Lufta e ftohtë vazhdon-tradhëton koloneli serb
Nga Londra
Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Beogradi i ftrikësohet shitjes së sekreteve ushtarake për Kosovën tek Britaniket.
Sipas gazetes ruse Noviye Izvestiya Koloneli Mirko Pohulek i cili më herët i takonte një rrethi të ngushtë ushtarakësh serb ka kaluar në shërbim të ushtrisë britanike dhe ka fituar një post në zyrën e atasheut britanik në Beograd.
Analistët ushtarak në Beograd besojnë se informacionet sekrete nga ky transferim munden seriozisht të ndikojnë në negociatat për statusin final të Kosovës.
”Tradhëtia e Pohulek ka shkaktuar një shok të vërtetë për ushtarakët serb sepse ai është një oficer i cili ka punuar në aparatin qëndror të Ministrisë së Mbrojtjes, i mirë informuar me të gjitha planet e komandës serbe”. vijon artikullin Novije Izvestiya,
Kjo gazetë shkruan po ashtu se kontaktet joformale mes kolonelit Pohulek dhe ushtarakëve britanik kanë zgjatur më shumë se një vit.
Në lidhuje me këtë ngjarje Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Stankovic i ka dërguar një notë proteste minsitstrisë së jashtëme Britanike Foreign Office.
Gazeta ruse Novije Izvestiya e përfundon shkrimin e saj duke shkruar se diplomacia britanike haptas përkrah aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.
Të dhënat e marra nga dezertuesi me siguri së shpejti do të jenë në dispozicion të qeverisë së Kosovës që seriozisht mundet të dobësoj pozitën e Beogradit, kur statusi final i Kosovës të definohet.
Krijoni Kontakt