteve tė botės. Riprodhimi ėshtė i pranishėm, por edhe problematik kur nė tė mungon arkitekti apo tekniku. Megjithatė, unė mendoj se e ardhmja e qyteteve nuk duhet tė jetė vetėm nė duart e kėtyre dy tė fundit, por edhe nė masėn e gjerė tė popullit. Ndėrsa ata qė janė nė drejtimin e institucioneve duhet tė kenė aftėsinė pėr tė dėgjuar se ēfarė mendojnė qytetarėt. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
Gazeta Shqiptare
S eshte edhe aq keq jo.Ndoshta me hipnotizon shqiponja 2 krenare ne ate foto dhe nuk e shoh dot masakren![]()
Krijoni Kontakt