Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Shqiptarët, 583 milionë euro për pushime jashtë

    marre nga Shekulli, 28-01-2007

    Shqiptarët, 583 milionë euro për pushime jashtë
    Julian Llupo

    Çmimet e kripura për të kaluar pushimet në vend, si dhe konkurrenca gjithnjë në rritje, kanë bërë që shpenzimet e bëra nga shqiptarët për turizëm dhe udhëtime jashtë, të rriten me shpejtësi gjatë 2-3 viteve të fundit.Megjithëse me kushte klimaterike dhe natyrore tepër të përshtatshme, vendi duket se e ka të vështirë të konkurrojë me fqinjët, që, për nga infrastruktura turistike janë shumë para. Fqinjët tanë, duke e orientuar mirë zhvillimin e sektorit turistik, kanë bërë që të jenë atraktivë jo vetëm në tërheqjen e turistëve nga Perëndimi, por edhe të shtetasve shqiptarë, që gjithmonë e më shumë po i drejtohen destinacioneve të tjera turistike.Rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë kufijve, rreth 583 milionë euro, ose sa 85 për qind e totalit të dërgesave nga emigrantët. Rritja në shpenzimet e udhëtarëve shqiptarë jashtë, është më e lartë sesa rritja në të ardhura nga turizmi brenda kufijve, duke shkaktuar ngushtimin e bilancit pozitiv të kësaj kategorie, nga 38 në 30 milionë euro, në nëntëmujorin e parë të vitit 2006. Por, edhe në ruajtjen e këtij bilanci ende pozitiv të vendit me jashtë, mbetet deciziv faktori i emigrantëve. Ardhja e tyre masive në periudhat e pushimeve, ka edhe ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave nga turizmi në vend, i vlerësuar edhe si sektori i të ardhmes. Nëse emigrantët do të mungonin në kategorinë e atyre që frekuentojnë vendin në raste pushimesh apo festash, atëherë edhe statistikat për këtë sektor do të ishin të tjera.

    Turizmi vendës, në "hijen" e fqinjëve

    Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga sektori i turizmit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2006, kanë rezultuar rreth 614 milionë, një vlerë kjo gjithsesi rreth 33 për qind më e lartë se vlera e eksporteve të mallrave. Një tregues i tillë jep një panoramë të qartë të potencialit të rëndësishëm që ka turizmi për ecurinë ekonomike të vendit. Megjithëse i lënë pas dore dhe i betonuar në pjesën dërrmuese të tij, bregdeti shqiptar dhe jo vetëm, vazhdon që të jetë një nga gjeneruesit kryesor i të ardhurave në valutë për ekonominë shqiptare. Të ardhurat nga turizmi, për nëntëmujorin 2006, vlerësohet të jenë 19 për qind më të larta kundrejt të njëjtit hark kohor ë vitit 2005, të ndikuara kryesisht nga rritja e fluksit të shtetasve të huaj dhe e emigrantëve që kanë vizituar vendin, si dhe nga rritja e lehtë e koeficientëve vlerësues të shpenzimeve ditore. Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2006, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 26 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

    Shërbimet, rritje e shpejtë edhe në 2006

    Tregtia në shërbime, me ritme rritëse gjatë viteve të fundit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një element të rëndësishëm të integrimit me jashtë për Shqipërinë. Transaksionet tregtare në shërbime, arritën në rreth 1.9 miliardë euro dhe vlerësohen 22 për qind më të larta, krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2005. Llogaria e shërbimeve u mbyll me një bilanc negativ prej 61 milionë eurosh, në rënie (rreth 30 për qind) ndaj deficitit të kësaj kategorie në një vit më parë. Përmirësimi i pozicionit të deficitit të shërbimeve, ka ardhur kryesisht si rezultat i tkurrjes së deficitit në "shërbime të tjera", rezultat ky i ekspansionit në eksporte të kësaj kategorie shërbimesh.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kur lexova tre-kater rreshtat e para mendova se persa i perket turizmit duhet te ishim ne deficit por akoma qenkemi +30 mil. Nga ana tjeter, ndonese nuk e dime me shifra te sakta, shumica e te ardhurve nga jashte per turizem jane nga Kosova dhe Maqedonia ne kuader te turizmit patriotik. Por duhet te jemi te ndergjegjshem shqiptaret e pertej kufirit do kene gjithmone e me pak arsye per tu rikthyer serish veren tjeter me kushtet, infrastrukturen dhe cmimet qe ofrojne hotelet shqiptare, ku meqe ra fjala mbizoteron ideja "tja fus sa te mund tani pa pune e madhe po nuk erdhi prape vitin qe vjen". Keshtu qe ne mungese te nje strategjie te miremenduar dhe largpamese numri i shqiptareve qe do preferojne Turqine, Kroacine apo qofte dhe Maqedonine, Malten e Spanjen, do vije gjithmone duke u rritur dhe shume shpejt kategoria e turizmit do dale deficitare.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Tema të Ngjashme

  1. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  2. Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 16:25
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •