Po jo o Qyfyre, ajo qe thu ti ska mundsi se sa te ikin robt nga Tirana neper kto "zonat e qeta" edhe ato do bohen me keq se Tirana. Se merr vesh ti se ato zona prandaj jane te qeta se ska njerez??
Le i her qe mileti edhe kur te jen ke zonat e qeta prape do dun me ardh ne Tirane per shopping, e per me marr vesh ca bohet. Imagjino masanej trafiku i autostrades![]()
urbanistika e tiranes mendoj se dorregullohej po te ms ishte kaq ndotje dhe kaq aerr partamentet me njeri tjetrin
Keqpėrdorimi i pushtetit
Bledi KASMI
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės kaloi nė heshtje zjarrin e rėnė katėr ditė mė parė nė njė nga pallatet shumėkatėshe, tė ndėrtuara pranė qendrės sė Tiranės me bekimin e tij. Si zakonisht, kur bėhet fjalė pėr ndonjė ēėshtje qė ka njė problematikė tė theksuar tė kryetarit tė Bashkisė, Rama rrėshqet dhe shfaqet para mediave si kryetar i PS-sė dhe anasjelltas, kur kryetari i PS-sė ka njė ngėrē tė shoqėruar me kosto politike i ikėn kwtij posti dhe merr pozitat e kryetarit tė Bashkisė. Kėshtu, ditėn e zgjedhjeve lokale nė Kashar, Rama u shfaq para ekraneve si kryetar i Bashkisė, duke inauguruar njė rrugicė dhe duke u bėrė thirrje banorėve tė kėsaj zone tė "largonin Berishėn". Ndėrsa, kur zgjedhėsit votuan kandidatin e Berishės, ai harroi tė pėrgjigjej pėr kėtė si kryetar i PS-sė, por u shfaq si kryetar Bashkie, duke inauguruar aneksin e njė shkolle nė periferi tė Tiranės.
Ėshtė njė taktikė qė Rama e pėrdor shpesh pėr t'i shpėtuar pėrgjegjėsive dhe dėshtimeve tė tij qė shfaqen herė nė formėn e kryebashkiakut dhe herė nė formėn e kryetarit tė PS-sė, duke alternuar postet me njėri tjetrin dhe duke u thėnė qytetarėve tė kėtij vendi se Rama, kryetar i PS-sė nuk ka lidhje me Ramėn, kryetar Bashkie dhe anasjelltas, kur dėshton kryebashkiaku Rama nuk e njeh kėtė njeri, sepse ai ėshtė kryetar i PS-sė dhe jo i Bashkisė. Ėshtė njė ēėshtje e dyzimit tė personalitetit tė kėtij njeriu, i cili po kėrkon ta transferojė kėtė dyzim edhe tek mbėshtetėsit e tij, duke fshehur dėshtimet e njėpasnjėshme tė tij si kryebashkiak dhe si kryetar i PS-sė.
Zjarri i rėnė nė qendėr tė Tiranės ėshtė njė paralajmėrim i keq pėr atė qė mund tė ndodhė nė njė tė ardhme tė afėrt nga lukunia e ndėrtimeve pa kriter, tė dhėnė nga kryebashkiaku dhe nuk mund tė kalohet nė heshtje. Kryetari i Bashkisė nxori zėvendėsin e tij pėr tė hequr ēdo pėrgjegjėsi nga vetja, nė lidhje me mosrespektimin e distancave ndėrmjet pallateve dhe duke e kaluar pėrgjegjėsinė, sipas tij, tek zjarrfikėset. Sipas tij, qenkan zjarrfikėset pėrgjegjėse, pasi ato kanė dhėnė pėr miratim ndėrtimin e pallateve tė tilla. Po ligjin, qė e thotė qartė dhe prerė se cilat duhet tė jenė distancat mes pallateve, kush e ka shkelur atė, Rama apo zjarrfikėset, cili wshtw institucioni vendimmarres?
Njė alibi e tillė nuk mund tė justifikojė nė asnjė rast ndonjė tragjedi njerėzore, qė urojmė tė mos ndodhė. Pėrndryshe, kuptohet qė Rama e ka tė sigurtė edhe alibinė e shpėtimit, ndaj ai vazhdon tė abuzojė me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Ajo ėshtė e frikshme pėr vetė faktin se, ai kėrkon t'i bėjė njerėzit e kėtij vendi tė besojnė se, nesėr apo pasnesėr nėse do tė ndodhė ndonjė incident i tillė, faji nuk ėshtė i titullarit tė institucionit, por ėshtė kolektiv. Kjo sepse edhe vetė KRRT-ja nuk ėshtė njė institucion prej njė njeriu, po kėshtu na dilkan edhe zjarrfikėset pėrgjegjėse, po kėshtu ėshtė edhe Policia Ndėrtimore pėrgjegjėse, etj. Pra, Rama kėrkon ta nxjerrė veten tėrėsisht tė papėrgjegjshėm, ashtu si edhe nga absurdi i betonimit tė kryeqytetit.
Sa nuk ėshtė vonė, duhet reaguar institucionalisht pėr tė shpėtuar atė ēfarė mund tė shpėtohet, si dhe pėr tė gjetur zgjidhje se si mund t'i imponohet kryetarit tė Bashkisė tė respektojė ligjin nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Tirana ka qindra dhe mijėra pallate qė janė ngritur mbi supet e njėri-tjetrit, duke rrezikuar herė- herės edhe fundosjen e ndonjėrit prej tyre, si pasojė e mosrespektimit tė rregullave tė ndėrtimit. Tirana, sipas specialistėve, pėrfshihet nė njė zonė e cila ka njė probabilitet tė lartė qė tė pėrfshihet nga lėkundjet sizmike jo fort tė lehta, ndaj duhet menduar qė tė parandalohet e keqja dhe jo tė dėgjojmė alibitė e kryebashkiakut, se nė rast se ndodh, fajtorė do tė jemi tė gjithė.
Duke dėgjuar mė vėmendje deklaratėn e nėnkryetarit tė Bashkisė, tė binte nė sy anatemimi ndaj firmės sė ndėrtimit, e cila kishte ndėrtuar pallatin qė u pėrfshi nga flakėt. Kjo nxjerr nė pah njė tjetėr problem. Prej afro njė viti mbikqyrėsi i punimeve tė ndėrtimeve, qė ėshtė Inspektoriati i Ndėrtimit, ka kaluar nė kuadėr tė decentralizmit, nė varėsi tė pushtetit lokal. Pra, Bashkia e Tiranės nuk ka se kujt t'i qahet pėr mosrespektimin e lejes sė ndėrtimit, sepse ka nė dorė edhe arrėn, edhe shkopin.
Ajo qė po vihet re, jo vetėm nė Bashkinė e Tiranės, ėshtė njė keqpėrdorim i kėtij pushteti tė dhėnė nė favor tė pushtetit lokal. Rama prej vitesh kėrkonte tė kishte nėn varėsi Policinė Ndėrtimore. Kėta pushtetarė lokalė, duke pasur si lejet e ndėrtimit nė dorė ashtu edhe Policinė Ndėrtimore, kanė nisur abuzimin me kėto tė drejta, duke e pėrdorur Policinė Ndėrtimore nė funksion tė ndėrtimeve qė nuk respektojnė kriteret ligjore. Po humbet kontrolluesi dhe ndėshkuesi i babėzisė sė njė pjese tė pushtetarėve lokalė, pėr tė ndėrhyrė atje ku shkelet ligji me ndėrtime dhe ky ėshtė njė problem jo i vogėl dhe tregues i keqpėrdorimit tė pushtetit tė deleguar, nga qėndrori tek lokali. Policitė ndėrtimore po shndėrrohen thjesht nė subjekte qė varen jo nga ligji, por nga uria e disa krerėve lokalė pėr leje ndėrtimi dhe po kthehen nė njė instrument qė po legalizon abuzimin me lejet e ndėrtimit.
Tirana, pfff nje hale e madhe njerezore me kryetare qe duan ta bejne superhale!
Qytetet e mėdha kėshtu janė gjithmonė. Nuk ka faj asnjeri pėr rrėmujėn, trafikun, pisllikun (ktu nuk perfshi malet me plera qe mbetėn me muaj tė tėrė nėpėr rrugė) etj. Ėshtė thjesht popullsia shumė e dendur.
Dhe New York-u ėshtė shumė mė i pisėt, shumė mė i zhurmshėm, i parregulluar, i vjetruar, rrėmujė, me rrugė skandaloze etj etj. nė krahasim me vende tė tjera nė Amerikė.
Ama bashkia duhet tė zbatojė ligje e tė rregulloj ato gjėra ku ka mundsi. Tė dėnojė ato firma qė ndertojnė pallate jashtė rregullave teknike. Tu japė kontrata atyre qė e meritojnė. Mos ndertojė banka e pallate nėpėr parqe siē po hidhet ideja e re tani pėr liqenin. Tė organizojė mbledhjen e plerave sa mė mirė. Tė dėgjojė hallet e popullit e shumė gjėra tė tjera. Kėto qytetarėt e Tiranės duhet ti kėrkojnė me ēdo kusht, se qyteti ėsht i tyre jo i bashkisė. Rama ikėn nesėr ku tė dojė, shkon nė Paris, po tiransit do jenė aty akoma dhe do u duhet tė jetojnė ms ēdo budallik qė u lė Rama.
Pėr ajrin e pėrditshėm*
Deri nė prag tė viteve `90, Tirana ende klasifikohej si qytet i hijshėm europian, me blloqe ndėrtimi tė paqme e katror (ish blloku), me lagje, me vila elitare karakteristike (rreth RTVSH), me pallate tė ulėta e tė ujdisura me intuitėn e arkitektėve gjeometėr tė asaj kohe (shallvaret, pallatet agimi),
Nga Prof.asc. Sazan Guri
Diel, 10 Gusht 2008 08:37:00
Deri nė prag tė viteve `90, Tirana ende klasifikohej si qytet i hijshėm europian, me blloqe ndėrtimi tė paqme e katror (ish blloku), me lagje, me vila elitare karakteristike (rreth RTVSH), me pallate tė ulėta e tė ujdisura me intuitėn e arkitektėve gjeometėr tė asaj kohe (shallvaret, pallatet agimi), me lagje me shtėpi tipike Tiranase (kodra e kuqe) deri nė lagje vakėf me shtėpi me qerpiē (varri i Bomit), me rrugė qė nuk dalin dot boje qysh pėr 200 vjet e mė tepėr (bulevardi madh), por mbi tė gjitha Tirana dominohej nga njė gjelbėrim i krahasueshėm me Berlinin, ku ēdo Tiranasi, sikundėr dhe njė Berlinezi i binte pėr hise tė kishte 15m2 blerim, dhe nėse do tė pėrfshihesh dhe kurora e gjelbėr e saj (vargu Selitė, Farkė, Dajt), Tirana mbetej model i bashkėjetesės njeri-natyrė.
Sot kemi mbi 6-7 vjet, qė ēdo tiranas thith zyrtarisht 73 kg pluhur nė vit ose gjysmė bardhaku pluhur nė ditė. Ende marrim ujė me racion (nė atė masė sa tė tjerėt nė vende tė tjera rrėkėllejnė birra), jemi pėrbri faktit tė OBSH, qė kemi 4000 raste shtesė nė vit tė kancereve, rrugė si Komuna e Parisit me dendėsi popullsie prej 1500 banorė/ha (Honkongu me 140 banorė merret pėr shembull negativ) etj. Pikėrisht afėr kėsaj rruge sot flitet pėr njė qendėr tė dytė pėr Tiranėn.
Cili qytet nė Evropė ka dy qendra me Down Town-e? Madje, ka qytete si Berlini, Parisi, Praga, Budapesti e pothuajse tė gjitha qytetet e Evropės me jetėgjatėsi sa Tirana, qė nuk kanė lejuar as dhe njė qendėr down town-i pėr hir tė konstitucionit arkitekturor tė qytetit tė vendosur nga intuita popull nė kohėra historike. Ndėrkohė qė, Tirana ka me dhjetėra lagje, ku keqas bashkėjetojnė kullat 13 katėshe me vilat trekatėshe.
Sa pėr dijeni pėr qytetarėt, ajri, sot nė Tiranė hyn nga veriperėndimi, freskohet nė liqenin e madh dhe nė kodrat pėrreth dhe cirkon pėr tė dalė po nga ajo anė, por tashmė duke freskuar qytetin. Megjithėse, pėr atė, qė nuk di ku shkon nuk ka rėndėsi drejtimi i erės. Qė tė bindeni pyesni tiranasit e vjetėr, se si gjysma e bulevardit tė madh nga treni deri tek sheshi “Skėnderbe” ka temperaturė tjetėr se ajo nga sheshi deri tek Korpusi. Po nesėr, nėse do tė kemi edhe 16 ngrehina nga 16 deri nė 33 kate tek liqeni? Ē`do tė bėhet me kondicionerin natyral tonin? Mund tė sajohen dhe tė blihen kondicionerė, qė tė freskojnė shtėpitė tuaja, por pėr ajrin jashtė, ku kėta kondicionerė do tė derdhin mė shumė nxehtėsi, kurrė nuk do tė gjenden mjete sado tė sofistikuara qofshin pėr ta freskuar atė.
Nė projektin nė fjalė zona e kompleksit tė pishinave quhet e degraduar; zona e Kopėshtit Botanik cilėsohet si zonė nėn mungesėn e njė mirėmbajtje nė vite (pavarėsisht nga ngazėllimi qė ajo iu sjell ēifteve pėrgjatė ditės sė dasmave, si i vetmi vend parajsė pėr atė ditė parajsė). Pėr Kompleksin Dinamo, me qenė se nuk gjejnė dot fjalė tė mbrapshta, thonė se do ta marrin pronarėt. (a thua se ky shtet po respekton pronarėt?!). Aty mėson, se garda do tė spostohet dhe sė bashku me tė edhe ca dhjetėra hektarė pyll i sotėm. Me qenė se, zona ėshtė e ndjeshme dhe investimi ėshtė pothuajse i nivelit strategjik do tė pyesnim: E kemi studimin mjedisor? Po atė tė vlerėsimit strategjik mjedisor? Po studimin e leverdishmėrisė ekonomike, pėr tė vlerėsuar realisht, nėse ia vlen tė shembet kjo zonė apo tė rimėkėmbet ajo?
Tirana i ka pasur mundėsitė pėr tė zhvilluar realisht qendra tė reja, si nė qytezat pėrkatėse, Kombinat, Laprakė, Kinostudio, Kamėz, ndoshta dhe pėr tė zhvilluar qytete tė reja si “Tirana e re”, sikundėr Beogradi i ri, nė zonat Sauk, Bathore, Paskuqan, Autostradė. Por jo. Na duhet njė emėr i madh (qendėr).
Nė kėtė “qendėr urbane”, me rreth 25 hektarė do tė ndėrtohen rreth 400,000m2 sipėrfaqe banimi, ku do tė vijnė tė jetojnė tė kurthuar rreth 4000 familje ose 16,000 banor, tė ndjekur nga 6-7000 makina. Pra, nė vend se kjo zonė, pėrfshirė pjesė tė parkut pyll artificial, gjithė kopshtin botanik, kompleksin e gjelbėruar e sportiv Dinamo, etj., tė ripėrtėrihej nė identitetin e saj pėr 1500 banorėt/ha tė lagjes pranė, si Komuna e Parisit, zihet edhe mė, pikėrisht me 800 banor/ha, duke e bėrė kėtė lagje tė rrethuar nga betone gri, nga tarraca me depozita uji gri, nga pallate me saēe gri, dhe duke e dėnuar pėrjetėsisht kėtė lagje me mesataren mė tė lartė nė botė pėr banorė pėr hektarė, pėrpos njė jetesė pa gjelbėrim, pa sheshe shplodhjeje, me probleme parkimi, me kabllo telefoni e vizioni tebdil hava (sepse dihet qė nė Shqipėri njė kokėrr mollė fut mbreti nė gurmaz, sejmenėt shkulin pemėn nga pas).
Po mirė mund tė thotė dikush. Ēfarė u bė nėse vijnė 16 grataēielat? Bėhet shumė! Dihet se ēdo person thith 8,000-10,000cm3 ajėr me oksigjen, mundėsisht me ozon pėr 24 orė. Mirėpo, ajri pėr hektarė ėshtė pothuajse sasi konstante, qė do tė thotė se ky oksigjen nė vend qė tė pėrpjesėtohet pėr maksimum 100 njerėz/hektarė do tė shkojė pėr 1500 tė tillė/ha, pra mua si qytetar mė ėshtė sekuestruar lėnda e parė bazė pėr tė jetuar O2 ose O3.
Shto kėtu fshirjen e zonave tė gjelbra, (oksigjen mė pak e CO2 mė tepėr), shto kėtu tarracat pa ēati (estetikė vrastare, rrezatim mė i lartė, temperaturė me e lartė), shto kėtu zhdukjen e pasqyrave ujore (lagėshti mė pak), shto kėtu betonizimin (freski mė pak) e kurorės sė gjelbėr (Selitė, Farkė, Dajt). Atėherė llogaritet qė tė ndjejmė temperaturėn mbi 10 gradė mė tepėr, qė nuk ėshtė pak mbi njė maksimum tė mundshėm (mesatarisht 360-380) tė saj gjatė stinės sė beharit.
Por edhe Tirana, nėse lejohet kjo “qendėr” dėnohet, sepse do tė hapet sipari pėr 21 qendra tė tjera ekzistuese sportive nė Tiranė. Detyra nuk ėshtė thjesht luks qytetar drejt njė jetė mė tė mirė, nuk kėrkon as veprim tė ēastit, por njė trimėri shkencore e pėrgjegjėsi tė matur qytetare. Pėr ajrin e pėrditshėm.
Z. Kryetar i Bashkisė, 2000 tė rinj tė Tiranės…
Gazeta Panorama
Vendosur: 09/08/2008 - 10:32
Romeo Hanxhari
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisė! Ndoshta nuk ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm “politik” pėr t’ju shkruar publikisht pėr njė temė qė ka tė bėjė me politikat tuaja urbane. …Por nė fund tė fundit, kur mund tė jetė njė i tillė?! Ndoshta asnjėherė. Prandaj, meqė unė ju njoh si Kryetar tė Bashkisė sime, pikėrisht nė kėtė cilėsi do tė doja ta lexonit kėtė letėr. I vetmi qėllim imi ėshtė tė loboj publikisht me ju pėr njė ide tė 2.000 tė rinjve, tė cilėt me njė projekt konkret kanė depozituar firmat pranė administratės suaj rreth 6 javė mė parė.I nderuar Kryetar, sot nė botė po flitet (dhe po veprohet) se si ta ulim varėsinė tonė nga nafta, sot po flitet (dhe po veprohet) se si tė kemi qytete tė shėndetshėm, flitet (e veprohet) nė fund tė fundit se si tė kemi qytet pėr qytetarėt. Kjo e fundit do tė thotė pikėrisht qė tė kemi njė qytet me dimensione njerėzore, ku njerėzit tė ndihen pjesė dhe jo tepricė, tė ndihen qendėr dhe jo periferi, zgjidhje dhe jo problem. Njė qytet pra, ku njerėzit tė jetojnė harmonikisht me elementėt e tjerė urbanė, ose mė mirė, ku elementėt e tjerė urbanė tė krijohen harmonikisht me njerėzit. …Sepse mė nė fund tė gjithė po kujtohemi se ēfarė ka ndodhur nė origjinė tė “qytetit”: pra qė pikėrisht “njerėzit” e kanė krijuar “qytetin”, dhe absolutisht jo e kundėrta, dhe pėr rrjedhim ėshtė qyteti qė duhet t’u adoptohet njerėzve tė vet dhe absolutisht jo e kundėrta.
Marr me mend qė ju kėto i dini, marr me mend edhe qė ndoshta ju do tė donit qė tė ishte kėshtu. Pėr qytetin tonė, flas. Veēse, i nderuar z. Kryetar, vėshtirė se realiteti nė Tiranė i pėrgjigjet kėtij vizioni, tė paktėn pėr problemin qė po ju ngre unė, nė emėr tė atyre 2.000 tė rinjve qė kanė iniciuar me firmat e tyre kėtė ide. …Dhe, do isha vetėm pjesėrisht dakord me ju nėse do thoshit se “kemi prioritete tė tjera”. Kjo sepse, ju siguroj qė pėr tė zbatuar projektin qė kėrkojnė kėta tė rinj, nuk ėshtė e nevojshme tė anashkaloni prioritetet e tjera. I keni (dhe i keni patur deri tani) tė gjitha mundėsitė qė njėkohėsisht duke zgjidhur prioritetet e tjera, tė zgjidhni paralelisht dhe nė mėnyrė fare tė thjeshtė e pa kosto edhe kėtė. Ēfarė po kėrkojnė ata tė rinj? Ata po kėrkojnė qė tė kenė korsi tė ngushta biēikletash nė disa rrugė tė Tiranės, duke filluar sė pari me rrugėt buzė Lanės. Konkretisht pėr rrugėt e reja. Para 5 javėsh ju pėruruat punimet e rrugės buzė Lanės tek Materniteti i Ri …dhe aty as kishte fare asnjė lloj projekti pėr korsi biēikletash. Para 4 javėsh ju inspektuat punimet nė unazėn e vogėl te 9-katėshet …dhe as aty nuk kishte asnjė korsi pėr biēikleta. Pra, z. Kryetar, nė tė vjetrat jo e jo, por edhe nė asnjė rrugė qė po bėni tė re, ju si Bashki pėr fat tė keq nuk po planifikoni asnjė korsi biēikletash. Dhe do mjaftonte jo mė shumė sesa 1 metėr gjerėsi qė ju mund t’ia merrnit rrugės apo trotuarit, dhe nė kėtė mėnyrė do ta kishit renditur Tiranėn nė qytetet bashkėkohore. Po, bashkėkohore. Sepse, z. Kryetar, Tiranėn nuk e bėjnė “moderne” as asfalti i ri i rrugėve tė makinave dhe as pallatet e larta. Fatkeqėsisht jo. Rrugėt pėr makina qytetet e tjera i kanė bėrė me kohė e me vakt, ndėrsa tani ato qytete po u kthehen tė bėjnė rrugėt pėr kėmbėsorėt apo pėr biēiklistėt. Tirana ka shansin qė tė dyja kėto tendenca t’i bėjė nė tė njėjtėn kohė. Pra, jo thjesht “hapėsirat pėr makinat e qytetarėve”, por sidomos “hapėsirat pėr qytetarėt pa makina”, ky ėshtė moderniteti i qytetit sot: t’u afrohet njerėzve dhe jo makinave.
Pėr t’u kthyer tek tema jonė, nėse do tė thoshit se ju keni pėruruar para disa javėve unazėn e vogėl te Banka, ku u tha se “pėr herė tė parė nė kėtė qytet ka edhe korsi pėr biēikleta”, mė vjen keq t’ju them me plot gojėn qė juve ju kanė gėnjyer z. Kryetar. Dikush ėshtė kujtuar ndonjė ditė para inaugurimit tė rrugės qė tė vizatojė njė biēikletė mbi rrugė dhe t’jua quajė “korsi biēikletash”, por ajo ėshtė vetėm publicitet, asgjė mė shumė. Sepse, ekspertėt tuaj ishte dashur ta dinė, dhe unė po jua them juve nėse nuk e dini: nuk mund tė kenė tė njėjtėn korsi edhe “autobusi” edhe “biēikleta”, sepse autobusi nė korsinė e vet duhet tė ecė shpejt dhe pa pengesa, pa u kujdesur se mos vė pėrposhtė ndonjė biēiklist tė gjorė, ndėrsa biēiklisti (fėmijė, grua, apo i moshuar) i gjorė nė korsinė e vet duhet tė ecė i qetė dhe i sigurt, pa qenė nevoja ta mbajė kokėn prapa se mos e vė pėrposhtė ndonjė autobus. Kjo ėshtė e thjeshtė. Ju siguroj se nė asnjė qytet tė botės nuk do tė gjeni njė “gjetje” tė tillė tė ēuditshme tė ekspertėve. Dhe nė atė rrugė qė ju pėruruat kishte mjaftueshėm vend edhe pėr njė korsi tė vogėl biēikletash. Mjaftonte njė vullnet nga lart, dhe mjaftonte qė dikujt nga ekspertėt tuaj t’i shkonte mendja mė parė, ose tė dėgjonte propozimet qė vinin “nga baza”. Prandaj ju them qė ajo qė ekspertėt tuaj kanė bėrė tek unaza e vogėl, nuk ėshtė aspak serioze. Jua them kėtė qė ta dini, dhe mos tė lejoni qė njė gjė e tillė tė pėrsėritet nė ndonjė segment tjetėr rrugor. Tė paktėn pra tė mos pėrsėrisin show-n.
Po cilėn zgjidhje propozojnė ata 2000 tė rinj qė kanė firmosur projekt-idenė qė ju ka ardhur nė Bashki shumė javė mė parė? Ata propozojnė qė tė rezervohet njė hapėsirė nga 1 m pėr ēdo anė, midis trotuarit dhe brezit tė gjelbėr pėrgjatė gjithė aksit tė Lanės. Kjo ndėrhyrje nuk kėrkon investime tė mėdha, por ama i jep Tiranės njė aks tė plotė Lindje-Perėndim pėr pėrdoruesit e biēikletave. Dhe ky projekt mund tė fillojė fare lehtėsisht tek pjesa qė ju po ndėrtoni pikėrisht tani me paratė e taksapaguesve tė Tiranės, pikėrisht buzė Lanės, te Materniteti i ri. Nė takimin qė kėta tė rinj patėn me Komisionin pėr Shėndetin dhe Mjedisin tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė tyre, morėn pėrkrahje entuziaste pėr kėtė iniciativė, dhe morėn premtimin pėr lobim institucional. Edhe nė takimin e tyre me njė bashkėpunėtoren tuaj shumė tė ngushtė nė administratėn e Bashkisė, pėrkrahja me fjalė nuk mungoi. …Veēse, nga e thėna nė tė bėrė qenka nė mes njė harresė e tėrė.
