Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 73
  1. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Rethit tek Zogu i Zi (qe u nderua pas shkaterrimit te projektit te mbikalimit) po i shtohet ca shatervane ne qender.Fatkeqsisht nuk kemi foto me medha nga keto.....

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #12
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    S'ke c'te zgurdullosh...se je m'kat t'katert. Kesaj here e ka rradhen Tiku qe ka ble shpi m'katun...
    Ti zgjatu tek ballkoni te shohesh shalkat e komshijes se katit te peste.( po i pat te hajrit )

    lololol
    mos e mso mi dreq se ka me ra prej ballkoni hahahahahaha
    no glove no love

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    O voce di buon giorno! Kjo fotoja jote duhet te jete e vjeter, se per pak me la zemra! Thashe se i ka shemb Edi, kishen ortodokse mbas ministrise se energjitikes, gratacelen e Arben males te Pd-ja dhe thashe se e riberi kinema Republiken edhe i here? Thashe se paska dale meē, e po don me ba harakiri? Pse na ben me strese keshtu o burri i dheut?
    Per punen e Mrikes, nese nuk e ke degjuar versionin origjinal te nje kenge, shume te njohur:
    sot une jam e vogel
    por neser do rritem
    maleve kodrinave
    me sum do zhagitem

    po moj po, besa po,
    rritu moj sa ma pare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga troptit : 08-02-2007 mė 14:41

  4. #14
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga troptit
    Tung!
    O voce di buon giorno! Kjo fotoja jote duhet te jete e vjeter, se per pak me la zemra! Thashe se i ka shemb Edi, kishen ortodokse mbas ministrise se energjitikes, gratacelen e Arben males te Pd-ja dhe thashe se e riberi kinema Republiken edhe i here?
    Lol,sa e vjeter? 1 vjecare?

    Fotoja nuk eshte e imja po duke u bazuar se kur ka nisur ndertimi i kishes Ortodokse fotoja eshte rreth 1 vjecare.Gradacelen e ke ne foto,mos u merzit.Dhe mos kujto se ka shume ndryshim sikur te besh nje foto te dyte momentalish nga e njejta pike e qiellit.Kisha do jete 3 metra apo 4 mbi themele.Gropa prapa pallatit te Kultures do jete e mbyllur. TID (anash godines se PD's) mbase ka filluar punimet.Dhe pishat pas Monumentit te Skenderbeut jane prere.O...se per pak harrova kinema Repupliken

    Dhe sa per versionin e kenges,e ke qare
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #15
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Po nuk u prishen ca ndertime ekzistuese,pavaresisht te reja a te vjetra, per tu hapur rruget e stilit bashkekohor,asnjegje nuk hecen perpara.
    Tirana duhet te sistemohet me bloqe,duke filluar nga qendra e deri ne periferi.Kjo do nje shtet te fort ekonomikisht dhe investim te lekut efikas e jo te mendojne vetem per xhepat e tyre.

    Wild and crazy can't be lazy

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    Dobesite e fushates se Olldashit
    E Premte, 09 Shkurt 2007
    Nga Fatos Lubonja

    Pika kulminante e fushates elektorale ne Tirane deri me tani, sipas meje, mberriti me denoncimin qe beri kandidati Olldashi dy dite me pare mbi pasojat dramatike qe i ka sjelle qytetit shkelja e rregullores se urbanistikes. Sipas Olldashit, se bashku me 3 milion e 500 mije metra katrore ndertime te kryera gjate gjashte vjeteve, sipas rregullores se urbanistikes te miratuar nga socialistet, (qe sigurisht eshte hartuar duke patur parasysh rregullore qytetesh normale) Tiranes do te duhej t’i ishin shtuar, minimalisht, 210 mije metra katrore gjelberim rrotull pallateve, 210 mije metra katrore ndertim te parqeve te gjelberuara, 280 mije metra katror rruge dhe shetitore, 1 milion e 220 mije metra katrore park periferik. Po ashtu do te duhej te ishin ndertuar 40 cerdhe te reja, 40 kopshte, 20 shkolla tetevjecare, 10 shkolla te mesme, 70 mije metra katrore terren sportiv publik. Te gjitha keto nuk jane bere dhe c’eshte me e keqja nuk ka terren ku te behen, sepse ky eshte zene nga ndertimet. Diferenca midis qytetit qe duhet te ishte dhe atij qe ka dale eshte diferenca midis nje qyteti normal dhe nje qyteti te cmendurish.

    Kjo goditje e Olldashit, mu pse ishte momenti me i forte i fushates se tij, zbuloi, sipas meje, edhe dobesine me te madhe te kesaj fushate. Paradoksalisht pika e saj e dobet eshte ajo qe duket pika e saj e forte: perqendrimi i goditjes mbi Edi Ramen dhe korrupsionin e tij. Pa dyshim Edi Rama ka pergjegjesine me te madhe morale, intelektuale dhe ligjore per kete krim ndaj qytetit. Por ky krim nuk eshte bere nga Edi Rama vetem. Ky krim eshte bere nga nje “bande” shume me e madhe e me e shtrire ne numer e profesione. Kryebashkiaku nuk eshte as inxhinieri arkitekt qe ka projektuar shemtirat qe ngrihen perdite, as inxhinieri konstruktor qe i ka perllogaritur, as investuesi, as pronari i trojeve qe ka bere kontraten me ndertuesit dhe as i vetmi qe i ka miratuar ne KRRT. E kam fjalen se perbindeshi qe ka bere kete shkaterrim dhe qe po e fut qytetin ne kolaps eshte nje shumekembesh, tentakulat e te cilit do te duhet t’i shohim edhe tek shumcka tjeter pervec duarve te gjata te Edi Rames nese duam vertet ta luftojme ate. Ato duhet t’i shohim edhe tek ish-pushtetaret qendrore socialiste si Nano, qe ne vend se te kontrollonin Ramen, e perdoren sistemin e tij per vete, edhe tek mediat qe i’a kane fshehur publikut kete gjendje sepse shumica e pronareve te tyre jane ndertues, edhe tek sistemi i drejtesise i kapur prej tij e me radhe. E kam fjalen, pra, se ky shkaterrim - qe eshte nje pjese e shkaterrimit qe i eshte bere e po i behet tere vendit – eshte rezultat i nje sistemi qe punon mbrapsht, sepse punon ne interesat e nje pakice te papergjegjshme, ashtu sikurse punonte mbrapsh edhe sistemi komunist, ne thelb, po per te njejtat arsye.

    Problemi eshte se duke e fokusuar te gjithe te keqen e kesaj gjendjeje tek Rama e duke mos folur per sistemin, mund te arrihet fare mire eliminimi i Rames, por jo i sistemit shkaterrues te qytetit. Fakti qe e njejta masaker urbane ka ndodhur ne thelb edhe me bashkiaket paraardhes edhe ne qytetet te tjera, edhe atje ku qeveris PD-ja, tregon se e keqja eshte shume me e madhe sesa Rama. Mungesa e denoncimit te sistemit me te tere tentakulat e veta e fuqine e vet eshte sipas meje nje nga pikat me te dobeta te Olldashit. Si eshte e mundur qe askush prej ndertuesve psh. nuk figuron krahas Rames ne listen e te akuzuarve, por perkundrazi keta miklohen e mbahen afer nga kandidati? Nuk mundet qe ndertuesit te lajne duart nga kjo mesele. Madje, sipas disa deklaratave te Rames, ndertuesit, me pangopshmerine e tyre, kane percudnuar edhe lejet e ndertimit te dhena nga ai, kurse qeveria ku ka bere pjese deri dje Olldashi, si dhe policia ndertimore e varur nga kjo qeveri, kane heshtur ndaj shkeljeve te ndertuesve. Pervec pastrimit te ndonje shkolle dhe shembjes se “Zogut te Zi”, asgje thelbesore nuk u be ne qytet gjate kesaj kohe duke bere qe keto akte te duken me shume si fasada. Sot kundershtaret e PD, po edhe ata qe kane interes thjesht te fitojne socialistet, madje edhe nje pjese politikanesh socialiste, nuk eshte se flasin mire per te tyrin, por deklamojne rrezikun se demokratet do te shfrytezojne ne menyre edhe me barbare dhe me te papergjegjshme sistemin e korrupsionit qe ngriten socialistet po te marrin ne dore edhe pushtetin lokal.

    Dobesia e dyte e fushates se Olldashit eshte mungesa e percaktimit te prioritetit ne projektin qe i paraqet publikut. Dhe kjo sipas meje, nuk eshte pa lidhje me mungesen e denoncimit te sistemit ne teresine e vet. Gjendja katastrofike qe pershkroi Olldashi me shifra e qe ne e shohim me sy e me veshe e me kembe e me mushkeri perdite, nuk mund te mos vere prioritet te prioriteteve frenimin e kesaj masakre dhe marrjen ne dore te kontrollit te territorit. Premtimi nga Olldashi i planit urbanistik per gjashte muaj dhe ideja e zhvillimit policentrik te qytetit eshte shpresedhenes pikerisht ne kete kontekst. Por, duke marre parasysh situaten qe pershkroi kandidati, ta do mendja se ky plan urbanistik do te duhet te hartohet duke synuar nevojen e normalizimit te qytetit, duke parashikuar ndertime kopshtesh, shkollash, parqesh, lulishtesh, fushash sporti etj. E kjo do te thote se projekti i Olldashit do te duhet ta vere theksin tek nevoja e nje frenimi te ndertimeve deri ne hartimin e ketij plani, sepse plani do te duhet te parashikoje edhe shembje ndertesash qe jane ngritur mbi rruge e mbi sheshe publike, edhe shtetezim e demshperblim te banoreve perreth duke i dhene siperfaqe banimi ne keto ndertesa, edhe kompensim pronaresh ne troje ku nuk jane kryer ende ndertime te larta ne menyre qe ato te shnderrohen ne parqe e lulishte, e te tjera gjera si keto. Mirepo nderkaq sot ne Tirane thuhet se ka 150 firma ndertimi qe vazhdojne te ngrene pallate banimi dhe jo shkolla, as kopshte, as lulishte e asgje nga ato qe permendi Olldashi si mungesa. Ne periferi te Tiranes ne Dajt dhe ne zona te tjera ku drejtojne demokrate nen shembullin e Rames, punohet edhe me keq se ai ne dem te gjelberimit. Duke patur parasysh kete problematike dhe kete prioritet te prioriteteve lind pyetja: si eshte e mundur qe njekohesisht u flitet viktimave per masakren qe kane pesuar, edhe ekzekutuesve materiale te saj, ndertuesve, u premtohen lehtesira ne vazhdimin e masakres? Duke patur parasysh pasqyren dramatike qe paraqiti Olldashi pyetja shtrohet: Cfare do te ndertojne me keta ndertues ne kete qytet te sterpopulluar me beton? Ku do te ndertojne keta? Po ashtu: te mos harrojme se plani francez i kryebashkiakut parashikon ndertimin e tete qendrave te biznesit me nga njezetepese kate secila e jo vetem kaq, por edhe shume ndertime te tjera te larta qe do t’i rrisin edhe me shifrat katastrofike qe na dha Olldashi ne dem te gjelberimit, parqeve e lulishteve. Ai ne fakt eshte plani i kolapsit perfundimtar, i debimit perfundimtar te Tiranasve nga qyteti i tyre per ne rrethinat apo per ne cmendine. Perse nuk flitet me per rishikimin e planit francez, ne kuader te planit teresor te qytetit sic u fol ne fillim nga demokratet, por konsiderohet i mireqene edhe nga ky kandidat? Projekti Olldashi nuk i jep pergjigje ketyre kontradiktave.

    Ne retorikat e te dy kandidateve gjen shume pika te perbashketa. Te dy kandidatet premtojne planin urbanistik, zonat e gjelberta, rruget qe duhet te mbarojne se shtruari, kopshtet, cerdhet, shkollat. Te dy palet flasin per frymemarrjen e qytetit, per pastrimin nga plehrat e nga ndotja e ajrit, si dhe te tjera gjera si keto qe i interesojne shumices se votuesve. Por, fatkeqesisht, te dy palet nuk tregojne se nga i kane marre te hollat per fushaten e tyre. Deri me tani pervoja ka treguar se fushatat elektorale kane qene koha e te mbjellave te sistemit te korrupsionit, kurse masakra urbane qe na paraqiti Olldashi te korrat e saj. Ceshtja e kesaj fushate mund te shtrohet edhe keshtu: na thoni nga i keni marre te hollat e fushates, t’ju themi se cilet jeni dhe cfare do te beni ne te vertete.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Tiranes i mungon nje Rryp lidhes rretheperqarke qytetit.

    Autostrada nuk eshte dashur te kaloje aty afer qendres, ose duhet te mbulohet ose te hapen tunele pershkake te zhurmes;

    Pra mbetet shume per tu urbanizuar si duhet, pra ka nevoje per koka te reja...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 12-02-2007 mė 09:14

  8. #18
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Rama prezanton librin e Tiranės moderne

    Kryetari i Bashkisė, Edi Rama ka paraqitur nė njė publikim tė veēantė, projektin e Tiranės sė re. Nė njė ndėrthurje mes Tiranės aktuale dhe pallateve shumėkatėshe, projekti Francez parashikon shfrytėzimin e hapėsirave si dhe kthimin e ambienteve tė gjelbėrta. Nėpėrmjet librit tė prezantuar dje, Rama ka paraqitur tė gjitha konkurset e arkitekturės sė mbajtur nė vend, nga viti 2003 deri nė vitin 2005. Nė tė janė paraqitur nė mėnyrė tė detajuar, konkursi pėr qendrėn e Tiranės, kullat e qendrės, parku i qendrės, parku i liqenit etj. Ndėrsa theksohet se janė pikėrisht kėto projekte, qė kanė sjellė nėn vėmendjen e medias botėrore kryeqytetin e Shqipėrisė.

    Rama

    “Njė ndėr objektet ka nisur, tė tjerė do tė nisin dhe tė tjera konkurse do tė zhvillojmė nė tė ardhmen, tė bindur qė rruga e dialogut, bashkėpunimit dhe Shqipėrisė sė hapur ka kufij kulturorė. Nė skemėn e zhvillimeve artistike ėshtė e vetmja rrugė, qė jo vetėm do tė na integrojė, por do tė na bėjė qė ta sjellim Evropėn kėtu. Ne vazhdojmė tė besojmė se Shqipėria duhet tė jetė si Evropa, ashtu si besonin tė gjithė tė rinjtė e demokracisė dhe duhet tė jetė kėtu, nė Tiranė dhe nė tė gjithė territorin e saj. Shqiptarėt do tė gjejnė Evropėn nė rrugė, nė parqe, me fasadat qė ne ndėrtojmė dhe do tė ndėrtojmė nė tė ardhmen” - tha Rama, nė prezantimin e librit tė arritur nė bashkėpunim me Maks Velon. Ndėrsa ėshtė shprehur se pėr Tiranėn e re kanė marrė pjesė nė konkurs arkitektėt mė tė mėdhenj, qė do tė shėrbejnė si pėr ndėrtimin e kryeqytetit, ashtu dhe pėr krijimin e eksperiencės pėr arkitektėt shqiptarė.

    Projekti

    Njė qendėr e Tiranės, pa makina dhe qendėr tregtare, duket se ėshtė ndryshimi mė i madh. Ndėrsa kullat e larta janė risia pėr Shqipėrinė, qė do tė tregojnė si madhėshtinė dhe modernen e tyre, ashtu dhe ndryshimin nė kryeqytet. Nė projekt parashikohen 5 kulla, secila me njė lartėsi prej 85 metrash, nė tė dyja anėt e sheshit "Skėnderbej", tė kryqėzuara nė lindje dhe perėndim. Kėto kulla formojnė njė linjė imagjinare, e cila duhet tė ndiqet nė mėnyrė tė pėrpiktė, gjithashtu lartėsia maksimale prej 85 metrash dhe pozicionimi i tyre duhet tė jetė si ai i treguar nė studim. Gjatė prezantimit, kryebashkiaku Edi Rama ka cilėsuar faktin se hapat e zhvillimit tė kryeqytetit dhe tė gjithė vendit nėpėrmjet arkitekturės bashkėkohore janė nė rrugė tė mbarė dhe bashkėkohore. Hapėsirat e gjelbėrta dhe parqet zėnė njė pjesė shumė tė madhe tė kryeqytetit, nė tė gjitha planet. Kryebashkiaku Edi Rama ka cilėsuar gjithashtu se pėr herė tė parė, arkitektė tė huaj kanė konkurruar me arkitekt vendas, duke bėrė qė konkurrenca tė ishe e niveleve shumė tė larta.

    Arkitekti Maks Velo - Mė shumė botime pėr arkitekturėn nė vend

    “Tė gjithė jeni koshientė, qė ky ėshtė libri i parė i arkitekturės nė Shqipėri. Do tė dėshiroja qė pėrpara kėtij tė kishte volume tė tjera, nė tė cilat tė ishin pėrfshirė periudha deri nė vitet ‘40 nga mbretėria, pėr ndėrtime italiane, njė tė dytė, pėr ndėrtimet e realizmit, njė tė tretė dhe pėr ndėrtimet pas '90 njė tė katėrt, por po e fillojmė nga fundi. Ky ka qenė mendimi i arkitektit Maks Velo, si dhe autorit tė librit “Tirana arkitekturė dhe konkurse”, gjatė prezantimit tė djeshėm tė kėtij libri. Sipas arkitektit Velo, ardhja e arkitektėve dhe prezantimi i projekteve tė tyre nė Shqipėri ka ndihmuar nė zhvillimin e mėtejshėm tė arkitekturės nė vend. “Deri nė vitin 2000 nuk kishim parė ndonjė arkitekt tė huaj tė vinte nė Shqipėri dhe tani janė njė brigadė me studio dhe arkitektė, nga mė tė njohurit e botės. Pėrveē faktit qė ka filluar ndėrtimi i dy godinave janė dhe disa projekte, qė po realizohet nga arkitektė tė huaj me investitorė nė vend” - ėshtė shprehur Velo. Sipas tė cilit nė kėtė bashkėpunim, nė tė cilin po punojnė konstruktorė shqiptarė punojnė si ndihmėsarkitektė, tė gjithė fitojnė eksperienca tė reja, e cila ėshtė e domosdoshme pėr zhvillimin e arkitekturės nė Shqipėri. “Shpresoj qė kjo tė jetė njė fillesė pėr diskutime e kritika, pėr libra tė tjerė qė janė tė domosdoshėm pėr arkitekturėn, pasi nuk mund tė zhvillosh vetėm ndėrtimin, pa diskutuar pa tė dhe pa ndjerė anėt e mira dhe tė kėqija” - ėshtė shprehur Velo.

    "Arkea", tradita italiane vazhdon me kullėn 85 metra

    Do tė jenė 5 kullat, qė do t’i japin njė imazh tė ri qendrės sė qytetit. Nė studimin e qendrės sė qytetit tė Tiranės ėshtė paraqitur vizioni pėr tė patur 5 kulla, secila me njė lartėsi prej 85 metrash, nė tė dyja anėt e sheshit "Skėnderbej" (nė lindje dhe perėndim).

    Kėto kulla formojnė njė linjė imagjinare, e cila duhet tė ndiqet nė mėnyrė tė pėrpiktė

    Njė ndėr kullat ėshtė dhe ajo e fituar nga studio italiane"Arkea", njė pemė nė skulpturė pėrballė parkut "Rinia". Arkitektėt italianė tė studios “Arkea” do tė ndėrtojnė kullėn e tretė 85 metra tė Tiranės, duke vazhduar traditėn qė ka lėnė nė Shqipėri arkitekti italian i viteve ‘37-‘40, Brazini. Nė trajtėn e njė peme gjigante, e dekoruar me motivet e qilimave dhe rrugicave shqiptare, kjo kullė do tė jetė ngjitur me Bankėn e Kursimeve, qė do tė shohė nga parku "Rinia". Kjo studio e ka menduar kullėn “e vet” si njė ndarje nė katėr pjesė, duke ecur nė gjurmėt e Brazinit, arkitektit italian, qė ka projektuar para viteve ’40 planin rregullues mė tė plotė tė Tiranės, nga morėn fill, bulevardi i kryeqytetit, kompleksi i ministrive etj. Kulla do tė jetė e gjitha beton, e veshur me fibėr, qė mund tė printohet me dekoracione teknike tekstile, pėr tė krijuar vibracion nė fasadė. Fibra do tė jetė kryesisht nė ngjyrė tė gjelbėr, por do tė mbajė tė gjitha dekoracionet qė kemi parė nė qilimat e rrugicat shqiptare.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #19
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    Nėpėrmjet librit tė prezantuar dje, Rama ka paraqitur tė gjitha konkurset e arkitekturės sė mbajtur nė vend, nga viti 2003 deri nė vitin 2005. ....... Ndėrsa theksohet se janė pikėrisht kėto projekte, qė kanė sjellė nėn vėmendjen e medias botėrore kryeqytetin e Shqipėrisė.
    Ky me duket se jeton ne nje univers paralel, ku Tirana eshte qendra boterore e arkitktures moderne.

    A e ma men njeri ate tregimin qe ju lexojshin kalamojve anej ka vitet 75, quhej Shllafaria, historia ishte ne nji ven ku malet ishin prej pilafi, gardhet e shpive me salēiēe t'skuqme, tjegllat e ēative me ve t'fergume e lloj lloj gjonash t'ktilla.

    Pleqt ja lexojshin kte kalamojve para buke, ene kur vite darka, kalamojt hajshin ēa tu qisshe perpara.

    kshu ene puna e kti artikllit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drity : 12-02-2007 mė 15:11
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    5 kulla 85 metra thot rama ne qender te tiranes..
    ku eshte kulmi i babezise e shtazerise e injorances..
    spaska fare cip ki kameleoni maks velo qe i mban qirine mafies..

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •