Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 82
  1. #61
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Cameria, kjo plage e kombit qe vazhdon te lengoje

    --------------------------------------------------------------------------------



    Eshte fatkeqesi,qe nje popull fisnik si yni ka fqinje barbare si serbet dhe mosmirenjohes si greket.Fshesaret e Athines do te benin me mire qe te fshinin ligesite e tyre nga shpirti se sa shqiptaret qe po punojne me ndershmerine me te madhe. Kurse populli shqiptar do te fshije Milon me shoke,te cilet perfaqesojne interesat e fshesareve te Athines ne Tirane.


    Cameria mes terrorit te pushtetareve shqiptare dhe shovinizmit grek

    Kur ne te gjitha trojet shqiptare po fesohet 1-vjetori i clirimit te Kosoves, Cameria vazhdon qe te jete problemi i pazgjidhur shqiptar. Ishte lufta clirimtare e djemve te lirise dhe vendosmeria e NATO-s, qe bene te mundur clirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. Keshtu ceshtja e Kosoves eshte futur ne rrugen e zgjidhjes, por edhe Cameria nuk mund te harrohet, sic u harrua per rreth gjysme shekulli nga regjimi monist. Sigurisht qe Cameria nuk do te mund te konsiderohet si ceshtje e nanove apo e milove shqiptare. I gjithe opinioni publik shqiptar eshte mesuar tashme nga deklarimet sllavo- komuniste te Nanos apo nanove te tjere. Rruga e Shqiperise per ne Evrope kalon nga Portat e Athines. Ka qene kjo njera nga deklarimet e shumta te simitovicit Nano, per te cilin Cameria eshte nje ceshtje e mbyllur, ashtu sic deklaron edhe Simitisi. Ndonese Greqia mbahet si nje vend i demokratizuar etj,etj, ajo nuk arrin qe te permbushe konventat nderkombetare te nenshkruara prej saj.Camet kerkojne kthimin ne trojet e tyre, nga ku u shperngulen prej mbi gjysme shekulli me pare. Por greket e cilesojne si nje ceshtje te mbyllur. Keshtu autoritetet me te larta greke e konsiderojne ceshtjen came si nje ceshtje te zgjidhur, madje ata vazhdojne qe ta konsiderojne si pjese te tyre Jugun e Shqiperise, qe rendom e cilesojne Vorio-Epir. Ndersa historia shqiptare provon krejt te kunderten, madje kohet e fundit jane botuar mjaft fakte dhe prova qe deshmojne te kunderten e pretendimeve greke. Pikerisht kur ne '97-en, Shqiperia po shkaterrohej sipas skenareve greko-sllave, kur flamujt greke apo simbolet sllave kishin pushtuar sheshet shqiptare, copetimi i Shqiperise, pra marrja e Vorio-Epirit u be pikesynimi kryesor i tyre. Per hir te se vertetes duhet theksuar se ishte vendosmeria e Aleates me te madhe te vendit tone Turqise, qe Shqiperia mbeti e pacopetuar pas agresionit grek te '97-es. Ky agresion ngjasonte shume me aktet shoviniste te grekeve te 1944-es qe masakruan popullin cam ne trojet e veta etnike. Keshtu edhe pas revolucionit te marsit '97, ceshtja e Camerise, jo vetem qe u harrua, por greket kerkojne qe te marrin me cdo kusht Vorio- Epirin. Nuk eshte e rastesishme qe ne Shqiperi vazhdojne te ndodhen jashte cdo ligji shqiptar apo konvente nderkombetare komandot greke te vendosura ne Yzberisht. Misioni i ketyre forcave eshte i deshiruar tashme dhe eshte teper i qarte. Ato u sherbejne klaneve greko-sllave te lidhura me pushtetaret shqiptare. Nuk eshte aspak e cuditshme kur mesohet se keto forca shperndajne hartat greke te Vorio Epririt. Nuk eshte aspak e cuditshme qe keto forca marshojne me portretin e Janullatosit neper rruget apo sheshet shqiptare. Nuk eshte aspak e cuditshme qe keto forca tentuan te qellonin mbi demostruesit shqiptare qe protestonin kunder vrasjes se Azem Hajdarit. Gjithashtu ne masmedia eshte folur shume edhe per perfshirjen e tyre ne nje sere krimesh, megjithate koha do t'i vertetoje te gjitha. Por ndaj cameve po ushtrohet terror edhe nga qeveritaret shqiptare. Ndaj tyre po ushtrohet nje genocid qe urdherohet nga Athina dhe qe zbatohet nga hyzmeqaret e saj ne Tirane. Per diplomacine shqiptare Cameria eshte nje fjale e rrezikshme qe nuk duhet perdorur. Keshtu me kete qeverisjeje qe eshte nje skllave e bindur e shovinizmit grek, me kete prani trupash greke ne Shqiperi, Cameria nuk mund qe te kete nje zgjidhje. Por Cameria nuk do te mund te harrohet nga shqiptaret e vertete. Ne keto dite te lumtura, kur po perkujtohet clirimi i Kosoves, Cameria eshte plaga e pambyllur e ketij kombi.

    PO NE CFAR DUHET TE THEMI?
    THJESHT TI GODASIM

  2. #62
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Qendrimi i Greqisė ndaj Pakicave Kombėtare*

    nga Eqerem Mete**





    Nga fillimi i vitit 2001, sipas agjencisė Rojter, Bashkimi Evropian do tė dėrgojė nė Shqipėri "njė komision pėr tė diskutuar rreth njė marreveshjeje bashkėpunimi." Sekretari i pėrgjithshėm i ministrisė sė jashtme greke i deklaroi kryeministrit shqiptar gjatė vizitės sė tij kohėt e fundit nė Shqipėri se "legjislacioni pėr pakicat duhet tė rishikohet "nė qoftė se Tirana dėshiron t’i afrohet Bashkimit Evropian," kurse kyeministri shqiptar paska shprehur bindjen se "Shqipėria do tė pėrpilojė njė legjislacion tė avancuar, nje nga mė tė pėrparuarit nė Evropėn Juglindore."

    Nisma e BE-sė pėr t’iu mėsuar autoriteteve shqiptare se si tė sillen me tė ashtuquajturėn pakicė greke, qė numėron rreth 30 - 40 mijė frymė, ultimatumi i tė dėrguarit tė kryeministrit grek, si dhe deklarata e kryeministrit shqiptar tė krijojnė pėrshtypjen se nė legjislacionin shqiptar pėr pakicat kombėtare paska tė meta serioze. Pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje, pėr tė parė se ku janė dhe pėr hir tė argumenteve, autoritetet pėrkatėse shqiptare e kanė obligim tė studiojnė ligjet dhe praktikat e vendeve tė tjera, natyrisht edhe tė Greqisė, madje edhe tė vendeve, qė mbahen si mė tė pėrparuarit nė kėtė drejtim.

    A ka legjislacion mė tė avancuar dhe praktikė kaq absurde nė vendet e tjera sesa ēka vėrehet nė vendin tonė pėr tė ashtuquajturat pakica kombėtare? Nė vend qė nxėnėsi ta kėrkojė e tė vejė atje ku ėshtė shkolla, nė Shqipėri shkolla (greke) i ndjek nga mbrapa nxėnėsit e diasporės greke, kudo ata ndodhen edhe kur ky numėr bie nė kundėrshtim flagrant me ligjin.

    Nga ana e tyre, autoritetet greke nuk e kanė marrė mundimin deri mė sot tė lejojnė zyrtarisht hapjen edhe tė njė shkollė tė vetme fillore pėr fėmijėt e qindra mijė emigrantėve shqiptarė. Greqisė as nuk i shkon ndėrmend tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė zyrtar, qė do tė kishte sadopak nuancėn e njohjes sė tė drejtave tė njė elementi nacional qė nuk ėshtė e nuk e quan veten grek. Nė mentalitetin grek, njė hap i tillė do tė ishte precedent i rrezikshėm qė do tė minonte teoritė rreth tė ashtuquajturit homogjenitet tė shtetit grek dhe do t’u shtonte oreksin pakicave nacionale pėr arsimim nė gjuhėt e veta kombėtare. Ky hap do tė rriste edhe presionin nga brenda e jashtė ndaj Greqisė. Ai do tė bėnte gjithashtu tė shkonin kot mundimet e autoriteteve greke gjatė shumė dekadave pėr tė asimiluar shqiptarėt e vjetėr, qoftė autoktonė apo tė vajtur gjatė shekujve, nė Greqi. Pėrpjekjet pėr t’i ēkombėtarizuar emigrantėt e rinj shqiptarė nėpėrmjet shkollimit nė greqisht dhe me ndihmėn e kishės ortodokse greke duke u ndėrruar fenė, si dhe diktati i autoriteteve greke, duke shfrytėzuar praninė e tyre nė Greqi, ndaj shtetit shqiptar, do tė bėheshin gjithmonė e mė tė paefektshėm.

    Njė politikė e tillė e brendshme e shtetit grek ndikon fuqishėm edhe politikėn e tij tė jashtme ndaj fqinjėve pavarėsisht nga mballomat e garniturat evopiane qė e shoqėrojnė atė. Ndaj Shqipėrisė, nė vend tė reciprocitet tė paktėn pėr hir tė qėndrimit tė qeverisė sė sotme shqiptare, Greqia e ka rritur intensitetin dhe diapazonin e presionit.

    Greqia nuk ka hequr dorė nga pretendimet territoriale ndaj Shqipėrisė. Pėr tė shmangur njė akuzė tė tillė, por edhe pėr ta mbajtur situatėn nė tension, tani pėr tani, qeveria greke ua ka lenė tė ashtuquajturėve qarqe ultranacionaliste detyrėn pėr tė ngritur hapur kėrkesa territoriale, kurse nė cilėsinė si qeveri po kėto kėrkesa ajo i kamuflon me parullėn pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė normave demokratike.