Zoti Kryetar, kėta tė rinj u koordinuan me shumė dėshirė tė mirė nga shkruesi i kėsaj letre dhe nga aktivisti i shquar Ardian Klosi. Idesė tė rinjtė iu bashkuan me entuziazėm, dhe kanė vendosur qė mos ta lėnė kėtė ėndėrr tė tyre tė shkojė nė tė zbrazėt. Kanė krijuar “Rrjetin e tė rinjve pėr qytet me biēikleta” me shumė mė shumė anėtarė se ē’kanė firmosur. Mund tė keni rast shpejt tė shihni se sa shumė janė. Do tė organizojnė ndoshta edhe manifestime nė shtator. Ju pra, keni shansin qė t’i bėni ata qė tani “partnerė”, pra pjesė tė politikave tuaja urbane. Konkretisht duke ndikuar tė modifikohen fare pak projektet teknike tė rrugėve, tė cilat ju po i ndėrtoni aktualisht. Do tė ishte shumė e thjeshtė pėr ju, por do tė fitonit nė sytė e kėtyre tė rinjve …dhe tė qytetit.
Zoti Kryetar, po e mbyll duke ju kujtuar se prej ndoca kohėsh Bashkia ka filluar tė nisė ca emaile automatike pėr tė reklamuar punėn e saj. E, para 1 jave unė mora njė email tė tillė, ku ju personalisht, duke i kthyer pėrgjigje njė qytetari qė ankohej, tregonit se si i merrnit shumė seriozisht tė gjitha rekomandimet e publikut. Ndoshta ėshtė kėshtu. …Por, po rekomandimi i kėtyre 2.000 tė rinjve z. Kryetar, vallė a nuk ėshtė njė rast shumė mė i rėndėsishėm pėr tė treguar se kjo qė ju propagandoni ėshtė reale dhe jo show? A nuk ėshtė rast ideal pėr t’iu pėrgjigjur njėkohėsisht kaq shumė qytetarėve tė qytetit tuaj? Unė mendoj se po. Dhe ata tė rinj nuk propozojnė diēka tė parealizueshme, as nuk ankohen pėr askėnd. Thjesht propozojnė diēka konkrete dhe lehtėsisht tė bėshme. Ėshtė shumė e lehtė qė ju tė bindeni pėr kėtė. Dhe pasi tė bindeni, nuk ėshtė nevoja tė shkruani emaile, …veē ndikoni qė ėndrra e tyre tė fillojė menjėherė tė sendėrzohet.
Me respekt, firma e 2001-tė e projektit pėr njė qytet me biēikleta.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ver : 11-08-2008 mė 16:54 Arsyeja: link
Qendra e Tiranes, ja si do te shnderrohet
Gazeta "Koha Jone"
Luljeta Ndoka, E Merkure, 14 Nentor 2007
Nje hapesire publike e gjelber, vetem me kembesore, pallat modern kulture dhe fasada per t’u pasur zili. Kjo do te jete pamja e sheshit “Skenderbej”, ne te 45 mije katroret qe bejne pjese ne te. Struktura arkitektonike nuk do te preket, godinat ekzistuese po ashtu. Projekti i ri per sheshin “Skenderbej” parashikon ndryshime thelbesore, qe do te perfshijne madje edhe nentoken. Te gjitha keto do te mund te realizohen nga 4 firma, qe do te perzgjidhen ne nje konkurs nderkombetar.
Keshilli i Rregullimit te Territorit (KRRT) vendosi dje qe te miratoje detyren e projektimit per sheshin “Skenderbej”, duke shpallur keshtu te hapur fazen e pare te projektimit. “Gjate mbledhjes se ardhshme, pritet qe te percaktohen kriteret, te cilat do t’u parashtrohen firmave pjesemarrese ne tender. Me vone, ne nje faze te dyte, ato do te paraqesin projektet e tyre, me ane te te cilave do te shnderrojne qendren e Tiranes kur te shpallen fituese”, thane dje anetaret e Keshillit te Rregullimit te Territorit. Kryebashkiaku Rama tha dje se konkursi nderkombetar do te jete i nje niveli shume te larte dhe pritet ta transformoje sheshin “Skenderbej” ne nje model te planifikimit urban, duke u bazuar ne trashegimine e vyer kulturore dhe arkitektonike te ketij sheshi. Nga ana tjeter, sipas Rames, sheshi i ri duhet te perballoje edhe sfidat e kohes dhe nevojat e reja te kryeqytetit
Sa me shume hapesire publike dhe rregull ne qendren e Tiranes. Kjo eshte ideja e gjithe shnderrimit, qe pritet te pesoje sheshi me i madh ne Shqiperi. Nje gje e tille do te mundesohet kryesisht duke e shnderruar sheshin ne qender kembesoresh dhe jo automjetesh. Parkingjet nentokesore do ta bejne te mundshme kthimin e nje metropoli plot zhurme, ne nje te ngjashem me kryeqytetet evropiane. Sipas njerit prej anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, Sokol Behaj, parkingjet mendohet te jene moderne. “Nentoka do te sherbeje jo vetem per parkime, por edhe per qendra tregtare, siperfaqja e te cilave nuk eshte percaktuar ende”, shprehet ai. Behaj sqaron se gjithcka eshte ende ne fazen e propozimeve. Sheshi “Skenderbej” perfshin nje hapesire prej rreth 45 mije m2. Nga keto, 4500 meter katrore jane te zena nga godina publike. Pra, rreth 41 mije meter katrore jane hapesire publike. Nderkohe qe eshte menduar se rreth 4500 metra te tjera do te zihen nga parkingjet nentokesore.
Parkime dhe qendra tregtare te nendheshme
Jo vetem parkime madheshtore, por edhe qendra te reja tregtare, pritet qe te ndertohen ne zemer te Tiranes. Sipas anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, parkimi eshte nje nga problematikat me delikate te kryeqytetit, ndaj eshte menduar te zgjidhet duke mos zene hapesire publike, por te nendheshme. Paraprakisht eshte propozuar qe krahas tyre, te ndertohen edhe qendra te vogla komerciale. Gjithsesi, kriteret e qarta pritet te parashtrohen gjate mbledhjes se ardhshme te KRRT-se per firmat qe do te marrin pjese ne konkursin e nivelit nderkombetare. Vetem 4 prej tyre do te shpallen fituese, ndaj gara pritet qe te jete shume e forte. Firma qe do te paraqese projektin me te mire do te jete nje nder ato fituese, te cilat do te kujtohen per shnderrimin e sheshit “Skenderbej” ne nje shesh te parametrave bashkekohore.
Ndryshimi
Pallati i Kultures, shkalle dhe fasada moderne
Projekti nuk do te jete thjesht mbushje gropash apo shtrim asfalti, por shume me teper. Sipas anetareve te KRRT-se, projekti do te perfshije edhe godinat shteterore qe bejne pjese ne sheshin “Skenderbej”. Nje prej tyre eshte edhe Pallati i Kultures, gjendja e te cilit le per te deshiruar. Te pakten per nga fasadat dhe shkallet. “Ende nuk e dime se si do te behen konkretisht, por tjetersimi i Pallatit te Kultures do te jete njeri prej kritereve qe do t’u paraqitet firmave per ta perfshire ne projekt”, shprehet anetari Sokol Behaj. Godina madheshtore e Pallatit te Kultures, me nje arkitekture te lakmueshme, do te kompletohet nga ana vizuale, pasi firmat fituese te konkursit kombetar do ta marrin ne dore per ta ndryshuar. Por, ky eshte vetem nje propozim, i cili i perket fazes se pare te detajimit te kritereve. Ky proces do te shqyrtohet gjate mbledhjeve te ardhshme.
Hotel “Dajti”, 18 mije m2 per Ministrine e Jashtme
Kalimi i Ministrise se Jashtme ne godinen e hotel “Dajtit” do te shoqerohet me shtesa te mundshme ambientesh. Keshtu, sipas anetareve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, nga 14 mije metra katrore, qe eshte siperfaqja aktuale e ketyre ambienteve, mund te linde nevoja qe dikasterit ne fjale t’i jepet edhe nje siperfaqe prej 4 mije metra katrore, qe do t’i “merren” lulishtes mbrapa hotel “Dajtit”. Shtesa ne kete mase do te jete e mjaftueshme per Ministrine e Jashtme, e cila do te transferohet prane qendres se Tiranes. Kjo shtese do te shqyrtohet gjate mbledhjeve te ardhshme, axhenda e te cilave pritet te jete mjaft e ngjeshur, per shkak te bllokimit te Keshillit te Rregullimit te Territorit per nje vit rresht. Kthimi i hotel “Dajtit” ne godinen e nje prej ministrive me te rendesishme, pervec pikepamjes funksionale, pritet ta zbukuroje nga ana estetike kete pjese te kryeqytetit.
![]()
Me sa shoh un do zhduket sheshi Skenderbej. Do mbushet me ndertime....
Krijoni Kontakt