shume e bukur
shume e bukur
INTERVISTA/ Flasin kėngėtaret Artiola Toska, Rozana Radi dhe Maja Aliēkaj
Emigrantėt preferojnė kėngėt popullore patriotike
Albert ZHOLI
Ditėt e Festave tė Nėntorit tri kėngėtaret e mirėnjohura, Artiola Toska, Rozana Radi, Aliēkaj, nėn drejtimin e grupit muzikor “Albanėt” e drejtuar nga Gojard Kodra dhanė disa koncerte nė Itali tė ftuar nga shoqata tė ndryshme shqiptare nė kėtė vend.. Pėr mėse katėr ditė grupi “Albanėt” kanė lėvizur nė qytete tė ndryshme italiane, duke ndezur atmosferėn e festive pėr emigrantėt shqiptarė. Tashmė bashkėpunimi i grupit “Albanėt” me kėto tri kėngėtare i ka kaluar tė pesė vitet bashkėpunim, i cili tregon pėr rezultate dhe profesionalizėm pasi ftesat pėr koncerte kanė shkuar deri nė Australinė e largėt.
Artiola Toska
Si jeni ndjerė nė koncertet e nėntorit nė Itali mes emigrantėve?
Si mos mė mirė! Me grupin muzikor “Albanėt” kam disa vite bashkėpunim, por koncertet e fundit nė Itali kanė qenė ndėr mė mbresėlėnėset. Kanė qenė rreth 4 ditė aktivitet nė qytet tė ndryshme, ku me tė vėrtetė lodhja na ėshtė fashitur nga entuziazmi i emigrantėve.
Pse kanė qenė tė veēanta kėto ditė?
Pasi jo vetėm qė kemi pasur aktivitet pėr ēdo natė, por kemi lėvizur nė disa qytet dhe s’e kemi ndjerė lodhjen. Nė ēdo koncert ka pasur shumė spektatorė sikur tė ishe nė Shqipėri, ndėrsa entuziazmi ka qenė dhe mė i madh se nė Shqipėri. Kur mbaronim koncertin, s’mund tė ndaheshe nga emigrantėt, pasi ata donin tė dilnin na fotografi me tė gjithė grupin. Gjatė gjithė kohės qė jepnim koncert, patjetėr individė apo familje emigrantėsh kėrkonin qė tė dilnim nė fotografi.
Keni patur ndonjė mosmarrėveshje midis jush?
Aspak. Pėrkundrazi ne kemi kaluar nė mėnyrė tė shkėlqyer. Kemi pasur njė bashkėpunim perfekt pa asnjė kontradiktė.
Kush ka pas mė shumė duartrokitje kur dilnit nė skenė?
S’mund tė thuash se unė apo Radi apo Maja ka pasur mė shumė se tjetra. Gjatė gjithė kohės qė kemi kėnduar duartrokitjet kanė qenė tė pandėrprera, pėr tė mos thėnė qė tė gjithė spektatorėt kėndonin sė bashku me ne. Jemi ndjerė mirė, sepse dhe organizatorėt shqiptarė nė Itali kishin punuar me kujdes.
Cilat kėngė janė tė preferuara pėr emigrantėt?
Unė kam repertorin tim me kėngė karakteristike tė Shqipėrisė sė Mesme. Por dua tė them se kėngėt mė tė preferuara kanė qenė dhe mbeten ato me karakter patriotik.
Rozana Radi
Ndjeheni e lodhur pas kthimit nga Italia pas disa shfaqjeve tė suksesshme?
Kur merr pjesė nė koncerte apo shfaqje tė tilla ku spektatori tė respekton mė maksimum, mund tė them se nuk ndihesh fare e lodhur, pėrkundrazi, ndihesh e motivuar.
Kohėt e fundit mė shumė shkoni jashtė se nė atdhe. Ėshtė zgjedhja juaj?
Jo! Ėshtė zgjedhja e spektatorit dhe e organizatorėve. Kanė qenė lėvizje tė detyruara pėr shkak tė preferencave. Shikoj se koncertet jashtė kanė mė shumė gjallėri, mė shumė entuziazėm. Emigrantėt me kalimin e viteve janė mė tė dashuruar me atdheun. Edhe vetė ka filluar tė mė pėlqejė tė jem nė lėvizje dhe tė jap shfaqje jashtė atdheut.
Kjo pėr shkak tė pėrfitimeve ekonomike?
Edhe ajo qėndron. Sigurisht, fitimi ka qenė mė i madh dhe mė i sigurt. Por edhe s’dua tė jem gjithmonė nė Tiranė. Lėvizja nė emigracion tė jep shumė eksperienca pėr mėnyrėn e menaxhimit tė vetvetes. Sė fundi kėngėtarja atė qėllim ka, tė lėvizė, tė fitojė, tė ngrejė peshė zemrat e spektatorėve. Shoh se nė emigracion tė tėra kėto kanė njė unifikim krejt tjetėr.
Cilat janė kėngėt mė tė preferuara nė emigracion nga repertori juaj?
E para ėshtė “Xhamadani vija-vija”. Ėshtė njė kėngė qė edhe po tė mos dua, e kėrkojnė vetė emigrantėt. Ajo kėngė nuk ikėn kurrė nga repertori. E kėndojnė sa dal nė skenė, ende pa e filluar unė. Nė kėtė kėngė gjithė salla ngrihet nė kėmbė.
Kush ėshtė pengesa mė e madhe nė kėto lėvizje?
Gardėroba. Ajo ėshtė stres me vete. Sidomos tani nė dimėr ajo ėshtė e mbingarkuar. Duhet t’i pėrshtatesh stinės, vendit ku shkon.
Maja Aliēkaj
Sėrishmi kur del nė diasporė s’e heq nga vetja fustanin kuq e zi me shqiponjėn nė mes?
Ėshtė bėrė pjesė e repertorit tim. As emigrantėt s’mund tė mė konceptojnė pa atė fustan, as unė vetė s’mund tė lėviz pa tė. Kur pėrgatis valixhet pėr jashtė, dora me tė parėn mė shkon tek ky fustan, si nė dimėr si nė verė.
Cila kėngė juaja ėshtė mė e preferuara pėr emigrantėt?
Kėnga e emigrantit. S’mund tė lė koncert pa e kėnduar dy herė. Jo se dua unė, por e kėrkojnė vetė emigrantėt. Ėshtė njė kėngė qė e kam bėrė vetėm pėr ta dhe duket se ata gjejnė vetveten.
Po kėngė tjetėr e preferuar pėr emigrantėt?
“Baba me zemėr tė madhe”. Si duket tani pas qindra kėngėve pėr nėnėn edhe kjo pėr babanė sikur po merr njė kėrkesė tė veēantė.
Si jeni ndjerė mes Radit dhe Toskės, kur dihet se mes kėngėtarėve ka shumė xhelozi?
Kemi bashkėpunuar shumė mirė. Nuk kemi ndjerė xhelozi. Secila ka repertorin e vet, karakteristikat e veta nė kėngė. Repertori i ndryshėm, zėri i ndryshėm, pra, plotėsojmė njėra-tjetrėn. Mendoj se, kemi qenė perfekt.
Keni bashkėpunuar mė parė me grupin muzikor “Albanėt”?
Kam bashkėpunuar disa herė, kam qenė e vlerėsuar dhe shumė komode. Ėshtė grupi mė i kėrkuar nė emigracion.
Gojard Kodra, kryetar i grupit muzikor “Albanėt”
Kur ėshtė krijuar grupi muzikor Albanėt?
Grupi muzikore “Albanėt” ėshtė themeluar qė prej 8 vitesh. Pjesėtarėt e grupit janė: Ardian Malaj - violinė dhe saksofon, Arben Shyti - kitarė, Gentjan Cara – drums, Gojard Kodra - organ si dhe drejtues muzike.
Cili ka qenė dhe ėshtė qėllimi i kėtij grupi?
Qėllimi i kėtij grupi ėshtė tė luajė sa mė bukur muzikėn shqiptare dhe pa e deformuar atė. Grupi muzikor “Albanėt” ka njė lidhje tė gjerė pėrsa i pėrket trevave shqiptare. Koncertet qė kemi marrė pjesė kanė qenė tė shumtė, pothuajse nė gjithė Europėn, Australi. Koncertet e fundit kanė qenė mė rastin e 99- vjetorit tė festės sė Pavarėsisė.
Ato janė mbajtur nė shtetin e Italisė, Padova, Arco, Torino.
Organizatori nė kėto qytete?
Nė Padova organizatori i koncertit ishte z. Vilson Dona, me origjinė Mirditor, por qė jeton prej shumė vitesh nė Padova. Nga Padova vazhduam turin nė Arco, provincė tė Trentos. Atje organizatori ishte Shkėlqim Danaj me origjinė nga Vlora. Ėmbėlsira e kėtij koncerti ishte dhe grupi polifonik nga Dukati i Vlorės.
Krijoni Kontakt