    Nė takime zyrtare tė nivelit tė lartė midis tė dyja palėve, pala greke i bėn palės shqiptare kėrkesa ultimatum, qė flasin pėr imponim tė raporteve pronar-vasal. Nė parlamentin grek bėhen debate lidhur me "rritjen e nacionalizmit shqiptar, zgjerimin e rolit destabilizues tė grupeve tė armatosura shqiptare nė Kosovė, Maqedoni dhe Serbinė jugore" pavarėsisht se lufta e shqiptarėve kunder nacionalizmit agresiv serb u mbėshtet dhe mbėshtetet, natyrisht me pėrjashtim tė grekėve, nga gjithė bota demokratike. Njė gjė ėshtė mė se e qartė nė kėtė kontekst. Sa mė afėr i afrohet zgjidhjes ēėshtja e Kosovės, aq mė shumė irritohen autoritetet greke dhe aq mė shumė i mėshojnė paralelizmit absurd qė ata bėjnė me kėtė ēėshtje.

    Eurodeputetėt grekė, tė Demokracisė sė Re dhe tė PASOK-ut, kėrkojnė qė Shqipėrisė t’i ndėrpritet ndihma makrofinanciare dhe ajo tė pėrjashtohet nga tratativat pėr fillimin e bisedimeve pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asosacionit e stabilitetit. Edhe ministri i Jashtėm Xhorxh Papandreu ka hipur nė skenė pėr tė atakuar Shqipėrinė. Ai i shkruan Komisionerit Evropian pėr Marrėdhėnie me Jashtė Kris Patten duke e bėrė problem "mungesėn e tė drejtave tė ‘pakicės greke.’"

    Edhe pse midis tė dy vendeve ėshtė nėnshkruar Traktati i Miqėsisė dhe i Bashkėpunimit, Ligji i Gjendjes sė Luftės me Shqipėrinė ende nuk ėshtė hequr nga Greqia nė njė kohė kur me Italinė ajo e ka abroguar njė ligj tė tillė pavarėsisht se ishte Italia fashiste ajo qė kreu agresion ndaj saj nė vitin 1940 dhe jo Shqipėria. Pasuritė e shqiptarėve nė Greqi janė bllokuar nėn pretekstin e kėtij ligji absurd, kurse pėr pasuritė e popullsisė shqiptrare qė u masakrua dhe u detyrua me forcėn e armėve tė largohej nga Ēamėria, jepen argumente nga mė absurdet pėr tė mos ua kthyer ato pronarėve tė ligjshėm.

    Duke parė njė politikė e veprimtari tė tillė greke kundėr Shqipėrisė, kushdo mund tė nxjerrė konkluzionin se Greqia akoma jeton nė tė kaluarėn. Qė tė jetojė nė tė tashmen, asaj i duhet tė zbatojė proverbin e vjetėr, qė thotė se "tė njohėsh tė tjerėt ėshtė dituri, tė njohėsh vetveten do tė thotė tė pastrosh mendjen." Pikėrisht kėtė tė fundit nuk kanė bėrė fqinjėt tanė.

    Megjithatė, pikėrisht nė kėtė sfond aktiviteti politik nga ana e Greqisė kundėr Shqipėrisė, qeveria e sotme shqiptare marrėdhėniet me fqinjėn jugore i trajton nė kuadrin e "partneritetit strategjik midis dy partive, dy qeverive e dy vendeve" me shpresė se rruga pėr Evropė do tė shkojė nga Athina ashtu si dikur rruga pėr Moskė shkonte nga Beogradi.

    Me pėrjashtim tė atyre qė ia kanė lidhur kėmbėt e duart vetes, zor se ka nga ata tė cilėt kanė mend nė kokė e sy nė ballė, qė nuk kuptojnė e nuk shikojnė se ku e ka hallin pala greke.

    Po tė kthehemi pėrsėri nė temėn e fillimit, atė tė pakicave kombėtare, do tė thosha se kushdo do tė bėhej kurreshtar tė mėsonte se ēfarė thonė vetė personalitetet greke pėr kėtė ēėshtje. Materiali i mėposhtėm, i bazuar nė burime nga Greqia dhe Komuniteti Evropian, i botuar me shkurtime nė gazetėn Illyria (Nju Jork, SHBA) mund tė hedhė pak dritė mbi pėrvojėn e shtetit helen nė kėtė drejtim.



    x

    x x



    Apeli drejtuar kryetarit tė parlamentit grek dhe drejtuesve tė partive nė vigjilje tė 25 vjetorit tė rivendosjes sė demokracisė nė Greqi mė solli ndėrmend njė raport mbi shqiptarėt e Greqisė, pėrpiluar nga njė grup hulumtues tė Komunitetit Evropian nė vitin 1987.

    I nėnshkruar nga tre deputetė turq tė pakicės turke, shtatė organizata turke dhe tri organizata maqedone per minoritetet pėrfshirė edhe Grupin grek tė Helsinkit pėr Monitorizimin dhe tė Drejtat e Pakicave nė Greqi, Apeli thekson se republika e Greqisė ka njė dobesi tė theksuar: Ajo nuk njeh praninė e pakicave kombėtare nė territorin e vet.

    Nėnshkruesit i bėjnė thirrje shtetit grek qė tė njohė ekzistencėn e pakicave maqedone dhe turke, tė ratifikojė Konventėn Kuadėr pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare tė Kėshillit tė Evropės pa kushte pėr zbatimin e saj dhe tė zbatojė parimet e Konventės si dhe tė dokumenteve pėrkatėse tė OSBE-sė me qėllim ndėrprerjen e gjithė formave tė diskriminimit apo persekutimit tė pjesemarrėsėve tė kėtyre pakicave dhe respektimin e tė drejtave tė tyre.

    Eshtė e vėrtetė se autoritetet greke, qė gjithmonė kanė luajtur rolin e strucit, si dhe publiku grek, i cili ėshtė indoktrinuar si duhet dekada me radhė, refuzojnė nė mėnyrė kategorike tė njohin praninė e pakicave kombėtare nė territorin grek. Parimi te cilit grekėt gjithmonė i janė pėrmbajtur ėshtė se kushdo qė jeton nė Greqi ėshtė grek. Gjithė ata qė nuk janė grekė duhet tė largohen. Ky ėshtė mentaliteti mbizotėrues nė Greqi, anėtare e Kombeve tė Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OSBE-sė dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare. Nuk u shkon ndėr mend grekėve se nė qoftė se vendet fqinjė do tė kishin zbatuar tė njėjtin parim, tashmė nuk do tė kishte mė grekė jashtė kufijve tė shtetit grek.

    Tė citojmė shkurtimisht pėrgjigjet e disa autoriteteve greke ndaj Apelit sipas burimeve greke.

    Kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis: "Nė Greqi nuk ka as pakicė turke, as maqedone. Ekziston vetėm njė pakicė fetare myslimane. Ēdo sajesė, sidomos nė kėtė moment, u shėrben qėllimeve tė tjera dhe me tė do tė merremi nė mėnyrėn e duhur."

    Ministri pėr Shtypin Dimitris Reppas: "Sajesat antihistorike dhe jorealiste do tė dėshtojnė."

    Ministri i Jashtėm grek Xhorxh Papandreu: "Greqia, qė ndodhet nė njė rajon tė vėshtirė, ndjek njė politikė shėmbullore nė drejtim tė pakicave."

    Kurse ish ministri i Maqedonisė dhe Thrakės Stelios Papathemelis deklaroi: "Me duhet t’ua them nė gjuhėn e tyre ‘Ai sihtir’ [P...!]." Udhėheqėsi i KKE i shtoi njė version tjetėr motivit tė Apelit. Ai theksoi: "Besojmė se publikimii njė deklarate tė tillė ka mė pak lidhje me pėrvjetorin e rivendosjes sė demokracisė sesa me dialogun qė po zhvillohet midis Greqisė dhe Turqisė. Ajo i krijon mundėsinė Amerikės tė imponojė kushtet e veta pėr dialog. Ata qė guxuan tė ndėrmarrin njė veprim tė tillė mund tė gjenden jo vetėm nė Greqi."

    Gazeta Eleftherotypia botoi njė artikull shkruar nga profesor Nikolas Stavru, grekoamerikan nė lidhje me Shtetet e Bashkuara qė qėndrojnė mbrapa peripecive ballkanike. Stavru shkruan se mbrapa Apelit fshihen Ankaraja dhe padronėt e vet nė Uashington me mbėshtetjen e "industrisė" sė tė drejtave tė njeriut nė Shtetet e Bashkuara dhe filialet e saj nė Greqi. Kjo deklaratė, e cila ua hedh fajin Shteteve tė Bashkuara i ngjan deklarimit tė kryetarit tė parlamentit Kaklamanis rreth sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr Sėrbisė. "Sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e kthejnė Evropėn nė kohėn e Luftės sė Ftohtė," deklamoi ai. "Duhet t’i japim fund qėnies sonė pre e njė fuqie [SHBA] e cila nuk do qė Evropa tė qėndrojė me kėmbėt e veta."

    Ēka tėrheq nė veēanti vėmendjen ėshtė ngjashmėria e madhe e reagimeve tė autoriteteve dhe pėrfqėsuesve tė partive politike ndaj Apelit dhe deklaratrave qė pėrmban raporti pėr shqiptarėt e Greqisė. Pėrfundimi qė mund tė nxirret nga pėrmbajtja e Apelit ėshtė se politika e pushtetarėve grekė sot pėr tė njėjtėn ēėshtje ėshtė e njėjtė me atė tė vitit 1987, kur u pėrpilua raporti i sipėrpėrmendur, pėrmbledhja e tė cilit vijon.





    Raport rreth Shqiptarėve tė Greqisė

    nga Komisioni i Komunitetit Evropian



    Nje grup hulumtues i Komunitetit Evropian vizitoi Greqinė nga 4 deri 10 tetor 1987 pėr tė kryer njė studim rreth pranisė sė elementit shqiptar dhe ruajtjes sė prejardhjes etnike e gjuhės.

    Udhėtimi u organizua nga Buroja Evropiane pėr Studimin e Gjuhėve pak tė pėrdorura, nėn mbikqyrjen e Komisionit tė Komunitetit Evropian.





    Pėrbėrja e Grupit:



    Antonio Belushi Itali

    Ricardo Alvares Spanjė

    E. Angel Francė

    Kolom Anget Spanjė

    Havier Boski Spanjė

    Onom Falkona Hollandė

    Volfgang Jeniges Belgjikė

    Robert Marti Francė

    Stefan Moal Francė

    Kol O’Cinseala Irlandė

    Joseph San Sokasao Spanjė





    Objekti i udhėtimit: Hulumtime nė 300 komunitete shqiptare nė Greqi.



    Synimi: Tu mundėsohet pėrfaqėsuesve evropianė gjatė vizitės sė tyre tė bien nė kontakt me popullin shqiptar nė Greqi, ku aktualisht flet gjuhėn shqipe, e cila nuk mėsohet nė shkollat greke.

    Pėr tė vlerėsuar reagimin e partive dhe institucioneve tė ndryshme ndaj ēėshtjes sė mbrojtjes s’ pakicave linguistike qė ekzistojnė nė Greqi, tė cilat aktualisht nuk njihen madje edhe nėn kriterin minimal siē ėshtė rasti i shqiptarėeve e i tė tjerėve.

    Pikėpamjet e partive kryesore:

    Partia "Demokracia e Re":

    Biseduam me Mihal Papakonstantinu, Efstakios Paguhos, Nikola Martis, Joanis Vulfefis dhe Kaeti Papannastision. Vijojnė disa nga pėrgjgjet e tyre:

    "Problemi i gjuhės shqipe ne Greqi nuk ekziston. Po tė hedhim probleme gjuhėsh nė tavolinė, do tė krijonim probleme shumė tė mėdha pėr shtetin grek.

    Nė qoftė se gjuha shqipe flitet, ajo flitet vetėm nė familje. Nuk mund tė jepet opinion i plotė pėr kėtė ēėshtje.

    Kurrė nuk ka pasur vend pėr shqiptarėt nė problemet tona. Misioni juaj ėshtė shumė delikat. Mos i komplikoni punėt.

    Kujdes! Ēėshtjet e pakicave do tė ēojnė nė luftė nė Evropė. Nuk mund tėju ndohmojmė nė asnjė mėnyrė nė kėto momente. Gjithashtu, nuk duam tė krijojmė pėrshtypjen se ka prani shqiptare nė Greqi. Ky problem pėr ne nuk ekziston."

    Partia "PASOK":

    Pyetjet iu bėnė Dr. Jorgos Sklavunas dhe Manolis Azimakis.

    Pėrgjigjet e tyre:

    "Nuk e konsiderojmė tė domosdoshme qė shqiptarėt dhe pakicat e tjera tė mėsojnė gjuhėt e tyre amtare sepse gjuha qė ata flasin nuk ėshtė gjuhė.

    Nuk ka tokė shqiptare ne Greqi. Ka vetėm territore greke ku mund tė flitet edhe shqip.

    Kushdo qė nuk e flet gjuhėn tonė, nuk i pėrket racės dhe vendit tonė.

    Ministria e Kultures

    Mbasi dėgjoi pyetjet, Doc. Athina Sipirianti u pėrgjigh:

    Pėr tė zgjidhur njė problem duhet gjithmonė tė ngrihet njė komision. Ne nuk kemi mundėsi tė merremi me problemin qė ngreni ju. Pėrvoja tuaj do tė nda duhet pėr ēka do tė bėjmė nė tė ardhmen. Vizita juaj ėshtė njė stimul i madh pėr ne.



    Departamenti Pedagogjik

    Pėrgjigja e Dr. Trinnidafilotis ishte shumė e ftohtė:

    Nuk ka mėsim tė shqipes. Kjo qė thoni ju ėshtė mė shumė problem politik sesa kulturor. Nuk kam asgjė tjetėr pėr tė shtuar.

    Komisioni i revistės sė pavarur Anti u pėrgjigj:

    "Kufijtė midis shteteve nuk janė tė drejta. Ky interesim pėr minoritetet nė Greqi mund tė fshehė interesa dominimi nga shtete tė tjerė. Pakicat linguistike, pra, pakica shqiptare, nuk ka fare tė drejta. Nė Greqi ka vetem grekė."

    Deklaratat e mėsipėrme dhe Apeli drejtuar kryetarit tė parlamentit dhe drejtuesve tė partive greke janė provė e qartė e pranisė sė shqiptarėve, turqėve dhe sllavėve maqedonė nė Greqi, tė cilėt vazhdojnė tė flasin gjuhėt e tyre amtare. Sipas studimeve tė kryera nga dijetarė, ne Greqi ndodhen rreth 700 fshatra shqiptare, kombėsinė shqiptare tė tė cilėve grekėt e mohojnė. Eshtė fakt i njohur se gjithė pjesėmarrėsit e pakicave kombėtare nė Greqi i janė nėnshtruar njė asimilimi intensiv dhe tė organizuar, tė cilin grekėt, ndėrsa mohojnė kombėsinė e tyre tė ndryshme, e justifikojnė duke iu referruar fesė sė tyre ortodokse, sikur feja tė ishte kriteri pėr tė pėrcaktuar kombėsinė. Megjithatė, pretendimeve absurde tė autoriteteve greke iu janė kundėrvėnė edhe vetė grekėt. Nė njė studim pėr tė njėjtėn ēėshtje, profesori i sė Drejtės Ndėrkombėtare dhe zėvendės president i Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut Kristos Rozakis e pranon karakterin etnik tė pakicave nė Greqi.

    Pėr sa i pėrket politikės sė brendshme greke ndaj pakicave kombėtare, ėshtė pėr tė ardhur keq tė konstatosh qė njė anėtare e Bashkimit Evropian siē ėshtė Greqia nuk ka mundur tė bėhet model pėr vendet e tjera ballkanike nė kuadrin e ēėshtjes sė pakicave kombėtare, qė shembulli i saj nė kėtė fushė i shtohet imazhit tashmė tė njollosur tė Ballkanit pėr shkak tė politikės sė Sėrbisė, qė megjithėse anėtare e NATO-s, pavarėsisht nga "pėrpjekjet" e qeverisė pėr tė mbajtur njė tė ashtuquajtur ekuilibėr, Greqia iu kundėrvu sulmeve ajrore tė NATOs kundėr Sėrbisė nėn pretekstin fallco tė lidhjeve tradicionale historike dhe fetare me Serbėt dhe heshtazi mbėshteti politikėn e Milosheviēit pėr spastrimin etnik tė Kosovės prej shqiptarėve.

    Nė kėtė fushatė solidariteti me Milosheviēin kur filluan bombardimet ajrore tė NATO-s, kryepeshkopi i Athinės Kristodulos nxitoi tė mbėshtesė patriarkun e Moskės Aleksi, kreu i Kishės Ortodokse Ruse duke bėrė thirrje pėr tė pėrkrahur Serbinė.

    Eshtė gjithashtu pėr tė ardhur keq se asgjė nuk ka ndryshuar deri sot nė politikėn nacionaliste dhe teokratike tė Greqisė qė nga periudha 1944-1945 kur grekėt ishin tė parėt nė Evropėn Juglindore mbas Luftės sė Dytė Botėrore qė kryen vrasje masive nė Ēamėri, rajon i banuar nga shqiptarė, nė veri-perėndim tė shtetit tė sotėm grek, dhe qė e spastruan atė etnikisht nga shqiptarėt, qė nuk kishin fenė e grekėve.

    Eshtė e logjikshme qė vėllezėrit e tyre tė fesė, Serbėt, tė pėrfitonin natyrshėm nga pėrvoja greke e viteve 1944-1945 nė spastrimin etnik tė shqiptarėve dhe ta pėrdornin atė nė shkallė tė gjerė kundėr shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999.

    Mėnyra si reagojnė grekėt ndaj ēėshtjes sė pakicave kombėtare flet pėr njė tendencė tė fortė nacionaliste, tė sėmurė, e ngritur nė nivelin e politikės shtetėrore dhe qė bie ndesh me tendencėn e pėrgjithshme nė vendet e Bashkimit Evropian. Sipas regjistrimit zyrtar tė vitit 1951 nė Greqi pakicat etnike nė vend pėrbėnin 2.6 deri 3.8 tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė. Si edhe nė rastin e jogrekėve tė tjerė, edhe numri i shqiptarėve ishte mjaft i zvogėluar nė regjistrim. Sipas burimeve tė tjera, nė atė kohė tė paktėn kanė qenė 350, 000 shqiptarė. Folės sllavė nė Greqi sot numėrohen deri nė 300 mijė megjithėse shumica e tyre u detyrua tė largohej gjatė dhe mbas luftės sė dytė botėrore e luftės civile. Megjithėse fakti mbetet, edhe kėto tė dhėna tė zvogėluara tej mase janė mohuar nga autoritetet greke sa herė qė dikush iu ėshtė referuar. Vetė dy fakte, qė janė prova tė padiskutueshme tė mungesės sė tolerancės greke ndaj pakicave kombėtare: Pak vite mė parė, Anastasia Karakasidou, e diplomuar nė Universitetin e Harvardit, iu bėnė kėrcėnime pėr ta vrarė sė pari nga komuniteti grek nė Shtetet e Bashkuara dhe mė vonė nė Greqi pėr shkak se ajo kishte folur pėr praninė e njė komuniteti maqedon slllavofolės nė Greqi nė librin e vet "Fusha me Grurė, Kodra me Shkurre..." Pothuajse nė tė njėjtėn kohė, Kristo Sideropulos, drejtues i "Lėvizjes sė tė Drejtave tė Njeriut nė Maqedoni" u hodh nė gjyq me akuzėn se "kishte pėrhapur tė dhėna jo tė vėrteta qė mund tė sillnim shqetėsime nė marrėdhėniet e Greqisė me jashtė." Faji i tij ishte njė deklaratė qė ai kishte bėrė pėr maqedonasit qė shteti, i cili u mohonte ekzistencėn, u krijonte pengesa nė ushtrimin e gjuhės dhe kulturės sė tyre.

    Megjithėse nuk mund tė mohohet fakti se Greqia ėshtė anėtare me tė drejta tė plota e Bashkimit Evropian, sjellja e saj, nė tė kaluarėn dhe sot, qė shumė pak ka tė bėjė me vlerat perėndimore, po ndihmon gjithmonė e mė shumė njerėz tė kuptojnė se ky vend ėshtė shumė larg nga anėtarėt e tjerė tė Bashkimit Evropian pėr sa u pėrket mentalitetit, kulturės, si dhe tolerancės fetare dhe nacionale. Greqia dallohet nga vendet e tjera anėtare tė BE-sė edhe pėr sa i pėrket legjislacionit tė brendshėm. Pėr shembull, shtetėsia, kombėsia dhe feja ngatėrrohen me qėllim nė Greqi. Kushtetuta greke e ndalon proselitizmin. Ka dispozita, sidomos Neni 20 i Ligjit pėr Shtetėsinė nė Greqi, sipas tė cilit imponohen sanksione, denime me burg dhe mohim tė shtetėsisė greke ndaj pjesemarrėsve tė pakicave fetare, qė akuzohen pėr pjesėmarrje nė tė ashtuquajtura veprimtari kundėr helenizmit. Pavarėsisht nga fakti se Neni 19 tė i Ligjit pėr Shtetėsinė Greke ėshtė abroguar si rezultat i presionit ndėrkombėtar, nė bazė tė tė cilit qeveria kishte tė drejtė tu hiqte shtetėsinė greke personave tė quajtur alogjenė [banorė vendas me origjinė jogreke], Greqia nuk e ka bėrė heqjen e Nenit prapaveprues pėr t’ua kthyer shtetėsinė personave qė me pa tė drejtė e kanė humbur atė.

    Gazeta britanike Financial Times citon Takis Michas, specialist pėr ēėshtjet sociale nė gazeten e Athinės Eleftherotypia, tė ketė thėnė se "Greqia pėrfaqėson njė shoqėri tė mbyllur nė vetvete. Vlerat e ortodoksisė e pėrforcojnė kėtė mentalitet. Ortodoksia e shikon Perėndimin si rrezik, si vend ku kurdisen komplote kundėr saj," mentalitet i grekėve dhe serbėve ky, i cili e ka origjinėn nė sizmėn e hershme midis kristianizmit perėndimor dhe lindor. Kurse historiani britanik Norman Davies shkruan nė librin e tij "Evropa, nje Histori": Qė nga koha e kryqėzatave, ortodoksia e ka konsideruar Perėndimin si burim i njė shtypjeje mė tė keqe se ajo e tė pafeve." Ky mentalitet shfaqet edhe ne radhet e klerikėve greke nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sipas shtypit amerikan, kryepeshkopi Spiridon, kreu i Kishės Ortodokse greke nė Shtetet e Bashkuara ėshtė akuzuar se ėshtė pėrpjekur qė frekuentimin e kishės tua ndalojė ortodoksėve qė ndjehen mė shumė amerikanė se grekė. Spiridon, i pari udhėheqės i lindur nė SHBA i kishės ortodokse greke, deklaron se veprimtaria e tij synon tė mbrojė traditat bizantine tė kishės, duke provuar kėshtu se ėshtė njė nga grekėt qe kujtojnė se akoma jetojnė nė perandorinė bizantine. Jeane Karthner i gazetės Liberacion shkruan: "Para pak vitesh, grekėt ishin nė armiqėsi me shqiptarėt, maqedonėt dhe bullgarėt. Ata janė armiq tė pėrhershėm tė turqėve, kurse tani janė bėrė armiq tė amerikanėve, britanikėve, francezėve, gjermanėve dhe pjesės tjetėr tė botės." "Perėndimi ėshtė plot me armiq", ėshtė cituar tė ketė thėnė presidenti i Greqisė, Kostis Stefanopolus. Analistėt theksojnė se kėto deklarata tė kujtojnė "njė gjendje tė brendshme emotive, qė ende ka rrenjė tė thella nė Ballkanin Lindor, dhe se nyja e pėrbashkėt ėshtė tradita fetare. Kjo nyje e ēimenton aleancėn me Serbinė..." Ky mentalitet qė ka ēuar nė fanatizėm nacionalist dhe fetar i ka shtyrė gjithashtu analistėt tė nxjerrin konkluzionin e logjikshėm se prania greke nė Bashkimin Evropian dhe NATO dhe organizata tė tjera ėshtė anomali dhe paradoks. Greqia vazhdon tė jetė jetė partner i vėshtirė, bile edhe sot e kėsaj dite ėshtė delja e zezė nė Bashkimin Evropian, qė herė pas here i nxjerr probleme tė sajuara Evropės pėr shkak tė qėndrimit tė saj kapriēioz ndaj fqinjėve. Ky konkluzion nuk ėshtė diēka qė i takon sė kaluarės, apo fillimit tė viteve 1990, siē thotė njė tjetėr grek, Lukas Cukalis, i Institutit Evropian tė Shkollės Ekonomike tė Londrės.

    Pra, ėshtė e gabuar, tė paktėn pėr tė ardhmen e afėrt, ta konsiderosh Greqinė si urė qė do tė lidhė vendet fqinj me Evropėn. Kjo anėtare e Bashkimit Evropian qė e konsideron ēdo kritikė ndaj mėnyrės se si ajo i trajton ēėshtjet e saj tė brendshme, sidomos ēėshtjen e pakicave kombėtare, si veprim armiqėsor tė frymėzuar nga Perėndimi pėr tė destabilizuar vendin, nuk mund ta luajė njė rol tė tillė pa pėrmirėsuar imazhin e vet ende nė nivel tė ulėt nė krahasim me standartet evropiane, dhe pa hequr dorė nga mbjellja e farrės sė intolerancės fetare dhe kombėtare.

    Greqia duhet tė mėsojė si tė sillet nė shtėpinė e vet dhe jo ta kėrkojė fajtorin jashtė.



    -------------------



    * Artikulli ėshtė botuar nė gazetėn shqiptare "Albania" nė dhjetor 2000

    ** Shkruesi i kėtij artikulli ka qenė drejtor politik pėr Ballkanin dhe Lindjen e Mesme nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė nė vitet 1992-1996



    e cfar prisni tjeter nga greku kur asnjiher sna ka dashur te miren

  3. #63
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    As une (te them te drejten) keto perralla nuk i marr seriozisht per sa kohe te jete "Nyja e Celikte" e forte dhe ne forcim te metutjeshem ketu ne Kosove.
    ē'eshte "Nyja e Celikte" ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #64
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Bondsteel, ma ha mendja...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #65
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    te trokiti njeri ty?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #66
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Mendoj qe ceshtjet mes Greqise dhe Shqiperise duhen te trajtohen qetesisht, ne SHqiptaret kemi mbi 100 000 Shqiptare qe me hapa marramendes po nderojne pasurite e tyre ne kete shtet....


    Shteti Shqiptare do jet i mencur qe te njoh reciprokisht te drejtat e minoritet Grek ne Shqiperi ne shkembim te drejtave te 100 000 njerze tan atje, dhe detyrimisht duhet edhe Cameria te perfitoj te drejten e saj, jane gjera qe behen.

  7. #67
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    te trokiti njeri ty?

    Kam zile elektrike, nuk trokasin.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #68
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    Mendoj qe ceshtjet mes Greqise dhe Shqiperise duhen te trajtohen qetesisht, ne SHqiptaret kemi mbi 100 000 Shqiptare qe me hapa marramendes po nderojne pasurite e tyre ne kete shtet....


    Shteti Shqiptare do jet i mencur qe te njoh reciprokisht te drejtat e minoritet Grek ne Shqiperi ne shkembim te drejtave te 100 000 njerze tan atje, dhe detyrimisht duhet edhe Cameria te perfitoj te drejten e saj, jane gjera qe behen.
    hamza!!
    po habitem shume qe ti ke keto mendime per grekerit!!
    ne nje ndeshje futbolli fituam ndaj grekerve ne tiran dhe vrane djem te ri ne athine!!
    te pakten ti duhej te permendje ja 250.000 Camet e debuar masakruar nga shovinistet grek,qe te fitonin te drejten per te vizituar varret e prinderve te tyre ne trojet e veta ne cameri,,pastaj te qaje hallin minoritetit grek ne shqiperi,minoritet ky qe dhe ne greqi po te banonin nuk do kishin me perkedhelje sec gjejne ne shqipri!!

    kurse ata 100.000 shqiptaret qe jan emigrant ne greqi mos harro se po shfrytezohen ne menyren me barbare ne ate vend,qe nga pagat e vogla,diskriminimi qe ju behet e gjeri tek nderrim i emrave etje etj!!

    P.s Hamza normal se po vazhdove me shkrime te tilla ti,te garantoj se vertet nuk ti fshin kush ty postimet sic the dhe ti vete diku ne nje teme tjeter!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BEHARI : 05-01-2008 mė 17:23

  9. #69
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    Mendoj qe ceshtjet mes Greqise dhe Shqiperise duhen te trajtohen qetesisht, ne SHqiptaret kemi mbi 100 000 Shqiptare qe me hapa marramendes po nderojne pasurite e tyre ne kete shtet....


    Shteti Shqiptare do jet i mencur qe te njoh reciprokisht te drejtat e minoritet Grek ne Shqiperi ne shkembim te drejtave te 100 000 njerze tan atje, dhe detyrimisht duhet edhe Cameria te perfitoj te drejten e saj, jane gjera qe behen.
    ca thu ti nese greket nuk duan ta bjene kete (shkembim) por te vazhdojne me logjiken serbe cka e jotja edhe imja, cka e imja -e imja!?!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #70
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    Mendoj qe ceshtjet mes Greqise dhe Shqiperise duhen te trajtohen qetesisht, ne SHqiptaret kemi mbi 100 000 Shqiptare qe me hapa marramendes po nderojne pasurite e tyre ne kete shtet....


    Shteti Shqiptare do jet i mencur qe te njoh reciprokisht te drejtat e minoritet Grek ne Shqiperi ne shkembim te drejtave te 100 000 njerze tan atje, dhe detyrimisht duhet edhe Cameria te perfitoj te drejten e saj, jane gjera qe behen.
    greket kan shkolla ne gjuhen e tyre ne shqiperi-a i kan shqiptaret kete te drejt ne greqi
    u lejohet te festojn festat e tyre dhe madje ngrejn flamurin grek ne mes te shqiperis-a e kan kete te drejt shqiptaret ne greqi
    e pra arvanitasit e kan te ndaluar te thon qe jan shqiptar,camet e kan te ndaluar te shkojn ne greqi dhe iu jan konfiskuar pronat.un se di ku jeton ti por un jam nga jugu dhe minoritaret kan me shum te drejta se ne shqiptaret.me mir do ishte tua hiqnim keto te drejta dhe ti barazonim me te drejtat e shqipetareve ne greqi.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Grekėt tregojnė... Ēamėt myslymanė tė Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  3. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •