Pershendetje te gjitheve!
Me duhet pak me teper informacion mbi mbulesen e femrave muslimane!
Cfare roli ka dhe a mund te imponohet nqs femra i perket fese ortodokse dhe mashkulli (burri) fese muslimane?
Pershendetje te gjitheve!
Me duhet pak me teper informacion mbi mbulesen e femrave muslimane!
Cfare roli ka dhe a mund te imponohet nqs femra i perket fese ortodokse dhe mashkulli (burri) fese muslimane?
Fakti qe kemi armiq do te thote qe kemi merita!
MBULESA ESHTE NDER , POR EDHE BUKURI
Soditėsi hudhet nė mendime dhe realizon qėllimin e tij , deshifrimin e thėnies se All-llahu ėshtė i bukur dhe e donė bukurinė.Stilisti pėrshkruan ndjenjėn nė dizajnin e ri tė jetės qė hudhet nė njė qoshe tė fletės sė historisė.Poeti vrapon pas tė bukurės , pėr t`i ngjyrosur vargjet e tij me hir....E femra , ku mbeti femra?
Dikur femra ishte njė mbretėresh nė mesin e mbretėrive dhe si e tillė luante rrolin e saj nė histori , edukimin e gjeneratave frymėmarrje pas frymėmarrje.Dikur jetoja i lirė se syri me lotonte pėr All-llahun tim , mė digjej zemra pėr Pejgamberin a.s. dhe Qaben e Bekuar.Endesha varrė cdo sfide tė homogjeneve qė pikturoheshin nė iterenarin tim.Krijoja njė imazh tė papėrshkruar me fjalė , cdo botė e tretur mė troket nė thellėsitė e qenies time.Deri nė atė moment kur fillova tė mendoj pėr Logjikėn Vetjake , atė harmoni mendimesh qė ia pash sherrin e 1000 moteve.Tani , tani jam i lirė dhe i robėruar , flas dhe heshtė , ndėgjoj dhe bėrtas , hudhem nė zjarrin e dynjas.E sa i mėshirshėm Krijuesi qė nuk mė lenė ta pėrjetoj zjarrin e xhehenemit, kėshtuqė problemet me vijnė njėra pas tjetrės nė botėn plot gėnjeshtėr.Gruaja e cila del nė rrugė dhe ndėgjohen taket e kėmbėve , nuk do ta ndėgjoj aromėn e xhenetit asnjėherė edhe pse aroma e xhenetit ndėgjohet nga njė largėsi shumė e madhe.
Njė ditė nėna ime mė tha:"Ah , mor biri im , cka kanė kėto femrat e sodit kėshtu qė ende veshin percet dhe shamitė , ah sa gėzim ka qenė ai moment kur TITA na hjeki percet, sa gėzim i madh nė mesin e grave...."Por mirė moj nėnė kush ėshtė ai i cili urdhėroi tė vendohet shamija a Tita a Zoti?Nėna uli kokėn posht heshti dhe kuptoi gabimin...
Nė njė fletore tė vjetėr tė profesorit tė biologjisė tė nderuarit Zijadin Rexhepit pash kėto fjalė:"Dikur femra ka qenė si margaritarė nė guacė , e ruajtur me xhelozi nė fund tė thellėsirave tė detit.Njeriu e ka paramenduar , pėr tė ka ėndėrruar , ka medituar....Sot , jo qė ka nevojė tė notojmė thellė nė detė dhe tė kėrkojmė guacėn , ta paramendojmė dhe tė meditojmė pėr tė , por as qė ka nevojė ta hapim pasiqė ajo ka hedhur cdo gjė nga vetja , gjoja se nė emėr tė lirisė dhe emancipimit ,duke mos kuptuar se ėshtė bėrė mall pėr tregėti."....All-llahu i dhashtė jetė ende kėtij profesori i cili kaq bukur ka pėrshkruar kėtė fenomen.
Shamia motėr e dashur ėshtė nder , sepse tė mbron nga cdo gjė e keqe rrugės sė jetės por edhe Pėrjetėsisė.Islami u kujdes qė kėtė qenie ta ngris lartė mbi qeniet e tjera duke kėrkuar prej saj mbajtjen e shamisė dhe ruajtjen e pjesėve tė turpshme dhe nderit.Nderi ėshtė i lidhur ngusht me dinin , ndėrmjet tyre nuk ka urė kaluese e as lidhėse , ato janė nė njė pėrbėrje.Pa nder nuk ka jetė , shoqėri , harmonizim , gjenerata , shtet , organizim.E nė fakt ditėve qė po frymojmė gjithēka shkon nė kundėrshtim me nderin , me jetėn me nostalgjinė me jetėn.Tė mbushet mendja se je nė njė mes i quajtur bordel prostitutash , tėrė rruzulli ka marrė fizionomi tė kėtillė.
Mos harro motėr e dashur se pėrmes shamisė t`i ruan vetveten direkt , por indirekt mė ruan edhe mua , ti je gjeneratori kryesor pėr zhvillimin e njerėzimit, por nė anėn tjetėr ti je shkaktari kryesor pėr shkatėrrimin e saj.Nė ty janė celėsat e gjitha thesareve tė botės , ti vendos....
Muhammedi a.s. ka thėnė nė njė hadith tė tij:"Nė turp qėndron bukuria..."Kjo ėshtė esenca e gjithė jetės sonė.Nuk na vlenė asgjė nis. kėtė parametėr nuk e rrespektojmė dhe cohemi kundėr saj.
Shamia ėshtė bukuri pasiqė femrėn e zbukuron dhe i mundėson beqarit tė dashurohet nė ty , normal nėse edhe ti ke njė status tė kėtillė se pėrndryshe kalon nė gjėra jotėhishme.
Institucionet e ndryshme nė ditėt tona ta cojnė mallin si shtėpi publike , bile ekzistojnė disa afera se disa goca kanė marrė fakultetin nė saje tė shėrbimeve seksuale dhėnė profesorėve tė ndryshėm.
Sot profesorėt djemtė as qė i shikojnė ndėrsa femrat prej te thembra e deri nė krye duke medituar dhe duke soditur mendjen e tij si njė majmun pas bananes sė celur.
Kur tentojnė qė gjėrat tė ndryshojnė dhe tė shkojnė ka e mira dhe prosportiteti , aty gjithēka ndalet , se ėshtė kundėr civilizimit dhe emancipimit.Jo o zotėrinjė jo ., femra muslimane nuk ėshtė kundėr emancipimit dhe cilivizimit , nė fakt ajo ėshtė e civilizuar dhe si e tillė ndikon nė atė mes pėr tu pėrhapė ky civilizim.Neve na vjen turp ta shprehim identitetin tonė fetar dhe kur i shohim se po sulmohen motrat tona nga idiotėt e modernizuar ne heshtim dhe ulim kokėn.Kėndej shesim trimėri , dinė , dituri , bile edhe fetfa dijmė tė japim.Femra ka tė drejtė ta bėjė atė , nuk ka tė drejtė kėtė , ka tė drejtė aty tė shkoj , s`ka tė drejtė kėtu , po mirė , ku mbeti zėri i femrės?Athua gabim ka patur Aisha r.d. e cila ka transmetuar numrin mė tė madh tė haditheve?Apo ndoshta Omeri r.d. gaboi kur ndėgjoi fjalėn e asaj gruaje e cila mbronte tė drejtat e saja?
Islami i dhuroi liri mendjes dhe si fe e tillė depėrtoi shumė shpejt nė rruzullin tokėsor.
Islami nga nėncmimi nė privilegj e ngriti gjininė femėrore dhe si e tillė ajo arriti ta njoh veten.E ne qė pretendojmė se njohim Islamin sa ndėgjojmė fjalėn e femrės e cila ėshtė e privilegjuar nė shumė rastė pikėrisht nga Islami?
Pėr nė fund njė mendimtar turk patė thėnė:"Rrespektoni femrat , pasiqė femrat janė nėna e njerėzimit..."
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Trajtimi i temės sė hixhabit – mbulesės islame kėrkon qasje tė shumanshme ngase, krahas kompleksivitetit juridik dhe moral qė ka, rrethanat nė tė cilat jeton njerėzimi sot dhe ummeti islam ne veēanti e bėjnė kėtė temė akoma mė interesante. Nė tė vėrtetė, mbulesa e femrės muslimane trajtohet sot nga shumėkush nė qarqe tė ndryshme, por mė sė paku nga ata qė janė kompetentė dhe qė i brengosė kjo problematikė. Nė tė vėrtetė, nė literaturėn islame ka aq shumė shkrime lidhur me mbulesėn islame, sa qė shumė dukshėm demaskohen si tė pabaza pretendimet e disave qė hixhabin orvaten ta zhveshin edhe nga legjitimiteti islam. Sidoqoftė, hixhabi ka qenė dhe vazhdon tė jetė temė islame dhe institucion qė ka bazė tė fortė, jo vetėm tek Islami si shpallje e fundit, por edhe te tė gjitha shpalljet e mėparshme, madje edhe civilizimet e kulturat tjera qė nuk kanė ndoshta lidhje tė drejtpėrdrejtė me revelatėn hyjnore. Historikisht, mbulesa daton qė nga njeriu i parė, Ademi (alejhis-selam) dhe bashkėshortja e tij Hava ngase Allahu atyre u dha mundėsi dhe udhėzime se si duhet tė vishen e mbulohen. Pastaj, ėshtė e pamohueshme se edhe tek ithtarėt e Librit (tė krishterėt dhe ēifutėt) ka ekzistuar mbulesa si dispozitė fetare. Kėtė e dėshmojnė shumė citate nga Dhjata e Vjetėr dhe e Reja, e po ashtu edhe praktika e veshjes sė murgeshave dhe motrave tė nderit. Njė fakt i kėtillė i jep mbulesės peshė dhe legjitimitet tė pakontestueshėm, e kėtė e vė nė mėdyshje vetėm ai qė ėshtė i verbėr para fakteve dhe argumenteve.
Nė tė vėrtetė, hixhabi si dispozitė ka shumė lidhje mes kuptimit etimologjik tė fjalės dhe rregullave dhe pėrkufizimeve praktike e juridike. Gjuhėsisht, fjala hixhab nėnkupton mbulesėn dhe pengesėn pėr tė arritur e keqja deri te diēka. Juridikisht, hixhabi islam ėshtė mbulesa e femrės muslimane nga shikimet e meshkujve qė nuk e kanė tė lejuar tė shikojnė.
Pėr ta kuptuar mė mirė hixhabin, duhet hulumtuar pėr arsyet pse ėshtė pėrshkruar si dispozitė, respektivisht cila ėshtė urtėsia qė fshihet prapa obligueshmėrisė sė mbulesės pėr femrėn muslimane. Dihet mirėfilli se aftėsia dhe mjeshtėria e parandalimit tė tė kėqijave nuk qėndron vetėm nė ndalimin dhe sanksionimin e tyre, por suksesi fshihet edhe nė marrjen e masave mbrojtėse pėr mosndodhjen e tyre. Mbulesa e femrės muslimane ėshtė njė prej atyre masave. Kur femra vishet dhe mbulohet si duhet, pamja e saj ėshtė mė pak provokuese, e kur gjithė kėsaj i bashkėngjiten edhe rregullat e mirėsjelljes tė parapara nga Islami, atėherė mundėsia pėr tė ndodhur shkeljet dhe ēoroditjet e ndryshme morale minimizohet. Islami i ka kushtuar kujdes tė veēantė rrezikut tė tejkalimit tė normave nė raportet mes dy gjinive, duke filluar nga shikimi, kontakti, tė folurit, vetmimi e kėshtu me radhė. Prej kėsaj del se hixhabi ėshtė njė nocion qė nė vete pėrmban njė sėrė dispozitash islame shoqėrore qė janė tė lidhura dhe e definojnė pozitėn e femrės nė shoqėri, posaēėrisht nga aspekti i raporteve tė saj me ata qė nuk e ka tė lejuar t'i zbulojė bukuritė e saj para tyre.
Kur merren para sysh tė gjitha dispozitat e lidhura me kėtė, kuptohet pozita e institucionit tė mbulesės nė kuadėr tė objektivave tė larta tė sheriatit, sidomos ajo qė ka tė bėjė me ruajtjen e nderit. Mbulesa dhe veshja e mirėfilltė gjithmonė gjatė historisė ka qenė sinonim i ndershmėrisė dhe moralit. Madje, edhe arabėt e injorancės paraislame konsideronin se gruaja duhet tė mbulohet andaj hasen transmetime se shumica e grave tė ndershme nė atė kohė kanė qenė tė mbuluara. Kėtė, assesi nuk e konteston thėnia e disave se gjoja pas mbulesės mund tė maskohet amoraliteti, shfrenimet e ndryshme, e kėshtu me radhė, ngase ato janė gjėra qė realisht mund tė ndodhin por nuk janė esenciale dhe hixhabi ėshtė caktuar mu pėr luftimin e atyre dukurive negative qė ndodhin nė shoqėri.
Vlerat islame tė hixhabit
a. Hixhabi ėshtė pėrulje ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij
Pėrulja dhe dėgjueshmėria ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij janė shenja mbrojtėse e muslimanit nė jetėn e tij tė pėrditshme dhe organizimin e saj. Nė kuptimin e pėrgjithshėm ėshtė obligim i patjetėrsueshėm qė muslimani, mashkull apo femėr tė dėshmojė respekt maksimal ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit nė zbatimin e urdhrave dhe largimin prej ndalesave. “Nuk i takon asnjė besimtari apo besimtareje qė, kur Allahu dhe i Dėrguari i Tij tė vendosin diēka, tė zgjedhin diē tjetėr pėrveē asaj (qė ka zgjedhur dhe caktuar Allahu pėr ta). Ai qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij ka humbur nė lajthitje tė qartė.” (Ahzab, 36)
Me praktikimin e hixhabit – mbulesės, femra muslimane konfirmon pėrulėsinė dhe nėnshtrimin e saj ndaj Krijuesit Fuqiplotė dhe kėtė ajo e bėnė vazhdimisht gjatė jetės sė saj. Tėrė kohėn, derisa ajo e praktikon hixhabin, ajo ėshtė nė njė ibadet dhe sakrificė shumė tė ēmueshme, ngase nė kohėn kur praktikimi i rregullave islame ėshtė njė fenomen i rrallė, ajo dėshmon se ka zgjedhur rrugėn e pėruljes dhe nėnshtrimit ndaj Allahut edhe pse rrethanat nuk e stimulojnė pėr kėtė.
b. Hixhabi ėshtė manifestim i fortė i Imanit
Citatet Kur’anore qė flasin pėr mbulesėn e kanė njė karakteristikė e ajo ėshtė se ato u drejtohen femrave duke i cilėsuar me njė epitet shumė tė lartė, e ai ėshtė tė qenėt e tyre besimtare. Nė njė ajet thuhet: “Thuaju besimtareve...” (Nur, 31), ose ne tjetrin: “... dhe grave besimtare...” (Ahzab, 59)
Ndėrsa nė transmetime qėndron se disa gra prej fisit Benu Temim erdhėn tek Aisheja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe ishin tė mbuluara me rroba shumė tė holla, me ē’rast ajo u tha: “Nėse jeni besimtare, kjo nuk ėshtė veshja e besimtareve, e nėse nuk jeni besimtare, vazhdoni kėshtu...” (Tefsiri i Kurtubiut, 14/244)
S’do mend se sikur edhe ēdo vepėr tjetėr, edhe veshja islame, posaēėrisht kur bėhet me motiv tė pėruljes dhe nėnshtrimit ndaj Allahut, ėshtė prej formave praktike dhe shumė domethėnėse tė manifestimit tė imanit. Kjo bėhet edhe mė e theksuar kur dihet se tė gjitha rrethanat stimulojnė tė kundėrtėn, kėshtu qė kur njė femėr muslimane merr kurajėn dhe vendosė tė vishet si ka kėrkuar prej saj Krijuesi Fuqiplotė, ajo edhe praktikisht dėshmon se vėrtetė ka zgjedhur rrugėn e besimit i cili manifestohet me vepra dhe sjellje.
c. Hixhabi ėshtė pastėrti
Pastėrtia, e sidomos ajo shpirtėrore dhe morale ėshtė pjesė e mirėsisė qė Islami synon tė realizojė nė jetėn e atyre qė e praktikojnė atė. Pastėrtia dhe fisnikėrimi i shpirtit arrihet nėpėrmjet masave edukative dhe dispozitave e udhėzimeve qė Islami i ka paraparė pėr tė arritur njė gjė tė tillė. Ndėrsa pastėrtia dhe dėlirėsia morale arrihet duke i kultivuar vlerat dhe duke i luftuar dukuritė negative. Kėtė e mundėsojnė preventivat qė i ka marrė Islami pėr tė mos ndodhė gjėrat e papėlqyeshme dhe tė palejuarat tek muslimanėt. Njė mburojė shumė e fortė nė sistemin e vetėkontrollit tek individi ėshtė virtyti i turpshmėrisė, ndjenjė kjo e cila nė jetėn e muslimanit sjell vetėm hair dhe tė mira. Te femra muslimane ky virtyt kultivohet nėpėrmjet mbulesės islame dhe rregullave praktike qė lidhen ngushtė me pamjen dhe veshjen e myslimanes.
Allahu i Madhėrishėm thotė: “E kur tė kėrkoni diēka prej tyre, bėjeni kėtė pas mbulesės. Kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe zemrat e tyre...” (Ahzab, 53) Kjo nėnkupton se pastėrtia pėr zemrat e meshkujve dhe femrave arrihet pasi qė, atė qė nuk e sheh syri nuk mund ta dėshirojė zemra, ngase nėse syri nuk shikon diēka zemra ėshtė rehat nga tė dėshiruarit e asaj gjėje.
d. Hixhabi ėshtė ndershmėri
Islami gjithnjė ka promovuar vlera dhe ndershmėri. Nderit dhe dinjitetit njerėzor i ka kushtuar rėndėsi tė veēantė, ndėrsa kur ėshtė nė pyetje femra, kjo rėndėsi vjen nė dukje edhe mė tepėr. Madje njė prej objektivave madhorė tė sheriatit islam ėshtė ruajtja e nderit. Dispozitat, tė cilat nė mėnyrė shumė strikte bėjnė tė paprekshėm nderin e muslimanes janė tė shumta dhe tė llojllojshme.
Hixhabi, nė anėn tjetėr ėshtė njė prej masave qė Islami i ka marrė, nė mėnyrė qė femra tė jetė sa mė e mbrojtur nga shikimet dhe keqtrajtimet e tė tjerėve. Ndershmėria dhe ruajtja e moralit, madje, janė prej porosive shumė tė theksuara tė Islamit. I Dėrguari i Allahut shpesh e kishte zakon tė lutej: “O Zoti im, kėrkoj prej Teje tė mė dhurosh udhėzimin, druajtjen dhe ndershmėrinė.” (Ahmedi) . Edhe Kur’ani ka stimuluar nė forma tė ndryshme nė ndershmėri dhe pastėrti morale, herė dukė pėrmendur shpėrblimet dhe fitimet e tė ndershmėve, e herė tjera duke i pėrmendur cilėsitė dhe virtytet e banorėve tė xhennetit, si huritė, etj..
Ndershmėria e femrės muslimane nuk i nėnshtrohet diskutimit, ajo ėshtė njė obligim i pakontestueshėm. Pėr mė tepėr, Allahu i Madhėruar, e ka kushtėzuar lejimin e martesės sė muslimanit me femrėn e krishterė apo ēifute, me tė qenėt e saj femėr e ndershme. Pėr tė lidhur kurorė dhe pėr tė bere jetė bashkėshortore, mjafton pra qė femra tė jetė e ndershme, qoftė ajo edhe ithtare e Librit (e krishterė apo ēifute}. Kėtu del nė pah rėndėsia qė Islami i ka dhėnė ruajtjes sė nderit dhe moralit tė femrės. Hixhabi, padyshim ndihmon, madje nė mėnyrė vendimtare qė ky virtyt tė kultivohet dhe tė jetė i pacenueshėm tek femra muslimane.
e. Hixhabi ėshtė mbulesė dhe mbrojtje
Rėndėsia e veshjes dhe mbulimit tė pjesėve tė trupit nė jetėn e njeriut nuk kontestohet nga askush. Ajo ėshtė prej kushteve elementare tė jetės ngase askush nuk mund tė jetoj i zhveshur pėr shkak se veshja e mbron prej tė ftohtit apo tė nxehtit. Veshja, jo vetėm qė mbron prej faktorėve tė cilėt nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ndikojnė negativisht nė shėndetin e njeriut (si: acari, vapa, etj) , por ajo shėrben edhe pėr mbulimin e pjesėve tė turpshme tė trupit tė cilat njeriu nuk ka dėshirė qė tė tjerėt t'ia shohin. Nė kėtė kontekst dallimet mes mashkullit dhe femrės janė tė kuptueshme.
Stimulimi qė Islami i ka bėrė mbulimit tė trupit ėshtė shumė i arsyeshėm dhe shprehet nė forma tė ndryshme. I Dėrguari i Allahut thotė: “Allahut i vjen turp dhe mbulon, e do turpshmėrinė dhe mbulesėn.” (Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ahmedi) Allahu i Madhėruar e ka pėrmendur veshjen dhe raportin e saj me devotshmėrinė: “O bij tė Ademit, Ne u kemi zbritur juve veshje qė t'i mbuloni vendet e turpshme dhe tė zbukuroheni, ndėrsa veshja e devotshmėrisė ėshtė mė e mira.” (A’raf, 26}
Veshja te muslimanėt sė pari shėrben pėr tu mbuluar vendet e turpshme qė nuk dėshirojmė tė na i shohin tė tjerėt e pastaj vjen motivi i stolisjes dhe zbukurimit. Mbulimi ėshtė nė rend tė parė ndėrsa stolisja i pėrshtatet asaj qė ėshtė primare. Pėr kėtė arsye, muslimanit, mashkull apo femėr, i lejohet tė zbukurohet dhe stoliset por jo nė llogari tė mbulimit tė asaj qė duhet mbuluar.
Vlerat e hixhabit – mbulesės islame janė tė panumėrta por kėtu pėrmendėm vetėm disa mė tė rėndėsishmet qė kanė tė bėjnė me motivin fetar dhe atė moral tė njeriut.
Nė vend tė pėrfundimit
Hixhabi nė kuptimin e tij tė pėrgjithshėm ėshtė kultivim i vlerave fetare dhe morale. Ai njėkohėsisht ėshtė stimulim i ndershmėrisė dhe preventivė kundėr tė kėqijave dhe tė shėmtuarave nė veprat e njerėzve. Historia e tij dėshmon se nuk vjen assesi nė kundėrshtim me natyrshmėrinė dhe nevojat e qenies njerėzore. Nė kohėn e fundit vazhdojnė tė dalin nė skenė tendenca tė identifikimit tė hixhabit si njė simbol fetar islam i cili nė mėnyra agresive i shqetėson ndjenjat e jomuslimanėve, por e vėrteta ėshtė se hixhabi ėshtė njė vazhdimėsi e veshjes dinjitoze tė kultivuar nė tė gjitha shpalljet hyjnore si dhe nė tė gjitha civilizimet. Edhe paganėt, edhepse fetarisht nė njė devijim shumė tė paarsyeshėm e kanė ēmuar mbulesėn e femrės nė bazė tė vetėdijes sė tyre, se shfrenimet dhe ēoroditjet morale e tė ngjashme vijnė si pasojė e ēoroditjeve nė veshje. Islamin e karakterizon aftėsia e dhėnies zgjidhje pėr tė gjitha problemet, ai ofron pėrmbushje tė dėshirave dhe nevojave tė njeriut konform natyrės dhe tė mirės sė tij, si dhe jep preventiva dhe mbrojtje pėr shumė defekte dhe sėmundje me tė cilat mund tė ballafaqohet njeriu si individ apo shoqėri.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
alvi 79
postimet e para ishin per mbulesen
Kurse mashkull mysliman mund te martohet me nje femer te nje feje tjeter . dhe nuk esht e detyrueshme per ate femer qe s'praktikon fene myslimane te konvertohet ne fene myslimane. mgjth duhet theksuar qe femra te jete ose kristiane , ose cifute ne besim. por buri eshte i shperblyer nese e konverton ate ne muslimane po jo me detyrim. tung dhe jete te lumtur
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
ka thėnė Muhamedi a.s.: "kush i rrit dhe i edukon 3 vajza ne rrugen islame ku me ia premute xhennetin. i than shokėt: e 2? Muhamedi a.s.: edhe 2. i than e 1? Muhamedi a.s.: edhe 1."
ska than per djem por per femra
es selamu ajlekum paqeja dhe meshira e all llahut (Zotit) qofshin mbi ju e pash kėtė tem nė tė cilen pa dyshim kam interes se pari dua tė them se jo ēdo njeri e ka mendimin e njet njė studjuse e fes Islame ka dalur ne konkludim se nė Kur'an janė vetem keto ajete tė cilet flasin mbi hixhabin "Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata24. Nur 30.
ose
24. Nur 31. Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllazėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt nuk kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.
ose 33. Ahzab 53.O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpitė e Pejgamberit ndryshe vetėm nėse u lejohet pėr ndonjė ngrėnie e duke mos pritur pėrgatitjen e saj, por kur tė thirreni, atėherė hyni, e kur tė jeni ushqyer, atėherė shpėrndahuni, duke mos hyrė nė bisedė me njėri tjetrin, vėrtet kėto (pritja, qėndrimi, biseda) e mundojnė Pejgamberin, por ai turpėrohet prej jush; All-llahu nuk i turpėrohet realitetit. E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkonie pas perdės, kjo ėshtė mė e pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre. Juve nuk u takon ta mundoni tė dėrguarin e All-llahut, e as tė martoheni kurrė me gratė e tij, pas (vdekjes sė) tij. Kėto janė te All-llahu mėkat i madh.
tani ju me siguri i keni lexuar keto ajete tė all llahut unė i kam lexuar por aty thuhet gjithė tė ruajn pjeset e turpshme tė trupit nga shikimi i haramit a qenka koka pjes e turpshme a po floket nese po pse mos te mbulohem ne meshkujt mendoi qė tė jemi sa me te drejt kam frigen se tradita arabe na nikuar pak ne fene Islame ose nuk dua ta quaj veten nje njeri i cili nuk beson ne Hadithe por te mendoim pak rreth permbledhsit te haditheve kush ishte kur kishte lindur ,ishte Al Buhariu i cili eshte i lindur me 198 hixher qe e beni njepermbledhje te haditheve kan frigen se ca hadithe nuk jane te verteta por ka edhe shum te verteta por kjo ndoshta eshte sprov e all llahut me te cilen matet besimi jon ndaj all llahut dhe respekti jon ndaj pejngamberit mbes me shpres qe ju do te me kuptoni dhe se nuk kam pasur qellim ofendimi,irritimi por nje dijetar ka thenė"Bota i pėrnqan njė loporintit nje kopshti nė tė cilen ka shum lule prej tyre helmuse,sheruse ,dhe zbukuruse mbes me shpres qe all llahu te zbrit meshir dashuri dhe lumturi ne zemrat tona dhe inshAll llah all llahu te gjithe njerzit i udhezon ne rrugen e drejt Amin
po kjo shume e qarte eshte lexoji ajetet mire ne ajetin e pare nuk permendet mbulesa kurse ne te dytin po mos u ngut ma ba hallall Allahu na meshirofte
Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eldonel : 20-09-2007 mė 22:46
Shkruan:Sabri Selmani
Gjermani
All-llahu bėri mbulesen titull nderi duke thėnė:
"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, spese kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues. "
Mbulesa (hixhabi) ėshtė pasterti e zemres
E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkonie pas perdės, kjo ėshtė mė e pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre."(ahzab 23)
Mbulese ėshtė respekt ndaj Zotit
"O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė
argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. "/araf 26/
Mbulesa ėshtė besim
Allahu nuk u eshte drejtuar me urdherine Tij per mbulese jobesimtareve,por besimtareve.Ai thote:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thote 'dhe grave te besimtareve".
Mbulesa eshte per ata qe turperohen
"Ēdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)
"Turpi eshte prej minait (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)
Hixhabi akt i bindjes
Hixhabi ėshtė njė akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (Kur'an, 33:36)
Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:
"Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.
Tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme,
le tė venė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt qe nuk janė tė pjekur (pėr gra).
Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtesinė nga stolitė e tyre.
Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim."
(Kur'an, 24:31)
Hixhabi eshte Modesti
Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)
Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. (Kur'an, 7:26)
Hixhabi eshte Simbol i Islamit
Njė nga parimet themelore tė Islamit ėshtė se besimi ėshtė njė mesazh, deklaratė apo komunikim me anė tė gjuhės, njė besim nė zemėr, i cili manifestohet nė cdo pjesė tė trupit. Prandaj kur njė besimtare muslimane dėshmon pėr besimin e saj nė Allahun dhe tė Derguarin e Tij, me siguri do tė vendosė tė manifestojė besimin e saj edhe nė veshje pėr t'u dalluar nga jo-besimtarėt.
Rruga pėr tek Hixhabi
Hixhabi nuk ėshtė diēka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por ėshtė njė komand nga Allahu (swt), e sqarimet pėr te janė dhėnė nė Kur'an si dhe nė Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhėnė gruas mbrojtje dhe siguri.
Rruga pėr tek Hixhabi pėrshkon keto 3 hapa:
Nijeti (apo qėllimi) ėshtė hapi i parė. Veshja e Hixhabit ėshtė pėrmbushje e njė prej urdhrave tė Allahut, prandaj mund tė klasifikohet si njė akt adhurimi. Hixhabi duhet tė vishet vetėm dhe vetėm qė tė jesh nė perputhje me urdhėrin e Allahut (swt) duke kėrkuar kėnaqesinė e Tij.
Dituria ėshtė hapi i dytė. Imam Bukhari, dijetar i madh pėr Hadithin, ka thėnė: "Dituria duhet t'i paraprijė ēdo veprimi apo thėnieje". Prandaj motra muslimane duhet tė kėrkojė dituri pėr ēėshtjen e Hixhabit nė Kur'an, Sunetin e Profetit dhe nė literaturen islame qė tė jetė sa mė e qartė dhe e sigurtė vetė.
Dashuria ėshtė hapi i tretė. Njė nga shenjat e besimit tė vėrtetė ėshtė ta bėsh adhurimin me dashuri. Dashuria pėr Hixhabin qė ka qenė tek brezat e parė tė grave muslimane duket sikur ėshtė dobėsuar pak nė zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila ėshtė gjėja mė e dashur pėr njė grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Tė mos shikoje e tė mos e shoh asnjė burrė tė huaj". Ēfarė ndodhi me kėtė dashuri pėr modestinė? Qė tė kthejmė dashurinė pėr Hixhabin nė zemrat e geave muslimane, gruaja muslimane, duhet tė largojė nga zemrat semundjen sipas tė cilės Hixhabi i bėn inferiore dhe i kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane ėshtė e drejta e saj dhe nderi i saj qė ia ka dhėnė Allahu, Zot i tė gjithė botėrave. Eshtė drita e saj qė e dallon motren muslimane nga errėsira e jobesimtarėve.
Krijoni Kontakt