Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Si përfitohen zemrat e njerëzve?

    Dhjetë mënyra për të përfituar zemrat e njerëzve. Këto janë shigjeta për të gjuajtur zemrat. E kam fjalën për ato vlera që i zbusin ato, i mbulojnë të metat dhe i fshijnë gabimet. Merrni këto shigjeta, të cilat po i lëshuat do t’i zotroni zemrat, kujdesuni për to dhe përpiquni që të veproni drejt për të arritur deri te qëllimet e juaj.

    Mënyra e parë: Buzëqeshja.
    Për të kanë thënë se është si kripa në ushqim. Është shigjeta më e shpejtë me të cilën i përfiton zemrat
    Mënyra e dytë: të jesh i pari në përshëndetje.
    Kjo është një shigjetë e cila depërton në thellësitë e zemrës për ta përfituar atë, mirëpo zbukuroje këtë me buzëqeshje, me dashamirë. Në të njejtën kohë kjo është edhe shpërblim, më i miri është ai i cili i pari fillon me përshëndetje.“mos e nënçmo asnjë të mire.“ jepni dhurata njëri tjetrit që të duheni sepse kjo e largon urrejtjen.
    Mënyra e tretë: Dhurata
    Ndikimi i saj është i çuditshëm, kaplon të dëgjuarit, të parët dhe zemrën. Atë që shumë njerëz e praktikojnë në raste të ndryshme duke ndërruar dhurata është vepër e lavdëruar, madje e preferuar me kusht që të mos e ngarkon veten më tepër sa që mundet.
    Mënyra e katërt: heshtja dhe të folurit e paktë përveç nëse ka dobi
    Ke kujdes dhe mos e ngrit zërin as mos e tepro së foluri nëpër ndeja, mos kërko të jesh në qendër të vëmendjes nëpër tubime. Mundohu që të flasish fjalë të mira dhe të lehta sepse “fjala e bukur është lëmoshë”. Kjo vlerë ka ndikim të çuditshëm në përfitmin e zemrave dhe ndikimin në to!
    Mënyra e pestë: edukata e ndëgjimit të tjerëve kur ata flasin
    Duhet që kur të tjerët flasin t’i dëgjojmë ata dhe të mos i ndërpresim.Nuk duhet ndërprerë bashkbiseduesin përderisa ai të ndalet. Ai i cili përpiqet ta praktikoj këtë, njerëzit do ta duan, përkundër atij i cili flet shumë dhe ndërpret shumë të tjerët kur ata flasin.Ndodh që ndonjëri më tregon ndonjë ngjarje dhe unë e dëgjoj atë sikur të mos e dija edhepse e kisha mësuar para se të lindej ai !
    Mënyra e gjashtë: pamja e bukur
    Duhet që të kemi pamje të bukur, rroba dhe erë të mire (parfume të ndryshme), të jemi modest , e jo njerez mendjemëdhenjë sepse si pjesë e mendjemadhësisë konsiderohet edhe nënçmimi i njerëzve !!!
    Mënyra e shtatë: veprimi i punëve të mira dhe ofrimi i ndihmës nevojtarëve
    Kjo mënyrë është shumë efektive për të fituar zemrat e njerëzve, këtë më së miri e përshkroi poeti me fjalët e tij:
    Bërju mirë njerëzve do t’i robërosh zemrat e tyre
    Shpeshherë bamirësia robëron njeriun
    Një poet thotë:
    kur të shoqërohesh me njerëzit bëhu rob i tyre
    bëhu si uji i ftohtë dhe i ëmbël për mëlqinë e etur të çdo shoku/shoqeje
    Mënyra e tetë: shpenzimi i pasurisë
    Çdo zemër ka çelës, kurse çelësi i shumë zemrave është pasuria, sidomos në këtë kohë.arrini që me vështrimet e juaja dhe me sjellje të mira të arrini deri te zemrat e njerëzve pasi që zbuloni çelësin deri tek ata/ato. E përse tërë kjo kopraci? E përse kjo dorshtërnguarsi te disa njerëz? A nuk e kanë parasysh varfërinë para syve të tyre, çdoherë u shkon mendja për të shpenzuar e jo për të ndihmuar !
    Mënyra e nëntë: të menduarit mirë për tjerët dhe arsyetimi i tyre
    Nuk do të gjesh mënyrë më të mirë dhe më të lehtë për të arritur deri te zemrat se kjo mënyrë. Mendo mirë për njerëzit rreth teje dhe ruhu nga mendimi i keq për tjerët dhe mos e bën syrin tënd kurth për lëvizjet dhe moslëvizjet e tyre e pastaj t’i komentosh ato sjellje, se me këtë devijon, lexo fjalën e një poeti: “ kur vepra e ndonjërit keqësohet, keqësohen edhe mendimet e tij dhe fillon t’u besoj hamendjeve të zakonshme. “
    Mënyra e dhjetë: shpalose dashurinë që ndien ndaj tjerëve
    Nëse e don ndënjërin dhe ai ka pozitë të veçantë te ti, atëherë lajmëroje sepse kjo është një shigjetë e cila e robëron shpirtin : “sepse kjo e zgjatë bashkimin dhe e forcon dashurinë” . E tërë kjo me kusht që dashuria të ketë sinqeritet tek të Zoti, e jo për ndonjë interes, siç është pozita, pasuria, popullariteti, bukuria e tjerë,
    Pra shpalosja e dashurisë atij që e do sepse është prej mënyrave me efikase për të përfituar zemrat e njerëzve. Ose do të veprojmë sipas kësaj për të bërë shoqëri plot dashuri, vëllazëri dhe bashkim ose në të kundërtën do të jemi shoqëri e përçarë, e kacafytur dhe e papajtuar. Te mundohemi që të themelojmë shoqëri ku dashuria do të jetë simbol i saj
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    gimi3
    Po une qe kam vetem nje tek shigjete....
    Jam vetvetja edhe nuk i shtoj as edhe nje presje.Me mire keshtu besoj .

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga ShocK
    gimi3
    Po une qe kam vetem nje tek shigjete....
    Jam vetvetja edhe nuk i shtoj as edhe nje presje.Me mire keshtu besoj .
    haha shiko korrenti i ka fajet tek ty pasice te eshte thyer shigjeta te ka mbetur tek shkaku i korrentit , nese ndihesh keq ti, me vetem nje tek shigjete... ateher une do e mar harkun do te bej ty shigjete dhe do te hudh atje ku do ndish veten me mire ... vend i cili do te bashkoj me nje shigjete te dyte / do behesh çift ben ?
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    N3ra5htarja Maska e rina_
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Diku....
    Postime
    450
    Me miresjellje dhe sinqeritet.......................

  5. #5
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    une mendoj se nuk eshe shum leht te perfitohet zemra e nje mashkulli apo femre por duhet nje koh pak me e gjate , per mua sinqeriteti edhe ne radhe te pare
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  6. #6
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga KuSi
    une mendoj se nuk eshe shum leht te perfitohet zemra e nje mashkulli apo femre por duhet nje koh pak me e gjate , per mua sinqeriteti edhe ne radhe te pare
    ashtu eshte pasice :

    Veprat Vleresohet Sipas Qellimit ( Sinqeritetit )
    Nese Nje Veper Te Kete Sukses Duhet Te Ket Sinqeritet
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    te fitosh zemren e vajzave smjafton gift :P por shum e shum gjera

    por per vajzat te fitojn zemren e nje mashkullli eshte akoma me veshtir :0
    Partizoni

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Eshte shume veshtire te fitosh zemren e nje njeriu,per faktin se ajo qe duam ne do te ishte qe te ngeleshim gjithmone ne ate zemer,fatkeqesisht edhe shume nuk mund te jesh brenda asaj .....
    Bota dhe njerezit jane teper te cuditshme,mendon se je ne zemren e dikujt po ne te vertete nuk je,ose mendon qe je akoma po ne te vertete nuk ke qene kurre!!!!
    Nuk mundet dot te fitojme nje zemer sado qe te mundohemi eshte zemra tjeter ajo qe mund te na pranoje ,merita nuk eshte jona...
    Te hysh en zemrat e njerezve per mua eshte shume veshtire dhe ndonjehere e pamundur!!!
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga gimi3
    haha shiko korrenti i ka fajet tek ty pasice te eshte thyer shigjeta te ka mbetur tek shkaku i korrentit , nese ndihesh keq ti, me vetem nje tek shigjete... ateher une do e mar harkun do te bej ty shigjete dhe do te hudh atje ku do ndish veten me mire ... vend i cili do te bashkoj me nje shigjete te dyte / do behesh çift ben ?
    Flm por e kam zemren time pavarsisht se zihemi por e dua shume

  10. #10
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga ShocK
    Flm por e kam zemren time pavarsisht se zihemi por e dua shume
    Me behet qejfi qe ke zemren e juaj , edhe dicka ShocK nje gje duhet ta kuptojme te gjithe ne, ne mesin e tyre po e fus edhe veten , me mire eshte te zihemi nganjehere e pastaj e tera ajo te kthehet ne dashuri , e jo te behet e kunderta te dashurohemi e pastaj futet aty dicka qe perqan nje qift dhe e tere ajo dashuri behet urrejtje , pra me mire ngapak te ngaterrohemi , te kemi mendime te ndryshme e ne fund te gjejme dicka te perbashket dhe te kemi sukses ne dashuri
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerëzve
    Nga hulumtuesi09 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Nacionalizmi, bashkimi arab/islamik
    Nga Lioness në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 382
    Postimi i Fundit: 02-06-2007, 03:50
  5. Dyshim dhe përgjigje rreth Xhihadit
    Nga ILyrium në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •