-
i/e regjistruar
Sotir Nini ne Fifa.com
Greece
Ninis, 16, scores in Panathinaikos win
(REUTERS) 27 Jan 2007
Sixteen-year-old Sotiris Ninis scored his first goal for Panathinaikos in a 2-0 home win over Panionios in the Super League on Saturday.
Ninis, who became the club's second youngest player when he made his debut three weeks ago, netted one minute into the second half.
Dimitris Salpigidis had put Panathinaikos in front in the sixth minute.
The victory took Panathinaikos up to second place with 41 points from 19 games, leapfrogging AEK Athens who visit Iraklis on Sunday.
Leaders Olympiakos Pireaus (46 points) host fourth-placed OFI Crete on Sunday.
In Saturday's other game, Larissa came from a goal down to beat Egaleo 2-1 thanks to a penalty in injury time.
-
-
Kam nje ankese ne kete teme : Nuk mund ti ndryshoet titulli ketij lajmit qe kam botuar une pasi ai eshte eksluziv i Oto Bariqit....intervista me Artan Bushatin mund te hudhet ne ndonje teme tjeter ose ne vete....se psh dikush nese kerkon intervisten e Oto Bariqit nuk mund te gjeje asnjehere ...
Besoj se me kuptoni.
-
-
Baric: “Fitorja me Maqedoninë, sinjal për Slloveninë”
Nga Dash Frashëri
Editor i www.albania-sport.om
EKSKLUZIVE - Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Oto Bariç, ishte për herë të dytë brenda dy javësh i ftuari ekskluziv i sitit Albania-sport.com. Në intervistën e dytë, të realizuar gjatë paradites së sotme, para se ai të vendosej në rezidencën e re të Kombëtares në Mak-Albania, kroati më përvojë të madhe ndërkombëatare, trajtoi gjitha detajet e përgatitjes së ndeshjes miqësore kundër Maqedonisë.
* * *
Zoti Bariç, kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshja miqësore me Maqedoninë (7 shkurt, ora 16:00), një takim shumë i rëndësishëm përgatitor përpara ndeshjes zyrtare me Slloveninë (24 mars, ora 20:15). Sa i shërbeu faza përgatitore në Antalia të Turqisë, këtij testi?
- Në të vërtetë unë do ta vlerësoj më shumë se një parapërgatitore dhe kjo për shumë arsye. Thuajse 60 për qind e ekipit, që përbëjnë dhe bazën e tij, pasi janë dhe lojtarët më të mirë, të cilët aktivizohen në kampionate të niveleve të larta dhe të kënaqshme, si në Francë, Itali, Gjermani, Greqi nuk ishin të pranishëm. Unë dëshiroja ta shfrytëzoja atë periudhë nëntë ditore për të grumbulluar bashkë lojtarë që nuk kishin mundësi të luanin bashkë më përpara. Në Antalia ishin të pranishëm rreth 10-15 lojtarë të rinj dhe të vjetër, dhe në të njëjtin hotel ishin të pranishëm edhe gjashtë futbollistët e Tiranës që janë në listën e përhershme të Kombëtares A. Me kandidatët e rinj kam folur personalisht, zhvilluam një stërvitje të mirë, zhvilluam tri ndeshje brenda pesë ditësh, një fitore dhe dy barazime. Ajo që është më e rëndishmë ishte konsolidimi i bindjes sime, se nga ai grup ka kandidatë të mëdhenj për të luajtur për Shqipërinë. Fakti që prej atij grumbullimi në ndeshjen kundër Maqedonisë kam thirrur tre lojtarë, flet shumë për dobishmërinë e tij.
Shqipëria në pesë përballje direkte me Maqedoninë ka një bilanc negativ: 3 humbje, një barazim dhe një fitore, të arritur në Shqipëri. Takimi i fundit midis dy vendeve regjistroi një fitore 3-1 për Maqedoninë (në Prilep). A jeni i bindur për një fitore ndaj tyre?
- Në bindjen time Maqedonia është një ekip shumë i mirë. Takimi do të jetë i vështirë, është një test shumë i mirë. Natyrisht unë do të kërkoj vetëm fitoren dhe këtë do t’ua kërkoj dhe lojtarëve. Natyrisht qe dhe ndaj Sllovenisë unë dëshiroj të fitoj, pasi jo vetëm që ekipi ka nevojë për pikë, por të gjithë ne kemi nevojë për atë fitore. Unë di diçka për Maqedoninë, pasi me të jam përballur para tre vitesh kur unë drejtoja Kroacinë, në eliminatoret e Kampionatit Europian që u zhvilluar në Portugali (2004).
Trajneri i Maqedonisë, slloveni Srecko Katanec, ju ka vlerësuar në media si atin e tij shpirtëror. Figurativisht, mund të ndodhë që “djali” të vrasë “të atin” e tij?
- Unë e njoh shumë mirë atë. Ai ka qenë një lojtar i spikatur në ekipet Partizanit të Beogradit dhe Sampdorias në Itali. Unë kam kontakte të shpeshta me të, ku Katanec nuk ka munguar asnjëherë të më shprehë respektin e tij. Unë jam i bindur se është një trajner që i përket së ardhmes. Unë besoj se ai është duke bërë një punë të mirë me ekipin Kombëtar maqedonas. Situata për të duket më e mirë. Ai ka më shumë lojtarë në kohën e artë të tyre, ndërkohë që ekipi ynë ndodhet midis dy ekstremeve: lojtarë të vjetër në moshë dhe të rinj me pak përvojë.
Takimi me Maqedoninë do të luhet në qytetin e Shkodrës, ku paraardhësi juaj, gjermani Hans Peter Briegel fitoi 3-1 me Rusinë në “Loro Boriçi”. Një nga argumentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte edhe thithja e një tifozerie të zjarrtë vendase me synimin e vetëm për të motivuar lojtarët...
- Atmosfera e ngrohtë është shumë e rëndësishme, pasi ne do të luajmë në Shkodër edhe kundër Sllovenisë. Unë e dëshiroj një mbështetje të fuqishme, por dhe ekipi ka nevojë për më shumë nxitje, që nga minuta e parë. Unë shpresoj se publiku do të ketë pjesën e tij në dominimin tonë ndaj kundërshtarëve.
Emrat e Migen Memellit, Jahmir Hykës dhe Xhevair Sukaj, tashmë figurojnë në listën zyrtare për anti-Maqedoninë. Cilat janë argumentat tuaja me këtë përzgjedhje?
- Jahmir Hyka ka cilësi të jashtëzakonshme krijuese. Unë vlerësoj se me atë që djaloshi paraqiti në Antalia, ka hapur rrugën e tij për në Kombëtaren shqiptare. E çmoj si një lojtar që do të jetë e ardhmja e Kombëtares. Më jep kënaqësi fakti, që Hyka është bërë pjesë e Olimpiakosit, për të cilën e them me bindje se shumë shpejt, fama e tij do të kalojë kufijtë e Greqisë. Një veprim i zgjuar i klubit të madh grek. Migen Memelli është gjithashtu një kandidat i madh për ekipin tonë Kombëtar. Aftësitë e tij të veçanta në lojën në grup janë një nga gjërat për të cilat do të kishte nevojë çdo trajner. Nuk duhet të harrojmë se shumë nga lojtarët që përbëjnë bazën e ekipit Kombëtar nuk luajnë apo aktivizohen shumë pak me klubet e tyre. Gjetja e lojtarëve të rinj është një detyrë e përhershme e imja. I treti, ishte Xhevair Sukaj, që praktikisht është lojtar i U-21, por që më bindi me punën e tij, dhe mundësinë për të luajtur në pozicione të ndryshme, dhe ka aftësinë të luajë në krahun e majtë si mbrojtës, mesfushor apo sulmues.
Për median një emër befasues ishte dhe Blerim Rrustemaj...
- Personalisht si trajner do të kondideroja si një zbulim me shumë vlera. Me Rrustemaj dua të theksoj se kemi gjetur një lojtar të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes, ku jo pak herë kemi shfaqur dobësi. Padyshim që kisha informacione paraprake për të. E ndoqa lojtarin në aksion dhe dëshiroj ta krahasoj me Nevil Dede, por pak më të fuqishëm për sa i përket treguesve atletikë.
Kristi Vangjeli nuk ishte në grumbullimin e Antalias, por ai figorn në listën tuaj. Si e krijuat bindjen për të?
- Personalisht unë nuk e njoh, por një nga ndihmësit e mi (Duro), të cilin e dërgova për ta ndjekur në një nga ndeshjet e Aris të Selanikut në kampionatit grek (Aris i Selanikut-Apolon Kallamarja, ekipi ku luan golashënuesi më i mirë i Kombëtares, Alban Bushi. Shën. AS). Unë do të bisedoj me të dhe sigurisht do të bëj publik vlerësimin tim pas stërvitjeve me ekipin.
Në sulm jeni të pasur me opsione: Memelli në një gjendje të shkëlqyer fizike, Kapllani që të shtunën shënoi golin e dhjetë në Bundesligë, Tare apo Bogdani, pa harruar Berishën dhe të riun Sukaj.
- Unë jam i bindur se nga minuta e parë do të luajnë lojtarët që unë i vlerësoj si më të rëndësishëm. Padyshim që Memelli tregoi vlera të veçanta, siç i ka në mënyrë specifike Bogdani, Berisha apo Kapllani, pasi ata kanë mundësi praktike të luajtur. Igli Tare ndodhet në një situatë krejt të veçantë nga të gjithë këta. Nëse Igli Tare nuk po aktivizohet me Lacion në Itali, kjo nuk do të thotë aspak për mua se ai ndodhet jashtë forme. Unë nuk nxjerr pa asnjë arsye përfundime të shpejtuara. Mosaktivizimi i Tares ka dhjetëra motive, që shpesh nuk varen as nga ai apo gjendja e tij. Unë i vlerësoj lojtarët me metrin tim dhe aspak me konsideratat e të tjerëve që shpesh janë dhe subjektive. Unë kam kohën e mjaftueshme për të vlerësuar si Taren ashtu dhe Bogdanin. Dua të qartësoj se Igli Tare në tri ndeshjet zyrtare ka qenë ndër më të mirët në fushë, atëherë pse unë duhet të krijoj përshtypjen time në varësi të preferencave te trajnerit të ekipit të tij në Itali. Unë kam folur me të. Deri në ndeshjen me Slloveninë janë dhe gjashtë javë në dispozicion, por edhe po të mos luajë nuk përbën asnjë problem për mua. Momentalisht, unë mund të vendos që Tare të luajë nga minuta e parë, dhe ndoshta Kapllanin ta kem në dispozicion si zëvendësues. Kjo është një mundësi të paktën deri tani. Kapllani natyrisht që e meriton të luajë.
Është përsëritur shpesh nga ju se Hamdi Salihi, mund të luajë pa më të voglin dyshim me Kombëtare, ndërkohë që nuk ka munguar edhe përcaktimi juaj si “Gerd Myleri i Shqipërisë”. Ai mungon në këtë listë. Një tjetër i preferuari juaj është dhe Labinot Haliti, i cili pikërisht sot do të luajë në Australi me përfaqësuesen U-23?
- Për Labinot Halitin unë nuk e di nëse ai do të luajë sot për Australia U-23. Unë kontaktova me tre klube në Kroaci, që ai të luantë në Europë. Ai është një lojtar shumë i mirë. Te Varteksi mund të fitonte shumë para, por Labinoti e refuzoi klubin e tretë për nga rëndësia në Kroaci. Salihi është një çështje tjetër. Ai është prej katër javësh lojtar i një klubi tjetër, dhe ishte e natyrshme që të përballej me disa vështirësi që ka të bëjë me ambientimin. Ishte më mirë që të stërvitet normalisht pa ndërprerje me SV Ried. Deri sa Shqipëria të luajë kundër Sllovenisë duhen edhe 45 ditë. Unë dhe ndihmësi im Kovaçiç mund ta ndjekim atë në çdo ndeshje, pasi ne jetojmë vetëm 1 orë larg qytetit ku ndodhet Hamdi Salihi. Nëse ai do të shkëlqejë te Ried si te Tirana, padyshim do të jetë pjesë e listës kundër Sllovenisë. Në Ried është një tjetër futboll në krahasim me atë Tiranës, por unë nuk dua të them kurrsesi se ne e kemi humbur atë. Ai i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e ekipit A. Nëse unë do të konstatoj se një nga mesfushorët sulmues apo sulmues nuk do të justifikojnë besimin tim, Salihi do të jetë padyshim në listë. Më besoni është reparti që ka më shumë konkurrencë, kur unë si trajner nuk e gjej këtë rivalitet në vijën e mbrojtjes.
Sebino Plaku, golashënuesi i tretë më i mirë në Shqipëri (10 gola) dhe autori i katër golave në tri ndeshjet miqësore në Antalia, nuk u thirr prej jush, teksa preferuat sulmuesin e Vllaznisë, Sukaj...
- Shikoni. Ai është një lojtar shumë mirë. Në Antalia pamë prej tij gjëra shumë të mira, por dallova edhe diçka negative të tij që është shumë e rëndësishme për futbollin modern. Ai luan shumë për veten, dhe luan pak në funksion të grupit. Ai duhet të përmirësohet shumë në këtë drejtim, nëse dëshiron që të jetë pjesë e Kombëtares A.
Më përfaqësuesen shqiptare U-21, e cila do të luajë të martën kundër Greqisë, ndodhet edhe një nga të rinjtë më të talentuar të Shqipërisë, 19-vjeçari Enco Malindi (Partizani), i cili shënoi kundër Elbasanit dy gola edhe pse lojtari ka luajtur vetëm një pjesë.
- Si quhet? (Ndërhyrja e Kovaçiç): Sigurisht ai është një lojtar interesant, aspak i rëndomtë. Por ai duhet luajë në vazhdimësi. Duhet të ketë një qëndrueshmëri në lojë, dhe të jeni i bindur se për gjashtë muaj ai mund të marrë një ftesë për një grumbullim në Kombëtaren A. Ne do të mendojmë për të. Unë e pashë në ndeshjen kundër Elbasanit, bëri një ndeshje të mirë ashtu si dhe ekipi i Partizanit, por golat e shënuar i dhanë tjetër përmasë. Ai është në fillimet e tij.
Zoti Bariç, një nga mbrojtësit më të mirë të pesë viteve të fundit, Adrian Aliaj sapo deklaroi lamtumirën e tij nga ekipi kombëtar, duhet t’iu kujtoj se Aliaj është edhe golashënuesi më i mirë në ndeshjet miqësore pa harruar ato zyrtare. Cili është komenti juaj, kur nën urdhërat tuaja Adriani ka luajtuar në 3 ndeshjet zyrtare, por fatkeqësisht pa shkëlqim të madh?
- A është një lojtar shumë i mirë, por dhe një njeri shumë i mirë. Ai ka bërë shumë për Kombëtaren e Shqipërisë. Adriani jeton në vendim tim (Kroaci) shumë mirë, ka një stacion televiziv në të cilën është shef. Ai luan në kategorinë e dytë në Kroaci, kjo është normale pasi dhe disa lojtarë të tjerë të Kombëtares shqiptare luajnë në divizione të dyta. Në Kombëtare kanë ardhur lojtarë të rinj në moshë dhe ambiciozë, si për shembull Neziraj. Unë nuk e kam ftuar Aliaj në ndeshjen me Maqedoninë, por mungesa e ftesës nuk do të nënkuptonte sinjalin e parë për largimin e tij. Zgjedhja është krejt personale e tij. Dua ta përsëris se Aliaj mund të ishte sërish i thirrur, pavarësisht se ne jemi duke kërkuar lojtarë të rinj, çka është edhe në interesin e Shqipërisë. Altin Lala është gjithashtu një lojtar veteran, por ai është në top-formë me ekipin e tij në dy ndeshjet e fundit. Natyrisht që unë pres shumë prej tij. Por ka dhe lojtarë të tjerë, që mund të japin akoma, por aktiviteti i tyre në futboll do të ketë sigurisht një fund. Besnik Hasi është një njeri perfekt, por një ditë ai nuk do të jetë në Kombëtare. Ai është një mesfushor në rolin e tij natyral, por si Briegel edhe unë e kemi përdorur me sukses në rolin e një mbrojtësi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt