Tasho koleksionon dhe shqiptaro-amerikanet

E Marte, 16 Qershor 2009

Ben Andoni

Ka gati dy shekuj, qe shqiptaro-amerikani i pare me origjine nga Erseka, mberriti ne Kontinentin e Ri. Qe atehere vale te pafundme emigracioni, e kane pushtuar vendin, duke i dhene gjakun, deshiren dhe kane realizuar endrren e perbotshme amerikane. Ne kerkim te saj, Fotografi i njohur shqiptar, Roland Tasho, realizoi dy jave me pare setin e trete te suksesshem kushtuar emigracionit shqiptar neper bote.

Pas "Ure Ndertuesit", albumit kushtuar emigracionit shqiptar ne Zvicer; dhe nje tjetri qe ishte pergatitur kohe me pare suksesshem per Italine; Tasho meton te sjelle per publikun, komunitetin e ri dhe pershtatshmerine e emigracionit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pa zhurme, nje nga stilet e zakonshme te natyres se punes se Tashos, ai ka pershkruar mijera kilometra ne kerkim te personazheve te njohura te vendit te tij, qe kane ndertuar nje jete tjeter ne kontinentin e mundesive te barabarta. Projekti i tij eshte realizuar me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane ne Tirane, FAVA - Bordi i Zhvillimit te Miqve te Galerise Kombetare te Arteve dhe MTKRS. Mbase, si nuk e ka parashikuar, rezultati teknik ka qene i jashtezakonshem: "per nje udhetim 2 mujor fotografova 120 shqiptare te Komunitetit te vjeter dhe te ri te punes dhe te suksesit ne te gjithe hapesiren amerikane", ka thene ai.

Pa permendur emra sepse do te ishte nje liste e gjate, mjeshteria teknike, e cila tani pret dhe nje konceptim te mire mediatik, ne albumin per emigrantet e Amerikes, ka treguar realitetin e vertete te Neo albanicus.

"Shqiptaret i gjeta te sistemuar kishin gjetur vetveten sepse e tille eshte Amerika e barabarte per te gjithe. Suksesin e shqiptareve te Amerikes e gjeta ne cdo fushe: kishte arkitekte, mjeke, pedagoge, inxhiniere, ekonomiste, artiste dhe shume te tjere ne pozicione kyce fale hapesires qe te krijon jeta ne Amerike". Kjo ndihet dhe ne punen e Tashos, qe keta shqiptare i ka treguar me shume dashuri, duke rrefyer qe qyteterimi shqiptar eshte pjese e denje e Civilizimit bashkekohor. Ai ka treguar me ane te portretit te goditur te tyre-se jo vetem ata jane pershtatur ne institucionet elitare amerikane, por i kane dhene dhe karakteristikat me te mire te shqiptarit te ri. Dhe, ata jane, qe nga ndertuesit e thjeshte, duke vijuar me karpentierin, punetorin, baristin, dhe deri te menaxheret, avokatet dhe profesoret.

Njerez te thjeshte, qe tash e kane ndertuar jeten e tyre ne SHBA ne te gjithe shtrirjen e tij, por edhe qe e kane shperfaqur racen shqiptare krejtesisht te integruar. Modeli i projektit te Tashos, eshte nje i tille qe zakonisht e kane pasur vendet me emigracionin me te zhvilluar, ndaj linja e tij eshte e thjeshte dhe shume prekese. Pak e miksuar per te treguar se shqiptaret, mbeten njesoj te thjeshte dhe me pretendime te respektuara, kudo qe te jene.

Imazhi i paster i portretit te Tashos, na ka dhene nje nga mjeshterit tashme te spikatur te portretit, qe ka treguar aftesisht sfiden, pajtimin me dinjitet te realitetit, por edhe panjohjen e perpjekjes per te ardhmen te personazheve te tij. Tjeter, nder faqet e albumit, mund te kundrohet edhe nje ndjesi krenarie por edhe respekti, per keta njerez, qe ne nje fare menyre- i kane dhene Shqiperise aq shume.

Tasho ka ruajtur raportet e mire te kohes me hapesiren, por edhe te vendosjes se personazheve, per t'i lene sa me te cliret. Ky ka qene dhe nje nga qellimet e tij, qe figurat te ishin sa me te pastra para objektivit. Ndaj, misioni i trete i Tashos, mund te themi, se ka perfunduar me sukses.

koha jone.