Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64

    Shikohu mbi pasqyre...

    Ndoshta nuk na mbetet me kohe miku im,
    mbase ke rene nga qiejt per te krijuar mrekulli.
    ndjenja te ngjyrosura me ylbere pranveror,
    mashtrime dhe fantazi...
    Ne qofte se sendet qe na mbesin
    jane thjeshte buzeqshje
    atehere mos jeto nen pranga te hekurta...
    Asnje detyrim ndaj vetmise,
    asnje ze te te tregoje udhen...
    pervec perjetesise se nje instikti.
    Ja dhe ideologjite e fluturimeve,
    ne qofte se ajo dora qe te rri pezull
    do ishte meshirimi i faljes dhe dashurise,
    atehere do te te kycnja ne ndonje re
    derisa te te arrestonja frymemarrjen.
    Por ne qofte se te njoh mjaftueshem
    do te kercenja serisht si nje kale i cmendur,
    plurosur ne fletore te vjetra qe mban nen sqetull.
    Ndoshta kjo eshte e vetmja jete
    qe me mbetet miku im,
    dhe une nuk zoteroj as dashuri dhe as shprese,
    asgje prej te cilave te me falej ndershmeri.
    Je thjeshte nje shtellunge tymi
    me perimeter te vogel,
    njomur nga mekatet e mekatareve...
    Mundohu te me kupetosh...
    kjo eshte e vetmja bote ne te cilen mund te te flas,
    ndersa e jotja eshte e vetmja
    ku mund te kupetosh
    se une nuk jam gje tjeter
    vecse rrathe kujtimesh...
    Shikohu mbi pasqyre....
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  2. #2
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    e bukur
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...hej... e mbarsura me vjeshte , me kenaqe!
    Ne oborr kam nje peme
    qe ngjan me pishen
    po nuk eshte pishe.
    Eshte bere e kuqeeeeeeeeee...
    po me harxho diten
    e po me harbon mendjen
    dal cdo cast dhe e shoh me friken
    se mos i ka rene ngjyra.
    Neser do te lyej floket
    (do ti bej te kuqe)
    pastaj nuk do kem frike
    ne i bie ngjyra pemes
    qe eshte si pishe ,
    po qe nuk eshte pishe.!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64
    Dhe per mua ka ardhe vafti ti ngjyej floket, se po me del boja me plot kupetimin e fjales...Nuk ka te paguar kur degjon te te drejtohen me fjalet "koke kuqe"...
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Kam frike te shikohem ne pasqyre
    me behen varre hapat e viteve
    ne vijat e thelluara qe kam ne fytyre
    Meqe nuk me mjaftojne leket dhe minutat
    per bojen e flokeve
    po i pres!
    Si me ndryshon mendja keshtu
    pa ndryshuar rinimi i rreme
    E dini...?
    Sot ajo.. rri tete ore ne kirurgji
    thjeshte te duket e re
    naten e vitit te ri.
    Une ndeza qiririn e bardhe
    per bukurine e saj te perseritur
    nen shtresat e moshes
    ka vene pambuk.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    cili shi te ka vene ne gjume?
    ai i reve
    apo i gjetheve
    zgjohu se vjeshta
    ende eshte per'rreth nesh.
    Vjeshte po e bukur ama!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    macia blu; mos u shiko ne pasqyre
    por preki me dore
    ndoshta rrudhat e ballit
    do te dukesh me pak e genjyer.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    tim tim... edhe makina te me kaloje mbi balle
    ben kolovitje
    aq te thella i kam rrudhat e ballit
    ke folur pikerisht per to
    thua se me njeh
    me duket se kam lindur e rrudhur ne balle.
    lol
    ...sikur te kisha aq rrudha edhe ne tru.
    ne shpirt ndihem flake e re.
    per pjeset e tretshme nuk po shqetesohem me.
    ...
    tim te pershendes....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Sh...sh...sht nėnė, se barku nuk ka pasqyrė!
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 04:35
  2. Pasqyra, ēfarė fshihet pėrtej saj?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 23:11
  3. Koha pėr t’u para nė pasqyrė
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 04:09
  4. Pasqyra e Borbardhes
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 18:17
  5. ''Syte jane pasqyre e shpirtit''
    Nga Loti i kristalt nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 19-01-2003, 08:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •