TIRANE (15 Janar) -Ceshtja e pasurive te qytetareve shqiptare dhe greke duhet te trajtohet si nje ceshtje ligjore”. Ky variant eshte paraqitur si zgjidhja e problemit te pronave came ne Greqi nga kryeministri Berisha, ne nje interviste te publikuar dje nga gazeta prestigjioze greke, “To Vima”. Me titull, “Sali Berisha – Kryeministri i SMS-ve, flet per shqiptaret dhe greket”, revista e perjavshme te gazetes TO VIMA, boton intervisten qe nje prej gazetareve te saj i ka marre z.Berisha, gjate nje vizite ne qytetin e Korces. “Njeriu i demokracise apo njeriu i piramidave”, – pyet retorikisht intervistuesja, duke pare udheheqesin shqiptar te ece ne rruget e varfra te qytetit juglindor dhe duke degjuar peshperitje paradoksale per te. “Eshte i ndershem”,- thote nje korcar. “Na ka ngrene parate”,- shton tjetri. Duke zene me shume se gjashte faqe te revistes, zhytemi ne to per te mesuar se cfare ka thene kryministri i Shqiperise ne intervisten per median greke. Dhe natyrisht vemendja e gazetares perqendrohet tek pikat me kritike te politikes shqiptare, -Kosova, piramidat, Cameria, minoritaret shqiptare.
Piramidat
“Pranuam shume makinacione nga privatet ne kohen e piramidave, dhe ky eshte gabimi yne i madh”, – pranon Berisha, pas pyetjes per periudhen me te erret te postdemokracise. “Deri ne 1995-en,– thote ai, - shqiptaret futen ne firmat e ndryshme miliona dollare. Pas kesaj erdhi katastrofa. Vendosa ta ndaloj kete proces, por nuk kishim legjislacionin e duhur. U perpoqem te bejme nje ligj, por opozita shfrytezoi situaten dhe na akuzoi se rrembyem kursimet e popullit. Keshtu, vendosa te themi te verteten tek populli shqiptar, se nuk kemi marre asnje qindarke. Por opozita tregonte me gisht Zvicren dhe llogarite bankare, megjithate edhe pas kesaj une nuk e braktisa Shqiperine. Per me se tre vjet hetuan ceshtjen. Por me ne fund u detyruan te pohojne se Partia Demokratike nuk kishte lidhje me skandalin e piramidave. Dhe ja rezultati,- na votoi perseri populli”.
Kryeministri shqiptar thekson faktin se ata qe ngriten piramidat, u bene me pas ministra, gjenerale, ambasadore te PS-se.
Kosova
Per sa i perket ceshtjes se Kosoves, z.Berisha pranon se Kosova ka qene gjithnje nje problem. Pasi ben nje pershkrim historik se si mbeti kjo krahine nen qeverisjen Jugosllave, Berisha shpjegon se vetem gjate luftes, ne Jugosllavi ekzistonte nje marreveshje midis shqiptareve te Kosoves dhe te Shqiperise, e cila mbeshteste faktin qe pas luftes do te zhvillohej nje referendum. “Atehere, ideja e bashkimit me Shqiperine ishte e gjalle, sepse askush nuk mund te mohoje qe shqiptaret, prej 1878-es punojne per bashkimin. Por perpjekjet deshtuan. Cdo dite, – thote Berisha, - nje realitet i ndryshem zgjohej ne Prishtine, dhe nje tjeter ne Tirane. Me renien e socializmit, Kosova nuk kerkoi te bashkohej me Shqiperine, per arsye te ketij realiteti te ndryshem”. I pyetur ne se vete Kryeministri shqiptar eshte ithtar i nje Shqiperie te Madhe, Sali Berisha pergjigjet: “Ne kete moment, rruga e vetme per Kosoven eshte te vetevendose per fatin e saj”
Dhe me pas, ai parashikon se pas ndarjes se Maqedonise dhe te Malit te Zi, serbet duhet te pranojne pavaresine e Kosoves dhe te mos kene dyshim se serbet e Kosoves s’do te jetojne ne harmoni me kosovaret.
Cameria
Per sa i perket ceshtjes se Camerise, pas pyetjes se gazetares, kryeministri shqiptar shpjegon se eshte nje ceshtje, per te cilen ka zhvilluar bisedime me ish-kryeministrin grek, Kostandinos Micotaqis, qysh ne vitet e para te demokracise, ashtu si edhe me ish - Presidentin Stefanopulos. “Le te mos flasim, - thote ai,- se cfare fryme te keqe kane krijuar qeverite e meparshme per 50 vjet me radhe. Marredheniet tashme dypaleshe jane permiresuar mjaft, por ceshtja e pasurive te qytetareve shqiptare dhe greke duhet te trajtohet si nje ceshtje ligjore; d.m.th, si nje teme teknike dhe jo etnike. Greqia eshte anetare e BE-se dhe NATO-s. Kjo na ndihmon te hyjme ne BE. Cdo dite e me shume, qytetaret evropiane u drejtohen gjykatave evropiane per ceshtje pasurie. Prandaj, besoj se tema e Camerise duhet te analizohet nga te dy palet, dhe jo nga te trete. Perndryshe, se shpejti do te shohim qytetaret tane te vrapojne ne Stratsburg, per te gjetur te drejten e tyre per pasurite e humbura, ashtu sic ndodhi edhe me Qipron”.
Minoritaret
I pyetur per minoritaret shqiptare, kryeministri shqiptar pergjigjet prere: “Ata jane pjese e popullsise sone. Nuk kundershtojme, por respektojme pakicat kombetare. Dhe le te mos harrojme se vorioepiriotet (perkthim i perpikte i revistes) jane integruar ne shoqerine shqiptare, ashtu si shqiptaret ne shoqerine greke. Ka shume shqiptare qe ndjehen greke, qe jetojne ne Athine, Selanik dhe femijet e tyre mesojne ne shkolla greke. Ashtu si edhe shqiptaret e Amerikes, te cilet ndjehen amerikane”.
Me pas, Berisha shpjegon se SHBA-ja ka qendruar gjithnje ne krah te Shqiperise dhe ne keto momente luan nje rol vendimtar ne ceshtjen e Kosoves. Shqiperia i eshte mirenjohese Amerikes, por nuk harron ecurine e saj evropiane”, - mbyll ai kete pyetje te gazetares.
Kryeministri
Ne intervisten mjaft te hollesishme, Berisha nuk harron te cilesoje si hipokrit dhe si nje katastrofe, liderin e opozites shqiptare, Edi Rama. “Emri i tij duhet te jete, Edi Hipokriti”, –shton ai. Ne pjesen me te madhe te intervistes, Berisha i ben nje analize vepres se qeverise se drejtuar prej tij, sidomos luftes me sukses deri tani kunder krimit te organizuar dhe bashkepunimit me fqinjet ne kete kontekst. Flet per uljen e taksave, per investimet sidomos ne arsim, shendetesi, rritjen e pagave dhe pensioneve. “Padyshim, per gjendjen e veshtire ku ndodhej vendi, - thekson ai,- e ka fajin PS-ja, pas nje qeverisjeje te dobet per me se tete vjet. E lashe mjekesine per t’u marre me politike, jo prej prinderve te mi, te cilet ishin bujq, -thote Berisha, - vendosa ta hedh kete hap pak kohe me pare se te binte diktatura”. Sipas gazetares, nje prej menyrave me te cilat ish-mjeku Berisha do qe te “sheroje” Shqiperine, eshte marrja e SMS-ve nga qytetaret. “Marr cdo dite SMS, – thote ai, - te cilat mblidhen ne nje kompjuter dhe mund te them se shume probleme qe kane mberritur tek mua me nje mesazh, jane zgjidhur”.
(GazetaShqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt