Une e kam dhene njehere toeflin kur isha ne Shqiperi dhe kam bere nje kurs te London Language Centre per tre muaj. Provimi ishte paper based. Por tani ne Mars me duhet te jap nje ketu ku jam (ne kanada) dhe kursi kushton rreth $1000 per 20 ore. Eshte shume i shtrenjte per mendimin tim dhe nuk ja vlen. Megjithate do te doja te lexoja komentet tuaja ne menyre qe te zgjedh menyren me te pershtatshme per tu pregatitur. Mbase kursi eshte menyra me e mire nuk i dihet. Une kam menduar te marr librin, te shkarkoj ca programe me bittorrent per te praktikuar dhe te mesoj te shkruaj ese shume mire per nje muaj. Megjithate do i mireprisja komentet qe do benit dhe them se do jene shume me vlere sepse nuk e kam idene se cila eshte menyra me e mire per te marre nje rezultat te pranueshem.
Ju faleminderit shume paraprakisht dhe ju lutem mos hezitoni te shkruani.
Krijoni Kontakt