Po ju paraqes nje situate sa stresante po aq edhe paradoksale......
Im ate,tani qe kam shkuar ne nje moshe madhore,i deshperuar qe nuk mund te me imponoje me deshiren dhe idete e tij e shfaq pakenaqesine e tij duke me thene fjale te deshperuara si prsh;Po mos brith more djale me vajza te perdala se do te marresh ndonje semundje....ai nuk e di fare se si jane keto vajza me te cilat dal
a bej seks te mbrojtur sepse kur une perpiqem ta sqaroj,ai me shmanget pasi per te te, tilla biseda jane banale dhe nuk ka hije qe te konsumohen babe e bir........Nena e shpreh pakenaqesine e saj ne menyre me te ashper duke me thene;Te marte perendia ymrin!!!Ngele duke bredhur me ato ........!!!po do me vdesesh more djale,ma copetove zemren.....martohu dhe krijo nje familje per te qene!Une i them;po ka kohe moj nene se s'me iku mosha!Ajo me thote;Me ke flas edhe une,a te degjon muri?!Situata behet akoma me kritike kur une shkoj te shtepia e goces per ta mare te dalim.......babai i saj qendron te porta me nje pamje prej xhelati,nuk guxoj ta shoh ne sy.Kur i hedh ndonje shikim shkarazi me duket sikur ka mbuluar koken me nje thes te zi me dy vrima te syte
dhe sikur ne duar ka nje sopate te madhe dhe te mprehte.Me kete pamje me duket sikur me thote;Do te dalesh me gocen time por bej kujdes...zinxhirin e pantallonave ta mbash gjithmone mbyllur se perndryshe do te bej te perjetosh gijotinen dhe nuk e ka fjalen per ate gijotinen qe te con ne boten tjeter,po per ate gijotinen qe te le ne kete bote duke vuajtur dhe duke mallkuar veten.....
E marr gocen dhe shkojme te ulemi ne nje bar te qytetit......ajo ka nje pamje engjellore qe me ben te vuaj si dreqi......ashtu si per te mbytur stresin porosis nje dopio raki dhe mendoj me vete;C'fare c'mendurie!ta kesh te dashuren ne tavoline
dhe te sillesh me te sikur je ulur me gjyshen vetem nga frika e gijotines?!Ne djall te veje!!!E kthej dopion e rakise me fund dhe me sy te zgurdulluar i drejtohem duke i thene;Kemi kaq kohe qe jemi lidhur bashke dhe te them te drejten nuk mundem me.....Ajo me nje shikim rrenqethes me pyet;Perse?!Je kaq e bukur dhe kaq e mire saqe nuk mundem thjesht te dal me ty,te bisedoj e te thur plane e me pas te te percjell per ne shtepi duke te dhene nje puthje te zbehte,thuajse te shtirur.....kam nevoje per me teper.....dua qe ta shijojme plotesisht lidhjen tone
pa u shqetesuar nga presionet dhe paragjykimet....per mua ishte nje thirrje e deshperuar por buzeqeshja e saj e embel e aprovoi kerkesen time.
Dolem nga lokali dhe hipem ne makine.....une isha shume i stresuar...ecja dhe shikoja nga pasqyra se mos ndonje makine tjeter na ishte vene pas........shkojme ne nje motel periferie,hyjme brenda dhe recepsionisti,nje meso burre na sheh me nje fare ngerdheshje dhe duket sikur na thote;po ju more c'fare beni?!Nuk jo vjen zor?!....Porosis nje dhome ne katin e dyte te motelit ne menyre qe te hidhem nga dritarja ne rast emergjence.......futemi ne dhome,mbas nje dushi fillojme aktin seksual,dritaren e kam lene hapur dhe syte e veshet i kam nga dera me ankthin se mund te shembet nga casti ne cast dhe brenda saj mund te hyje babai i vajzes me nja 17 kusherinj te pare,te me kapin e te me lidhin me zinxhira dhe ashtu te lidhur,te me cojne ne gjendjen civile.......Me te tilla komplekse te krijuara nga presioni i vazhdueshem,"harroje orgazmen".....Dhe si perfundim,ai qe quhet ilaci
me i mire antistres,te kthehet ne nje stres me vete........kete mund ta krahasosh me nje film tragjikomik por ne fakt eshte nje realitet Shqiptar...
Krijoni Kontakt