Close

Rezultati i Sondazhit: Cfare mendoni per rastin Haradinaj ne Hage?

Votues
52. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Do te lirohet i PAFAJSHEM

    39 75.00%
  • Nuk do te lirohet i pafajshem

    5 9.62%
  • Nuk e di

    8 15.38%
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ramush Haradinaj me familje te tij dhe shoke eshte arsyja se perse sot ne Kosove nuk ka dhune Serbe.


    Kontributi dhe sakrificat e tij, jan te paimajginushme dhe te pamohushme.


    Zoti i rujt kta vellzer qe kan met.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Del Ponte: Ramush Haradinaj mund te shpallet i pafajshem

    Derguar me: 26/06/2007
    • Duke folur ne Parlamentin Evropian, Del Ponte ka thene ‘15 deshmitaret kyç te procesit refuzojne qe te deshmojne sepse kane frike¸ per sigurine e vet dhe ate te familjes’

    Rahmush Haradinaj mund te shpallet i pafajshem. Vete kryeprokurorja e Hages Carla Del Ponte e ka bere kete deklarate, por arsyeja qe mund t’i jape lirine Haradinajt, sipas saj, nuk do te jete mungesa e provave, por pamundesia e paraqitjes se provave ne gjyq. Duke folur ne Parlamentin Evropian, lidhur me procesin ndaj Ramush Haradinajt Del Ponte ka thene ‘15 deshmitaret kyç te procesit refuzojne qe te deshmojne sepse kane frike¸ per sigurine e vet dhe ate te familjes’. Ajo tha se problemi me i madh eshte mbrojtja e ketyre deshmitareve nga sherbimi policor i Kosoves. Ne kete pike, Del Ponte ka akuzuar se disa pjestare te SHPK-se nuk kane mendim te mire per Gjykaten ndaj edhe, nuk deshirojne t’i mbrojne ata qe i konsiderojne tradhetare. Te gjitha keto, sipas kryeprokurores se Hages mund te ndikojne¸ qe Haradinaj¸ te shpallet i pafajshem ne fund te procesit, jo per shkak te mungeses se provave por per shkak te pamundesise se paraqitjes se provave ne Gjyq.

    Kryeprokurorja nuk ka lene jashte akuzave te saj edhe administraten e UNMIK-ut, duke e cilesuar se po behet pengese ne procesin e drejtesise. “Kercenimi i deshmitareve si dhe afersia e lidershipit te UNMIK-ut me te akuzuarit e Hages ka ndikim shume negativ ne punen e Tribunalit dhe ne imazhin e tij”, ka thene Del Ponte.

    Duke iu pergjigjur kritikave te europedupeteve te cilet konsiderojne se ajo ka tejkaluar kompetencat e saj, Del Ponte fajesoi mediat per intrepretim te gabuar te deklarates se saj ne Keshillin e Sigurimit, per shtyrjen e vendimit ne lidhje me statusin e Kosoves. “Sidoqofte, para fjalimit ne Nju Jork lexova ne lajme se Bashkesia Nderkombetare kishte vendosur qe te shtynte zgjidhjen e statusit”. I.K.
    RTK
    #VamosArgentina

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Normale qe esht i pafajshem se nuk ka burre nene te provoje te shkoje e te flasi kundra tij se SHIK-u Kosovar e zhduk. Ramush Hardinajn e hoqen plerat Europiane sepse nuk mund te arrinin ato qe arriten sot, dmth shtyrjen pafund te statusit me nje person qe ne kohe te luftes i rreshtonte gjith shqiptaret ne nje krah, dhe kujtdo qe qofte i dridheshe dora per me luftu kunder Serbit shkonte dhe i vriste vet.

    Me ket njeri Kosova do e kishte marre qysh ne fund te 2004 pavarsine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7
    " Unë jam një njeri i Kosovës dhe me dëshirë sakrifikohem për vendin tim"
    Ramush Haradinaj

    Keshtu flasin dhe veprojne vetem njerezit e medhenj, si Ramushi.




    hajnit po i thu njeri madh a ?

  5. #15
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shpresoj se do te marri pafajsine z.Ramush Haradinaj....Komandanti I Dukagjinit ..te cilin mund ta parafytyroj keshtu:...i lodhur duke mbajtur ne shpine te plagosur dhe te vrare..me dhimbjen e humbjes te vellaut Hero Luanit..dhe duke i bere roje popullit te Kosoves duke i percjelle pleqt , grate dhe femijet..drejt Shqiperise...drejt shpetimit.......
    Dhe une do te postoj ketu disa vargje qe i kam kushtuar familjes Haradinaj ..gjate luftes se Kosoves.........
    .................................................. ....................
    bili99,USA

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mendoj se:Do te lirohet i PAFAJSHEM
    Sui generis

  7. #17
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    *****Komandanti*****LIRI PER KOMANDANTIN*********

    Pas luftes se Kosoves , z.Ramush Haradinaj vizitoi Ameriken dhe ne viziten qe ai na beri neve ,Komunitetit Shqiptar ne Chicago...Ai na falenderoi per te gjithe qe ne si mergimtare shqiptare kemi bere per Kosoven............
    Me ra ne hise te pershendes Komandantin dhe kete e bera me nje ndjenje mirenjohje qe per mua nuk do te ndryshoje kurre per Ata qe luftuan per Atdheun...bile edhe kur ata vete te ndryshojne ,ngjenja ime e mirenjohjes per ate kapitull te shkelqyeshem te jetes se tyre s'do te ndryshoje kurre...............
    .................................
    Dhe ne nje mbremje ne Manhattan,NY....vete Senatori Joe Biden nje politikan nder me autoritativet ne Amerike tha:"Kam nderin te jem i ulur afer nje heroi te gjalle, ....."

    Dhe dhimbje pas dhimbjesh...te mbijetosh ..me nje qellim te vetem ti sjellish lirine Vendlindjes....Kosoves......Komandant....


    ZOTI JU BEKOFT

    Kur Kosova u nenshtrua,
    edhe dhuna e teproj.
    Duhej gjak i Ri te rrjedhe,
    Nga ktheterat ta shpetoje.

    Dihej kur ish boll durimi,
    o, qyqare durimqare.
    Kur sheh serbin te c'nderon,
    nuk i thuhet pune e mbare..

    Kur Keshtjella e rrenuar,
    u rrafshua me themel.
    Qe te ngritej prape ne kembe,
    duhej dikush Zot ti del.

    Kush i dha Kosoves emer?
    Kush idha Kosoves gjak?
    Kush e ngriti prape ne kembe?
    Kete Keshtjelle me bajrak.

    Ne themel qendron Luani,
    dhe vellezerit gure ne mur.
    Gjithe familja luftuan,
    qe te kemi sot Flamur.

    Ju na mbrojtet neve Vatanin,
    Prushi ne voter qe te ruhet.
    Tym te dali mbi oxhak,
    Emri mos te na shuhet.

    Na mbushet zemren me zjarr,
    O, Ju Engjuj te Shpetimit.
    Nje pellembe dhe na dhat per varr,
    Mos te mbesim n'dhe t'mergimit.

    Nga Drenica n'Dukagjin,
    Fol Ademi me Luan-e.
    Ne themel i rrine Kosoves,
    Te forte e mbajne Kalane.

    Prape shqiponja zogj do beje,
    permbi kulla te Dukagjinit.
    Zoti e bekoft per jete,
    Kete Familje,Soj te trimit.

    Erdh ky burre nga Kosova,
    E na blodhi sonte bashke.
    Te na thote dy fjale zemre,
    per Atdheun tone te lashte.

    Kush eshte sonte midis nesh?
    Per Kosove Ky pushken mbushi.
    Zog i Shqipes me me dy krere,
    Komandanti, vella Ramushi......

    Me nderime per Luftetaret e Lirise...perkulje per te renet...dhe respekt...shume respekt per bashkluftaret e tyre.....,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 29-06-2007 më 10:03

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Haradinaj, kerkese per gjykim ne liri

    E Diele, 01 Korrik 2007


    Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, i kerkoi Gjykates se Hages qe te qendroje ne liri gjate pauzes njemujore te procesit ndaj tij. RTK njoftoi dje se kerkesa i eshte dorezuar trupit gjykues nga avokati i tij, Ben Emerson, dhe ne te ish-kryeministri nuk kerkon asnje leje per paraqitje publike si politikan. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj edhe me pare qe liruar nga qendra e paraburgimit ne Seveningen te Hages, ne pritje te fillimit te procesit gjyqesor kunder tij dhe dy bashkeluftetareve, Idriz Balaj dhe Lahi Ibrahimaj. Po ashtu, vlen te theksohet se ish-kryeministri Ramush Haradinaj, me te marre aktakuzen, vullnetarisht pati udhetuar ne Hage, per t'u paraqitur perpara gjykates. Kete jave, Kryeprokurorja e Hages, Karla del Ponte, deklaroi se, per shkak te mungeses se prezantimit te provave ne gjyq, ish-kryeministri i Kosoves mund te lirohet nga akuzat.



    kohajone
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DEL PONTE NË KRIZË, SI PO ÇMONTOHET “SKENARI” I RADONIQIT NË PROCESIN E HAGËS - Shkruan: Fetnete Ramosaj





    Pse janë në krizën më të thellë që prej themelimit, Prokuroria e Hagës dhe Karla del Ponte


    DEL PONTE NË KRIZË, SI PO ÇMONTOHET “SKENARI” I RADONIQIT NË PROCESIN E HAGËS

    Kryeprokurorja Del Ponte ka akuzuar UNMIK-un dhe SHPK-në për “obstruksione në punën e Tribunalit”. Ajo ka paralajmëruar se Haradinaj mund të shpallet i pafajshëm në fund të procesit, siç tha ajo, “jo për shkak të mungesës së provave, por për shkak të pamundësisë së paraqitjes së provave në gjyq”. Mirëpo, ne i themi, se kurrë nuk ka pasur as nuk do të ketë prova reale që e dëshmojnë fajësinë e të akuzuarve në këtë rast, sepse prova të tilla nuk ekzistojnë


    Shkruan: Fetnete Ramosaj


    Kryeprokurorja e TPI-së, Karla Del Ponte, u kritikua ashpër për deklaratën e saj të bërë në cilësinë e analistet politike në Këshillim e Sigurimit, ku kërkoi shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës, duke vlerësuar se Del Ponte me këtë rast ka dalë jashtë mandatit të saj dhe ka bërë tejkalim kompetencash. Ndonëse prapavija e kësaj deklarate mbetet e (pa)njohur, qëllimi ka qenë i qartë dhe shumë i dëmshëm. Për t’u shfajësuar për “këtë lëshim” të saj, dhe për t’u mbrojtur përballë akuzave për tejkalim kompetencash, Del Ponte nuk ka ngurruar të akuzojë mediat për interpretim të gabueshëm të deklaratave të saj.

    Njëkohësisht kryeprokurorja ka akuzuar UNMIK-un dhe SHPK-në për “obstruksione në punën e Tribunalit”. Ajo ka paralajmëruar se Haradinaj mund të shpallet i pafajshëm në fund të procesit, siç tha ajo, “jo për shkak të mungesës së provave, por për shkak të pamundësisë së paraqitjes së provave në gjyq”. Mirëpo, ne i themi, se kurrë nuk ka pasur as nuk do të ketë prova reale që e dëshmojnë fajësinë e të akuzuarve në këtë rast, sepse prova të tilla nuk ekzistojnë.

    Duke komentuar deklaratën më të re të Del Pontes, në reagimet e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore nga Prishtina zyrtare është thënë se nuk ka bazë për to dhe se ata nuk e dinë se ku i ka bazuar Del Ponte akuzat e saj. Nuk ka fakte për këto akuza, përkundrazi Kosova ka qenë vendi që më së shumti dhe në mënyrë konstruktive ka bashkëpunuar me Tribunalin. “I hedh poshtë ato akuza, mendoj se janë të paqëndrueshme dhe janë dëshmi që Karla del Ponte është në krizë”, është shprehur Kryeministri Agim Çeku. Del Ponte është në krizë...


    Si po çmontohet në Procesin e Hagës varreza e montuar masive e Radoniqit

    Në anën tjetër, në seancat gjyqësore të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Gjykatën e Hagës ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit dhe dy bashkëluftëtarëve të tjerë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, gjithnjë e më shumë po u çirren maskat e montimeve serbe, për kinse ekzistimin e “varrezës masive” në Liqenin e Radoniqit, që njëkohësisht janë pretendimet kryesore edhe të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, të cilët kryekëput janë bazuar në “dëshmitë” e deponuara nga Serbia në këtë Tribunal.

    Tashmë ka arritur në tre, numri i hetuesve të Prokurorisë së Hagës, që kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarëve të Prokurorisë në këtë gjykim (spanjolli Hoze Antonio Lorenco Kuiros, irlandezi Barni Keli dhe finlandezi Peka Haverinen), të cilët kanë pranuar publikisht në seancat gjyqësore se gjatë punës së tyre hetimore në Kosovë kanë qenë të papërgjegjshëm dhe se kanë bërë shkelje të rregullave dhe procedurave hetimore, por edhe për pasaktësitë dhe gabimet në identifikime dhe konstatime të tjera.

    Njëkohësisht dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë Faton Sefa, zyrtar i Hidrosistemit “Radoniqi”, edhe një herë ka vërtetuar se forcat serbe ishin ato që kishin qasje dhe e kishin nën kontroll të plotë Liqenin e Radoniqit dhe se përgjatë gjithë bregut ishin të pozicionuara forcat serbe, edhe me makineri të rëndë sikurse edhe në dy sukat e afërta: Sukën e Cermjanit dhe atë të Bitesheve. Njëkohësisht, Sefa duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes, ka argumentuar me fakte se gjatë vitit 1998, në Liqenin e Radoniqit përmes kanalit të Radoniqit kanë qenë prurjet më të mëdha të ujit, afërsisht 12 mijë metra kub në sekondë, gjë që praktikisht e bën të pamundur qëndrimin në kanal të ndonjë kufome, siç kanë ”argumentuar” organet serbe, në të cilat bazohet kryekëput edhe Prokuroria e Hagës.

    Hetuesi i prokurorisë së Zyrës së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Barni Keli, ka dëshmuar për hetimet e bëra lidhur me mbetjet e 12 personave, “të gjetura” nga autoritetet serbe te kanali i Liqenit të Radoniqit, në shtator të vitit 1998. Hetuesi Keli ka pranuar se gjysma e personave të gjetur nuk janë identifikuar, ose pasi që janë identifikuar nga autoritetet serbe është dëshmuar se identifikimi nuk ka qenë i saktë, pra ka qenë i gabuar. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve mbrojtës, dëshmitari Barni Keli, është detyruar të pranojë se pesëdhjetë për qind e identifikimeve të bëra në rastin e Liqenit të Radoniqit përmes ADN-së dhe metodave tradicionale të identifikimit kanë rezultuar të gabuara. Dëshmitari Keli ka pranuar një nga një rastet kur ka dështuar identifikimi. Duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit të Haradinajt, Ben Emerson, dëshmitari Keli ka konfirmuar se prej dhjetë kufomave sa kanë thënë serbët se janë identifikuar, në fakt janë identifikuar vetëm tre prej tyre. Ndonëse është thënë se janë gjetur dhe identifikuar Haxhi Seferaj, Vukosava Markoviq dhe Miodrag Vllahoviq, pas bërjes së analizës së ADN-së është konstatuar se nuk kanë qenë ata, ka konfirmuar dëshmitari. Në pyetjen e avokatit Emerson, dëshmitari Keli ka konfirmuar se në rastin e Hajrullah Gashit dhe të Isuf Hoxhës nuk është bërë fare analiza e ADN-së.

    Sikurse në rastin e hetuesit të prokurorisë, spanjollit Hoze Antonio Lorenco Kuiros, edhe në rastin e hetuesit Keli, avokatët mbrojtës kanë gjetur parregullsi gjatë intervistimit të dëshmitarëve dhe përpjekjeve për identifikimin e të dyshuarve nëpërmjet metodës së tabelave me fotografi, duke konfirmuar të njëjtat shkelje procedurale si në rastin Kuiros.

    Barni Keli tha se kishte punuar 16 vjet në policinë irlandeze, kurse për TPI-në punon tash shtatë vjet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve mbrojtës, dëshmitari është përgjigjur se kur ka filluar punën në Tribunal nuk ka bërë ndonjë trajnim, se nuk ka marrë pjesë në ndonjë seminar që merren me procedurat e identifikimit të dëshmitarëve dhe se prej vitit 2004 është caktuar të merret me rastin Haradinaj.


    Skenaristët e Liqenit të Radoniqit, bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryekriminelit Millosheviq

    Në gjykimin kundër ish-kryeministrit Haradinaj dhe të tjerëve ka dëshmuar edhe ish-udhëheqësi i operacioneve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb në Gjakovë, inspektori Bogdan Tomash, nga Prishtina, i cili gjatë tërë kohës ishte kontradiktor jo vetëm me pohimet e dëshmitarëve të tjerë (kolegëve të tij serbë) por edhe me deklarimet e tij të mëparshme qoftë në deklaratat me shkrim, qoftë në deklarimet paraprake gjatë dëshmisë së tij.

    Bogdan Tomash ka thënë se prej korrikut të vitit 1998, kishte qenë udhëheqës i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror Serb (SDB) në Gjakovë, i ngarkuar me hetime kundër UÇK-së së bashku me kolegun e tij Dejan Jovoviq.

    Inspektori i SDB-së, Bogdan Tomash, fillimisht ka treguar se si janë gjetur trupat në Liqenin e Radoniqit, pasi që siç ka thënë ai, për këtë gjë më 7 shtator kishin treguar dy pjesëtarë të UÇK-së, të kapur nga forcat serbe dhe menjëherë kishin shkuar në vendin e ngjarjes. Bëhej fjalë për Luz Musajn nga Ratishi i Poshtëm dhe Zenel Alijajn nga Kodralia e Gjakovës.

    Ndërkaq, mbrojtja, pikërisht avokati mbrojtës Ben Emerson, ka arritur të hedhë poshtë deklarimet e inspektorit të UDB-së, Tomash. Me fakte të pakontestueshme është vërtetuar se ishte gënjeshtër pohimi i dëshmitarit Tomash se “deri më 8 shtator forcat tona nuk kishin mundësi të shkonin në atë vend sepse ajo zonë ishte nën kontrollin e “terroristëve” dhe se kjo ishte hyrja e parë e forcave tona në atë zonë”, siç ka thënë ai. Pra në atë zonë forcat serbe kanë qenë shumë më herët, të paktën që nga 11 gushti i vitit 1998, siç bëhet e ditur nga vet dokumentet serbe, nga një seri shkrimesh në shtypin serb dhe në një varg filmimesh serbe; është vërtetuar se dy shqiptarët e arrestuar nuk e kanë ditur fare “vendin e krimit”, siç ka pretenduar policia serbe; është vërtetuar se këta “dëshmitarë” për ditë të tëra janë torturuar mizorisht në Sekretariatin Policor serb në Gjakovë edhe nga vet inspektori Tomash apo në praninë e tij e jo siç ka pohuar ai se me të arrestuarit Musaj e Alijaj “vetëm kanë folur”, dhe atë vetëm për një ditë (më 7 shtator 1998); dëshmitari ka thënë se “nuk i ka parë” mbi 300 ushtarë serbë që po e digjnin, plaçkitnin e po e rrafshonin Prejlepin, sepse nuk ka shikuar rrugës se “doja vetëm të shkoja te Radoniqi”; ka thënë se nuk e njeh kolegun e tij Rade Vllahoviq, inspektor i sigurimit serb me të cilin kanë punuar në të njëjtin vend edhe pse së bashku i kishin “intervistuar” dy të arrestuarit; ndërsa sa herë zihej ngushtë nga pyetjet e mbrojtjes, përsëriste refrenin se “nuk e dinte” se “ishte i ri në atë zonë”. Inspektori i SDB-së gjithashtu “nuk e di” ku dhe kur janë arrestuar Alijaj dhe Musaj, “nuk e di” se njësitë e Sigurimit Shtetëror serb JSO (të njohura edhe si “Beretat e Kuqe”) kanë qenë në stacionuara në Deçan; “nuk e di” se gjeneral-koloneli Vllastimir Gjorgjeviq ka qenë me ekipin e tij te kanali.
    Mbrojtja ka argumentuar se gjetja e trupave, në fakt nuk është çështje e dëshmive të këtyre pjesëtarëve të UÇK-së, por një orkestrim i forcave serbe, të cilat kështu përpiqeshin ta njollosnin luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para syve të bashkësisë ndërkombëtare.

    Logjikisht, duke pasur parasysh deklaratat e mëvonshme të të arrestuarve Musaj e Alijaj, të cilët, në Sekretariatin Policor serb në Gjakovë me dhunë i kishin detyruar të nënshkruajnë deklarata komprometuese kundër UÇK-së të hartuara nga inspektorët e sigurimit serb. Deklarata në gjuhën serbe e mbante edhe nënshkrimin e Zenel Alijajt edhe pse doli se ky nuk e dinte asnjë fjalë serbisht (!!!) dhe se ishte arrestuar në afërsi të fshatit të tij 3-4 ditë para kohës kur inspektori i UDB-së thotë se Alijaj e ka dhënë deklaratën. Gjithashtu, Alijaj është torturuar tmerrësisht dhe është mbajtur në bodrumin e Sekretariatit të Gjakovës për 12 ditë me radhë. Ndërkaq Luz Musaj, në një deklaratë të tij të mëvonshme, dëshmon se është arrestuar nga policia serbe në fshatin Trakaniq të Gjakovës, derisa po udhëtonte me makinë bashkë me dy persona të tjerë nga Novosella. Rrëfime tronditëse për keqtrajtimet e bëra në Sekretariatin e Policisë serbe në Gjakovë dalin nga deklarata e Musajt. Aty, bashkëfshatari i tij Rade Vllahoviq, nga Ratisha e Epërme, me kompani e kishte torturuar mizorisht. E kishte kërcënuar se do t’ia sjellë dy fëmijët dhe do t’ia presë në fyt para syve të tij, ndërkaq Luzit i kishte thënë se të dërgojmë në kufi me Shqipërinë, të veshim uniformën, të vëmë armët dhe të vrasim si “terrorist”.

    Vërtet sikur forcave serbe, të arrestuarit apo thënë më mirë robërit e luftës, Musaj dhe Alijaj, të mos u ishin dashur të gjallë për ta bërë më bindëse “storien” për Liqenin e Radoniqit, me skenar e regji të organeve më të larta shtetërore (politike, ushtarake e policore) të Serbisë dhe të Jugosllavisë së mbetur, sigurisht se do të kishin fatin e Isuf Hoxhës dhe të Hajrullah Gashit. Të dy këto viktima gjenden në aktakuzën e TPI-së kundër Haradinajt dhe të tjerëve (pikat 15 dhe 16). Isuf Hoxha dhe Hajrullah Gashi sipas dëshmitarëve okularë dhe familjarëve të tyre, për herë të fundit janë parë të gjallë duke i futur në Sekretariatin e Policisë serbe në Gjakovë. Prej andej nuk kanë dalë më të gjallë, ndërkaq, kufomat e tyre janë gjetur te Liqeni i Radoniqit.

    Vërtet forcat serbe kanë pasur hall, pasi që skenaristët dhe regjisorët e rastit të “kanalit” apo liqenit të Radoniqit, del se kanë qenë zyrtarët më të lartë serbë, bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit, si gjeneral koloneli Vllastimir Gjorgjeviq kreu i Sektorit të Sigurimit Publik të MUP-it, si dhe ndihmës i Ministrit të Punëve të Brendshme, Nikolla Shainoviq, zëvendës kryeministër i Jugosllavisë, Zoran Angjelkoviq, kryetar i “Këshillit të Përkohshëm Ekzekutiv për Kosovën e Metohinë”. Që të tre, më 8 shtator 1998, ishin në “vendin e ngjarjes”. Gjorgjeviq një ditë më parë ishte ende në Isniq me rastin e aksionit të dorëzimit masiv të armëve. Të tre u dekoruan më pas nga Sllobodan Millosheviqi me “urdhrin e Flamurit Jugosllav”. Aty ishte edhe kreu i Sigurimit Shtetëror serb (SDB) për Kosovën, David Gajiç, i pasuar nga dhjetëra kriminelë të tjerë “lokalë” si Sreten Camoviq, Vukmir Mirçiq e shumë të tjerë.

    Dëshmitari Tomash potencoi praninë e Nikolla Shainoviqit e të Zoran Angjelkoviqit në vendin e ngjarjes, por “nuk dinte” për Vllastimir Gjorgjeviqin, apo i ishte urdhëruar që të mos përmendej në dëshminë e tij emri i “arkitektit” të krimeve dhe zhdukjes së gjurmëve të krimeve në Kosovë, Gjorgjeviq. I pyetur për kamionët frigoriferë me kufoma shqiptarësh të gjetura në Danub, për varrezat masive në Batajnicë e Petrovo Sello, i pyetur se a dinte për akuzën e publikuar kundër Gjorgjeviqit, inspektori i sigurimit serb, Tomash, tha se “nuk dinte”, vetëm sa kishte dëgjuar nga mediat dhe sa kishte lexuar në shtyp.

    Rasti “kanali” apo “liqeni”, siç dhe po dëshmohet çdo ditë e më shumë edhe në Tribunalin e Hagës, nuk ishte asgjë më shumë se sa montim i forcave serbe, apo përpjekje për mbulimin e krimeve serbe. Në pamundësi që t’i ndalonin si deri atëherë (deri në shtator 1998) përfaqësuesit ndërkombëtarë, diplomatikë e humanitarë që ta vizitojnë Kosovën dhe të njihen nga afër me të vërtetën, regjimi i Beogradit u përpoq që krimet e bëra nga forcat serbe t’ua mveshë shqiptarëve. Në atë kohë, Serbia asnjëherë nuk lejoi hyrjen e hetuesve ndërkombëtarë për hetimin e rasteve të krimeve, qoftë edhe të këtij rasti. Megjithatë, krimet monstruoze të forcave policore - ushtarake e paramilitare serbe të bëra ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, nuk mund të fshehen as të tjetërsohen as me manipulime e improvizime policore. Në çdo hap vie në shprehje maksima shumë e përdorur serbe: “Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive” (Dobrica Qosiq). Gënjeshtrat e tilla u kanë shërbyer për ta dërguar madje deri në Gjykatën e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, një çështje tërësisht të paqenë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga bili99

    ZOTI JU BEKOFT

    Kur Kosova u nenshtrua,
    edhe dhuna e teproj.
    Duhej gjak i Ri te rrjedhe,
    Nga ktheterat ta shpetoje.

    Dihej kur ish boll durimi,
    o, qyqare durimqare.
    Kur sheh serbin te c'nderon,
    nuk i thuhet pune e mbare..

    Kur Keshtjella e rrenuar,
    u rrafshua me themel.
    Qe te ngritej prape ne kembe,
    duhej dikush Zot ti del.

    Kush i dha Kosoves emer?
    Kush idha Kosoves gjak?
    Kush e ngriti prape ne kembe?
    Kete Keshtjelle me bajrak.

    Ne themel qendron Luani,
    dhe vellezerit gure ne mur.
    Gjithe familja luftuan,
    qe te kemi sot Flamur.

    Ju na mbrojtet neve Vatanin,
    Prushi ne voter qe te ruhet.
    Tym te dali mbi oxhak,
    Emri mos te na shuhet.

    Na mbushet zemren me zjarr,
    O, Ju Engjuj te Shpetimit.
    Nje pellembe dhe na dhat per varr,
    Mos te mbesim n'dhe t'mergimit.

    Nga Drenica n'Dukagjin,
    Fol Ademi me Luan-e.
    Ne themel i rrine Kosoves,
    Te forte e mbajne Kalane.

    Prape shqiponja zogj do beje,
    permbi kulla te Dukagjinit.
    Zoti e bekoft per jete,
    Kete Familje,Soj te trimit.

    Erdh ky burre nga Kosova,
    E na blodhi sonte bashke.
    Te na thote dy fjale zemre,
    per Atdheun tone te lashte.

    Kush eshte sonte midis nesh?
    Per Kosove Ky pushken mbushi.
    Zog i Shqipes me me dy krere,
    Komandanti, vella Ramushi......

    Me nderime per Luftetaret e Lirise...perkulje per te renet...dhe respekt...shume respekt per bashkluftaret e tyre.....,

    bili99

    bili me pelqeu shume poezia, a mund ta di kush e ka shkruar, nese e ke shkruar ti do te doja emrin tend qe nese ne ndonje rast e postoj diku ta shkruaj edhe autorin.
    Barca

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28
  3. Leter e hapur drejtuar Ramush Haradinaj
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 09:16
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Spiro Butka: Si luftova në krah të Ramush Haradinaj
    Nga demir në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •