
Postuar mė parė nga
Xhuxh Xhumaku
Balkanweb, 30/01/2007
AL KAPONE DHE TRASHEGIMTARET E TIJ NE SHQIPERI
Nga Alba Malltezi
Te dielėn nė mbrėmje me disa miq pashė njė dokumentar rreth historisė sė Al Kapones, italo-amerikani i kthyer nė simbol tė krimit tė organizuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė viteve 20. Njeriu qė mobilizoi agjentėt mė tė mirė tė FBI-sė dhe tė Departamentit tė Thesarit tė SHBA, qė me gjithė krimet e kryera u dėnua pėr evazion Fiskal, do ta kishte zili Shqipėrinė e 2007. Al Kapone mbretėroi pėr 10 vjet mes vrasjeve, krimit ekonomik nė Shtetet e Bashkuara, deri sa u pėrball me drejtėsinė.
Nė fakt, Tirana sot ka Al Kaponet e tij, madje ia kanė kaluar vetė Al Kapones, madje ky i fundit do tė vdiste nga zilia dhe do tė donte ti takonte, ti pėrqafonte, ti puthte nė ballė. Al Kaponet nė Shqipėri janė tė shumtė, tė ndryshėm pėr krimet, pushtetin ekonomik dhe mbėshtetjet politike. Vėnė gjoba e kėrcėnojnė nė telefona, biznesmenėt e ndershėm dridhen prej tyre; Al Kaponet nė Shqipėri janė mė tė fortė se ligji. Ata janė ligji. Thonė se kanė shumė analogji me Al Kaponen e viteve 20: veshja, pamja fizike, arroganca. Analogji dhe me pushtetet: aftėsi pėr tė zhvatur pasuritė e tė tjerėve; aftėsi pėr tė vėnė pasuri tė paligjshme nė emėr tė tė tjerėve.
Por ata qė i njohin mė mirė, qė janė afėr tyre flasin pėr njė tjetėr analogji perfekte: Nė Wikipedia, mbi Al Kaponen lexon se mbante nė librin e pagesave, gjykatės, policė, madje kryebashkiakun e Ēikagos, ndėrsa Al Kaponet nė Shqipėri, mbajnė nė librin e pagesave vetė kryeministrin. Kjo ėshtė pika qė do ta bėnte tė vdiste nga zilia Al Kaponen: Si nuk arriti deri nė ato maja! Si ra aq poshtė Al Kapone, sa tė pėrfundonte si njė hajdut ordiner nė Alkatrac, tė sėmurej nga sifilizi, e mė pas tė ēmendej!
Nė SHBA Al Kapone kishte kundėr shtetin ligjor, nė Shqipėri Al Kaponet bėjnė ligjin!
Krijoni Kontakt