Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    QEMAL STAFA TIRANA ALBANIE

    22/12/1984 COUPE DU MONDE (Q)

    COUPE DU MONDE (F) MEXIQUE 1986
    ALBANIE 2 - 0 BELGIQUE
    (45: 0 - 0, 90:2 - 0)


    Les buts
    68 JOSA MIREL 1 - 0
    85 MINGA ARBEN 2 - 0


    Les arbitres
    Arbitre SANCHEZ ARMINIO VICTOR. ESP
    1 assitant-arbitre PAS PEREZ JOSÉ ESP
    2ème assitant-arbitre PEREZ SANCHEZ JOSÉ ESP


    BELGIQUE Entraîneur THYS GUY
    #
    Club Sel. Caps In Out
    1 PFAFF JEAN-MARIE FC Bayern Munchen 65 46
    2 GRÜN GEORGES SC Anderlecht 7 7
    3 JASPERS EDDY SK Beveren-Waas 3 3
    4 VAN DER ELST FRANKY KV Brugge 2 2
    5 RENQUIN MICHEL Servette FC 45 40
    6 VERCAUTEREN FRANK SC Anderlecht 43 41
    7 DE GROOTE MICHEL SC Anderlecht 5 4
    8 SCIFO VICENZO SC Anderlecht 8 8 46
    9 CLAESEN NICOLAS VfB Stuttgart 11 11
    10 CZERNIATYNSKI ALEXANDRE SC Anderlecht 23 19 60
    11 CEULEMANS JAN KV Brugge 50 49
    Remplaçants
    12 MUNARON JACQUES SC Anderlecht 26 5
    13 DE WOLF MICHEL AA Gent 21 13
    14 CLIJSTERS LEO Waterschei Thor 13 8 46
    15 MOMMENS RAYMOND SC Lokeren 33 13
    16 VOORDECKERS EDDY Waterschei Thor 26 19 60





    ALBANIE Entraîneur:
    #
    In Out
    1 MUSTA PERLAT
    2 ZMIJANI HYSEN
    3 HODJA
    4 TARGAJ
    5 OCELLI ADNAN
    6 RAGAMI FERIT
    7 DEMOLLARI
    8 JOSA MIREL
    9 MUCA SHKELQIM 88
    10 MINGA ARBEN
    11 KOLA AGUSTIN
    Remplaçants
    13 VILA 88




    ©
    Per mendimin tim kjo eshte kombetarja me e mire qe kemi pasur ndonjehere.Nga grupi yne u kualifikuan per ne Meksiko 86 Belgjika dhe Polonia me nga 8 pike.Shqiperia e treta me kater pike me golavarazh me te mire se Greqia.Ne ndeshjen ne Belgjike rezultati ka qene 1-1 deri ne minuten e 83 te ndeshjes.Ne 7 minutat e fundit ndeshkohemi dy here,dhe njeri nga golat ishte i dyshimte dhe me te drejte portieri i madh Perlat Musta protestoi gjate por si gjithmone ekipet e vogla nuk perfillen.Ndeshja ne Greqi shkaktoi interesin e te madhit Enzo Bearzoti i cili ishte prezent ne Athine.Per cudi shqiptaret nuk arriten te dalin ne lojen e tyre megjithese vinin nga nje barazim historik ne Poloni 2-2(Omuri,Kola) dhe fitorja historike ndaj Belgjikes 2-0( Josa,Minga).
    Sidoqofte desha te kujtoj me kete rast edhe nje here te ndjerin Arben Minga dhe shoket e tij te atyre viteve te sukseshme,megjithese futbollistet shqiptare atehere nuk mund te luanin ne klube te huaja dhe ndeshjet nderkombetare ishin shume te rralla.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista/ Thimita Minga rrëfen jetën e futbollistit

    Flet e ëma e Arben Mingës: Momentet e fundit të tim biri





    Leonard KARAJ

    Që mëngjesin e të premtes, kur mori lajmin e kobshëm, lotët e Thimita Mingës rrjedhin pa mbarim si rrëke. Djali i saj, Arbeni vdiq në Kanada pas një sëmundje që kurrë nuk e mposhti, por që trishtueshëm i mori jetën.
    Të takosh këtë plakë 75-vjeçare në një ditë morti, plumb të rëndë, është një mort më vete. Ajo qan me dënesë dhe nuk e heq nga goja fjalën "Benin ma donin të gjithë".
    Apartamenti në katin e tretë në një pallat pranë shkollës "Sabaudin Gabrani" në Tiranë është i mbushur plot dhe dera nuk mbyllet për asnjë çast. Hyjnë e dalin njerëz pa pushim. Dikush na thotë se, nëse do të kishin mundësi, e gjithë Tirana mund të vinte për vizitë këto ditë.
    Telefoni fiks në krah të derës gëlon nga zilja dhe nuk është vështirë të dallosh se thirrësit ngushëllonin për një humbje, që në këtë rast është pak të themi se është e madhe.
    E veshur me të zeza dhe me një palë syze të mëdha, Thimita qan dhe vetëm qan. U ulur në kolltuk ngjyrë të errët ajo mbledh veten kur një prej dhëndurëve i thotë se i duhet të japë një intervistë. Duket sikur rregullohet, por vetëm sheshon rrobat e trupit. Duket sikur tendoset, por vetëm stopon për një moment të qarën. Në njërën dorë mban fotografitë dhe, si një cicerone, na tregon detajet e tyre. Por lotët nuk e lënë që nuk e lënë.
    Kujton historinë e jetës të të birit, lindjen, fëmijërinë, lidhjen me futbollin dhe jetën familjare. Dhe nga njëra anë ndjehet e brengosur që e humbi kaq shpejt, por njëkohësisht ndjehet e lumtur që atë e donin të gjithë.
    Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer", nëna e Arben Mingës tregon momentet e fundit tëjetës së djalit të saj.
    Ikim, dhe në dalje të shtëpisë shikojmë një fotografi të madhe të vënë në mur. Plaka e vë re vështrimin tonë dhe këtë kundrim e shoqëron me fjalët: Ja ku është Beni im, ai nuk ka vdekur. Dhe ne largohemi nga kjo shtëpi duke lënë pas dhimbjen për një të vdekur që zor se e besojmë që nuk jeton më. Nënë Thimita nuk gabon. Arben Minga edhe për ne, nënë, nuk ka vdekur.

    Si e mësuat humbjen e djalit tuaj?
    Më morën në telefon, Nora që nga Kanadaja dhe më tha. Në atë moment bota më ra në kokë.
    Zonja Thimita, çfarë kujtoni nga takimi i fundit me djalin tuaj, Arben Minga?
    Ishte një njeri që nuk e linin në një vend as dy minuta. Sapo vinte në Tiranë, nuk rrinte as dhjetë minuta në shtëpi. Fillonin telefonat njëri pas tjetrit dhe nuk kisha as kohë të çmallesha me të. I thosha, po ku shkon kaq shpejt sepse sapo erdhe, "më thërrasin shokët", më thoshte dhe dilte menjëherë. "Unë në Kanada jetoj, por mendjen dhe shpirtin këtu e kam, tek nëna ime, tek njerëzit e mi, tek shokët e mi", kështu më thoshte. I bëja diçka për të ngrënë në mëngjes dhe vetëm në darkë e shikoja sërish sepse gjithë ditën me miqtë e me shokë ishte. Sidomos këto kohët e fundit, kur kthehej nga Kanadaja. Por unë nuk e imagjinoj dot që më ka ikur Beni. Mua më duket sikur e kam ende këtu pranë sepse nuk e konceptoj dot atë larg zemrës sime.
    Kur mësuat për operacionin që duhet të bënte Arben Minga?
    Sëmundja u diagnostikua gati një vit më parë, rreth shtatorit të 2005. Atëherë filloi të binte nga pesha dhe të dobësohej. Por edhe kur ndiente dhembje e kthente kokën nga muri, sepse nuk donte që të tjerët ta shikonin të dobët. Ishte një njeri i qeshur dhe shakaxhi. Rrallë herë e shikoje të mërzitur. Kur e pashë për herë të fundit u tmerrova (pas operacionit), sepse ishte dobësuar shumë. Për të më qetësuar më thanë që s'ka gjë vetëm se është dobësuar pak nga diabeti, por do ta marrë veten.
    Ceremonia e varrimit të Arben Mingës u bë në Kanada edhe pse shumë dashamirës kërkuan që streha e fundit e tij të ishte Shqipëria, pse?
    E di që të gjithë ma donin këtu. Edhe çunat tek klubi kështu më thanë. Dhe ne të gjithë e duam ta kemi pranë. Ashtu më tha edhe Nora (bashkëshortja). Edhe ajo më tha se Beni e ka vendin në Shqipëri, por ishte djali i madh ai që ngulmoi që i ati të varrosej në Kanada. I kishte thënë të ëmës (Norës): "Mama, unë babin e dua këtu pranë meje dhe s'do lejoj të ma marrin", prandaj për momentin vendosëm që varrimi të bëhej atje. Megjithatë, mua ma nderuan tim bir sikur të ishte këtu, sikur të ishte gjallë.
    A keni kontaktuar me bashkëshorten e tij, Norën, për të mësuar mbi ceremoninë e zhvilluar në Kanada?
    Ceremonia në Kanada u organizua në mënyrë shumë madhështore. Familja e Benit jeton në një qytet, Uinston dhe banorët atje ishin çuditur me pjesëmarrjen aq masive në varrimin e tij. Kishin shkuar shqiptarë jo vetëm nga Kanadaja, por edhe nga Amerika, të njohur të Benit, jo vetëm sportdashës, por edhe dashamirës të tij. Banorët aty ishin çuditur, aq sa nipi (djali i madh i Arben Mingës) më tregonte se e pyesnin shokët se çfarë kishte qenë babai i tij, president që e nderonin kaq shumë. "Po, - i kishte thënë, mbreti i futbollit shqiptar ka qenë dhe është".
    Besoj se kjo ua lehtëson sadopak edhe dhimbjen për humbjen e parakohshme të Benit...
    Po, ndihem e lehtësuar. Jam edhe ngushëlluar. Ma donin të gjithë. Shkonte mirë me çdo njeri, sepse ishte një njeri i mirë, prandaj edhe Perëndia ma mori me vete. "Nënë - më tha nipi, ji krenar për atë djalë që ke bërë. U çudit një Kanada e tërë për nderimin që i kanë bërë. E shëtitën arkivolin e tij me flamurin shqiptar përgjatë gjithë qytetit", - kështu më tregonte djali dhe Nora. Dhe u lumturova që më thanë këto fjalë. Ndërsa ai i vogli (Erjoni, djali i dytë) ma kërkon më shumë. Sepse ishin të lidhur shumë me njëri-tjetrin. Sidomos këto dy vite të fundit që Beni mbeti edhe pa punë atje në Kanada. Gjithë ditën merrej me djalin, e shëtiste e ushqente, e vishte, çdo moment me të.
    A keni ndonjë brengë për gjithë atë që ka bërë dhe s'ka mundur të bëjë Arben Minga në jetën e tij?
    Beni e jetoi jetën me kokën lart, ashtu siç ishte më e mira. Për këtë ndihem mirë, sepse realizoi të gjitha ëndrrat që dëshironte të kishte në jetë. Ka një familje të shkëlqyer dhe ka miq e shokë në çdo vend ku ka shkelur. Kam vetëm një plagë në zemër, që më vdiq në dhe të huaj dhe më mbeti atje për momentin. Megjithëse tim bir e kanë përjetësuar miqtë, shokët, televizionet, gazetat dhe deri edhe Presidenti derdhi lot për të. Sepse ka qenë një djalë për të gjithë. Prandaj nuk e shikon dot nëna si të vdekur. Ja, më duket sikur e kam këtu pranë me ju.

    Tek Tirana, atëherë kur ishte destinuar për te Partizani

    Të rinjtë më të mirë rreth viteve '70-'80 shkonin tek skuadra e Partizanit. Nuk kishte një ligj të shkruar për këtë gjë, por fjala e drejtuesve të partisë-pushtet nuk mund të mos merreshin parasysh. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Ben Minga kishte në shtëpi edhe një kundërshtar të fortë, të atin e tij, i cili ishte një tifoz i thekur i Partizanit. Kunati i tij, Romeo Rama kujton plot dashamirësi çastet kur Fatmir Frashëri, asokohe trajner i Tiranës vinte dhe e kërkonte deri në shtëpi Ben Mingën për ta pasur në skuadër. "Benin tek Tirana e ka dashur me këmbëngulje të madhe Fatmir Frashëri. Problemi kryesor ishte se babai i tij (vjehrri im), sepse ai e donte ta shikonte me bluzën e Partizanit meqenëse ishte edhe tifoz i tij. Por Fatmiri mori guximin të vinte në shtëpi dhe vetëm aty e zuri ngushtë Ilion, duke i thënë se Benin do ta merrte tek Tirana dhe do të ndiqte vetë deri në fund të karrierës së tij. Në fakt ashtu ndodhi. Beni u fut tek Tirana që në moshën 15-vjeçare, rreth vitit '74-'75, dhe filloi të aktivizohej me skuadrën e parë që në moshën 17- vjeçare. Pastaj në vitet '80 u aktivizua edhe me ekipin kombëtar", përfundon Romeo Rama.

    Skeda

    Emri - Arben
    Mbiemri - Minga
    Datëlindja - 16.03.1959
    Vendlindja - Tiranë
    Gjatësia - 1.85 cm
    Statusi civil - I martuar/2 fëmijë
    Bashkëshortja - Nora Minga (Goxhi)
    Djemtë - Gridi (17 vjeç)/Erjoni (6 vjeç)

    Karriera
    Pozicioni - Sulmues
    Skuadrat - 17 Nëntori, Brashov, Dacia, Tirana

    Titujt
    6 herë kampion
    (1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996)
    4 Kupa të Shqipërisë
    (1983, 1984, 1986, 1996)
    1 Superkupë, (1994)
    Golashënuesi më i mirë
    1985, me 13 gola
    Ndeshjet
    Kupat e Evropës: 18
    Me Kombëtaren: 28
    Gola me Kombëtaren: 2
    Gola në Kupat e Evropës: 3

    .................................................. ................................. Krye

    Romeo Rama tregon episodin negativ që pësoi Minga më 1981

    "Pse u dënua Ben Minga nga federata më 1981 për 6 muaj”

    Leonard KARAJ

    Arben Minga ka qenë një futbollist model. Fakti se gjithë karriera e tij nuk njeh karton të kuq dhe vetëm një karton të verdhë, tregon për fair-play e tij në fushën e blertë. Por edhe për një vigan si Ben Minga nuk kishte se si t'i shpëtonte censurës së regjimit komunist. I shëmtuar dhe qesharak ka qenë dënimi që drejtuesit e asaj kohe në Federatën Shqiptare të Futbollit i dhënë për shkak të një shakaje me shokun dhe kundërshtarin e tij tek Partizani, Perlat Musta. Episodin e shëmtuar e sjell ndërmend kunati i tij, Romeo Rama, ekskluzivisht për gazetën "Tirana Observer".
    Ndeshja
    Kombëtarja shqiptare shkonte drejt Gjermanisë për ndeshjen e radhës së eliminatoreve të Kupës së Botës, "Spanjë 1982". Takimi do të zhvillohej në stadiumin e Dortmundit ndaj përfaqësueses së Gjermanisë Perëndimore. Kjo e fundit kishte në grupin e saj futbollistë të talentuar si Rumenige, Brigel, Shuster, etj. dhe pritej një humbje e skuadrës sonë. Dhe ashtu ndodhi. Gjermanët fitonin me rezultatin 8-0, ndeshje në të cilën trajneri i ekipit tonë zëvendësoi edhe portierin Perlat Musta.
    Episodi
    Shkaku i lënies së Arben Mingës për gjashtë muaj jashtë fushave të blerta është aq qesharak sa edhe i pa drejtë. Sipas kunatit të tij, Romeo Rama, ai episod ka qenë shenja e vetme negative e karrierës së Arben Mingës. "Beni ishte grumbulluar me kombëtaren edhe pse ishte i ri ende. Natyrisht nuk pritej që ai të aktivizohej edhe pse, me thënë të drejtën, për fizikun që kishte mund ta ndihmonte shumë skuadrën. Mbaj mend se Shqipëria luante ndaj Gjermanisë Perëndimore në Dortmund. Beni ishte në stol të rezervave dhe si shakaxhi që ishte thumbonte lojtarët e Partizanit. Më tepër e kishte me Perlat Mustën se me atë kishte edhe më shumë muhabet. Normalisht, si djem të rinj që dëshirojnë të bëjnë shaka, ngacmonin njëri-tjetrin. Për shembull, Beni thoshte, shiko sa keq u hedh topin Perlati, ndërsa ky i fundit tallej ndonjëherë kur Benit i ikte ndonjë top nëpër këmbë. Në pak fjalë, shaka prej të rinjsh. Kështu filloi të buzëqeshte edhe në atë ndeshje pas çdo goli që pësonte Shqipëria, duke bërë shaka me hedhjet bosh të Mustës. Një gjë e tillë nuk i shkoi përshtat mjekut të skuadrës, i cili pa gjestet e Benit dhe e denoncoi direkt sapo mbërritën në Shqipëri", tregon kunati i tij, Romeo Rama.
    Dënimi
    Pas mbërritjes në Tiranë të ekipit kombëtar, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit mblidheshin për një mbledhje urgjente. Çështja kryesore nuk ishte humbja turpëruese 8-0 ndaj Gjermanisë, jo aspak. Byroja mblidhej për të dënuar një prej të rinjve dhe futbollistëve më të mirë që kishte në gjirin e saj kombëtarja, Arben Mingën. Shkaku ishte shumë i qartë për byroristët. Beni ishte tallur me vijën e partisë. Kështu kapiteni legjendar i Tiransë (17 Nëntorit asokohe) u detyrua të qëndronte larg fushave për gjashtë muaj.

    Kane thene

    Sulejman Mema
    "Ben Minga ka qenë dhe besoj do të mbetet sulmuesi më i madh që kam pasur fatin të njoh gjatë jetës sime. Ishte vërtet një futbollist i madh. Në rast se do ta përmblidhja me një fjalë, çka është e pamundur, mund të them se ishte i paarritshëm"

    Refik Halili
    "Është një humbje e madhe jo vetëm për klubin e Tiranës ku ai luajti, por besoj për gjithë futbollin tonë. E dinim sëmundjen e tij dhe bëmë ç'mundëm edhe financiarisht që ta ndihmonim. Por edhe paratë nuk bëjnë derman ndonjëherë para sëmundjesh të tilla".

    Sulejman Demollari
    "Më pëlqen ta mbaj mend si një njeri gjithmonë të qeshur, që pëlqente të thumbonte me dashamirësi vazhdimisht kolegët. Me Benin ka luajtur për 15 vjet në kombëtare, por edhe në Rumani, kështu që kam pasur fatin ta njoh shumë mirë edhe si njeri"

    Roland Mici
    "Na ka lënë një mik i shtrenjtë, një njeri i dashur dhe një futbollist i madh. Mund të them se ishte tipik si për staturën edhe për të luajturën e tij në futbollin shqiptar të viteve '80-'90. Personalisht shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij"

    Shkëlqim Muça
    "Një njeri i jashtëzakonshëm. Por mbi të gjitha një shok i mirë dhe i respektueshëm. I pëlqente shumë shoqëria, aq sa harronte gati të shkonte në shtëpi. Kam kaluar vërtet vite shumë të bukura me të, sidomos tek skuadra e Tiranës, për të cilën ai dha aq shumë"

    Mirel Josa
    "Ishte një mik, një koleg dhe një shok i rrallë për mua. Janë çaste pikëllimi për mua dhe i shpreh ngushëllimet e mi, familjarëve, bashkëshortes, për humbjen e tij. Fati e do që lamtumira e fundit t'i jepet në një vend të huaj dhe jo mes miqve"

    Sulejman Starova
    "Largohet nga jeta një nga njerëzit që shkroi një faqe të lavdishme të futbollit shqiptar. E kujtoj si një djalë të pashëm dhe të shoqërueshëm. Unë kam pasur fatin ta njoh më shumë edhe jashtë fushës së futbollit ashtu siç ishte në të vërtetë Beni"

    .................................................. .................................

    tirana observer

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Iku ene Ben Llaveshi ,kam qene tifoz me Dinamon ,por respekt...si sot e maj men Dinamo-Tirona kur i thame me ze te ulet ...veshi ,veshi,,veshi,filloj tu qesh e kapi mceftas albitrit ***** me dore,ka plas i qeshme e modhe n stadium ene vete filloj tu qesh...po na i ikin mitet e kohes sone 1 nga 1,pardje vdiq ene Kujdestar surrat patatja .....eshte e dhimshme , shume e dhimshme...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #24
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Njohja dhe jeta e Nora Goxhit me Arben Mingën


    Dashuria që lidhi dy yjet e sportit shqiptar


    Tirana Observer

    Leonard KARAJ

    Të dy shkëlqenin tek "17 Nëntori". Ajo ishte një gjatoshe e re dhe e bukur, që i linte gojëhapur trajnerët e basketbollit. Ndërsa ai, një djalë gjashtë vjet më i madh, që ishte pozicionuar mirë po në të njëjtin klub, por që sot mban emrin "Tirana". Njohja e tyre kishte filluar që shkollën e mjeshtërisë sportive në Tiranë, por që do t'i afronte më shumë pas përfundimit të institutit "Vojo Kushi". "Për një kohë të gjatë ne të dy kemi qenë sportistë të Klubit Tirana dhe një moment të caktuar u lidhëm për të qenë shokë jete, lidhje kjo që qëndroi njësoj e fuqishme gjatë jetës sonë bashkëshortore", kujton për lidhjen e tyre Nora, në një ditë të dhimbshme si kjo, kur shoku i saj i jetës prej një muaji nuk jeton më.
    Megjithëse kanë kaluar vite, njerëzit e kujtojnë me nostalgji lidhjen e tyre që bëri bujë, jo vetëm se ata ishin kthyer në idhuj të tifozëve të kryeqytetit, por dhe se ishin një nga çiftet më të bukura në botën e sportit. Një bashkëjetesë e vështirë, po të mendohet nga lëvizjet e shumta, emocionet e ndeshjeve nga të dyja palët, mungesat në familje, por që nga ana tjetër bënte edhe më të fortë dashurinë dhe respektin mes tyre. 16 vjet më parë çifti iu gëzua edhe lindjes së dalit të parë, Gridit, ngjarje që përshkruhet plot emocione edhe nga Nora. Ndërsa vitet 1999-2000 e gjetën Benin dhe Norën në Kanadanë e largët, ku edhe sollën në jetë Jonin, djalin e dytë të tyre.
    Për Nora Goxhin, Arben Minga nuk ka qenë thjesht një bashkëshort, nuk ka qenë thjesht babai i fëmijëve të saj. Për të ai ka qenë edhe një udhërrëfyes dhe zgjidhës situatash nga më të ndryshmet. "Mendoj se bujaria, çiltërsia, dashuria për familjen dhe shokët, ndershmëria dhe optimizmi që e karakterizonte janë disa nga cilësitë më të mira të Benit, çka vështirë se mund t'i harroj". Kështu e identifikon bashkëshortin e saj, Nora Goxhi. Në një speciale të gazetës "Tirana Observer", '50 çiftet më të bukura të viteve 70-80', gjatë muajit të kaluar nuk kanë munguar edhe emrat e Arben Mingës dhe Nora Goxhit, si një ndër çiftet më simpatikë të kohës.

    Kush është bashkëshortja e Arben Mingës, Nora Goxhi

    Nora Goxhi ka lindur në Tiranë, më 8 shkurt të 1965-s. Që në moshë fare të re ajo u aktivizua me skuadrën e të rinjve të "17 Nëntorit" (sot Tirana) në basketboll. Suksesi më i madh i saj në arenën ndërkombëtare ka qenë pjesëmarrja në Lojërat e 10-ta Mesdhetare të Latakias (Siri, 1987) me ekipin kombëtar. Asokohe basketbollistet tona merrnin medaljen e artë, duke lënë pas me radhë Turqinë (88-52), Sirinë (90-46) dhe Libanin (119-70). Protagoniste të këtij grupi të suksesshëm ishin Xhiljola Avdullaj, Edra Alibegaj, Miranda Çuka, Klodeta Dibra, Lumturi Hoxha, Dita Jaçj, Fiorentina Mitku, Pjereta Sadushi dhe Nora Goxhi, me trajnerë Bashkim Milon dhe Kujtim Kasmin. Por përveç kësaj, Nora Goxhi ka fituar disa herë kampionatin kombëtar me "17 Nëntorin" dhe Kupën e Shqipërisë.

    .................................................. ................................. Krye

    Basketbollistja e njohur e "Tiranës" tregon detaje nga jeta

    Nora Goxhi: Kujtimet me bashkëshortin, Arben Minga

    Leonard KARAJ

    Vjen i largët zëri nga ana tjetër e telefonit, por i kthjellët, ashtu si kujtimet me të cilat jeton që pas vdekjes së të shoqit, Arben Minga, atje në Kanadanë e largët. Nëpërmjet tyre, basketbollistja e njohur, Nora Goxhi, mundohet ta sjellë bashkëshortin e saj të gjallë. E siç duket, kjo i jep edhe forcën për të folur sa më shumë për të. Ajo kujton kohën kur u lidhën në klubin "17 Nëntori", për cilësitë e Benit që e bënë të dashurohej për jetë me të, për lindjen e Gridit që tashmë është në prag të 16 vjetorit, për ethet e fitoreve të shumta, por dhe të humbjeve të yllit të futbollit shqiptar, për largimin në Kanada e mallin për familjen, për dëshirat e parealizuara si dhe për vdekjen e paralajmëruar. Jetonin në qytetin e Uindsorit (Kanada), fare pranë Detroitit, çifti Minga, aty ku lulëzon industria e prodhimit të makinave. Fillimi si për këdo ishte i vështirë, por Beni arriti të akomodohet mjaft shpejt me Kanadanë, jetën e emigrantit, edhe për faktin se atje gjeti një komunitet shqiptarësh prej afro 3000 vetash, shumë prej të cilëve e njihnin këtë futbollist të shquar. Atje menduan të rinisnin një jetë të re, Nora dhe Beni. Atje përjetuan ditët më të vështira dhe pikëlluese. Atje lindi edhe Joni, djali i dytë i çiftit. Atje pushoi së rrahuri zemra e Ben Mingës. Atje u ndërtua shtëpia e tij e fundit. "Dëshira ime dhe e fëmijëve ishte ta varrosnim këtu në Kanada, pasi do donim ta kishim pranë", tregon Nora në një intervistë ekskluzive për gazetën "Tirana Observer".

    Një drejtues i SK Tirana i tha nënë Thimitës se duhej të ishte krenare për djalin e saj. Juve Nora, sa krenare ndjeheni që keni pasur si bashkëshort, Arben Mingën?
    Ndjehem aq krenare sa ç'mund të ndjehet një njeri që ka pasur në krah një bashkëshort të mrekullueshëm, një baba të jashtëzakonshëm dhe një sportist të madh. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them se Beni i kishte të gjitha këto cilësi.
    A mund të na tregoni si u organizua varrimi në Kanada?
    Në mënyrën më madhështore, ashtu siç e meritonte një person si Arben Minga. Morën pjesë jo vetëm njerëz, të afërm këtu në Kanada, por edhe nga vende të tjera dhe deri nga Amerika. Shumë prej tyre erdhën thjesht të nderonin Benin si sportist i madh edhe pse mbase nuk e kishin takuar ndonjëherë. Mund të them se ceremonia u organizua në mënyrën më të mirë që mund të përcillej për në banesën e fundit një person si Arben Minga.
    Ju thatë se në varrim morën pjesë edhe shumë shqiptarë dhe nga SHBA. Përse sipas jush Arben Minga ka marrë nderime kaq të mëdha?
    Sepse po kaq të mëdha kanë qenë kontributet e Arben Mingës në futbollin kombëtar dhe atë të Tiranës. Ai njihej si një person i hapët dhe i çiltër me të gjithë, ç'ka i ka dhënë mundësi të kishte shumë miq e shokë, kudo që shkonte.
    Kur mësuat për herë të parë për sëmundjen e Benit dhe si e pritët atë?
    Sëmundjen e mësuam në shkurt të 2005-s, pas një konsulte mjekësore. Mund të them me sinqeritet se ka qenë lajmi më i rëndë i jetës sime. Nuk di sesi të përshkruaj vërtet ato ditë.
    Cila ishte diagnoza e saktë e kësaj sëmundjeje?
    Beni kishte një kancer në pankreas, sëmundje e cila sipas mjekëve të linte shumë pak mundësi jete.
    A mund të na rrëfeni momentin kur Beni vetë mësoi se kishte një sëmundje të pashërueshme?
    Është diçka të cilën nuk mund ta përshkruaj. U duk sikur bota u përmbys, por aftësia e tij më e madhe ishte të fshihte gjithçka që kishte përbrenda, me qëllim që të mos vuanim edhe ne e të afërmit e tjerë të tij.
    Sa zgjati sëmundja dhe si e përballoi ai deri në fund?
    Sëmundja zgjati gati dy vjet, por të them të drejtën ai arriti ta përballonte me një optimizëm dhe kurajë të admirueshme. Luftoi deri në frymën e fundit, duke na mbajtur dhe ne të gjithëve me kurajë.
    A përsëriste ndonjë frazë Beni për këtë sëmundje?
    Asnjëherë se bëri objekt bisede për të lënë të kuptuar se ai do ta mposhte këtë sëmundje. Madje kur patëm ardhur herën e fundit në Tiranë, në tetor-nëntor të 2006-s, ai mbajti të fshehtë gjithçka, nuk u tregoi as shokëve të tij dhe as nënës për të mos i bërë më shumë merak. Edhe kur kishte dhembje nuk para e jepte veten dhe mundohej t'u largohej vështrimeve të njerëzve. Edhe pse kohët e fundit u dobësua shumë, nuk e dha veten për asnjë çast.
    Ju keni qenë vetë sportiste shumë e njohur. Të dy luanit për Tiranën. Si u ngjiz dashuria juaj? A mund të na e tregoni historinë tuaj të lidhjes?
    Për një kohë të gjatë ne të dy kemi qenë sportistë të Klubit Tirana dhe një moment të caktuar u lidhëm për të qenë shokë jete, lidhje kjo që qëndroi njësoj e fuqishme gjatë jetës sonë bashkëshortore.
    A mund të na tregoni momentin më të lumtur në jetën tuaj në çift?
    Këto janë gati të panumërta për t'i treguar në vetëm pak radhë. Gjithsesi unë do të veçoja momentet e lindjeve të djemve tanë. Janë çaste të cilat si unë dhe Beni i kemi përjetuar në një mënyrë të mrekullueshme.
    A mund të na thoni pesë cilësitë që ju e vlerësonit Benin më shumë?
    Vetëm pesë duhet të them? Në fakt për Benin nuk do të mjaftonin kaq, gjithsesi mendoj se bujaria, çiltërsia, dashuria për familjen dhe shokët, ndershmëria dhe optimizmi që e karakterizonte janë disa nga cilësitë më të mira të Benit.
    Na tregoni çfarë fjalësh thoshte Beni pas ndeshjes kur fitonte dhe kur humbiste?
    Kur fitonte e kishte për zakon t'ua përcillte gjithë gëzimin e tij edhe njerëzve që e rrethonin. Donte gjithmonë që të tjerët të arrinin të kuptonin pozitivitetin e tij në ato çaste. Ndërsa kur humbiste nuk para fliste shumë, thjesht mundohej paksa të justifikohej duke vlerësuar lojën e bukur të kundërshtarit.
    Mes Shqipërisë dhe Kanadasë, a kishte dëshirë Beni të jetonte në Shqipëri dhe të braktiste Kanadanë?
    Nuk besoj se ka shqiptar që ka dëshirë të largohet nga vendi i tij, por janë rrethana të caktuara ato që përcaktojnë lëvizje të tilla të vështira. Edhe për Benin dhe familjen tonë ishte gati e njëjta gjë. Por ai nuk është ndarë asnjëherë nga Shqipëria. Me shpirt dhe zemër ka qenë gjithmonë atje.
    Dhe tani vijmë në një moment paksa delikat. Është fjala për momentet e fundit të jetës. A mund të na riprodhoni saktësisht se çfarë ka thënë Beni në ato momente?
    Mund t'ju them se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm për nga mënyra se si e përballonte sëmundjen, pa lënë të kuptohet tek të tje-rët sesa keq ndihej. Në tre muajt e fundit ai filloi të dobësohej për shkak të acarimit të sëmundjes, por për asnjë çast nuk i mungoi kujdesi si nga ana e njerëzve të afërt, por edhe e mjekëve dhe infermierëve këtu në Kanada.
    Çfarë e bënte Arben Mingën të ishte një futbollist i madh, një prind i mirë dhe një bashkëshort ideal?
    Talenti dhe puna e jashtëzakonshme. Ai luajti për më shuam se 20 vjet futboll dhe vetë trofetë dhe karriera e tij e shkëlqyer flasin për Benin. Ndërsa si prind kishte një përkushtim të jashtëzakonshëm për fëmijët. Dhe, si bashkëshort mendoj se ishte më shumë se i përkryer. Nuk më ka munguar kurrë prezenca e tij në çdo çast të jetës sime.
    A kishte diçka për të cilën ai nuk mundi të realizonte në jetë?
    Beni nuk pati mungesa të tilla. Ai arriti të bënte realitet gjithçka që kishte dëshiruar, një familje të mirë, një karrierë të shkëlqyer dhe miq, shokë e të afërm të pafund që e rrethonin vazhdimisht.
    Pse u vendos që varrimi i tij të bëhej në Kanada, ndërkohë që një mori miqsh, kolegësh dhe shqiptarësh patën kërkuar t'i japin lamtumirën e fundit pikërisht në vendin ku ai për shumë kohë dha një kontribut të pashlyeshëm?
    Ishte vendimi im dhe i fëmijëve tanë. Donim ta kishim pranë dhe prandaj vendosëm që varrimi i tij të bëhej këtu. Megjithatë, unë e vlerësoj jashtë mase interesimin e medieve, të ish-kolegëve të tij, drejtuesve të sportit dhe deri tek sportdashësi më i panjohur i Benit, për nderimin që i është bërë atij.

    Tek Tirana atëherë kur ishte destinuar për tek Partizani

    Të rinjtë më të mirë rreth viteve '70-'80 shkonin tek skuadra e Partizanit. Nuk kishte një ligj të shkruar për këtë gjë, por fjalët e drejtuesve të partisë pushtet nuk mund të mos merreshin parasysh. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Ben Minga kishte në shtëpi edhe një kundërshtar të fortë, të atin e tij, i cili ishte një tifoz i thekur i Partizanit. Kunati i tij, Romeo Rama, kujton plot dashamirësi çastet kur Fatmir Frashëri, asokohe trajner i Tiranës, vinte dhe e kërkonte deri në shtëpi Ben Mingën për ta pasur në skuadër. "Benin tek Tirana e ka dashur me këmbëngulje të madhe Fatmir Frashëri. Problemi kryesor ishte se babai i tij (vjehrri im), sepse ai e donte ta shikonte me bluzën e Partizanit meqenëse ishte edhe tifoz i tij. Por Fatmiri mori guximin të vinte në shtëpi dhe vetëm aty e zuri ngushtë Ilion, duke i thënë se Benin do ta merrte tek Tirana dhe do ta ndiqte vetë deri në fund të karrierës së tij. Në fakt ashtu ndodhi. Beni u fut tek Tirana që në moshën 15-vjeçare rreth viteve '74-'75 dhe filloi të aktivizohej me skuadrën e parë që në moshën 17-vjeçare. Pastaj në vitet '80 u aktivizua edhe me ekipin kombëtar", ka thënë kunati i tij, Romeo Rama.

    Skeda

    Emri - Arben
    Mbiemri - Minga
    Datëlindja - 16.03.1959
    Vendlindja - Tiranë
    Gjatësia - 1.85 cm
    Statusi civil - I martuar/2 fëmijë
    Bashkëshortja - Nora Minga (Goxhi)
    Djemtë - Grid (15 vjeç)/Jon (5 vjeç)
    Karriera
    Pozicioni - Sulmues
    Skuadrat - 17 Nëntori, Brashov, Dacia, Tirana
    Titujt
    6 herë kampion
    (1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996)
    4 Kupa të Shqipërisë
    (1983, 1984, 1986, 1996)
    1 Superkupë, (1994)
    Golashënuesi më i mirë
    1985, me 13 gola
    Ndeshjet
    Kupat e Evropës: 18
    Me Kombëtaren: 28
    Gola me Kombëtaren: 2
    Gola në Kupat e Evropës: 3

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. TË TrokasËsh NË BashkinË E TiranËs
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •